Pas më shumë se tre dekadash qëndrimi pas kamerës, regjisori legjendar Quentin Tarantino po rikthehet në botën e aktrimit me një rol të ri surprizues. Fituesi i shumëfishtë i çmimeve ndërkombëtare do të shfaqet në filmin “Only What We Carry”, nën regjinë e Jamie Adams, në atë që përshkruhet si projekti i tij më i rëndësishëm në ekranin e madh që nga “From Dusk Till Dawn” (1996).
Drama, e cila është xhiruar në Francë, trajton tema të ndjeshme si dashuria, humbja dhe forcën për të ecur përpara pas momenteve të vështira. Filmi është cilësuar si një “udhëtim emocional dhe intim”, ku Tarantino luan rolin e John Percy-t, mikut të ngushtë të personazhit kryesor Julian Johns, i interpretuar nga Simon Pegg.
Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe aktorë të njohur si Sofia Boutella, Charlotte Gainsbourg dhe Liam Hellmann, ndërsa këngëtarja e njohur Lizzy McAlpine do të bëjë debutimin e saj të parë në kinemanë artistike.
Ky rikthim i Tarantinos në aktrim vjen pas lajmit se ai ka vendosur të pezullojë projektin e tij të shumëpërfolur “The Movie Critic”, i cili pritej të ishte filmi i dhjetë dhe njëkohësisht i fundit në karrierën e tij si regjisor.
Ndërkohë që fansat presin të shohin nëse Tarantino do t’i përmbahet vendimit për t’u tërhequr nga regjia, rikthimi i tij në aktrim pritet të sjellë një anë të re dhe të papritur të një prej figurave më ikonike të kinemasë moderne.
Tag: tarantino
-

Quentin Tarantino rikthehet pas 30 vitesh në aktrim!
-

Quentin Tarantino zbulon se cilin film e konsideron ‘më të mirin’ e tij
Regjisori i famshëm i Hollivudit, Quentin Tarantino, ka zbuluar se cilin nga filmat e tij e konsideron veprën më të mirë, duke ndarë me publikun edhe filmin e tij të preferuar personal dhe atë për të cilin ndihet se “ka lindur” për ta bërë.
Në një intervistë për podkastin “The Church of Tarantino”, regjisori 62-vjeçar bëri një ndarje të qartë mes tre filmave kryesorë të tij:
Filmi i tij më i mire
Tarantino e cilësoi filmin e vitit 2009, “Inglourious Basterds”, si “kryeveprën” e tij. Filmi, me protagonistë Brad Pitt dhe Christoph Waltz, ndjek një grup ushtarësh amerikanë që planifikojnë të vrasin udhëheqës nazistë.
Filmi i tij i preferuar
Për këtë kategori, ai zgjodhi filmin e tij më të fundit me metrazh të gjatë, “Once Upon a Time… in Hollywood”.
Filmi që ndien se ka lindur për ta bërë
Tarantino tha se filmi “Kill Bill”, i ndarë në dy vëllime, është filmi për të cilin ai ndjen se “ka lindur”. Ai theksoi se çdo aspekt i këtij filmi vjen drejtpërdrejt nga imagjinata dhe pasionet e tij.
Tarantino, fitues i dy çmimeve Oscar për skenarët e filmave “Pulp Fiction” dhe “Django Unchained”, theksoi gjithashtu se, pavarësisht sa i do këta filma, ai i vlerëson “Pulp Fiction” dhe “Reservoir Dogs” si vepra me “budallallëqe amatoreske”, duke pranuar se i kishte bërë në fillim të karrierës kur “nuk dinte se çfarë duhej të dinte”.
Gjatë intervistës, ai zbuloi se projekti i tij i fundit, “Aventurat e Cliff Booth”, një vazhdim i “Once Upon a Time… in Hollywood”, sapo ka filluar xhirimet. Kjo vjen pasi ai hoqi dorë nga ideja për filmin e tij të fundit, “The Movie Critic”, duke shpjeguar se kishte humbur entuziazmin për ta sjellë atë në ekranin e madh.
-

Quentin Tarantino zbulon cili është filmi i tij më i mirë
Regjisori i njohur i Hollivudit, Quentin Tarantino, ka zbuluar se cilin nga filmat e tij e konsideron më të mirin, dhe ndoshta nuk është ai që do të prisnit.
Regjisori amerikan ka fituar dy çmime Oscar: një për skenarin e “Pulp Fiction” në vitin 1994 dhe një tjetër për skenarin e “Django Unchained” 18 vjet më vonë.
Por, asnjë nga këta nuk është filmi që ai e konsideron më të mirë, madje as të preferuarin e tij.
Në vend të tyre, Tarantino tha se filmi i vitit 2009 “Inglourious Basterds” është vepra e tij më e mirë, ndërsa i preferuari i tij është filmi i fundit që ka realizuar, “Once Upon a Time… in Hollywood”. Ai i bëri këto komente gjatë një interviste në podkastin “The Church of Tarantino”, në një episod të publikuar të premten.
I pyetur se cili film i tij është i preferuari, regjisori 62-vjeçar u përgjigj:“‘Once Upon a Time… in Hollywood’ është i preferuari im, ‘Inglourious Basterds’ është më i miri, por mendoj se ‘Kill Bill’ është filmi më ‘Quentin’ nga të gjithë, askush tjetër nuk mund ta kishte bërë atë.”
I vendosur në Francën e pushtuar nga nazistët dhe me Brad Pitt e Christoph Waltz në rolet kryesore, “Inglourious Basterds” ndjek një grup ushtarësh hebrenj amerikanë që planifikojnë të vrasin liderët nazistë. Tarantino shtoi se çdo aspekt i historisë së dy pjesëve të “Kill Bill”, ku Uma Thurman luan një vrasëse që kërkon hakmarrje pasi zgjohet nga koma, buron nga imagjinata, pasionet dhe dashuritë e tij.
“Prandaj mendoj se ‘Kill Bill’ është filmi që kam lindur për ta bërë. Mendoj se ‘Inglourious Basterds’ është kryevepra ime, por ‘Once Upon a Time… in Hollywood’ është i preferuari im,” tha ai.
Megjithatë, disa nga filmat e tij kanë marrë edhe kritika.
I pyetur nëse do të ndryshonte ndonjë gjë nga veprat e tij, Tarantino pranoi se kishte bërë disa gabime gjatë rrugës.
“E vetmja gjë që më ‘pickon’ është disa pamje të vogla në ‘Reservoir Dogs’ dhe ‘Pulp Fiction’,” tha ai, duke shtuar se të dy kishin disa elemente “amatore”. Edhe pse ai “i do” të dy filmat, pranoi se ishin bërë në fillimet e karrierës së tij, kur “nuk e dija çfarë nuk dija.” Ai nuk deshi të tregonte gabimet specifike, por përmendi pajisje të dukshme në skenë, hijen e mikrofonit boom dhe shenjat në dysheme për pozicionimin e aktorëve.“Të duhen të paktën dy filma për të kuptuar se si bëhet,” tha me shaka.
Gjatë intervistës, Tarantino tha se projekti i tij i fundit, “The Adventures of Cliff Booth”, vazhdim i “Once Upon a Time… in Hollywood”, ka nisur tashmë xhirimet.
“Once Upon a Time… in Hollywood” kishte në rolet kryesore Leonardo DiCaprion si aktorin televiziv në rënie Rick Dalton, dhe Brad Pitt si dublanti i tij Cliff Booth. Së bashku, përpiqen të rifitojnë famën dhe suksesin.
Tarantino kishte thënë më parë se filmi i radhës që do të regjistronte do të ishte edhe i fundit i tij. Fillimisht ishte përfolur se do të ishte një skenar i titulluar “The Movie Critic”, por ai e hoqi dorë nga ideja vitin e kaluar.
Duke shpjeguar pse e anuloi projektin, ai tha se humbi interesin për ta sjellë atë histori në ekran.
“E tërhoqa prizën,” tha ai.“Isha shumë i entuziazmuar për shkrimin, por nuk isha edhe aq i ngazëllyer për ta dramatizuar atë që kisha shkruar kur nisëm përgatitjet. Pjesërisht sepse po përdorja të njëjtën qasje që kisha mësuar nga ‘Once Upon a Time… in Hollywood’,” shtoi ai, duke shpjeguar se “The Movie Critic” do të ishte vendosur në të njëjtën kohë dhe vend./CNN/KultPlus.com
-

Nga të gjithë filmat e tij, Tarantino përzgjedh si më të mirin ”Inglourious Basterds”
Edhe vetë regjisori i famshëm hollivudian, Quentin Tarantoni ka një film të tijin që e konsideron si më të mirin, shkruan Jack Dunn për variety.com.
Gjatë një interviste në podkastin “The Church of Tarantino”, fituesi dy herë i çmimit Oscar, regjisori Quentin Tarantino zbulon filmin e tij të preferuar.
“‘Once Upon a Time in Hollywood’ është i preferuari im, ndërsa ‘Inglourious Basterds’ është filmi im më i mirë”, thekson Tarantino.
”Sidoqoftë, mendoj se ‘Kill Bill’ mbetet një film që asnjë tjetër nuk mund ta kishte bërë. Çdo aspekt i tij është kaq i veçantë, pasi është si tentakulat dhe indet e përgjakshme, të nxjerra nga imagjinata ime, vetja ime, dashuritë e mia, pasioni im dhe obsesioni im. Kështu që mendoj se ‘Kill Bill’ është filmi që kam lindur për të bërë, ‘Inglourious Basterds’ është kryevepra ime dhe ‘Once Upon a Time in Hollywood’ është i preferuari im”, theksoi regjisori hollivudian.
Tarantino bën edhe një përzgjedhje të skenarëve të tij të preferuar dhe më të mirë.
“Mendoj se ‘Inglourious Basterds’ është skenari im më i mirë, ndërsa ‘Hateful Eight’ dhe ‘Once Upon a Time in Hollywood’ vijnë pikërisht pas tij”, shpjegon ai.
“Por, ka një aspekt të ‘Hateful Eight’ që në fakt mendoj se është ndoshta regjia ime më e mirë që është subjekti, i cili është i fortë. Pra, nuk është se duhet ta krijoj unë, si ‘Kill Bill’, është i fortë, është aty, dhe mendoj se ky është shërbimi im më i mirë për subjektin tim si regjisor”, shton ai.
Tarantino foli gjithashtu edhe për filmin e tij të 10-të dhe të fundit, për të cilin flitej prej kohësh.
Ky film është ”The Movie Critic”.
Tarantino tha se projekti u anulua përfundimisht sepse ishte shumë i ngjashëm me punët e tij të mëparshme./KultPlus.com