Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka bërë të ditur se falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Igli Tares, drejtorit sportiv të skuadrës së Milanit, procesi i kthimit të trupit të artistit në Maqedoninë e Veriut u realizua në kohë rekord. Lajmi u konfirmua nga familjarët, të cilët theksuan se kontributi i Tares ishte vendimtar në një periudhë mjaft të vështirë për ta.
Shpati ndërroi jetë në Bergamo, natën kur kishte mbërritur në Itali. Pas vdekjes së tij, trupi u transferua në një spital të Milanos për të kryer analizat, obduksionin dhe procedurat ligjore të domosdoshme. Këto procese, veçanërisht në rastet me vdekje të papritura, zgjasin disa ditë ose edhe javë për shkak të protokolleve strikte të autoriteteve italiane.
Në raste të zakonshme, kthimi i trupit të një personi të ndjerë në vendin e origjinës kërkon kohë të gjatë për shkak të dokumentacionit të shumtë, autorizimeve mjeko-ligjore dhe procedurave konsullore.
Megjithatë, sipas familjes Kasapi, Igli Tare u angazhua personalisht për të përshpejtuar të gjitha këto procedure, duke vendosur kontaktet e nevojshme dhe duke ndihmuar në zgjidhjen e çdo pengese burokratike. Falë ndërhyrjes së tij, trupi i Shpatit u rikthye në Tetovë brenda vetëm katër ditësh, shumë më shpejt sesa njihen standardet në raste të ngjashme.
Kjo u bë e mundur për të respektuar dëshirën e familjes që artisti të prehej sa më shpejt pranë të afërmve të tij, ndërsa ceremonia e varrimit u mbajt të dielën, më 30 nëntor.
Vëllai i Shpatit, Albin Kasapi, u shpreh publikisht i prekur nga mbështetja e Tares. Në një deklaratë për Sportmania, ai theksoi se këto ditë kanë qenë ndër më të vështirat për familjen, por solidariteti i njerëzve dhe përkushtimi i Tares u ka ofruar një ngushëllim të madh.
“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë,” tha Albin Kasapi.
“Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje.”
Familja theksoi se ndërhyrja e Tares nuk ishte vetëm një ndihmë praktike, por edhe emocionale, duke lehtësuar një pjesë të barrës së rëndë që ata përjetuan në momentet e para të humbjes së madhe.
Tag: tares
-

Igli Tare ndërhyri për kthimin e trupit të Shpat Kasapit në Maqedoni të Veriut, familja shpreh mirënjohje
-

“U bëra keq nga deklarata e Tares”, babai i Gimenezit: Ishte e çuditshme, donin të shisnin një lojtar titullar
Deklarata e Igli Tares për Santiago Gimenezin ka shkaktuar çudi në familjen e këtij të fundit. Drejtori sportiv shqiptar u shpreh pak ditë më parë se ishte në bisedime për një shkëmbim mes sulmuesit meksikan dhe Dovbyk-ut. Këto fjalë kanë befasuar Santiagon dhe të atin e tij. Në një intervistë për “Claro Sports”, babai i Gimenezit ka treguar se nuk po arrinin ta kuptonin situatën e krijuar. Christian Gimenezi çuditet me faktin se një klub si Milani shpenzoi 40 milionë euro për sulmuesin meksikan dhe më pak muaj më pas po shqyrtonte mundësinë e largimit. Ai nënvijëzon se në këtë vendim mund të ketë ndikuar fakti se Tare dhe Allegri kanë ardhur rishtazi dhe nuk e kanë njohur mirë potencialin e Santiago Gimenezit.
“Ishte një natë e keqe. Nuk fjeta, isha gjithmonë i informuar për atë që po ndodhte dhe në komunikim të vazhdueshëm me klubin. Pasi dëgjova fjalët e drejtorit sportiv të Milanit, ishte e vështirë. Afati i transferimeve po mbyllej, kështu që duhej të isha i vetëdijshëm për atë që po ndodhte. Ishte gjithçka shumë e çuditshme. Nuk patëm kohë të kuptonim nëse ishte e vërtetë që klubi nuk do ta merrte në konsideratë për ligën. Është viti i Kupës së Botës dhe nëse Santi nuk do të kishte pasur mundësinë të luftonte për një vend titullari, do të kishte qenë e ndërlikuar. Por në fund, morëm një vendim të mirë. Nuk e di nëse e morën më pas apo nëse ishin tashmë të vetëdijshëm për këtë. Jemi të lumtur që Santi është ende te Milani.
Në një moment të caktuar, ata dyshuan në aftësitë e tij dhe në dy karakteristikat e tij, sepse si trajneri, ashtu edhe drejtori sportiv janë të rinj. Ata do ta njohin atë duke e stërvitur dhe duke punuar me të. Tare dhe Allegri folën me Santiagon. Gjithçka më dukej e çuditshme, sepse ai filloi (nga minuta e parë) dy nga tre ndeshje dhe një miqësore. Tani ka pak paqe me ekipin kombëtar, pastaj ai do të kthehet në Milano dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendoj se e gjithë kjo do të ndihmojë në nxjerrjen e bishës brenda tij”, ka thënë Christian Gimenezi./Sport Ekspres/ -

Dëshira e Igli Tares nuk po realizohet, paqja mes Ardon Jasharit dhe Club Brugge e largon nga Milani
Ardon Jashari ishte dëshira kryesore e Igli Tares te Milani. Mesfushori shqiptar i cili luan me Zvicrën shkëlqeu me Club Brruge në Champions League në sezonin e kaluar. Tare e kërkon te Milani, Jashari e dëshiron po ashtu këtë kalim, por ekipi belg po bën qëndresë të fortë.
Pasi Jashari po insistonte për këtë transferim, Club Brugge zgjodhi që të përjashtonte futbollistin shqiptar. Megjithatë në prag të ndeshjes së turit të tretë në Champions League kundër Salzburg, belgët kanë rikthyer në listë Jasharin. Një zbutje e tensioneve që nuk është aspak një sinjal i mirë për Milanin, duke e vështirësuar akoma më shumë kalimin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Luka Modric zgjodhi Milanin sepse e befasoi veprimi i Igli Tares kur shkoi në Kroaci
Luka Modric duket se nuk është menduar dy herë për skuadrën e tij të radhës pas largimit nga Real Madrid. Mesfushori ka shpjeguar pse vendosi për Milanin.
“Doja të qëndroja në Europë dhe të vazhdoja të luaja futboll në nivele të larta. Po, kisha disa oferta të tjera, por kur dëgjova se Milani ishte opsion, nuk u mendova gjatë. Isha gati që nga momenti i parë”. “Më bëri përshtypje se si drejtuesit erdhën në Kroaci për të më prezantuar projektin. Këto detaje janë të rëndësishme për mua”, tha Modric, duke iu referuar vizitës së Igli Tares. -

Modric zgjodhi Milanin sepse… e befasoi veprimi i Igli Tares
16 Korrik 2025
16:40
Telesport
Luka Modric duket se nuk është menduar dy herë për skuadrën e tij të radhës pas largimit nga Real Madrid.
Mesfushori ka shpjeguar pse vendosi për Milanin. “Doja të qëndroja në Europë dhe të vazhdoja të luaja futboll në nivele të larta. Po, kisha disa oferta të tjera, por kur dëgjova se Milani ishte opsion, nuk u mendova gjatë. Isha gati që nga momenti i parë”.
“Më bëri përshtypje se si drejtuesit erdhën në Kroaci për të më prezantuar projektin. Këto detaje janë të rëndësishme për mua”, tha Modric, duke iu referuar vizitës së Igli Tares. -

E FUNDIT/ Transferimi i papritur i Tiranës, zyrtarizon në ekip djalin e Igli Tares
Tirana ka ardhur me një zyrtarizim të papritur në faqjen e saj zyrtare. Bardheblutë kanë njoftuar për një afrim të ri në ekip. Bëhet fjalë për djalin e Igli Tares, Etienne Tare, i cili tanimë do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar.
“Mirësevjen, Etienne Tare! ???
Sulmuesi premtues Etienne Tare është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Me energji, vizion dhe dëshirë për të dhënë maksimumin, ai i bashkohet Tiranës për sezonin e ri!
Me një profil të qartë teknik dhe një mentalitet serioz pune, Tare vjen te Tirana si një futbollist me perspektivë, i gatshëm të japë kontributin e tij.
Transferimi i Etienne Tares është një investim në vazhdimësinë dhe cilësinë, duke ndjekur filozofinë e klubit për të afruar lojtarë me potencial të madh zhvillimi, të cilët ndajnë vlera dhe përkushtim ndaj fanellës”, shkruhet në faqen e Tiranës. /Sport Ekspres/
-

Dy klube gjermane vihen pas Armando Brojës, djali i Igli Tares vesh fanellën e Tiranës
Adriatik BALLA
Në kampionatin shqiptar po vëjnë në këtë merkato disa emra të spikatur. Pas Egnatias që mori një lojtar të Barcelonës, duket se edhe Tirana ka dashur të dalë në qendër të vëmendjes me goditjet e saj, teksa ka bërë të ditur se ka firmosur me djalin e Igli Tares, Etien Taren. Nga ana tjetër, vijojnë përpjekjet e klubeve të tjera për të pasur surpriza në treg. Sa për Brojën dhe Manajn, ata vijojnë të marrin oferta, por ende nuk e kanë ndarë mendjen se ku do të jenë sezonin e ri. Merkato vijon dhe në ditët në vijim mund të kemi surpriza të shumta edhe me emrat e njohur.
Broja merr interesim nga dy klube të Bundesligës
Sulmuesi shtatlartë i Kombëtares, Armando Broja, është ende duke kërkuar klub të ri gjatë afatit kalimtar të verës. Broja pritet të largohet nga Çelsi edhe pse ka kontratë deri në vitin 2028. Ai nuk është në planet e Enzo Mareskës, sidomos pas nënshkrimit me Joao Pedron dhe Liam Delapin. Kështu sipas gazetarit gjerman, Florian Pleternberg – për Brojan janë dy klube nga Bundesliga që kanë shprehur interesim. Është RB Leipzig dhe Volfsburgu. Kurse Çelsi kërkon 20 milionë euro për të. Më favorite për të nënshkruar me Brojën nga kjo dyshe skuadrash është Leipzig, e cila nuk e ka problem të paguajë këtë shifër.
Djali i Igli Tares vesh fanellën e Tiranës
Tirana është klubi më aktiv në merkato në këto ditë, duke vazhduar lëvizjet e bujshme në radhët e kësaj skuadre me afrime lojtarësh të rinj që do të vihen në dispozicion të teknikut që do të marrë drejtimin e bardhebluve. Afrimi i fundit është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi edhe në edicionin e kaluar u mundua të bëhej protagonist i tij, pa shumë sukses. Ai është Etien Tare, djali i Igli Tares, i cili në moshën 21-vjeçare është ende në kërkim të një skuadre ku të luajë rregullisht e tregojë sa vlen. Në pjesën e parë të sezonit të kaluar, Etien Tare iu bashkua Skënderbeut, por nuk ia doli të shpërthente në radhët e korçarëve, duke u larguar gjatë merkatos së janarit. Ai iu bashkua më pas ekipit të Dukagjinit në Kosovë, duke mbyllur etje sezonin. Tare në ditët e funti ka dalë në stërvitje me Tiranën, ndërsa më në fund është gjetur akordi për të hedhur firmën në kontratë dhe për ta bërë atë pjesë të bardhebluve.
Kombëtarja U-21 do të luajë miqësore me moshatarët gjermanë më 5 shtator
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 në muajin shtator. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Gjermane të Futbollit që kjo ndeshje të luhet më datë 5 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”. Orari i takimit do të përcaktohet në vijim. Kjo ndeshje miqësore është një test i rëndësishëm për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik, për të vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar dhe për të ndërtuar një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 2027. Kombëtarja U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor, pasi Shqipëria është përzgjedhur si një nga vendet mikpritëse të Kampionatit Europian U-21 2027. -

Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve
Në një lidhje direkte për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, studiuesi Auron Tare solli si shembull mënyrën sesi është menaxhuar siguria e përdorimit të jet-ski-ve në shtetin amerikan të Massachusetts.
Sipas Tares, në këtë shtet përdoret një sistem i thjeshtë, por efikas. Operatorët që ofrojnë shërbime me jet-ski transportojnë klientët me varkë në distanca që variojnë nga 300 deri në 500 metra larg vijës bregdetare, në zona të markuara posaçërisht për këtë aktivitet.“T’ju jap unë një formulë se si e kishte zgjedhur shteti Massachusetts. Ata që japin jet ski, dilnin të merrnin në një varkë dhe të çonin në një distancë 300, 400 apo 500 metra larg vijës bregdetare, ku e gjithë zona ishte e markuar dhe që atje filloje dhe bëje jet ski. Nga zona e markuar drejt bregut kishte aparatura, të cilat në momentin që jet ski i afrohej kësaj zone, bllokohej motori,” tha Tare.
Sistemi është ndërtuar për të garantuar sigurinë e pushuesve në bregdet dhe për të shmangur rreziqet që sjellin shpesh përdoruesit e mjeteve motorike afër plazhit./tvklan.al -

Milani në kërkim të përforcimeve, ja shqiptarët në listën e Igli Tares
Pavarësisht spekulimeve të shumta për largime nga Milani, klubi kuqezi po përgatitet për disa afrime të rëndësishme në merkaton e ardhshme, me fokus të veçantë në përforcimin e mesfushës.
Përveç emrave të rinj si Riçi, Rovela dhe Nikolusi Kavilia, drejtuesit e Milanit po tregojnë interes të veçantë për mesfushorin Granit Xhaka, aktualisht pjesë e Bayer Leverkusenit. Xhaka, një lojtar shumë i vlerësuar nga drejtori sportiv Igli Tare, ka qenë një objektiv i tij edhe katër vite më parë, kur Tare tentoi ta sillte te Lazio.
Pavarësisht dëshirës së klubit, transferimi i Xhakës nuk pritet të jetë i lehtë, për shkak të vlerës së tij në treg që varion nga 15 deri në 20 milionë euro, si dhe për shkak të kontratës së tij të vlefshme deri në vitin 2028 me Leverkusenin. Sipas “Calciomercato.com”, Milani po ndjek një strategji pritjeje, duke shpresuar të kuptojë më parë planet e trajnerit të ri të Leverkusenit, Erik Ten Hag, për mesfushorin zviceran. Xhaka do të vendosë të ardhmen e tij pas bisedimeve me trajnerin holandez, dhe vetëm nëse sinjalet do të jenë pozitive, Milani do të nisë zyrtarisht përpjekjet për ta transferuar.
Ndërkohë, Igli Tare po mban nën vëzhgim edhe sulmuesin shqiptar Armando Broja. Broja ka tërhequr vëmendjen e Tares pas paraqitjes së tij të mirë në sfidën Shqipëri-Serbi. Milani mund t’i krijojë hapësirë Brojës në rast se Luka Jovic vendos të largohet nga skuadra.
Megjithatë, aktualisht situata e Brojës është në fazën e monitorimit dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse do të hapen negociatat me Chelsean për transferimin e tij në Milano.
