Tag: taksën

  • Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

    Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

    Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut të Dejës e më tutje e Çorovodës, Kuçovës apo Klosit do të vijojnë të paguajnë më pak detyrim për taksën e ndërtesës së banimit sesa qytetet e tjera.Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës. Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.“Monitor” zbardh llogaritjet se sa do të rritet detyrimi për taksës e ndërtesës së banimit për 119 zonat kadastrale në 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve të propozuara për rritjen e çmimeve të referencave.Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit.Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës.Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit. Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023.Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës nisi të paguhet prej muajit gusht 2023.Ndërsa për referencat e reja qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026. Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës do të nisin nga 1 janari 2026.Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj.Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës.Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale. Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.Në projektvendim Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani).Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2.Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%.Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit.Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryhsojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës.Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj.Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.Për të parë zonat në hartë kliko: https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj. Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj. Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj.Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit. / Dorina AzoTabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Konsultimi i projektvendimit, sa do të rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja

    Konsultimi i projektvendimit, sa do të rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja

    Rritja e çmimeve të referencës për 61 bashkitë në vend, të publikuara së fundmi për konsultim te projektvendimi i Ministrisë së Financave, pritet automatikisht të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës. Çmimet e referencës të vendosura nga qeveria, përdoren jo vetëm për shitblerjen e pasurive të paluajtshme, por edhe për llogaritjen e vlerës së pronës që disponojnë banorët.
    Metodologjia e miratuar nga qeveria përcakton se vlera e apartamentit që disponon një qytetar llogaritet mbi çmimet e referencës. Ndërsa detyrimi për taksën e ndërtesës përcaktohet mbi vlerën e apartamentit. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit të taksave për qytetarët do të jetë në % të njëjtë me rritjen e çmimeve të referencës.
    Sa rritet detyrimi për taksën e ndërtesës në rrethe
    Rritja e çmimeve fiskale do të sjellë rritje të pagesës vjetore të taksës së ndërtesës si për apartamentet e banimit ashtu edhe për bizneset. Për shtëpitë niveli i taksës së ndërtesës si për apartamente edhe për njësi tregëtare llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.
    Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve të referencës. Për shtëpitë e banimit shkalla e taksës së ndërtesës për qëllime banimi, pra për apartamentet është 0,05% e vlerës, por është në diskrecionin e Këshillit Bashkiak që mbi shkallën kombëtare të miratojë nivel + 30% më të lartë apo -30% më të ulët.
    P.sh marrim shembull qytetin e Vlorës, duke e llogaritur detyrimin për taksën e ndërtesës së apartamenteve mbi shkallën kombëtare prej 0,05%.
    Në Vlorë çmimi aktual i referencës 61,800 lekë për metër katror. Vlera e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2 llogaritet 61,800 lekë/m2 x 90 m2  = 5,562,000 lekë vlera e shtëpisë
    Detyrimi për taksën e ndërtesës 0,05 % x 5,562,000 lekë  = 2,781 lekë detyrimi vjetor.
    Çmimi i ri i referencës për zonën nr.1 në Vlorë propozohet 98,000 lekë/m2. Vlera e apartamentit llogaritet 98,000 lekë/ m2 x 90 = 8,820,000 lekë.
    Detyrimi për taksën 0,05% x 8,820,000 = 4,410 lekë detyrimi vjetor.
    Rritja nga ndryshimi i referencave 4,410- 2,781 = 1,629 lekë në vit apo 58.6% sa rritja e çmimit të referencës. /Monitor

  • Sa do rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja

    Sa do rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja

    Rritja e çmimeve të referencës për 61 bashkitë në vend, të publikuara së fundmi për konsultim te projektvendimi i Ministrisë së Financave, pritet automatikisht të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës.Çmimet e referencës të vendosura nga qeveria, përdoren jo vetëm për shitblerjen e pasurive të paluajtshme, por edhe për llogaritjen e vlerës së pronës që disponojnë banorët.Metodologjia e miratuar nga qeveria përcakton se vlera e apartamentit që disponon një qytetar llogaritet mbi çmimet e referencës.Ndërsa detyrimi për taksën e ndërtesës përcaktohet mbi vlerën e apartamentit. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit të taksave për qytetarët do të jetë në % të njëjtë me rritjen e çmimeve të referencës.Sa rritet detyrimi për taksën e ndërtesës në rretheRritja e çmimeve fiskale do të sjellë rritje të pagesës vjetore të taksës së ndërtesës si për apartamentet e banimit ashtu edhe për bizneset.Për shtëpitë niveli i taksës së ndërtesës si për apartamente edhe për njësi tregëtare llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve të referencës.Për shtëpitë e banimit shkalla e taksës së ndërtesës për qëllime banimi, pra për apartamentet është 0,05% e vlerës, por është në diskrecionin e Këshillit Bashkiak që mbi shkallën kombëtare të miratojë nivel + 30% më të lartë apo -30% më të ulët.P.sh marrim shembull qytetin e Vlorës, duke e llogaritur detyrimin për taksën e ndërtesës së apartamenteve mbi shkallën kombëtare prej 0,05%.Në Vlorë çmimi aktual i referencës 61,800 lekë për metër katror. Vlera e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2 llogaritet 61,800 lekë/m2 x 90 m2  = 5,562,000 lekë vlera e shtëpisëDetyrimi për taksën e ndërtesës 0,05 % x 5,562,000 lekë  = 2,781 lekë detyrimi vjetor. Çmimi i ri i referencës për zonën nr.1 në Vlorë propozohet 98,000 lekë/m2. Vlera e apartamentit llogaritet 98,000 lekë/ m2 x 90 = 8,820,000 lekë.Detyrimi për taksën 0,05% x 8,820,000 = 4,410 lekë detyrimi vjetor. Rritja nga ndryshimi i referencave 4,410- 2,781 = 1,629 lekë në vit apo 58.6% sa rritja e çmimit të referencës. / D.Azo https://monitor.al/tabela-cmimet-e-reja-te-references-deri-ne-2-mije-euro-m2-trefishim-per-durres-vollga-e-sazan/https://monitor.al/rritja-e-references-se-ndertesave-u-kushton-bizneseve-e-banoreve-ne-tirane-15-mln-euro-shtese-ne-vit/ Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama: Do të dalin çmimet e reja të referencës; Taksa për shtëpinë e dytë më e madhe se e para

    Rama: Do të dalin çmimet e reja të referencës; Taksa për shtëpinë e dytë më e madhe se e para

    Brenda pak ditësh do të dalin çmimet e reja të referencës, deklaroi kryeministri Rama, ndërsa shtoi se risi do të jetë që taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se e para.“Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës. Do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta.Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës.Një gjë duhet patur parasysh se në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk na bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, por në disa bashki taksa e tavolinës psh apo të tjera. ka edhe raste ekstravagante fare i këtyre që merren me miniera apo investime në energji iu vënë taksa lokale të çuditshme por edhe këtu duhet patur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi dhe për këtë besoj se ministria e Financave do të na japë një udhërrëfyes”, u shpreh kryeministri Rama.Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se paralelisht me taksën do të prezantohet edhe rivlerësimi i pronave.“Ne jemi drejt finalizimit të çmimeve të reja të referencës. Paralelisht vlera e pronave është rritur rreth 26%. Pra është një rritje që do të shtojë edhe vlerën për sa i përkthehet të ardhurave më bashkitë. Taksa e pronës është një nga taksat më të rëndësishme në bashkitë e Europës, duhet të zë të njëjtën peshë edhe në vendin tonë. Paralelisht që me taksën ne do të bëjmë prezantimin e rivlerësimit të pronave, që do të bëhet me një normë tatimore të reduktuar. Kështu që do t’iu japim mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë, që krahas vlerës së re të pronave të tyre të bëjnë dhe rivlerësimin e pronave që kanë aktualisht”, deklaroi ministri.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 265 mijë mjete pa taksën vjetore, borxh shtetit 170 mln USD

    265 mijë mjete pa taksën vjetore, borxh shtetit 170 mln USD

    170 milion dollarë është vlera debitore e drejtuesve të mjeteve motorike që nuk kanë paguar taksën vjetore në DPSHTRR.
    Endri Haxhiu, zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në një intervistë për Tv Klan thotë se brenda kësaj vlerë janë edhe automjete që u ka kaluar vetëm me një ditë pagesa e taksave vjetore.
    “Në vlerë është rreth 170 milion dollarë, por është vlerë dinamike, pasi sot një individ apo subjekt mund t’i paguajë detyrimet dhe hiqet automatikisht nga lista e debitorëve, apo sot mund të jetë afati i fundit i vlefshmërisë së taksës dhe ai futet direkt në sistem si debitor”, shprehet Endri Haxhiu.
    Në total janë rreth 256 mijë mjete motorike që janë debitor ndaj taksës vjetore të mjeteve të përdorura. Afro 40 % e tyre i përkasin 10-vjeçarit 2012-2022.
    “Rreth 16 % janë të vitit 2023 dhe 44% janë të vitit 2024-2025”, thekson Haxhiu.
    Për shkak të numrit të lartë të flotës së mjeteve motorike në qarkullim, qarku i Tiranës ka edhe % më të lartë të debitorëve.
    Drejtuesit e DPSHTRR thonë se të gjithë individët dhe subjektet që kanë detyrime të pashlyera për taksën vjetore, do u ndalohet marrja e shërbimit për automjetin e tyre.
    “Të gjitha mjetet që rezultojnë debitorë nuk mund t’i kryejë shërbim automjetit, konkretisht në ndërrimin e pronësisë, nuk mund të bëjë kolaudim, nuk mund të marrë shërbimin e ndërrimit të targave, në çregjistrim mjeti, nuk mund të bëj shërbim për miratimin e xhamave të zinj”, shprehet Haxhiu.
    Shumica e debitorëve janë individë, në 86% të rasteve, mes tyre vetëm 3% mjete luksi.
    Tv Klan

  • “Taksë e sheshtë 10%”/ Arben Malaj për premtimet e PD: Është vrasje për stabilitetin financiar.

    “Taksë e sheshtë 10%”/ Arben Malaj për premtimet e PD: Është vrasje për stabilitetin financiar.

    Ish-ministri i Financave në qeverisjen e PS, Arben Malaj i ftuar në skype në emisionin “Log” në News24, e ka cilësuar premtimin e PD për rikthimin e taksës së sheshtë 10 përqind, si vrasje për stabilitetin financiar.
    Malaj tha se në 2007, kur PD mori këtë vendim, edhe FMN e cilësoi dështim taksën e sheshtë, pasi sipas saj, me taksën 10 përqind, buxheti u ndodh në situatë kritike.
    “Me taksën e sheshtë 10%, niveli i deficitit buxhetor manipulohet duke mos bërë tvsh, dhe PD i përdori duke goditur biznesin”, tha ish-ministri Arben Malaj.
    Ndërsa koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorian Teliti, theksoi se taksa e sheshtë, është konsideruar sukses pasi shqiptarëve u mbeten më shumë para në xhep.
    Dorian Teliti: Taksa e sheshtë është sukses. Më shumë para u mbetën shqiptarëve në xhep.
    Arben Malaj: Kam qenë për taksën e sheshtë, por 20 përqind, me 10 përqind është vrasje për stabilitetin financiar.
    Dorian Teliti: Në vitin 2007, doli i suksesshëm…
    Arben Malaj: bllokuat tvsh, pagesat. Edhe FMN e cilësoi dështim. Rritja ekonoimike s’mund të bëhej më e madhe me taksën 10 përqind, buxheti u ndodh në situatë kritike, niveli i deficitit buxhetor manipulohet duke mos bërë tvsh, dhe PD i përdori duke goditur biznesin. Dhe Shqipëria u paralajmërua, po shkohej në efekt domino, sepse zinxhiri i borxheve vazhdonte.

  • “PD fut buxhetin në qorrsokak”, Çoçoli paralajmëron: Rritja e pensioneve në 100 ditë, kolaps për buxhetin

    “PD fut buxhetin në qorrsokak”, Çoçoli paralajmëron: Rritja e pensioneve në 100 ditë, kolaps për buxhetin

    Rritja e pensioneve dhe rrogave brenda 3 muajve të parë të qeverisjes nga PD nëse fiton zgjedhjet e 11 majit, është një “mision i pamundur” dhe e fut buxhetin në qorrsokak.

    Ky ishte mendimi analitik i ekspertit Fatos Çoçoli, teksa theksoi se premtimet bazë që PD ka bërë kryesisht, që lidhen me pensionet dhe rrogat, shkojnë në të paktën 1,9 mld euro e që nuk mund të gjenden në 100 ditët e para, siç dhe është premtuar.
    Përballja e programeve elektorale PS dhe PD me shifra dhe ekspertizë ekonomike ishte edhe tema e sotme
    Moderatori  kishte të ftuar edhe ekspertin tjetër të ekonomisë, Klodian Muço, njëkohësisht përfaqësues i PD-së për zgjedhjet e 11 majit.
    “PD sot është me politika të majta. Me premtimin ekonomik të taksave, i ka mbetur ora te viti 2007 për taksën e sheshtë. PS ka taksën progresive që është 13% për punën dhe sipas rrogës e shkallës së saj, pastaj është taksa mbi kapitalin apo mbi dividentin. Katër vende të Europës e kanë taksën e sheshtë aktualisht. Buxheti kalon në kolaps nëse pensionet rriten në 3 muajt e parë siç premtohet nga PD, në tre muajt e parë. Kjo mund të shtrihet në kohë, por jo në 100 ditë, nuk mund të bëhet në tre muaj, se ka kosto dhe shkakton kolaps ekonomik. Premtimi i PD në 100 ditë kërkon 1,9 mld euro, është e pamundur”, tha Çoçoli.
    Madje ai dha edhe shifra ekonomike të analizuara, që bënin të pamundur burimin e parave për t’i realizuar, duke sugjeruar që premtimi për pensionet të mendohej më mirë përsa i përket tre muajve të parë.
    “Ke mbi 500 mijë pensionistë me 170 mijë lekë në muaj dhe më poshtë, si do ia rrisësh në 200 euro direkt në 3 muaj, ku do gjenden këto para? Është mision i pamundur. Vetëm ky premtim mos të realizohet se do e fusni buxhetin në qorrsokak”, konstatoi eksperti Çoçoli.
    Kurse Klodian Muço tha se taksa e sheshtë duhet aplikuar, sikurse edhe rritja e pensioneve dhe minimumi jetik, duke shprehur garanci se paratë janë të gjendshme nga PD.
    Ai këmbënguli te programi i PD për minimumin jetik 200 euro, taksën e sheshtë, rroga minimale 500 euro dhe pensione 200 euro.
    “Vendet e zhvilluara të BE-së si Franca apo Gjermania kanë taksën progresive dhe me shkallë si sistem fiskal. Në vendet më pak të zhvilluara propozohet dhe aplikohet sistem fiskal i thjeshtë dhe i ulët, pasi nuk kanë ekonomi të zhvilluar. Koha ka treguar që takson më shumë profesionistët, ndaj duhet ndryshuar. Profesionisti taksohet deri në 23%, kurse të tjerët me 15%. Taksa progresive me këtë sistem takson më shumë profesionistët. Biznesi nuk duhet të konsiderohet armik. Dhe të gjithë këto profesione në të ardhmen do taksohen me 10%, pra me taksën e sheshtë, këtë ofron programi i djathtë i PD-së. Nuk janë tepër, janë vetëm 350 mln euro, kaq është kostoja shtesë e pensionit që premton PD”, tha ai.
    Muçoi akuzoi edhe socialistët për kopjimin e programit:
    “Këta të PS kaluan në kopjim programi, premtoi PD rritje rrogash e pensionesh, dolën edhe ata i premtuan. PS nuk kishte program, e kopjoi nga PD. Edhe Bankën e Zhvillimit, edhe pensioni minimal që thamë se do bëhej 200 euro, para 15 ditësh doli PS dhe e premtoi”, tha ai ndër të tjera.
    Dy ekspertët ndanë mendime të kundërta edhe për programet që ofron e djtahta në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim.
    Muço tha se fokusi i PD është qytetari dhe biznesi dhe jo infrasktruktura, kurse Çoçoli kujtoi se e djathta shpërdoroi mundësinë e mirë që u dha FMN-ja dikur, që të mos fokusoheshin më shumë te rrugët në qeverisjen e tyre.
    Muço tha gjithashtu se do rriteshin vendet e punës edhe në mjekësi, nëpërmjet dyfishimit të tyre në mandatin e parë, sikurse edhe rritjen e cilësisë së shërbimit në spitale. Por eksperti Çoçoli e pyeti se ku do i gjente PD-ja të ardhurat financiare për ta realizuar dhe për t’i paguar këta mjekë.

  • “Taksë 9 për qind biznesit”, Basha: Do t’i japë më shumë frymëmarrje sipërmarrjes së lirë

    “Taksë 9 për qind biznesit”, Basha: Do t’i japë më shumë frymëmarrje sipërmarrjes së lirë

    Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka qenë sot në një fasoneri në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku u njoh me shqetësimet e sipërmarrëses dhe punëtorëve.
    Pasi u njoh me problematikat, Basha tha se taksa 9% që është pjesë e programit, do t’i sjell më shumë frymëmarrje biznesit dhe do t’u jap mundësi sipërmarrësve që të ofrojnë paga dinjitoze.
    “Ne do të ecim me planin tonë për taksën 9%. Ulja e taksave i jep më shumë frymëmarrje biznesit. Sapo flisja me Evën, në qoftë se ne ulim taksën në 9%, nga 15% që është, kjo do të thotë që 6% që mbetet, unë mund ta përdor edhe për të rritur pagat e punonjësve. Pra, është një formulë nga e cila fitojnë të gjithë palët. Shteti duke ulur taksën në 9%, ndalon informalitetin. Ju mund ta keni dëgjuar, shumica e bizneseve sot në Shqipëri punojnë me dy balance, një për tatimet dhe një të vërtetë. Pse? Sepse taksat janë shumë të larta, janë pothuajse dyfishi i taksave në Mal të Zi, apo në Maqedoni”, tha Basha.

    Ai më tej tha se korrupsioni i qeverisë 12 vjeçare i ka çuar lekët e shqiptarëve në xhepat e pushtetarëve.
    /vizionplus.tv

  • Koalicioni Euroatlantik/ Basha vijon takimet me qytetarët në Elbasan: Të heqim ‘taksën Rama’

    Koalicioni Euroatlantik/ Basha vijon takimet me qytetarët në Elbasan: Të heqim ‘taksën Rama’

    Kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, vijon takimet me qytetarët në Elbasan për të prezantuar programin ekonomik. Gjatë takimit që pati me qytetarë dhe biznese në tregun e Elbasanit, Basha tha se si forcë e djathtë, jemi të bindur se varfëria luftohet dhe reduktohet vetëm nëpërmjet lirisë së tregut, mbështetjes për sipërmarrjen dhe taksave të ulëta.
    Ai më tej foli për disa nga angazhimet që forca politike që drejton do të ndërrmarë si taksa e sheshtë, tatami mbi të ardhurat dhe tatami mbi biznesin 9%. Sipas tij, biznesi i vogël me xhiro deri në 12 mln lekë nuk do të ketë taksa, si dhe do të hiqe “taksa Rama” prej 240 lekë të vjetra/litër, pjesë e çmimit të karburanteve.
    “Si forcë e djathtë, ne jemi të bindur se varfëria luftohet dhe reduktohet vetëm nëpërmjet lirisë së tregut, mbështetjes për sipërmarrjen dhe taksave të ulta. Për këtë qëllim, ne zotohemi:-Të fuqizojme shtresën e mesme;-Të vendosim taksën e sheshtë 9%;-Të kemi tatim mbi të ardhurat personale 9%;-Të kemi 9% edhe tatimin për biznesin;-T’i heqim fare taksat për biznesin e vogël deri në 14 mln lekë të reja;-Të ulim detyrimet që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit vendor në vlerën jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore;-Të aplikojmë pullën fiskale, të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla, duke ofruar shërbimin ku dhe kur kërkon tatimpaguesi;-Të vendosim kompesimin apo rimbursimin automatik nga sistemi i TVSH-së për çdo tatimpagues përfitues, duke eliminuar abuzivizmin, korrupsionin si dhe ndërhyrjen e adminsitratës tatimore;-Të bashkojmë në një institucion të vetëm tatimet dhe doganat, duke përgjysmuar burokracinë dhe duke shumëfishuar luftën kundër korrupsionit;-Të eleminohen Privilegjet fiskale për investitorët strategjik;-Të heqim “taksën Rama” prej 240 lekë të vjetra/litër, pjesë e çmimit të karburanteve.Me reformat strukturore, rikonceptimin e modelit ekonomik dhe luftën ndaj korrupsionit, ne synojmë një rritje ekonomike nga 5 deri ne 8%.Ne jemi të vendosur të çlirojmë tregun nga aktorët abuzive dhe klientët e korruptuar të qeverisë duke mbështetur qytetarin dhe sipërmarrësin e ndershëm. Duke patur në thelb lirinë e tregut, taksa të ulta dhe mirëqeverisjen, ne synojmë uljen me 50% të varfërisë në fund të mandatit të pare” – tha ai.

  • Rama nga shtabi elektoral i PS në njësinë 14: Do heqim taksën e ndërtimit të parkimeve

    Rama nga shtabi elektoral i PS në njësinë 14: Do heqim taksën e ndërtimit të parkimeve

    Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesja politike e qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilluan një takim sonte me shtabin elektoral të njësisë nr.14 në Tiranë.
    Kryeministri tha se zona kishte nevojë për shumë ndërhyrje dhe investime. Rama theksoi se do të hiqen taksat për ndërtuesit e parkimeve.
    “Kjo zonë ka nevojë shumë për ndërhyrje. Janë bërë shumë ndërtime dhe ka nevojë për ndërhyrje insfrastrukturore. Edhe për shërbime publike. Kjo e takimeve vlen, një program i kombinuar edhe nëpërmjet bashkisë. Duhet lehtësuar kjo çështja e trafikut të makinave se është vërtetë e rënduar. Në pjesë të caktuara të Tiranës ka probleme edhe me parkimin dysh. Do heqim fare taksën e ndërtimit të parkimit. Sepse taksimi është bërë njëlloj për ndërtimin e parkimit, apartamentit, dyqanit. Nëse e heqim taksën e parkimit, e do ta bëjmë, do ketë koston e vetë, por s’do ketë ekstra dhe kështu do bëjë më shumë parkime. Do ta zgjidhim edhe këtë”, tha Rama.