Tag: taksës

  • Reforma e re e taksës së pronës, eksperti shpjegon rritjen e kostove dhe ngadalësimin e shitjeve

    Reforma e re e taksës së pronës, eksperti shpjegon rritjen e kostove dhe ngadalësimin e shitjeve

    Shqipëria ka nisur zyrtarisht zbatimin e reformës së re të taksës dhe pasurisë së paluajtshme, një nismë që synon krijimin e një sistemi modern dhe transparent të taksimit të pronës, të bazuar në vlerën reale të tregut. Reforma pritet të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e të ardhurave dhe ta afrojë vendin me standardet e Bashkimit Evropian.
    I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1, vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, theksoi se ndryshimet e reja kanë sjellë ndikime të menjëhershme në tregun e pasurive të paluajtshme.
    “Një pronë e pa rivlerësuar është një pronë që taksohet 15% ndërsa prona e rivlerësuar është 5% sigurisht që ka diferencë. Ne kemi pasur një treg shumë dinamik vitet e fundit që mund të themi se zona dhe prona të caktuara janë dyfishuar që vlera e dyfishuar goxha e lartë. Sot e kemi të pamundur të gjejmë një pronë për një klient që ka kredi. Qëkur u shpall se do të bëhej rivlerësimi kemi pasur një stopim të shitjeve. Ky quhet tatim dhe i takon shitësit sepse ai është pronari i pronës por sot të gjitha këto kosto i shkojnë blerësit”, u shpreh Demirxhiu.
    Eksperti theksoi gjithashtu se, ndonëse tatimi i takon shitësit si pronar i pasurisë, aktualisht kostot po i kalojnë blerësit.
    Reforma pritet të sjellë efekte të mëtejshme në tregun imobiliar në muajt në vazhdim, ndërsa aktorët e tregut presin qartësim më të madh të procedurave dhe ndikimit real të skemës së re.

  • Ambasadori i Suedisë: Reforma e taksës së pronës e çon Shqipërinë më pranë BE-së

    Ambasadori i Suedisë: Reforma e taksës së pronës e çon Shqipërinë më pranë BE-së

    Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, deklaroi sot se, Shqipëria ka arritur një moment të rëndësishëm në procesin e reformimit të taksës së pronës, duke ngritur një bazë të fortë për funksionimin e një sistemi modern, të drejtë dhe të qëndrueshëm.
    Në fjalën e tij gjatë lançimit të reformës së taksës së pasurisë së paluajtshme, ai theksoi se Suedia është krenare që ka shoqëruar Shqipërinë në këtë udhëtim transformues që prej vitit 2015.
    Ström nënvizoi se arritja e vetëqeverisjes vendore dhe autonomisë fiskale është një kërkesë e qartë nga Bashkimi Europian, ndërsa reforma e taksës së pronës e bazuar në vlerën e tregut është një hap thelbësor për të garantuar të ardhura të qëndrueshme për njësitë e qeverisjes vendore.
    “BE dhe partnerët ndërkombëtarë, si Banka Botërore dhe FMN, na kanë këshilluar se një implementim i duhur i sistemit të taksës së pronës me vlerën e tregut është baza për të ardhura të qëndrueshme dhe për autonomi të vërtetë fiskale”, u shpreh ambasadori.
    Ai theksoi se objektivi kryesor nuk është vetëm rritja e të ardhurave, por ndërtimi i një takse të drejtë, transparente dhe të zbatueshme në mënyrë të qëndrueshme.
    Sipas tij, këto cilësi e bëjnë taksën legjitime në sytë e publikut dhe rrisin besimin e qytetarëve te institucionet, duke e çuar Shqipërinë më pranë standardeve të BE-së.
    Ström vuri në dukje se reforma ka sjellë ndryshime të thella në platformat teknologjike, rolet institucionale, mënyrën e punës së administratës dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore.
    Ai përmendi se progresi i Shqipërisë është ndikuar nga tërmeti, pandemia dhe luhatjet globale ekonomike, por pavarësisht këtyre sfidave, partneriteti me vendet mbështetëse ka arritur t’i tejkalojë vështirësitë.
    “Të gjitha ndryshimet e ndërmarra kanë sjellë krijimin e reformës së taksës së pasurisë. Sot, Shqipëria ka një bazë të fortë për një sistem modern të taksës së pronës: rregullat e duhura janë hartuar, kadastra fiskale është pothuajse e plotësuar, sistemi IT është përshtatur sipas kornizës ligjore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pronës është përgatitur të mbështesë të gjitha njësitë në nivel kombëtar”, deklaroi ai.
    Lançimi i reformës së taksës dhe pasurisë së paluajtshme në Shqipëri është një nismë e rëndësishme, që po krijon një sistem modern të taksës së pronës në vendin tonë, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme, dhe do të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e kësaj takse të rëndësishme, reformë që e sjell Shqipërinë më afër Bashkimit Europian.

  • Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

    Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

    Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtshme që do të jenë subjekt i taksës së re për pasuritë e paluajtshme.

    Të dhënat janë bërë publike në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, të rishikuar”, i botuar në Fletoren Zyrtare.

    Kostoja për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në vlerën e 25,7 mln lekëve apo 10.2 lekë për çdo pasuri të paluajtshme të regjistruar.

    Numri i pronave të regjistruara parashikohet të mbetet i njëjtë edhe për vitet 2027 dhe 2028 sipas të dhënave të publikuara në strategjinë afatmesme.

    Teksa për vijimin e realizimit të projektit “ProTax Albania-Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën tregut”, sipas të dhënave të strategjisë, për vitin 2026 parashikohen të shpenzohen 8,7 mln lekë.

    Taksa e re e pasurive të paluajtshme e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurive sipas draftit të publikuar në vitin 2023 parashikohej të niste zbatimin nga 1 janari 2026. Por nga Ministria e Financave zbatimi u shty edhe me 2 vite të tjera për në vitin 2028.

    Nga Ministria e Financave u sqarua për Monitor se shkak i shtyrjes së zbatimit të taksës së re është hartimi i një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.

    Në projektligjin e mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikoj që për ndërtesat rezidenciale niveli i taksës të luhatej në vlerat nga 0,1% në 0,2% nga 0,05 që aktualisht zbatohet. Për ndërtesat tregtare u propozua nivel takse nga 0,15% në 0,25% nga 0.2% që është aktualisht dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale, u propozua një nivel takse 0,15% në 0,25%.
    Ad 
    What Is New Senior Apartments and How to Choose the Right OneSenior Living Guide
    After Her Weight Loss, Celine Dion Confirm What We Knew All AlongTipgalore
    Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficientet e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.

    Gjithashtu edhe në përfundim të konsultimeve për artikullin IV drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber rekomandoi rritjen e të ardhurave përmes çuarjes përpara të reformës së taksës së pronës. / Monitor

  • Taksa e re e pronës, parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

    Taksa e re e pronës, parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

    Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtshme që do të jenë subjekt i taksës së re për pasuritë e paluajtshme.
    Të dhënat janë bërë publike në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, të rishikuar”, i botuar në Fletoren Zyrtare.
    Kostoja për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në vlerën e 25,7 mln lekëve apo 10.2 lekë për çdo pasuri të paluajtshme të regjistruar.
    Numri i pronave të regjistruara parashikohet të mbetet i njëjtë edhe për vitet 2027 dhe 2028 sipas të dhënave të publikuara në strategjinë afatmesme.
    Teksa për vijimin e realizimit të projektit “ProTax Albania-Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën tregut”, sipas të dhënave të strategjisë, për vitin 2026 parashikohen të shpenzohen 8,7 mln lekë.
    Taksa e re e pasurive të paluajtshme e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurive sipas draftit të publikuar në vitin 2023 parashikohej të niste zbatimin nga 1 janari 2026. Por nga Ministria e Financave zbatimi u shty edhe me 2 vite të tjera për në vitin 2028.
    Nga Ministria e Financave u sqarua për Monitor se shkak i shtyrjes së zbatimit të taksës së re është hartimi i një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.
    Në projektligjin e mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikoj që për ndërtesat rezidenciale niveli i taksës të luhatej në vlerat nga 0,1% në 0,2% nga 0,05 që aktualisht zbatohet. Për ndërtesat tregtare u propozua nivel takse nga 0,15% në 0,25% nga 0.2% që është aktualisht dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale, u propozua një nivel takse 0,15% në 0,25%.
    Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficientet e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.
    Gjithashtu edhe në përfundim të konsultimeve për artikullin IV drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber rekomandoi rritjen e të ardhurave përmes çuarjes përpara të reformës së taksës së pronës. / Monitor

  • Shtyhet taksa e re e pasurisë! Qeveria ndryshon planet, ja çfarë pritet të ndodhë

    Shtyhet taksa e re e pasurisë! Qeveria ndryshon planet, ja çfarë pritet të ndodhë

    Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028.
    Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.
    Projektligji i mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikonte që taksimi i ri të fillonte për ndërtesat në vitin 2026 dhe për parcelat, truallin e tokën bujqësore në 2028.
    Sipas propozimeve të vitit 2023, niveli i taksës do të ishte:
    Nga 0,1% në 0,2% për ndërtesat rezidenciale (aktualisht 0,05%),
    Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat tregtare (aktualisht 0,2%),
    Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat bujqësore dhe industriale.
    Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficentët e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.
    Sipas relacionit drafti që u hartua në 2023, synonte kalimin nga një sistemi taksimi i bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë taksimi i bazuar mbi sipërfaqen (area based) për tokën, në një sistem modern taksimi që takson si ndërtesat ashtu dhe tokën, duke e bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive.
    Parashikohej që vlera e pasurive të paluajtshme do të përcaktohej në një hartë te re me çmime mesatare referuese, por e ndarë për njësitë e ndërtesave rezidenciale, të shërbimit, si dhe çmimet mesatare referuese të parcelave, duke përfshirë të truallit, tokës bujqësore dhe asaj pyjore. Më tepër baza e taksës do të mbështetej nga vlerësimi i pronave nëpërmjet kontratave të shitblerjes dhe çmimeve të tregut, duke krijuar zona të reja për vlerat e pronës së paluajtshme.
    Pavarësisht se formula e propozuar për llogaritjen e taksës së ndërtesës për banesën e para parashikonte zbritje 50% të vlerës, propozim për dyfishim të shkallës (nga 0.05 u propozua nga 0.1 deri 0.2%) do të rriste pagesën e detyrimet. Me shembujt e publikuar nga Ministria e Financave në atë kohë me dokumentin “Reforma e taksës së pasurisë 2024-2028” rriste detyrimin për ndërtesat rezidenciale nga 18 deri 50% dhe për dyqanet deri 28%.
    SHKALLA E TAKSËS MBI NDËRTESAT
    Shkalla e taksës aktualisht:
    0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;
    0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
    30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
    Shkalla e taksës e propozuar me projektligjin e 2023
    Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,2%;
    Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;
    Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;
    Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%.
    Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjetë për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës/Monitor

  • Shtyhet me 2 vjet zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, pritet të nisë në 2028

    Shtyhet me 2 vjet zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, pritet të nisë në 2028

    Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028.Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.Projektligji i mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikonte që taksimi i ri të fillonte për ndërtesat në vitin 2026 dhe për parcelat, truallin e tokën bujqësore në 2028.Sipas propozimeve të vitit 2023, niveli i taksës do të ishte:Nga 0,1% në 0,2% për ndërtesat rezidenciale (aktualisht 0,05%),Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat tregtare (aktualisht 0,2%),Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat bujqësore dhe industriale.Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficentët e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.Sipas relacionit drafti që u hartua në 2023, synonte kalimin nga një sistemi taksimi i bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë taksimi i bazuar mbi sipërfaqen (area based) për tokën, në një sistem modern taksimi që takson si ndërtesat ashtu dhe tokën, duke e bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive.Parashikohej që vlera e pasurive të paluajtshme do të përcaktohej në një hartë te re me çmime mesatare referuese, por e ndarë për njësitë e ndërtesave rezidenciale, të shërbimit, si dhe çmimet mesatare referuese të parcelave, duke përfshirë të truallit, tokës bujqësore dhe asaj pyjore. Më tepër baza e taksës do të mbështetej nga vlerësimi i pronave nëpërmjet kontratave të shitblerjes dhe çmimeve të tregut, duke krijuar zona të reja për vlerat e pronës së paluajtshme.Pavarësisht se formula e propozuar për llogaritjen e taksës së ndërtesës për banesën e para parashikonte zbritje 50% të vlerës, propozim për dyfishim të shkallës (nga 0.05 u propozua nga 0.1 deri 0.2%) do të rriste pagesën e detyrimet. Me shembujt e publikuar nga Ministria e Financave në atë kohë me dokumentin “Reforma e taksës së pasurisë 2024-2028” rriste detyrimin për ndërtesat rezidenciale nga 18 deri 50% dhe për dyqanet deri 28%. SHKALLA E TAKSËS MBI NDËRTESATShkalla e taksës aktualisht:0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.Shkalla e taksës e propozuar me projektligjin e 2023Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,2%;Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%.Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjetë për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura dhe luksit nga sot në e-Albania; Procedurat

    Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura dhe luksit nga sot në e-Albania; Procedurat

    Përdoruesit e mjeteve nga sot pagesën e taksës vjetore do të paguajnë online përmes e-Albania.Shërbimi elektronik mundëson publikimin dhe pagesën online të Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) dhe të mjeteve të luksit në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve.Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. Procedura do të kryehet, duke zgjedhur në e-Albania shërbimin “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”. Pagesa do të kryhet në aplikacion bankar të shkarkuar në telefon. Për të shkarkuar pullën e taksës do të klikohet në butonin “Shkarko Pullën e Taksës”. Pulla do të dërgohet te rubrika “Dokumentet e mia” në llogarinë tuaj në portalin e-Albania.Nga ofrimi i këtij shërbimi kryeminsitri Edi Rama njoftoi se qytetarët do të kursejnë 57,9 mln lekë, 11,501 ditë pune dhe 4,7 mln km rrugë të përshkruara.Procedura në e-albania për pagesën e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksitKy shërbim elektronik mundëson publikimin dhe pagesën online të taksave të automjeteve në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve bazuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar.Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqëruesHapat e procedurës– Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”;– Klikoni butonin “Përdor” për të parë automjetet që dispononi dhe zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni taksat përkatëse duke klikuar butonin “Zgjidh”;– Në raste se keni taksa të papaguara, zgjidhni vitin përkatës dhe klikoni butonin “Llogarit” për të parë vlerën e tyre; – Klikoni opsionin “Paguaj” në mënyrë që të vijoni me mënyrën e pagesës përmes kanalit bankar dhe në hapat e ardhshëm zgjidhni bankën nga e cila do të bëni pagesën. (Aktualisht është e ndërlidhur Banka Kombëtare Tregtare);– Vijoni me ndjekjen e udhëzimeve deri në finalizimin e urdhërpagesës;– Më pas duhet të vijoni me kryerjen e pagesës në aplikacionin bankar të shkarkuar në telefonin tuaj; Urdhërpagesa është e vlefshme për t’u paguar deri në orën 24:00 të së njëjtës ditë.; – Për të shkarkuar pullën e taksës, klikoni butonin “Shkarko Pullën e Taksës”. Pulla do të dërgohet te rubrika “Dokumentet e mia” në llogarinë tuaj në portalin e-Albania. Kujdes: Vetëm në rastin e pagesës së taksës për vitin aktual do të shkarkohet “Pulla e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”. Shënim: Në rastin kur shërbimi shfaq: “Nuk ka të dhëna!”, arsyet e mos shfaqjes së të dhënave janë:– Nuk ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit ose biznesit;– Ekzistojnë raste kur ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit ose biznesit, por në të dhënat e pronarit nuk është i regjistruar Numri i Identifikimit të tij (NID); – Nuk keni kryer proçedurën e ndërrimit të pronësisë referuar një dokumenti të fitimit të pronësisë. Në këto raste, lutemi që të drejtoheni pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për plotësimin e të dhënave tuaja në regjistrin elektronik të DPSHTRR-së.Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherëPeriudha e vlefshmërisë1 vjeçareKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

    Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

    Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut të Dejës e më tutje e Çorovodës, Kuçovës apo Klosit do të vijojnë të paguajnë më pak detyrim për taksën e ndërtesës së banimit sesa qytetet e tjera.
    Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës. Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.
    “Monitor” zbardh llogaritjet se sa do të rritet detyrimi për taksës e ndërtesës së banimit për 119 zonat kadastrale në 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve të propozuara për rritjen e çmimeve të referencave. Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.
    Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit. Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.
    Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës. Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit. Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.
    Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023. Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës nisi të paguhet prej muajit gusht 2023. Ndërsa për referencat e reja qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026. Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës do të nisin nga 1 janari 2026.
    Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj. Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës. Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.
    Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.
    Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale. Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.
    Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.
    Në projektvendim Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani). Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2. Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.
    Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%. Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit.
    Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryhsojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës. Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.
    Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj. Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.
    Për të parë zonat në hartë kliko: https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/
    Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.
    Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.
    P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj. Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.
    Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj. Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj. Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.
    Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit. /MONITOR

  • Jo vetëm në Tiranë, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, më e prekur zona e bregdetit

    Jo vetëm në Tiranë, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, më e prekur zona e bregdetit

    Çmimet e referencës të pasurive të paluajtshme, të cilat u rishikuan së fundmi në rritje për rrethet, përdoren jo vetëm për shitblerjen, por edhe për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, që paguhet nga ndërtuesit.

    Rritja e tyre pritet që të sjellë automatikisht shtim të detyrimit të ndërtuesve që rrezikon të përkthehet në shtrenjtim të çmimeve të shitjes së apartamenteve.

    Kjo tendencë u konstatua në Tiranë, që i rishikoi referencat rreth dy vite më parë, ku çmimet e referencës në Tiranë u ndanw për 32 zona kadastrale. Të njëjtën nocion qeveria për herë të parë propozoi të zbatohet edhe për rrethet kryesore, duke vendosur çmime të ndryshme me ndarjen e re të zonave kadastarle. Në rrethe deri tani ishte i miratuar vetëm një çmim reference.

    Në kryeqytet zbatimi i çmimeve të reja nisi në gusht 2023, ku referencat u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Menjëherë në gjysmën e dytë të atij viti çmimet u rritën me të paktën 50-100 euro për metër katror, me një shtrenjtim mesatar prej 30%.

    Shoqata e Ndërtuesve pohoi në atë kohë se shtrenjtimi u ndikua kryesisht nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës.

    Ekspertët pohojnë se pas referencave të reja në rrethe, shtrenjtimi më i fortë i çmimeve pritet të jetë në zonat bregdetare, ku dhe referenca pësoi kërcimin më të lartë. Në Durrës, referencat për disa zona janë dyfishuar e trefishuar, si në Port, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve, që referenca është 200 mijë lekë/m2, apo në vijim në Vollga, me referencë 124 mijë lekë/m2 e në Lalëz me 140 mijë lekë/m2. Më parë, Durrësi kishte një referencë unike prej 67,500 lekë/m2.

    Në Vlorë ka zona ku referencat janë dyfishuar, si në zonën 1 dhe 2 në Himarë, që tashmë kanë referenca përkatësisht 140 dhe 100 mijë lekë/m2, nga 58 mijë lekë që ishte më parë. Në Sarandë, referenca për zonën e parë është rritur me 79%, në 100 mijë lekë/m2.

    Sa rritet detyrimi për taksën e ndikimit në infrastrukturë

    Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

    Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas metodologjisë së miratuar nga qeveria.

    Diapazonet e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë janë të përcaktuara në ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore i ndryshuar”. Konkretisht Pika 2 te Neni 27 përcakton se “në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror”. Detyrimin për përcaktimin e nivelit të taksës në rrethe brenda diapazonit 4 deri 8% e ka Këshilli Bashkiak.

    Shembull për qytetin e Durrësit.

    Sipas vendimit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023” miratuar në muajin dhjetor 2022 është miratuar niveli 8% i taksës për “ndërtime me funksion banimi apо shërbimi nga zhvillues me qëllim përfitimin, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo për përdorim publik.

    Çmimi aktual i referencës për qytetin e Durrësit është 67,500 lekë/m2

    Vlera Totale e një ndërtimi rezidencial me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet:

    100,000 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,750,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 6,750,000,000 = 540,000,000 lekë

    Vlera e ndërtimit rezidencial me çmimin e propozuar prej  200,000 lekë/m2 për zonën kadastrale nr.13 që në terren përkon me zonën e portit të Durrësit në ndërtimin e projektit Durrës Yacht Marina është 100,000 m2 x 200,000 lekë/m2 = 20,000,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 20,000,000,000 = 1,600,000,000

    Rritja e detyrimit 1,600,000,000 – 540,000,000 =  1,060,000,000 apo 196% (Rritja e njëjtë në përqindje me çmimet e referencës).

    Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti 2023 u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.

    Nga konkluzionet e Shoqatës së Ndërtuesve mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës shtoi 80% barrën fiskale te ndërtuesit. Shtimi i detyrimit në metër katror sipas ndërtuesve llogaritej 50 deri 100 euro për metër katror sipas zonave kadastrale. Për rrjedhojë kjo solli rritje të çmimeve të shitjes së apartamenteve mesatarisht me 20% në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve, pasi ndryshimit e çmimeve të referencës ndikuan në kostot e ndërtimit.

    ÇFARË PARASHIKON LIGJI “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE I NDRYSHUAR” PËR NIVELIN E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË

    Taksa e ndikimit në infrastrukturë

    Në këtë kategori investimesh përfshihen edhe ndërtimet zëvendësuese për qëllime banimi, të kushtëzuara për t’u ndërtuar si shkak i zbatimit të një kontrate koncensionare, e cila prek banesat ekzistuese. Gjithashtu, në këtë kategori përfshihen edhe ndërtimet e destinuara për qendra tregtare apo të biznesit.

    Baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimeve për qëllime banimi apo të njësive të tregtimit dhe shërbimit. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të nxjerrë me akt nga Këshilli i Ministrave.

    (Shfuqizuar me Ligj Nr. 98/2020, datë 23.07.2020, botuar në F.Z. nr.145, dt.06.08.2020)

    Nga pagesa e kësaj takse përjashtohen edhe investimet në kuadër të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit, për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

    (Ndryshuar me Ligj Nr. 142/2015, datë 17.12.2015. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.252, datë 22.01.2016)

    (Ndryshuar me Ligj Nr. 106/2017, datë 30.11.2017. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.222, datë 19.12.2017)

    (Ndryshuar me Ligj Nr. 41/2018, datë 09.07.2018. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.111, datë 30.07.2018. Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019)

    Ndryshuar me ligjin nr. 95/2018, datë 03.12.2018, botuar në F.Z. nr.187, dt.27.12.2018

    (Shtuar me Aktin Normativ Nr. 3, datë 2.10.2019, botuar në F.Z. nr.137, dt.07.10.2019)

    (Hequr me Ligj Nr. 122/2020, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 197, datë 12.11.2020)

    (Shtuar me Aktin Normativ Nr. 19, datë 23.04.2020, botuar në F.Z. nr.73, dt.24.04.2020)./ Monitor

  • Ashtu siç ndodhi me Tiranën, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, sidomos në bregdet

    Ashtu siç ndodhi me Tiranën, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, sidomos në bregdet

    Çmimet e referencës të pasurive të paluajtshme, të cilat u rishikuan së fundmi në rritje për rrethet, përdoren jo vetëm për shitblerjen, por edhe për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, që paguhet nga ndërtuesit.Rritja e tyre pritet që të sjellë automatikisht shtim të detyrimit të ndërtuesve që rrezikon të përkthehet në shtrenjtim të çmimeve të shitjes së apartamenteve.Kjo tendencë u konstatua në Tiranë, që i rishikoi referencat rreth dy vite më parë, ku çmimet e referencës në Tiranë u ndanw për 32 zona kadastrale. Të njëjtën nocion qeveria për herë të parë propozoi të zbatohet edhe për rrethet kryesore, duke vendosur çmime të ndryshme me ndarjen e re të zonave kadastarle. Në rrethe deri tani ishte i miratuar vetëm një çmim reference.Në kryeqytet zbatimi i çmimeve të reja nisi në gusht 2023, ku referencat u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Menjëherë në gjysmën e dytë të atij viti çmimet u rritën me të paktën 50-100 euro për metër katror, me një shtrenjtim mesatar prej 30%.https://monitor.al/cmimet-e-apartamenteve-ne-kryeqytet-shtrenjtohen-deri-ne-30-brenda-nje-viti-kryeson-periferia/Shoqata e Ndërtuesve pohoi në atë kohë se shtrenjtimi u ndikua kryesisht nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës.https://monitor.al/ndertuesit-rritja-e-detyrimit-per-taksen-e-ndikimit-ne-infrastrukture-dhe-pagesat-e-larta-per-punetoret-ndikuan-te-shtrenjtimi-i-cmimeve/Ekspertët pohojnë se pas referencave të reja në rrethe, shtrenjtimi më i fortë i çmimeve pritet të jetë në zonat bregdetare, ku dhe referenca pësoi kërcimin më të lartë. Në Durrës, referencat për disa zona janë dyfishuar e trefishuar, si në Port, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve, që referenca është 200 mijë lekë/m2, apo në vijim në Vollga, me referencë 124 mijë lekë/m2 e në Lalëz me 140 mijë lekë/m2. Më parë, Durrësi kishte një referencë unike prej 67,500 lekë/m2.Në Vlorë ka zona ku referencat janë dyfishuar, si në zonën 1 dhe 2 në Himarë, që tashmë kanë referenca përkatësisht 140 dhe 100 mijë lekë/m2, nga 58 mijë lekë që ishte më parë. Në Sarandë, referenca për zonën e parë është rritur me 79%, në 100 mijë lekë/m2.Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi, nga Porti i Jahteve deri në LalëzSa rritet detyrimi për taksën e ndikimit në infrastrukturë Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas metodologjisë së miratuar nga qeveria.Diapazonet e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë janë të përcaktuara në ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore i ndryshuar”. Konkretisht Pika 2 te Neni 27 përcakton se “në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror”. Detyrimin për përcaktimin e nivelit të taksës në rrethe brenda diapazonit 4 deri 8% e ka Këshilli Bashkiak. Shembull për qytetin e Durrësit. Sipas vendimit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023” miratuar në muajin dhjetor 2022 është miratuar niveli 8% i taksës për “ndërtime me funksion banimi apо shërbimi nga zhvillues me qëllim përfitimin, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo për përdorim publik.Çmimi aktual i referencës për qytetin e Durrësit është 67,500 lekë/m2Vlera Totale e një ndërtimi rezidencial me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet:100,000 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,750,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 6,750,000,000 = 540,000,000 lekëVlera e ndërtimit rezidencial me çmimin e propozuar prej  200,000 lekë/m2 për zonën kadastrale nr.13 që në terren përkon me zonën e portit të Durrësit në ndërtimin e projektit Durrës Yacht Marina është 100,000 m2 x 200,000 lekë/m2 = 20,000,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 20,000,000,000 = 1,600,000,000Rritja e detyrimit 1,600,000,000 – 540,000,000 =  1,060,000,000 apo 196% (Rritja e njëjtë në përqindje me çmimet e referencës). Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti 2023 u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.Nga konkluzionet e Shoqatës së Ndërtuesve mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës shtoi 80% barrën fiskale te ndërtuesit. Shtimi i detyrimit në metër katror sipas ndërtuesve llogaritej 50 deri 100 euro për metër katror sipas zonave kadastrale. Për rrjedhojë kjo solli rritje të çmimeve të shitjes së apartamenteve mesatarisht me 20% në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve, pasi ndryshimit e çmimeve të referencës ndikuan në kostot e ndërtimit. ÇFARË PARASHIKON LIGJI “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE I NDRYSHUAR” PËR NIVELIN E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË Neni 27Taksa e ndikimit në infrastrukturëBaza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet sipas preventivit, ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.Në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror.Në këtë kategori investimesh përfshihen edhe ndërtimet zëvendësuese për qëllime banimi, të kushtëzuara për t’u ndërtuar si shkak i zbatimit të një kontrate koncensionare, e cila prek banesat ekzistuese. Gjithashtu, në këtë kategori përfshihen edhe ndërtimet e destinuara për qendra tregtare apo të biznesit.Baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimeve për qëllime banimi apo të njësive të tregtimit dhe shërbimit. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të nxjerrë me akt nga Këshilli i Ministrave.Në rastin e ndërtimeve të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është:a) Për ndërtime që destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, të industrisë, bujqësisë; të ndërtimeve individuale për qëllime të përdorimit vetjak nga individët, të ndërtuara vetë individi apo me sipërmarrës; si dhe të ndërtimeve për qëllime publike, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 1 (një) deri në 3 (tre) për qind e vlerës së investimit, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 (dy) deri 4 (katër) për qind e saj.b) Për projekte të infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0.1 (zero pikë një) për qind e vlerës së investimit, por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar, kur kjo kosto nuk është përfshirë në preventivin e investimit.c) Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0.5 (zero pikë pesë) për qind e vlerës së investimit. Leja e legalizimit lëshohet vetëm pasi të jetë vërtetuar pagesa e taksës nga taksapaguesi.(Shfuqizuar me Ligj Nr. 98/2020, datë 23.07.2020, botuar në F.Z. nr.145, dt.06.08.2020)d) Për ndërtesat, që destinohen për qëllime banimi në zonat malore, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 0 (zero) deri në 3 (tre) për qind të vlerës së investimit. Këshilli Bashkiak përcakton me vendim zonat malore për efekt të zbatimit të këtij paragrafi.Këshilli bashkiak miraton kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që mbulon territorin ku do të bëhet investimi.Nëse objekti, për të cilin do të bëhet investimi, shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një bashkie tjetër, të ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës bashki.Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse edhe investimet e subjekteve, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit.Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e ndërtesave të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësive natyrore, sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile. Kushtet, rregullat dhe dokumentet që shoqërojnë kërkesën për përjashtimin nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, sipas kësaj pike, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.Nga pagesa e kësaj takse përjashtohen edhe investimet në kuadër të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit, për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.(Ndryshuar me Ligj Nr. 142/2015, datë 17.12.2015. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.252, datë 22.01.2016)(Ndryshuar me Ligj Nr. 106/2017, datë 30.11.2017. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.222, datë 19.12.2017)(Ndryshuar me Ligj Nr. 41/2018, datë 09.07.2018. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.111, datë 30.07.2018. Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019)Ndryshuar me ligjin nr. 95/2018, datë 03.12.2018, botuar në F.Z. nr.187, dt.27.12.2018(Shtuar me Aktin Normativ Nr. 3, datë 2.10.2019, botuar në F.Z. nr.137, dt.07.10.2019)(Hequr me Ligj Nr. 122/2020, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 197, datë 12.11.2020)(Shtuar me Aktin Normativ Nr. 19, datë 23.04.2020, botuar në F.Z. nr.73, dt.24.04.2020).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.