Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Elbasan mëngjesin e së martës.
Në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, konkretisht në vendin e quajtur Xibrakë, dy automjete që lëviznin me shpejtësi janë përplasur mes tyre duke bërë që një person të ndërrojë jetë dhe dy të tjerë të plagosen rëndë.
Një automjet tip BMW me targa Bullgare CB8640HA është përplasur me një Hyundai me targa shqiptare. Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin BMW, ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri i Hyundai-t janë transportuar kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Tag: targa
-

Aksident tragjik në Elbasan, ndërron jetë pasagjeri në BMW me targa bullgare
-

Skandal në Diasporë/ Ambasada shqiptare në Romë përdoret si degë elektorale e PS-së…
Skandal në Diasporë/ Ambasada shqiptare në Romë përdoret si degë elektorale e PS-së…
Nga ALBA KEPI/
Automjete me targa diplomatike të Ambasadës shqiptare në Romë mësyjnë Italinë, me lista patronazhimi e forcën e qeveritarit, diplomatë shqiptarë pretendojnë votën për Partinë Socialiste tek emigrantët shqiptarë në Itali.
Madje shkojnë më tej. Në këto ditë të fundit të afatit kohor për udhëtimin e mbërritjen e zarfeve të DHL në KQZ, automjete me targa diplomatike shqiptare janë ofruar t’i tërheqin zarfet pranë banesave të shqiptarëve në vend të postës private
Emigrantët shqiptarë me banim në komunat e rajonit Lazios (Rome) si Capena, Montorotondo, Mentana, apo në lagjet romane si Torre Angela, Torre Gaia, Casilina. Grotte Celoni e të tjera në kufij me to, shprehin me shqetësim se një automjet me targa CD0201AA i Ambasadës shqiptare në Romë ka kërkuar takime me familje emigrantësh shqiptarë duke influencuar votën e kërkuar që zarfet e DHL t’u dorëzohen atyre.
Persona të veshur me statusin e diplomatit të paguar për t’i shërbuar diplomacisë shqiptare e ligjshmërisë së kushtetutës që sanksion pavarësinë e strukturave diplomatike të një shteti, janë kthyer në sekserë të votës socialiste.
Të paguar nga taksapaguesit shqiptarë e me automjete të paguara po nga taksapaguesit shqiptarë, diplomatë e automjete diplomacie udhëtojnë çdo orë e ditë për të “përmbushur” urdhërin e kryetarit të tyre: “Dua 100 mijë vota nga Diaspora!”
Verifikimet e bëra rezultojnë se ky automjet i përket një personi që ka vetëm pak muaj që është punësuar në Ambasadë shqiptare në Romë, pas shumë vitesh që jeton në Itali në një qytezë mjaft të famshme për turizmin botëror.
Faktet e sotme vërtetojnë se ky punësim ka ardhur me detyrën për të punuar për Partinë Socialiste brenda një strukture diplomatike siç është Ambasada.
Burimet bëjnë me dije se diplomati në fjalë ka një bashkëpunim të ngushtë me qarkun e Lezhës e eksponentët kryesorë socialistë në këtë territor; Pjerin Ndreu e Ulsi Manja.
Emigrantët shqiptarë sinjalizojnë se automjeti me targa diplomatike që udhëton nga një katund i Lazios në tjetrin ka si shofer një person që nuk është i punësuar në Ambasadën shqiptare në Romë. Verifikimet e kryera zbardhin se për motive që vetëm ai mund t’i dijë, ka ndryshuar emër në Itali.
Shqetësimi i komunitetit të emigrantëve shqiptarë është se Partia shtet me forcën e arrogancës që i jep pushtetit bën presion tek familje e emigrantëve për të votuar kandidatët e tyre si dhe dorëzimin e zarfeve të DHL.
Alarm është dhe fakti që marrja e zarfeve nën petkun e “garancisë shtet”, mund të “zhduk” zarfet me vota që nuk figurojnë në listat patronazhiste socialste, por që familje emigrantësh të thjeshtë i dorëzojnë në pamundësi të gjetjes së pikës më të afërt të DHL, apo të kohës që kanë në dispozicion.
Posta Private DHL ka në Itali vetëm disa pika zyrtare shpërndarjeje, e mjaft pika të tjera që kanë autorizimin të marrin dërgesa të saj.
Mungesa e një informacioni mbi pikat e autorizuara favorizon këtë abuzim skandal që denoncojnë emigrantët shqiptarë.
Rastet e denoncuara janë deri më sot në rajonin e Lazios, por asgjë nuk përjashton se ky automjet e personat brenda tij me statusin që i jep targa CD (Corpo Dilomatico) e punësim Diplomat, të njëjtin aktivitet ka kryer e kryen në rajone të tjera të Italisë.
Duke kujtuar kronikën e ngjarjeve mes Shqipërisë e Italisë, po një automjet me targa qeveritare të qeverisë socialiste, sçc ishte ai i Ministrit Sajmir Tahiri u përdor në Itali për të lehtësuar trafikun e drogës për llogari të një grupi të strukturuar mafioz italo-shqiptar i akuzuar për trafikin e 20 milionë euro lëndë narkotike.
Targa diplomatike e veshja diplomatike lehtëson lëvizjen, eviton kontrollet e në këtë rast me sa duket ka marrë dhe statusin e militantit socialist në Diasporë.
Partia shtet e shteti Parti është në aksion politik jo vetëm në administratë e ministri por dhe në Diplomaci.
Emigrantët që sinjalizojnë këtë fakt me të drejtë shprehin me shqetësim: “Derisa përdorin me kaq prepotencë statusin e diplomatit për të kërkuar e i dorëzuar votën, kush mund të thotë se nuk shkojnë dhe më te për ta marrë këtë votë, qoftë me para o me kërcënim, qoftë me premtime apo favore personale”.
-

Kamioni me targa ukrainase përplaset me dy makina/ Tragjedi në Greqi, dy të vdekur nga djegia, katër të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Egnatia në Greqi, duke lënë pas dy viktima të djegura dhe katër të plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën me pagesë Polymylos, midis qyteteve Kozani dhe Veria, ku një kamion me targa ukrainase, që lëvizte në kushte mjegulle të dendur dhe dukshmërie pothuajse zero, përplasi dy makina dhe më pas goditi me shpejtësi të frikshme një kabinë pagese, ku ndodhej një punonjëse.
Pas përplasjes, një zjarr i furishëm shpërtheu, duke përfshirë mjetet. Dy persona humbën jetën të djegur në vend, ndërsa katër të tjerë u nxorën me plagë të shumta nga automjetet e dëmtuara. Dy të plagosurit u transportuan në Spitalin e Verisë, dhe dy të tjerë në Spitalin e Kozanit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i kamionit, një shtetas ukrainas, u arrestua në vendngjarje dhe po merret në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Policia nuk përjashton mundësinë që kushtet ekstreme të motit dhe mungesa e shikueshmërisë të kenë luajtur rol kyç në tragjedinë e rëndë.
Pas aksidentit, qarkullimi në Egnatia u ndërpre plotësisht, me rrugën drejt Kozanit që u bllokua në të dy drejtimet. Radhë kilometrike u krijuan në autostradë, me mijëra qytetarë të bllokuar në automjetet e tyre. Autoritetet kanë ndërhyrë për të devijuar trafikun përmes kryqëzimit të Verisë, ndërsa ambulanca dhe zjarrfikës janë në gatishmëri të plotë në zonë.
Burime nga Policia Rrugore thanë se evakuimi i zonës dhe kthimi në normalitet do të kërkojë orë të tëra, ndërkohë që hetimet për këtë tragjedi të rëndë kanë nisur menjëherë.
-

Aksident në Lushnje/ Shpërndarësi i picave përplaset nga makina, përfundon në spital
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes, ku një shpërndarës picash ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital. Aksidenti ka ndodhur në ‘bulevardin e palmave’.
Sipas informacioneve paraprake, motoçikleta me targa AV 450, e drejtuar nga një i ri rreth 30 vjeç, është përplasur me një automjet tip ‘Ford’ me targa AA 599 VH, i cili po dilte nga një parking. Për shkak të shikimit të kufizuar dhe daljes në mënyrë të pakujdesshme në rrugë, drejtuesi i mjetit nuk ka vënë re motoçiklistin, duke shkaktuar përplasjen.
Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka rregulluar trafikun në zonën e ngarkuar dhe po vijon punën për dokumentimin e aksidentit. Drejtuesi i mjetit Ford është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
-

U kap me targa automjetesh dhe 107 doza kokaine gati për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Vorë
Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi posedonte 107 doza kokainë, të cilat ishin bërë gati për shitje.
Gjithashtu iu gjetën dhe 5 targa automjetesh, 1 prej të cilave rezultonte e vjedhur në qytetin e Fierit.
Njoftimi i policisë:
Posedonte me qëllim shitjen, 107 doza kokaine dhe 5 targa automjetesh (njëra e një automjeti të vjedhur në Fier), arrestohet 25-vjeçari.
Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Settings”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi B. H., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. H. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi dhe në servisin që ai kishte në përdorim, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 107 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen, 5 targa automjetesh, njëra prej të cilave i përket një automjeti të vjedhur në Fier, dhe një sasi e vogël municioni luftarak.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. -

E rëndë! Përplasen dy automjete në Durrës, shoferi dhunohet pas aksidentit
FOTO ILUSTRUESE
DURRËS- Një aksident mes makinave në Durrës, ka përfunduar në përplasje fizike. Mësohet se një makinë “Audi” me targa gjermane, me të cilën po udhëtonte një familje emigrante shqiptare është përplasur me një “Volkswagen” me targa shqiptare. Pas debatit mes drejtuesve të mjeteve, situata ka dalë jashtë kontrollit, kur një grup të rinjsh kanë ndërhyrë dhe kanë sulmuar drejtuesin e “Audi-t”. Si pasjë e dhunës së shkaktuar, ai ka pësuar fraktura në hundë dhe plagë në vesh. Ai u transportua në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shoferi i Volksëagen-it është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për identifikimin e tij.
Policia e Durrësit, ka nisur gjithashtu hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe nisjen e procedimit penal për personat e përfshirë në të. Autoritetet bëjnë me dije se po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë rreth bizneseve përreth për të identifikuar dhe kapur autorët./ZËRI -

E rëndë në Durrës, përplasen dy automjete! Shoferi i ‘Audi’-it dhunohet pas aksidentit
Një aksident mes dy automjeteve në lagjen 13, Plazhi i Durrësit, ka përfunduar në një përleshje të dhunshme.
Një Audi me targa gjermane, ku ndodhej një familje shqiptare emigrante, është përplasur me një Volkswagen me targa shqiptare. Pas debatit mes drejtuesve të mjeteve, situata ka dalë jashtë kontrollit, kur një grup të rinjsh kanë ndërhyrë dhe kanë sulmuar shoferin e Audi-t, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.
Për shkak të dhunës, ai ka pësuar fraktura në hundë dhe plagë në vesh, duke u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Policia e Durrësit bën me dije se drejt Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shoferi i Volkswagen-it është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për identifikimin e tij.
Policia ka nisur gjithashtu hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe nisjen e procedimit penal për personat e përfshirë në të. Për këtë po kqyren pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar autorët e dhunës.Top Channel
-

Përplasje makinash në Durrës, shoferi i Audi-t dhunohet brutalisht nga disa të rinj
Një përplasje mes dy automjetesh ka përshkallëzuar në një përleshje të dhunshme në lagjen 13, Durrës. Fillimisht, një automjet Audi me targa gjermane, ku udhëtonin një familje shqiptare emigrante, dhe një Volksëagen me targa shqiptare, janë përfshirë në një aksident. Pas debatit mes drejtuesve të mjeteve, situata degjeneroi, kur shoferi i Audi-t u dhunua nga një grup të rinjsh, të cilët ndërhynë në konflikt.
Si pasojë e dhunës, ai ka pësuar thyerje të hundës dhe çarje në vesh, duke u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i Volksëagen-it është larguar nga vendngjarja dhe mbetet ende i paidentifikuar.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar autorët e dhunës.
-

Përplasen dy makina! Shoferi i Audi-t dhunohet nga grupi i të rinjve, përfundon në spital.
Një përplasje mes dy automjetesh ka përshkallëzuar në një përleshje të dhunshme në lagjen 13, Durrës. Fillimisht, një automjet Audi me targa gjermane, ku udhëtonin një familje shqiptare emigrante, dhe një Volksëagen me targa shqiptare, janë përfshirë në një aksident. Pas debatit mes drejtuesve të mjeteve, situata degjeneroi, kur shoferi i Audi-t u dhunua nga një grup të rinjsh, të cilët ndërhynë në konflikt.
Si pasojë e dhunës, ai ka pësuar thyerje të hundës dhe çarje në vesh, duke u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i Volksëagen-it është larguar nga vendngjarja dhe mbetet ende i paidentifikuar. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar autorët e dhunës.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
