Tag: tallet

  • ‘Tallet me qytetarët’, Shehaj për Ballukun: Dihet se ku do përfundojë

    ‘Tallet me qytetarët’, Shehaj për Ballukun: Dihet se ku do përfundojë

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi ndaj një postimi të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila tregonte se në Theth po bie shi.
    Sipas Shehajt, Balluku po tallet me shqiptarët, sepse në vend që t’u japë qytetarëve llogari për akuzat e SPAK zgjedh të publikojë video turistike sikur asgjë nuk ka ndodhur.
    Shehaj thekson se kjo është e njëjta sjellje që kanë ndjekur më parë Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj, një model arratisjeje nga përgjegjësia përmes propagandës, që përfundon gjithmonë në të njëjtin vend.
    Shqipëria, nënvizon ai, meriton një qeveri të ndershme, jo zyrtarë të pandehur që tallen me qytetarët.
    Reagimi i plotë:
    E pandehura Belinda Balluku tallet me qytetarët. Në vend që t’u japë përgjigje për akuzat e SPAK-ut dhe aferat me koncesionet, ajo hedh video turistike me shi në Theth, sikur s’ka ndodhur asgjë.Por kjo sjellje nuk është e re. Kështu u tall dhe Ilir Beqaj. Kështu u soll edhe Arben Ahmetaj. Kështu u tall dhe Erion Veliaj. Të gjithë njësoj, kur akuzohen ikin te videot dhe propaganda.Dhe të gjithë dihet ku kanë përfunduar.Dhe si ata ka për të përfunduar edhe Balluku. Fundi është i njëjtë për të gjithë ata që mendojnë se mund t’i marrin shqiptarët për budallenj.Shqipëria meriton një qeveri të ndershme, jo të pandehur që tallen me njerëzit.

  • Reali ndihmohet nga arbitrat? Video që po shpërndahet kudo, Van Dijk tallet me Tchuamenin: Hidhu me dorë prapë!

    Reali ndihmohet nga arbitrat? Video që po shpërndahet kudo, Van Dijk tallet me Tchuamenin: Hidhu me dorë prapë!

    Real Madridi ndihmohet nga arbitrat? Në kohët e fundit, ka marrë akoma më shumë jehonë hipoteza se madrilenët janë të favorizuarit kryesorë nga gjyqtarët. Barcelona e dërgoi në një tjetër nivel këtë tezë të saj me presidentin Laporta dhe yllin Yamal që nuk u kursye.
    Tani sa herë që rivalët luajnë me Realin, i përmendin pikërisht…arbitrat. Kështu ndodhi edhe dje gjatë ndeshjes Liverpul-Real. Një rast i diskutueshëm ishte ai i Tchuoameni që preku topin më dorë në zonë, por arbitri nuk e akordoi penallti. Më pas në një moment të goditjes së dënimit, kamerat kanë fokusuar Van Dijk që tallet me Tchouamenin duke i thënë se mund të hidhet prapë duke përdorur duart pa problem pasi kjo nuk do të jepet 11-metërsh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Ndoka: Rama do tallet keq me Berishën

    Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Ndoka: Rama do tallet keq me Berishën

    Për kreun e Demokristianëve, Nard Ndoka tryeza e diskutimeve ku do të ulen PD dhe PS për Kodin e ri Zgjedhor dhe ndryshimet Kushtetuese, do të prodhojë një rezultat të parë gjatë 12 viteve, talljen e Ramës me opozitën. Sipas tij, edhe këtë herë kreu i mazhorancës do të tallet keq me Berishën, ashtu siç sipas tij kishte bërë me Bashën, madje duke pasur në tryezë si garantorë edhe faktorin ndërkombëtar.
    ”Çfarë na garanton ne që Edi Rama futet në proces me Partinë Demokratike edhe në finish nuk përdor ato vota që i ka sot në parlament që nuk i ka pas asnjëherë, vetëm kur ja dhuroi Luli me ato korporatat e Jenisherët. Sot i ka të fituara. Po ka 83 vetë po ka edhe pesë gjashtë të tjerë që i ka të gatshëm. Po shohin a mund të kapin edhe nga një te PD-ja se e tillë është fryma aty. Për një copë drejtor ikën ata jo më në Parlament. Rama është mjeshtër i këtyre gjërave.
    Rama është mjeshtër për me i marrë, PD-ja ka mjeshtërinë e artë për t‘i larguar. Pra në momentin final Partia Demokratike jep ato opsionet e veta për propozimet e veta, Rama bën si ka dëshirë ai. Kjo është problemi. Edhe këtë do t’a bëjnë. Këtu do të jemi. Në qoftë se Edi Rama nuk do të tallet sërish si është tallë 12 vite me këto që i ul në tryezë, i ofron konsensusin. E patë me Lulzim Bashën garanci edhe faktorin ndërkombëtar”.

  • SYRI TV/ Qeveria  do indeksojë pensionin 2.5%/ Të moshuarit në Cerrik: Rama tallet!

    SYRI TV/ Qeveria do indeksojë pensionin 2.5%/ Të moshuarit në Cerrik: Rama tallet!

    Indeksimi i pensionit me 2.5 % nuk kënaq të moshuarit në Cërrik. Ata shprehen se qeveria po tallet, ndërsa deklarojnë se të ardhurat që marrin nga pensioni nuk mjaftojnë për të përballuar kostot e jetesës.

    Syri TV

    Sipas të moshuarve të qytetit të vogël dhe të varfër të Cërrikut, rritja reale e pensionist është vetëm 250 lekë, apo thënë ndryshe, vetëm tre kafe shtesë.

    Të moshuarit tregojnë se pensionistët i kanë në vlera qesharake, ndërsa paratë që marrin nuk mjaftojnë për të përballuar kostot e jetesës.

    Cërriku, dikur një qytet naftëtarësh, sot i ngjan një azili të moshuarish, pasi të rinjtë janë larguar për shkak të pamundësisë për të ndërtuar jetën aty.

  • VIDEO: Vinicius Junior “tallet” me mbrojtjen e Juventus, Bellingham shtyn topin në rrjetë

    VIDEO: Vinicius Junior “tallet” me mbrojtjen e Juventus, Bellingham shtyn topin në rrjetë

    22 Tetor 2025

    22:25

    Telesport

    Ka ardhur goli i parë në supersfidën që po luhet në “Santiago Bernabeu”, mes Real Madridit dhe Juventusit. Duhej të kalonin 57 minuta që të zhbllokohej reuzltati.
    Pasi mori një pasim nga Arda Guler, Vincius është i papërmbajtshëm në krahun e majtë, ku “tallet” keq me mbrojtjen e Juventusit, por braziliani ishte i pafat, pasi goditja e tij u ndal nga shtylla.
    Jude Bellingham gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, anglezi shtyn topin në rrjetë dhe Real Madrid udhëheq 1-0. Ky është goli i parë për Bellingham për këtë sezon dhe vjen pikërisht në një supersfidë të tillë si ajo ndaj Juventusit. SHIKOGOLIN

  • Tetori i zi/ Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut! Gazetari thirrje per proteste

    Tetori i zi/ Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut! Gazetari thirrje per proteste

    Tetori i zi/ Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut! Gazetari thirrje per proteste
    Gazetari Osman Stafa dhe qytetarët janë ngritur në protestë sot tek Ministria e Shëndetësisë për mungesën e ilaçeve tek Onkologjiku.
    Në një reagim në Facebook pak para protestët, gazetari shkruan i revoltuar se kryeministri Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme, teksa u thotë grave të bëjnë mamografi falas, ndërkohë që mamografia në QSUT është jashtë funksioni!
    “A e ka lexuar Rama raportin e KLSH-së, që vërteton mungesat kriminale të barnave onkologjike?
    A e di që gra të pafajshme po vdesin, sepse shteti i tij nuk bleu medikamentet në kohë?”- thekson gazetari
    Më tej, Stafa shprehet se ky është Tetori i Zi i grave që luftojnë çdo ditë për jetën, ndërsa qeveria bën propagandë me buzëqeshje dhe video.
    Postimi i plotë:
    Rama tallet me gratë e Onkologjikut!
    Sot Kryeministri Rama, me një hipokrizi të frikshme, u thotë grave të bëjnë mamografi falas, ndërkohë që mamografia në QSUT është jashtë funksioni!
    Si mund të flasësh për “parandalim”, kur nuk ka as trajtim?
    Kur brakiterapia është e prishur prej muajsh…
    Kur PET Scan-i mungon…
    Kur kimioterapitë s’kanë ardhur me muaj dhe pacientet kthehen në shtëpi pa ilaçe, pa shpresë…
    A e ka lexuar Rama raportin e KLSH-së, që vërteton mungesat kriminale të barnave onkologjike?
    A e di që gra të pafajshme po vdesin, sepse shteti i tij nuk bleu medikamentet në kohë?
    Ky nuk është Tetori Rozë.
    Ky është Tetori i Zi i grave që luftojnë çdo ditë për jetën, ndërsa qeveria bën propagandë me buzëqeshje dhe video.
    Prandaj sot protestojmë kundër kësaj propagande të fëlliqur, që këtë herë ka në mes, jetët e grave!
    Në orën 11:00, tek Ministria e Shëndetësisë, kundër talljes, hipokrizisë.

  • Egli tallet me Gjestin? Sellma po e keqpërdor! Leo ”tradhëton”. Zbulohet bashkëpunimi i Gjestit

    Egli tallet me Gjestin? Sellma po e keqpërdor! Leo ”tradhëton”. Zbulohet bashkëpunimi i Gjestit

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Gazetari nga SHBA tallet me PD: Pse kaq inat me Yurin, diplomati është enë komunikuese, jo burim!

    Gazetari nga SHBA tallet me PD: Pse kaq inat me Yurin, diplomati është enë komunikuese, jo burim!

    Ruben Avxhiu është një nga gazetaret më të njohur shqiptarë në SHBA. Ai ka drejtuar për shume vite, të vetmen gazete në gjuhën shqipe atje, Illyria. Në në mesazh në rrjetet sociale, Ruben Avxhiu tallet keq me politikanët e PD-së që e kanë bërë telenovelë turke largimin e Yuri Kim.
    Postimi i Ruben Avxhiut
    Lajmi i keq për demokratët është se Yuri Kim nuk është pushuar nga puna.
    Lajmi i mirë është se mund të festojmë përsëri nga e para kur të largohet vërtet nga vjeshta apo fundi i vitit. Si tha ai, “na shkoi jeta në dasëm”.
    Ideale sigurisht është të mos personalizohen marrëdhëniet. Nuk ka nevojë të kesh zyrë në Departamentin e Shtetit që të kesh influencë politike.
    Washingtoni është vendi ku shpenzohen miliona për të gjetur miq që zakonisht s’i ke për gjë, kurse armiqtë të prishin punë pa para.
    Shqiptarët nuk para kanë qejf t’u japësh këshilla, por po e lëshoj një – të vonuar si zakonisht:
    “Gjithmonë, gjithmonë trajtojeni diplomatin apo zyrtarin amerikan që ju sulmon si dikë që është keqinformuar, jo si dikush që ju ka inat. Diplomati është nga natyra enë transmetuese, jo burim”,
    Nejse, në komentin e parë është lajmi që citon zëdhënësin e Departamentit të Shtetit lidhur me Yuri Kim.

  • ‘Gjyqi i Berishës, katrahurë totale’/ Mahmutaj: Po tallet me drejtësinë dhe po sfidon shtetin

    ‘Gjyqi i Berishës, katrahurë totale’/ Mahmutaj: Po tallet me drejtësinë dhe po sfidon shtetin

    “Gjyqi i Berishës është vetëm prova dhe mundësia se si një gjyq nuk duhet të jetë. Një paçavure, katrahurë e drejtësisë. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me procedura, as me të drejtat e të pandehurit. Berisha është për në burg. Berisha po i bën karshillëk drejtësisë, qeverisë, mediave, SPAK. Berisha tallet me shqiptarët. E konsideroj paçavure sepse një çështje e tillë duhet të kishte mbaruar me kohë e me vakt. Jemi hapa mbrapa”, theksoi ai.

  • Trump, mesazh për Putin: Nëse zbulojmë se po tallet, do të reagojmë ndryshe

    Trump, mesazh për Putin: Nëse zbulojmë se po tallet, do të reagojmë ndryshe

    Vladimir Putin dhe Donald Trump

    SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu gatishmërinë e tij për të zhvilluar një takim të përbashkët me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyun, nëse është e nevojshme.
    “Tani për tani, po punojmë me Presidentin Putin dhe do të shohim se ku do të jemi. Do ta bëj, nëse është e nevojshme”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse do të merrte pjesë në një takim të përbashkët me Putinin dhe Zelenskyun, edhe nëse ai zhvillohet në Gjenevë.
    Lidhur me refuzimin e tij për të vendosur sanksione ndaj Rusisë deri më sot, ai tha se po e bën këtë në mënyrë që të mos dëmtojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
    Kur u pyet nëse besonte se Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, Trump u përgjigj:“Nuk mund t’ju ​​them, por do t’ju ​​njoftoj pas rreth dy javësh. Brenda dy javësh, do ta dimë shumë shpejt. Do ta zbulojmë nëse po tallet apo jo, dhe nëse po, do të reagojmë pak më ndryshe. Por do të duhen rreth një javë e gjysmë. Megjithatë, jam i zhgënjyer nga ngjarjet që ndodhën dy netë më parë, ku njerëz u vranë në mes të asaj që do t’i quanim negociata.”