Tag: talibanët

  • Afganistani dhe Pakistani këmbejnë zjarr në kufi, teksa nisi bisedimet për paqe

    Afganistani dhe Pakistani këmbejnë zjarr në kufi, teksa nisi bisedimet për paqe

    Forcat afgane dhe pakistaneze shkëmbyen zjarr në kufi më 6 nëntor, thanë të dyja shtetet. Ky shkëmbim zjarri, që zgjati për një periudhë të shkurtër kohore, ndodhi në të njëjtën dikur kur palët rinisën bisedimet për paqe në Stamboll.
    Të dyja shtetet akuzuan njëra-tjetrën se iniciuan këmbimin e zjarrit pranë Spin Boldak, qytet kufitar afgan që gjendet në jug të kufirit prej 2.600 kilometrash që ndajnë Afganistani dhe Pakistani.
    Nuk ka raportime për viktima dhe zyrtarët në të dyja shtetet thanë se janë të angazhuar për armëpushimin dhe për vazhdimin e dialogut në Stamboll.

    Dy ushtritë ishin përplasur muajin e kaluar, kur u vranë dhjetëra persona. Kjo ishte përleshja më vdekjeprurëse që nga rikthimi i talibanëve në pushtet në Kabul më 2021.
    Të dyja palët nënshkruan një marrëveshje armëpushimi në Doha më 19 tetor, por rundi i dytë i negociatave në Stamboll javën e kaluar përfundoi pa një marrëveshje afatgjatë, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi grupet militante që janë armiqësore ndaj Pakistanit dhe veprojnë brenda Afganistanit.
    “Shpresojmë që urtësia të mbizotërojë dhe paqja të rikthehet në rajon”, i tha gazetarëve ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, të mërkurën.
    Ai tha se Islambadi ndjek një “agjendë me një pikë”, duke u përpjekur të bindë Afganistanin që të kontrollojë militantët që sulmojnë forcat pakistaneze përgjatë kufirit të përbashkët.
    Delegacioni afgan në Stamboll udhëhiqet nga shefi i inteligjencës, Abdul Haq Wasiq, tha zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, për transmetuesin shtetëror RTA.
    Pakistani dhe talibanët afganë kanë pasur raporte të mira për dekada, por marrëdhëniet janë prishur ndjeshëm viteve të fundit.
    Islambadi i akuzon talibanët se strehojnë talibanët pakistanezë, grup që është përleshur disa herë me ushtrinë pakistaneze. Kabuli i mohon këto akuza, duke thënë se nuk ka kontroll mbi grupin./REL

  • “Raportohet për civilë të vrarë”! Një tjetër luftë e madhe në horizont

    “Raportohet për civilë të vrarë”! Një tjetër luftë e madhe në horizont

    Më shumë se 12 civilë janë vrarë në Afganistan, teksa përleshje të reja kanë shpërthyer mes forcave të Afganistanit dhe Pakistanit më 15 tetor, thanë talibanët, duke shkelur paqen e brishtë që ishte në fuqi për pak kohë pas përplasjeve gjatë fundjavës që lanë të vdekur dhjetëra persona.
    Dikur aleatë, tensionet e fundit mes dy shteteve të Azisë Jugore shpërthyen pasi Islamabadi kërkoi nga udhëheqja talibane në Afganistan që të ndërmarrë hapa kundër militantëve që kanë intensifikuar sulmet me Pakistan, duke argumentuar se ata operojnë nga Afganistani.
    Talibanët mohojnë se në Afganistan ka prani të militantëve pakistanezë.
    “Mëngjesin e sotëm, forcat pakistaneze nisën sulme… më shumë se 12 civilë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën”, shkroi në X zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.
    Talibanët pretenduan po ashtu se kanë vrarë “një numër të madh të ushtarëve pakistanezë”, kanë marrë kontrollin e postblloqeve të tyre dhe qendrave, ua kanë konfiskuar armët dhe tanket dhe kanë “shkatërruar” shumicën e ndërtesave të tyre ushtarake.
    Zyrtarët pakistanezë fajësuan talibanët për përleshjet dhe thanë se katër civilë janë plagosur në anën e tyre të kufirit.
    “Forcat talibane sulmuan një postbllok pakistanez afër qarkut Çaman”, tha për agjencinë Reuters, Habib Ullah Bangulzai, administrator i këtij qarku të Pakistanit.
    Luftimet kanë vazhduar për rreth pesë orë mëngjesin e së mërkurës, tha ai, duke shtuar se forcat pakistaneze “zmbrapsën” sulmin.
    Edhe pse vazhdimisht ka përleshje mes forcave të sigurisë të të dyja shteteve përgjatë kufirit të tyre të kontestuar – të gjatë 2.600 kilometra – luftimet e javës së kaluar ishin më të ashprat që kur talibanët morën pushtetin në Kabul më 2021.
    Këto dy shtete fqinje kanë mbyllur disa pikëkalime kufitare pas përleshjeve të javës së kaluar, duke shkaktuar ndërprerje të tregtisë dhe duke lënë të bllokuar kamionë me mallra në dy anët e kufirit.
    Pakistani është burimi kryesor për mallra dhe furnizime ushqimore që transportohen përmes rrugëve tokësore në Afganistan.
    Përleshjet e javëve të kaluara rritën shqetësimet ndërkombëtare, me Kinën që u kërkoi të dyja shteteve të mbrojnë qytetarët e tyre dhe investimet, me Rusinë që bëri thirrje për përmbajtje dhe me presidentin amerikan, Donald Trump, që deklaroi se ai mund të ndihmojë në dhënien fund të konfliktit.
    Tensionet mes Pakistanit dhe Afganistanit gjatë këtij muaji përkojnë me vizitën që zhvilloi ministri i jashtëm taliban, Amir Khan Muttaqi, në Indi – rivalen e përbetuar të Pakistanit.
    India dhe Afganistani, gjatë vizitës së Muttaqit, vendosën që të përmirësojnë raportet, me Nju Delhin që tha se do të rihapë ambasadën në Kabul. Ndërkaq, talibanët afganë po ashtu njoftuan se do të dërgojnë diplomatë në Indi.

  • Përleshje të përgjakshme mes forcave afgane dhe pakistaneze, më shumë se 12 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur në kufi

    Përleshje të përgjakshme mes forcave afgane dhe pakistaneze, më shumë se 12 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur në kufi

    Më shumë se 12 civilë janë vrarë në Afganistan, teksa përleshje të reja kanë shpërthyer mes forcave të Afganistanit dhe Pakistanit më 15 tetor, thanë talibanët, duke shkelur paqen e brishtë që ishte në fuqi për pak kohë pas përplasjeve gjatë fundjavës që lanë të vdekur dhjetëra persona.

    Dikur aleatë, tensionet e fundit mes dy shteteve të Azisë Jugore shpërthyen pasi Islamabadi kërkoi nga udhëheqja talibane në Afganistan që të ndërmarrë hapa kundër militantëve që kanë intensifikuar sulmet me Pakistan, duke argumentuar se ata operojnë nga Afganistani.
    Talibanët mohojnë se në Afganistan ka prani të militantëve pakistanezë.
    “Mëngjesin e sotëm, forcat pakistaneze nisën sulme… më shumë se 12 civilë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën”, shkroi në X zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.
    Talibanët pretenduan po ashtu se kanë vrarë “një numër të madh të ushtarëve pakistanezë”, kanë marrë kontrollin e postblloqeve të tyre dhe qendrave, ua kanë konfiskuar armët dhe tanket dhe kanë “shkatërruar” shumicën e ndërtesave të tyre ushtarake.
    Zyrtarët pakistanezë fajësuan talibanët për përleshjet dhe thanë se katër civilë janë plagosur në anën e tyre të kufirit.
    “Forcat talibane sulmuan një postbllok pakistanez afër qarkut Çaman”, tha për agjencinë Reuters, Habib Ullah Bangulzai, administrator i këtij qarku të Pakistanit.
    Luftimet kanë vazhduar për rreth pesë orë mëngjesin e së mërkurës, tha ai, duke shtuar se forcat pakistaneze “zmbrapsën” sulmin.
    Edhe pse vazhdimisht ka përleshje mes forcave të sigurisë të të dyja shteteve përgjatë kufirit të tyre të kontestuar – të gjatë 2.600 kilometra – luftimet e javës së kaluar ishin më të ashprat që kur talibanët morën pushtetin në Kabul më 2021.
    Këto dy shtete fqinje kanë mbyllur disa pikëkalime kufitare pas përleshjeve të javës së kaluar, duke shkaktuar ndërprerje të tregtisë dhe duke lënë të bllokuar kamionë me mallra në dy anët e kufirit.
    Pakistani është burimi kryesor për mallra dhe furnizime ushqimore që transportohen përmes rrugëve tokësore në Afganistan.
    Përleshjet e javëve të kaluara rritën shqetësimet ndërkombëtare, me Kinën që u kërkoi të dyja shteteve të mbrojnë qytetarët e tyre dhe investimet, me Rusinë që bëri thirrje për përmbajtje dhe me presidentin amerikan, Donald Trump, që deklaroi se ai mund të ndihmojë në dhënien fund të konfliktit.
    Tensionet mes Pakistanit dhe Afganistanit gjatë këtij muaji përkojnë me vizitën që zhvilloi ministri i jashtëm taliban, Amir Khan Muttaqi, në Indi – rivalen e përbetuar të Pakistanit.
    India dhe Afganistani, gjatë vizitës së Muttaqit, vendosën që të përmirësojnë raportet, me Nju Delhin që tha se do të rihapë ambasadën në Kabul. Ndërkaq, talibanët afganë po ashtu njoftuan se do të dërgojnë diplomatë në Indi. /rel

    Top Channel

  • Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë flasin hapur

    Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë flasin hapur

    Kur talibanët u kthyen në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e shpallën të papranueshëm.
    Prej atëherë, ata kanë ndaluar, torturuar apo detyruar që të ikin në ekzil kundërshtarë, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.
    Tani, liderët shtetërorë de facto duket se e kanë zgjeruar shkallën e shtypjes, duke shënjestruar dijetarë të islamit dhe klerikë, të cilët i kanë kritikuar publikisht rregullat e ashpra të talibanëve, apo pse kanë ngritur zërin për politika më të moderuara.
    Abdul Qadir Qanat, klerik mysliman në kryeqytetin afgan, Kabul, është njëri prej figurave më të njohura që është ndaluar nga talibanët.
    “Ata ia lidhën duart dhe e larguan me makinë, së bashku me djalin e tij të vogël”, ka thënë një mik i Qanatit, që ka kërkuar të mbetet anonim, sepse frikësohet nga ndëshkimi i talibanëve.
    “Deri më tani ne nuk e dimë pse është ndaluar ai, apo çfarë akuzash rëndojnë kundër tij”, ka thënë miku i tij, që është gjithashtu klerik, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
    “Ne jemi shumë të shqetësuar për të, sepse ai ka diabet”.
    Qanat njihet për deklarime mbi bindjet e tij personale nëpër debate televizive dhe fjalime publike.
    Qanat dhe miku i tij Sirajuddin Nabil, janë ndaluar pse në një tubim publik e kanë kritikuar regjimin e talibanëve. Në janar, Qanat dhe kleriku tjetër, Mahmood Hassan, janë arrestuar pasi e kanë kritikuar monopolin e talibanëve në pushtet.
    Bashir Ahmad Hanafi, dijetar mysliman që i ka mbështetur vazhdimisht talibanët në provincën jugore Helmand, është një tjetër figurë e njohur në mesin e atyre që janë ndaluar nga shërbimet e inteligjencës së talibanëve.
    Miqtë e Hanafit kanë thënë se ai është ndaluar nga shërbimet e spiunimit pak pasi ai e ka kritikuar ndalesën e talibanëve në edukim të grave dhe vajzave afgane muajin e kaluar.
    Në raportimet e mediave sugjerohet se Hanafi është dënuar me tetë muaj burgim dhe i është ndaluar udhëtimi jashtë shtetit për dy vjet, për “nxitje të opinionit publik kundër sistemit politik aktual”.
    Radio Evropa e Lirë ka kërkuar vazhdimisht një koment prej zëdhënësit të agjencisë së inteligjencës, Khalil Hamraz, mirëpo ai nuk është përgjigjur.
    Safia Arefi, aktiviste për të drejta të njeriut, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se talibanët nuk kanë treguar asnjë pikë tolerancë ndaj mospajtimeve apo kritikave.
    “Trajtimi që ua bëjnë talibanët të akuzuarve nuk ka për bazë parimin e ligjit”, ka thënë ajo. “Ata as nuk i kanë informuar familjarët e të ndaluarve”.
    Obaidullah Baheer, ish-hulumtues në Qendrën për Azi Qendrore të Shkollës së Londrës për Ekonomi, ka thënë se teokracitë, sikurse ajo e talibanëve, “shpesh e përziejnë vendimmarrjen me doktrinë fetare”, e cila lë pak hapësirë për mospajtime apo kritika.
    Ai e përshkruan shtypjen e talibanëve ndaj dijetarëve fetarë si vetëmposhtje.
    “Është një goditje e shpejtë ndaj popullsisë lokale dhe figurave popullore”, ka thënë ai.
    Për dallim prej regjimit brutal në vitet ’90, Qeveria aktuale e talibanëve e ka shtrirë gradualisht censurën. Ajo i ka shtypur disidenët duke shënjestruar segmente të ndryshme të shoqërisë afgane.
    Në fillim regjimi ka pranuar kritika nga mediat afgane, protestat e grave, të pensionuarit dhe bujqit që janë goditur nga politikat e ashpra.
    Talibanët kanë arritur t’i zhdukin mediat e pavarura afgane dhe kanë kufizuar qasjen e shtypit ndërkombëtar në këtë shtet. Ata kanë torturuar dhe ndaluar qindra aktivistë, akademikë dhe gazetarë, duke promovuar kulturë të vetëcensurës apo frikës.
    “Ekziston një bindje që ka pasoja për kalim të linjave që nuk janë mira të përcaktuara”, ka thënë Baheer.
    “Gjithçka që vetëm i ngjan kritikës, nuk tolerohet dhe më pas ndëshkohet”./REL

  • Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

    Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

    Kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e kanë shpallur të papranueshëm.

    “Gjithçka që vetëm i ngjan kritikës, nuk tolerohet dhe më pas ndëshkohet”. /rel

    Top Channel

  • Fuqitë botërore në garë për t’u afruar me talibanët

    Fuqitë botërore në garë për t’u afruar me talibanët

    Sundimtarë talibanë të Afganistanit u refuzuan nga qeveritë e huaja pasi morën pushtetin më 2021, por së voni talibanët kanë korrur disa fitore të mëdha në përpjekjet e tyre diplomatike për të krijuar marrëdhënie ndërkombëtare.
    Gjatë kësaj jave, i dërguari i posaçëm indian, Anand Prakash, ishte në Kabul për bisedime me udhëheqës të lartë talibanë, me qëllim forcimin e lidhjeve politike dhe tregtare.
    Kjo vizitë u zhvillua pasi ministri i Jashtëm uzbek, Bakhtiyor Saidov, mirëpriti një delegacion të talibanëve në Tashkent, për bisedime lidhur me një lidhje të propozuar për një hekurudhë që do të kalonte përmes Afganistanit.
    Dhe, javën e kaluar, talibanët shënuan fitoren më të madhe: Rusia i largoi ata nga lista e organizatave terroriste dhe u pajtua që ambasadorët mund të emërohen në Kabul dhe Moskë.
    Ende askush nuk e ka njohur regjimin taliban. Udhëheqësit militantë gjerësisht janë kritikuar për shkelje të të drejtave të njeriut, veçmas të grave dhe vajzave.
    Por, gjërat po lëvizin drejt qëllimit kryesor të talibanëve, atë të pranimit të tyre në qarqet ndërkombëtare.
    “Ka një ndjenjë në rritje se fuqitë e mëdha po nisin të garojnë me njëra-tjetrën për të njohur një organizatë terroriste”, tha për Current Time të Radios Evropa e Lirë, analisti politik afgan, Fakhim Kukhdomani.
    Në janar të vitit 2024, Kina u bë shteti i parë që pranoi një ambasadorë të emëruar nga talibanët. Pekini po ashtu po bisedon me talibanët për projektet në infrastrukturë dhe investime, si pjesë e nismës kineze Brezi dhe Rruga.
    Çfarë dëshiron Rusia në Afganistan?
    Rusia po ashtu po kërkon që të zhvillojë interesa ekonomike në Afganistan, veçmas në sektorët e mihjes dhe energjisë. Në fakt, Moska e ka mbajtur të hapur ambasadën e saj në Kabul, duke e ulur thjesht në nivel formal misionin diplomatik, pasi talibanët morën pushtetin.
    “Shërbimet ruse të inteligjencës asnjëherë nuk i kanë ndërprerë kontaktet me komandantët talibanë”, tha Kukhdomani.
    Sa i përket sigurisë, interesi kryesor i Rusisë ka të bëjë me luftimin e grupit Shteti Islamik-Korasan, që mori përgjegjësinë për një sulm terrorist në Rusi në mars të vitit 2024.
    Aleksei Zakharov, nga Fondacioni për Kërkime, institut me bazë në Delhi, tha po ashtu se Rusia po ndjek një agjendë ekonomike në Afganistan.
    “Përfaqësuesit rusë dhe talibanë pritet që të nënshkruajnë një kontratë për transportin e 50 milionë metra kub të gazit të lëngshëm gjatë KazanForum, që do të mbahet në maj të vitit 2025”, shkroi ai më 28 prill.
    Ky gaz i lëngshëm synon të dërgohet në tregjet në Azinë Jugore dhe Juglindore.
    “Megjithatë, kapaciteti i rrugës transportuese përmes Afganistanit dhe çështjet e sigurisë mund të kufizojnë zbatimin e marrëveshjes”, shtoi Zakharov.
    Mund të ketë probleme të ngjashme me të cilat mund të përballet edhe projekti i hekurudhës, i përmendur më sipër, i cili synon të krijojë një korridor tranziti nga Rusia, përmes Uzbekistanit dhe Afganistanit, për në Pakistan.
    Tensionet Indi-Pakistan
    Raportet e talibanëve me fqinjët e tyre jugorë janë të tensionuara, teksa Islamabadi akuzon talibanët se strehojnë militantët nga Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP). Ka thënë se ushtria ka vrarë 54 luftëtarë “që kanë tentuar të infiltrohen” përmes kufirit më 27 prill.
    Në javët e fundit, Pakistani ka dëbuar afër 100.000 refugjatë afganë, duke i akuzuar se kanë lidhje me terrorizmin dhe kontrabandën e drogës.
    Këto tensione i japin një dimension shtesë sigurie përpjekjeve të Indisë për të ngrohur raportet, ndërsa Nju Delhi përballet me Pakistanin pas sulmit vdekjeprurës militant në Kashmir më 22 prill.
    “India e ka monitoruar me shumë vëmendje raportin e luhatur mes talibanëve dhe Pakistanit”, tha më 29 prill për Radion Evropa e Lirë, Najib Azar, ligjërues për çështje globale në Universitetin e Uiskonsinit.
    “Po përpiqet të mbushë boshllëkun dhe të zbusë ndjenjat antiindiane që Pakistani ka mbjellë në mesin e talibanëve”, shtoi Azar, i cili ishte zëdhënës i Qeverisë afgane, para se talibanët të merrnin pushtetin.
    A flasin shtetet perëndimore me talibanët?
    Fuqitë perëndimore kanë qenë më të zëshmet në distancimin e tyre nga talibanët, pas tërheqjes së forcave të tyre më 2021. Ato po ashtu kanë qenë më kritiket ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e talibanëve.
    Por, edhe në mesin e fuqive perëndimore ka pasur lëvizje.
    Në një raport të Qeverisë britanike të publikuar në mars u tha se shteti po ndjek një politikë të angazhimit “të kufizuar dhe pragmatik” me zyrtarët talibanë, përmes Ambasadës britanike në Katar.
    Kancelari në ardhje i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka bërë thirrje për bisedime direkte me udhëheqjen talibane për të mundësuar dëbimin e afganëve. Zëdhënësi për politikë të jashtme i partisë të Kristiandemokratëve të Merzit, Juergen Hardt në muajin shkurt deklaroi për Radion Evropa e Lirë se “e vërteta është se ata janë në pushtet”.
    “Po ashtu, është çështja e njohjes”, shtoi ai.
    “Mendoj se duhet të ketë një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian se si të trajtohet kjo çështje. Jo menjëherë, por ndoshta nën rrethana të posaçme”.
    Zyrtarët amerikanë veçse kanë zhvilluar bisedime direkte. Muajin e kaluar, ata u takuan në Kabul për të siguruar lirimin e amerikanëve që mbahen atje. Në këmbim, Uashingtoni hoqi shpërblimet që ofronte për tre anëtarë të rrjetit Hakani, përfshirë për ministrin e Brendshëm të talibanëve.
    “Më duket se vendimi final i Moskës për të hequr talibanët nga lista e organizatave terroriste u mor pasi Uashingtoni hoqi shpërblimet”, tha analisti politik afgan, Fakhim Kukhdomani.
    Dy amerikanë u liruan. Por, ende ka shumë punë në këtë drejtim, pasi edhe disa të tjerë ende mbahen në Afganistan, teksa SHBA-ja ende i konsideron organizata terroriste talibanët dhe rrjetin Hakani.
    Rreziqet për talibanët
    Ish-zëdhënësi Najib Azad tha se po ashtu ka rreziqe reale për talibanët, teksa ata tentojnë të krijojnë raporte më të mira me shtete të ndryshme.
    “Rreziku qëndron në lejimin e fuqive botërore dhe rajonale që ta shfrytëzojnë Afganistanin si fushëbetejë për rivalitetet e tyre, siç ka qenë rasti në 50 vjetët e fundit”, tha ai.
    “Duke pasur parasysh paaftësinë e talibanëve për të balancuar qëndrimin politik me këto fuqi, ata rrezikojnë të bëhen sërish katalizator të paqëndrueshmërisë në rajon”./REL

  • Bota dënon ekzekutimet publike në Afganistan/ Amnesty International: Të neveritshme! OKB: Jemi të tmerruar

    Bota dënon ekzekutimet publike në Afganistan/ Amnesty International: Të neveritshme! OKB: Jemi të tmerruar

    Talibanët kanë kryer ekzekutime publike të katër personave më 11 prill, numri më i lartë i ekzekutimeve të kryera brenda një dite që kur talibanët rimorën pushtetin, duke nxitur dënime nga grupe nga e mbarë bota.

    Zyrtarët lokalë talibanë konfirmuan se individët, që ishin akuzuar për vrasje, u ekzekutuan para turmave që ishin mbledhur në provincat perëndimore të Farahut, Nimrozit dhe Badgisit.

    Dëshmitarët okularë në një nga këto ekzekutime, që folën në kushte anonimiteti për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, thanë se familjarët e viktimave qëlluan drejt të akuzuarve.

    “Familjarët e [të akuzuarve] tyre ofruan para që familjarët e tyre të mos ekzekutoheshin, por familjarët e viktimave refuzuan. Njerëzit nuk i kuptojnë plotësisht këto çështje, këto ngjarje kanë një ndikim të madh psikologjik”, tha një person.

    Në provincën Nimroz, talibanët ftuan civilët, shërbyesit civilë dhe personelin ushtarakë që të ishin dëshmitarë të një ekzekutimi në një stadium në Zaranj.

    “Burri u qëllua nga familjarët e viktimës. Ta shihje këtë skenë ishte e tmerrshme. Askush nuk dëshiron të shohë një vrasje, edhe nëse një gjë e tillë thuhet se është një ndëshkim hyjnor”, tha një banor lokal.

    Ekzekutimet, që janë pjesë e interpretimit të Ligjit islamik nga talibanët e linjës së ashpër, përshkruhen nga regjimi si “qisas” apo drejtësi ndëshkuese apo hakmarrëse. Që prej kur morën pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët kanë rifilluar që të aplikojnë dënime trupore dhe ekzekutimet publike, duke rikthyer praktikat gjatë sundimit të tyre shtypës në vitet ’90. Deri tani, të paktën 10 persona janë ekzekutuar publikisht.

    Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se këto ndëshkime përbëjnë një shkelje të ligjit ndërkombëtar. Sipas tyre, përdorimi i ekzekutimeve si spektakël publik është jo vetëm çnjerëzor, por gjithashtu kontribuon në krijimin e një kulture frike dhe traume në komunitetet, që tashmë kanë kaluar dekada të tëra lufte dhe dhune.

    Në një deklaratë të postuar në X, organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International dënoi ekzekutimet, duke i quajtur ato “të neveritshme”.

    “Afganistan: Ekzekutimet publike, të neveritshme, të katër personave në provincat Nimroz, Farah dhe Badgis sot tregojnë për abuzimin alarmues të vazhdueshëm të talibanëve ndaj të drejtave të njeriut në shtet. Autoritetet de facto të talubanëve vazhdojnë të shkelin në mënyrë flagrante parimet e të drejtave të njeriut”, u tha në deklaratë.

    “Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presion ndaj talibanëve për të ndaluar këtë shkelje të hapur të të drejtave të njeriut dhe për të ndihmuar në garantimin e respektimit të garancive ndërkombëtare në Afganistan”.

    Talibanët pretendojnë se ekzekutimet janë bërë pas “hetimesh transparente dhe procedurash gjyqësore”, por Kombet e Bashkuara dhe disa organizata për të drejtat e njeriut i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar mungesën e një sistemi funksional gjyqësor dhe mungesën e procesit të rregullt gjyqësor në gjykatat e talibanëve.

    “Jemi të tmerruar nga ekzekutimet e katër burrave këtë mëngjes”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në një postim në X, duke u bërë thirrje “autoriteteve de facto në Afganistan të vendosin një moratorium mbi përdorimin e dënimit me vdekje”.

  • Bota reagon pas ekzekutimeve publike në Afganistan

    Bota reagon pas ekzekutimeve publike në Afganistan

    Bota E Premte, 11 Prill 2025 21:43
    Talibanët kanë kryer ekzekutime publike të katër personave më 11 prill, numri më i lartë i ekzekutimeve të kryera brenda një dite që kur talibanët rimorën pushtetin duke nxitur dënime nga grupe nga e mbarë bota. Zyrtarët lokalë talibanë konfirmuan se individët – që ishin akuzuar për vrasje u ekzekutuan para turmave që ishin mbledhur në provincat perëndimore të Farahut, Nimrozit dhe Badgisit.
    Dëshmitarët okularë në një nga këto ekzekutime, që folën në kushte anonimiteti për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, thanë se familjarët e viktimave qëlluan drejt të akuzuarve. ”Familjarët e [të akuzuarve] tyre ofruan para që familjarët e tyre të mos ekzekutoheshin, por familjarët e viktimave refuzuan. Njerëzit nuk i kuptojnë plotësisht këto çështje, këto ngjarje kanë një ndikim të madh psikologjik”, tha një person.

    Në provincën Nimroz, talibanët ftuan civilët, shërbyesit civilë dhe personelin ushtarakë që të ishin dëshmitarë të një ekzekutimi në një stadium në Zaranj. ”Burri u qëllua nga familjarët e viktimës. Ta shihje këtë skenë ishte e tmerrshme. Askush nuk dëshiron të shohë një vrasje, edhe nëse një gjë e tillë thuhet se është një ndëshkim hyjnor”, tha një banor lokal. Ekzekutimet që janë pjesë e interpretimit të Ligjit islamik nga talibanët e linjës së ashpër, përshkruhen nga regjimi si “qisas” apo drejtësi ndëshkuese apo hakmarrëse. Që prej kur morën pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët kanë rifilluar që të aplikojnë dënime trupore dhe ekzekutimet publike, duke rikthyer praktikat gjatë sundimit të tyre shtypës në vitet ’90. Deri tani, të paktën 10 persona janë ekzekutuar publikisht.
    Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se këto ndëshkime përbëjnë një shkelje të ligjit ndërkombëtar. Sipas tyre, përdorimi i ekzekutimeve si spektakël publik është jo vetëm çnjerëzor, por gjithashtu kontribuon në krijimin e një kulture frike dhe traume në komunitetet, që tashmë kanë kaluar dekada të tëra lufte dhe dhune. Në një deklaratë të postuar në X, organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International dënoi ekzekutimet, duke i quajtur ato “të neveritshme”.
    “Afganistan: Ekzekutimet publike, të neveritshme, të katër personave në provincat Nimroz, Farah dhe Badgis sot tregojnë për abuzimin alarmues të vazhdueshëm të talibanëve ndaj të drejtave të njeriut në shtet. Autoritetet de facto të talubanëve vazhdojnë të shkelin në mënyrë flagrante parimet e të drejtave të njeriut”, u tha në deklaratë. “Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presion ndaj talibanëve për të ndaluar këtë shkelje të hapur të të drejtave të njeriut dhe për të ndihmuar në garantimin e respektimit të garancive ndërkombëtare në Afganistan”.
    Talibanët pretendojnë se ekzekutimet janë bërë pas “hetimesh transparente dhe procedurash gjyqësore”, por Kombet e Bashkuara dhe disa organizata për të drejtat e njeriut i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar mungesën e një sistemi funksional gjyqësor dhe mungesën e procesit të rregullt gjyqësor në gjykatat e talibanëve. Jemi të tmerruar nga ekzekutimet e katër burrave këtë mëngjes”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në një postim në X, duke u bërë thirrje “autoriteteve de facto në Afganistan të vendosin një moratorium mbi përdorimin e dënimit me vdekje”./ REL/