Tag: talenti

  • Magjeps talenti i Barcelonës/ Mbushi 18 vjeç, Jamal jep premtimin e madh për tifozët e zjarrtë: Padyshim që…

    Magjeps talenti i Barcelonës/ Mbushi 18 vjeç, Jamal jep premtimin e madh për tifozët e zjarrtë: Padyshim që…

    “U them tifozëve të Barcelonës. Ne do jemi këtu, do luftojmë, dhe padyshim do të sjellim kupën e Ligës së Kampioneve në shtëpi”, u shpreh Jamal.
    Lamine Jamal mbushi sot 18 vjeç. Talenti i Barcelonës, që po i magjeps të gjithë në dy sezonet e fundit, e sheh veten në qendër të vëmendjes.
    Vetëm 18 vjeç, Jamal duket i destinuar për të gëzuar gjithë tifozët e Barcelonës. Në sezonin e kaluar shënoi 18 gola dhe asistoi 25 të tjerë duke qenë ndoshta më i rëndësishmi.
    Premtimi i madh për fitimin e Ligës së Kampioneve është përgjegjësi, që Jamal vendos ta marrë përsipër. Dhe të gjithë janë të emocionuar për ta parë si do shkojë.

  • Talenti shqiptar firmos me Feyenoord-in, gjiganti hollandez i beson për 3 vite

    Talenti shqiptar firmos me Feyenoord-in, gjiganti hollandez i beson për 3 vite

    Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2028. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të familjes dhe miqve të tij.
    Perlala, i cili vjen nga akademia e De Graafschap, do të luajë për skuadrën Feyenoord Under 16. “Scout-i” Enver Jaho, i cili bashkëpunon me FSHF, këmbënguli që Perlala të vishte fanellën e kombëtares shqiptare U15, edhe pse kishte edhe oferta të tjera.
    “Kalimi im te një klub i madh si Feyenoord është hapi i duhur për zhvillimin tim si futbollist. Me kushtet fantastike që ofron Varkenoord dhe stafi i kualifikuar i trajnerëve, kam shumë besim se do të përmirësohem edhe më tej. Mezi pres t’i tregoj të gjithëve se çfarë jam i aftë të bëj në fushë,” tha Perlala.
    Perlala, i hodhi hapat e parë në futboll me klubin amator FC Trias nga Winterswijk. Talenti i tij u zbulua nga De Graafschap, për të cilin luajti për shtatë sezone, derisa mori këtë hap të madh drejt Feyenoord.
    Perlala, që tashmë mbron ngjyrat kuqezi të Shqipërisë U15, shihet si një investim për të ardhmen. Këtë e tregon edhe kontrata trevjeçare që ka firmosur me Feyenoord – një marrëveshje e rrallë për lojtarë 15-vjeçar.

  • Elbasani mendon për të ardhmen, zyrtarizon afrimin e mesfushorit të talentuar

    Elbasani mendon për të ardhmen, zyrtarizon afrimin e mesfushorit të talentuar

    Elbasani ndërhyn në merkato, teksa së fundmi me ekipin e parë ka firmosur talenti 19-vjeçar Glenis Belloj.
    Futbollisti i Shqipërisë U19 është gati për këtë eksperiencë të re, ku do të kërkojë të marrë minutat e duhura te skuadra nga Elbasani.

    Përforcim ky i rëndësishëm për këtë ekip, pikërisht në repartin që duhej, në mesfushë.
    “Glenis Belloj zyrtarisht në ‘skenën’ e profesionistëve! Talenti 19-vjeçar pjese e Përfaqësueses së Shqipërisë U-19 hedh firmën duke iu bashkuar ekipit të parë verdheblu. Mirë se erdhe Glenis!

  • Talenti i madh i Milanit i Youtube-it, Hachim Mastour lë Marokun dhe e rinis nga Serie C 

    Talenti i madh i Milanit i Youtube-it, Hachim Mastour lë Marokun dhe e rinis nga Serie C 

    Hachim Mastour, ky ishte talenti i madh i Milanit, por që rezultoi, talenti i Youtube-it dhe rrjetet sociale. Videot e tij kishin marrë jehonë të gjërë në mediat sociale teksa nëpërmjet të disa klipeve ku shihej duke bërë spektakël me topin, Hachim Mastour mori vëmendje të madhe pa i hyrë ende futbollit profesionist. 
    Në fund ai rezultoi një dështim i madh dhe futbolli tregon herë pas here se pa përkushtim dhe sakrificë, nuk arrihet asgjë. Karriera i shkoi aq keq në moshë të vogël sa Mastour shkoi në Marok në ekipe si Zemamra dhe Union Touarga. Megjithatë duket se Mastour dëshiron të provojë edhe njëherë tjetër Italinë dhe tani ka firmosur për Virtus Veronën në Serinë C. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Bayern Munich, prioritet për sulmin është talenti i skuadrës pariziene

    Bayern Munich, prioritet për sulmin është talenti i skuadrës pariziene

    Pas rikthimit te titulli i Bundesligës, në shtëpinë e Bayern Munich ka dëshirë për ta konsoliduar projektin. Bavarezët janë kthyer në vendin që iu takon në kampionat, duke fituar një titull që nuk ka qenë asnjëherë realisht në diskutim. Tani synojnë të ndërtojnë një skuadër që, nën drejtimin e Vincent Kompany, të bëhet edhe më ambicioze, sidomos në skenën europiane.
    Në këtë kuadër, pikërisht në arenën ndërkombëtare, gjermanët po shikojnë nga ata që janë dalluar duke fituar Ligën e Kampionëve. Bëhet fjalë për Bradley Barcola e PSG, i cili sipas “Sky Sport Deutschland” jo vetëm që është në listën e mundshme të blerjeve të Bayernit, por madje përfaqëson prioritet absolut.
    Talenti i lindur në vitin 2000 ka pasur konkurrencë të fortë në krahët e sulmit nga Khvicha Kvaratskhelia dhe Désiré Doué, por gjithsesi ka arritur të realizojë plot 21 gola dhe 19 asiste këtë sezon, bilanc që e konfirmon si një nga yjet e rinj të futbollit europian.
    Gjithsesi, negociatat pritet të jenë të vështira, jo vetëm për shkak të statistikave të tij mbresëlënëse. Francezi ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 dhe vetëm dy vera më parë PSG e bleu nga Olympique Lyon për 45 milionë euro. Për ta bindur klubin parizien që ta lërë të lirë, do të duhet një ofertë e konsiderueshme. Për Kompany është përforcimi më i dëshiruar.

  • Godet Egnatia, talenti armen i bashkohet kampionëve

    Misak Hakobyan talenti i Kombëtares armene U21 i bashkohet kampionëve të Egnatias.

    Ishte vetë Federata e Futbollit të Armenisë e cila shkroi se Misak ka ofertë nga Egnatia, ndërsa sot mësohet se klubi rrogozhinas ka bërë të tijin futbollistin armen.

    Pritet të zbardhen detajet e kontratës gjithnjë nëse palët nuk do kenë ndonjë “kleçkë” në momentet e fundit. Radha e zyrtarizimit nga vetë klubi shqiptar…

    Vazhdo leximin

  • Shqipëria e priste si risi për Serbinë, talenti i Bundesligës shfaqet në Vlorë para derbit të Ballkanit

    Shqipëria e priste si risi për Serbinë, talenti i Bundesligës shfaqet në Vlorë para derbit të Ballkanit

    Gjithmonë e më shumë po afron ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë. Derbi i madh i Ballkanit do të marrë vëmendjen e madhe edhe të mediave botërore, veçanërisht pas asaj ngjarje që ndodhi në Beograd. Por duket se edhe këtë herë lista nuk do të ketë risi të mëdha pasi lojtarët më të shumëpërfolur, nuk kanë pranuar ende ftesën e Shqipërisë. 
    Brajan Gruda vazhdon të pres ende Gjermaninë A, veçanërisht pasi e mbylli sezonin në Premier League me Brighton në mënyrë spektakolare. Gola të realizuar dhe paraqitje mbreslënëse bëjnë që shpresat e Grudës të rriten për Gjermaninë dhe të mos vijë te Shqipëria. 
    Nga ana tjetër të njëjtën rrugë po e ndjek edhe Nelson Ëeiper. Talenti i Mainzit nuk ka statistika aq mbreslënëse në Bundesligë teksa ka realizuar vetëm 3 gola. Por edhe pse ka qenë jo shumë produktiv, edhe Ëeiper mbetet në pritje deri në fund për një ftesë nga Gjermania duke lënë pas krahëve Shqipërinë. ?Ëeiper ka postuar dy fotografi në rrjetet sociale ku shihet duke parë ndeshjen Shqipëri-Gjermani U-17 në Elbasan Arena dhe më pas duke drekuar në Vlorë. Ajo që të lë një ndjesi jo të mirë është fakti se këta lojtarë nuk i ngacmon emocionalisht as një ndeshje Shqipëri-Serbi për të ndryshuar mendimin e tyre dhe iluzionet që kanë në kokë, por do të vazhdojnë të presin dhe pas shumë vitesh kur të vijnë te Shqipëria si të refuzuar nga Gjermania, do të tregojnë me patriotizëm sesa bukur është të jesh shqiptar. Si Nelson Ëeiper ashtu edhe Brajan Gruda janë shfaqur së fundmi në listën e Gjermanisë U-21 duke konfirmuar mungesën e tyre edhe në listën e qershorit për Shqipërinë. /Sport Ekspres/ 

  • VIDEO/ 3 gola në 5 ndeshjet e fundit! Super Adrion Pajaziti, talenti i Shqipërisë shtang edhe Gatuzon 

    VIDEO/ 3 gola në 5 ndeshjet e fundit! Super Adrion Pajaziti, talenti i Shqipërisë shtang edhe Gatuzon 

    Adrion Pajaziti ndodhet në një formë fantastike. Talenti i Kombëtares ka arritur të shënojë në takimin e sotëm mes Goricës dhe Hajduk Split, të përfunduar në shifrat 1-1. Me këtë pikë të marrë, Gorica siguron matematikisht edhe qëndrimin në elitë për sezonin tjetër. 
    Nga ana tjetër, ekipi i Gatuzos, Hajduku, po luftonte për titullin kampion. Me nisjen e pjesës së dytë, në minutën e 48, me shumë klas Pajaziti ka shtangur portierin kundërshtar. Ky ishte goli i 3 i tij në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa duhet theksuar se mesfushori shqiptar është pjesë e Fulham dhe është huazuar nga anglezët drejt Goricës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • VIDEO/ Talenti i Shqipërisë shënon gol me Benfikën në gjysmëfinalen e Kupës, Adrian Bajrami feston në Portugali

    VIDEO/ Talenti i Shqipërisë shënon gol me Benfikën në gjysmëfinalen e Kupës, Adrian Bajrami feston në Portugali

    Adrian Bajrami ka shënuar golin e parë me ekipin e parë të Benfikës. Talenti shqiptar i rritur në moshat e Benfikës, tani po merr gjithmonë e më shumë hapësirë në ekipin e parë. Mbrojtësi i Kombëtares e nisi si titullar takimin e sotëm ndaj Tirensense.
    Një ndeshje gjysmëfinale Kupe, por ndaj një kundërshtari shumë modest dhe e mbyllur që në ndeshjen e parë pasi Benfika fitoi 0-5. Në takimin e kthimit, Benfika fitoi sërish 4-0, duke mos lënë fare histori për takimin, ndërsa Bajrami shënoi golin e dytë. Shqipëria ka luksin e mbrojtjes teksa të gjithë janë duke shkëlqyer në kampionatet e tyre nga Gjimshiti, Kumbulla, Mihaj, Bajrami, Ajeti pa harruar edhe Ismajlin e dëmtuar. /Sport Ekspres/

     

  • Talenti spanjoll i Premier League po mahnit Europën! Klauzola 60 mln euro e bën edhe më tërheqës

    Talenti spanjoll i Premier League po mahnit Europën! Klauzola 60 mln euro e bën edhe më tërheqës

    1 Prill 2025

    15:59

    Telesport

    Vetëm 19 vjec, Dean Huijsen po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.
    Mbrojtësi spanjoll i Bournemouth i ka befasuar të gjithë me klasin e tij në fushë, teksa tani ka marrë një shans edhe në kombëtaren spanjolle.
    Për të kanë shfaqur interes Real Madrid, Chelsea, Manchester United, City dhe PSG. Klubi i radhës që e kërkon është Bayern. Madje, Bild raporton se drejtori sportiv Max Eberl është i dëshpëruar për të marrë një “po” nga spanjolli.
    Klauzola e tij e largimit është 60 mln euro. Nuk është shifër e lartë, kur konsideron faktin se po flasim për një lojtar me të ardhme të garantuar.