Tag: tapetin

  • Fusha e “Loro Boriçit” gati, do të ndryshojnë edhe ndenjëset e stadiumit të Vllaznisë

    Fusha e “Loro Boriçit” gati, do të ndryshojnë edhe ndenjëset e stadiumit të Vllaznisë

    U mendua se fillimisht ndeshja me Dinamon do të luhej në një stadium tjetër për Vllazninë. Kjo për shkak të mbjelljes së barit në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”.
    Punime të cilat kanë nisur në Shkodër që nga dueli i fundit i luajtur në shtëpi përballë Tiranës në datën 24.10.2025. Pra, pak më shumë se dy javë më përpara, por duket se një periudhë e tillë kohore ka qenë e mjaftueshme për të “sistemuar” gjithçka përsa i përket fushës së stadiumit. Kjo pasi punimet kanë qenë me ritme intensive, të mbuluara totalisht nga Bashkia Shkodër. E cila administron impiantin dhe është përgjegjëse për ambientet e tija. Në këtë mënyrë tashmë gjithçka është gati për ndeshjen me Dinamon në Shkodër.

    Me tapetin e ri të stadiumit që patjetër ka përmirësuar cilësinë e fushës së mëparshme. E cila në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës u pa qartë që ishte në gjendje të mjerueshme. Por, në mënyrë që Vllaznia të mos humbasë asnjë ndeshje në shtëpi, që ka qenë edhe pika e fortë e shkodranëve është bërë më e mira që punimet të përfundojnë në kohën e duhur. Tashmë gjithçka do të zyrtarizohet me duelin e radhës ndaj Dinamos. Ku pas ndërhyrjeve për tapetin e ri, është premtuar edhe një ndërhyrje në tribunat e stadiumit apo edhe pankinat ku ulen ekipet.
    Pasi ndenjëset tashmë janë konsumuar totalisht dhe thuajse janë jashtë funksionit. Dhe për këto rinovime në “Loro Boriçi” do të presim për zhvillime të reja në ditët në vijim, kjo për t’i dhënë një pamje tjetër stadiumit të dytë për nga rëndësia dhe kapaciteti në vendin tonë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Një film, një ndarje dhe një ribashkim në tapetin e kuq, çfarë fshihet pas buzëqeshjeve të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

    Një film, një ndarje dhe një ribashkim në tapetin e kuq, çfarë fshihet pas buzëqeshjeve të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

    Pavarësisht ndarjes së tyre, Ben Affleck vazhdon të mbështesë ish-bashkëshorten Jennifer Lopez në karrierën e saj artistike. Aktorja dhe këngëtarja 56-vjeçare luan rolin kryesor në filmin muzikor Kiss of the Spider Woman, i cili u shfaq premierë të hënën, më 6 tetor, në Nju Jork.
    Affleck, 53 vjeç, ishte i pranishëm në këtë event surprizë, si bashkë-producent i filmit përmes kompanisë së tij Artist Equity, të cilën e themeloi me mikun dhe bashkëpunëtorin Matt Damon. Dyshja, që u divorcua në fillim të vitit 2025, u shfaqën së bashku në tapetin e kuq dhe u panë duke biseduar miqësisht.
    Lopez falënderoi publikisht Affleck për kontributin e tij në realizimin e filmit: “Ky film nuk do të ishte bërë pa Benin dhe pa Artist Equity,” tha ajo. “Ishte një përvojë që më ndihmoi të kaloj një periudhë të vështirë në jetën time personale.”
    Filmi, i drejtuar nga Bill Condon (Chicago), është një rikrijim i muziklit të vitit 1993 dhe bazohet në romanin e Manuel Puig. Krahas Lopez, në film luajnë edhe Diego Luna dhe Tonatiuh.
    Kiss of the Spider Woman u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit Sundance 2025 dhe është pritur me interes të madh për përzierjen e dramës, muzikës dhe mesazheve të forta emocionale.

  • Doue dhe Dembele në tapetin e kuq të ”Topit të Artë” me hitin e Taynës ”Si Ai”

    Doue dhe Dembele në tapetin e kuq të ”Topit të Artë” me hitin e Taynës ”Si Ai”

    Showbiz E Martë, 23 Shtator 2025 15:16
    Ceremonia e ”Topit të Artë” nuk solli vetëm emocionet e lojtarëve më të mirë të vitit, por edhe një prekje artistike që lidhet me Kosovën. Në tapetin e kuq u shfaqën emra të mëdhenj të futbollit, mes tyre Doue dhe Ousmane Dembele, të cilët tërhoqën vëmendjen e mediave botërore me paraqitjen e tyre.
    Por një detaj i veçantë tërhoqi po aq interes: muzika që shoqëronte atmosferën ishte e artistes së njohur, Tayna. Kënga e saj u dëgjua gjatë mbrëmjes, duke e bërë eventin edhe më të veçantë. Prania e muzikës së Taynas në një ceremoni kaq prestigjioze është dëshmi e qartë e ndikimit dhe përhapjes së artit shqiptar përtej kufijve.

    Ajo po hyn gjithnjë e më shumë në skenat elitare ndërkombëtare, duke përfaqësuar me krenari kulturën e saj. Ky nuk është rasti i parë që muzika e saj arrin deri në ngjarje apo platforma të rëndësishme. Tayna tashmë ka ndërtuar një reputacion të fortë në tregun global, por Ballon d’Or e përforcon edhe më shumë këtë sukses.

  • Javier Bardem shfaqet me një shall palestinez në Emmy 2025, mesazhi që dërgoi për Gazën

    Javier Bardem shfaqet me një shall palestinez në Emmy 2025, mesazhi që dërgoi për Gazën

    Yjet më të mëdhenj të industrisë televizive shfrytëzuan çmimet Emmy të këtij viti për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj luftës së Izraelit në Gaza, si në paraqitjet e tyre në tapetin e kuq, ashtu edhe përmes fjalimeve të pranimit të çmimeve.

    Aktorja e serialit Hacks, Hannah Einbinder, e cila fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë Mbështetëse në një Serial Komedi, mbante distinktivin e kuq të iniciativës “Artists4Ceasefire”. Ky simbol u mbajt gjithashtu nga Aimee Lou Wood dhe Natasha Rothwell nga White Lotus, Ruth Negga nga Presumed Innocent dhe Chris Perfetti nga Abbott Elementary.
    Ky distinktiv i bën thirrje qeverisë amerikane të ndërmarrë hapa për një “ulje të menjëhershme të tensioneve dhe një armëpushim në Gaza dhe Izrael, përpara se të humbasin më shumë jetë”.
    Në fjalimin e saj të pranimit, Einbinder u shpreh: “Bojkoti është një mjet efektiv për të ushtruar presion mbi ata që janë në pushtet që t’i përgjigjen momentit historik. Bojkoti i Punëtorëve të Filmit për Palestinën nuk synon individë, por vetëm institucionet e përfshira drejtpërdrejt në gjenocid. Mendoj se është një masë e rëndësishme dhe jam e lumtur që kam marrë pjesë.”Më herët, ajo kishte deklaruar: “Kam miq në Gaza që po punojnë në vijën e parë si mjekë, tani në pjesën veriore, duke ofruar kujdes për gratë shtatzëna dhe duke krijuar shkolla në kampet e refugjatëve për fëmijët në moshë shkollore.”
    Aktori spanjoll Javier Bardem, i nominuar këtë vit për rolin e tij në Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story, u shfaq në tapetin e kuq me një keffiyeh (shami tradicionale palestineze) dhe deklaroi:“Nuk mund të punoj me dikë që justifikon ose mbështet gjenocidin.”

    Megan Stalter nga Hacks mbante një çantë ku ishte shkruar me shënues fjala “Armëpushim!”.
    Në vazhdim, Bardem shtoi: “Nuk do të punoj më kurrë me kompani që nuk e dënojnë gjenocidin në Gaza. Nëse do të humbas disa vende pune, kjo është krejtësisht e parëndësishme përballë asaj që po ndodh atje.”
    Që nga viti 2023, nisma Artists4Ceasefire është bërë një pjesë e zakonshme e paraqitjeve të të famshmëve në tapetin e kuq, duke u shfaqur në ceremoni si çmimet Oscar dhe Emmy të vitit të kaluar.
    Kjo nismë deklaron se është: “Një përpjekje për të bashkuar zërat dhe platformat tona për të përforcuar thirrjen globale për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, kthimin e të gjithë pengjeve dhe ofrimin e menjëhershëm të ndihmës humanitare për civilët në Gaza. Ne mbështesim humanitetin tonë të përbashkët dhe një të ardhme të bazuar në liri, drejtësi, dinjitet dhe paqe për të gjithë njerëzit.”

    Top Channel

  • Julia Roberts ecën në tapetin e kuq për herë të parë në Venecia

    Julia Roberts ecën në tapetin e kuq për herë të parë në Venecia

    Julia Roberts ka shënuar debutimin e saj në Festivalin e Filmit në Venecia me një paraqitje mbresëlënëse, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të mrekullueshëm Versace blu marine. Fustani, i dizajnuar nga Dario Vitale, drejtori i ri krijues i markës italiane, ishte një model i ngushtë i realizuar me pëlhurë krep, dhe ishte i qëndisur me detaje të imta Damier në fije mëndafshi të zezë.
    Roberts, 57 vjeç, shkëlqeu në tapetin e kuq përkrah regjisorit Luca Guadagnino dhe aktorëve të tjerë të filmit “After the Hunt”, Andrew Garfield, Ayo Edebiri dhe Chloë Sevigny. Pas premierës, filmi mori një duartrokitje të gjatë prej gjashtë minutash. Julia luan rolin e një profesoreshe universiteti, e cila përballet me një krizë profesionale dhe personale pas akuzave të një studenteje ndaj një kolegu të saj.
    Pas shfaqjes, emocioni ishte i papërshkrueshëm, ndërsa aktorët dhe regjisori u përqafuan përpara audiencës të cilët shpërthyen në duartrkitje. Në audiencë ishte edhe Monica Barbaro, e nominuar për Oscar për “A Compete Unknown”, e cila do të luajë në filmin e ardhshëm të Guadagnino-s, “Artificial”.
    Filmi ka shkaktuar gjithashtu diskutime për mesazhin e tij lidhur me lëvizjen #MeToo dhe kulturën e anulimit.
    Julia Roberts, me paraqitjen e saj të paharrueshme dhe me një rol që premton të ngjallë debate të thella, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikëve, duke lënë një shenjë të fortë në Festivalin e Filmit në Venecia.

  • Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

    Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

    Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit.
    Yje të kinemasë, regjisorë europianë dhe aziatikë do të zbresin në lidon e famshme nga 27 gushti në një event ku nuk do të mungojnë dozat e tensioneve politike apo luftës në gaza…festivali 11 ditor, shënon fillimin e sezonit të çmimeve në kinematografi, ndërsa filmat që kanë pasur premierën e tyre në Venecia gjatë 4 viteve të fundit kanë marrë më shumë se 90 kandidatura për Oscar dhe kanë fituar gati 20 të tilla, shkruan A2 CNN.
    Mes yjeve që pritet të parakalojnë në tapetin e kuq janë Julia Roberts, Emma Stone, George Clooney, Dwayne Johnson, Emily Blunt, Andrew Garfield, dhe Amanda Seyfried, ndërsa programi përfshin zhanre nga trillerat psikologjik tek dramat e dokumentarët.
    Por kjo festë e kinemasë nuk mund të mos preket nga gjeopolitika. Një grup i përbërë nga personalite të të industrisë, i quajtur Venice4Palestine, i ka bërë thirrje festivalit të mbajë një qëndrim të forte ndaj luftës në Gaza, duke u kërkuar organizatorëve të promovojnë zërat palestinezë dhe të denoncojnë veprimet izraelite.
    Thirrja është nënshkruar nga më shumë se 1500 persona, përfshirë regjisorë, të tillë si Ken Loach dhe  Matteo Garrone dhe po ashtu aktorë. Politika ndërkombëtare dhe intrigat globale do të dominojnë edhe mes prodhimeve në garë të edicionit të 82 të festivalit më të vjetër të filmit në botë.
    Regjisorja Kathryn Bigelow do të shfaqë për herë të parë trillerin bërthamor “shtëpia e dinamitit’, në Lido, ndërsa Olivier Assayas do të prezantojë “Magjistarin e Kremlinit”, që tregon ngjitjen drejt pushtetit të Vladimir Putinit.
    Presidenti rus do të portretizohet nga Jude Law. Për çmimin e shumëlakmuar të luanit të artë do të garojë gjithashtu Guillermodel Toro me një version të ri të Frankenstein dhe Noah Baumbach me komedinë dramtike, “Jay Kelly”. Film tjetër i shumëpritur është “la grazia’e paolo sorrentinos”, i cili do të çelë festivalin.

  • Margot Robbie: Shfaqja e parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit të saj

    Margot Robbie: Shfaqja e parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit të saj

    Margot Robbie ka bërë rikthimin e shumëpritur në tapetin e kuq, duke marrë vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit të saj të ri romantik A Big Bold Beautiful Journey.
    Aktorja pozoi me Colin Farrell, bashkë-yllin në film, teksa u duk më e bukur se kurrë në një fustan të shkurtër e të zi që i theksonte linjat mahnitëse, ndërthurur me sandale të zeza dhe flokë bjonde të stiluar në mënyrë të përkryer.
    Farrell zgjodhi një stil më të lehtë e të relaksuar, me xhinse, bluzë të bardhë dhe xhaketë të zezë, një kontrast i zhdërvjellët me elegancën e Robbie-së.
    Ky event është paraqitja e saj e parë publike që nga nëntori i vitit të kaluar, kur konfirmoi se kishte sjellë në jetë djalin e saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley, pak kohë pas njoftimit të shtatzënisë gjatë verës së 2024.

    Përveç jetës së re si nënë, Robbie nuk ka ndalur karrierën, që nga marsi është parë në xhirimet e adaptimit të Wuthering Heights (nën regjinë e Emerald Fennell). Ndërsa paraqitja e saj publike e parë pas sukseseve me Barbie, nënvizon njërin nga momentet më emocionuese të këtij sezoni.

  • Takim historik në Alaska: Trump dhe Putin shtrëngojnë duart

    Takim historik në Alaska: Trump dhe Putin shtrëngojnë duart

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur homologun e tij rus, Vladimir Putin, me një ceremoni zyrtare në tapetin e kuq.

    Të dy udhëheqësit ecën në tapetin e kuq të shtruar posaçërisht, i cili lidhte vendet e mbërritjes së aeroplanëve të tyre dhe i çonte drejt pikës së takimit në mes.

    Trump dhe Putin shkëmbyen buzëqeshje dhe disa fjalë miqësore, ndërsa pozuan përpara mediave ndërkombëtare para fillimit të takimit.

    Takimi mes Trumpit e Putinit që pritet të zgjasë nga 6 deri në 7 orë, temë kryesore e ka arritjen e një armëpushimi në mes Rusisë dhe Ukrainës.