Tag: tanket

  • Izraeli godet në Gaza, dronët dhe tanket rrisin tensionet

    Izraeli godet në Gaza, dronët dhe tanket rrisin tensionet

    Forcat izraelite kryen dje, 25 tetor, një “goditje të synuar” ndaj një individi në Gazën Qendrore, i cili sipas ushtrisë izraelite po planifikonte një sulm ndaj trupave të tyre. Siç raporton Reuters, një dron goditi një makinë, ndërsa katër palestinezë mbetën të plagosur.

    Goditja ka prekur një anëtar të grupit militant Jihad Islamik, ndërsa grupi palestinez Hamas ende nuk ka reaguar lidhur me këtë.

    Një incident tjetër raportohet në kampin Nuseirat në Gazën Qendrore këtë të dielë, 26 tetor, me një viktimë dhe disa të plagosur, larg zonave të pushtuara nga forcat izraelite.

    Po ashtu, dëshmitarët thonë për mediat e huaja se tanket izraelite kanë sulmuar zona lindore të qytetit të Gazës.

    Mediat izraelite raportojnë gjithashtu se, në një ndryshim të politikës së mëparshme që ndalonte hyrjen e forcave të huaja, autoritetet egjiptiane u lejuan të hyjnë në Gaza për të ndihmuar në gjetjen e trupave të personave të rrëmbyer në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, ngjarje që shkaktoi fillimin e luftës.

    Sipas marrëveshjes së armëpushimit të mbështetur nga SHBA-të, Hamas ka deklaruar se do të kthejë të gjithë pengjet që ka marrë, por ende mbeten trupat e 13 personave të zhdukur.

    Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk ka dhënë ende komente publike për rastet e fundit.

  • Zyrtari amerikan: Putini po nxjerr tanket nga muzetë, forcat ruse janë shkatërruar

    Zyrtari amerikan: Putini po nxjerr tanket nga muzetë, forcat ruse janë shkatërruar

    I dërguari i SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, është pyetur se çfarë do të duhej të bënte Presidenti rus Vladimir Putin që SHBA-të të reagonin drejtpërdrejt.
    “Mendoj se llogaritja është te Putini”, ka thënë ai.
    “Nëse i shikoni forcat e tij ushtarake, ato janë shkatërruar plotësisht. Kur shikoni njësitë e tij në vijën e parë të frontit, ato u shkatërruan në vitin e parë të asaj lufte”, tha Kellogg më tej.
    “Ai po nxjerr tanket nga muzetë për t’i çuar në vijën e frontit”, vijoi ai.
    Kellogg thotë se për sa kohë që aleanca e NATO-s është shumë konsistente, nuk ka nevojë të vizatohen vija të kuqe të mëtejshme.
    “Ai [Putini] e ka problemin, jo Perëndimi”, tha mes të tjerash Kellogg.
    “Ai duhet ta marrë atë vendim, jo ​​Perëndimi. Perëndimi është shumë mirë i lidhur dhe unë kam besim të madh edhe tek ai”, përfundoi Kellogg.

  • Tanket izraelite përparojnë sulmet në Gaza, organizatat të shqetësuara për fatin e civilëve

    Tanket izraelite përparojnë sulmet në Gaza, organizatat të shqetësuara për fatin e civilëve

    Tanket izraelite kanë përparuar në zonat e banuara në Gaza. Autoritetet lokale shëndetësore kanë ngritur alarmin pasi njoftojnë se nuk janë në gjendje t’u përgjigjen dhjetëra thirrjeve për ndihmë.
    Sipas dëshmitarëve dhe punonjësve të shëndetësisë, tanket izraelite kanë thelluar bastisjet e tyre në lagjet Sabra, Tel Al-Hawa, Sheikh Radwan dhe Al Nasser, duke iu afruar qendrës dhe zonave perëndimore të qytetit të Gazës, ku qindra mijëra njerëz janë strehuar.
    Në 24 orët e fundit, forcat ajrore kanë goditur 140 objektiva ushtarake në të gjithë Gazën, duke përfshirë militantë dhe infrastrukturë ushtarake, bëri të ditur ushtria izraelite.

    Të paktën pesë persona u vranë në një sulm ajror në zonën Al Nasser të Gazës, thanë autoritetet lokale shëndetësore. Mjekët raportuan 16 vdekje të tjera në sulmet ndaj shtëpive në Gazën qendrore, duke e çuar numrin e të vdekurve sot në të paktën 21.
     

  • Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

    Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

    Evakuimi i qytetit të Gazës është i pashmangshëm. Është ky mesazhi që u përcjell palestinezëve ushtria izraelite, teksa përgatitet të pushtojë qytetin kryesor të enklavës bregdetare ku po depërton gjithnjë e më thellë.
    Përmes një postimi në rrjetin social X, thuhej se familjet që do të shpërnguleshin në jug do të siguronin ndihma bujare humanitare.
    Tanket izraelite avancuan në një zonë të re të Gazës përgjatë natës, duke rrafshuar banesa, duke plagosur disa persona e duke detyruar të tjerë të arratisen.  Me mijëra janë shpërngulur tashme, të nxitur nga avancimet izraelite, kryesisht në pjesë të tjera të qytetit, ku vijojnë te jetojnë rreth 1 milion palestinezë.
    Izraeli shpalli në fillim të gushtit planin për të pushtuar të gjithë territorin, duke nisur nga qyteti i Gazës të cilin e përshkruan si bastionin e fundit të Hamasit.
    OKB dhe organizata jo qeveritare kanë paralajmëruar se ofensiva në qytetin me popullsi të dendur do të ketë pasoja të tmerrshme humanitare.
    Në orët e vona të së martës, tanket izraelite hynë në distriktin e Ibad Al Rahman, në periferinë lindore të qytetit duke shkatërruar një sërë banesash. Banorët rrëfejnë për shpërthime të forta dhe shpërngulje masive të qytetarëve.
    Ndërkohë bombardimet kanë vijuar edhe në periferi të tjera të qytetit, të tilla si Shejaiya, Zeitoun dhe Sabra. Ushtria njoftoi në një deklaratë se trupat e vet ishin angazhuar në luftime në zonën e Jabalias, ku siç pretendon kishin eliminuar një celulë terroriste dhe kishin lokalizuar një depo armësh.