Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën e konsultimeve dhe tashmë është në fazën finale të miratimit në qeveri. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave Petrit Malaj.
“Ky projektligj do të miratohet në qeveri këtë muaj. Kemi mbaruar fazën e konsultimeve dhe nisma është shumë pozitive, pasi adreson një fenomen që Shqipëria është e rrezikuar, atë të dëmeve nga tërmetet. Më pas, drafti do t’i nënshtrohet diskutimeve në Kuvend për detajet dhe hyrjen në fyqi të tij”, – tha Malaj.
Por sa do të jetë tarifa/primi që do të paguajnë familjet shqiptare për të siguruar banesën?
“Jemi ende herët për të thënë shifra të tilla. Ajo që është e sigurt që primi apo tarifa që do të vendoset do të jetë e përballueshme nga çdo familje. Mbi të gjitha, këtë proces do ta menaxhojë shteti, pra do të jetë një agjensi shtetërore që merret me të gjithë ecurinë e procesit”, sqaroi Malaj në emisioni “E-ZONE”.
Pas tërmetit tragjik të 2019, qeveria ka vendosur që dëmet nga tërmeti si një vend me risk të lartë, t’i përballojë me sigurimin me detyrim të banesave. Çdo familje do të paguajë një tarifë vjetore në rast të dëmeve që do të shkaktojë një tërmet i mundshëm. Por çfarë parashikon të mbulohet nga kjo tarifë?
Nisma është përfshirë në debate, nëse tarifa do të jetë e unifikuar nga veriu në jug, mbi të gjitha pse ajo përfshin vetëm dëmet nga tërmetet kur fatkeqësitë natyrore që prekin vendin janë dhe përmbytjet apo zjarret. Mbi të gjitha, debati më i madh i kësaj nisme është: A duhet të jetë me detyrim një sigurim i tillë?
Tag: tarifa
-

“Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor”, Malaj: Ja sa do të jetë tarifa
-

Vendimi/ Procedurë e përshpejtuar për legalizimet, qeveria cakton tarifën e re prej 50 mijë lekësh për shqyrtimin. Paguhet edhe nëse..
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime të rëndësishme në vendimin për tarifat e proceseve kalimtare të pronësisë, duke përcaktuar kosto të reja për qytetarët që kërkojnë të legalizojnë objektet e tyre.
Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me procedurën e përshpejtuar. Sipas vendimit të ri, çdo qytetar që kërkon që dosja e tij të shqyrtohet me prioritet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), duhet të paguajë një tarifë shërbimi shtesë prej 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekësh.
Tarifa nuk kthehet mbrapsht
Një detaj i rëndësishëm në vendim është fakti se kjo pagesë është për shqyrtimin e përshpejtuar dhe jo garanci për legalizimin.
“Tarifa është në vlerën 50 000 lekë, pavarësisht funksionit dhe faktit nëse ndërtimi pa leje legalizohet apo jo,” thuhet në vendim.
Pra, nëse pas shqyrtimit të shpejtë rezulton se objekti nuk plotëson kriteret për t’u legalizuar, qytetarit nuk i kthehen paratë. Pagesa duhet të kryhet në bankë brenda 10 ditëve nga momenti që qytetari merr faturën.
Tarifa bazë e shërbimit
Përveç tarifës së përshpejtimit, qeveria ka saktësuar edhe tarifën standarde të shërbimit gjatë procedurës së zakonshme të legalizimit. Subjekti që posedon ndërtimin pa leje duhet të shlyejë një tarifë shërbimi në vlerën 3,000 (tre mijë) lekë. Edhe kjo pagesë kryhet përmes sistemit bankar në llogarinë e drejtorisë vendore të ASHK-së.
Vendimi ngarkon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për zbatimin e këtyre ndryshimeve.
Tarifat e reja
Tarifa standarde e shërbimit: 3,000 Lekë.
Tarifa për përshpejtim (Fast-Track): 50,000 Lekë.
Afati i pagesës (përshpejtimi): Brenda 10 ditëve nga fatura. -

Eneda Tarifa surprizon me deklaratën e saj: Big Brother VIP do ta prezantoja që nesër
Këngëtarja, moderatorja dhe kantautorja Eneda Tarifa ishte një nga të ftuarat në këndin e Podfest, ku u intervistua nga gazetari Olti Curri. Eneda nuk i anashkaloi pyetjet pikante, duke dhënë disa përgjigje që menjëherë tërhoqën vëmendjen e publikut.
Në mesin e pyetjeve më intriguese ishte ajo për Big Brother VIP, një spektakël që prej tre vitesh ka dominuar skenën e televizioneve shqiptare. E pyetur nëse do të pranonte ta moderonte një format kaq të madh, Eneda u shpreh pa hezitim se jo vetëm që do ta moderonte, por është gati ta prezantojë që nesër, nëse do t’i jepej mundësia.
“Do e prezantoja patjetër, që nesër po të më jepej mundësia. Është i këndshëm, nuk e kam frikë, sidomos kur je dhe producent, jo vetëm prezantues që ke skenarin në dorë. Mua më pëlqen sfida, nuk është e pamundur,” tha ajo me plot siguri.
Megjithatë, kur u pyet nëse do të hynte si banore në BBVIP, përgjigjja e saj ishte krejt ndryshe.
Tarifa u shpreh qartë se nuk do ta bënte këtë hap:
“Si banore jo, nuk do e bëja dot. Është përgjegjësi e madhe, një eksperiencë shumë e vështirë emocionalisht. Nuk më përket ajo pjesë.”
Artisja theksoi se e ka ndjekur formatin dhe e vlerëson për impaktin që ka, por për të, roli i duhur është ai i prezantueses apo producente-s. -

Trump ia bën të qartë Kinës: Do nënshkruajë një marrëveshje tregtare, ndryshe do të përballet me tarifa të reja
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se beson që Kina do të ulet në tryezën e negociatave dhe do të arrijë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar gjithashtu tarifa të reja nëse kjo nuk ndodh.
Në një konferencë për shtyp, Trump u pyet nga një gazetar mbi pasojat e mundshme nëse “Kina nuk luan drejt” në tregtinë globale. Ai u përgjigj se tarifat mbeten një armë e fuqishme ekonomike në duart e Amerikës dhe se është i bindur që Pekini do të zgjedhë rrugën e bashkëpunimit.
“Ata do të na paguajnë qindra miliona dollarë në vit nëse nuk bëjnë një marrëveshje. Por unë besoj se do të bëjnë”, tha Trump, duke shtuar se ka një marrëdhënie të mirë personale me presidentin kinez Xi Jinping.
Presidenti theksoi se Kina “na ka trajtuar me shumë respekt”, por nuk e përjashtoi mundësinë e vendosjes së tarifave të reja ndaj mallrave kineze nëse negociatat dështojnë.
Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes Kinës dhe fqinjëve të saj janë përshkallëzuar, veçanërisht në Detin e Kinës Jugore, ku përplasjet me forcat australiane dhe të tjera rajonale kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.Top Channel
-

Ja pse 34 ishuj grekë duan të vendosin tarifa hyrjeje
Venecia është kudo. Ishujt grekë gjithashtu kanë vuajtur prej kohësh nga fluksi i turistëve ditorë që vijnë në masë, qëndrojnë për disa orë dhe gjenerojnë pak përfitime ekonomike, duke vënë një barrë mbi infrastrukturën dhe banorët.
Tridhjetë e katër ishuj në Egjeun Jugor, duke përfshirë pikat turistike si Santorini, Mykonos, Naxos dhe Rodos, po diskutojnë tani mundësinë e vendosjes së një tarife për vizitorët ditorë. Shoqata Rajonale e Bashkive të Egjeut Jugor ka vendosur unanimisht të krijojë një bazë ligjore për një tarifë të tillë, sipas Travelnews, ndër të tjera.
Modeli për tarifën e planifikuar është Venecia, ku, që nga viti 2024, vizitorët ditorë janë detyruar të paguajnë deri në dhjetë euro për biletë gjatë orareve të pikut turistik. Ata që rezervojnë herët paguajnë vetëm gjysmën. Tarifa zbatohet në orare të caktuara të pikut dhe festa zyrtare gjatë fundjavave të pranverës dhe verës.
Probleme në Egje
Iniciativa u iniciua nga kryetari i bashkisë së ishullit të Symi-t, Eleftherios Papakalodoukas. Ai kërkon një tarifë prej tre eurosh për person në ditë për mysafirët që mbërrijnë me traget ose anije, por nuk qëndrojnë brenda natës. Në një ditë tipike vere gjatë sezonit të pikut, ishulli perfekt i Symi-t mirëpret deri në 5,000 turistë ditorë, më shumë se 300,000 në vit.
Ata shëtisin nëpër rrugët e ngushta të qytetit port të Gialos me shtëpitë e tij me ngjyra pastel, notojnë në plazhin e Agios Georgios ose bëjnë gara nëpër ishull me kuad-e me qira. “Ata përdorin rrugët, ujin dhe sistemin e asgjësimit të mbeturinave, por nuk paguajnë asgjë. Ne duam vizitorë, por nuk mund t’i përballojmë më kostot vetëm”, tha Papakaloudukas për gazetën greke Kathimerini .
Barra mbi komunitetet e vogla ishujore është e jashtëzakonshme: impiantet e shkripëzimit, konsumi i energjisë elektrike dhe ujit, mbledhja e mbeturinave dhe pastrimi gjenerojnë kosto të larta që aktualisht përballohen vetëm nga banorët, lexojmë. Shumë komunitete tashmë janë detyruar të rrisin taksat e ujit dhe ato komunale për të ruajtur shërbimet bazë.
Pa rënie
Në fakt, Greqia u ka ngarkuar turistëve të kroçerave një tarifë për largimin nga bregu që nga korriku. Tarifa ndryshon në varësi të ishullit dhe sezonit. Gjatë sezonit të lartë, nga 1 korriku deri më 30 shtator, aplikohet një tarifë prej pesë eurosh për port. Ata që zbarkojnë në ishujt veçanërisht të njohur si Mykonos dhe Santorini paguajnë një shumë të konsiderueshme prej 20 eurosh gjatë sezonit të lartë. Në tetor, prill dhe maj, largimi nga bregu kushton përkatësisht tre euro dhe dymbëdhjetë euro. Nga nëntori deri në mars, tarifa është përkatësisht një euro dhe katër euro për Mykonos dhe Santorini.
Ndërsa shumë politikanë vendas e mbështesin masën, hotelierët dhe pronarët e bizneseve kanë frikë nga pasojat negative ekonomike. Disa paralajmërojnë se një tarifë ditore, mund të dekurajojë vizitorët dhe të dëmtojë tregtinë. E kundërta ka ndodhur në Venecia: Pavarësisht se janë vendosur tarifa hyrjeje për vizitorët ditorë, numri i turistëve në Venecia ka vazhduar të rritet . / Der Standard.
-

Ari dhe argjendi arrijnë nivele rekord pasi Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj Kinës
Çmimi i arit u rrit sërish në nivele rekord të hënën, ndërsa investitorët shtuan kërkesën për aktive të sigurta, pasi presidenti amerikan Donald Trump rinovoi kërcënimet për tarifa ndaj Kinës.Pritshmëritë për ulje të normave të interesit në SHBA e shtuan më tej interesin për metalin e çmuar.Edhe argjendi u ngjit në një nivel historik, duke ndjekur ecurinë e arit.Ari ishte rritur me 1.4% mëngjesin e së hënës dhe arriti një rekord prej 4,078.05 dollarë/ons.Kontratat e arit amerikan për dorëzim në dhjetor u rritën me 2.3%, duke arritur në 4,093.50 dollarë.Trump rindez luftën tregtare me KinënTë premten, Trump ringjalli luftën tregtare të SHBA-së me Kinën, duke kërcënuar me tarifa 100% për mallrat kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara dhe duke shpallur masa të reja kontrolli për eksportet e softuerëve deri më 1 nëntor, si kundërpërgjigje ndaj kufizimeve të Pekinit për eksportet e mineraleve të rralla.Megjithatë, të dielën Trump shkroi në “Truth Social”: “Mos u shqetësoni për Kinën, gjithçka do të shkojë mirë!”“Tensionet tregtare mbeten në qendër të vëmendjes së tregjeve,” tha analisti i UBS, Giovanni Staunovo, duke shtuar se “edhe pse janë zbutur disi mes SHBA-së dhe Kinës, kërcënimi për një tarifë shtesë prej 100% mbetet.”“Kërkesa e fortë e vazhdueshme nga investitorët dhe bankat qendrore duhet të vazhdojë ta mbështesë arin. Ne parashikojmë një lëvizje drejt 4,200 dollarë/ons.”Argjendi u rrit me 2.2%, në 51.37 dollarë/ons, pasi arriti 51.70 dollarë/ons, i nxitur nga të njëjtët faktorë si ari, si dhe nga ngushtimi i ofertës në tregun fizik.Goldman Sachs tha të dielën se çmimet e argjendit pritet të rriten në afat mesatar për shkak të flukseve të investimeve private, por paralajmëroi për paqëndrueshmëri të lartë afatshkurtër dhe rreziqe rënieje në krahasim me arin.Në aspektin teknik, treguesi i Forcës Relative (RSI) i arit dhe argjendit qëndron respektivisht në 80 dhe 83, duke treguar se metalet janë të mbi-blera.Ari, që nuk gjeneron interes, është rritur me 53% që nga fillimi i vitit, i nxitur nga rreziqet gjeopolitike, blerjet e forta nga bankat qendrore, hyrjet në fondet e tregtimit të bursës (ETF), pritshmëritë për ulje të normave të interesit të Rezervës Federale dhe pasiguritë ekonomike që burojnë nga tarifat.Tregtarët po parashikojnë ulje të normave nga FED në tetor dhe dhjetorNë frontin e politikës monetare, tregtarët po vlerësojnë mundësinë e një uljeje me 25 pikë bazë në tetor dhe një tjetër në dhjetor, me gjasa përkatësisht 95% dhe 79.8%.Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Poëell, do të ketë mundësinë të ofrojë udhëzime mbi politikën monetare gjatë fjalës së tij mbi perspektivën ekonomike në takimin vjetor të NABE të martën.Platini u rrit me 3.3%, në 1,639.50 dollarë, ndërsa paladiumi fitoi 2.9%, duke arritur në 1,446.48 dollarë. / ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Trump kërcënon me tarifa 100%, Pekini reagon me nxitje dialogu
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se do të rrisë tarifat mbi eksportet kineze në 100% dhe do të vendosë kontrolle në eksportin e “çdo softueri kritik”, si një hakmarrje ndaj kufizimeve të eksportit për metalet e rralla, të shpallura së fundmi nga Kina.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës u shpreh në një deklaratë të publikuar të dielën se masat e kontrollit nuk janë ndalim eksporti. Kina është e gatshme të forcojë dialogun me vendet e ndryshme për të mbrojtur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë të furnizimit.
Sipas zëdhënësit, në rrethanat aktuale ndërkombëtare me luhatje dhe konflikte ushtarake, Kina ka vënë re rolin e rëndësishëm të metaleve të rralla të mesme dhe të rënda në fushën ushtarake.
“Si një vend i madh dhe i përgjegjshëm, Kina ka vendosur kontrolle eksporti ndaj produkteve përkatëse. Qëllimi është mbrojtja më e mirë e paqes dhe stabilitetit rajonal si edhe zbatimi i duhur i detyrave ndërkombëtare për mospërhapje”, thuhet në deklaratë.
Kontrolli nuk do të thotë ndalim. Aplikimet për përdorim civil dhe në përputhje me kërkesat mund të fitojnë miratim, ndaj kompani të tilla nuk kanë nevojë të shqetësohen. Pala kineze është e gatshme të forcojë dialogun dhe shkëmbimet mbi forcimin e kontrollit të eksportit, për të ruajtur më mirë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit.
“Kërcënimi me tarifa të larta nuk është mënyra e drejtë. Kina nuk e do “luftën tarifore”, por as nuk i trembet asaj. Pala kineze nxit palën amerikane të korrigjojë sa më parë veprimet e gabuara, t’i përmbahet konsensusit të rëndësishëm të arritur nga krerët e dy shteteve, të zhvillojë dialog në bazë të respektit, si dhe konsultimeve të barabarta për të zgjidhur shqetësimet reciproke, duke menaxhuar siç duhet mosmarrëveshjet, për të ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës. -

Trump paralajmëron tarifa të reja 100% për importet kineze
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar një tarifë shtesë prej 100% mbi importet kineze, duke i dhënë një sinjal të qartë Pekinit se Uashingtoni nuk do të tolerojë më kufizimet që dëmtojnë industrinë amerikane. Lëvizja e fortë e Trump vjen pas vendimit të Kinës për të vendosur kontrolle të reja mbi eksportet e elementëve të rrallë të tokës — materiale thelbësore për prodhimin e teknologjive të avancuara, përfshirë motorët reaktivë, automjetet elektrike dhe elektronikat e konsumit.
Në një postim në Truth Social, Trump theksoi se administrata e tij “do të vendosë kontrolle eksporti për çdo softuer kritik” për të mbrojtur interesat kombëtare të SHBA-së. Ai e quajti vendimin e Pekinit “jashtëzakonisht armiqësor” dhe paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin çdo masë për të garantuar pavarësinë ekonomike dhe teknologjike të vendit.
“Ne nuk do të lejojmë që Kina të mbajë peng botën duke kufizuar aksesin në metalet strategjike,” deklaroi Trump, duke shtuar se Amerika “ka burime, industri dhe aleatë të mjaftueshëm për të fituar këtë betejë tregtare.” Presidenti theksoi se tarifa e re, e cila mund të hyjë në fuqi më 1 nëntor, synon të mbrojë punëtorët amerikanë dhe kompanitë që janë goditur nga praktikat e padrejta të tregtisë kineze.
Trump gjithashtu la të hapur derën për dialog, por me kushte të qarta. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne duam tregti të ndershme dhe të barabartë, jo varësi,” tha ai për gazetarët, duke nënvizuar se “Amerika nuk do të gjunjëzohet kurrë përballë shantazheve ekonomike.”
-

Trump pritet të vendosë tarifa doganore 107% për makaronat italiane
Bota E Shtunë, 4 Tetor 2025 18:05
Një goditje e fortë po i afrohet industrisë italiane të makaronave. Departamenti Amerikan i Tregtisë ka njoftuar rritjen e tarifave doganore ndaj produkteve italiane, duke propozuar një tarifë shtesë prej 91.74%, përveç asaj ekzistuese prej 15%. Kjo do ta çonte barrën totale tatimore në rreth 107%, duke filluar nga janari i ardhshëm.
Vendimi erdhi pas një hetimi për “dumping”, pra shitje nën kosto, ndaj kompanive La Molisana dhe Garofalo, të cilat janë marrë si përfaqësuese të industrisë në analizë. Sipas dokumentit të publikuar nga autoritetet amerikane, të dyja kompanitë akuzohen për çmime nën vlerën e tregut, ndërsa e njëjta tarifë është shtrirë edhe ndaj dhjetëra eksportuesve të tjerë italianë.Në listën e kompanive të prekura përfshihen Agritalia, Barilla, Rummo, Pastificio Liguori, Pastificio Cocco, Sgambaro, Tamma dhe të tjera.
Ekspertët italianë e kanë cilësuar masën si “të paprecedentë”. Luigi Scordamaglia, CEO i Filiera Italia, u shpreh se kjo qasje “kthen një masë ndëshkuese ndaj dy kompanive në një sanksion kolektiv absurd, që dëmton gjithë zinxhirin e prodhimit italian”.
Sipas tij, tarifa mbi 90% mund të bllokojë praktikisht eksportet italiane të makaronave drejt SHBA-së duke i bërë produktet “jokonkurruese”. Ai paralajmëroi se masa mund të përfitojë vetëm disa kompani që tashmë prodhojnë brenda SHBA-së, si Barilla, apo të tjerë që kanë zhvendosur prodhimin jashtë Italisë.
Kjo është hera e parë që një hetim i tillë përfundon me një nivel tarifash kaq të lartë. Në vitet e kaluara, hetime të ngjashme kishin përfunduar me tarifa minimale — nga 0% deri në 0.5%.
Industria italiane e makaronave e ka cilësuar vendimin si “një përshkallëzim të panevojshëm të luftës tregtare” që rrezikon një nga produktet më përfaqësuese të kuzhinës italiane në tregun ndërkombëtar. -

Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror – Hyn në fuqi udhëzimi. Sa paguajnë debitorët, nga pronat tek gjobat
Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me ato që janë aplikuar deri më tani. Referuar udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Drejtësisë, të botuar në Fletoren Zyrtare, tarifat e përmbarimit për vënien në ekzekutim të titujve që përmbajnë vlerë detyrimi nga 1– 500 mijë lekë, variojnë progresivisht 6 mijë deri në 30 mijë lekë. Kufiri maksimal i kësaj tarife ka pësuar dyfishim. Tarifat fikse përmbarimore në përqindje për vlerat e detyrimit që nisin nga 500 mijë lekë është në nivelin 5.5 për qind dhe më pas aplikohen në zbritje për vlera më të mëdha.
Ndërsa për vlerat janë nga 30-90 milionë lekë, përqindja e aplikuar është 1.65%. Për vlerat mbi 90 milionë lekë, tarifa fikse është 1.1% , e thënë ndryshe jo më pak se 1,48 milionë lekë dhe maksimumi deri në 2,5 milionë lekë. Udhëzimi detajon edhe detyrimet jomonetare dhe ato të pavlerësueshme, ku tarifat fikse lidhen me pagën bazë minimale. Për lirimin dhe vënien në posedim të pronës të paluajtshme, tarifa fikse përllogaritet në masën e 2 pagave bazë minimale mujore kur prona nuk ka vlerë të përcaktuar. Nëse prona ka vlerë referuese (sipas Kadastrës ose ekspertit), tarifa llogaritet në përqindje mbi vlerën, sipas tabelës së detyrimeve monetare.
Për marrjen e fëmijës dhe lejimin e së drejtës së vizitës, masa e tarifës fikse është 5,000 lekë. Tarifa fikse që lidhet me ekzekutimin e masës së detyrimit ushqimor është zero lekë. Gjobat Penale/Administrative, tarifa është 10% për vlera deri në 100,000 lekë dhe 5% për vlerat mbi 100,000 lekë. Për vendimet gjyqësore mbi sigurimin e padisë, tarifa përcaktohet sipas vlerës së saj. Kur padia ka vlerë deri në 500 mijë lekë, aplikohet ¼ e pagës bazë minimale; nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë tarifa është gjysma e pagës bazë. Sipas udhëzimit, tarifa fikse parapaguhet nga kreditori, por në fund të ekzekutimit i ngarkohet debitorit.
Për të gjitha tarifat e parashikuara zbatohet edhe vlera përkatëse e TVSH-së. Kategoritë kryesore që përjashtohen nga detyrimi i parapagimit të tarifës fikse në momentin e nisjes së procedurës janë subjektet që përfitojnë ndihmë juridike të garantuar nga shteti ose që përjashtohen për shkak të paaftësisë paguese; Subjekti që paraqet për ekzekutim një vendim gjyqësor mbi të drejtat civile në procesin penal; Pala kreditore që paraqet për ekzekutim një vendim përfundimtar të gjykatës administrative; Organet e Administratës Shtetërore për ekzekutimin e vendimeve për kundërvajtjet administrative. Të ardhurat e përfituara nga kryerja e veprimeve përmbarimore, i kalojnë në masën 10% Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, ndërsa 90% derdhen në buxhetin e shtetit.