Tag: tarifa

  • Shtëpia e Bardhë: Ja pse Rusia nuk përfshihet në tarifat e reja të Donald Trump

    Shtëpia e Bardhë: Ja pse Rusia nuk përfshihet në tarifat e reja të Donald Trump

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi planet për tarifa gjithëpërfshirëse reciproke të mërkurën, duke thënë se “vendi është plaçkitur dhe vjedhur” nga kombet e tjera.

    Por, nga 180 vende, përfshirë aleatët e SHBA-së, që tani po goditen me tarifa hakmarrëse, Rusia nuk është në listë.

    Pas njoftimit të vendimit të Trump, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Rusia “nuk është në këtë listë, sepse sanksionet nga lufta në Ukrainë tashmë e kanë dërguar tregtinë midis dy vendeve në zero.”

    Bëhet e ditur se Ukraina do të përballet me një tarifë prej 10%.

    Bjellorusia, Kuba dhe Koreja e Veriut, vende të tjera që përballen me sanksione amerikane, gjithashtu nuk u goditën me tarifa reciproke, shkruajnë mediat e huaja. 

    Megjithatë, Irani dhe Siria, gjithashtu duke u përballur me embargo dhe sanksione të rënda, u goditën me tarifa shtesë të mërkurën prej 10 dhe 40%, respektivisht.

    Duke filluar nga administrata e ish-presidentit Joe Biden, SHBA-ja ka vendosur një gamë të gjerë sanksionesh kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë, ndërhyrjes në zgjedhjet e huaja, sulmeve kibernetike dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut.

  • Trump i vendos tarifa botës, presidenti amerikan shpall “luftë tregtare”: Jemi grabitur, por nuk do të ndodhë më

    Trump i vendos tarifa botës, presidenti amerikan shpall “luftë tregtare”: Jemi grabitur, por nuk do të ndodhë më

    President i SHBA-ve Donald Trump ka vendosur të tjera tarifa për të gjitha mallrat qe hyjnë në SHBA.

    Pavarësisht se vendimi i tij parashikon një taksë bazë  prej 10% për të gjitha importet, do të ketë ndryshime për 60  vende të cilat Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar si shkelësit më të mëdhenj.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    Ndaj mallrave të importuara nga  vendi ynë dhe Kosova, kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi një taksë prej 10%.

    Sakaq ndaj atyre nga Serbia 37%, Bosnja Hercegovina 35% dhe Maqedonia e Veriut 33%.

    Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind.

    “Bashkimi Evropian, ata janë tregtarë shumë të ashpër.  Ju mendoni për bashkimin Evropian  se janë shumë miqësorë. Ata na shqyejnë. Është shumë e trishtueshme ta shohësh. Pra, nëse e shikoni  këtë kolonë,  Kina  67 për qind. Këto janë tarifat që i ngarkohen SHBA-së, duke përfshirë manipulimin e monedhës dhe barrierat tregtare. Kështu që ne do të vendosim një  tarifë prej 34 për qind”, tha Trump.

    Trump shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.

    Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtij vendimi, por politikat e tij rrezikojnë ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera.

    Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.

    Kjo shënon ndryshimin  më të madh në rendin  e tregtisë ndërkombëtare  që nga pasojat e Luftës së dytë.

    “Taksapaguesit janë grabitur për më shumë se 50 vjet. Por, kjo nuk do të ndodhë më”./vizionplus.tv

  • Epoka e Tarifave: Trump shokon botën dhe tregjet

    Epoka e Tarifave: Trump shokon botën dhe tregjet

    Tregu global i aksioneve kolapsoi ditën e Mërkure pasi presidenti Amerikan Donald Trump shpalli planin për të aplikuar tarifa importi për 150 vende të botës duke shkaktuar një shok mes firmave teknologjike dhe distributorëve.

    Tarifat, të cilat kërcënojnë destabilizimin e rendit botëror tregtar dhe mbylljen e shumë bizneseve janë një kthesë e madhe nga qëndrimet e mëhershme të administratës Trump e cila premtoi politika pro biznesit.
    Walmart, Amazon dhe Taget të cilët mbështeten në disa vende Aziatike si furnizues kryesorë mund të detyrohen të rrisin çmimet ndërsa aksionet e tyre ranë me 4 deri në 6 përqind.

    Aksionet e Apple ranë me 6.1 përqind ndërsa 90 përqind e prodhimit të saj është e bazuar në Kinë, një prej vendeve më të goditura prej tarifave. Mes qendrave botërore të prodhimit, Kina u godit më rëndë me tarifa prej 54 përqind.
    Vietnami me 46 përqind, Kamboxhia me 49 përqind dhe Indonezia me 32 përqind. Aksionet e distributorëve të veshjeve sportive si Lululemon dhe Nike ranë me 10.3 përqind dhe 8.5 përqind.

    Analistët dhe investitorët paralajmëruan se tarifat dhe masat e mundshme hakmarrëse nga vendet e tjera mund të tronditin zinxhirët globalë të furnizimit, të rrisin kostot dhe të dëmtojnë marzhet e fitimit të korporatave.
    Duke folur në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën, Trump tha se do të vendoste një tarifë bazë prej 10% për të gjitha importet.
    Midis aleatëve të ngushtë të SHBA-së, Japonia ishte në shënjestër me një normë prej 24%, Koreja e Jugut me 25%, Tajvani me 32% dhe Bashkimi Europian me 20% dhe shumë partnerë tregtarë u zotuan të hakmerren, lëvizje e cila mund ta përkeqësojë më tutje kushtet ekonomike.
    /PCWorld Albanian

  • Reagimet nga bota “bombën tarifore” amerikane: Çmimin do e paguajë populli!

    Reagimet nga bota “bombën tarifore” amerikane: Çmimin do e paguajë populli!

    Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se do të vendoste tarifa 10 për qind për të gjitha importet në Shtetet e Bashkuara, përveç tarifave më të larta për disa prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të vendit, duke shkaktuar reagime të shumta nga liderët botërorë dhe evropianë, disa duke njoftuar raporte që shprehin shqetësime dhe të tjerë kundërmasa.
    Tarifat “reciproke”, tha Trump, janë një përgjigje ndaj tarifave dhe barrierave të tjera jotarifore të vendosura ndaj mallrave amerikane. Nuk janë kursyer aleatët e ngushtë të SHBA-së, përfshirë Bashkimin Evropian, i cili përballet me tarifa prej 20 për qind, raporton Reuters.
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila konsiderohet si e afërt me presidentin amerikan Trump, tha se tarifat e vendosura nga administrata e tij janë “të gabuara” dhe nuk do të përfitojnë Shtetet e Bashkuara.
    “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me synimin për të shmangur një luftë tregtare që në mënyrë të pashmangshme do të dobësonte Perëndimin në favor të lojtarëve të tjerë globalë,” tha ajo.
    Në çdo rast, shtoi ajo, si gjithmonë, ne do të veprojmë në interes të Italisë dhe ekonomisë së saj, duke bashkëpunuar me partnerët e tjerë evropianë.
    Kryeministri polak Donald Tusk shkroi në X: “Miqësia do të thotë partneritet. Partneritet do të thotë tarifa reale dhe vërtet reciproke. Duhen vendime të përshtatshme.”
    Kryeministri irlandez Micheal Martin shprehu keqardhje të thellë për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa 20 për qind për importet nga i gjithë Bashkimi Evropian.
    “Unë besoj fuqishëm se tarifat nuk i bëjnë asnjë të mirë. Prioriteti im dhe prioriteti i qeverisë është të mbrojë vendet e punës irlandeze dhe ekonominë irlandeze.”
    Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se ata nuk duan barriera tregtare gjithnjë në rritje.
    “Ne nuk duam një luftë tregtare. Ne duam të gjejmë një mënyrë për t’u kthyer në rrugën e tregtisë dhe bashkëpunimit me SHBA, në mënyrë që njerëzit në vendet tona të gëzojnë një jetë më të mirë,” vuri në dukje ai.
    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se “Spanja do të mbrojë kompanitë dhe punëtorët e saj dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj një bote të hapur”.
    Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen tha në një deklaratë se ai nuk mund të kuptojë se SHBA-të duan të fillojnë një luftë tregtare kundër Evropës.
    “Askush nuk fiton, të gjithë humbasin. Në vend që të ndërtojmë mure, ne duhet të thyejmë barrierat. Evropa do të mbetet e bashkuar. Evropa do të japë përgjigje të forta dhe proporcionale,” tha ai.
    “Miq amerikanë, sot nuk është një ditë çlirimi – është një ditë pakënaqësie. Tarifat e Donald Trump nuk mbrojnë tregtinë e ndershme, por e sulmojnë atë nga frika dhe dëmtimi në të dy anët e Atlantikut. Evropa qëndron e bashkuar, e gatshme për të mbrojtur interesat e saj dhe e hapur për bisedime të ndershme dhe të ashpra”, tha Manfred Weber, president i Parlamentit Evropian në grupin më të madh të Partisë Popullore Evropiane (EPP).
    Por Sekretari britanik i Tregtisë, Jonathan Reynolds është zotuar se do të ketë një qasje të qetë ndaj vendimit të Trump për të vendosur tarifa dhjetë për qind ndaj Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa vendi përpiqet të arrijë një marrëveshje ekonomike me Uashingtonin.
    “Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i afërt, kështu që qasja jonë është të qëndrojmë të qetë dhe të përkushtuar për të arritur këtë marrëveshje, e cila shpresojmë se do të zbusë ndikimin e njoftimit të sotëm,” tha Reynolds në një deklaratë pas shpalljes së tarifave.
    “Ne kemi një sërë mjetesh në dispozicionin tonë dhe nuk do të hezitojmë të veprojmë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me bizneset britanike, duke përfshirë vlerësimin e ndikimit të çdo hapi të mëtejshëm që marrim,” shtoi ai.
    Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter tha se Këshilli Federal do të përcaktojë shpejt hapat e ardhshëm.
    “Interesat ekonomike afatgjata të vendit janë më të rëndësishmet. Respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe tregtia e lirë mbeten vlera themelore,” theksoi ajo.
    Kryeministri i ri kanadez Mark Carney tha se Trump kishte “ruajtur një numër elementësh të rëndësishëm” të marrëdhënieve tregtare midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.
    “Por tarifat e fentanilit mbeten në fuqi, si dhe tarifat e çelikut dhe aluminit. Ne do t’i luftojmë këto tarifa me kundërmasa, do të mbrojmë punëtorët tanë dhe do të ndërtojmë ekonominë më të fortë në G7,” tha ai.
    Carney vlerësoi gjithashtu se tarifat reciproke të Trump do të “ndryshonin rrënjësisht sistemin ndërkombëtar të tregtisë”.
    Kryeministri australian Anthony Albanese tha në një konferencë për shtyp se vendimi i Trump për të vendosur tarifa nuk ishte një “akt i një miku” dhe tha gjithashtu se populli do të paguajë çmimin më të lartë për këto tarifa “të pajustifikuara”.
    “Kjo është arsyeja pse qeveria jonë nuk do të kërkojë të vendosë tarifa reciproke. Ne nuk do t’i bashkohemi një gare deri në fund që çon në çmime më të larta dhe rritje më të ngadaltë,” tha ai.
    Ministri i Tregtisë së Zelandës së Re Todd McClay deklaroi se interesat e Zelandës së Re shërbehen më së miri nga një botë në të cilën tregtia rrjedh lirshëm.
    “Marrëdhënia dypalëshe e Zelandës së Re me SHBA mbetet e fortë. Ne do të angazhohemi me administratën për të marrë informacion të mëtejshëm dhe me eksportuesit tanë për të kuptuar më mirë ndikimin e këtij njoftimi,” tha ai.
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Han Duck-soo theksoi se, duke qenë se një luftë tregtare globale është bërë realitet, qeveria duhet të investojë të gjitha aftësitë e saj për të kapërcyer krizën tregtare.
    Ai urdhëroi masa urgjente mbështetëse për kompanitë që do të preken nga vendosja e tarifave amerikane prej 25 për qind, përfshirë makinat dhe i kërkoi ministrit të Industrisë që të negociojë aktivisht me Uashingtonin për të ulur ndikimin e tarifave.
    Ministria i Jashtëm brazilian tha se qeveria braziliane shpreh keqardhje për vendimin e marrë nga qeveria e Amerikës së Veriut, e cila vendos tarifa shtesë deri në dhjetë për qind për të gjitha eksportet braziliane.
    “Qeveria po shqyrton të gjitha masat e mundshme, duke përfshirë adresimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, për të garantuar reciprocitetin në tregtinë dypalëshe dhe për të mbrojtur interesat legjitime kombëtare,” tha ai.
    Ministrja e Jashtme kolumbiane Laura Sarabia tha se po shqyrtojnë masat për të mbrojtur mbi të gjitha industrinë kombëtare dhe eksportuesit. /tesheshi.com/

  • Donald Trump përjashton Rusinë dhe Korenë e Veriut nga tarifat e reja

    Donald Trump përjashton Rusinë dhe Korenë e Veriut nga tarifat e reja

    Rusia dhe Koreja e Veriut janë të vetmet kombe që nuk përballen me tarifat e SHBA-së. Shtëpia e Bardhë ka marrë vendimin për të mos përfshirë Rusinë në listën e saj të gjerë të vendeve që do të përballen me tarifa të reja, duke filluar nga sot.
    Ndërsa zbuloi tarifat e tij të mërkurën, Trump përshëndeti “bashkëpunimin e mirë” midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa nënvizoi dëshirën e tij për të ndaluar luftën. Sanksionet e SHBA-së ndaj Moskës tashmë “përjashtojnë çdo tregti kuptimplotë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt për Axios, të mërkurën.

    Kjo vjen ndërsa negociatori kryesor i Vladimir Putinit, Kirill Dmitriev, zhvilloi takime në Uashington. I dërguari i Putinit për investimet dhe një nga anëtarët e elitës ruse, z. Dmitriev, që u takua dje me zyrtarë amerikanë në Uashington, është zyrtari më i lartë rus që ka vizituar SHBA-në që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.
    Donald Trump e kishte kërcënuar më herët Moskën me tarifa për naftën e papërpunuar, duke shtuar se ai ishte i “paqetësuar” me Vladimir Putin lidhur me komentet e tij të fundit për Ukrainën.
    Në të njëjtën kohë, Ukraina e goditur nga lufta po përballet me tarifa prej 10 për qind nga administrata amerikane.Një ekip nga Ukraina mund të shkojë në Shtetet e Bashkuara këtë javë ose javën e ardhshme, tha dje sekretari amerikan i thesarit Scott Bessent për televizionin Bloomberg.
    “Ne kemi kaluar së bashku një dokument të kompletuar për partneritetin ekonomik (që) aktualisht po shqyrtohet nga ukrainasit dhe shpresojmë të shkojmë në diskutime të plota dhe ndoshta edhe të marrim nënshkrime javën e ardhshme”, tha Bessent.

  • The Economist: Trump rikthen politikat tregtare të Amerikës në shekullin e 19-të

    The Economist: Trump rikthen politikat tregtare të Amerikës në shekullin e 19-të

    Pak vetë e kishin parashikuar se do të shkonte kaq larg. Në një kthesë tronditëse të politikës ekonomike amerikane, Donald Trump ka rritur tarifat për të gjitha importet.Më 2 prill, duke folur nga Rose Garden në Shtëpinë e Bardhë, ai shpalli se SHBA do të vendosë një taksë prej 10% mbi të gjitha importet, si dhe tarifa të larta “reciproke” – shumë më të larta në disa raste – për të ndëshkuar vendet që, sipas tij, kanë trajtuar Amerikën në mënyrë të padrejtë.Duke shtuar edhe tarifat e mëparshme që ai ka shpallur që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, rezultati është një mur proteksionist rreth ekonomisë amerikane, i ngjashëm me periudhën e fundit të shekullit XIX (shih grafikun). Për Trumpin, këto masa përfaqësojnë një përpjekje për t’i dhënë fund një epoke të gjatë të tregtisë globale të lirë.Sipas tij, kjo hapje ndërkombëtare u ka mundësuar vendeve të tjera të “shfrytëzojnë” Amerikën. “Për vite me radhë, qytetarët amerikanë që punojnë fort janë detyruar të qëndrojnë në periferi ndërsa vendet e tjera pasurohen dhe fuqizohen, shpesh në kurriz të nesh… tani është radha jonë të lulëzojmë,” deklaroi ai në fjalimin e tij. Tarifat e reja – më të gjera se çdo masë që ka ndërmarrë ndonjëherë më parë – u cilësuan prej tij si një “shpallje e pavarësisë ekonomike”.Çfarë Trump zgjedh të anashkalojë është fakti se globalizimi ka sjellë mirëqenie të paprecedentë për SHBA-në dhe se vetë vendi ka qenë arkitekti kryesor i rregullave që mbështesin sistemin e tregtisë ndërkombëtare. Nëse Trump arrin të realizojë objektivat e tij, rendi ekonomik i ngritur me kujdes pas Luftës së Dytë Botërore do të rrënohet plotësisht. Në vend të tij, Trump lavdëroi pasurinë e Amerikës në fund të shekullit XIX – një periudhë kur vendi ishte ndjeshëm më i varfër se sot. “Ne mund të jemi shumë më të pasur se çdo vend tjetër, është e pabesueshme,” tha ai.Bizneset, investitorët dhe diplomatët janë ende duke përpjekur të kuptojnë hollësitë e tarifave të reja. Por në tërësi, këto masa duken më të ashpra sesa edhe skenarët më pesimistë të parashikuar vetëm disa ditë më parë. Sipas firmës së kërkimeve Evercore ISI, importet drejt Amerikës do të përballen tani me një tarifë mesatare të ponderuar prej 24% – një rritje dramatike krahasuar me rreth 2% që ishte një vit më parë.Për amerikanët dhe botën në tërësi, ka shumë pak kohë për t’u përshtatur. Tarifa e përgjithshme prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat “reciproke” që synojnë vendet me suficit të lartë tregtar bilateral me SHBA-në, do të aplikohen nga 9 prilli. Për të llogaritur këto tarifa reciproke, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ka marrë parasysh nivelin e tarifave të secilit vend ndaj SHBA-së, së bashku me faktorë të tjerë si manipulimi i monedhës dhe barrierat tregtare, duke e ndarë rezultatin për së gjysmës – një “akt bujarie”, siç e quajti vetë Trump.Megjithatë, të dhënat sugjerojnë se zyrtarët mund të kenë përdorur një metodologji më të thjeshtë: kanë krahasuar deficitin bilateral të SHBA-së me secilin vend si përqindje e importeve nga ai vend – një mënyrë llogaritjeje mjaft e pasaktë dhe e papërpunuar.Si pasojë, Bashkimi Evropian do të përballet me tarifa prej 20%, India me 27%, dhe Vietnami me 46%. Ndërkohë, Kina do të përballet me një total prej 65% tarifash, pasi tarifa reciproke do të shtohet mbi tarifat ekzistuese.Trump premtoi gjithashtu të mbyllë një “shteg ligjor” që lejon prodhuesit e huaj – shpesh kinezë – të dërgojnë produkte me vlerë më të vogël se 800 dollarë në SHBA pa paguar taksa doganore. Ky veprim pritet të ketë ndikim të madh në sektorin e e-commerce.Një lehtësim i vogël është se tarifat për sektorë të veçantë – përfshirë edhe tarifën e re prej 25% për makinat – nuk do të shtohen mbi tarifat e vendit përkatës. Kjo do të thotë se, për shembull, automjetet e prodhuara në Gjermani do të përballen vetëm me këtë tarifë 25%, pa u ngarkuar edhe me tarifën shtesë për Bashkimin Evropian. E njëjta logjikë zbatohet edhe për importet e aluminit dhe çelikut.Malli që vjen nga Meksika dhe Kanadaja, dy partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës, gjithashtu do të përjashtohet nga tarifat, me kusht që të jenë në përputhje me marrëveshjen USMCA (Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada), të cilën Trump e rinegocioi gjatë mandatit të tij të parë. Produktet që nuk i plotësojnë kushtet do të përballen gjithsesi me një tarifë 25%. Dhe kjo ishte thuajse e tëra sa i përket përjashtimeve.“Nëse doni që tarifa për produktin tuaj të jetë zero, atëherë prodhojeni këtu në Amerikë,” deklaroi Trump.Mur i ndërtuar tullë pas tulleDeri vonë, shumë analistë e interpretonin sjelljen e Trump me njëfarë shprese. Një teori ishte se ai po përdorte tarifat vetëm si një mjet presioni për të marrë lëshime nga vendet e tjera. Teoria tjetër ishte se presidenti do të ndikohej nga tregjet financiare, për të cilat ai kujdesej shumë, dhe se do të tërhiqej nga proteksionizmi nëse investitorët reagonin negativisht.Të dyja këto ide, që tashmë kishin filluar të dobësoheshin pas valës së tarifave të shpallura që nga janari, u rrëzuan edhe më tej pas deklaratave të tij të 2 prillit. Siç shpjegoi ai vetë – duke përmendur edhe intervista televizive të dhëna rreth 40 vjet më parë – Trump ka qenë gjithmonë skeptik ndaj tregtisë së lirë, duke besuar se vendet e tjera kanë përfituar duke shfrytëzuar Amerikën. Ai nuk fajësoi udhëheqësit e huaj, duke thënë se ata po silleshin me mençuri, por akuzoi pararendësit e tij në Shtëpinë e Bardhë që nuk e mbrojtën interesin amerikan. Sa për tregjet financiare, ai minimizoi rëndësinë e tyre, duke theksuar se suksesi i tij i vërtetë do të matet me rilindjen e fabrikave amerikane.Kjo natyrisht ngre pyetjen: sa e rëndë do të jetë goditja për tregjet financiare dhe për ekonominë reale në javët dhe muajt në vijim? Indeksi S&P 500, që përfshin korporatat më të mëdha amerikane, ka rënë pothuajse 10% që nga fundi i shkurtit, kur arriti një rekord historik. Në ditët përpara shpalljes së tarifave, tregjet ishin stabilizuar, por sapo Trump përfundoi fjalimin – menjëherë pas mbylljes së tregut – kontratat futures ranë ndjeshëm, duke treguar një rënie të fortë për datën 3 prill.Kjo tronditje mund të jetë vetëm paralajmërimi i parë i dhimbjes që do të ndiejë jo vetëm tregu, por edhe qytetarët dhe kompanitë në përgjithësi. Për shkak të përmasave dhe shtrirjes së gjerë të tarifave – përfshirë ato ndaj vendeve aziatike si Bangladeshi e Vietnami, që furnizojnë SHBA-në me mallra bazë – çmimet e konsumatorëve pritet të rriten. Inflacioni, që ishte në rënie dhe po kthehej drejt objektivit prej 2% në vit, mund të tejkalojë 4% para fundit të vitit, sipas firmës kërkimore Capital Economics.Ndërkohë, dëmi për rritjen ekonomike amerikane pritet të jetë shumë më i madh se ç’është parashikuar më herët. Edhe para shpalljes së tarifave, treguesit e besimit të konsumatorëve ishin zbehur, dhe pasiguria në sektorin e biznesit kishte arritur nivele të larta. Megjithatë, shumica e ekonomistëve besonin se, për sa kohë që ekonomia ruante njëfarë vrulli të brendshëm, kjo do të përkthehej thjesht në një ngadalësim. Sot, kjo qasje duket tepër optimiste.Mark Zandi nga agjencia Moody’s paralajmëron se një recesion është i pashmangshëm nëse politikat e shpallura zbatohen plotësisht.Dhimbja afatshkurtër është një çmim që Trump duket i gatshëm ta paguajë për të përmbushur vizionin e tij. Sipas tij, krahas rikthimit të fuqisë industriale amerikane, tarifat do të gjenerojnë “miliarda dhe miliarda dollarë” për buxhetin, duke mundësuar ulje taksash dhe shlyerje të borxhit kombëtar. Këto pritshmëri duken jorealiste: ndikimi negativ nga tarifa të përhershme që mbrojnë kompani jo-konkurruese do të zbehë çdo përfitim potencial. Por Trump është i bindur se, në “gjeniun” e tij, ai e ka zbuluar mashtrimin që qëndron pas tregtisë globale.“Tani duhet të fillojmë të kujdesemi për vendin tonë,” u shpreh ai.Në botën e Trumpit, Amerika – vendi më i pasur dhe më i fuqishëm në botë – është një viktimë, dhe ka ardhur koha të kundërpërgjigjet./ The EconomistKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Trump vendosi tarifa 10% për produktet nga Shqipëria, çfarë eksportojmë në Amerikën e largët

    Trump vendosi tarifa 10% për produktet nga Shqipëria, çfarë eksportojmë në Amerikën e largët

    Presidenti amerikan Donald Trump tronditi mbarë botën ditën e djeshme në SHBA, ku shpalli tarifat e reja për vendet që eksportojnë në SHBA. Përveç, Evropës, Kanadasë, Meksikës dhe vendeve aziatike, tarifa të reja për produktet e eksportuara janë vendosur dhe për Shqipërinë. Përqindja e eksporteve të Shqipërisë në SHBA nuk është shumë e lartë dhe arrin deri në 2% ose rreth 7 mld lekë në vitin 2024.

    Por çfarë eksportojmë ne në SHBA?

    Produktet më të eksportuara në SHBA janë Bimët Aromatike dhe Mjekësore që përfshijnë erëzat e vajrat esenciale, të cilat përfaqësojnë 67. 5% të eksportit. Të tjera produkte që ne eksportojmë drejt SHBA-së janë mineralet dhe produkte të tjera me peshë më të vogël, përfshirë veshjet dhe produkte ushqimore.

    Çfarë ndodhi dje?

    Presidenti Donald Trump shpalli tarifat e reja të vendosura për të gjitha produktet që do të importohen në SHBA nga vendet e tjera. Një tarifë prej 25% është vendosur mbi të gjitha importet e automjeteve dhe pjesëve të tyre, duke goditur veçanërisht prodhuesit evropianë dhe aziatikë të makinave. Për Shqipërinë, tarifa e përgjithshme prej 10% do të aplikohet mbi të gjitha eksportet drejt SHBA-së, përfshirë produkte si tekstilet, veshjet dhe produktet bujqësore që eksportohen në sasi të kufizuara.

    Ekspertë ndërkombëtarë dhe partnerë tregtarë të SHBA-së kanë paralajmëruar për pasoja të rënda në ekonominë globale dhe rritje të çmimeve për konsumatorët amerikanë. Zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë sinjalizuar se do të shqyrtojnë masa hakmarrëse. Presidenti Trump, ndërkohë, u shpreh se të ardhurat nga këto tarifa do të përdoren për të ulur taksat për qytetarët amerikanë dhe për të shlyer borxhin kombëtar./Dosja.al

  • Tarifat e Trumpit prekin Ballkanin: BE dhe Kina zotohen për hakmarrje!

    Tarifat e Trumpit prekin Ballkanin: BE dhe Kina zotohen për hakmarrje!

    Vendosja e një tarife baze prej 10% nga presidenti amerikan Donald Trump për importet, përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar kështu rrezikun e një lufte tregtare dhe rritje të inflacionit. Ndaj mallrave të importuara nga Shqipëria e Kosova sidoqoftë, tarifa e vendosur është vetëm 10%, ndërkohë që për vendet e tjera të rajonit është më e lartë: Serbia 37 për qind, Bosnja e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind.
    Ndërkohë, nga sa pohoi vetë Trump ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind. Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.
    “Taksapaguesit amerikanë janë grabitur për më shumë se 50 vjet. Por, kjo nuk do të ndodhë më”, shprehet Trump.
    Implementimi i tarifave në atë që Trump e cilëson një emergjencë ekonomike kombëtare, pritet të prodhojë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.
    Premtimi i tij se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtyre tarifave, por këto politika të tilla rrezikojnë të sjellin një ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera.
     

    Top Channel

  • Trump vendosi tarifa 10% për produktet nga Shqipëria, ja çfarë eksportojmë në Amerikën e largët

    Trump vendosi tarifa 10% për produktet nga Shqipëria, ja çfarë eksportojmë në Amerikën e largët

    Presidenti amerikan Donald Trump tronditi mbarë botën ditën e djeshme në SHBA, ku shpalli tarifat e reja për vendet që eksportojnë në SHBA. Përveç, Evropës, Kanadasë, Meksikës dhe vendeve aziatike, tarifa të reja për produktet e eksportuara janë vendosur dhe për Shqipërinë. Përqindja e eksporteve të Shqipërisë në SHBA nuk është shumë e lartë dhe arrin deri në 2% ose rreth 7 mld lekë në vitin 2024.
    Por çfarë eksportojmë ne në SHBA?
    Produktet më të eksportuara në SHBA janë Bimët Aromatike dhe Mjekësore që përfshijnë erëzat e vajrat esenciale, të cilat përfaqësojnë 67. 5% të eksportit. Të tjera produkte që ne eksportojmë drejt SHBA-së janë mineralet dhe produkte të tjera me peshë më të vogël, përfshirë veshjet dhe produkte ushqimore.
    Çfarë ndodhi dje?
    Presidenti Donald Trump shpalli tarifat e reja të vendosura për të gjitha produktet që do të importohen në SHBA nga vendet e tjera. Një tarifë prej 25% është vendosur mbi të gjitha importet e automjeteve dhe pjesëve të tyre, duke goditur veçanërisht prodhuesit evropianë dhe aziatikë të makinave. Për Shqipërinë, tarifa e përgjithshme prej 10% do të aplikohet mbi të gjitha eksportet drejt SHBA-së, përfshirë produkte si tekstilet, veshjet dhe produktet bujqësore që eksportohen në sasi të kufizuara.
    Ekspertë ndërkombëtarë dhe partnerë tregtarë të SHBA-së kanë paralajmëruar për pasoja të rënda në ekonominë globale dhe rritje të çmimeve për konsumatorët amerikanë. Zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë sinjalizuar se do të shqyrtojnë masa hakmarrëse. Presidenti Trump, ndërkohë, u shpreh se të ardhurat nga këto tarifa do të përdoren për të ulur taksat për qytetarët amerikanë dhe për të shlyer borxhin kombëtar.

  • Trump nxit luftën tregtare ndërsa bota tronditet nga tarifat, bien aksionet

    Trump nxit luftën tregtare ndërsa bota tronditet nga tarifat, bien aksionet

    Lëvizja e Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse mbi importet amerikane ndaj aleatëve dhe rivalëve, ndezi kërcënimet për hakmarrje, duke intensifikuar një luftë tregtare globale që kërcënon të nxisë inflacionin dhe duke rritur frikën e recesionit.Tarifat e shpallura të mërkurën shkaktuan turbulenca në tregjet botërore dhe u dënuan nga udhëheqësit e tjerë, që po përballen me fundin e një epoke të liberalizimit të tregtisë, që ka formësuar rendin global për dekada.Trump tha se do të vendoste një tarifë bazë 10% për të gjitha importet në Shtetet e Bashkuara dhe tarifa më të larta për disa nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit.Sipas Fitch Ratings, norma efektive e taksës së importit në SHBA është rritur në 22% nën Trump nga vetëm 2.5% në 2024, duke arritur nivelet e vitit 1910.Teksa investitorët përpunuan lajmet, tregjet e aksioneve në Pekin dhe Tokio ranë në nivelet më të ulëta në muaj. Aksionet europiane gjithashtu ranë ndjeshëm në tregtinë e mëngjesit, me eksportuesin kryesor të mallrave, Gjermaninë, të goditur rëndë.Kontratat e së ardhmes në Wall Street u fundosën, pasi investitorët hoqën asetet më të rrezikshme në favor të obligacioneve të sigurta dhe arit.Tani duke u përballur me tarifa 54% mbi eksportet në SHBA, ekonomia numër dy në botë, Kina, u zotua për kundërmasa, ashtu si edhe Bashkimi Europian – miqtë dhe armiqtë e Uashingtonit të bashkuar në kritikat ndaj masave, që ata kanë frikë se do t’i japin një goditje shkatërruese tregtisë globale.“Pasojat do të jenë të tmerrshme për miliona njerëz anembanë globit,” tha presidentja e Bashkimit Europian Ursula von der Leyen, duke shtuar se blloku 27-anëtarësh po përgatitet të kundërpërgjigjet nëse bisedimet me Uashingtonin dështojnë.Shefi i Thesarit të SHBA-së Scott Bessent paralajmëroi më herët se çdo lëvizje hakmarrëse do të çonte vetëm në përshkallëzim.Në mesin e aleatëve të ngushtë të SHBA-së, Bashkimi Europian ishte në shënjestër me një normë 20%, Japonia me 24%, Koreja e Jugut me 25% dhe Tajvani me 32%. Edhe disa territore të vogla dhe ishuj të pabanuar në Antarktik u goditën nga tarifat, sipas një liste të postuar nga Shtëpia e Bardhë në X.“Ky nuk është vaprimi i një miku,” tha kryeministri i Australisë Anthony Albanese. “Tarifat e administratës Trump nuk kanë bazë logjike dhe ato shkojnë kundër bazës së partneritetit të dy kombeve tona”.Trump tha se tarifat “reciproke” ishin një përgjigje ndaj detyrimeve dhe barrierave të tjera jotarifore të vendosura ndaj mallrave amerikane. Ai argumentoi se taksat e reja do të rrisin vendet e punës në prodhim në ‘shtëpi’.Ekonomistët e jashtëm kanë paralajmëruar se tarifat mund të ngadalësojnë ekonominë globale, të rrisin rrezikun e recesionit dhe të rrisin kostot e jetesës për familjen mesatare amerikane me mijëra dollarë.Kanadaja dhe Meksika, dy partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, tashmë përballen me tarifa 25% për shumë mallra dhe nuk do të përballen me taksa shtesë nga njoftimi i së mërkurës.Tarifat reciproke nuk zbatohen për mallra të caktuara, duke përfshirë bakrin, produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit, lëndën drusore, arin, energjinë dhe “mineralet e caktuara që nuk janë të disponueshme në Shtetet e Bashkuara”, sipas Shtëpisë së Bardhë.Pas komenteve të tij, Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër për të mbyllur një boshllëk tregtar, që përdoret për dërgimin e paketave me vlerë të ulët – ato me vlerë 800 dollarë ose më pak – pa doganë nga Kina, të njohura si “de minimis”. Urdhri mbulon mallrat nga Kina dhe Hong Kongu dhe do të hyjë në fuqi më 2 maj, sipas Shtëpisë së Bardhë, e cila tha se masa kishte për qëllim të frenonte rrjedhën e fentanilit në SHBA.Trump po planifikon gjithashtu tarifa të tjera që synojnë gjysmëpërçuesit, farmaceutikët dhe mineralet potencialisht kritike.Më herët gjatë ditës, administrata tha se një grup i veçantë tarifash për importet e automjeteve, që Trump njoftoi javën e kaluar, do të hyjë në fuqi duke filluar nga e enjtja.Trump më parë vendosi taksa 25% për çelikun dhe aluminin dhe i zgjeroi ato në produkte me vlerë gati 150 miliardë dollarë.Shqetësimet për tarifat kanë ngadalësuar tashmë aktivitetin e prodhimit në të gjithë globin, duke nxitur gjithashtu shitjet e makinave dhe produkteve të tjera të importuara, pasi konsumatorët nxitojnë të bëjnë blerje përpara se çmimet të rriten.Tani kur realiteti i tarifave të reja po pranohet, kompanitë në mbarë botën duhet të peshojnë se si të përshtaten, me opsione të kufizuara dhe të pakëndshme për klientët e tyre.“Është një vështirësi e madhe për Europën. Mendoj se është gjithashtu një katastrofë për Shtetet e Bashkuara dhe për qytetarët e SHBA,” tha kryeministri francez François Bayrou. / ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.