Tag: taksave

  • Afat i ri për pagesat e taksave dhe tarifave vendore, nga 20 Prilli do shtyhet deri më 31 Maj 2026

    Afat i ri për pagesat e taksave dhe tarifave vendore, nga 20 Prilli do shtyhet deri më 31 Maj 2026

    Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se bizneset do të kenë afat deri më 31 Maj 2026 të paguajnë taksat dhe tarifat vendore. Deri tani afati ka qenë 20 Prill.Sipas drejtorisë të taksave vendore, ky ndryshim është vendosur me Vendimin nr.59 datë 24.07.2025, të Këshillit Bashkiak Tiranë.Mbështetur në ndryshimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak, pas datës 31 Maj, po ashtu çdo detyrim i ri paguhet brenda 15 ditësh nga lindja e tij. Ndërsa për bizneset e reja, pagesa nis nga muaji i regjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit.“Për kategorinë II. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda datës 31 Maj. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 31 Maj është 15 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të llogaritet për çdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit”, përcaktohet në vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019,  të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar .Po ashtu sipas vendimit, çdo njoftim zyrtar në lidhje me detyrimet tatimore vendore përmes shërbimit postar dhe në rrugë elektronike (në përputhje me legjislacionin për komunikimet elektronike), do të komunikohet edhe nëpërmjet portalit zyrtar e-Albania.Shërbimet e reja që merren në e-Albania  për taksat vendorePrej 1 muaji jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët që janë pronarë të njësive tregtare, mund të kontrollojnë detyrimet dhe penalitet online në e-Albania. Deri më tani ky shërbim ishte i orientuar kryesisht për bizneset, por tashmë është zgjeruar edhe për qytetarët që zotërojnë njësi tregtare apo pasuri të tjera të përdorura për aktivitet ekonomik.Ky shërbim u jep mundësinë përdoruesve të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale mbi vlerën e përditësuar të detyrimeve të tyre vendore, përfshirë penalitetet për pagesat e vonuara. Nga taksa mbi ndërtesën, truallin dhe tokën bujqësore, deri te tarifa e pastrimit, taksa e tabelës apo shfrytëzimi i hapësirës publike çdo detyrim shfaqet i detajuar sipas vitit, shumës dhe këstit.Përveç transparencës mbi detyrimet, shërbimi “Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – Bashkia Tiranë” ofron edhe mundësinë për të shkarkuar dokumentin përkatës që subjekti nuk ka detyrime ndaj Bashkisë Tiranë. Ky vërtetim mund të nevojitet për procedura të ndryshme ligjore, administrative apo tregtare dhe tani merret menjëherë, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në sportel.Shërbimet nuk kërkojnë asnjë dokumentacion shoqërues, procedura kryhet me vetëm disa klikime dhe informacioni është i aksesueshëm nga çdo pajisje me internet. Përdoruesit mund të shkarkojnë detyrimet e papaguara në formën e një mandati arkëtimi në çdo moment, apo vërtetimin e likuidimit të këtyre detyrimeve duke kursyer kohë dhe shmangur burokracitë.Me këtë zgjerim, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës pohon se synon të thjeshtojë procedurat, të rritë transparencën dhe t’u ofrojë si bizneseve ashtu edhe qytetarëve një mjet praktik për të menaxhuar detyrimet e tyre vendore dhe për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm në kohë reale. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Drejtori i Taksave në Durrës zapton hapësirën me dy lokale, nuk pyet për urdhrin e Ramës

    Drejtori i Taksave në Durrës zapton hapësirën me dy lokale, nuk pyet për urdhrin e Ramës

    Banorët e një godine në bulevardin e Durrësit, lagja 11, kanë ngritur një shqetësim të madh për bllokimin e hapësirës publike nga dy lokale në zonë, të cilat janë hapur pa respektuar rregullat. Sipas banorëve, pas disa ankesave të bëra tek autoritetet përkatëse, nuk është ndërmarrë asnjë masë për të zgjidhur situatën, pasi lokalet administrohen nga Roni Shqopa, Drejtori i Taksave në Bashkinë e Durrësit, një person me pozita të larta që duket se shkel ligjin.

    Shqopa nuk pyet për urdhrin e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka kërkuar lirimin e hapësirave publike. Pavarësisht udhëzimeve të qeverisë, Shqopa ka shkelur për herë të fundit këto urdhra, duke përdorur pozitat e tij për të favorizuar bizneset private në dëm të interesit publik. Banorët e shqetësuar kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve dhe bëjnë thirrje për zbatimin e ligjit pa dallim, pasi situata ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e jetës për qytetarët dhe fëmijët që jetojnë në këtë zonë.

    Denoncimi i mbërritur në redaksi:
    Përshëndetje JOQ, jam një banore e kësaj godine në bulevard të Durrësit, lagja 11. Kemi një shqetësim si banorë të pallatit, si nënë, nga bllokimi i hapësirës publike nga dy lokalet në zonë, ku pas ankesave të bëra, asnjë nuk merr masë, sepse lokalin e administron Drejtori i Taksave në Bashkinë e Durrësit, Roni Shqopa! Ju lutem, nëse e shikoni të arsyeshme, publikojeni dhe ju lutemi anonim, sepse kemi fëmijë!

    /JOQ/

  • Çeta kundër taksave, Robin Hud-ët dhe ngritës krye

    Çeta kundër taksave, Robin Hud-ët dhe ngritës krye

    Në 1700, sipas studiuesit Petrika Thëngjilli në librin ‘’Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit’’ ka shumë veprime që përmblidhen me një ngritje krye të fshatarëve, feudalëve për mospagimin e detyrimeve. Kjo shikohesh në disa aspekte, si aspekt i parë shiheshin si kusarë por nën veprimin e vjedhjes fshihesh ngritja krye e shqiptarëve kundër sistemit të padrejtë, kundërshtim i sistemit ose një Robin Hud-izëm i vlerësuar shumë edhe në popull dhe i mbëshetur prej tyre. Ja disa raste të tilla.

    Kështu, në janar të vitit 1704, kur i ngarkuari për vjeljen e taksave të avarazit dhe nuzulit, të cilat nuk ishin vjelë qysh prej tre vjetësh, u paraqit në kazanë e Tepelenës, dizdari i kalasë Muço Hyso, i njohur si rebel, kishte mbledhur njerëz rreth vetes dhe ishte gati të bënte luftë.

    I ngarkuari kërkoi t’i jepej leja për të marshuar kundër tij me bejlerët dhe bejzadetë, zaimët, timarlinjtë, ajanët, që të kapej Muço Hysa, si shkaktar i vonesës së vjeljes së detyrimeve shtetërore.

    Sulltani miratoi propozimin e të ngarkuarit dhe urdhëroi mytesarifin me arpallëk të sanxhakut të Vlorës, Hyseinin dhe kadinjtë e Vlorës dhe të Tepelenës që të kapin Muço Hyson.

    Dokumentacioni nuk na sqaron më tej mbi zhvillimin e ngjarjes, por Muço Hysua, siç e pamë më lart, ishte një pikë e fortë besimi ndaj Portës së Lartë. Me sa duke tai do t’ia ketë arritur qëllimit në trugën e rivalizimit për sipërmarrjen e detyrimeve shtetërore.

    Hyseini dhe i biri Ahmeti, duke nxjerrë pretekse, kishin bërë që rajatë e krahinës së Dibrës të mos jepnin xhizjen dhe i kishin marrë nën mbrojtje.

    Në vitet 1707-1708, ata i kishin detyruar rajatë e fshatrave të tyre të mos jepnin xhizjen dhe kishin penguar vjeljen. Kishte dalë një urdhër për mbylljen e tyre në kalanë e Nishit, por ata nuk i ishin bindur urdhrit.

    Hyseini i lartpërmendur ishte ankuar se nuk e lejonin të vilte xhizjen, prandaj doli një urdhër i sulltanit drejtuar qeveritarëve të Shkodrës dhe të Pejës që të dënoheshin sipas sheriatit. Sulltani ngarkoi kadiun e Pejës për të zgjidhur çështjen sipas sheriatit.

    Dodë Sultana, kreu i fshatit Lurë, në periudhën 4 prill 1707-23 mars 1708, ishte bërë shkak I pezullimit të vjeljes së xhizjes në kazanë e Dibrës. Si rrjedhim I ankesës, ai me të tjerë u kap dhe u mbyll në kështjellën e Nishit.

    Këto çeta të armatosura, me dashje ose për arsye të tjera, merrnin nën mbrojtje popullsinë e thjeshtë dhe nuk lejonin vjeljen e detyrimeve shtetërore.

    Kështu në vitin 1711, Hyseini, i biri i Allamanit, Aliu, i biri i Zogut dhe Kurti, i biri i Tanushit, shkuan në kazanë e Manastirit dhe penguin vjeljen e taksave shtetërore. Ç’e kanë shtyrë këtë çetë të shkonte në kazanë e Manastirit, larg krahinës së vet?

     Gjasat më të mëdha kanë të bëjnë me rivalitetin feudal në mbledhjen e taksave. Megjithatë edhe në këtë rast, pa dashje, çeta merrte nën mbrojtje popullsinë e tatuar.

    Nga fillimi i shkurtit 1714 bëhet e ditur se Hyseini, banor i fshatit Dohoshisht, i biri, zaimi i quajtur Ahmet, ishin bashkuar me të krishterët dhe nuk kishin dhënë xhizjen bashkë me koxhobashin e tyre, të quajturin Sokol.

    Në këtë rast, spahiu është bashkuar me fshatarët që ndodhen në ziametin e tij. Nuk besojmë që lidhja të jetë bërë për arsye filantropike, kur ai ishte një nga zaimët dhe një nga pikat e shëndosha të shtetit Osman, kur numri i tyre në krejt tokat shqiptare i kalonte 250 vetë.

    Në vitin 1124(9 shkurt 1712-28 janar 1713), në sanxhakun e Elbasanit ishte vjelë gjysma e taksës së sursatit në masën 1600,5 grosh. Rebelët e qajtur Osman Tarka kishin nxitur popullin që t’i merrnin prapë të hollat, kishin grumbuluar 500-600 vetë dhe kishin penguar shpërndarjen e fletëve të sursait të vitit 1125(28 janar 1713-17janar 1714).

     Sanxhakbeu i Elbasanit kërkoi mbylljen e tyre në një kala. Pak më vonë, mësohet se me ta është bashkuar edhe kadiu i Elbasanit, Aliu, dhe i ka marrë të vobektëve 200 grosh si shpenzime gjyqi.

    Sulltani urdhëroi kthimin e parave dhe trasferimin e kadiut në një kaza tjetër, kurse rebelët në fjalë të mbylleshin në kala. Kjo bandë drejtohet nga sekretari i qytetit të Elbasanit, me të cilin është bashkuar edhe kadiu i qytetit. Në literaturën historike këta rebelë quhen feudalë kryengritës.

    Sipas një dokumenti të fillimit të gushtit 1714, vreshtat dhe ullinjtë që ndodheshin në qytetin e Vlorës, që bënin pjesë në mukatanë e Vlorës, kishin kaluar në duart e myslimanëve dhe të krishterëve që ishin vendosur në vende të tjera.

    Kur u ishte kërkuar e dhjeta e vreshtave dhe e ulinjve që ishin mbjellë që nga koha e regjistrimit, ata kunërshtuan duke thënë se nuk ishin ushtarë kalaje dhe nuk I japim, por nuk lemë as të tjerët t’i japin ato. Dizdari i kalasë së Vlorës, Ahmeti, agai i azabëve,

    Zeneli, bashkë me ushtarët e tyre, dhe të quajturit Omer dhe Musa, banorë të qytetit, nuk kishin lejuar vjeljen e tyre, prandaj ata duhej të mbylleshin në kala.

    Pak më vonë, doli se dizadari në fjalë u paska shitur municione, barut e plumba nga të kalasë, ngatërrestarëve dhe kryengritësve shqiptarë (usad).

    Ai kishte braktisur kalanë dhe banonte në fshat, kishte ngrënë e kishte gllabëruar rrogat e ushtarëve dhe ishte harbuar nga kryerja e zulumeve dhe e veprimeve të tjera arbritare.

    Ai ishte bashkuar me të vëllanë, Omer Merkon, dhe me rebelët e quajtur Ibrahim Tabaku dhe Jakup Kuçi, kishte grumbulluar rreth vetes 150 kryengritës, prandaj nuk ishte bërë e mundur vjelja e taksave. Sulltani urdhëroi shkarkimin e tij nga detyra e dizdarit dhe mbylljen në kalanë e Tivarit.

    Nga ç’pamë, çetat e armatosura nisnin nga një grusht i vogël njerëzish dhe përfundonin në qindra vetë. Në këto raste ata vepronin të ndarë në grupe të vogla. Përpbërja sociale e çetave të armatosura ishte e larmishme.

    Aty ishin grumbulluar fshatarë të thejshtë deri në bejlerë dhe agallarë. Një grup përbënin malësorët e varfër, të cilët nuk ishin në gjendje të shlyenin detyrimet, dhe kishin marrë rrugën e maleve.

    Në këto çeta bënin pjesë edhe ish-spahinj, të zhveshur nga e drejta e zotërimit të feudeve, kapedanë, krerë të fshatarësisë, të pakënaqur nga administrate osmane.

    Përvoja luftarake dhe pozita shoqërore shpesh i nxirrte ata në krye të çetave. Aty ishin përfshirë qeveritarë, kadinj, dizdarë kështjellash, feudalë që rivalizonin në vjeljen e detyriemve shtetërore.

    Këto çeta ishin formuar nga të arratisur të një fshati, sic ishte rasti i çetës që sulmoi sanxhakbeun e Delvinës(1708), përbëhej nga fshati Kuç e Kurtes, kurse ajo që sulmoi shtëpinë e spahiut Mehmet, përbëhej nga fshatrat Qafëzez e Kozel.

     Çeta që sulmoi gjykatën e vivaret e mukatave shtetërore të qytetit të Artës në vitin 1707, përbëhej nga kaçakë të fshatit Margëlëç, Kuç e Glloboçar. Një vit më vonë, del se në këtë çetë është bashkuar edhe nga fshati Betistë e Mazerek.

    Në vitin 1707, çeta përbëhej prej kaçakë nga fshatrat Podë, Shena, Kerim Starja, Selim e Kshikçikoj. Në vitin 1713, çeta e armatosur përbëhej nga 15 fshatra të krahinës së Matit.

    Fshatrat mund të ishin të një nahije, të një kazaje ose të disa kazave. Kështu çeta e vitit 1713 përbëhej nga fshatarë të krahinave të Kolonjës e të Përmetit, kurse çeta qe vrau xhizjedarin më 1714 në Leskovik, kishte edhe nga fshatrat e Konicës.

    Nuk mungojnë raste kur në çetë bënin pjesë qytetarë dhe fshatarë. Kështu, çeta që sulmoi karvanet tregëtare që nisheshin nga Durrësi në fillim të muajit gusht, përbëhej nga qytetarë dhe fshatarë të krahinës së Peqinit.

    Të arratisurit kishin qëllime të ndryshme. kaçakët e mirëfiltë shprehnin qëndresën kundër feudalëve dhe kundër sundimit Osman, kurse feudalët e pakënaqur nga pushteti qendror e rivalë në sipërmarrjen e taksave shtetërore, synonin t’i bënin presion pushtetit qendror që të zgjidhte ata në vjeljen e detyriemve, duke krijuar anarki në vend me anë të formave të ndryshme të presioneve.

    Nuk mungonin edhe çeta të mirëfilta hajdutësh, që kishin dalë në mal vetëm për të pasuruar. Për këto arsye, veprimtaria e këtyre çetave në dokumentet osmane është konsiceruar si një veprimtari kusarie.

    Vrasja e xhizjedarëve mund të interpretohet si rivalitet feudal ose marrje nën mbrojtje e fshatarëve të arratisur, kurse vrasja e dijetarëve është më e vështirë për t’u justifkuar me këto dokumente.

    Çetat e armatosura që kishin karakter të mirëfiltë grabitqar merreshin në mbrojtje nga populli i thjeshtë, i cili i mbante me ushqim e veshmbathje dhe i ruante nga forcat osmane.

    Kështu, në vitin 1638, sultani urdhëroi sanxahkbeun e Elbasanit, Ali Beun, kadinjtë, kethydatë, komandanët e Vlorës që të kapin Biçakçiun, si tradhëtar i fesë dhe i shtetit dhe ta zhduknin fizikisht.

    Përprah tij dolën Sulejman Bejzadeja, Ahmet Shishko, Hydaverdiu, Mehmeti, Halili, Mustafai, Hysein Hoxha dhe Kurti., që shkuan në shtëpinë e tij dhe e ndihmuan që të mbinte në daurt e qeveritarit.

    Kështu, urdhri i sultanit nuk u zbatua. Për të dytën herë ai urdhëroi dënimin e njerëzve që ndihmuan, kapjen e Biçakçiut dhe dërgimin e tij në kryeqytet të lidhru me pranga.

    Nga se dimë, Biçakçiu nuk ishte një kaçak i thjeshtë. Fakti që e ndihmuan që të mos binte në dorë të qeveritarit dhe e strehuan, tregon se ai ishte një kundërshtar i pushtetit qendror. Mbas tri dekadash, kjo familje del si një nga familjet më të mëdha çifligare shqiptare të shek. XVII-XVIII.

    Çetat e armatosura kishin një rëndësi më të madhe se format e tjera të qëndresës. Veprimtaria e tyre kishte rëndësi të dyfishtë: material dhe morale. Me marrjen nën mbrojtje të fshatarëve, ata nuk lejonin vjeljen e detyrimeve; me vrasjen e spahijve, të nënpunësve, shpëtonin përkohësisht fshatarësinë nga detyrimet.

  • Balluku dhe Klosi hakmerren ndaj Subashit dhe tatimeve të Fierit, ushtari Skënder Hitaj përgatiti dosjen që ja…

    Balluku dhe Klosi hakmerren ndaj Subashit dhe tatimeve të Fierit, ushtari Skënder Hitaj përgatiti dosjen që ja…

    Në Fier vazhdojnë përplasjet e forta brenda pushtetarëve. Ata që nuk luajnë sipas interesit të të mëdhenjve në fund ndëshkohen. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në këtë qark, një pjesë e strukturave lokale zgjodhën të mbajnë qëndrim neutral ose të distancuar nga fushata e drejtuar nga Belinda Balluku. Gazeta “SOT” raportoi para disa javësh se vetë Balluku dhe besniku i saj Ceno Klosi ngritën një grup hetimor që kishte një objektiv të qartë: të çonte në pranga ose të pezullonte nga detyra njerëz nga drejtoria tatimore të cilët nuk ndihmuan me vota Ceno Klosin dhe njerëzit e saj më të ngushtë në listën e hapur. Goditja e paralajmëruar erdhi dje. Prokuroria e Fierit njoftoi zyrtarisht se ka caktuar masa sigurie ndaj zyrtarëve të rëndësishëm të Bashkisë dhe Drejtorisë Tatimore, me akuza të rënda për “shpërdorim detyre” dhe “ndikim të paligjshëm”.
    Ndër të prekurit janë Adela Hysenaj (ish-nënkryetare e Bashkisë dhe ish-drejtore e Përgjithshme e Taksave), Vasil Çeku (drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore), Anisa Cjapi (drejtoreshë e taksave dhe tarifave vendore), dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Fier. Dyshohet se në krye të gjithçkaje, si “skenarist” i aksionit dhe hartues i kësaj dosjeje të dorëzuar në Prokurori, qëndron Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Fierit. Emri i tij përmendet në qarqet politike si një “ushtar i bindur” i Belinda Ballukut, i emëruar pikërisht për të zbatuar urdhrat politike të saj në këtë qark. Burime konfidenciale brenda institucioneve të rendit flasin për një rol aktiv të Hitajt në përgatitjen e materialeve hetimore, përmes të cilave u ushtrua presion ndaj Prokurorisë që të veprojë në mënyrë të shpejtë dhe të ashpër.
    Reagimi i plotë i Prokurorisë së Fierit
    “Shpërdoruan detyrën dhe ushtruan ndikim të paligjshëm duke lejuar mos pagesën e plotë të taksave nga subjektet private, Prokuroria Fier jep masa sigurimi për 4 zyrtarë të bashkisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.68 të vitit 2025 për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal. Nga hetimet e deritanishme, ku janë përdorur edhe metodat speciale të hetimit, rezulton se:  Personi nën hetim A.H., me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, duke shfrytëzuar pozicionin e saj, në pesë episode, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Drejtoresha e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Fier, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar.
    Gjithashtu, personi nën hetim A.H. nuk ka marrë masat e nevojshme për vendosjen e pajisjes fiskale në parkimet e Bashkisë Fier dhe si pasojë e mosveprimeve të saj, vlera e të ardhurave të krijuara për të cilat nuk është paguar asnjë tatim është 40.912.640 lekë dhe detyrimi tatimor i shmangur është i lartë. Personi nën hetim A.C. me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale, për subjekte të caktuara, vlera e të cilave ka ndryshuar pas ankesës së subjekteve, në disa raste duke u ulur tej parashikimeve të vendimeve të Këshilli Bashkiak Fier. Po ashtu, në funksion të detyrës, personi nën hetim nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve të cilat janë në administrimin e Bashkisë.  Personi nën hetim M.D., me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek personi nën hetim A.C., me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për t’i ulur vlerën e detyrimeve që do të paguante më pas shtetasi A.M. subjekt privat.
    Personi nën hetim V.Ç. me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor Rajoni Jugor, me një urdhërin të nxjerrë prej tij në muajin maj të vitit 2024 ka detyruar inspektorët tatimorë të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Pas kryerjes së kontrollit, personi nën hetim nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme. Rezulton gjithashtu se nga ana e personit nën hetim nuk është mbikëqyrur fushata sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër. Procedura e ndjekur në kontrollin e vitit 2024 bie ndesh me procedurën e ndjekur në vitin 2025. Në vijim të veprimeve procedurale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për caktimin e masave të sigurimit ndaj personave nën hetim A.H., A.C., M.D.,V.Ç.. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke vendosur: -Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj personit nën hetim A.H. e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
    -Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personit nën hetim V.Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. -Caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personit nën hetim A.C., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. -Caktimin e masës ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim M.D. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.”
     
     

  • Mbi 400 milionë lekë dëm buxhetit, Prokuroria zbardh akuzat ndaj 4 zyrtarëve të Subashit në Fier

    Mbi 400 milionë lekë dëm buxhetit, Prokuroria zbardh akuzat ndaj 4 zyrtarëve të Subashit në Fier

    Prokuroria e Fierit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me masat e sigurisë të lëshuara ndaj katër zyrtarëve të lartë në Bashkinë Fierit, ku ka zbardhur dhe akuzat ndaj tyre.
    Ata akuzohen për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, teksa më konkretisht bëhet fjalë për zyrtarët e mëposhtëm:

    Adela Hysenaj, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier, si dhe prej vitit 2022 nënkryetare e Bashkisë
    Vasil Çeku, drejtor i Drejtorisë së Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier
    Martin Dodi, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Fierit
    Anisa Cjapi, drejtoreshë e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier.

    Dy të parët janë me masa sigurie “Arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, ndërsa dy të tjerët vetëm me pezullim nga detyra, teksa Martin Dobit i është bllokuar edhe pasaporta, duke i ndaluar daljen jashtë vendit.
    Duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, ata nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë të reja në arkat e Bashkisë Fier. Gjithashtu, ata nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit.
    Më konkretisht, Prokuroria e Fierit bën me dije se nga hetimet e deritanishme, rezulton se:

    Personi nën hetim Adela Hysenaj, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, duke shfrytëzuar pozicionin e saj, në pesë episode, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Drejtoresha e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Fier, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar. Gjithashtu, personi nën hetim Adela Hysenaj nuk ka marrë masat e nevojshme për vendosjen e pajisjes fiskale në parkimet e Bashkisë Fier dhe si pasojë e mosveprimeve të saj, vlera e të ardhurave të krijuara për të cilat nuk është paguar asnjë tatim është 40.912.640 lekë dhe detyrimi tatimor i shmangur është i lartë.

    Personi nën hetim Anisa Cjapi me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale, për subjekte të caktuara, vlera e të cilave ka ndryshuar pas ankesës së subjekteve, në disa raste duke u ulur tej parashikimeve të vendimeve të Këshilli Bashkiak Fier. Po ashtu, në funksion të detyrës, personi nën hetim nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve të cilat janë në administrimin e Bashkisë.
    Personi nën hetim Martin Dodi me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek personi nën hetim Anisa Cjapi, me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për t’i ulur vlerën e detyrimeve që do të paguante më pas shtetasi A.M. subjekt privat.
    Personi nën hetim Vasil Ceku me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor Rajoni Jugor, me një urdhërin të nxjerrë prej tij në muajin maj të vitit 2024 ka detyruar inspektorët tatimorë të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Pas kryerjes së kontrollit, personi nën hetim nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme. Rezulton gjithashtu se nga ana e personit nën hetim nuk është mbikëqyrur fushata sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër. Procedura e ndjekur në kontrollin e vitit 2024 bie ndesh me procedurën e ndjekur në vitin 2025.

    Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Fierit ka marrë në pyetje edhe kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, nëse a ka patur dijeni për abuzimet e bashkëpunëtorëve të tij, por deri më tani nuk ka masë sigurie për të.
     

  • Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga parkingu, Prokuroria e Fierit zbardh detaje: Hysenaj shfrytëzoi postin në 5 raste

    Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga parkingu, Prokuroria e Fierit zbardh detaje: Hysenaj shfrytëzoi postin në 5 raste

    Prokuroria e Fierit ka reaguar pas operacionit nw Fier ku u lwshuan masa sigurie për ish-nënkryetaren e Bashkisë së Fierit, Hysenaj dhe për drejtorin e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në drejtorinë rajonale tatimore, Vasil Çeku. Si edhe Masa “pezullim nga detyra” për sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë dhe drejtoreshën e taksave Anisa Cjapi. Prokuroria ka zbardhur rolin e secilit prej tyre, ndwrsa akuzohen se duke mos vepruar për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor, nuk kanë arkëtuar 40 milionë lekë në arkat e institucionit.
    Adela Hysenaj, si Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave, sipas prokurorisw ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Drejtoresha e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Fier, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar. Ajo shfrytëzoi postin në 5 episode.
    Reagimi i plotë i Prokurorisë së Fierit
    Shpërdoruan detyrën dhe ushtruan ndikim të paligjshëm duke lejuar mos pagesën e plotë të taksave nga subjektet private, Prokuroria Fier jep masa sigurimi për 4 zyrtarë të bashkisë
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.68 të vitit 2025 për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
    Nga hetimet e deritanishme, ku janë përdorur edhe metodat speciale të hetimit, rezulton se:
    • Personi nën hetim A.H., me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, duke shfrytëzuar pozicionin e saj, në pesë episode, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Drejtoresha e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Fier, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar.
    Gjithashtu, personi nën hetim A.H. nuk ka marrë masat e nevojshme për vendosjen e pajisjes fiskale në parkimet e Bashkisë Fier dhe si pasojë e mosveprimeve të saj, vlera e të ardhurave të krijuara për të cilat nuk është paguar asnjë tatim është 40.912.640 lekë dhe detyrimi tatimor i shmangur është i lartë.
    • Personi nën hetim A.C. me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale, për subjekte të caktuara, vlera e të cilave ka ndryshuar pas ankesës së subjekteve, në disa raste duke u ulur tej parashikimeve të vendimeve të Këshilli Bashkiak Fier. Po ashtu, në funksion të detyrës, personi nën hetim nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve të cilat janë në administrimin e Bashkisë.
    • Personi nën hetim M.D., me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek personi nën hetim A.C., me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për t’i ulur vlerën e detyrimeve që do të paguante më pas shtetasi A.M. subjekt privat.
    • Personi nën hetim V.Ç. me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor Rajoni Jugor, me një urdhërin të nxjerrë prej tij në muajin maj të vitit 2024 ka detyruar inspektorët tatimorë të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Pas kryerjes së kontrollit, personi nën hetim nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme. Rezulton gjithashtu se nga ana e personit nën hetim nuk është mbikëqyrur fushata sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër. Procedura e ndjekur në kontrollin e vitit 2024 bie ndesh me procedurën e ndjekur në vitin 2025.
    Në vijim të veprimeve procedurale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për caktimin e masave të sigurimit ndaj personave nën hetim A.H., A.C., M.D.,V.Ç.. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke vendosur:
    -Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj personit nën hetim A.H. e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
    -Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personit nën hetim V.Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
    -Caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personit nën hetim A.C., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
    -Caktimin e masës ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim M.D. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

  • Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për katër zyrtarë të bashkisë

    Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për katër zyrtarë të bashkisë

    Shpërdoruan detyrën dhe ushtruan ndikim të paligjshëm duke lejuar mos pagesën e plotë të taksave nga subjektet private, Prokuroria Fier jep masa sigurimi për 4 zyrtarë të bashkisë
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.68 të vitit 2025 për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
    Nga hetimet e deritanishme, ku janë përdorur edhe metodat speciale të hetimit, rezulton se:• Personi nën hetim A.H., me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, duke shfrytëzuar pozicionin e saj, në pesë episode, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Drejtoresha e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Fier, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar.Gjithashtu, personi nën hetim A.H. nuk ka marrë masat e nevojshme për vendosjen e pajisjes fiskale në parkimet e Bashkisë Fier dhe si pasojë e mosveprimeve të saj, vlera e të ardhurave të krijuara për të cilat nuk është paguar asnjë tatim është 40.912.640 lekë dhe detyrimi tatimor i shmangur është i lartë.• Personi nën hetim A.C. me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale, për subjekte të caktuara, vlera e të cilave ka ndryshuar pas ankesës së subjekteve, në disa raste duke u ulur tej parashikimeve të vendimeve të Këshilli Bashkiak Fier. Po ashtu, në funksion të detyrës, personi nën hetim nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve të cilat janë në administrimin e Bashkisë.• Personi nën hetim M.D., me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek personi nën hetim A.C., me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për t’i ulur vlerën e detyrimeve që do të paguante më pas shtetasi A.M. subjekt privat.• Personi nën hetim V.Ç. me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor Rajoni Jugor, me një urdhërin të nxjerrë prej tij në muajin maj të vitit 2024 ka detyruar inspektorët tatimorë të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Pas kryerjes së kontrollit, personi nën hetim nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme. Rezulton gjithashtu se nga ana e personit nën hetim nuk është mbikëqyrur fushata sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër. Procedura e ndjekur në kontrollin e vitit 2024 bie ndesh me procedurën e ndjekur në vitin 2025.
    Në vijim të veprimeve procedurale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për caktimin e masave të sigurimit ndaj personave nën hetim A.H., A.C., M.D.,V.Ç.. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke vendosur:– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj personit nën hetim A.H. e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personit nën hetim V.Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.– Caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personit nën hetim A.C., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.– Caktimin e masës ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim M.D. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

    Top Channel

  • Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..

    Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..

    Një operacion i gjerë është kryer nga policia në qytetin e Fierit. Siç raportohet nga uniformat blu janë arrestuar dhe pezulluar nga detyra disa persona.
    Në mesin e tyre, është edhe ish-nënkryetarja e bashkisë Fier, Adela Hysenaj, ndaj së cilës është lëshuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Hysenaj ka mbajtur postin e ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në këtë bashki.
    Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.
    Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:
    – “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “Shperdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;
    – “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin V. C., 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
    – “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen A. C., 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
    – “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin M. D, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
    Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.
     
     

  • Aksion në Fier! Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga parkimet e Bashkisë- 2 në arrest shtëpie, 2 të pezulluar, mes tyre ish-nënkryetarja

    Aksion në Fier! Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga parkimet e Bashkisë- 2 në arrest shtëpie, 2 të pezulluar, mes tyre ish-nënkryetarja

    Adela Hysenaj

    FIER-Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit, në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Në kuadër të operacionit “Parking” janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër zyrtarë të Bashkisë Fier dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore, mes të cilëve ndodhet edhe ish-nënkryetarja e bashkisë, Adela Hysenaj.
    Zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, lidhur me menaxhimin e parkimit nëntokësor në qytetin e Fierit dhe uljen e taksave për subjekte private në mënyrë të padrejtë. Të hetuarit duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.
    Raportohet se Adela Hysenaj është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mes të akuzuarve me masa arrest shtëpie apo pezullim nga detyra dhe pengim për të dalë jashtë shtetit, janë edhe dy drejtorë të Tatim-Taksave të institucionit dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Fierit.
    Konkretisht në ‘arrest shtëpie’ është vendosur edhe Vasil Ceku, 41 vjeç, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier. Anisa Cjapi, 38 vjeçe, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier dhe Martin Dodi, 57 vjeç, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier janë pezulluar nga detyra dhe u ndalohet daja jashtë shtetit.
    NJOFTIMI:
    Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.
    Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:
    – “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “Shperdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;
    – “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin V. C., 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
    – “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen A. C., 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
    – “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin M. D, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
    Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.
    Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit.
    Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

    Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

    Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe individët krijuan edhe dy nisma të tjera të qeverisë. Së pari, ishte hyrja në fuqi e vendimit për shfuqizimin e gjobave administrative të vendosura nga 1 janar 2025 deri në 30 Nëntor 2024.Kjo falje krijoi konfuzion te individët dhe bizneset, sidomos për institucionet zbatuese që përfshiheshin, si: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.Vendimi hyri në fuqi 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore. VKM-ja përcaktonin procedurat që do të ndiqnin institucionet më lart dhe qytetarët për gjobat që ishin shfuqizuar nëpërmjet një ligji që kishte hyrë në fuqi qysh në muajin dhjetor 2024.Nëpërmjet ligjit “Për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit, autoriteti kombëtar i ushqimit, inspektorati shtetëror shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia bashkiake”, përcaktonte faljen e gjobave për individë dhe biznese, për ndërtime pa leje apo ndërhyrje pa njoftim paraprak, si te objektet për qëllime banimi dhe aktivitet biznese, kryesisht në blegtori.Po ashtu parashikohej falja e gjobave për ata që nuk zbatuan rregullat gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.Një tjetër dokument strategjik i publikuar nga Këshilli i Ministrave shkaktoi perceptim për faljen e taksave dhe gjobave për automjetet në pronësi të pensionistëve.Ndër disa lehtësi fiskale që projektoheshin për t’u ndërmarrë për moshën e tretë deri në 2030 te “Dokumenti politik për moshimin dhe plani i veprimit 2025-2030” ishte edhe heqja e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve mbi 65 vjeç dhe reduktimi i gjobave dhe kamat-vonesave.Strategjia u shoqërua me keqkuptim dhe reagime pasi shumë pensionistë debitorë menduan se falja do të zbatohej menjëherë. Shqetësimi për perceptim të gabuar pas publikimit të strategjisë u ngrit për Monitor nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), pasi në rang vendi deri në qershor 2025, rezultojnë 249,882 mjete debitorë, ku një pjesë dërmuese e tyre ishte në pronësi të pensionistëve.Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) arrinte vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025.Nisur nga numri i lartë i debitorëve të taksave të mjeteve DPSHTRR nisi t’u bëjë thirrje debitorëve për shlyerje të detyrimeve të papaguara.Ndërsa që prej muajit janar si pjesë operacionale të planit për mbledhjen e detyrimeve përfshinte edhe dërgimin e mesazhe të personalizuara nëpërmjet e-Albania, ku debitori njoftohej për shumën e papaguar të taksave të makinave (përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat).Me tej pronarit debitor të mjetit nuk i ofrohet asnjë nga shërbimet prej transportit rrugor, përfshirë moskolaudimin e mjetit apo procedurat për ndryshimin e pronësisë.Në planin e masa përfshihej edhe dërgimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në fillim të vitit, e listës së plotë të debitorëve Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve.Ku për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti.Të dhënat e debitorëve i janë dërguar edhe Bashkive, të cilët janë arkëtues 25% të taksave vjetore të mjeteve  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.