Tag: taksë

  • Rama: Deri në 2029, asnjë taksë për biznesin e vogël

    Rama: Deri në 2029, asnjë taksë për biznesin e vogël

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një elektoral në Kukës për arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
    Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se  Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon për shtresat me të ardhura të ulëta, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për biznesin e vogël.
    Sipas tij, qeveria ka lehtësuar barrën fiskale për këtë kategori përmes heqjes së taksës mbi fitimin dhe TVSH-së, duke i lënë në dispozicion qytetarëve mbi 120 milionë euro në vit.

    Rama garantoi se kjo politikë do të vazhdojë deri në vitin 2029, me qëllim fuqizimin e vetëpunësimit dhe mbështetjen e familjeve shqiptare.
    Rama: Ne kemi taksat më të ulëta në rajon për ata që fitojnë më pak. Biznesi i vogël ka zero taksë mbi fitimin, zero TVSH. Shuma që ne i kemi lënë çdo vit familjeve që vetëpunësohen te biznesi i vogël është 66.5 mln euro. Ata që kanë biznes me xhiro mbi 140 mijë euro, paguajnë TVSH por jo tatim fitim. Edhe këtu janë afro 60 mln që shteti nuk i merr por ua lë atyre. Është një shumë e konsiderueshme që shteti e ka lënë për njerëzit dhe posaçërisht për biznesin e vogël sepse ne besojmë se aty është pika ku duhet të mbështetemi për të fuqizuar familjet. Prandaj deri në 2029 ne nuk do të taksojmë biznesin e vogël.

  • Belind Këlliçi: Taksë vetëm 10 % për bizneset me PD

    Belind Këlliçi: Taksë vetëm 10 % për bizneset me PD

    “Takime me pensionistë, qytetarë e biznese të vogla në Njësinë 9.
    Programi i Partisë Demokratike për ekonominë, me taksën 10% dhe rritjen e nivelit të xhiros deri në 180 mijë euro PA TATIM FITIM i ndihmon të gjitha familjet e vetëpunësuara që të përmirësojnë ekonominë e tyre.

    Me Partinë Demokratike, sipërmarrësit e vegjël dhe punëtorët kanë një shans për një mirëqënie të vërtetë”- shkruan Këlliçi.

  • “Jam i nderuar që s’kam shokë në SPAK’”, Basha: Taksat o punojnë për shqiptarët, o për shokët e Ramës

    “Jam i nderuar që s’kam shokë në SPAK’”, Basha: Taksat o punojnë për shqiptarët, o për shokët e Ramës

    Gjatë një interviste ndryshe në emisionin “Flak Fare” me gazetarin Rudi Himzo, drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i pyetur nëse ndjehet i diskriminuar që ska shokë në SPAK. Basha tha se ndihet i nderuar dhe se synimi i tij është të qëndrojë larg çdo konflikti interesi me drejtësinë.
    Në vijim, ai foli për programin për një taksë të sheshtë 9%, model i ngjashëm me atë të Malit të Zi. Ai theksoi se kjo taksë do të zbatohet për bizneset me xhiro deri në 140 milionë lekë të vjetra dhe jo më shumë se 1% taksat lokale.
    “Ulja e taksave i jep frymëmarrje biznesit dhe sjell më shumë të ardhura për shtetin,” u shpreh Basha, duke theksuar qartësisht pozicionin e tij politik: “Padiskutim që jam i djathtë.”
    Pjesë nga intervista:
    Rudi: A ndjeheni të diskriminuar që s’keni njeri në SPAK si gjithë të tjerët?
    Basha: Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar sepse qëllimi im është që most ë jem në konflikt interesi me SPAK.
    Rudi: E dyta.
    Basha: E dyta, lekët o don jenë në ekonominë shqiptare, o do jenë tek 7×7-313. Taksat e shqiptarëve, o do punojnë për shqiptarët, o do punojnë për shokët e Edi Ramës.
    Rudi: Sa do jenë taksat?
    Basha: 9%, taksë e sheshtë. Siç e ka Mali i Zi, duhet të jemi konkurrent me vendet e tjera të rajonit. Por funksionon deri në një niveli të caktuar, nën 140 milionë lekë të vjetra në vit për biznesin dhe mbi minimumin jetik për të ardhurat personale. Nën të është zero dhe jo më shumë se 1% taksat lokale.
    Rudi: Po nga do të dalin lekët pa taksa?
    Basha: Ulja e taksave i jep frymëmarrje biznesit, gjeneron më shumë të ardhura, rrit bazën e taksimit, sjell më shumë të ardhura për qeverisjen.
    Rudi: Pra, je i djatht ti?
    Basha: Padiskutim.

  • Haradinaj thirrje qeverisë: Hiqeni çdo taksë ndaj SHBA-së

    Haradinaj thirrje qeverisë: Hiqeni çdo taksë ndaj SHBA-së

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve të SHBA-së.
    “HIQENI ÇDO TAKSË NDAJ SHBA-së”, ka shkruar Haradinaj.
    Reagimi i tij vjen pasi SHBA-ja i vendosi 10% taksë Kosovës – minimalën krahasuar me shtetet e tjera që presidenti Donald Trump ndërmori ndaj shteteve të tjera.
    Deri tani produktet amerikane që kanë hyrë në Kosovë kanë pasë 10% taksë.
    Edhe presidentja Vjosa Osmani dje tha se i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë që ta heqë këtë taksë për një tregti të lirë me SHBA-në.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh