Tag: taraku

  • Morena Taraku ngjall dyshime se do martohet, fotoja që po bën xhiron e rrjeteve

    Morena Taraku ngjall dyshime se do martohet, fotoja që po bën xhiron e rrjeteve

    Prej kohësh, këngëtarja dhe influencerja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka zgjedhur ta mbajë jetën e saj personale larg syrit të publikut. Por, ndonëse ka ruajtur sekret, një postim i fundit i saj në rrjete sociale ka mjaftuar që ndjekësit të nisin me hamendësimet.
    Në një foto të publikuar në Instagram, Morena shihet në atelienë e dizajneres së njohur shqiptare, Lia Stublla, një detaj që menjëherë ndezi thashethemet se artistja mund të jetë në prag të një ndryshimi të madh në jetën e saj: martesa.
    E veshur me elegancë dhe rrezatuese si gjithmonë, ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë në mbishkrimin e fotos, duke e lënë publikun në dilemë. Megjithatë, prania e saj në atelienë e një stilisteje të njohur për veshjet e nuseve ka mjaftuar që komentet të mbushen me pyetje të tipit “A po përgatitesh për vellon e bardhë?” dhe “A do të kemi dasmë së shpejti?”.
    Burime pranë saj nuk kanë dhënë asnjë konfirmim, ndërsa Morena vetë ka zgjedhur të heshtë, siç di ta bëjë më së miri kur bëhet fjalë për jetën private.
    Fansat, nga ana tjetër, po presin me padurim nëse këngëtarja do të ndajë lajmin e madh dhe sidomos të zbulojë identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.
    Screenshot

  • Morena Taraku me një mesazh nga spitali: Jetoni jetën pa stres, është e bukur

    Morena Taraku me një mesazh nga spitali: Jetoni jetën pa stres, është e bukur

    Morena Taraku ka ndarë me ndjekësit një moment nga jeta e saj, duke postuar një foto nga spitali ku shfaqet me fashë në zonën e barkut, pas një ndërhyrjeje të paqartë. Në një mesazh të ndjerë, ajo tregon se muajt e fundit kanë qenë të mbushur me ulje-ngritje emocionale, përfshirë shqetësime shëndetësore dhe stres të madh, si dhe momente të gëzueshme. Por përmes këtij postimi, Morena përcjell një mesazh të fortë:
    “Ju lutem, jetoni jetën pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur dhe nuk duhet të marrim asnjë minutë të saj të mirëqenë.”
    Ajo thekson se lumturia e vërtetë gjendet te njerëzit që na duan dhe që i duam.
    “Kaloni jetën me ata që ju duan dhe që i doni. Kjo është lumturia e vërtetë.”

  • Morena Taraku rrëfen tmerrin gjatë tërmetit në Turqi

    Morena Taraku rrëfen tmerrin gjatë tërmetit në Turqi

    Morena Taraku ka rrëfyer tmerrin që përjetoi pasi një tërmet i fortë goditi Stambollin para pak orësh.
    Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo thotë se në momentin kur ndodhi goditja ishte në spital me babanë e saj.
    “Isha në spital me babanë tim, shumë pak larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda dhe thash “Baba, baba, baba”, derisa kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë”, ka shkruar këngëtarja.
    “Uroj që Zoti të mbrojë këdo dhe asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Jam ende e traumatizuar, por jemi mirë”, vazhdoi ajo.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Turqia “shkundet” nga tërmeti i fuqishëm, Morena Taraku rrëfen momentet e panikut: Isha në spital me babin

    Turqia “shkundet” nga tërmeti i fuqishëm, Morena Taraku rrëfen momentet e panikut: Isha në spital me babin

    Modelja dhe këngëtarja shqiptare Morena Taraku ka reaguar në rrjete sociale pas tërmetit të fuqishëm që goditi Stambollin mesditën e sotme.
    Në platformën e “Instagram”, Taraku ka shkruar se në ato momente ndodhej në spital me babain e saj kur papritur ndjehu tërmetin dhe vrapoi menjëherë drejt tij duke thërritur me të madhe “babi, babi”.
    Këngëtarja rrëfen se ishte një moment i tmerrshëm ndërsa shprehet falenderuese ndaj zotit për faktin që janë mirë.

    “Isha me babain në spital, shumë pak larg tij kur papritur ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur ‘babi, babi’, derisa ia kapa dorën dhe dolëm jashtë. Ngjarja ishte e papërshkrueshme. Ju betohem, ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që do të ballafaqohesha me vdekjen pa të.
    S’e kam imagjinuar kurrë që, nëse do të ballafaqohesha me vdekjen, do të shkoja pa të. Jam ende e traumatizuar, por jemi mirë.”