Marco Tardelli, legjenda e Juventusit, ka analizuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit bardhezi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke u ndalur fillimisht te trajneri aktual Igor Tudor:
“Tudor është treguar trajner i mirë dhe i besueshëm, por nëse ke mundësinë të marrësh Conte, atëherë mos hezito… Antonio është më i strukturuari për të fituar kampionatin. E tregoi edhe këtë vit me Napolin”.
Sa iu përket bazave për rindërtimin e skuadrës, Tardelli e nis nga emri më i përmendur i sezonit: “Do ta nisja patjetër nga Yildiz, është një nga të preferuarit e mi. I ri, me cilësi dhe me shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Më pëlqen edhe Koopmeiners. Këtë sezon e penalizuan ambientimi i vështirë dhe dëmtimet, por meriton një shans tjetër”.
Në lidhje me të ardhmen e skuadrës bardhezi, Tardelli shtoi: “Duhet parë kush do të largohet, si Conceição, Kolo Muani, Veiga… Dhe pastaj çfarë do të ndodhë me Vlahovic. Nëse largohet sulmuesi serb, duhet patjetër një zëvendësues”.
Për repartin ofensiv, përmendet emri i Osimhen si kandidat për të zëvendësuar serbin, por Tardelli është i qartë: “Osimhen është sulmues i mirë, di të shënojë, por edhe ai ka nevojë për skuadrën. Ashtu si Vlahovic. Më mirë sesa Osimhen, në Juventusin e së ardhmes unë do të shihja vetë Vlahovic. Thjesht duhet ndihmuar më shumë”.
Në fund, një ide për mesfushën: “Do i jepja prioritet Tonalit. Një lojtar i shkëlqyer, italian, do ishte goditje e nivelit të lartë”.
Tag: tardelli
-

Tardelli këshillon Juventusin: Merr Conten dhe Tonalin, nëse do ta fitosh titullin kampion
-

Tardelli: Këtë kampionat mund ta humbasë vetë Napoli. Largimi i Contes? Ka dhënë sinjale…
Mbi garën e titullit mes Interit dhe Napolit, gabimin e këtij të fundit kundër Genoa, ka folur për “Il Mattino” ish-mesfushori kampion bote në vitin 1982, Marco Tardelli: “Ndeshje të tilla si ajo e fundit në ‘Maradona’ ndodhin, ndoshta ndikoi edhe rezultati i Interit. Sidoqoftë, unë vazhdoj të besoj se këtë kampionat mund ta humbasë vetëm Napoli.
Sigurisht, ata e shpërdoruan një mundësi shumë të madhe për t’i mbyllur pothuajse përfundimisht llogaritë për titullin, edhe sepse nuk po përballeshin me një skuadër të pamposhtur apo në nivelin e tyre. Interi po bën thjesht detyrën e vet.
Të dielën ndoshta gjithçka do të vendoset. Si më është dukur Napoli? Në ‘Maradona’, kundër skuadrave më të dobëta, Napoli shpesh nuk ka pasur rezultate negative, por rezultate më të dobëta nga sa pritej. Megjithatë, edhe pse barazoi ndaj Genoa, duhet të them që e pashë mirë skuadrën e Contes, me ndonjë rënie të vogël. Është normale që tani të fillojë të ndjehet pak frika”.
A janë ndërruar rolet dhe gjendja psikologjike?Tani Inzaghi do të aktivizojë lojtarët që s’kanë luajtur shumë. Ata janë më të freskët dhe duan të tregojnë veten. Por, nëse Napoli fiton, nuk ka shumë për të diskutuar. Kur ke mendje të kthjellët, je i përqendruar dhe i etur për triumf, arrin ta udhëheqësh edhe trupin më mirë.
A do ta kenë zikaltërit mendjen te finalja e Champions-it?Ta kesh mendjen te Champions-i nuk është ndonjë disavantazh. Përkundrazi. Lojtarët kanë mundësi të rikuperohen. Siç u pa edhe ndaj Torinos, zikaltrit mund të luajnë fare mirë me rezervat, të cilët në fakt nuk janë rezerva, por titullarë që qëndrojnë në stol. Napoli, për fat të keq, nuk e ka këtë cilësi dhe thellësi në skuadër.
A do të largohet Conte në fund të sezonit?Nëse fiton kampionatin, mund të largohet. Edhe nëse nuk e fiton, mund të largohet pa ndonjë dramë. Në fakt, sinjalet për largim i ka dhënë tashmë. -

Tardelli lartëson Interin dhe Inzaghin: E kanë merituar plotësisht finalen e Champions-it
Marco Tardelli, ish-mesfushori legjendar italian, ka shkruar një opinion për gazetën “La Stampa”, ku lavdëron Simone Inzaghin dhe Interin për arritjen në finalen e Ligës së Kampionëve: “Të gjithë në këmbë për të nderuar punën e madhe të Simone Inzaghit.
I shpëtoi tripleta, por ende ka mundësinë të hyjë në histori duke fituar një Champions që deri tani është mëse i merituar, me paraqitje që tregojnë cilësinë e Interit, përkushtimin që këta djem kanë treguar deri në fund, duke hedhur zemrën përtej pengesave, pavarësisht një forme fizike jo 100%”.
Tardelli vlerëson sidomos aftësinë menaxheriale të Inzaghit në drejtimin e një grupi të pasur me cilësi, që në kushte normale mund të kishte sjellë probleme për balancën e ekipit: “Aftësia e Simone në menaxhimin e një skuadre me cilësi të qarta, që zakonisht mund të krijojë probleme, ka qenë perfekte. Lojtarë që në skuadra të tjera të mëdha do të kishin qenë titullarë, janë përshtatur duke pritur momentin e tyre. Dhe kur momenti ka ardhur, e kanë shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Ky moment, sipas Tardellit, ka qenë ndeshja ndaj Barcelonës, sidomos gjysmëfinalja e kthimit, kur gjatë kohës shtesë ndodhi “mrekullia”: “Goli i Frattesit, vrapimi i tij, ai shikim i mbushur me mosbesim, lumturi dhe dëshirë për hakmarrje… Vetëm ai e di çfarë ka ndjerë në atë çast, një moment që do të mbetet përjetë i gdhendur në lëkurën dhe zemrën e tij”.
Tardelli e përmbyll analizën duke e cilësuar këtë rrugëtim drejt finales si një shembull të frymës së sakrificës dhe menaxhimit të shkëlqyer. Kjo i jep Interit merita të plota për të luftuar për trofeun më të rëndësishëm në Europë. -

Tardelli, i mahnitur nga Yamal: Rrallëherë shohim “adoleshentë” kaq vendimtarë…
Në editorialin e tij të zakonshëm për “La Stampa”, Marco Tardelli, ish-mesfushori kampion bote me Italinë më 1982, ka folur me superlativa për yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal:
“Rrallëherë ndodh që në moshën 17-vjeçare, sa është Lamine (do të mbushë 18 vjeç më 13 korrik), të shohim lojtarë kaq vendimtarë në nivele të larta, si Liga e Kampionëve, ku ai është protagonist absolut, apo Europiani i një viti më parë, kur në moshën 16-vjeçare ishte ndër liderët e Spanjës kampione, me një super gol ndaj Francës në gjysmëfinale”.
Paralelizmi me Messin është i pashmangshëm, sipas Tardellit: “Fanella është e njëjtë, gjithçka nisi me atë foto të famshme ku Leo Messi e mbante në krahë Yamal-in e vogël. Sot kemi sigurinë se nuk është një krahasim i ekzagjeruar”.
Të dhënat flasin vetë: “Në moshën e Yamal, Messi kishte grumbulluar 7 paraqitje dhe asnjë gol. Ndërkohë që Lamine ka arritur tashmë 100 ndeshje me Barcelonën, me 22 gola dhe 31 asiste”.
Por, mbi të gjitha, thekson Tardelli, është ajo që shohim në fushë: “Magjitë që tregoi kundër Interit, të mërkurën mbrëma, goli dhe dy traversat, lëvizje që shumica e kolegëve të tij nuk arrijnë as t’i mendojnë, të kombinuara me qëndrimin prej lideri (në fund të ndeshjes nuk ishte aspak i lumtur, pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer), tregojnë se kemi të bëjmë me një fenomen të ri”.