Në një kohë që SPAK e ka thirrur për çështjen e “21 Janarit”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e “Foltores 2” dhe një tur takimesh në bazë me demokratët.
Berisha theksoi në një bashkëbisedim me qytetarët online, se analiza e situatës politike do të nisë menjëherë, ndërsa shprehu synimin për t’u takuar në të katër anët e vendit me mbështetësit e tij, me qëllimin siç tha ai për t’u përballur “dhëmb për dhëmb” me “regjimin”.
“Analiza do të nisë menjëherë dhe turi im në bazë do të nisë menjëherë. Pres të nis takime në të katër anët e vendit me qytetarë dhe demokratë me shpresën se shqiptarët me guximin dhe energjinë e tyre do përballen dhëmb për dhëmb me këtë regjim.”, tha Berisha.
Tag: takime
-

I thirrur në SPAK/ Berisha njofton “Foltore 2”: Pres të nis takime me demokratët
-

Shqipëria në Andorrë, Europa me tetë takime
Me Shqipërinë në ndeshjen vendimtare këtë mbrëmje në Andorra për kualifikueset europiane të Botërorit 2026 (Grupi K) janë dhe shumë kombëtare të tjera që sot do të zbresin në fushë sipas grupeve përkatëse.
Të tilla përfaqësuese si Anglia, Italia, Franca, Portugalia dhe Norvegjia, pritet t’i japin larmi mbrëmjes me disa prej tyre me llogari të hapura për kualikimin eventual.
Programi për sot:
18:00
Armeni- Hungari
Azerbajxhan-Islandë
Norvegji- Estoni
20:45
Andorrë- Shqipëri
Angli-Serbi
Francë- Ukrainë
Irlandë- Portugali
Moldavi- Itali/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

KUSH DO TA MARRË SPAK-UN? Takime të heshtura… MESAZHE QË S’DUAN TË DËGJOHEN!”
Kur anëtarët e KLP nuk e kanë vendosur ende datën zyrtare për të intervistuar 4 garuesit për drejtimin e SPAK, ndërkombëtarët po mbikëqyrin çdo sekondë që ikën dhe çdo lëvizje për procesin.
Burimet e TCH treguan se përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë kryen takime informale me secilin nga konkurrentët.
Bisedat janë zhvilluar në zyrat e prokurorëve të posaçëm që kanë dorëzuar platformat dhe siç mësohet ata janë pyetur për vizionin që kanë si liderë në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Burimet treguan se takimet e mbajtura veçmas me prokurorin Klodian Braho, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj janë mbajtur gjatë javës së kaluar, mbasi secili prej tyre është kontaktuar dhe ju është kërkuar kohë nga axhenda.
Sakaq nuk mbeten pas as amerikanët, që prej shtatorit kur u hap gara kanë kryer vizita pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe pranë SPAK, që megjithëse në formën e kortezisë përtej shtrëngimit të duarve kanë mesazhin për transparencë dhe distancim nga influencat.
Por ndërkohë në KLP nga hapja e garës për SPAK-un tonet po vërehen të larta mes 11 anëtarëve, që mbasi të bien dakord nëse takimi zyrtar do të jetë në datën katër apo në datën dhjetë dhjetor duhet të vënë në dijeni prokurorët e posaçëm, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Brenda të njëjtës ditë që jo zyrtarisht përmendet se mund të jetë katër dhjetori prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen.
Natyrisht që ky proces që finalizohet me votimin do të ndodhë nën vështrimin e ndërkombëtarëve, për të cilën SPAK do të vijojë të jetë prioritet edhe mbas përfundimit të mandatit në 18 dhjetor të kryeprokurorit Altin Dumani që mbas kësaj dite do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm. -

Gara për kreun e SPAK, përfaqësuesit e BE ‘zbarkojnë’ në Prokurorinë e Posaçme; takime kokë më kokë me kandidatët
Përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Tiranë kryen takime informale me katër kandidatet që garojnë për drejtimin e SPAK.
Sipas gazetares Anila Hoxha, dy përfaqësues të BE-së takuan secilin nga kandidatët veçmas në ambientet e SPAK, duke i pyetur ata për platformën dhe nëse kanë rezerva për procesin.
Bisedat janë kryer në zyrat e prokurorëve kandidatë, Klodian Braho, Elvin Gokaj, Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu.
Ky takim informal vjen pas disa takimeve të ndërkombëtarëve pranë KLP, të cilët janë pyetur nëse ka probleme procesi i garës për në SPAK dhe nëse kanë pasur influencë apo “kërcënime”.
Anëtarët e KLP kanë mbajtur tre mbledhje për të caktuar datën se kur do të thirren për intervistë katër kandidatët dhe megjithëse ka tre data në diskutim që janë brenda javës së parë të dhjetorit, jo zyrtarisht shikohet si datë e mundshme data 4 dhjetor por asnjë nga kandidatët nuk është njoftuar ende.
Mandati i Altin Dumanit si kryeprokuror përfundon më 18 dhjetor të këtij viti dhe më pas do të vazhdojë si prokuror në SPAK.
Disa herë e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikanë në Tiranë Nancy VanHorn ka kryer takime në KLP dhe në SPAK duke dhënë mesazhin e mbështetjes së procesit, dhe nevojës për transparencë. -

Gara për Kryeprokurorin e Posaçëm/ Përfaqësuesit e BE “zbarkojnë” në SPAK takime kokë më kokë me katër kandidatët
Përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Tiranë kryen takime informale me katër kandidatet që garojnë për drejtimin e SPAK.
Burime pranë delegacionit i thanë gazetares së Top Channel Anila Hoxha, se dy përfaqësues të BE-së takuan secilin nga kandidatët veçmas në ambientet e SPAK, duke i pyetur ata për platformën dhe nëse kanë rezerva për procesin.
Bisedat janë kryer në zyrat e prokurorëve kandidatë, Klodian Braho, Elvin Gokaj, Adnan Xholin dhe Doloreza Musabelliun.
Ky takim informal vjen pas disa takimeve të ndërkombëtarëve pranë KLP, të cilët janë pyetur nëse ka probleme procesi i garës për në SPAK dhe nëse kanë pasur influencë apo “kërcënime”.
Anëtarët e KLP kanë mbajtur tre mbledhje për të caktuar datën se kur do të thirren për intervistë katër kandidatët dhe megjithëse ka tre data në diskutim që janë brenda javës së parë të dhjetorit, jo zyrtarisht shikohet si datë e mundshme data 4 dhjetor por asnjë nga kandidatët nuk është njoftuar ende.
Mandati i Altin Dumanit si kryeprokuror përfundon më 18 dhjetor të këtij viti dhe më pas do të vazhdoj si prokuror i thjeshtë në SPAK.
Disa herë e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikanë në Tiranë ka kryer takime në KLP dhe në SPAK duke dhënë mesazhin e mbështetjes së procesit, dhe nevojës për transparencë.
Aktualisht, siç raporton Anila Hoxha pritet të ketë edhe një zhvillim tjetër që lidhet me BKH, e cila vazhdon të jetë pa drejtues. Pritet që emrat e konkrurentëve t’i kalojnë KLP-së megjithsë diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.Top Channel
-

Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues
Një nënë nga Shkodra ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” një rast tronditës që lidhet me zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimet e vajzave të saj të mitura me të atin. Për të mënyra se si po zbatohet vendimi është çnjerëzore dhe po dëmton rëndë gjendjen emocionale dhe fizike të fëmijëve. Sipas vendimeve të gjykatës, takimet midis babait dhe vajzave duhet të zhvillohen nën mbikëqyrjen e punonjësve të bashkisë. Por në praktikë, kjo ka sjellë një situatë absurde: vajza vetëm 3 vjeç detyrohet të qëndrojë për 7 orë në zyrat e bashkisë, nën vëzhgimin e punonjësve sociale dhe të babait.
Nëna tregon se vajzat nuk duan të shkojnë në takim, qajnë dhe kundërshtojnë, por ajo është e detyruar t’i çojë, pasi përmbarimi i kërkon zbatimin e vendimeve. Ajo mban në dorë edhe një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, i cili, paradoksalisht, përcakton sërish takime me të. “Kështu vajzat po torturohen. Çdo herë më vijnë shkresa për detyrimin e takimeve. Askush nuk më dëgjon”, shprehet ajo me lot në sy.Nëna ka vënë në dispozicion të redaksisë së emisionit investigativ video dhe audio, ku dëgjohet vajza e vogël duke qarë dhe duke thënë “nuk dua të shkoj te babi”. Një tjetër video tregon momentin kur vajza, pas takimit, bie në gjumë në makinë, e rraskapitur. Më pas, e ëma e çon në spital, pasi trupin e kishte plot me shenja. Nga ana tjetër, punonjëset sociale, të cilat duhet të monitorojnë takimet, mohojnë çdo incident. “S’ka ndodhur asgjë”, kanë deklaruar ato, ndonëse përmbaruesja pranon se është në dijeni të ngjarjes. Gazetarët e “Fiks Fare” janë drejtuar edhe te zyra e përmbarimit. Përmbaruesja e çështjes ka pranuar se ndodhen përballë një rasti të pazakontë.
“Janë dy vendime gjykate, dhe është hera e parë që më ndodh një rast i tillë. Fëmijët nuk duan të qëndrojnë në takime, por unë jam e detyruar të kërkoj zbatimin e vendimit. E di edhe për incidentin që vajza ka përfunduar në spital, por punonjëset e bashkisë nuk më kanë njoftuar zyrtarisht”, deklaron ajo, duke shtuar se do t’i drejtohet gjykatës për udhëzime të mëtejshme. Ndërkohë, punonjëset sociale të Bashkisë së Shkodrës vazhdojnë të mohojnë çdo incident, ndonëse videot e siguruara nga nëna flasin vetë. Nëna apelon për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse: “Nuk kërkoj asgjë më shumë, veçse vajzat të mos torturohen. Është e pamundur që një fëmijë 3 vjeç të mbahet me detyrim 7 orë në një zyrë. Dua që gjykata të shohë realitetin, jo vetëm letrat”.
-

Real- Juve në ‘Bernabeu’, në fushë edhe Liverpul e Bajern
Golat lumë në 9-të ndeshjet e djeshme në raundin e tretë të Champions League pritet të shoqërojnë edhe sot duelet e tjera të parashikuara për këtë tur.
Do të jenë po aq takime edhe sot me skuadra si Real Madrid, Liverpul, Bajren ÇelsiBilbao, Atalanta Juve etj që do të zbresin në fushë.
Takime si Real- Juventus,Eintraht- Liverpul,Monako- Totenhem, apo Çelsi- Ajaks
Programi për sot:
Vazhdo leximin
-

Të dërguarit e Trump në Izrael, takime me qeverinë për ruajtjen e armëpushimit në Gaza
I dërguari special amerikan, Steve Uitkoff dhe dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner janë rikthyer në Izrael pas zhvillimeve të ditëve të fundit në Gaza.
Të dy diplomatët po mbikëqyrin marrëveshjen e armëpushimit që Izraeli e vuri në pikëpyetje një ditë më parë, kur sulmoi sërish Gazën dhe la të vdekur të paktën 26 persona.
Ushtria izraelite tha se goditi objektivat e Hamasit në të gjithë enklavën, duke përfshirë komandantë në terren, persona të armatosur, një tunel dhe depo armësh, pasi militantët lëshuan një raketë antitank dhe qëlluan mbi trupat e saj, duke vrarë ushtarët.Pas sulmeve, Izraeli por edhe vetë presidenti Trump thanë faza e parë e marrëveshjes vijon të jetë në fuqi.
Uitkoff dhe Kushnerit do t’iu bashkohet në Izrael të martën edhe zëvendës presidenti amerikan JD Vance. Përfaqësuesit amerikanë do të zhvillojnë bisedime me anëtarët e qeverisë së kryeministrit Netanjahu.
Nga ana tjetër ndërmjetësit egjiptianë presin sot në takime përfaqësuesit e Hamasit.
Çarmatosja e grupit militant, futja e më shumë ndihmave në rripin e Gazës dhe formimi i qeverisë së teknokratëve pritet të jenë hapat e ardhshëm për tu zbatuar sipas propozoimit amerikan, nëse palët mbeten të përkushtuara.
Por situate mbetet shumë delikate pasi në 10 ditët e para të armëpushimit palët kanë akuzuar disa herë njëra tjetrën për shkelje. -

Pesë ligat kryesore në Europë, programi i ndeshjeve sot
Premier League vjen këtë të diel me dy takime. Liverpul dhe Mançester Junajtid do të përballen në Anfield në orën 17:30. Por së pari, ka një tjetër ndeshje emocionuese në orën 15:00 mes Totenhemit dhe Aston Vilës.
Në La Liga, të gjithë sytë do të jenë te Getafe sonte, kur Real Madridi do të dalë në fushë për të zhvilluar derbin në orën 21:00 duke kërkuar të kalojë Barcelonën
Edhe në Bundesligë në program dy takime. Për të kaluar te Serie A teksa kalendari ofron 5 ndeshje. Mbyll Ligue 1 e Francës me po aq takime, 5-së.
Ndeshjet sot:
Vazhdo leximin
-

Anglia bileta e parë europiane në Botëror, Portugalia e pëson në fund
Tre Luanët rekord absolut me 18 pikë në 6-të takime (18-0 goleverazhi) bileta e parë e Botërorit 2026, Ronaldo dy gola përPortugalinë, Sobozlai i prish festën.
Të tjera ndeshje kualifikuese në grupet e UEFA-s për Botërorin 2026. Në program ishin tetë duele me grupin e Shqipërisë (K) që zhvilloi dy takime: Letoni-Angli 0-5 dhe Andorrë- Serbi 1-3.
Kualifikuese Botërori, Europa:
Estoni- Moldavi 1-1
Letoni- Angli 0-5
Andorrë- Serbi 1-3
Spanjë-Bullgari 4-0
Portugali-Hungari 2-2
Itali- Izrael 3-0
Turqi-Gjeorgji 4-1
Irlandë-Armeni 2-0/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin