Tag: taren

  • “Bëri të pamundurën dhe na u gjend pranë”/ Familja e Shpat Kasapit falënderon Igli Taren për kthimin e trupit të këngëtarit në Tetovë

    “Bëri të pamundurën dhe na u gjend pranë”/ Familja e Shpat Kasapit falënderon Igli Taren për kthimin e trupit të këngëtarit në Tetovë

    Këngëtari i njohur Shpat Kasapi u nda nga jeta para disa ditësh pas një arresti kardiak, në Bergamo të Italisë.

    Familja e këngëtarit ka qenë në pritje të procedurave të shtetit italian ndërsa drejtori i Milanit Igli Tare ka ndërhyrë personalisht për përshpejtimin e tyre që trupi i të ndjerit të kthehet më shpejt në Maqedoninë e Veriut.

    Në lidhje me këtë familja Kasapi ka falënderuar publikisht drejtorin sportiv të Milanit ku ka qenë vëllai i këgëtarit që ka falenderuar publikisht Igli Taren.

    “Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje”, tha vëllai i Shpatit, Albin Kasapi, për Sportmania.

  • Familja e Shpat Kasapit falënderon Igli Taren për kthimin e trupit të këngëtarit të ndjerë në Tetovë

    Familja e Shpat Kasapit falënderon Igli Taren për kthimin e trupit të këngëtarit të ndjerë në Tetovë

    Showbiz E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 15:44
    Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi ka treguar për publikun se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri të mundur kthimin brenda pak ditëve të trupit të Shpatit në Maqedoninë e Veriut.
    Tare ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar procedurat e ndërlikuara që lidhen me raste të tilla në Itali. Shpat Kasapi ndërroi jetë mbrëmjen e të martës (25 nëntor) pas një arresti kardiak në Bergamo të Italisë.

    “Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje”, tha vëllai i Shpatit, Albin Kasapi për Sportmania.

     

  • “Modric është shumë i lumtur te Milani, për këtë duhet të falënderojë Igli Taren”

    “Modric është shumë i lumtur te Milani, për këtë duhet të falënderojë Igli Taren”

    Luka Modric, i treguar nga dikush tjetër që e njeh mirë. Në intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Ivan Rakitic foli për mesfushorin, aktualisht te Milani, duke nisur nga mënyra se si u takuan: “E kujtoj mirë, më 1 mars 2006, ishte ndeshje miqësore Kroaci-Argjentinë në Bazel. Unë luaja për Bazelin dhe po mendoja ndryshimin e federatës. Shkova në stadium me biletat e klubit, Luka atë ditë debutonte me përfaqësuesen dhe njerëzit më thoshin ‘shiko se mund të luash me të’.
    Si është në dhomën e zhveshjes? Nuk flet shpesh, por kur flet, duhet t’i kushtosh vëmendje. Flet seriozisht, konkretisht, nuk bërtet, por jep udhëzime të qarta. I pëlqejnë shakatë, por kur është serioz, është shumë i përqendruar dhe kujdeset për çdo detaj.
    Çfarë më thotë për Milanin? Folëm dje. Luka është shumë i lumtur, më ftoi në Milano, thotë se futbolli është shumë ndryshe nga Spanja, por ndihet shumë mirë. Është shumë i lumtur me shokët e skuadrës dhe me jetën në Itali. Familja e tij po e shijon këtë kapitull të ri. Për këtë, Luka duhet të falënderojë Igli Taren, ai e mori te Milani”.

  • Theo Hernandez në dilemë: milionat apo karrierën? Agjentët e tij sot takojnë Igli Taren

    Theo Hernandez në dilemë: milionat apo karrierën? Agjentët e tij sot takojnë Igli Taren

    30 Maj 2025

    16:22

    Telesport

    Theo Hernandez është në dilemë nëse duhet të zgjedhë paratë apo pasionin. Al-Hilal po përgatit një ofertë të majme për të tunduar mbrojtësin e majtë të Milanit, që përfshin një pagë “monstruoze” në Arabinë Saudite.
    Sipas ekspertit të merkatos, Gianluigi Longari, Al-Hilal ka nisur kontaktet e para me agjentët e francezit. Njëri prej tyre sot në darkë do të takohet me Igli Taren për të kuptuar qëllimet e Milanit.
    Tare është i hapur për shitjen e mbrojtësit, sepse kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2026 dhe Milani nuk do ta humbasë me parametra zero. Theo Hernandez ka oferta edhe nga Bayern, Arsenal, Tottenham dhe PSG.

  • “Krenar për ty vëlla”, Rama uron Taren: Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte

    “Krenar për ty vëlla”, Rama uron Taren: Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte

    Kryeministri Edi Rama ka uruar legjendën kuqezi, Igli Tare për detyrën e re.
    Rama ka uruar Taren për pozicionin e ri si Drejtor Sportiv te skuadra italiane më e titulluar në Europë, Milan.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se ky është një lajm i madh, pasi askush nuk do e kishte imagjinuar që një shqiptar të vihej në krye të një skuadre legjendare si Milani.

    Postimi i Ramës:
    Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot?⚽️🇦🇱😍
    Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit🤩🦅🇮🇹
    Krenar për ty vëlla🖐️❤️

  • Tare te Milani? Flet Parolo: Do të sjellë rregull e qartësi, edhe për yje si Theo dhe Leao

    Tare te Milani? Flet Parolo: Do të sjellë rregull e qartësi, edhe për yje si Theo dhe Leao

    Marco Parolo e njeh shumë mirë Igli Taren, pasi ka punuar për shumë vite me të te Lazio, duke e pasur drejtor sportiv. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai shprehet kështu për mundësinë që shqiptari të bashkohet me kuqezinjtë:
    “Milani do të siguronte një profesionist me shumë dëshirë për t’u rikthyer dhe hyrë sërish në botën e futbollit. Do të ishte një vlerë e shtuar për klubin. Tare do të vinte me shumë energji, pas dy sezoneve pushim, gjatë të cilëve ka studiuar dhe është përditësuar vazhdimisht. Ka zgjeruar horizontet dhe ka ndërtuar një eksperiencë të gjerë, duke analizuar futbollin europian”.
    Si punon Tare me trajnerin?Tare e bën trajnerin ta ndjejë gjithmonë praninë e tij, ka dialog të vazhdueshëm me të. Është gjithmonë i pranishëm në stërvitje, sytë e tij janë një ndihmë shtesë për të kuptuar gjendjen e lojtarëve. Kur shkoja në ‘Formello’, ai ishte gjithmonë aty. Edhe kur largohesha, prapë ishte aty.
    Çfarë do të bëjë me Theo Hernandezin dhe Rafael Leaon?Pa dyshim do të bisedonte me ta dhe do të sillte qartësi. Për të, prioritet është gjithmonë klubi. Nëse një lojtar përpiqet të vihet mbi të tjerët, do ta ketë të vështirë të përshtatet me Taren dhe të qëndrojë. Meqë e njoh mirë, ai tashmë ka ide të qarta për lojtarët që duhen marrë dhe ata që duhen larguar. Tare e njeh mjaft mirë futbollin, edhe Milanin po ashtu…

  • Milani drejt ndryshimeve/ Furlani takon Igli Taren, Alegri në krye të listës për trajner

    Milani drejt ndryshimeve/ Furlani takon Igli Taren, Alegri në krye të listës për trajner

    Administratori i deleguar i Milanit, Xhorxho Furlani, zhvilloi një takim katërorësh në Romë me Igli Taren, ish-drejtorin sportiv të Lazios, i cili është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e merkatos kuqezi në sezonin e ri. Takimi, sipas burimeve të “La Gazzetta Dello Sport”, ishte vetëm i pari nga disa që pritet të zhvillohen në ditët në vijim.
    Edhe pse diskutimet për kohëzgjatjen e kontratës së mundshme të Tares – dy ose tre vjet – ishin të pranishme, fokusi kryesor i bisedës ka qenë zgjedhja e trajnerit të ri, pasi largimi i Sergio Konseisaos në fund të sezonit tashmë konsiderohet i pashmangshëm.
    Tre emra janë në tryezën e drejtuesve:
    Masimiliano Alegri  është zgjedhja më e sigurt dhe më e preferuar. Një trajner me përvojë dhe fitues, që e njeh mirë ambientin kuqezi, pasi ka drejtuar Milanin më parë me sukses.
    Vinçenco Italiano aktualisht i përfshirë në një projekt të suksesshëm me Bolognën, pas punës së mirë me Fiorentinën. I konsideruar një strateg modern dhe zhvillues talentesh.
    Çesk Fabregas  një opsion më i rrezikshëm, por interesant. Spanjolli po bën një punë të mirë me Komon, megjithatë kërkohet më shumë kohë për të parë nëse ai mund të jetë gati për një klub të përmasave të Milanit.
    Nëse Igli Tare merr zyrtarisht postin, vendimi për trajnerin e ri do të jetë prioriteti i tij i parë, duke i dhënë formë projektit të ri sportiv të “Djallit” për sezonin 2024-2025.

  • Milani në “pole-position” për Ricci, negociatat do të intensifikohen me Taren drejtor sportiv

    Milani në “pole-position” për Ricci, negociatat do të intensifikohen me Taren drejtor sportiv

    Milani është në pozicionin më të favorshëm për të siguruar shërbimet e Samuele Ricci. Klubi kuqezi është përmendur prej muajsh si opsioni më serioz për mesfushorin e Torinos, teksa tani interesimi është duke u rritur gjithnjë e më shumë.
    Që në janar, Milani kishte tentuar të hapte bisedimet për të, por pa sukses. Torino e mbylli derën menjëherë, duke mos pranuar ta shesë lojtarin në mes të sezonit. U ra dakord që gjithçka të shtyhej për pranverë/verë.
    Me Igli Taren gjithnjë e më pranë emërimit si drejtor sportiv i ri i Milanit, disa efekte domino mund të ndodhin gjatë rrugës, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ardhshëm. Geoffrey Moncada, që pritet të jetë krahu i djathtë i Tares, e ndjek Riccin prej muajsh dhe kjo është një zgjedhje mbi të gjitha e klubit, jo e varur nga preferencat e trajnerit.
    Milani kërkon prej kohësh një “regjisor” loje, gjithashtu synon të rrisë numrin e lojtarëve italianë në skuadër. Kjo për çështje të listës së UEFA-s dhe jo vetëm. Megjithatë, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, e vlerëson Riccin mes 35 dhe 40 milionë euro, nuk pranon të negociojë për më pak.
    Kjo do të thotë se do të ketë negociata të gjata e të vështira, duke marrë parasysh se burime pranë Milanit flasin për një vlerësim ekonomik më të ulët. Mbetet për t’u parë gjithashtu se cilat dhe sa klube të tjera do të tentojnë të hyjnë në garë për mesfushorin italian, thekson “Tuttosport”.

  • Furlani “pendohet” për Igli Taren, a po vjen surpriza e madhe me një firmë në Milano?

    Furlani “pendohet” për Igli Taren, a po vjen surpriza e madhe me një firmë në Milano?

    15 Prill 2025

    17:44

    Telesport

    Giorgio Furlani ka ndryshuar mendje për Igli Taren. Fillimisht ai nuk donte që shqiptari të merrte detyrën e drejtorit sportiv të Milanit, por gjërat kanë ndryshuar.
    Furlani ka zhvilluar një takim njohës me Taren, për të kuptuar nëse idetë e tyre përputhen. Gjërat duket se kanë shkuar mirë.
    Tare ka treguar se di të jetë një menaxher i mirë i situatave sportive dhe di të nuhasë lojtarët e duhur për t’i transferuar në merkato.
    Emri i Tares u përmend edhe në vitin 2019, duke qenë se përvoja e Tares te Lazio ka qenë shumë pozitive dhe thuajse gjithmonë është lakuar si opsion për Milanin.
    Takimi i fundit në Romë ndërmjet Furlanit dhe Tares tregon se situata është pozitive ndërmjet palëve. Pritet që shumë shpejt të kemi një zyrtarizim të ish-sulmuesit të Shqipërisë te Milani.

  • Etrit Berisha zyrtarizohet tek Hackeni, Cana “voton” Taren tek Milani

    Etrit Berisha zyrtarizohet tek Hackeni, Cana “voton” Taren tek Milani

    Adriatik BALLA
    Portieri i përfaqësueses tonë, Etrit Berisha, i mos grumbulluar prej dy vitesh në radhët e kuqezinjve, është zyrtarizuar te skuadra e Hackenit në elitën e futbollit të Suedisë. Lajmi është bërë i ditur të premten nga klubi suedez, një ditë pasi u raportua se portieri i parë i skuadrës, Andreas Linde, ka pësuar lëndim dhe pritet të mungojë për kohë të gjatë. Berisha ka thënë se do të mundohet që ta jap më të mirën për klubin dhe të fitojë sa më shumë që mundet. “E njoh Hackenin mirë, e ndjek ende Allsvenskan dhe Suedia është si shtëpi për mua. E di se Hackeni ka bërë hapa para vazhdimisht. Kjo më ka interesuar dhe për këtë kam ardhur, për ta ndihmuar klubin në sukseset e reja”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të klubit. 36-vjeçari ka karrierë të pasur, që nisi te 2 Korriku i Prishtinës. Ai ka luajtur edhe për Kalmarin, Lacion, Atalantan, SPAL-in, Torinon e Empolin së fundmi. Nga Empoli u largua në korrik të vitit të kaluar. Berisha ka 163 paraqitje në Serie A, teksa i ka zhvilluar 80 ndeshje me Shqipërinë. Me “kuqezinjtë” ishte dy herë pjesëmarrës në Kampionate Evropiane, në “Euro 2016” në Francë dhe në “Euro 2024” në Gjermani.
    Lorik Cana e dëshiron Igli Taren drejtor sportiv të Milanit
    Lorik Cana thotë se Igli Tare është i duhuri për Drejtor Sportiv te Milani dhe se rezultatet flasin vetë për ish-numrin 2 të klubit të Lacios. Duke për mediat italiane ish-mbrojtësi i Lacios, Lorik Cana tregoi përvojat e tij të përbashkëta me Igli Taren, në klubin roman dhe një nga kandidatët kryesorë për të marrë frenat e merkatos te 7 herë kampionët e Evropës. “Ne njihemi prej 25 vitesh. Për mua në radhë të parë ai është një mik dhe padyshim që konsideron ime për të qenë shumë e lartë, para së gjithash në personale. Si menaxher, faktet flasin për të. të ardhmen, por ne shqiptarët i urojmë më të mirën, sepse është një pikë referimi në aspektin sportiv në vend”, deklaroi Lorik Cana ndër të tjera.
    Kosovë/ Ballkani fiton duelin me Dukagjinin, ngjitet i dyti
    Kosova vijon të rrisë cilësinë e kampionatit të saj, duke dëshmuar se po bën progres edhe në paraqitjet e klubeve të saj në garat e UEFA-s, duke marrë për këtë shembull skuadrën e Ballkanit. Pikërisht ky i fundit, ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Dukagjinit në Klinë. Të premten në stadiumin “18 Qershori”, kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë fitoi me rezultatin 5:0. Nga dy gola shënuan Sunday Adetunji dhe Bleart Tolaj, kurse Bernard Karrica e shtoi një tjetër. Adetunji realizoi në minutën e katërt e të 32-të, ndërsa Tolaj në minutën e 49-të dhe të 64-t. Në minutën e fundit të ndeshjes për 5:0 realizoi Karrica. Ballkani me këtë fitore tani ka 50 pikë në vendin e dytë, dhjetë më pak se Drita lidere që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Dukagjini që po lufton për mbetje në elitë, mbetet me 35 pikë pas 28 ndeshjeve. 35 pikë i ka edhe Prishtina me një ndeshje më pak të zhvilluar. Në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit, Suhareka ka 32 pikë, ndërsa Llapi i nënti, i parafundit, ka 30 pikë. Suhareka luan kundër Prishtinës të shtunën, ndërsa të dielën janë ndeshjet Malisheva-Drita dhe Gjilani-Llapi. Edhe këto ballafaqime nisin në orën 15:00.