Tag: tares

  • Milani njofton marrëveshjen me Igli Taren,  drejtor sportiv me kontratë 3-vjeçare

    Milani njofton marrëveshjen me Igli Taren,  drejtor sportiv me kontratë 3-vjeçare

    Adriatik BALLA
    Milani zyrtarizoi dje pasdite emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv pas disa muajsh negociatash, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare. “AC Milan njofton emërimin e Igli Tares si Drejtor Sportiv i Ekipit të Parë. Ai do të raportojë drejtpërdrejt te CEO-ja i klubit, Giorgio Furlani”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. “Jemi të lumtur ta mirëpresim Igli Taren në familjen kuqezi” shtoi Furlani për faqen zyrtare të Milanit. “Ai është personi i duhur për të nisur fazën tonë të re: kompetencë, vendosmëri dhe vlera të forta, të kombinuara me njohje të thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të udhëhequr kapitullin e radhës të klubit përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”, shtoi ai. Ish-sulmues dhe ndërkombëtar shqiptar, që ka luajtur në Serie A me Breshia, Bolonja dhe Lacio, Tare e nisi karrierën si drejtues menjëherë pas tërheqjes nga futbolli aktiv në vitin 2008, duke qëndruar për 15 vite te Lacio. Ai u largua në verën e vitit 2023, në mes të tensioneve të raportuara me trajnerin Maurizio Sarri — një fakt që bën të pamundur ardhjen e Sarrit në stolin e Milanit.
    Qëndrimi i Tares
    Vetë Igli Tare ka dhënë një koment të shkurtër për këtë lëvizje, ndërkohë që mediat sportive në Itali thonë se për Milanin hapet një epokë e re dhe kanë besims e Tare do të shkruajë faqe suksesi me klubin kuqezi. “Pjesëmarrja në një klub si AC Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. E falënderoj klubin për besimin e treguar. Klubi e njeh vendosmërinë time dhe dëshirën për të pasur sukses: do të përkushtoj gjithë përvojën time në shërbim të këtij klubi të madh, që është i vendosur të rikthehet në elitën e futbollit italian dhe evropian”, deklaroi Igli Tare për faqen e klubit. Ky emërim i jep fund kërkimit disa mujor për një drejtor sportiv, një rol që ka qenë bosh që nga largimi i Antonio D’Otavio në dhjetor 2024.
    Milan kishte arritur marrëveshje paraprake me Fabio Paraticin në prill, por ajo ra në ujë për shkak të rrezikut nga ndëshkime të mundshme lidhur me parregullsitë financiare gjatë kohës së tij te Juventusi. Tare ishte gjithnjë në listën e kandidatëve, por kontrata u finalizua vetëm pasi klubi mori refuzime nga kandidatë të tjerë, përfshirë Tony D’Amico të Atalantës. Një nga detyrat e para të Tares do të jetë zgjedhja e trajnerit të ri, pasi Serxhio Konceiçao nuk pritet të vazhdojë përtej këtij sezoni. Tare do të duhet të ndërtojë një projekt të ri nga e para, pasi Milani nuk arriti të sigurojë asnjë pjesëmarrje në kompeticionet evropiane.
    Në një zyrë me Ibrahimoviç
    Igli Tare dhe Zlatan Ibrahimoviç do të ndajnë të njëjtin ambient pune te Milan. Edhe pse me role të ndryshme, të dy do të jenë të pranishëm në takimet operative dhe vendimmarrjet strategjike, ndërsa nis instalimi zyrtar i Tares në strukturat drejtuese të klubit. Në pamje të parë, nuk shfaqen shenja për ndonjë përplasje të mundshme mes tyre. Përkundrazi, pritet që dy ish-sulmuesit – me karakter të fortë dhe një etikë pune të pakompromis – të gjejnë gjuhë të përbashkët për të çuar përpara projektin e Milanit.

  • CEO i Milanit i uron mirëseardhjen Igli Tares, Furlani: Është figura ideale për ringritjen e klubit

    CEO i Milanit i uron mirëseardhjen Igli Tares, Furlani: Është figura ideale për ringritjen e klubit

    Milani ka vendosur zyrtarisht për drejtorin e ri sportiv. Rindërtimi i klubit do të nisë nga Igli Tare. Kuqezinjtë i kanë besuar ish-sulmuesit shqiptar rolin e drejtorit sportiv për të paktën 2 vitet e ardhshme. CEO i Milanit, Xhorxho Furlani ka deklaruar se cilësitë e Igli Tares e bëjnë këtë të fundit zgjedhjen e përsosur për të kryer këtë detyrë të rëndësishme.
    “Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Taren në familjen kuqezi. Zgjedhja e duhur për t’ja nisur përsëri. Kompetenca, përkushtimi, dhe vlerat e forta të kombinuara me një njohuri të qendrueshme të futbollit italian dhe një vizioni ndërkombëtar, e bëjnë atë figurën ideale për të kontriubuar në rilindjen e klubit përmes zhvillimit të një projekti sportive ambicioz”, është shprehur Xhorxho Furlani./Sport Ekspres/

  • Emërimi i Igli Tares te Milani, Rama: Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e kuqezinjve

    Emërimi i Igli Tares te Milani, Rama: Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e kuqezinjve

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me entuziazëm pas lajmit të bujshëm që Igli Tare është emëruar Drejtor Sportiv i klubit të madh italian, AC Milan.
    Me një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë moment si një arritje historike për shqiptarët dhe shprehu krenarinë e tij për figurën e Tares.
    “Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot?⚽️???????????? Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit???????????????? Krenar për ty vëlla????️❤️”, shkroi Kryeministri.

  • Zyrtarizohet emërimi i Tares te Milani. Ja fjalët e tij pas marrjes së detyrës

    Zyrtarizohet emërimi i Tares te Milani. Ja fjalët e tij pas marrjes së detyrës

    Klubi italian Milan ka zyrtarizuar emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv i klubit.
    Përmes një komunikate zyrtare të klubit kuqezi, bëhet me dijev se Tare do të raportojë drejtpërdrejt te Administratori i Deleguar, Giorgio Furlani.
    Në deklaratën e tij të parë si drejtor i Milanit, Tare u shpreh:
    “Të bëhesh pjesë e një Klubi si Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie. Falënderoj klubin për besimin dhe jam i vendosur të jap maksimumin për ta rikthyer Milanin në majat e futbollit italian dhe europian.”
    Ky është një hap i madh për klubin kuqezi dhe një moment historik për futbollin shqiptar.

  • Ish-sulmuesit bëhen arkitektët e së ardhmes! Çfarë pritet nga bashkëpunimi mes Igli Tares dhe Ibrahimovicit te Milani

    Ish-sulmuesit bëhen arkitektët e së ardhmes! Çfarë pritet nga bashkëpunimi mes Igli Tares dhe Ibrahimovicit te Milani

    Igli Tare dhe Zlatan Ibrahimovic do të ndajnë të njëjtin ambient pune te AC Milan, në një fazë të re për klubin kuqezinj. Edhe pse me role të ndryshme, të dy do të jenë të pranishëm në takimet operative dhe vendimmarrjet strategjike, ndërsa nis instalimi zyrtar i Tares në strukturat drejtuese të klubit.

    Në pamje të parë, nuk shfaqen shenja për ndonjë përplasje të mundshme mes tyre. Përkundrazi, pritet që dy ish-sulmuesit – me karakter të fortë dhe një etikë pune të pakompromis – të gjejnë gjuhë të përbashkët për të çuar përpara projektin e Milanit.
    Të dy kanë një histori të ngjashme: karriera të suksesshme në fushë, të ndjekura nga kalimi në role menaxheriale menjëherë pas tërheqjes nga futbolli. Tare u bind nga Lotito të merrte drejtimin sportiv te Lazio, ndërsa Ibrahimovic u afrua nga pronari Gerry Cardinale për të qenë pjesë e bordit strategjik të Milanit.
    Ndryshimi i vetëm i dukshëm mes tyre është brezi që i ndan: Tare ka lindur në vitin 1973 dhe ndaloi së luajturi në 2008, ndërsa Ibra, i lindur në 1981, i dha fund karrierës vetëm në moshën 41-vjeçare. Në kohën kur Tare u tërhoq, Ibra ishte duke dominuar me Interin dhe sapo kishte fituar titullin.
    Tare vjen si një drejtor me përvojë të thellë në menaxhimin sportiv, i rritur në një ambient sfidues si ai i Lotitos te Lazio. Ibrahimovic, në anën tjetër, ndodhet në fazën e parë të përfshirjes së tij si drejtues dhe ka pasur një sezon të vështirë, si në aspektin profesional, ashtu edhe personal.
    Megjithatë, që nga takimi i tyre i parë në Londër, në mars, duket se ekziston një respekt i ndërsjellë dhe një gatishmëri për të bashkëpunuar. Qartësimi i rolit të secilit dhe përcaktimi i balancave të brendshme në klub mbeten hapa kyç për fazën që vjen.
    Me dy figura të tilla në krye, Milani përfiton nga përvoja, karizma dhe një qasje serioze ndaj futbollit, që mund të shndërrohet në forcë lëvizëse për rikthimin në majat e futbollit europian.

    Top Channel

  • Igli Tare drejtori i ri sportiv i Milanit

    Igli Tare drejtori i ri sportiv i Milanit

    Një epokë e re do të nisë të hënën për klubin e Milanit, me prezantimin e Igli Tares si drejtor i ri sportiv. Lajmi është bërë publik ditën e sotme nga “Calciomercato”, duke konfirmuar kthimin e ish-drejtorit të Lacios në skenën e madhe të futbollit italian. Tare pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me kuqezinjtë.I njohur për autoritetin dhe lidhjet e forta në tregun ndërkombëtar të futbollit, Tare pritet të marrë menjëherë në dorë frenat e merkatos. Mes detyrave kryesore të tij janë përforcimet në mbrojtje, gjetja e një mesfushori dhe e një qendërsulmuesi të ri.Në rast të një shitjeje të madhe, siç është ajo e Reijnders – për të cilin Mançester Siti raportohet se ka shfaqur interes – investimet do të mund të shumëfishohen. Ndër emrat që Tare vlerëson në mbrojtje është Gila i Lacios, që ai vetë e solli nga Real Madridi në vitin 2022.Nga ana tjetër, drejtuesit e rinj të Milanit duan lojtarë që njohin Serie A dhe që mund të rrisin numrin e italianëve në formacion.Rinovimet në horizontSa i përket rinovimeve, drejtuesit do të presin deri në korrik për të zgjatur kontratën e Pulisiç deri në vitin 2030. Më e ndërlikuar është çështja e Teo Hernandez, për të cilin po mendohet një largim potencial, për të liruar hapësirë për një mbrojtës të majtë – me emrin e Udogies nga Tottenhami në listë. Portieri Maignan ka marrë një propozim me rritje të pagës, por ende nuk ka reaguar.Të rinjtë, pjesë e projektitMilani po shikon edhe nga e ardhmja, duke zgjatur kontratat e talenteve të rinj. Mbrojtësi i krahut, Bartesagi, dhe portieri Torriani – që debutoi në Ligën e Kampioneve kundër Liverpoolit – kanë firmosur deri në vitin 2030.Zhvillimi i repartit ofensiv do të varet edhe nga emërimi i trajnerit të ri, me emrat e Vincenzo Italianos, Massimiliano Allegrit dhe Roberto De Zerbit në listën e kuqezi. Luka për fizikun dhe Ndoje për kreativitetin janë ende pjesë e planeve të merkatos.Me ardhjen e Igli Tares, Milani shpreson të rikthehet fuqishëm në garën për titull, duke ndërtuar një skuadër konkurruese brenda dhe jashtë Italisë.

  • Të hënën nis epoka “Tare” te Milani; drejtori i ri sportiv mes përforcimeve dhe rinovimeve

    Të hënën nis epoka “Tare” te Milani; drejtori i ri sportiv mes përforcimeve dhe rinovimeve

    Të hënën do të nisë një epokë e re, ose ndoshta një rikthim në të kaluarën, varet nga këndvështrimi. Milani, pasi të ketë mbyllur sezonin, do të hapë atë 2025-2026 me shpalljen zyrtare të Igli Tares si drejtor sportiv. Ai është një figurë tradicionale, ndërsa këtë pozicion klubi kuqezi nuk e ka pasur prej dy sezonesh.
    Tare e përfaqëson saktësisht këtë profil: për 15 vite ishte përgjegjës i sektorit sportiv te Lazio, një referencë e rëndësishme për agjentët dhe lojtarët, të cilët do ta shohin shpesh në “Milanello”. Një drejtor sportiv i stilit të vjetër edhe në mënyrën e punës: e ndjek personalisht merkaton, kërkon talente gjithkund, ndjek shumë ndeshje direkt dhe analizon pamje e të dhëna.
    Milani i së ardhmes do t’i rikthehet kësaj tradite duke filluar nga java e ardhshme, shumë mundësisht të hënën, kur pritet edhe firma dhe zyrtarizimi i kontratës. Tare do të jetë drejtori sportiv i Milanit për tri vitet e ardhshme.
    📌 Strategjia e Tares: hyrje, dalje, rinovime
    Që në ditën e parë e pret shumë punë. Duhen përforcime, të paktën 2 mbrojtës qendre, 1 mesfushor dhe 1 sulmues i ri titullar. Këto blerje mund të shtohen nëse ndodhin shitje të mëdha, si rasti i Tijjani Reijnders.Milani dëshiron ta mbajë holandezin, si edhe Pulisic, për të cilin po përgatitet një kontratë deri në vitin 2030. Por nëse Manchester City sjell një ofertë marramendëse për holandezin, ajo do të shqyrtohet.
    Sa iu takon përforcimeve të mundshme, Tare vlerëson shumë Mario Gila (mbrojtës i Lazios), të cilin e solli vetë nga akademia e Real Madridit më 2022. Shqiptari preferon lojtarë që njohin mirë Serie A, idealisht edhe italianë, për të rritur prezencën vendase në dhomën e zhveshjes kuqezi, aktualisht e përfaqësuar vetëm nga Gabbia te titullarët.
    ✍️ Rinovimet në plan të parë
    Pulisic – Do të pritet muaji korrik për të ofruar kontratë të re deri më 2030 për arsye fiskale. Amerikani ndihet shumë mirë në Milano dhe nuk ka sinjale për largim.
    Maignan – Klubi i ka bërë një ofertë për zgjatje me rritje rroge, por ende nuk ka përgjigje.
    Theo Hernandez – Situata duket më delikate. Milani nuk do ta detyrojë rinovimin dhe është i hapur ta shesë. Menaxherët dhe klubi po e propozojnë në treg. Edhe rreziku që të largohet falas më 2026 nuk e shqetëson veçanërisht klubin. Ndërkohë, po monitorohet Udogie i Tottenham si zëvendësues potencial për krahun e majtë.
    Në sulm – Pritet vendimi për trajnerin e ri; nëse do të jetë Italiano, De Zerbi apo Allegri. Në varësi të atij që do të emërohet, profili i sulmuesit do të ndryshojë. Lucca (për fizikun) dhe Ndoye (për fantazinë) janë ndër emrat në listën e Igli Tares.
    🌱 Të rinjtë: konfirmim dhe e ardhme
    Janë zyrtarizuar edhe rinovimet e dy të rinjve: Bartesaghi (mbrojtës/mbrojtës i majtë), Torriani (portier, debutoi në Champions kundër Liverpool-it). Të dy të lindurit më 2005 kanë firmosur me Milanin deri në vitin 2030.
    Përmbledhje – Me ardhjen e Tares si drejtor sportiv, Milani po rifillon një projekt të bazuar në përvojë, kontakte të gjera dhe menaxhim direkt të merkatos. Detyra e parë e shqiptarit? Të caktojë trajnerin e ri. Më pas, blerjet, shitjet dhe rinovimet, që do ta formojnë Milanin e sezonit të ri.

  • Zbulohen objektivat e Igli Tares në merkaton kuqezi. Fantazi dhe muskuj për rilindjen e Milanit

    Zbulohen objektivat e Igli Tares në merkaton kuqezi. Fantazi dhe muskuj për rilindjen e Milanit

    E di mirë që e pret një mision i vështirë, por Igli Tare i ka idetë e qarta për Milanin e së tashmes dhe të së ardhmes. Këtë e ka kuptuar qartë edhe administratori i deleguar Giorgio Furlani, i cili ka zhvilluar disa takime me të në kryeqytet (i dyti zgjati 5 orë) dhe që nga ai moment nuk ka ndërprerë më kontaktet me shqiptarin. Ideja që të dy ndajnë është të ndërtojnë një Milan më italian, si në stol, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes. Duhet një grup më Italian, ose së paku i përbërë nga lojtarë që e njohin mirë Serie A, qoftë nga përvoja e kaluar apo aktuale. Lojtarë me fizik, shpërthim dhe uri. Aq më mirë nëse janë të rinj.
    Udogie dhe NdoyeShumëçka do të varet edhe nga largimet. Kësisoji, nëse Theo Hernandez do të largohet nga “Milanello”, një emër për krahun e majtë është Destiny Udogie, anësori i Tottenham dhe i kombëtares së Italisë. Tare kishte menduar për të që kur ishte te Lazio, por atëherë Tottenham kishte më shumë fuqi ekonomike. Tani, ish-lojtari i Udineses mund të bëhet sërish objektiv për shqiptarin, dhe këtë herë fundi mund të jetë ndryshe.
    Në krahun tjetër, por për t’u përdorur më përpara, vëmendja është te Dan Ndoye, që bëri një sezon fantastik me Bologna dhe i dha Kupën e Italisë pikërisht kundër Milanit. Nëse Vincenzo Italiano do të jetë trajneri i ri kuqezi, zvicerani do të ishte një goditje shumë e pëlqyer. E njëjta gjë vlen për Jens Odgaard, mesfushor ofensiv i Bologna. Të tre këta lojtarë kanë në këmbë futboll me intensitet të lartë, çka preferohet si nga Tare, ashtu edhe nga tekniku italian.
    Një top-lojtar si GilaPër mbrojtjen, që pritet të rindërtohet pasi Tomori dhe Thiaw janë pranë largimit, lojtari i preferuar i Tares është Mario Gila. Ishte pikërisht shqiptari, ai që e mori te Lazio dhe, nëse do të ketë mundësi ta çojë te Milani, s’do të ngurrojë.
    Në lidhje me (ish) lojtarët e Lazios, vëmendje edhe për Luiz Felipe, që u rikthye në janar në Europë, pas aventurës tek Al-Ittihad. Ai ka luajtur pak te Marseille dhe nëse Tare e thërret…
    Për një Milan më italian, mos nënvlerësoni edhe Pietro Comuzzo (sapo ka rinovuar me Fiorentinën, është edhe në shënjestër të Juves), Giovanni Leoni i Parmës dhe Diego Coppola i Hellas Verona. Të tre do të ishin investime për të tashmen dhe të ardhmen.
    Lucca për më shumë centimetraNë sulm, fiziku i Lorenzo Lucca (sulmuesi i Udineses) mund të jetë një ide për Taren, që ndoshta e sheh veten te numri 17 i bardhezinjve, për karakteristikat fizike dhe teknike. Milani nuk e ka një sulmues të tillë, sidomos tani që shkëmbimi mes Abraham dhe Saelemaekers me Romën ka “ngrirë”.
    Në avancë, Milani po ndjek edhe Federico Chiesa, që mund të ketë rastin për t’u rikthyer në Itali, pas një sezoni ku nuk ka pasur rol protagonisti te Liverpool-i. Tare ka bërë shumë operacione të tilla në karrierën e tij, pse të mos shtojë edhe një tjetër?
    Ëndrra Milinkovic-SavicËshtë e qartë që nëse Tare do të mund të zgjidhte një lojtar për ta sjellë në “Milanello”, ai do të ishte Sergej Milinkovic-Savic, të cilin e zbuloi dhe e mori te Lazio. Që t’ia marrë atë Al-Hilal, klub i cili e bleu 40 milionë euro dhe i jep 20 milionë euro në sezon, aktualisht duket si fantashkencë. Kurrë mos thuaj kurrë, por në këtë moment duket më e mundur që Milani të fokusohet te një mesfushor me tipare të ngjashme.

  • Milani i së ardhmes ka lindur/ Zgjedhja e parë e Tares për stolin është italian

    Milani i së ardhmes ka lindur/ Zgjedhja e parë e Tares për stolin është italian

    Pjesët e enigmës po plotësohen. Milani i ri po merr formë. Diskutimet mbi kursin e ri nuk mund të mos fillojnë që nga zgjedhja e trajnerit, sipas asaj që është filtruar nga diskutimet e para midis Igli Tares që pritet që të jetë drejtori i ri sportiv dhe Furlanit, emri i preferuar nga shqiptari për stolin e “Djajve” do të ishte  Vincenzo Italiano. Drejtuesit e Rossonerëve janë të bindur se trajneri i Bolonjës është njeriu i duhur për të filluar nga e para.
    Përpara ringjalljes së lidhjes me Taren, kishte pasur zëra këmbëngulës për një transferim të mundshëm të Maurizio Sarrit në Milan. Toskani ishte kontaktuar tashmë para Conceiçao, por kishte refuzuar një ofertë që, në praktikë, mund ta kishte liruar atë pas gjashtë muajsh (diçka që në fakt do t’u ndodhë së shpejti portugezëve).
    Sarri ka punuar tashmë me drejtorin e ardhshëm sportiv të Milanit, Tare, te Lazio, por të dy nuk kishin një marrëdhënie idilike atje. Kjo është edhe arsyeja pse kandidatura e Italianos po fiton gjithnjë e më shumë terren.

  • Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares

    Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares

    Igli Tare pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si drejtori i ri sportiv te Milani. Marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe mungon vetëm firma në kontratë.
    Shqiptari ka nisur menjëherë nga puna dhe detyra e parë e rëndësishme për të, do të jetë zgjedhja e trajnerit të ri.
    Mediat italiane kanë zbuluar së fundmi se i preferuari i Tares është trajneri aktual i Bolognas, Vicenzo Italiano. Ky i fundit ka bërë punë të shkëlqyer në Itali, fillimisht me Spezian, më pas te Fiorentina dhe këtë sezon te Bologna, me të cilët fitoi trofeun e parë në 51 vite.
    Megjithatë marrëveshja për trajnerin Italiano do të jetë shumë e vështirë, për shkak se te Bologna i kanë ofruar rinovimin e kontratës me rritje page.
    Alternativa e dytë është Maurizio Sarri, i cili u kontaktua nga kuqezinjtë para emërimit të Conceicao, por një akord dështoi.