Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me ato që janë aplikuar deri më tani.
Referuar udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Drejtësisë, të botuar në Fletoren Zyrtare, tarifat e përmbarimit për vënien në ekzekutim të titujve që përmbajnë vlerë detyrimi nga 1– 500 mijë lekë, variojnë progresivisht 6 mijë deri në 30 mijë lekë. Kufiri maksimal i kësaj tarife ka pësuar dyfishim.
Tarifat fikse përmbarimore në përqindje për vlerat e detyrimit që nisin nga 500 mijë lekë është në nivelin 5.5 për qind dhe më pas aplikohen në zbritje për vlera më të mëdha. Ndërsa për vlerat janë nga 30-90 milionë lekë, përqindja e aplikuar është 1.65%.
Për vlerat mbi 90 milionë lekë, tarifa fikse është 1.1% , e thënë ndryshe jo më pak se 1,48 milionë lekë dhe maksimumi deri në 2,5 milionë lekë.
Udhëzimi detajon edhe detyrimet jomonetare dhe ato të pavlerësueshme, ku tarifat fikse lidhen me pagën bazë minimale.
Për lirimin dhe vënien në posedim të pronës të paluajtshme, tarifa fikse përllogaritet në masën e 2 pagave bazë minimale mujore kur prona nuk ka vlerë të përcaktuar. Nëse prona ka vlerë referuese (sipas Kadastrës ose ekspertit), tarifa llogaritet në përqindje mbi vlerën, sipas tabelës së detyrimeve monetare.
Për marrjen e fëmijës dhe lejimin e së drejtës së vizitës, masa e tarifës fikse është 5,000 lekë.
Tarifa fikse që lidhet me ekzekutimin e masës së detyrimit ushqimor është zero lekë.
Gjobat Penale/Administrative, tarifa është 10% për vlera deri në 100,000 lekë dhe 5% për vlerat mbi 100,000 lekë.
Për vendimet gjyqësore mbi sigurimin e padisë, tarifa përcaktohet sipas vlerës së saj. Kur padia ka vlerë deri në 500 mijë lekë, aplikohet ¼ e pagës bazë minimale; nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë tarifa është gjysma e pagës bazë.
Sipas udhëzimit, tarifa fikse parapaguhet nga kreditori, por në fund të ekzekutimit i ngarkohet debitorit. Për të gjitha tarifat e parashikuara zbatohet edhe vlera përkatëse e TVSH-së.
Kategoritë kryesore që përjashtohen nga detyrimi i parapagimit të tarifës fikse në momentin e nisjes së procedurës janë subjektet që përfitojnë ndihmë juridike të garantuar nga shteti ose që përjashtohen për shkak të paaftësisë paguese; Subjekti që paraqet për ekzekutim një vendim gjyqësor mbi të drejtat civile në procesin penal; Pala kreditore që paraqet për ekzekutim një vendim përfundimtar të gjykatës administrative; Organet e Administratës Shtetërore për ekzekutimin e vendimeve për kundërvajtjet administrative.
Të ardhurat e përfituara nga kryerja e veprimeve përmbarimore, i kalojnë në masën 10% Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, ndërsa 90% derdhen në buxhetin e shtetit.
Tag: tarifa
-

Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror, ja si do ndryshojë pagesa për gjobat, detyrimet dhe pronat
-

Trump shpall tarifën 100% për produktet farmaceutike të markave të njohura
Presidenti amerikan zbuloi gjithashtu taksat për kamionët e rëndë, dollapët e kuzhinës dhe lavamanët e banjosDonald Trump ka njoftuar tarifa prej 100% për ilaçet dhe mallrat farmaceutike të importuara në SHBA, në një përshkallëzim të papritur të luftës së tij globale tregtare.Tarifat do të vendosen për të gjitha mallrat farmaceutike të markave ose të patentuara që nga 1 tetori, shkroi presidenti në një postim në Truth Social.Përjashtimet do t’u ofrohen kompanive që ndërtojnë në mënyrë aktive fabrika të reja prodhimi në SHBA. Kjo do të “përcaktohet si ‘hedhje themelesh’ dhe/ose ‘nën ndërtim’”, shkroi Trump. “Prandaj, nuk do të ketë tarifa për këto produkte farmaceutike nëse ndërtimi ka filluar.”Njoftimi i fundit erdhi si pjesë e një serie postimesh të vona natën, në të cilat Trump vendosi gjithashtu tarifa të reja për kamionët e rëndë, dollapët e kuzhinës, lavamanët e banjos dhe mobiljet.Ky veprim do të trondisë industrinë globale farmaceutike dhe automobilistike dhe do të nxisë tensionet me partnerët tregtarë të SHBA-së.Kamionët e rëndë të prodhuar jashtë vendit do t’i nënshtrohen një tarife 25%, ndërsa dollapët, makinat larëse dhe “produktet e lidhura” do të goditen me një taksë 50% dhe mobiljet e veshura me tapiceri me 30%.SHBA nisë një hetim për sigurinë kombëtare që mund të çojë në tarifa për produktet farmaceutike në fillim të këtij viti, por është e paqartë nëse tarifat që Trump do të zbatojë janë pjesë e rezultatit të këtij hetimi.Ai gjithashtu ka promovuar planet për t’u dhënë kompanive më shumë kohë për të ndërtuar fabrika prodhimi në SHBA.Trump tronditi tregjet globale në prill pasi zbuloi tarifa të larta “reciproke” për pothuajse çdo partner tregtar, përpara se të pezullonte taksat dhe t’i ndryshonte ato me tarifa pak më të ulëta më vonë gjatë vitit.Mallrat farmaceutike janë të përjashtuara nga pagesa e këtyre tarifave reciproke, që do të thotë se shumë ilaçe do të përballen me tarifa të larta për herë të parë kur tarifat e reja të hyjnë në fuqi në më pak se një javë.Tarifat e shpallura nga Trump të enjten nuk zbatohen për ilaçet gjenerike, që do të thotë se ilaçet pa emërtime marke mund të importohen ende në SHBA pa iu nënshtruar tarifave “reciproke”.Trump i paraqiti tarifat e tij mbi kamionët dhe dollapët e banjos si çështje sigurie kombëtare.“Ne kemi nevojë që kamionistët tanë të jenë mirë nga ana financiare, për shumë arsye, por mbi të gjitha, për qëllime të Sigurisë Kombëtare!”, shkroi ai në mediat sociale.Ai akuzoi “vende të tjera të jashtme” për “‘Përmbytje’ në shkallë të gjerë” me dollapë dhe mobilje në SHBA dhe tha se proceset prodhuese të Amerikës duhet të mbrohen. / FT Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Trump njofton tarifa të reja doganore: 100% për ilaçet…kur hyjnë në fuqi?
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten një raund të ri tarifash ndëshkuese, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej 100% për ilaçet e markave të importuara, tarifa prej 25% për importet e të gjithë kamionëve të rëndë dhe tarifa prej 50% për dollapët e kuzhinës.
Trump tha gjithashtu se do të fillojë të vendosë një tarifë prej 50% për lavamanët e banjove dhe një tarifë prej 30% për mobiljet e veshura me tapiceri javën e ardhshme, me të gjitha detyrimet e reja që do të hyjnë në fuqi nga 1 tetori.
Kompanitë farmaceutike paralajmëruan më parë këtë vit se amerikanët do të vuanin më shumë nëse Trump vendoste të vendoste tarifa për produktet farmaceutike.
Në vitin 2024, SHBA-të importuan gati 233 miliardë dollarë në produkte farmaceutike dhe medicinale, sipas Byrosë së Regjistrimit të Popullsisë. Perspektiva e dyfishimit të çmimeve për disa ilaçe mund të shkaktojë tronditje tek votuesit, pasi shpenzimet e kujdesit shëndetësor, si dhe kostot e Medicare dhe Medicaid, potencialisht do të rriten.
Trump kishte sugjeruar më parë që tarifat farmaceutike do të futeshin gradualisht me kalimin e kohës, në mënyrë që kompanitë të kishin kohë të ndërtonin fabrika dhe të zhvendosnin prodhimin, duke e bërë njoftimin e papritur të një tarife 100% edhe më tronditës. Në CNBC në gusht, Trump tha se do të fillonte duke vendosur një “tarifë të vogël” për produktet farmaceutike dhe do ta rriste normën gjatë një viti ose më shumë në 150% dhe madje 250%.
Trump tha në Truth Social se tarifat farmaceutike nuk do të zbatoheshin për kompanitë që po ndërtojnë uzina prodhuese në Shtetet e Bashkuara, të cilat ai i përcaktoi si “duke filluar punimet” ose “nën ndërtim e sipër”. Nuk ishte e qartë se si do të zbatoheshin tarifat për kompanitë që tashmë kanë fabrika në SHBA.
Disa kompani të mëdha farmaceutike, përfshirë AstraZeneca, Roche, Novartis, Eli Lilly dhe Johnson & Johnson, kishin njoftuar tashmë plane për të investuar ose rritur prodhimin e barnave të tyre në SHBA në një përpjekje për t’u përgatitur për tarifa të mundshme. Shtëpia e Bardhë e Trump i ka cilësuar këto ndryshime si një fitore.
Tregjet ranë pas lajmit, ndërsa shqetësimet rreth ndikimit të tarifave të Trump u rritën. Të tre indekset kryesore në Wall Street shënuan rënie, pasi kishin rënë çdo ditë që nga e hëna.
Tokio, Hong Kongu, Shangai, Sidnei, Seuli, Uellingtoni, Taipei dhe Manila u tërhoqën të premten, me disa kompani farmaceutike në Japoni dhe Korenë e Jugut që kryesonin këtë proces.
Ndërsa Trump nuk dha një justifikim ligjor për tarifat, ai duket se i zgjeroi kufijtë e rolit të tij si komandant i përgjithshëm duke deklaruar në Truth Social se taksat mbi dollapët e kuzhinës dhe divanet e importuara ishin të nevojshme “për Sigurinë Kombëtare dhe arsye të tjera”.
Tarifat e reja janë një tjetër dozë pasigurie për ekonominë amerikane me një treg aksionesh të fortë, por me një perspektivë dobësuese për vendet e punës dhe inflacion të lartë. Këto taksa të reja mbi importet mund të kalojnë tek konsumatorët në formën e çmimeve më të larta dhe të ulin punësimin, një proces që të dhënat ekonomike sugjerojnë se është tashmë në proces./ZËRI -

Trump shpall tarifa të reja nga 1 tetori: 100% mbi produktet farmaceutike, 25% mbi kamionët e rëndë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur një raund të ri tarifash doganore të ashpra mbi një sërë importesh, nga produktet farmaceutike deri te kamionët e rëndë. Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi hyri në fuqi marrëveshja me Bashkimin Evropian, e cila përcaktonte një nivel mesatar tarifash prej 15%.
Sipas njoftimit të bërë nga Trump në rrjetin e tij social Truth, duke filluar nga 1 tetori, çdo produkt farmaceutik i markës ose i patentuar do të tatohet me 100%, me përjashtim të rasteve kur kompania ka nisur ndërtimin e një fabrike prodhimi në territorin amerikan.
“Kantier do të konsiderohet edhe një projekt në fazë fillimi ose në ndërtim,” ka theksuar ai, duke lënë të qartë se vetëm këto kompani do të përjashtohen nga tarifat.Ky hap shihet si një përpjekje për të nxitur zhvendosjen e prodhimit farmaceutik drejt SHBA-së, duke qenë se ilaçet e markës ishin pjesë e diskutimeve më të ndërlikuara në negociatat mes Uashingtonit dhe Brukselit.
Përfundimisht, tarifat 15% u aplikuan edhe mbi ilaçet jo gjenerike, ndërsa ato të patentuara mbetën jashtë skemës.
Gjithashtu, nga e njëjta datë do të hyjnë në fuqi tarifa prej 25% mbi importet e kamionëve të rëndë dhe 50% mbi mobiliet e kuzhinës, banjës dhe produkteve të ngjashme.
Trump e justifikoi vendimin duke thënë se “Shtetet e Bashkuara janë të përmbytura nga këto mallra të huaja” dhe se është e nevojshme të mbrohet prodhimi vendas “për arsye sigurie kombëtare”.
/vizionplus.tv -

Tarifa të reja deri në 171 mijë lekë/ditë për shfaqje apo ekspozita në kala dhe muze kombëtarë
Janë vendosur tarifat e reja për përdorimin e pasurive kulturore, përfshirë kalatë, muzetë kombëtare dhe parqet për mbajtjen e aktiviteteve jofitimprurëse dhe fitimprurëse.Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët, që përcakton çmimet për aktivitete të ndryshme në kala, muze dhe objekte të tjera me vlerë historike e kulturore.Sipas udhëzimit “Për përcaktimin e tarifave të përdorimit të pasurive kulturore në administrim të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore i cili hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, janë përcaktuar tarifat për aktivitete jofitimprurëse dhe fitimprurëse. Për aktivitete jofitimprurëse që përfshijë vizita të jashtëzakonshme, mbajtje eventesh, konferencash apo shfaqje pa shitje biletash që do të zhvillohen në monumentet e kulturës si kalatë apo muzetë kryesore të vendit tarifat variojnë nga 104 mijë lekë/dita deri në 122 mijë lekë/dita.Tarifa për mbajtjen e aktiviteteve fitimprurërse përfshirë mbajtjen e shfaqjeve, koncerteve apo ekspozitave me biletë tarifa varion nga 132,933 lekë/ditë deri në 171,633 lekë/ditë.Tarifat për filmime, dokumentarë, video private, dhe përdorim për qëllime promocionale ose riprodhimi variojnë nga 55,600 lekë/ditë deri 67,300 lekë/ditë.Udhëzimi përcakton edhe tarifa për dhënia me qira mujore për rijetëzimin e pasurive kulturore, si p.sh. organizimi i aktiviteteve në kala apo muze. Tarifat arrijnë deri në 390,000 lekë në muaj për përdorim me qëllim rijetëzimi të monumenteve si Kalaja e Lëkursit në Sarandë. Po ashtu, riprodhimi i materialeve muzeale për botime do të kushtojë 2,511 lekë për copë, ndërsa për riprodhim digjital 3,516 lekë.TARIFAT PËR PËRDORIMIN E MUZEVE DHE KALAVE KOMBËTARE SI HAPËSIRA PËR EVENTE KULTURORE APO FILMIME:Kalatë dhe parqet arkeologjike, si: Kalaja e Gjirokastrës, Porto Palermos, Kaninës, Himarës, Lezhës, Shkodrës, Lëkursit, Bashtovës, Prezës, Petrelës, Parku Arkeologjik, Apoloni dhe Bylis Parku Arkeologjik Amantia, Parku Arkeologjik Orikum dhe Parku Arkeologjik FiniqAktivitete jofitimprurëse: – Vizitë e jashtëzakonshme dhe ekskluzive – Event privat (prezantim) editorial, konferencë, konventë) – Shfaqje/koncerte që nuk ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa: 122,000 lekë/ditë ose 10,014 lekë/orëAktivitete me qëllim fitimin ose komerciale: – Prezantim editorial/konferencë ose konventë; – Ekspozitat e përkohshme që nuk janë të organizuara nga institucioni pritës; – Shfaqje/koncerte që ato ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa: 171,633 lekë/ditë ose 14,030 lekë/orëShërbime fotografike; Aktivitete me qëllim dokumentimin, riprodhimin: – Fushatat reklamuese; – Filmime për seriale televizive dhe filma artistikë; – Formatet televizive dhe videot muzikore; – Shfaqje televizive; – Xhirime video për qëllime private; – Dokumentarë, filma të shkurtër: Tarifa: 67,300 lekë/ditë ose 5,009 lekë/orëMuzetë Kombëtarë, si: Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu i Fotografisë Marubi, Muzeu i Pavarësisë Vlorë, Muzeu Kombëtar Shtëpia me Gjethe:Aktivitete jofitimprurëse: -Vizitë e jashtëzakonshme dhe ekskluzive – Event privat (prezantim) editorial, konferencë, konventë) – Shfaqje/koncerte që nuk ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa: 104,000 lekë/ditë ose 10,008 lekë/orëAktivitete me qëllim fitimin ose komerciale: – Prezantim editorial/konferencë ose konventë; – Ekspozitat e përkohshme që nuk janë të organizuara nga institucioni pritës; – Shfaqje/koncerte që ato ofrojnë shitjen e një biletë; – Shërbime fotografike: Tarifa: 132,933 lekë/ditë ose 14,017 lekë/orëAktivitete me qëllim dokumentimin, riprodhimin: – Fushatat reklamuese; – Filmime për seriale televizive dhe filma artistikë; – Formatet televizive dhe videot muzikore; – Shfaqje televizive; – Xhirime video për qëllime private; – Dokumentarë, filma të shkurtër: Tarifa: 55,600 lekë/ditë ose 5,005 lekë/orëMuzetë lokalë, si: Muzeu Etnografik Krujë, Muzeu Etnografik Berat, Muzeu Ikonografik Berat, Muzeu Arkeologjik Korçë dhe Muzeu i Arsimit KorçëAktivitete jofitimprurëse: – Vizitë e jashtëzakonshme dhe ekskluzive – Event privat (prezantim) editorial, konferencë, konventë) – Shfaqje/Koncerte që nuk ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa 104,000 lekë/ditë ose 10,008 lekë/ orë.Aktivitete me qëllim fitimin ose komerciale: – Prezantim editorial/ konferencë ose konventë; – Ekspozitat e përkohshme që nuk janë të organizuara nga institucioni pritës; – Shfaqje/Koncerte që ato ofrojnë shitjen e një biletë; – Shërbime fotografike: Tarifa: 132,933 lekë/ditë ose 14,017 lekë/orëAktivitete me qëllim dokumentimin, riprodhimin: – Fushatat reklamuese; – Filmime për seriale televizive dhe filma artistikë; – Formatet televizive dhe videot muzikore; – Shfaqje televizive; – Xhirime video për qëllime private; – Dokumentarë, filma të shkurtër: Tarifa: 55,600 lekë/ditë ose 5,005 lekë/ora.Tarifat mujore për dhënien në përdorim për qëllime rijetëzimi:Kalaja e Gjirokastrës – 348,500 lekë/muajKalaja e Porto Palermos – 235,500 lekë/muajKalaja e Kaninës – 156,000 lekë/muajKalaja e Himarës – 156,000 lekë/muajKalaja e Lezhës – 176,000 lekë/muajKalaja e Shkodrës – 340,850 lekë/muajKalaja e Lëkursit – 390,000 lekë/muajKalaja e Bashtovës – 175,000 lekë/muajKalaja e Prezës – 216,200 lekë/muajKalaja e Petrelës – 236,300 lekë/muajPër muzetë:Muzeu Historik Kombëtar – 113,000 lekë/muajMuzeu Kombëtar i Pavarësisë Vlorë – 124,000 lekë/muajMuzeu Kombëtar Fotografisë Marubi – 124,000 lekë/muajMuzeu Kombëtar Shtëpia me Gjethe – 124,000 lekë/muajMuzeu Gjergj Kastrioti Krujë – 300,000 lekë/muajMuzeu Etnografik Krujë -218,400 lekë/muajMuzeu Etnografik Berat – 113,775 lekë/muajMuzeu Ikonografik Berat – 113,775 lekë/muajMuzeu Arkeologjik Korçë – 176,000 lekë/muajMuzeu i Arsimit Korçë – 113,775 lekë/muajParku Arkeologjik Apoloni dhe Bylis – 156,000 lekë/muajParku Arkeologjik Amantia – 103,000 lekë/muajParku Arkeologjik Orikum – 103,000 lekë/muajParku Arkeologjik Finiq – 103,000 lekë/mua. Tarifat për riprodhimin e materialeve muzeale dhe kulturore:Publikime shkencore dhe materiale promovuese (printim, kopertina, broshura, etj.): 2,511 lekë/copëShërbime që kërkojnë riprodhim digjital: 3,516 lekë/copë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

BE-ja shqyrton vendosjen e tarifave ndaj naftës ruse
Komisioni Evropian tha se po punon që potencialisht të vendosë tarifa ndaj importeve të naftës ruse, në dritë të presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Trump ka kërkuar që Evropa t’i ndalë importet e energjisë nga Moska para se të pajtohen për të vendosur sanksione ndaj Moskës lidhur me luftën në Ukrainë.
Bashkimi Evropian veçse ka ulur për rreth 90 për qind importet e saj të naftës nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, dhe ka njoftuar se planifikon që të heqë dorë krejtësisht nga importet ruse deri në vitin 2027.Shtetet e BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, ende importojnë naftë ruse përmes naftësjellësve dhe këto dy shtete kundërshtojnë planet që të hiqet dorë më shpejt nga energjia ruse.
Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, gjatë një takimi me Trumpin të martën i tha udhëheqësit amerikan se Brukseli dëshiron “të vendosë tarifa ndaj furnizimeve me naftë që ende po vijnë në BE”.
“Ne, në kohën e duhur, do të prezantojmë atë që kemi në mendje për këtë çështje”, tha të mërkurën zëdhënësi i BE-së, Olof Gill.
Çdo përpjekje për të vendosur tarifa mbi importet e mbetura të naftës ruse në BE do të kërkonte vetëm mbështetjen e një shumice të kualifikuar të shteteve anëtare.
Kjo nënkupton se Hungaria dhe Sllovakia me shumë gjasa nuk do të ishin në gjendje të bllokonin ndonjë nismë të tillë. -

Tarifa 100 mijë dollarë për vizat e punës: pse SHBA-të mund të humbasin më shumë se India
Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një tarifë deri në 100 mijë dollarë për vizat e punës, H-1B, një rritje deri në 50 herë nga niveli aktual, ka shkaktuar tronditje të madhe në SHBA dhe Indi. Edhe pse Shtëpia e Bardhë u përpoq të zbusë reagimet duke sqaruar se tarifa vlen vetëm për aplikantët e rinj dhe është një pagesë njëherëshe, pasojat afatgjata për tregun e punës, ekonominë dhe marrëdhëniet dypalëshe janë të pashmangshme.
Një goditje për programin që ndërtoi ura mes Indisë dhe SHBA-së
Prej më shumë se tre dekadash, programi H-1B ka qenë themeli i shkëmbimit të talenteve mes dy vendeve. Për Indinë, kjo vizë ishte rruga e artë për miliona programues, inxhinierë dhe mjekë që nga qytete të vogla u shndërruan në profesionistë globalë, duke sjellë pasuri për familjet e tyre dhe zhvillim për sektorë të tërë ekonomikë. Për SHBA-të, ajo ishte burim jetik i trurit, laboratorët, universitetet, spitalet dhe startup-et janë mbushur me talente indiane që kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm.
Sot, drejtues të kompanive gjigante si Google, Microsoft dhe IBM janë me origjinë indiane, ndërsa mjekët indianë përbëjnë rreth 6% të forcës së përgjithshme mjekësore amerikane.
Kush prek më shumë tarifa 100 mijë dollarëshe?
Meqë tarifa do të aplikohet vetëm për aplikantët e rinj, goditja nuk është e menjëhershme, por ka pasoja të thella afatmesme dhe afatgjata. Indianët janë shumica absolute e përfituesve të H-1B, mbi 70% të totalit, ndërsa kinezët janë të dytët me vetëm 12%. Në fushat e teknologjisë, prania e tyre është edhe më e dukshme: mbi 80% e punësimit në pozicione kompjuterike shkonte për qytetarë indianë edhe një dekadë më parë, dhe kjo prirje mbetet e pandryshuar.
Por ironia është se pasojat më të mëdha nuk do t’i ndiejë India, por vetë SHBA-të. Arsyeja është e thjeshtë: shumë kompani indiane si TCS dhe Infosys janë përgatitur prej kohësh duke ndërtuar staf vendas në SHBA ose duke zhvendosur shërbimet offshore.
Në të kundërt, spitalet amerikane, universitetet që varen nga studentët ndërkombëtarë dhe startup-et që nuk kanë fuqinë lobuese të Amazon apo Google, do të përballen me mungesa serioze. Në mjekësi, vetëm në vitin 2023 u dhanë mbi 8,200 viza H-1B për spitalet, duke plotësuar boshllëqet në sektorin e kujdesit shëndetësor.
Pasoja ekonomike dhe shoqërore në SHBA
Vendimi i Trump ka potencial të ndryshojë rrënjësisht tregun e punës në Amerikë.
Teknologjia– kompanitë do të detyrohen të zhvendosin projekte jashtë vendit dhe të mbështeten te punëtorët në distancë, duke reduktuar rolet onshore.
Mjekësia – mungesa e mjekëve të huaj, ku indianët kanë rol kyç, do të përkeqësojë krizën e kujdesit shëndetësor.
Universitetet – India është burimi më i madh i studentëve ndërkombëtarë në SHBA (1 në 4 studentë). Rritja e kostos së vizave do t’i shtyjë ata të zgjedhin vende të tjera, duke dëmtuar të ardhurat e universiteteve dhe prestigjin e tyre.
Startup-et dhe inovacioni – ndërmarrjet e vogla që nuk kanë mundësi për përjashtime do të përballen me vështirësi në rekrutimin e talenteve, duke dobësuar avantazhin konkurrues të SHBA-ve.
Sipas të dhënave, mbajtësit e vizave H-1B kontribuojnë rreth 86 miliardë dollarë çdo vit në ekonominë amerikane, përfshirë 24 miliardë në taksat federale dhe 11 miliardë në taksat lokale. Ky është një kontribut që vështirë se mund të zëvendësohet lehtë.
India – humbje afatshkurtër, por jo fatale
India, natyrisht, do të ndiejë tronditjen. Sektori i saj IT, që vlen 283 miliardë dollarë, mbështetet tek tregu amerikan për më shumë se gjysmën e të ardhurave. Megjithatë, përvoja e kompanive indiane për të zhvendosur shërbime offshore dhe për të krijuar staf vendas në SHBA, i jep industrisë indiane një fleksibilitet që e mbron nga një kolaps i menjëhershëm.
Në fakt, disa analistë parashikojnë se talentet indiane thjesht do të drejtohen drejt Europës, Kanadasë, Australisë apo Lindjes së Mesme, duke rritur konkurrencën e këtyre ekonomive me SHBA-të. Pra, India humb një kanal të fuqishëm drejt ëndrrës amerikane, por fiton alternativa të reja globale.
Një “test stresi” për ekonominë amerikane
Edhe pse vendimi i Trump mund të shfaqet si një tarifë mbi punëtorët e huaj, në fakt është më shumë një test stresi për vetë kompanitë dhe ekonominë amerikane. Për disa gjigantë të teknologjisë mund të ketë përjashtime ligjore, por startup-et, spitalet dhe universitetet nuk kanë këtë luks.
Siç thekson analisti Gil Guerra, “kërkesa për punonjës të rinj në teknologji dhe mjekësi në SHBA do të rritet, dhe mungesa e tyre edhe për disa vite mund të ketë pasoja serioze për ekonominë dhe mirëqenien kombëtare.”
Vendimi i papritur për të vendosur një tarifë 100 mijë dollarëshe për vizat H-1B është një politikë simbolike e Trump për të treguar mbrojtjen e punëtorëve amerikanë. Por realiteti është i kundërt: SHBA-të rrezikojnë më shumë se India. Ndërsa India ka tregje të tjera për të kanalizuar talentet e saj, SHBA-të mund të humbasin kapitalin më të vlefshëm, talentin njerëzor, që për dekada ka qenë themeli i inovacionit, ekonomisë dhe liderizmit global amerikan. -

Shuhet ëndrra amerikane? Tarifat e Trump shkaktojnë kaos në aeroporte
Një atmosferë kaosi dhe ankthi është krijuar në disa nga aeroportet më të mëdha të botës, pasi mijëra të huaj që punojnë në SHBA me viza H-1B, u përballën me një vendim të befasishëm nga administrata Trump.
Në një urdhër të lëshuar të premten, 19 shtator, presidenti Donald Trump shpalli tarifa të reja për kompanitë që aplikojnë për punonjës me vizë H-1B, si pjesë e asaj që ai e quan “reformim i nevojshëm i tregut të punës”.
Teksa lajmi për tarifat shpërndahej me shpejtësi në media dhe rrjete sociale, kompani gjigante si Microsoft, Amazon, Google dhe Goldman Sachs, u dërguan njoftime urgjente punonjësve jashtë vendit, duke u kërkuar të kthehen menjëherë në SHBA.
Një fluturim i linjës Emirates nga San Francisko drejt Dubait u vonua për më shumë se tre orë, pasi disa pasagjerë kërkuan të zbrisnin nga avioni sapo morën njoftimet nga punëdhënësit e tyre.
“Ishte një moment kur duhej të zgjidhnim mes familjes dhe të ardhmes sonë në SHBA”, thotë një inxhinier indian, i cili kërkoi të mbetej anonim. Në rrjetet sociale, persona nga India dhe Kina ndanë përvojat e tyre të kthimit të nxituar në SHBA.
Një grua që udhëtonte drejt Parisit me miqtë, tregoi se anuloi gjithçka pasi kompania i kërkoi të kthehej.
Të tjerë e krahasuan situatën me pandeminë e COVID-19, ku gjithashtu u detyruan të ktheheshin para se të mbylleshin kufijtë. Për shumë nga këta profesionistë të fushës së teknologjisë, që kanë jetuar me vite në SHBA, kjo masë shihet si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të ardhmes së tyre.
Tarifa e re e shpallur nga sekretari i Tregtisë është 100 mijë dollarë për çdo aplikim për vizë H-1B. Por Shtëpia e Bardhë sqaroi se bëhet fjalë për një tarifë njëherëshe, jo vjetore. Ekspertët e imigracionit paralajmërojnë se kjo lëvizje mund të dëmtojë konkurrencën amerikane në teknologji dhe të largojë talentin ndërkombëtar.
Për mijëra familje emigrantësh në SHBA, kjo javë solli jo vetëm pasiguri ligjore, por edhe një tjetër goditje ndaj ëndrrës amerikane. Dhe teksa urdhri hyn në fuqi, shumë prej tyre janë ende në udhëtim, me valixhe plot pyetje dhe zemra të rënduara nga frika për të ardhmen. -

Trump tarifë 100,000 $ për punëtorët e huaj të kualifikuar, India paralajmëron: Do ketë pasoja humanitare
Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten, 19 shtator, një urdhër ekzekutiv për vendosjen e një tarife aplikimi prej 100,000 dollarësh për vizat H-1B – një vizë që i lejon punëtorët e huaj të kualifikuar të punojnë në SHBA- në si përpjekje për të frenuar atë që administrata e tij e konsideron si përdorim të tepruar të këtij programi.
Tarifa e re e cila është mbi 60 herë më e lartë se shuma aktuale pritet të hyjë në fuqi më 21 shtator.
Por kjo tarifë ka shqetësuar qeverinë indiane e cila ka deklaruar se tarifa prej 100,000 dollarë do të ketë “pasoja humanitare”.
Punëtorët nga India marrin shumicën dërrmuese të vizave të kualifikuara në këtë program, rreth 70% të totalit të lëshuar.
Disa kompani amerikane të teknologjisë këshilluan punonjësit me viza H-1B të qëndronin në SHBA ose, nëse ishin jashtë vendit, të përpiqeshin të ktheheshin menjëherë. Shtëpia e Bardhë, të shtunën, sqaroi se tarifa nuk do të aplikohet për vizat aktuale ose për aplikimet për rinovim.
Një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë të shtunën tha se tarifa do të ketë pasoja humanitare “për shkak të shqetësimeve që krijon për familjet”. Qeveria indiane gjithashtu shtoi se “shpreson që këto shqetësime të adresohen në mënyrë të përshtatshme nga autoritetet amerikane”.
Që nga kur Trump vendosi tarifa ndëshkuese ndaj Indisë muajin e kaluar për blerjen e naftës ruse, dy vendet kanë qenë të angazhuara në negociata të tensionuara tregtare.
Sot qeveria indiane tha se ministri i tregtisë, Piyush Goyal, do të vizitojë SHBA-në të hënën për bisedime tregtare, sipas Reuters.
Ndërkohë në njoftimin e saj Shtëpia e Bardhë tha se vizat nuk po përdoren sipas qëllimit, duke iu referuar të dhënave që sugjerojnë se disa viza po “abuzohen” për të ulur pagat amerikane.
”Na duhen punonjës të shkëlqyer, dhe kjo masë e garanton këtë,” tha Trump nga Zyra Ovale, ndërsa zyrtarët sqaruan se masa synon të nxisë kompanitë që të punësojnë qytetarë amerikanë, por gjithashtu të ruajë mundësinë për të rekrutuar punëtorë të huaj me kualifikime të larta në fusha të specializuara.
CNN shkruan se sipas dekretit, hyrja në SHBA përmes programit H-1B do të kufizohet nëse nuk paguhet tarifa përkatëse/ BBC/
