Tag: takohet

  • Bledi Çuçi takohet me peshkatarë artizanalë në Orikum

    Bledi Çuçi takohet me peshkatarë artizanalë në Orikum

    Bledi Çuçi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës, ka takuar sot disa peshkatarë. Pas takimit ai shkruan: “Me disa peshkatarë artizanalë sot në Orikum, ku bashkë me Klevisin, patëm një diskutim të hapur për sfidat me të cilat ata përballen teksa kemi tashmë të miratuar vendimin për ngritjen e një porti të dedikuar.
    Vlora si një destinacion turistik në Mesdhe e me një përspektivë të ndritur përpara, shpërblen gjithashtu edhe punën e mundin e këtyre peshkatarëve.

    Shumë janë bërë deri më tani e shumë punë të tjera na presin prandaj na duhet një kontratë e re besimi në 11 maj, me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”.

     

  • Kaja Kallas vjen nesër në Tiranë, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së tur në Ballkanin Perëndimor

    Kaja Kallas vjen nesër në Tiranë, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së tur në Ballkanin Perëndimor

    Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka nisur vizitën e parë që nga marrja e detyrës në Ballkanin Perëndimor.
    Kryediplomatja europiane do të qëndrojë sot në Podgoricë ku do të takohet me presidentin Jakov Millatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiç.
    Të martën Kallas vjen në Tiranë, ku do të takohet gjithashtu me Presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

    Kallas do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu me të cilët do të hapë  dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen.
    Pas kësaj zyrtarja e lartë do të vizitojë edhe Bosnjën e Hercegovinën./vizionplus.tv

  • Kallas shmang Kosovën/ BE “izolon” Prishtinën për shkak të vendimeve të Kurtit

    Kallas shmang Kosovën/ BE “izolon” Prishtinën për shkak të vendimeve të Kurtit

    Në vizitën e saj të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian Kaja Kallas ka zgjedhur të shmang Kosovën.
    Kallas e cila deklaroi vetëm disa javë më parë se dialogu Kosovë Serbi ka ngecur, duket se ka zgjedhur të tregojë edhe një here tjetër qëndrimin e Brukselit Zyrtar ndaj qeverisë së Prishtinës.
    Vendimet e njëanshme të Qeverisë së Albin Kurtit përvec se i kanë shkaktuar një izolim diplomatik Kosovës, po vijojnë ti shkaktojnë edhe dëme ekonomike qytetarëve të këtij vendi për shkak të Sanksioneve që Brukseli ende nuk I ka hequr.
    Vendet anëtare të Unionit 27 anëtarësh e kanë bërë të qartë here pas here se Qeveria e Kosovës nuk po bën hapat e duhur që dicka e tillë të ndryshojë.
    Në vizitën e saj të parë në Ballkanin Perëndimor Kaja Kallas do të ndalet në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë.
    Në Mal të Zi, Kallas do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq ne 7 prill. Ajo do të zhvillojë takime me organizata të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një inspektim të pajisjeve të financuara nga Fondi Evropian i Paqes.
    Në Tiranë, përfaqësuesja e Lartë do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Konferenca për shtyp me Kryeministrin Rama do të mbahet më 8 prill në orën 10:25. Ajo do të zhvillojë takime gjithashtu me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Kallas do të hapë zyrtarisht Dialogun e parë të Sigurisë BE-Shqipëri, së bashku me ministrat Hasani dhe Vengu. Ajo do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të grantit dhe kredisë me Bankën Evropiane të Investimeve, për zhvillimin e linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë. Vizita e Kreut te Diplomacise Europiane do te përmyllet me fjalen e saj përpara studentëve dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Civile.
    Në 9 prill në Bosnje dhe Hercegovinë, Kallasi do të vizitojë trupat e misionit të BE-së, EUFOR, dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës. Po ashtu, do të zhvillojë takime me kryeministren Borjana Kristo dhe ministrin e Jashtëm Elmedin Konakoviq.
    Vizita e Përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndmor vjen pas zotimit të Unionit 27 anëtarësh për zgjerim ku sipasa asaj që Brukseli Zyrtar ka shprehur shancet janë që Shqipëria dhe Mali I Zi të mbyllin të parët grupkapitujt për anëtarësim brenda vitit 2027.

  • Shefja e BE-së vizitë në Ballkan, por shmang Kosovën dhe Serbinë?!

    Shefja e BE-së vizitë në Ballkan, por shmang Kosovën dhe Serbinë?!

    Nga data 7 deri në 9 prill, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas do të vizitojë Ballkanin, por Kosova dhe Serbia duket se kanë mbetur jashtë axhendës së saj.

    Sipas gazetës serbe Danas, arsyeja për këtë është se kryediplomatja europiane po pret krijimin e qeverive në Beograd dhe Prishtinë, për t’u rikthyer më pas me një vizitë tjetër në Kosovë e Serbi, shtete këto që janë edhe në procesin e negociatave që ndërmjetësohet nga Brukseli. në Shqipëri, Kallas do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
    Një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama është planifikuar për datën 8 prill, ndërsa do të ketë takime edhe edhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, me të cilët do të çelë bashkarisht Dialogun e parë BE-Shqipëri për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Gjithashtu, ajo do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve të grantit dhe kredisë së Bankës Europiane të Investimeve për zhvillimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.
    Përfaqësuesja e Lartë Kallas do t’u drejtohet edhe studentëve të universitetit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ndërsa sipas axhendës zyrtare të publikuar në faqen e BE-së, në Mal të Zi, Kallas do të takohet me presidentin Jakov Milatovic dhe kryeministrin Milojko Spajic, do të takohet gjithashtu me organizata të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një rishikim të pajisjeve të financuara nga Fondi Europian i Paqes me ministrin e Mbrojtjes të këtij vendi. Në Bosnje dhe Hercegovinë, kryediplomatja e BE-së do të vizitojë trupat e EUFOR Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

    Top Channel

  • Netanyahu viziton të hënën Uashingtonin, pritet të takohet me Trump! Zbardhen temat e diskutimit

    Netanyahu viziton të hënën Uashingtonin, pritet të takohet me Trump! Zbardhen temat e diskutimit

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të hënën për të diskutuar një sërë çështjesh.

    Të dy do të “diskutojnë çështjen e tarifave, përpjekjet për kthimin e pengjeve tona, marrëdhëniet Izrael-Turqi, kërcënimin iranian dhe luftën kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale “, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për zotin Netanyahu, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit përmes X.

    Shumica e importeve të SHBA nga pjesa tjetër e botës i janë nënshtruar tarifave shtesë prej 10% që nga e shtuna, por barra do të bëhet edhe më e padurueshme nga 9 prilli për disa vende që Uashingtoni thotë se eksportojnë më shumë sesa importojnë në tregtinë dypalëshe.

    Kështu Izraeli do të vuajë detyrimet doganore në masën 17%.

    Vizita e Netanyahu vjen në një kohë kur duket se ka pak shanse për një marrëveshje të re armëpushimi me Hamasin në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite po shton operacionet, dhe ndërsa tensionet mbi programin e energjisë bërthamore të Iranit janë përshkallëzuar.

  • Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor

    Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor

    Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga 7 deri më 9 prill do të vizitojë disa shtete në Ballkanin Perëndimor.Në vizitën e parë të saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
    BE-ja njoftoi se në ditën e parë të turneut të saj, në Mal të Zi zyrtarja e lartë evropiane do të takohet me presidentin Jakov Millatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq. Ajo po ashtu do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile.Mali i Zi është shteti që ka avancuar më së shumti në rajon në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE.
    Më 8 prill, në Shqipëri Kallas do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për meida.
    Në Shqipëri, shefja e diplomacisë evropiane do të takohet edhe me ministrin për Evropë dhe Çështje Evropiane, Igli Hasani, dhe me atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
    “Ajo do të marrë pjesë në takimin e parë të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu. Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë”, thuhet në njoftim.