Tag: tarifa

  • Ç’tarifa u ka vendosur Trump vendeve të Ballkanit?

    Ç’tarifa u ka vendosur Trump vendeve të Ballkanit?

    Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi futjen e tarifave reciproke që do të vendosin tarifa shtesë për vendet që eksportojnë mallra në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë 32 për qind për Kinën dhe Bashkimin Evropian për Kinën.
    Gjatë një fjalimi në Kopshtin e Trëndafilave jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, DC, Trump tregoi një tabelë të titulluar “Tarifat reciproke” që krahasonte tarifat e vendosura nga vendet e tjera në SHBA me ato të vendosura nga Uashingtoni.

    Siç u njoftua më vonë, detyrimet doganore prej 37 për qind u vendosën për importet nga Serbia, 35 për qind nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 33 për qind nga Maqedonia e Veriut.
    Për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën, për këto tre vende është vendosur një tarifë prej 10 për qind, siç tha Trump gjatë fjalës së tij, “tarifa bazë minimale”.
    Ai tha gjithashtu se tarifat prej 26 për qind janë duke u futur në Indi, 24 për qind në Japoni, 10 për qind në Britani të Madhe, 31 për qind në Zvicër. /tesheshi.com/

  • Trump shpall tarifa të reja globale! Shqipëria dhe Kosova përfshihet me vlerën bazë prej 10%

    Trump shpall tarifa të reja globale! Shqipëria dhe Kosova përfshihet me vlerën bazë prej 10%

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
    Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit.
    Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnia e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind.
    Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind.
    Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.

    Trumpi shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.
    Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtyre tarifave, por politikat e tij rrezikojnë ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera.
    “Taksapaguesit janë grabitur për më shumë se 50 vjet”, tha Trump gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë.
    “Por, kjo nuk do të ndodhë më”.
    Çka janë tarifat që i paralajmëron Trump?Tarifat janë taksa që u ngarkohen mallrave të importuara nga vende të tjera.
    Ato shihen si një mjet për të mbrojtur industrinë vendase nga konkurrenca e huaj.
    Rritja e çmimit të mallrave të importuara synon t’i inkurajojë konsumatorët që të blejnë produkte më të lira vendase dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë së tyre.
    Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, rreth 20 vende anëtare të BE-së kanë eksportuar më shumë se importuar nga SHBA-ja në vitin 2023.
    Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019, ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.
    Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë (2022).
    Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.
    Vendosja e tarifave ishte një nga premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës së tij.
    Më herët, Trumpi vendosi tarifa të ngjashme prej 25% mbi importet e automjeteve; tarifa kundër Kinës, Kanadasë dhe Meksikës; si dhe zgjerimin e penaliteteve tregtare mbi çelikun dhe aluminin.
    Trump gjithashtu ka vendosur tarifa ndaj vendeve që importojnë naftë nga Venezuela dhe planifikon taksa të veçanta mbi importet e barnave farmaceutike, drurit, bakrit dhe çipave kompjuterikë.
    A do ta përshkallëzojnë tarifat e Trumpit luftën tregtare globale?Tarifat e Trumpit tashmë janë përballur me masa hakmarrëse, dhe njoftimi së mërkurës mund ta ndezë më tej një luftë tregtare globale.
    Si Kanadaja, ashtu edhe Kina kanë vendosur tarifa hakmarrëse mbi një sërë produktesh amerikane, ndërsa BE-ja ka deklaruar se do të vendosë një tarifë prej 50% mbi uiskin amerikan dhe mallra të tjera.
    Blloku prej 27 vendesh ka kërcënuar gjithashtu, por ende nuk ka zbatuar, një tarifë prej 25% mbi të gjitha importet nga SHBA-ja.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se Brukseli ka një “plan të fuqishëm” për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të reja amerikane.
    Tensionet tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit, të cilat kanë shkëmbyer tarifa që nga shkurti, pritet të përshkallëzohen edhe më tej pas njoftimit të Trumpit të mërkurën.
    Megjithatë, presidenti amerikan ka lënë të hapur mundësinë e uljes së tarifave mbi mallrat kineze për të arritur një marrëveshje me kompaninë kineze të TikTok, ByteDance, ndërsa afrohet afati i 5 prillit për shitjen e aplikacionit.
    Sipas ligjit amerikan, ByteDance duhej të shiste pronësinë e TikTok deri më 19 janar ose të përballej me ndalimin e tij. Megjithatë, Trump i dha një afat shtesë prej 75 ditësh./REL

  • REL: Trump shpall tarifa të reja globale! Për Shqipërinë dhe Kosovën 10%, Serbia dhe Bosnja mbi 30 %

    REL: Trump shpall tarifa të reja globale! Për Shqipërinë dhe Kosovën 10%, Serbia dhe Bosnja mbi 30 %

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
    Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit.

    Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnia e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind.
    Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind.
    Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.
    Trumpi shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.
    Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtyre tarifave, por politikat e tij rrezikojnë ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera.
    “Taksapaguesit janë grabitur për më shumë se 50 vjet”, tha Trump gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë.
    “Por, kjo nuk do të ndodhë më”.
    Çfarë janë tarifat që i paralajmëron Trump?Tarifat janë taksa që u ngarkohen mallrave të importuara nga vende të tjera.
    Ato shihen si një mjet për të mbrojtur industrinë vendase nga konkurrenca e huaj.
    Rritja e çmimit të mallrave të importuara synon t’i inkurajojë konsumatorët që të blejnë produkte më të lira vendase dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë së tyre.
    Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, rreth 20 vende anëtare të BE-së kanë eksportuar më shumë se importuar nga SHBA-ja në vitin 2023.
    Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019, ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.
    Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë (2022).
    Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.
    Vendosja e tarifave ishte një nga premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës së tij.
    Më herët, Trumpi vendosi tarifa të ngjashme prej 25% mbi importet e automjeteve; tarifa kundër Kinës, Kanadasë dhe Meksikës; si dhe zgjerimin e penaliteteve tregtare mbi çelikun dhe aluminin.
    Trump gjithashtu ka vendosur tarifa ndaj vendeve që importojnë naftë nga Venezuela dhe planifikon taksa të veçanta mbi importet e barnave farmaceutike, drurit, bakrit dhe çipave kompjuterikë.
    A do ta përshkallëzojnë tarifat e Trumpit luftën tregtare globale?Tarifat e Trumpit tashmë janë përballur me masa hakmarrëse, dhe njoftimi së mërkurës mund ta ndezë më tej një luftë tregtare globale.
    Si Kanadaja, ashtu edhe Kina kanë vendosur tarifa hakmarrëse mbi një sërë produktesh amerikane, ndërsa BE-ja ka deklaruar se do të vendosë një tarifë prej 50% mbi uiskin amerikan dhe mallra të tjera.
    Blloku prej 27 vendesh ka kërcënuar gjithashtu, por ende nuk ka zbatuar, një tarifë prej 25% mbi të gjitha importet nga SHBA-ja.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se Brukseli ka një “plan të fuqishëm” për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të reja amerikane.
    Tensionet tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit, të cilat kanë shkëmbyer tarifa që nga shkurti, pritet të përshkallëzohen edhe më tej pas njoftimit të Trumpit të mërkurën.
    Megjithatë, presidenti amerikan ka lënë të hapur mundësinë e uljes së tarifave mbi mallrat kineze për të arritur një marrëveshje me kompaninë kineze të TikTok, ByteDance, ndërsa afrohet afati i 5 prillit për shitjen e aplikacionit.
    Sipas ligjit amerikan, ByteDance duhej të shiste pronësinë e TikTok deri më 19 janar ose të përballej me ndalimin e tij. Megjithatë, Trump i dha një afat shtesë prej 75 ditësh./REL

  • Tarifat e SHBA-së nxisin reagime në botë

    Tarifat e SHBA-së nxisin reagime në botë

    Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, ka nxitur reagime në mbarë botën, teksa shtetet kanë shprehur frikën për rritjen e çmimeve, teksa disa vende kanë paralajmëruar për kundërmasa.

    SHBA-ja vendosi një tarifë bazë prej 10 për qind për importet ndaj të gjitha vendeve të botës, përfshirë nga Kosova, si dhe tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në.

    Bashkimi Evropian reagoi ndaj vendimit të Trumpit, duke thënë se është i gatshëm të përgjigjet ndaj tarifave të reja amerikane.

    Por, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje presidentit amerikan që t’i adresojë shqetësimet e tij përmes dialogut.

    “Më vjen keq për këtë zgjedhje”, tha von der Leyen. “Duket se nuk ka asnjë rregull në këtë kaos. Asnjë rrugë e qartë përmes kompleksitetit dhe kaosit që po krijohet, teksa të gjithë partnerët tregtarë të SHBA-së po goditen”.

    Ajo shtoi se BE-ja është “e gatshme të përgjigjet”.

    “Ne tani po përgatitemi për kundërmasa të mëtejme për të mbrojtur interesat tona dhe bizneset tona nëse negociatat dështojnë”, tha ajo.

    BE-ja u godit me 20 për qind tarifa nga SHBA-ja. Paraprakisht, Trump kishte vendosur tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të BE-së, por edhe automjeteve dhe pjesëve për automjete.

    Blloku, megjithatë, ka kërkuar që të zgjidhë shqetësimet tregtare të Trumpit përmes dialogut dhe von der Leyen sërish më 3 prill e la të hapur derën e dialogut.

    “Ka një rrugë alternative. Nuk është vonë për të adresuar këto shqetësime përmes negociatave”, tha ajo.

    Sipas zyrtares së lartë evropiane, tarifat e reja do të prekin konsumatorët në mbarë botën.

    “Do të ndihet menjëherë. Miliona qytetarë do të përballen me çmime më të larta të produkteve ushqimore. Ilaçet do të kushtojnë më shumë, sikurse edhe transporti. Inflacioni do të rritet”, paralajmëroi ajo.

    Për shkak të vendimit të Trumpit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të takohet të enjten me përfaqësuesit e sektorëve francezë “të prekur nga tarifat” amerikane, bëri të ditur Pallati Elize.

    Tarifat kanë prekur edhe Mbretërinë e Bashkuar, aleatin e Uashingtonit. Londra tha se shpreson që të arrijë një marrëveshje tregtare me Uashingtonin. Por, sekretari për biznes i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Reynolds, paralajmëroi shteti i tij ka “një sërë mjetesh në dispozicion dhe ne nuk do të hezitojmë të veprojmë”.

    Italia, ndërkaq, kritikoi vendimin amerikan për tarifa, duke i kërkuar BE-së që të arrijnë një marrëveshje, pasi tha se një luftë tregtare “do ta dobësonte Perëndimin”.

    “Vendosja e tarifave nga SHBA-ja ndaj BE-së është një masë që unë e vlerësoj të gabuar dhe nuk është në interesin e asnjërës palë”, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

    Shoqata gjermane e Industrisë së Automobilave, po ashtu ka kritikuar tarifat duke thënë se do të krijojnë “vetëm humbje”. Ndërkaq, industria gjermane e kimikateve, që e ka SHBA-në tregun më të madh të eksporteve, kërkoi qetësi, duke theksuar se “një përshkallëzim vetëm se do të përkeqësonte dëmin”.

    Kina po ashtu u zotua për “kundërshtim të fuqishëm” të tarifave amerikane ndaj eksporteve të saj dhe tha se do të ndërmarrë “kundërmasa për të ruajtur të drejtat dhe interesat tona”.

    Ministria kineze e Tregtisë tha se tarifat e reja amerikane “nuk janë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të tregtisë dhe seriozisht dëmtojnë të drejtat legjitime dhe interesat e palëve të rëndësishme”.

    Pekini, që u godit me një tarifë prej 34 për qind, i bëri thirrje Uashingtonit “të shfuqizojë menjëherë” vendimin për tarifat, duke paralajmëruar se ato “vënë në rrezik zhvillimin ekonomik global” dhe dëmtojnë interesat amerikane dhe zinxhirët ndërkombëtar të furnizimeve.

    Kanadaja, shtet fqinj i SHBA-së, tha se tarifat amerikane do të “ndryshojnë krejtësisht sistemin tregtar botëror”.

    “Ne do t’iu kundërvihemi këtyre tarifave me kundërmasa. Ne do të mbrojmë punëtorët tanë”, tha kryeministri Mark Carney, i cili edhe më herët është zotuar se do t’i përgjigjet SHBA-së ndaj tarifave të mëhershme nga Uashingtoni.

    Japonia, ndërkaq, tha se vendimi i Trumpit “është për keqardhje”, duke shtuar se tarifat e reja mund të zhbëjnë marrëveshjen tregtare që kanë dy shtetet.

    Firmat japoneze janë investitorët më të mëdhenj në SHBA, por Tokio ka dështuar që të përjashtohet nga vendimi i Trumpit për tarifa, teksa Japonia u godit me 24 për qind tarifë.

    “E kam përcjell mesazhin se tarifat e vendosura nga SHBA-ja janë për keqardhje, dhe sërish i bëj thirrje Uashingtonit që të mos i aplikojë këto masa ndaj Japonisë”, tha ministri për Tregti dhe Industri i Japonisë, Yoji Muto.

    Ai shtoi se ka folur me sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, para se Trump të vendoste tarifa ndaj shteteve, përfshirë edhe ndaj shtetit aleat, Japonisë.

    Ministri japonez tha se i ka shpjeguar Lutnickut se si tarifat amerikane do të ndikojnë në ekonominë e SHBA-së “duke minuar kapacitetin e kompanive japoneze për të investuar”. Ndërkaq, një zëdhënës i Qeverisë japoneze tha se masat e SHBA-së mund të mos jenë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

    Tajvani, ndërkaq, i ka cilësuar si “të paarsyeshme” tarifat e SHBA-së, duke thënë se Qeveria në Taipei synon që të zhvillojë negociata me Uashingtonin.

    Ishulli vetëqeverisës i Tajvanit, përveç me tarifën bazë, është goditur me 32 për qind tarifë.

    Çipat gjysmëpërçues, sektor ku Tajvani donimon dhe që kanë qenë burim tensionesh mes Uashingtonit dhe Taipeit, janë përjashtuar nga tarifat. Megjithatë, analistët kanë paralajmëruar se tarifat ndaj komponentëve të tjerë do të kenë ndikim edhe në industrinë e çipave.

    Tajvani më 2024 kishte suficit tregtar me SHBA-në në vlerë prej 73.9 miliardë dollarësh, duke e bërë atë vendin e shtatë me suficitin më të lartë tregtar.

    Për t’u mbrojtur nga ndikimi i tarifave amerikane, Tajlanda, ndërkaq tha se ka “një plan të fuqishëm”, por nga Qeveria tajlandeze thanë se shpresojnë që të negociojnë me Uashingtonin për uljen e tarifave.

    Shtetet në Azinë Juglindore kanë nivel të lartë të suficitit tregtar me SHBA-në dhe janë goditur me tarifa të larta nga Uashingtoni.

    Më 2 prill, presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.

    Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në SHBA si rrjedhojë e këtyre tarifave, por politikat e tij rrezikojnë ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera./rel

  • Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10% tarifa, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%

    Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10% tarifa, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti vendosin tarifë 10% produkteve që vijnë nga Shqpëria.

    Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe Tirana zyrtare.
    Sicc duket nga tabela që është bërë publike nga gazetarët që kanë ndjekur nga afër konferencën e Presidentit të SHBA-së, duket që Shqipëria do të ketë tarifë 10%, po aq sa tarifohen edhe produktet amerikane që vijnë në vendin tonë.
    Tarifa për vendet e rajonit:
    Shqipëria 10%
    Turqia 37%
    Bosnja 35%
    Maqedonia e Veriut 33%
    Kosova 10%
    Mali i Zi 10%
    Serbia 37%

    Top Channel

  • Trump shpall tarifa të reja globale: Shqipëria përfshihet me tarifën bazë prej 10%

    Trump shpall tarifa të reja globale: Shqipëria përfshihet me tarifën bazë prej 10%

    Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur sot një paketë të re tarifash tregtare në atë që e cilësoi “Dita e Çlirimit”, një përpjekje e re për të rivendosur balancën tregtare të Shteteve të Bashkuara me pjesën tjetër të botës.Gjatë një konference të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni, Trump njoftoi vendosjen e një tarife bazë prej 10% mbi të gjitha mallrat e importuara, përfshirë ato që vijnë nga vende si Shqipëria, të cilat nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të veçantë tregtare me SHBA-në.Tarifat e reja, sipas Trump, synojnë reciprocitetin tregtar, duke ndëshkuar ato vende që sipas tij kanë përfituar nga tregu amerikan për dekada pa ofruar kushte të barabarta për produktet amerikane.“Sot ne kthejmë drejtësinë në tregtinë globale. Ne nuk do të tolerojmë më padrejtësitë që kanë dëmtuar punëtorët dhe industritë tona,” deklaroi Trump.Përveç tarifës bazë, disa vende përballen me tarifa të veçanta, të bazuara në nivelin e tarifave që ato vendosin mbi mallrat amerikane. Disa prej tyre përfshijnë:Kina dhe Tajvani – 32%Bashkimi Evropian – 20%Japoni – 24%India – 26%Vietnam – 46%Koreja e Jugut – 25%Mbretëria e Bashkuar – 10%Kamboxhia, Laosi, Madagaskari – mbi 45%.Një tarifë e veçantë prej 25% është vendosur mbi të gjitha importet e automjeteve dhe pjesëve të tyre, duke goditur veçanërisht prodhuesit evropianë dhe aziatikë të makinave.Për Shqipërinë, tarifa e përgjithshme prej 10% do të aplikohet mbi të gjitha eksportet drejt SHBA-së, përfshirë produkte si tekstilet, veshjet dhe produktet bujqësore që eksportohen në sasi të kufizuara.Ekspertë ndërkombëtarë dhe partnerë tregtarë të SHBA-së kanë paralajmëruar për pasoja të rënda në ekonominë globale dhe rritje të çmimeve për konsumatorët amerikanë. Zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë sinjalizuar se do të shqyrtojnë masa hakmarrëse.Presidenti Trump, ndërkohë, u shpreh se të ardhurat nga këto tarifa do të përdoren për të ulur taksat për qytetarët amerikanë dhe për të shlyer borxhin kombëtar./ Associated Press, Wall Street JournalTregtia Shqipëri-SHBA, si mund të ndikojnë tarifat Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tarifat reciproke të SHBA-së, preket edhe Shqipëria. Ja tarifa që firmosi Donald Trump

    Tarifat reciproke të SHBA-së, preket edhe Shqipëria. Ja tarifa që firmosi Donald Trump

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti vendosin tarifë 10% produkteve që vijnë nga Shqpëria.

    Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe Tirana zyrtare.
    Sicc duket nga tabela që është bërë publike nga gazetarët që kanë ndjekur nga afër konferencën e Presidentit të SHBA-së, duket që Shqipëria do të ketë tarifë 10%, po aq sa tarifohen edhe produktet amerikane që vijnë në vendin tonë.
    Tarifa për vendet e rajonit:
    Shqipëria 10%
    Turqia 37%
    Bosnja 35%
    Maqedonia e Veriut 33%
    Kosova 10%
    Mali i Zi 10%
    Serbia 37%

    Top Channel

  • Trump: Tarifa 25% për makinat e importuara në SHBA

    Trump: Tarifa 25% për makinat e importuara në SHBA

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi planin e tij për të vendosur tarifa për importet. Ai u shpreh se do vendosë taksën 25% për makinat e importuara në SHBA nga e gjithë bota me efekt të menjëhershëm.

    Tani është radha jonë që të përparojmë. Kur bëhet fjalë për tregtinë, ndonjëherë “miku është më i keq se armiku. Mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten në Korenë e Jugut, dhe mbi 90% e makinave të shitura në Japoni janë prodhuar në Japoni, dhe se makinat e prodhuara në SHBA përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël në ato vende”, tha Trump.

    Mw tej presidenti amerikan shtoi se Ford shet shumë pak në vendet e tjera, e cila sipas tij wshtw një çekuilibër që ka “shkatërruar” industritë amerikane.

    Kjo është arsyeja pse në mesnatë ne do të vendosim një tarifë 25% për të gjitha automobilat e prodhimit të huaj”, tha Trump.

  • “Dita e Çlirimit” për Trump, dhimbje koke për liderët e botës! Ja çfarë pasojash mund të kenë tarifat e 2 prillit për botën

    “Dita e Çlirimit” për Trump, dhimbje koke për liderët e botës! Ja çfarë pasojash mund të kenë tarifat e 2 prillit për botën

    Tarifat e premtuara të presidentit amerikan, Donald Trump janë një ditë larg dhe ato do të hyjnë në fuqi më shpejt se sa kishin pritur disa.

    Megjithëse shumë detaje mbeten të panjohura, ndoshta edhe për vetë Trump, njoftimi i politikës tregtare të administratës “Dita e Çlirimit” pritet të jetë masa më agresive e tarifave nga presidenti më i fiksuar pas tarifave në historinë moderne.
    “Presidenti do të takohet me ekipin e tij të tregtisë të martën dhe tarifat që ai shpall në një ceremoni në Kopshtin e Trëndafilave të mërkurën do të hyjnë në fuqi menjëherë”, tha të martën në një konferencë shtypi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
    Trump është zotuar se do të vendosë në mënyrë agresive tarifa për importet amerikane si një zgjidhje e plotë për pothuajse çdo problem. Dhe presidenti e ka mbajtur premtimin e tij, aq shumë sa po i tremb investitorët, ekonomistët, CEO-të dhe një segment në rritje të popullsisë që kanë frikë se taksat e importit do të bëjnë më shumë dëm sesa mirë.
    Por përpjekjet tarifore të Trump deri më tani mund të zbehen në krahasim me atë që do të vijë më pas.
    Trump u tha gazetarëve të hënën se ai ishte “vendosur” për një plan për tarifat e reja gjithëpërfshirëse që do të shpalleshin në mesjavë, duke kapur në befasi disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë: Nëse presidenti kishte arritur vërtet në një vendim përfundimtar për tarifat, ai ende nuk ishte shpërndarë gjerësisht brenda ndërtesës.
    Është ende e paqartë nëse Trump planifikon të vendosë tarifa individuale për të gjithë partnerët tregtarë të SHBA-së, tarifa vetëm për disa vende apo do aplikoni një tarifë universale, ndoshta deri në 20% për të gjitha importet. Këshilltarët e Trump e mbështesin publikisht axhendën tarifore të Trump, por ata ndryshojnë në qasje dhe shtrirje prapa skenave.
    Një tarifë universale prej 20%, e kombinuar me hakmarrje të plotë nga kombet e tjera për mallrat amerikane, do të ishte një “skenar i rastit më të keq” për ekonominë amerikane, tha kryeekonomisti i Moody’s Analytics, Mark Zandi.
    Një “zhdukje” ekonomike
    Një simulim i Moody’s zbuloi se një përshkallëzim i tillë në luftën tregtare do të zhdukte 5.5 milionë vende pune, do të rriste shkallën e papunësisë në 7% dhe do të bënte që PBB-ja e SHBA-së të bjerë me 1.7% nga maja në fund.
    “Nëse kjo ndodh, ne kemi një recesion serioz. Është tmerr për ekonominë”, tha Zandi, duke shtuar se ai mendon se Trump do të shpallë një regjim tarifor më pak ekstrem për të shmangur një dëm të tillë.
    Pavarësisht nga ajo që Trump shpall përfundimisht, të gjitha propozimet ka të ngjarë të jenë historike.
    “Ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Është e paprecedentë dhe radikale”, tha Erica York, nënkryetare e politikës federale të taksave në Fondacionin Tatimor, një institut kërkimor me prirje të djathtë.
    Ndërsa presidentët e mëparshëm kanë kërkuar tarifa për çelikun, gomat, automjetet elektrike ose mallrat e tjera, York tha se këto veprime nuk janë “asgjë afër” me atë që Trump po përgatit të mërkurën.
    Ka shumë mënyra se si mund të ndodhë njoftimi i Ditës së Çlirimit të Trump. Një ide është që tarifat reciproke do të fillonin së pari me “Dirty 15”, ose 15% e kombeve me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë deficitet më të mëdha tregtare. Kjo ide, e sugjeruar nga Sekretari i Thesarit Scott Bessent, do të përfaqësonte një përshkallëzim masiv në luftën tregtare.
    Megjithatë, detajet thelbësore të njoftimit mbeten të paqarta, duke përfshirë se si do të shkojnë tarifat e larta dhe për cilat produkte.
    Tarifa për të gjitha 3.3 trilion dollarë importe?
    Në vend të kësaj, Trump ka hequr dorë nga tarifat për “Dirty 15”, duke e hedhur peshën e tij pas diçkaje shumë më të gjerë.
    “Do të filloni me të gjitha vendet, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë, Nuk kam dëgjuar thashetheme për 15 vende, 10 apo 15”, tha Trump të dielën.
    Kjo sugjeron që tarifat e “Ditës së Çlirimit” të Trump nuk do të jenë aq reciproke sa do të jenë universale, duke ringjallur një premtim të fushatës për të vendosur tarifa për të gjitha importet nga të gjitha kombet.
    Me fjalë të tjera, tarifat do të aplikoheshin për rreth 3.3 trilion dollarë mallra të importuara, sipas të dhënave të tregtisë federale të vitit të kaluar.
    Kjo është milje larg nga ajo që bëri Trump gjatë mandatit të tij të parë.
    Gjatë gjithë katër viteve të tij të para në Shtëpinë e Bardhë, Trump vendosi tarifa mbi importet me vlerë rreth 380 miliardë dollarë, sipas Fondacionit të Taksave.
    Frika nga regresi dhe stagnimi ekonomik
    Përpara Ditës së Çlirimit, aksionet në SHBA kanë rënë ndjeshëm ndërsa investitorët përpiqen të kuptojnë shtrirjen konfuze të planit tregtar.
    “Pasiguria e tarifave ka sjellë një mbytje të papritur në tregje”, shkroi në një raport Anthony Saglimbene, kryestrategu i tregut të Ameriprise.
    Wall Street është gjithnjë e më i shqetësuar se plani tregtar i Trump do të dëmtojë ekonominë amerikane, duke i dhënë fund potencialisht zgjerimit ekonomik që filloi në 2020 pas pandemisë Covid-19.
    “A dëshiron presidenti Donald Trump një recesion? Ai do ta marrë një të tillë nëse vazhdon të ndjekë politikat e tij kaotike të tarifave”, shkroi në një raport Ed Yardeni, president i firmës së strategjisë së investimeve Yardeni Research.
    “Është vërtet një turp që Trump është kaq i gatshëm të marrë një top rrënues në ekonomi”, tha ai.
    Edhe pse Trump shpalli tarifat në gjurmët e fushatës, investitorët dhe ekonomistët janë kapur në befasi nga sa serioz është ai për to. Shumë i kishin hedhur poshtë premtimet e tij për tarifat si një bllof ose një taktikë negociuese.
    Shtëpia e Bardhë ka hequr dorë nga shqetësimet për turbulencën afatshkurtër të tregut dhe ekonomike, duke argumentuar se përpjekjet e Trump do të shpërblehen në afat të gjatë.
    “Presidenti do të shpallë një plan tarifor që do të zhbëjë praktikat e padrejta tregtare që kanë shkatërruar vendin tonë për dekada. Ai po e bën këtë në interesin më të mirë të punonjësit amerikan”, u tha gazetarëve të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.
    Sigurisht, Trump vendosi tarifa gjatë mandatit të tij të parë dhe ekonomia amerikane nuk pësoi stagnim ose regres.
    Por bota është shumë ndryshe sot. Inflacioni është shumë më i lartë, ashtu si edhe normat e interesit. Bankierët qendrorë, investitorët dhe konsumatorët janë shumë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të çmimeve dhe ajo që Trump po bën është shumë më agresive.
    “Nuk do të habitesha nëse personi mesatar nuk do t’i vinte re tarifat gjatë mandatit të parë të Trump në jetën e tyre të përditshme”, tha York, ekzekutiv i Fondacionit Tatimor.
    “Por ajo për të cilën po flasim tani do të ishte aq e gjerë sa do të ishte e pamundur të mos e vinte re”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Tarifat e shtuara doganore të Trump ndaj Europës shpallen nesër, do të hyjnë në fuqi menjëherë

    Tarifat e shtuara doganore të Trump ndaj Europës shpallen nesër, do të hyjnë në fuqi menjëherë

    Pas javësh premtimesh, kërcënimesh dhe masave të para, ka ardhur momenti i së vërtetës.
    Data 2 prill, e cilësuar nga Donald Trump si një ditë vendimtare, është dita kur hyjnë në fuqi tarifat doganore të Shteteve të Bashkuara mbi mallrat e importuara nga pjesa tjetër e botës. Këto tarifa do të zbatohen edhe për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika, të cilat më parë kishin marrë një shtyrje njëmujore. Gjithashtu, ato do të prekin vendet e quajtura nga administrata amerikane si “pesëmbëdhjetëshja e pistë”, të cilat kanë një suficit të lartë tregtar me SHBA-në. Por tarifat do të vlejnë edhe për të gjitha vendet e tjera, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Italinë.
    Më 3 prill do të hyjnë në fuqi tarifat prej 25% mbi makinat dhe pjesët e këmbimit të prodhuara jashtë SHBA-së. Administrata amerikane nuk ka dhënë ende detaje specifike mbi masat e reja tregtare. Vetë presidenti Trump do t’i drejtohet kombit në një fjalim televiziv botëror, në një ditë që, sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, është “një nga më të rëndësishmet në historinë moderne amerikane”.

    Tarifat doganore të SHBA-së: Njoftimi i Trump
    Trump do të bëjë shpalljen zyrtare të tarifave të mërkurën, më 2 prill, në një ngjarje të organizuar në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me moton “Make America Wealthy Again” (Bëje Amerikën përsëri të pasur), e frymëzuar nga slogani i tij i njohur MAGA (Make America Great Again). Trump e ka cilësuar këtë ditë si “dita e çlirimit të Amerikës”. Fjalimi do të mbahet në orën 16:00 në Washington (22:00 në Evropë).
    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se nuk do të publikohen detaje të mëtejshme mbi tarifat deri në momentin e shpalljes zyrtare. Kur u pyet nëse administrata do të rishikonte strategjinë tregtare nëse ajo nuk do të funksiononte, ajo u përgjigj: “Nuk do të gabojmë. Do të funksionojë. Presidenti ka një ekip të shkëlqyer këshilltarësh që janë marrë me këto çështje për dekada. Ne jemi të përqendruar në rikthimin e epokës së artë të Amerikës dhe në forcimin e saj si superfuqi industriale”.
    Ajo shtoi se Trump “është gjithmonë i hapur për negociata”, por qëllimi i tij kryesor është të korrigjojë gabimet e së kaluarës dhe të sigurojë që punëtorët amerikanë të kenë një treg të drejtë”.
    Si do të ndikojnë tarifat nga 2 prilli
    Nga deklaratat e deritanishme, pritet që Trump të shpallë hyrjen në fuqi të menjëhershme të tarifave doganore për mallrat e importuara në SHBA.
    Këto tarifa do të përfshijnë:
    Tarifë 25% mbi makinat dhe pjesët e këmbimit të prodhuara jashtë SHBA-së.
    Tarifa doganore reciproke, domethënë të përshtatura për çdo vend në varësi të barrierave tregtare që ai ka vendosur ndaj mallrave amerikane.
    Tarifa mbi të gjitha mallrat e importuara nga BE-ja dhe vendet e tjera, përfshirë një tarifë të përgjithshme 20% mbi të gjitha produktet.
    Bashkimi Evropian është një nga blloqet që do të preket më shumë nga këto tarifa, pasi është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së. Sipas Wall Street Journal, Trump ka premtuar se këto tarifa “do të jenë më të buta se ato që janë vendosur ndaj SHBA-së gjatë dekadave të fundit”, por pritet që vendet e prekura, përfshirë BE-në, të kundërpërgjigjen me masa tregtare reciproke./ La Repubblica