Adriatik BALLA
Shqiptarët janë gati tani jo vetëm të luajnë në top-ligat e mëdha europiane, por edhe të marrin rol drejtuesi. Mes tyre spikat Igli Tare ë ka qenë për shumë vite drejtor sportiv i Lacios dhe po bën përpjekje të kthehet sërish në Itali, këtë herë në krye të Milanit. Kështu, Milani vazhdon kërkimin për drejtorin e ri sportiv dhe, me afrimin e verës, emri i Igli Tares del gjithnjë e më shumë në plan të parë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pas një takimi të gjatë që u zhvillua disa ditë më parë në Romë me CEO-n kuqezi, Xhorxhio Furlani, janë zhvilluar edhe kontakte të tjera mes palëve dhe një takim i dytë duket tashmë në horizont. Klubi kuqezi dëshiron të reflektojë me kujdes për këtë vendim të rëndësishëm, por koha nuk premton.
Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda gjysmës së parë të muajit maj, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm. Në takimin e radhës mes Furlanit dhe Tares pritet të vijojë diskutimi pozitiv i nisur në Romë. Aty mund të vijë edhe vendimi final: ose zyrtarizimi i Tares si drejtor sportiv, ose mbyllja përfundimtare e kësaj piste. Ndërkohë, në sfond kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë për përforcime të mundshme.
Me Taren në krye të merkatos, një nga përforcimet e para mund të vijë nga Bundesliga. Bëhet fjalë për Jonathan Burkardt, sulmues i ri gjerman i Mainzit, që këtë sezon ka spikatur me 16 gola dhe 3 asistime, duke tërhequr vëmendjen edhe të kombëtares gjermane. Milan ka hyrë në një fazë vendimtare të projektit të tij të ri dhe zgjedhja e drejtuesit sportiv do të jetë hapi kyç për ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm.
Vedat Muriqi i dëshiruar te Majorka, klubi spanjoll mendon rinovimin
Drejtori sportiv i Majorkës, Pablo Ortells ka dhënë një intervistë për “Marcan”, ku ndër të tjerash ka folur për situatën e Vedat Muriqi te klubi ishullor. Ai ka thënë se sulmuesi kosovar është një lojtar i rëndësishëm për klubin dhe do të ishin të kënaqur nëse ai do të vazhdonte. “Muriqi ka rënë në këmbë që kur mbërriti në ishull. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe është një shenjë e mirë që dëshiron të vazhdojë me ne. Do të ishim të kënaqur të vazhdojmë ta kemi me ne. Ai ka një kontratë në fuqi dhe kur të vijë momenti, shpresojmë që palët të arrijnë një marrëveshje dhe ai të mund të vazhdojë te Majorka”, tha ai për “Marca”.
Tutje, ai u pyet edhe për Cyle Larin e Abdon Prats, por e përmendi edhe Muriqin në këtë mes, duke bërë me dije se gjatë verës gjithçka mund të ndodhë. “Të gjithë tregjet janë të pasigurt dhe nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Të tre ata kanë kontratë dhe në këtë aspekt jemi të qetë. Nuk përjashtohet asgjë. I kemi me ne dhe verën do të shohim se çfarë do të ndodhi”, shtoi ai. Sulmuesi dardan ka kontratë me Majorkën deri në vitin 2027, derisa Majorka i ishte bashkuar më 2022 nga Lacio, në mënyrë permanente. Gjatë karrierës së tij, Muriqi ka luajtur edhe për Fenerbahçen, Rizersporin, Genclerbirligi e Giresunspor në Turqi. Në Shqipëri, Muriqi ishte aktivizuar me Teutën e Besën, derisa aty ishte shkuar pasi kishte luajtur në Kosovë te Liria. Muriqi është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Kosovës, duke shënuar 31 gola deri më tani në të gjitha garat.
Tag: tares
-

Igli Tare ende në pritje të bëhet drejtor sportiv i Milanit, Muriqi pranë rinovimit me Majorkën
-

Tare drejt postit të lartë te Milani, ja “top formacioni” i tij me goditjet në merkato
Pas dështimit të negociatave me Fabio Paratici, Milani është orientuar drejt pistave të tjera për drejtor sportiv. Orët e fundit ka takuar, përmes administratorit të deleguar Furlani, Igli Taren. Shqiptari, sidomos pas këtij takimi, është bërë një nga favoritët për postin e drejtuesit sportiv kuqezi, së bashku me emra të tjerë të pëlqyer si Tony D’Amico dhe Giovanni Sartori. Ish-sulmuesi ka punuar për shumë vite te Lazio, duke zbuluar lojtarë që më pas u bënë yje në skenën europiane dhe shtylla të skuadrës bardhekaltër.
Portieri dhe mbrojtjaNë verën e vitit 2011 mbërriti në “Formello” Federico Marchetti, portier që u bë ndër më të mirët në kampionatin italian për disa vite. Lazio pagoi 5 milionë euro te Cagliari për kartonin e tij. Në mbrojtje vlen të përmenden disa goditje shumë të rëndësishme të Igli Tares. Kështu, Alessio Romagnoli është ende te Lazio, pasi erdhi si lojtar i lirë më 2022. Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi sot luajnë tek Interi, pas disa sezoneve të shkëlqyera te Lazio. Sidomos holandezi ishte një intuitë e madhe, i marrë më 2014 nga Feyenoord për 7 milionë euro.
Mesfushë me cilësi të jashtëzakonshmeNë mesfushë, dominon cilësia, një sinjal se sa mirë di Tare t’i zbulojë talentet. “Profeti” Hernanes mbërriti në vitin 2010 nga Sao Paulo për 13 milionë euro dhe pas 4 vitesh u shit tek Inter për 18 milionë. Luis Alberto, mes ulje-ngritjesh, është ndër lojtarët më teknikë që ka kaluar nga Lazio në vitet e fundit. Ai erdhi më 2016 nga Liverpool-i për vetëm 4 milionë euro. Goditja më e madhe, megjithatë është padyshim Sergej Milinkovic-Savic. I “rrëmbyer” nga Tare, edhe pse ishte drejt firmës me Fiorentinën, serbi kushtoi 12 milionë euro (u mor te Genk). Pas pak vitesh u bë mesfushori më i mirë në Serie A. Në krahët e tyre, në një skemë shumë ofensive, janë kapiteni aktual Mattia Zaccagni dhe braziliani Felipe Anderson. Ky i fundit u ble më 2013 për 7 milionë nga Santos, u shit te West Ham për 38 milionë euro më 2018 dhe u rikthye bardhekaltër në vitin 2021 për vetëm 3 milionë.
Sulm me gola vendimtarëNjë nga goditjet më të mira të Tares ishte pa dyshim Miroslav Klose, i marrë në vitin 2011 me parametër zero, pas largimit nga Bayern Munich. Më pas Ciro Immobile, i marrë për më pak se 10 milionë euro pas vështirësive në Sevilla, u bë një nga golashënuesit më të mëdhenj në historinë e Lazios.
Formacioni më i mirë i transferimeve të Igli Tares (3-5-2):Marchetti; Acerbi, De Vrij, Romagnoli; Zaccagni, Milinkovic-Savic, Hernanes, Luis Alberto, Felipe Anderson; Klose, ImmobileNë stol: Provedel, Lulic, Marusic, Lucas Leiva, Lucas Biglia, Pedro, Joaquin Correa. -

Tare-Milan, merret vendimi për trajnerin e ardhshëm
16 Prill 2025
17:18
Telesport
Milani nuk ka më dilema. Klubi ka vendosur që Igli Tare të marrë rolin e drejtorit sportiv të kuqezinjve duke nisur nga sezoni i ri.
Pas vlerësimit të emrave si Fabio Paratici, Tony D’Amico, Giovanni Manna dhe Giovanni Sartori, Giorgio Furlani ka rënë dakord që ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është emri i duhur.
Calciomercato raporton se Milani po mendon edhe për trajnerin e ri. Sugjerimi i Tares ka qenë Allegri dhe Milani duket dakord.
Vlen për t’u theksuar që Zlatan Ibrahimovic ishte ai i cili propozoi emrin e Tares në Milano. -

Furlani “pendohet” për Igli Taren, a po vjen surpriza e madhe me një firmë në Milano?
15 Prill 2025
17:44
Telesport
Giorgio Furlani ka ndryshuar mendje për Igli Taren. Fillimisht ai nuk donte që shqiptari të merrte detyrën e drejtorit sportiv të Milanit, por gjërat kanë ndryshuar.
Furlani ka zhvilluar një takim njohës me Taren, për të kuptuar nëse idetë e tyre përputhen. Gjërat duket se kanë shkuar mirë.
Tare ka treguar se di të jetë një menaxher i mirë i situatave sportive dhe di të nuhasë lojtarët e duhur për t’i transferuar në merkato.
Emri i Tares u përmend edhe në vitin 2019, duke qenë se përvoja e Tares te Lazio ka qenë shumë pozitive dhe thuajse gjithmonë është lakuar si opsion për Milanin.
Takimi i fundit në Romë ndërmjet Furlanit dhe Tares tregon se situata është pozitive ndërmjet palëve. Pritet që shumë shpejt të kemi një zyrtarizim të ish-sulmuesit të Shqipërisë te Milani.