Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, tregoi edhe një episod të veçantë në Kongresin e PASOK-ut në Greqi.
“Në takimet që bënte me delegacionet e huaja, Fatos Nano kur po shëtiste në pavijonet e Kongresit të PASOK-ut në Athinë, komunikonte me shumë gjuhë. Komunikonte me anglezët, italianët, spanjollët, gjermanët dhe arabët. Kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Kostas Simitis, kur e dëgjoi që po fliste edhe arabisht, iu drejtua Nanos me një shprehje gati poetike: “Ju ditkeni edhe gjuhën e zogjve!” Ky ishte një episod i Kongresit të PASOK-ut”, kujton Çipa.
Ndërsa Bedri Islami, në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, tregoi se si e ka njohur Fatos Nanon që në kohën kur ish-kryeministri ka qenë gjimnazist.
“Fatos Nanon e kam njohur që kur ishte gjimnazist te “Petro Nini Luarasi” dhe më pas u ribashkuam në Partinë Socialiste, unë si gazetar, ndërsa ai si anëtar i udhëheqjes. Për kohën ka qenë rebel. Po të mos ishte djali i asaj familjeje që ishte, vështirë se mund të shkonte në universitet dhe vështirë se mund të bëhej anëtar partie. Ishte një nga djemtë që e quanin veten “Bitëllsat e Petro Ninit”. Ishte i dobët, i imët, nuk ta mushte syrin për asgjë. Askush nuk e besonte se një ditë do të ishte kryeministër i Shqipërisë. Ishte një djalosh që nuk vihej re në atë kohë. Edhe më vonë kur e kam takuar, ishte po i njëjti. Ai tallej me komunizmin, tallej edhe me artikujt që botonim në “Zërin e Popullit”. Ai tallej me shumë gjëra që komunistët i quanin të shenjta. Fatos Nano nuk do të kishte të ardhme nëse do të vazhdonte ajo politika e ashpër e para vitit 1985”, tha Islami.
Tag: tallej
-

“Ju ditkeni edhe gjuhën e zogjve”, si u mahnit Kostas Simitis me Nanon kur pa se sa gjuhë fliste
-

Kur të mallkon fusha e blertë! Dikur tallej me futbollin për të bërë festa, Neymar pëson edhe një dëmtim tjetër
Dëmtim pas dëmtimi, Neymar nuk gjen dot qetësi! Ylli brazilian u largua shpejt nga Europa dhe nuk arriti të shpalos gjithë talentin e tij pasi dëmtimet e shpeshta i penguan shumë karrierën.Aktualisht te Santos, e njëjta histori dëmtimesh po vazhdonte për Neymar. Megjithatë në muajt e fundit, kishte një sinjal pozitiv për karrierën e tij. Për herë të parë që nga 2022, Neymar kishte luajtur për plot 9 ndeshje radhazi pa u dëmtuar.
Dhe kjo quhej një arritje e madhe për rastin e Neymar, i cili nuk e bëri dot ndeshjen e 10 pasi ka pësuar një tjetër dëmtim në kofshën e majtë dhe do të ngeli jashtë për 4-12 javë. Futbolli ka një ligj të shkruar teksa ata që nuk impenjohen maksimalisht, ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Neymar, dikur te PSG, shpesh tallej me futbollin dhe tifozët duke lënë ndeshjet, duke u ndëshkuar me karton të kuq, për të përfunduar në festat e cmendura të Brazilit. Tani Neymar kërkon me çdo kusht që të rikthehet të luajë futboll, por është futbolli që nuk e pranon më. /Sport Ekspres/