Tag: taksës

  • “Boom” ndërtimesh, por bosh! Eksperti jep lajmin që prisnin të gjithë blerësit: Ulen çmimet!

    “Boom” ndërtimesh, por bosh! Eksperti jep lajmin që prisnin të gjithë blerësit: Ulen çmimet!

    Armand Shkëmbi

    TIRANË- Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama po përgatit ndryshime në taksimin e pronës. Në një takim me deputetët, vetë kreu i qeverisë tha se do të ketë ndryshime dhe rritje të taksës së dytë të pronës. Por si do të ndikojë kjo në treg? Lidhur me lajmin më të fundit, eksperti imobiliar Armand Shkëmbi, në emisionin ‘Frontline Interview’ tha se pritet që të kenë dyfishim të taksës. 
    “Kush ka banesë të dytë do të paguajë më shumë taksë prone. Sot që flasim në Shqipëri ne paguajmë 0.05 % të çmimit të referencë të pronës si taksë mbi pronën. Që do të thotë për një pronë që e ka çmimin referencë 100 mijë euro. Ne paguajmë 50 euro në vit taksë prone që i bie 3 deri në 5 euro në muaj. Tani qeveria duhet që ti jap mundësi bashkive që të taksojnë nga 0.1 % deri në 0.2% që i bie dyfishim deri në 4- fishim të kësaj takse. Pra nga 5 euro në muaj mund të shkojë 10 ose 20 euro në muaj. E kombinuar kjo edhe me rritje çmimi të referencës mund të shkojë edhe më shumë se aq, pra për pronën e dytë,”-tha ai.
    Por rritja e taksës, do të ketë ndikime! Sipas agjentit, kjo “lëvizje” pritet që të sjellë edhe uljen e çmimeve të banesave.
    “Janë pronat e dyta dhe të treta ato që do të taksohen dhe do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026. Do të jetë edhe për ata që i kanë sot edhe ata që do ti blejnë pas një janarit. Taksa e pronës të dytë dhe të 3 duke ushtruar presion fiskal mbi njerëzit që i mbajnë bosh unë mendoj se do të detyrohen që ti shesin ato prona do dalin më shumë prona në treg dhe mund të kemi edhe ulje të çmimeve brenda viti 2026,”-shtoi ai.
    Megjithatë, pritet që efekti të jepet në muajt e ardhshëm, gjithmonë pasi taksat e re të ketë hyrë në fuqi./ZËRI

  • Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë! Ja çfarë parashikon paketa e re e masave

    Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë! Ja çfarë parashikon paketa e re e masave

    Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë.

    Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo përjashtim prej tyre për shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara.

    Masat janë propozuar përmes projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar që para shqyrtimit për miratim do të publikohet edhe për konsultim publik.

    Konkretisht në projektvendim propozohet mbështetje për gratë kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë.

    Për këtë kategori është propozuar që subjektet e krijuara prej tyre të përfitojnë: 50% ulje të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe 50% ulje të tarifës së pastrimit.

    “Do të lehtësohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në masën 50% bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shume fëmijë, vetëm pas depozitimit të certifikatës familjare dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, theksohet në relacion.

    Propozohet po ashtu edhe përjashtim nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe tarifa e pastrimit për shoqatat e pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara (PAK).

    Sipas relacionit të projektvendimit përfitimi do të bëhet efektiv pas dorëzimit të dokumentacionit ligjor që vërteton përbërjen e shoqatës.

    “Për të përfituar nga ky përjashtim përfaqësuesi juridik i shoqatës depoziton pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit”, citohet në relacion.

    Në projektvendim propozohet edhe ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet publike

    Për të nxitur ndërtimet publike me interes qytetar, është propozuar edhe reduktim nga 4% në 2% i taksës së ndikimit në infrastrukturë për investime publike me pronësi shtetërore.

    Në projektvendim ndër të tjera është propozuar edhe shfuqizimi për lehtësinë fiskale për 30% bizneset e ngritura nga romët dhe egjiptianët dhe për ato biznese, në të cilat numri i të punësuarve romë dhe egjiptianë zë mbi 30% të numrit total të të punësuarve.

    Ulja e taksës është miratuar fillimisht me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshime të cilat u reflektuan edhe në vendimin nr. 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak.

    Por është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi, pasi nga Drejtoria e Taksës së Pasurisë është vlerësuar se bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, që kërkon që çdo lehtësi fiskale të jetë e parashikuar me ligj, dhe jo me vendime nënligjore./ Monitor

  • Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë përfshin projektvendimi

    Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë përfshin projektvendimi

    Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë.
    Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo përjashtim prej tyre për shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara.

    Masat janë propozuar përmes projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar që para shqyrtimit për miratim do të publikohet edhe për konsultim publik.
    Konkretisht në projektvendim propozohet mbështetje për gratë kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë.
    Për këtë kategori është propozuar që subjektet e krijuara prej tyre të përfitojnë: 50% ulje të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe 50% ulje të tarifës së pastrimit.
    “Do të lehtësohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në masën 50% bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shume fëmijë, vetëm pas depozitimit të certifikatës familjare dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, theksohet në relacion.
    Propozohet po ashtu edhe përjashtim nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe tarifa e pastrimit për shoqatat e pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara (PAK).
    Sipas relacionit të projektvendimit përfitimi do të bëhet efektiv pas dorëzimit të dokumentacionit ligjor që vërteton përbërjen e shoqatës.
    “Për të përfituar nga ky përjashtim përfaqësuesi juridik i shoqatës depoziton pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit”, citohet në relacion.
    Në projektvendim propozohet edhe ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet publike
    Për të nxitur ndërtimet publike me interes qytetar, është propozuar edhe reduktim nga 4% në 2% i taksës së ndikimit në infrastrukturë për investime publike me pronësi shtetërore.
    Në projektvendim ndër të tjera është propozuar edhe shfuqizimi për lehtësinë fiskale për 30% bizneset e ngritura nga romët dhe egjiptianët dhe për ato biznese, në të cilat numri i të punësuarve romë dhe egjiptianë zë mbi 30% të numrit total të të punësuarve.
    Ulja e taksës është miratuar fillimisht me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshime të cilat u reflektuan edhe në vendimin nr. 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak.
    Por është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi, pasi nga Drejtoria e Taksës së Pasurisë është vlerësuar se bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, që kërkon që çdo lehtësi fiskale të jetë e parashikuar me ligj, dhe jo me vendime nënligjore./ Monitor

  • Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

    Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

    Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë.Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo përjashtim prej tyre për shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara.Masat janë propozuar përmes projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar që para shqyrtimit për miratim do të publikohet edhe për konsultim publik.Konkretisht në projektvendim propozohet mbështetje për gratë kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë.Për këtë kategori është propozuar që subjektet e krijuara prej tyre të përfitojnë: 50% ulje të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe 50% ulje të tarifës së pastrimit.“Do të lehtësohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në masën 50% bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shume fëmijë, vetëm pas depozitimit të certifikatës familjare dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, theksohet në relacion.Propozohet po ashtu edhe përjashtim nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe tarifa e pastrimit për shoqatat e pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara (PAK).Sipas relacionit të projektvendimit përfitimi do të bëhet efektiv pas dorëzimit të dokumentacionit ligjor që vërteton përbërjen e shoqatës.“Për të përfituar nga ky përjashtim përfaqësuesi juridik i shoqatës depoziton pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit”, citohet në relacion.Në projektvendim propozohet edhe ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet publikePër të nxitur ndërtimet publike me interes qytetar, është propozuar edhe reduktim nga 4% në 2% i taksës së ndikimit në infrastrukturë për investime publike me pronësi shtetërore.Në projektvendim ndër të tjera është propozuar edhe shfuqizimi për lehtësinë fiskale për 30% bizneset e ngritura nga romët dhe egjiptianët dhe për ato biznese, në të cilat numri i të punësuarve romë dhe egjiptianë zë mbi 30% të numrit total të të punësuarve.Ulja e taksës është miratuar fillimisht me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshime të cilat u reflektuan edhe në vendimin nr. 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak.Por është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi, pasi nga Drejtoria e Taksës së Pasurisë është vlerësuar se bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, që kërkon që çdo lehtësi fiskale të jetë e parashikuar me ligj, dhe jo me vendime nënligjore./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vendet me politikat më të mira fiskale në Europë për të tërhequr dhe mbajtur të pasurit

    Vendet me politikat më të mira fiskale në Europë për të tërhequr dhe mbajtur të pasurit

    Qeveritë europiane po përballen me kufizimet buxhetore. Rritja e dobët, tronditjet tregtare dhe popullsia në plakje vazhdojnë të godasin buxhetin shtetëror – ndërsa vendet po përpiqen gjithashtu të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.Në këtë sfond, shtetet europiane po konkurrojnë për të tërhequr dhe mbajtur të pasurit, të etur për investime dhe të ardhurat tatimore që mund të sjellin.ItaliaItalia është një destinacion popullor për emigrantët jo vetëm për kulturën dhe klimën, por edhe për shkak të lehtësirave tatimore.Në pamje të parë, vendi ka taksa relativisht të larta mbi të ardhurat personale dhe të korporatave, megjithëse ka stimuj tatimorë në dispozicion për të huajt.Një nga më të njohurit është regjimi i taksës së sheshtë, i cili u lejon individëve të pasur të paguajnë një shumë fikse për të gjitha të ardhurat me burim të huaj. Kjo pavarësisht nga shuma e fituar.Tarifa fikse vjetore është rritur së fundmi në 200,000 €, nga 100,000 €.Avantazhi është i disponueshëm deri në 15 vjet dhe është gjithashtu i hapur vetëm për ata që nuk kanë qenë banorë tatimorë në Itali për të paktën 9 nga 10 vitet e fundit.Duke pasur parasysh koston e taksës së sheshtë, është tërheqëse vetëm për individët me pasuri neto shumë të lartë.ZvicraZvicra gjithashtu ka një lloj skeme me shumë të plotë (forfait fiscal), megjithëse shteti zviceran pretendoi vitin e kaluar se më pak se 0.1% e taksapaguesve të saj u tatuan duke përdorur këtë metodë.Mënyra se si funksionon është se, në vend që të mbledhin tarifa bazuar në të ardhura ose pasuri, disa rajone zvicerane llogarisin një normë bazuar në shpenzimet e një individi.Ndërsa skema me shumë të plotë mund të jetë interesante për super të pasurit, shteti ka vendosur një bazë minimale tatimore.Kjo është shifra më e lartë nga dy shifra: ose shtatë herë më e lartë se qiraja vjetore ose vlera e qirasë së pronës kryesore, ose më e lartë se 429,100 CHF (rreth 455,000 €) – që nga viti 2024.Këto pragje zbatohen në nivel federal, megjithëse rajone të caktuara mund ta rrisin shumën minimale.Njerëzit kanë të drejtë për pagesën fiskale të paracaktuar nëse nuk keni shtetësi zvicerane dhe nëse jetojnë në vend për herë të parë – ose pas një mungese prej 10 ose më shumë vitesh.Përfituesve gjithashtu u ndalohet të kenë punësim ose të drejtojnë një biznes në Zvicër.PortugaliaPërfitimet tatimore janë bërë një temë polemike në Portugali për shkak të kostos së lartë të jetesës, e cila është nxitur pjesërisht nga mbërritja e të huajve të pasur.Megjithatë, pas zvogëlimit të përfitimeve në vitin 2023, qeveria portugeze tani ka rikthyer lehtësimet tatimore për emigrantët, të quajtur NHR.Në veçanti, skema tërhoqi një numër të madh pensionistësh, të cilët vendosën të zhvendoseshin në Portugali dhe të mos paguanin taksë mbi të ardhurat për të ardhurat nga pensionet e huaja.Për ata që gjeneronin të ardhura në Portugali, aktivitete specifike tatoheshin me një normë të favorshme 20%.Përveçse i bezdisi vendasit, sistemi i NHR shkaktoi kritika nga shtetet nordike, të cilat po vëzhgonin një eksod të qytetarëve të tyre të moshuar.Finlanda dhe Suedia bënë kërkesa zyrtare për të ndryshuar rregullat e traktatit të taksës së dyfishtë me Portugalinë.Kjo do t’u lejonte atyre të vendosnin taksa mbi pensionet e emigrantëve të tyre.Kompanitë fiktiveNjë mënyrë tjetër që individët e pasur mund të gëzojnë norma të ulëta efektive tatimore është përmes përdorimit të kompanive fiktive, sipas Observatorit Tatimor të BE-së.Organi vëzhgues vëren se këto firma janë “në një zonë gri midis shmangies dhe evazionit” në kuptimin që ato janë krijuar për të shmangur tatimin mbi të ardhurat.Individët që strehojnë asetet në këtë mënyrë vendosin ta derdhin pasurinë e tyre në emër të një kompanie që kontrollojnë, në vend që ta klasifikojnë atë si të ardhura personale. Një tipar kryesor i një kompanie fiktive është se ajo nuk ka operacione aktive biznesi.Tërheqjet nga kompania tatohen normalisht, megjithëse tatimpaguesi mund ta fshehë tepricën në firmën mbajtëse.Ngritja e një strukture të tillë është veçanërisht fitimprurëse në vendet ku norma e taksës së korporatave është e ulët.Vendet me norma tërheqëse janë, Irlanda (12.5%), Hungaria (9%), Bullgaria (10%) dhe Qiproja (12.5%).Ndërsa OECD ka punuar me shtetet anëtare për të futur një normë minimale globale të taksës së korporatave 15%, kjo vlen vetëm për firmat që fitojnë më shumë se 750 milionë euro.Më shumë se 140 vende e kanë nënshkruar marrëveshjen, por zbatimi është ende një punë në zhvillim e sipër.Një parajsë tatimore për dikë nuk është parajsë për të gjithëPlanifikimi tatimor nuk mund të sillet thjesht rreth një ose dy llojeve të normave, por përkundrazi duhet të merret në konsideratë një mori faktorësh, thonë ekspertët.Tarifat që duhen mbajtur mend përfshijnë taksat mbi të ardhurat personale dhe të korporatave, fitimet kapitale, trashëgiminë dhe pasurinë, si dhe tarifat e sigurimeve shoqërore.Përveç vendeve të listuara më sipër, vende të tilla si Malta dhe Monako mund të konsiderohen të gjitha me avantazhe fiskale, por gjithçka varet nga natyra e të ardhurave të dikujt.Ndërsa OECD vazhdon përpjekjet për të rritur taksën e korporatave, ende nuk është parë nëse kjo do të inkurajojë bisedat rreth normave të tjera dhe do të zvogëlojë lehtësirat tatimore. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Partia e Lirisë kundër taksës progresive 23%: Mashtrim elektoral dhe cënim i rendit kushtetues

    Partia e Lirisë kundër taksës progresive 23%: Mashtrim elektoral dhe cënim i rendit kushtetues

    Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas vendosjes së taksës progresive 23% për të ardhurat mbi 14 milionë lekë në vit, duke e cilësuar këtë masë si një akt politikisht të papranueshëm dhe institucionalisht të dënueshëm.
    Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, tha se qeveria e ka mbajtur të fshehtë këtë politikë fiskale gjatë fushatës së 11 majit, duke mashtruar votuesit dhe duke cenuar besimin mes qytetarit dhe shtetit.
    “Vendosja e taksës progresive 23% për të ardhurat mbi 14 milionë lekë vjetore për individë, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, përbën një akt të rëndë politikisht dhe institucionalisht të dënueshëm. Kjo masë nuk është thjesht një ndryshim fiscal, ajo është dëshmi e një qasjeje të rrezikshme ndaj qeverisjes, mungesë transparence, manipulim të opinionit publik dhe përdorim i sistemit tatimor për qëllime afatshkurtra politike.
    Fakti që kjo taksë nuk u bë publike gjatë fushatës elektorale tregon qartë se qeveria e ka fshehur qëllimisht këtë politikë për të mos rrezikuar rezultatin elektoral. Ky është një mashtrim i drejtpërdrejtë ndaj votuesve, që rrënon parimin themelor të besimit ndërmjet qytetarit dhe shtetit. Është e papranueshme që pas sigurimit të votës, qeveria të ndryshojë rregullat e lojës ekonomike, duke goditur shtresat që mbajnë mbi supe barrën më të madhe të prodhimit dhe zhvillimit në vend”, tha ajo.
    Sipas saj, rikthimi i kësaj takse, e rrëzuar më parë nga Gjykata Kushtetuese, përbën një përçmim të ndarjes së pushteteve dhe një goditje të padrejtë për shtresat që kontribuojnë ndershmërisht në ekonomi.
    Memelli i bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe shoqërisë që të reagojnë ndaj këtij precedenti të rrezikshëm dhe kërkon anulimin e menjëhershëm të taksës, duke kërkuar një reformë të re fiskale të drejtë dhe transparente.
    “Më tej, ky vendim përbën edhe një përbuzje ndaj rendit kushtetues, duke qenë se forma e mëparshme e kësaj takse është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Rikthimi i saj përmes një akti të njëanshëm, pa një proces të hapur konsultimi, ngre shqetësime serioze për respektimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve të pavarura. Në vend që të luftojë evazionin fiskal dhe të vendosë drejtësi në shpërndarjen e barrës tatimore, qeveria ka zgjedhur të rëndojë më tej mbi ata që deklarojnë ndershmërisht të ardhurat e tyre,sic janë profesionistët, sipërmarrësit, punonjësit me të ardhura të larta, por të justifikuara dhe të tatueshme.
    U bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë, organeve të mbikëqyrjes kushtetuese dhe gjithë shoqërisë shqiptare që të reagojnë ndaj këtij precedenti të rrezikshëm. Ekonomia shqiptare nuk mund të ndërtohet mbi vendime të fshehta, të njëanshme dhe të diktuara nga agjenda politike afatshkurtra. Kërkojmë anulimin e menjëhershëm të kësaj takse të padrejtë dhe nisjen e një dialogu të vërtetë publik mbi një reformë tatimore të drejtë, transparente dhe që respekton standardet kushtetuese dhe ekonomike të një shteti demokratik”, tha ajo.

  • “Absurdi i dyfishimit të taksës për tezgat e Pazarit të Ri”, Këlliçi publikon faturat

    “Absurdi i dyfishimit të taksës për tezgat e Pazarit të Ri”, Këlliçi publikon faturat

    Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka publikuar disa fatura të tregtarëve të cilët kanë ngritur shqetësimin për dyfishimin e taksave për tezgat te Pazari i Ri.

    Këlliçi thotë se ky dyfishim i menjëhershëm ka sjellë shqetësimin e tregtarëve të thjeshtë, të cilët mezi sigurojnë bukën e gojës, por edhe dilemën e tyre: për t’i mbyllur tezgat, apo për të vazhduar të zhvaten nga kjo qeveri e pashpirt.

    Ai thekson se ky është një presion jo vetëm teorik i qeverisë së babëzitur e cila kalon çdo përcaktim logjik.
    Reagimi i plote

    ABSURDI I DYFISHIMIT TË TAKSËS PËR TEZGAT E PAZARIT TË RI!

    Nuk është vetëm teorik presioni i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij të babëzitur, kur thotë se janë hakmarrës. Ata janë akoma më të këqinj, më të ligj, e tejkalojnë çdo përcaktim logjik!

    Një nga qindra rastet që e shpjegon këtë, është dyfishimi i taksës së tezgave për bizneset e vogla tek Pazari i Ri.

    Ky dyfishim i menjëhershëm ka sjellë shqetësimin e tregtarëve të thjeshtë, të cilët mezi sigurojnë bukën e gojës, por edhe dilemën e tyre: për t’i mbyllur tezgat, apo për të vazhduar të zhvaten nga kjo qeveri e pashpirt.

    Më poshtë janë faturat, ku shihet qartë që deri para pak kohësh, të njëjtët tregtar, në të njëjtën hapësirë, në të njëjtin vend, paguanin 2550 lekë, dhe tani, krejt papritmas iu kërkohet për të njëjtën gjë dyfishi i këtyre parave.