Gjatë qëndrimit të tij mbi një vit në qelitë e burgut 313 në Tiranë, Ilir Meta, figura më e lartë shtetërore e arrestuar nga SPAK, ka kryer mijëra telefonata e qindra takime.
Megjithëkëtë, ai është ankuar tek Avokati i Popullit për trajtim çnjerëzor në burg.
Inspektimi dhe raporti i nxjerrë nga Avokati i Popullit, tregon disa të dhëna interesante.
“Për sa i takon numrit të telefonatave, për periudhën 26 Tetor 2024 deri më 18 gusht 2025, Z. Ilir Metaj rezulton se ka kryer 3005 telefonata, me kohëzgjatje që varion nga minimumi 1 minutë deri në maksimumi 34 minuta.
Sipas informacionit të dhënë nga IEVP “Jordan Misja”, për periudhën tetor 2024 – 14 tetor 2025, Z. Ilir Metaj ka realizuar: 118 takime me përfaqësuesin ligjor; 3 takime me noter; 49 takime me familjarët; 2 takime me persona jashtë rrethit familjar, në total 172 takime, ose 14 takime në muaj” -thuhet në raport.
Problemet e Ilir Metës nisën mbrëmjen e 9 qershorit të këtij vitit, ku, sipas raportit, “Metaj ka shfrytëzuar kontrollin mjekësor në infermieri për të kryer një telefonatë me Z. Tedi Blushi, megjithëse i është bërë thirrje që nuk lejohej, pasi ishte mbyllur orari i veprimeve. Gjithashtu, gjatë kohës së kryerjes së telefonatës me Z. Tedi Blushi, ky i fundit ndodhej në një studio televizive, të cilën Z. Ilir Metaj e ka shfrytëzuar për të komunikuar dhe zhvilluar edhe një intervistë me moderatorin e emisionit”. I njëjti episod u përsërit edhe me avokatin Kujtim Cakrani, më vonë, më 1 korrik.
Për këto, Meta u ndëshkua duke mos i lejuar më takimet me z. Blushi dhe duke e përjashtuar nga aktivitetet sportive.
“Drejtues të IEVP “Jordan Misja” kanë informuar se “këto masavazhdojnë të jenë ende në fuqi dhe telefonatat e të gjitha të Z. Ilir Metaj me Z.Tedi Blushi, do të zgjasë deri në momentin e një vendimi të Komisionit Disiplinor”, pasi të vlerësohet nëse Z. Ilir Metaj ka tendencë për të përsëritur përdorimin e telefonatës me Z. Tedi Blushi, për të komunikuar me median”,-thuhet në raport.
Pas marrjes së ankesës dhe shqyrtimit paraprak, institucioni i Avokatit të Popullit ka kryer hetim administrativ në lidhje me pretendimet e paraqitura.
Në përfundim të këtij hetimi ka rezultuar:
“Kufizimi i takimeve të të burgosurve në vetëm 4 takime në muaj, pa marrë parasysh rrethanat individuale të të burgosurve (p.sh. distanca e familjes, nevoja sociale, statusi shoqëror dhe publik, probleme shëndetësore, apo mungesa e kontakteve të tjera), përbën kufizim të tepruar të së drejtës për jetë familjare dhe të drejtës për t’u organizuar.
Ndalimi i vizitave konfidenciale të të paraburgosurve me Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Eurodeputetë, duke kërkuar miratimin paraprak të prokurorit, vjen në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.
Kufizimi i telefonatave nuk është kryer sipas kritereve të parashikuara në ligj.
Janë vendosur pengesa të pambështetura në ligj për komunikimin e të burgosurve me median”,-thuhet në raport.
Avokati i Popullit, në raportin drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, rekomandon:
1.Të rishqyqrtohet menjëherë masa e kufizimit të komunikimeve telefonike dhe takimeve ndaj Z. Ilir Metaj.
2. Shuarjen e menjëhershëm të “masës së përkohshme” për ndalimin e komunikimit të Z. Ilir Metaj me Z. Tedi Blushi.
4. Të garantohet e drejta që të burgosurit të kryejnë më shumë se 4 (katër) vizita në muaj, kur kjo varet nga kapacitetet e IEVP, veçanërisht në rastet kur të burgosurit kanë nevojë të veçantë familjare, publike ose sociale.
5. Zbatimin me korrektësi të Ligjit nr. 81/2020, për të siguruar që deputetët të kryejnë vizita në IEVP dhe takime konfidenciale me të paraburgosurin, pa miratimin e prokurorit.
6. Të sigurohet që bisedat telefonike të të burgosurve të kufizohen vetëm me vendim të prokurorit ose gjykatës.
7. Marrjen e masave për të mos vendosur pengesa jo ligjore për komunikimin e të burgosurve me telefon me median, ku nuk kërkohet miratimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe i prokurorit.
shqiptarja.com
Tag: takime
-

“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet
Gjergji Nika, shprehu bindjen se shumë shpejt Ervin Salianji do të shpallet “armik i partisë”, pas turit të takimeve të një grupi demokratësh.
“Unë mendoj që sot në Partinë Demokratike nuk ka demokraci. Sepse që në takimin e parë që bëri zoti Salianji filloi të sulmohej dhe të deligjitimohej. Qoftë edhe në Durrës, ku kryetarët e degës së Durrësit u dërgonin anëtarëve të tyre që mos shkonin në takim se nuk është institucional.
Çfarë institucionali duhet të jetë takimi? Zotëria është kryetar Kryesie, i zgjedhur, i komanduar, nuk ka lidhje. Ka vajtur të bëjë një takim me demokratët. As nuk shau, as nuk fyeu. Është një takim që bëhet normalisht për të ringjitur Partinë Demokratike. Unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe. Jo vetëm Salianji, por kushdo mund ta bëjë atë lloj takimi”, deklaroi Nika në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN.
“Lidershipi nuk nuk i do këto takime se nuk do zëra kundër. Zërat kundër nuk i do. Lidershipi bazohet në atë enturazhin 12-15 veta që janë deputetë, që nuk e njohin terrenin, ose më saktë nuk i njohin ndryshimet që ka pësuar terreni sepse mund ta njohin terrenin para 10 vjetësh, 12 vjetësh, 15 vjetësh… Po të shikosh, në qarqe deputetët nuk janë lokalisht, shumë pak janë lokalë, të gjithë rrinë në Tiranë. Patjetër nuk mund të ketë takime paralele, por në këtë situatë që gjendet Partia Demokratike është e nevojshme të bëjnë këto takime për të ngritur një frymë, për të bërë diçka ndryshe”, shtoi Nika.
Sipas tij, duhen vite të tëra për të krijuar një lider.
“Lider është një fjalë shumë e madhe, që është përtej iniciativave personale. Unë mendoj që Salianji po bën takime, por nuk e mendoj që Salianji të ketë forcën për të marrë lidershipin e Partisë Demokratike. Të shikojmë në takimin e radhës që Salianji do bëjë. Ne duhet të rregullojmë njëherë shtëpinë tonë, pastaj të mendojmë të rregullojmë Shqipërinë. Sali Berisha ka nisur ta bëjë, por e bëri dhe në 2021 dhe dështoi. Ne nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet, duhet ndryshuar strategjia.
Kjo që është nisur sot është bërë dhe më përpara dhe rezultatin e ka të njëjtë. Nuk mund të bëjmë dy herë të njëjtën gjë që na sjell të njëjtin rezultat. Unë e kam shumë të qartë finalen. Do shikojmë në janar që foltorja do vijë duke u shuar, njësoj si ato protestat që në fillim kishin 5000, 10 000 dhe unë mendoj që edhe zoti Salianji, duke pasur parasysh që në Partinë Demokratike nuk ka demokraci, do ta izolojnë, do ta bllokojnë, do ta anatemojnë aq shumë, dhe shumë shpejt besoj se do shpallet edhe armik i partisë. Ka ndodhur edhe më përpara. Kemi rastin konkret të zotit Basha.
Zoti Basha nga 2021-shin deri në 2023, 2024, i Partisë Demokratike ishte, pavarësisht si vajtën gjërat, atëherë e goditën, e sulmuan, e baltosën aq shumë, saqë krijuan një mllef te njerëzit që çdo gjë ishte reale. Të njëjtën gjë do fillojnë ta bëjnë prapë. Makineria e baltës do fillojë punën që ta baltosë aq shumë edhe Salianjin dhe Alimehmetin saqë do krijojë një urrejtje te njerëzit sepse është një strukturë e tërë që funksionon në këtë mënyrë”, u shpreh Gjergji Nika. -

“Distancohuni nga këto të ashtuquajtura takime”/ Kryetari trembet nga Salianji, u dërgon mesazh demokratëve
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nis sot foltoren nga qyteti i Durrësit, ku do të zhvillojë takim me demokratët për të diskutuar mbi situatën në PD dhe disfatën e zgjedhjeve të majit.
Por, kjo lëvizje e Salianjit duket se e ka trembur Sali Berishën i është ka vënë në lëvizje degët e PD në qytetin bregdetar që tu bëjnë thirrje anëtarëve që të mos i bashkohen takimit të ish-deputetit që mbahet sot në 18:00.
Në mesazhin që u është dërguar anëtarëve të PD nga dega nr.1 dhe 2 në Durrës thuhet se njoftimi për takimin është ndarë nga persona të paautorizuar dhe se kjo lëvizje s’ka të bëjë me PD-në.
Më tej, thuhet se kjo thirrje është fund e krye dezinformim, ndërsa u kërkohet demokratëve që të distancohen nga këto të ashtuquajtura takime.
“I nderuar anëtar i PD, dega Durrës! Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.
Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë.
Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara më datë 3 Dhjetor”, shkruhet në mesazh. -

Ilir Proda në Asamblenë e Interpolit në Marok: Bashkëpunim kundër krimit ndërkombëtar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.
Gjatë qëndrimit atje, Proda zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.
Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë. -

Lufta kundër krimit të organizuar/ Proda në Asamblenë e 93-të, të INTERPOL, u prezantua progresi i Policisë shqiptare
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.
Gjatë qëndrimit atje, Drejtori Proda, i shoqëruar nga Drejtuesi i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtuesi Ulian Shpataraku, zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga Zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.
Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.
Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.
Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, Zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë. -

Jorida Tabaku takime ‘kokë më ‘kokë’ me zyrtarë gjermanë në Berlin, zbardhen temat e diskutimit
Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit për Mediat dhe Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka zhvilluar sot disa takime të rëndësishme në Berlin, në kuadër të angazhimit të saj për forcimin e demokracisë dhe përparimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Gjatë vizitës së saj, Tabaku u takua me deputetin gjerman Knut Abraham, me të cilin diskutoi në mënyrë të detajuar mbi gjendjen e demokracisë në vend, lirinë e medias dhe nevojën urgjente për standarde të forta zgjedhore. Ajo theksoi se transparenca dhe media e pavarur janë themeli i një sistemi demokratik funksional dhe i rikthimit të besimit të qytetarëve tek institucionet.
Në një tjetër takim me Peter Beyer, kryetar i grupit të miqësisë së Bundestagut me Ballkanin Perëndimor, si dhe me deputetin David Preisendanz, Tabaku trajtoi një panoramë më të gjerë politike dhe ekonomike. Diskutimet u fokusuan tek ndikimi që qeverisja, mjedisi mediatik dhe integriteti zgjedhor kanë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo nënvizoi rëndësinë që zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe proceset demokratike të besueshme përbëjnë për rrugëtimin europian, shkruan A2 CNN.
Tabaku u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me institucionet e qëndrueshme dhe reformat që prodhojnë rezultate të matshme. Ajo deklaroi vendosmërinë për të avancuar këto prioritete në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe miqtë e Shqipërisë në Gjermani dhe BE. -

“E kam ndihmuar Sali Berishën në EPP”, Fredi Beleri: I kam mundësuar takime në nivele të larta
Eurodeputeti Fredi Beleri, në një lidhje me emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se e ka ndihmuar kreun e PD-së, Sali Berishën, “për të bërë takime në nivelet më të larta të Partive Popullore”.
“Partia Demokratike bën pjesë te grupimi i madh i EPP-së. Në vitin e fundit, zoti Berisha ka ardhur në Bruksel 2-3 herë dhe unë jam munduar me fuqinë time modeste që t’i krijoj mundësitë për të bërë takime në nivelet më të larta të Partive Popullore”, tha Beleri.
Eurodeputeti shtoi se ka bërë pyetje në Komisionin Europian edhe për prishjet e ndërtimeve në Theth.
“Kam ndërhyrë edhe për qëndrimin e zonjës Kos, për kapjen e gjyqësorit nëpërmjet vetting-ut, por të gjitha këto gazetarët në Shqipëri i interpretojnë si lëvizje të miat kundër Shqipërisë. Duhet të dini që unë e kam ndarë jetën përgjysmë, mes Shqipërisë dhe Greqisë”, shtoi Beleri. -

Play-off për Botërorin 2026/ Si Sylvinho “shkarkoi” trajnerin e Polonisë! Shqipëria 2 suksese në 15 takime kundër polakëve
Kombëtarja shqiptare e futbollit “peshkoi” Poloninë në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Përballja teke do luhet në Poloni, ndërsa dueli i 26 marsit 2026 do jetë i 16-ti mes tyre në histori.
Bilanci flet për polakët që kanë fituar në dhjetë takime, tre duele janë mbyllur në barazim, ndërsa dy herë ka fituar Shqipëria. Fitorja e parë e tanëve kundër Polonisë daton më 29 nëntor 1953 në një miqësore të zhvilluar në “Qemal Stafa”. Kuqezinjtë fitonin 2-0 me golat e Loro Boriçit dhe Refik Resmjas në minutat 12-të dhe 35.
Ndërkohë fitorja e dytë daton më 10 shtator 2023 (70 vite më vonë), kur në “Air Albania” të Tiranës ekipi i Sylvinhos fitonte po 2-0 me golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut, për të konsoliduar pozitat në grupin që na çoi në finalet e Euro 2024.
Pas humbjes në Tiranë, Polonia tre ditë më vonë shkarkoi trajnerin portugez Fernando Santos. -

Kthehet Kupa, nesër Laçi e Flamurtari pritës
Nisin nesër ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë edcioni i 75-të. Në këtë raund marrin pjesë skuadrat e kualifikuara nga raundi i parë me shumë skuadra që militojnë në Kategori të Parë dhe dy ekipe nga Superioria.
Këtë të martë në program janë dy takime ndërsa të gjitha të tjerat zhvillohen të mërkurën. Kështu nesër në Ahmetaq (pranë Rinasit), Laçi do të presë AF Luftëtarin ndërsa në Orikum, Flamurtari përballet me Tomorin. Këto takime janë me eleminim direkt dhe do të nisin në orën 13:00./Sportiim.al/

