Tag: takim

  • Djali i presidentin amerikan rezervoi një kat të tërë në Trump Tower për një takim romantik

    Djali i presidentin amerikan rezervoi një kat të tërë në Trump Tower për një takim romantik

    Barron Trump, djali i Donald dhe Melania, zgjodhi Trump Tower për një takim romantik, zbuloi Page Six.

    Zgjedhja e vendndodhjes lidhej me shqetësimet për sigurinë, pasi 19-vjeçari kishte në dispozicion një kat të tërë të ndërtesës, sipas një burimi të njohur me çështjen.
    Trumpi i ri jeton në Uashington. Gazeta New York Post kishte raportuar se ai banon në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ndjek edhe mësimet në kampusin e NYU-së në kryeqytetin amerikan.
    Prillin e kaluar, informacioni i botuar në Page Six thoshte se Barron shmangte ndarjen e numrit të tij personal të telefonit me studentët e tjerë, nga frika e rrjedhjeve të informacionit. Për të komunikuar, ai preferonte platformën e bisedave Xbox.
    Siç theksonin njerëz nga mjedisi i tij, “ai krijon më shumë probleme”.
    “Nëse njerëzit e marrin numrin, do ta japin dhe pastaj një milion njerëz do të telefonojnë pa pushim,” shtuan ata. “Do të duhet ta ndryshojë numrin gjatë gjithë kohës.”

    Top Channel

  • Qeveria amerikane buzë mbylljes së parë pas gati shtatë vjetësh/ JD Vance akuza demokratëve

    Qeveria amerikane buzë mbylljes së parë pas gati shtatë vjetësh/ JD Vance akuza demokratëve

    Një mosmarrëveshje mes partive për shëndetësinë dhe shpenzimet mund ta shkaktojë mbylljen e Qeverisë amerikane për herë të parë pas gati shtatë vjetësh.

    Demokratët dhe republikanët në Kongres nuk po arrijnë dot marrëveshje, pavarësisht se mijëra punonjës federalë rrezikojnë të dërgohen në pushim të detyruar nga puna ose të shkarkohen.

    Qeveria do të mbyllet në orën 12:01 të mëngjesit të së mërkurës, nëse Senati nuk e kalon një projektligj të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili do ta zgjaste financimin federal për shtatë javë, për t’u dhënë kohë ligjvënësve ta përfundojnë punën mbi projektet vjetore të shpenzimeve.

    Demokratët në Senat thonë se nuk do ta votojnë projektligjin, nëse ai nuk përfshin zgjatjen e benefiteve shëndetësore që po skadojnë, mes kërkesave të tjera. Presidenti Donald Trump dhe republikanët nuk duan bile as të bisedojnë, duke argumentuar se bëhet fjalë për një projektligj të “pastër” që nuk duhet të jetë i diskutueshëm.

    Nuk është e qartë nëse ndonjëra palë do të lëshojë pe para afatit.

    “Tani është në duart e presidentit”, tha të hënën udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin, i cili nuk duket se solli ndonjë përparim të dukshëm.

    “Ai mund ta shmangë mbylljen nëse arrin t’i bindë udhëheqësit republikanë të pranojnë atë që duam ne”, tha ai.

    Nënpresidenti JD Vance, i cili gjithashtu ishte në takim, tha: “Mendoj se po shkojmë drejt mbylljes, sepse demokratët nuk po e bëjnë gjënë e duhur”.

    Edhe ngërçet mes partive mbi shpenzimet e Qeverisë janë të shpeshta në Uashington, ngërçi i tanishëm vjen në një moment kur demokratët e shohin si një mundësi të rrallë për ta përdorur ndikimin e tyre për të arritur synime politike, pasi elektorati i tyre kërkon përballje me Trumpin.

    Republikanët, të cilët kanë një shumicë 53-47 në Senat, ka të mundësi të kenë nevojë për të paktën tetë vota nga demokratët për ta kaluar ligjin me 60 vota, pasi senatori republikan Rand Paul nga Kentaki pritet të votojë kundër.

    Trumpi nuk ka treguar shumë interes për të pranuar kërkesat e demokratëve për shëndetësinë, edhe pse u pajtua për një takim me ta të hënën. Para se të hynte në takim, ai e bëri të qartë se nuk kishte ndër mend të negocionte sipas kushteve të demokratëve.

    “Ideja e tyre nuk është shumë e mirë”, tha Trump.

    Ndërkohë, agjencitë federale po shpërndajnë plane emergjente në rast se financimi ndërpritet, përfshirë hollësi për atë se cilat zyra do të qëndrojnë të hapura dhe cilët punonjës do të shkojnë në pushim të detyruar.

    Russ Vought, drejtori për buxhet i Trumpit, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se mbyllja do të menaxhohej “siç duhet, por kjo është diçka që mund të shmanget plotësisht”, nëse demokratët e Senatit pranojnë projektligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve./ REL/ 

  • Takimi sekret në Aruba/ Gazetarja jep detajet

    Takimi sekret në Aruba/ Gazetarja jep detajet

    Takimi sekret në Aruba/ Gazetarja jep detajet
    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për takimin në Aruba mes disa personave të krimit të organizuar, ku pretendohet se ka patur edhe përfaqësues të qeverisë Rama në vitin 2019 edhe pse nuk ka emra konkretë për këtë.
    Gazetarja Lala dha disa detaje nga hetimet që janë zhvilluar në Belgjikë, nga ku kanë dalë informacione rreth këtij takimi. Ajo deklaroi se është folur për leje ndërtimi, ndërkohë që tha se personazhi kyç është Artur Shehu.
    “E kam mësuar për herë të parë, mbi bazën e një dokumenti të rrjedhur të autoriteteve belge. Është një process gjyqësor atje, Black Eagle, ku ishin hetuar një grup kriminelësh dhe trafikantësh shqiptarë të kokainës. Ky grup ishte hetuar dhe po gjykohej nga një gjykatë belge, jo vetëm nga Sky ECC, por edhe prova të tjera. Për herë të parë, kam dërguar edhe link dhe shkrimet gjatë ditës së sotme, në atë shkrim që hasa, flitej për një takim në Aruba, ku bëri pjesë një numër i konsiderueshëm i botës së krimit dhe shqiptarë.
    Mediat belge, identifikuan si figurë më përfaqësuese, Artur Shehun, një vlonjat që jeton në SHBA, figura qëndrore. Personi i dytë Alfredo Hamzaj dhe disa persona të tjerë. Nuk idenfitikohen emrat e politikanvë, por jepet identikiti i tyre. Artur Shehu ka aktivitet në Shqipëri, por jeton në SHBA. Ai ka fituar leje ndërtimi dhe është figurë qëndrore sa i përket tjetërsimit të pronave në Vlorë, por këtë duhet ta hetojnë autoritetet. Ai heton në SHBA por nuk e shmang nga lidhjet në Shqipëri.
    Ka dy momente thelbësore në këtë takim, një moment që ka të bëjë me një dhuratë, një orë 400 mijë euro, që thuhet se i është dhuruar një politikani dhe kjo mund të gjurmohet. Pjesa e dytë, aty është folur për lejet e ndërtimit. Mendoj se aty është thelbi, duke gjurmuar lejet e ndërtimit, që mund të kenë marrë personat e lidhur me ta. Nga ana tjetër, nëse hetohen lidhjet, mund të hidhet dritë mbi atë që është biseduar dhe çfarë ka ndodhur në atë takim.
    Kjo çështje u rikthye në vëmendje sepse një gazetar italian ka publikuar një libër, ku flitet për këtë takim. Por kjo ngjarje njihet që nga procesi Black Eagle. Në dosjen Black Eagle, janë emrat dhe identikiti i politikanëve. Këtë e thonë autoritetet. Nëse prokuroria shqiptare ka interes ta hetojë, mund ti drejtohet belgëve. Kjo histori po bën zhurmë, sepse trafiku i drogës është konsideruar prioritet në BE dhe SHBA. Duhet të na shqetësojë fakti që janë mbledhur në një takim dhe kanë folur për lejet e ndërtimit”, tha Lala.

  • Takimi misterioz në Aruba/ Gazetarja: U diskutua për leje ndërtimi, në tryezë krimi dhe përfaqësues të qeverisë. Ja emri…

    Takimi misterioz në Aruba/ Gazetarja: U diskutua për leje ndërtimi, në tryezë krimi dhe përfaqësues të qeverisë. Ja emri…

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për takimin në Aruba mes disa personave të krimit të organizuar, ku pretendohet se ka patur edhe përfaqësues të qeverisë Rama në vitin 2019 edhe pse nuk ka emra konkretë për këtë.
    Gazetarja Lala dha disa detaje nga hetimet që janë zhvilluar në Belgjikë, nga ku kanë dalë informacione rreth këtij takimi. Ajo deklaroi se është folur për leje ndërtimi, ndërkohë që tha se personazhi kyç është Artur Shehu.
    “E kam mësuar për herë të parë, mbi bazën e një dokumenti të rrjedhur të autoriteteve belge. Është një process gjyqësor atje, Black Eagle, ku ishin hetuar një grup kriminelësh dhe trafikantësh shqiptarë të kokainës.  Ky grup ishte hetuar dhe po gjykohej nga një gjykatë belge, jo vetëm nga Sky ECC, por edhe prova të tjera. Për herë të parë, kam dërguar edhe link dhe shkrimet gjatë ditës së sotme, në atë shkrim që hasa, flitej për një takim në Aruba, ku bëri pjesë një numër i konsiderueshëm i botës së krimit dhe shqiptarë.
    Mediat belge, identifikuan si figurë më përfaqësuese, Artur Shehun, një vlonjat që jeton në SHBA, figura qëndrore. Personi i dytë Alfredo Hamzaj dhe disa persona të tjerë. Nuk idenfitikohen emrat e politikanvë, por jepet identikiti i tyre. Artur Shehu ka aktivitet në Shqipëri, por jeton në SHBA. Ai ka fituar leje ndërtimi dhe është figurë qëndrore sa i përket tjetërsimit të pronave në Vlorë, por këtë duhet ta hetojnë autoritetet. Ai heton në SHBA por nuk e shmang nga lidhjet në Shqipëri. 
    Ka dy momente thelbësore në këtë takim, një moment që ka të bëjë me një dhuratë, një orë 400 mijë euro, që thuhet se i është dhuruar një politikani dhe kjo mund të gjurmohet. Pjesa e dytë, aty është folur për lejet e ndërtimit. Mendoj se aty është thelbi, duke gjurmuar lejet e ndërtimit, që mund të kenë marrë personat e lidhur me ta. Nga ana tjetër, nëse hetohen lidhjet, mund të hidhet dritë mbi atë që është biseduar dhe çfarë ka ndodhur në atë takim.
    Kjo çështje u rikthye në vëmendje sepse një gazetar italian ka publikuar një libër, ku flitet për këtë takim. Por kjo ngjarje njihet që nga procesi Black Eagle. Në dosjen Black Eagle, janë emrat dhe identikiti i politikanëve. Këtë e thonë autoritetet. Nëse prokuroria shqiptare ka interes ta hetojë, mund ti drejtohet belgëve. Kjo histori po bën zhurmë, sepse trafiku i drogës është konsideruar prioritet në BE dhe SHBA. Duhet të na shqetësojë fakti që janë mbledhur në një takim dhe kanë folur për lejet e ndërtimit”, tha Lala.

  • Takimi sekret në Aruba? Gazetarja investigative: Nuk ka prova për Edi Ramën!

    Takimi sekret në Aruba? Gazetarja investigative: Nuk ka prova për Edi Ramën!

    Gazetarja investigative, Lindita Çela, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me takimin e zhvilluar në Aruba, ku pretendohet se zyrtarë të qeverisë Rama janë takuar në vitin 2019 me personazhe të krimit të organizuar.
    Çela deklaroi se nuk ka prova që lidhin kryeministrin Rama me këtë takim, ndërkohë që e quajti përpjekjen e opozitës për të kthyer në betejë librin e gazetarit italian, duke shtuar fakte sensacionale, si të gabuar, pasi heq fokusin nga pastrimi i parave nëpërmjet kullave, për të cilin edhe opozita nuk flet. Çela deklaroi se pastrimi i parave është një problem themelor, që evidentohet edhe nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.
    “Libri i gazetarit, nuk flet vetëm për episodin e Arubës, por një sërë eksponentësh shqiptarë të cilët kanë patur një rol dhe aktivitet të caktuar në Itali dhe vendet e BE. Gazetari ka marrë dosjet e vendimeve gjyqësore, vendimeve të institucioneve ligjzbatuese, hetimet paraprake dhe ka bërë këtë cikël shkrimesh, janë mbi 10 personazhe të rëndësishëm, eksponentë shqiptarë.
    Për t’u ndalur në takimin e Arubës, e kam publikuar në shteg.org, kam kaluar publikimin e këtij takimi, sepse kam qenë në dijeni dhe e njoh gazetarin për punën e tij serioze. Ndonjëherë në media të tjera, Shqipëria etiketohet me pa të drejtë, në gazetarinë e tabloideve, por sa e kam ndjekur procesin, gazetari u është referuar dokumentave.
    Takimi i Arubës ka ndodhur por në gjykimin tim, mendoj se i bën nder kryeministrit duke e lidhur atë me deklarata të ngjashme, sepse nuk ka prova që lidhin drejtperdrejt kryeministrin e vendit. Opozita ka të tërë mekanizmat dhe format për të kërkuar një hetim, për të çuar më tej punën e një gazetari. Nuk mund të merret një shkrim apo libër dhe të kthehet në betejë të opozitës.  Për krimin e organizuar nuk fitet. Janë të dhëna të takimeve, përmendet edhe përsonazhe, takimi ka ndodhur në janar 2019. Gazetari nuk përmend Black Eagle apo orë.
    Të dhënat janë të konfirmuara nga Europol dhe agjenci ligjzbatuese gjermane apo italiane. Më së shumti ka biseda që janë të përfshira për shkak të hetimeve që kanë patur personazhe të cakutuar, ata flasin për një takim. Më shumë sesa lidhjet që i bën opozita takimit, dua ta kthej diskutimin, që në këtë vend ndërtohen kullat, dhe për fat të keq nuk flet për kullat as opozita. Është në të gjithë raportet ndërkombëtare, në të gjithë raportet e organeve ligjzbatuese, ndërtimi i kullave është mënyra kryesore e pastrimit të parave. Nga intervistat e gazetarit bëhet fjalë për një kullë në qendër të Tiranës, është dhënë leje.
    Njerzit e përfshirë në takim janë të lidhur me biznese të caktuar, por gazetari nisur nga informacionet dhe dosjet që ka lexuar, apo përgjimet ambientale, ai thotë dhe përshkruan takimin dhe si flasin të tjerët për takimin, por janë personat që kanë lidhje me njëri tjetrin. Flitet për investime në kulla. Do të doja nga opozia, të ketë një diskutim sa i përket investimeve të krimit të organizuar në Shqipëri, jo një individ të vetëm. Gazetari ngre lidhjen që përfaqësuesi i qeverisë Rama, ka marër pjesë në takim.
    Gazetari nuk merr përsipër të thotë se kjo është e vërteta absolute, por ka insistuar për një koment të kryeministrit Rama”, tha ndër të tjera Çela.

  • Berisha: Pasi u takua me grupet kriminale, Rama u kthye nga Aruba me orë 400 mijë euroshe

    Berisha: Pasi u takua me grupet kriminale, Rama u kthye nga Aruba me orë 400 mijë euroshe

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një takim të në Aruba, duke thënë se ai është bashkëpunëtor me grupe terroriste të shpallura nga SHBA, përfshirë narkoterroristë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
    Sipas Berishës, pas këtij takimi Rama u kthye në Shqipëri me një orë luksoze 400 mijë euroshe, të zbukuruar me diamante dhe safirë. Ai e quajti Arubën si “dëshmia më flagrante ndërkombëtare e bashkëpunimit të Ramës me krimin e organizuar” dhe garantoi se opozita do të kërkojë transparencë të plotë për këtë çështje.
    Berisha tha gjithashtu se takimet e Ramës me grupe kriminale paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekonominë e vendit, duke theksuar se PD ka denoncuar vazhdimisht pasojat e narkoshtetit shqiptar dhe largimin masiv të qytetarëve.
    Pjese nga fjala
    Takimi i Arubës përcillet në heshtje varri nga Edi Rama dhe narkoministrat e tij.
    Por, Aruba është dëshmia më flagrante ndërkombëtare e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të Edi Ramës me grupet terroriste të shpallura nga SHBA të narkoterroristëve shqiptare dhe ndërkombëtarë.
    Edi Rama po bën gjithçka që ta arkivojë në harresë Arubën, por kjo nuk do mund të ndodhë.
    Garantoj shqiptarët se opozita është totalisht e përkushtuar për transparencë të plotë, pasi në këtë takim, marrëveshja midis narkoqeverisë dhe narkoterroristëve, për të shndërruar Shqipërinë në parajsën e parave të tyre të krimit.
    Nga ky takim, thuhet se Edi Rama u kthye me një orë 400 mijë euroshe, me diamante dhe safire të çmimeve më të larta.
    Edi Rama nuk flet për takimin e Arubës sepse ky takim njëlloj si Maduron e Venezuelës, e shpall atë një kryetar të narkoshtetit të parë dhe të vetëm të kontinentit.
    Ne, PD, e cila ka qëndruar fuqishëm siç e dini ju që në fillim e gjer sot ka denoncuar pa ndërprerje narkoshtetin shqiptar, pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit, zëvendësimin e shtetit ligjor me shtetin e mafies, zëvendësimin e ekonomisë së tregut me narkoekonomi, largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, ndjehet e inkurajuar nga vendimet e fundit të presidentit Trump, i cili i shpalli kartelet e drogës si organizata terroriste.
    Por dua të informoj shqiptarët se presidenti i Francës gjithashtu vendosi të përdorë ushtrinë, njësitë të saj të specializuara, kundër organizatave të krimit të organizuar.
    Çfarë tregojnë këto? Këto tregojnë se kartelet e drogës dhe organizatat kriminale përbëjnë rrezik madhor për sigurinë e vendeve, sigurinë e rajoneve, rrezik madhor për paqen dhe sigurinë në botë.

  • “Kam biseduar me dy nga…”/ Takimi i zyrtarëve shqiptarë me krerët e karteleve, plas gazetari: Po, ka ndodhur

    “Kam biseduar me dy nga…”/ Takimi i zyrtarëve shqiptarë me krerët e karteleve, plas gazetari: Po, ka ndodhur

    I ftuar në një emision televiziv ka qenë gazetari investigativ Artan Hoxha. Ai ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me lajmet e takimit të zyrtarëve shqiptarë me krerët e karteleve të Drogës në Aruba.
    Gjatë bisedës gazetari tha se Takimi në Aruba ka ndodhur. “Po ka ndodhur”. “Edhe ne verifikimet që kam bërë unë”. “Ka ndodhur”.
    “Unë kam takuar dy nga njerëzit që kanë qenë në takim, pra që kanë qenë në atë takim” tha gazetari duke thënë edhe detaje të tjera që tregojnë materializimin e investimeve të karteleve sidomos në Tiranë..
    Gazetari: Në këto momente a po zbatohen memorandumet e Arubës dhe të vendeve të tjera ku takohen.
    Artan Hoxha: Si fillim, qeveria koordinon me çunat se është e përbërë nga gocat. Prandaj kemi një atje sipër, pastaj është dikush që kontakton me çunat. Unë i rashë pak gjatë në fillim për të shpjeguar se si kthehej pluhuri në Grataçelë në Tiranë. Kjo është një gjë, që ne nuk ecim në rrugë të pashkelura. Panamaja city, po të shkosh është e njëjta gjë. Pra është Dubai i viteve 70-80. Derisa amerikanët ekstraduan Noriegën, ua morën të gjithë paratë karteleve, kolumbiane, meksikane, që i kishin hedhur aty. Dhe Panamaja sot është një vend normal i kanë ngelur ato gratacelat. Pra edhe kjo gjë do të ndodhë një ditë. Puna është të mundohemi që të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të mos vuajmë gjatë.
    Se sa me gjatë të vazhdojë kjo punë, aq me shumë do vuajnë njerëzit.
    Gazetari: Gjithë këto zhvillime, sa ja ekspozojnë pozitat Ramës…
    Artan Hoxha: Ne kur e thotë një i huaj, si për mirë si për keq ne themi uaaaaau. Edhe Rama aty investon. Çfarë thonë ata për ne. Jo çfarë themi ne këtu. Ne i dimë.
    Ti bërë atë pyetjen nëse janë materializuar ato takime. Dhe unë të thashë se s’ka nevojë për takime kaq të largëta. Se takimet i ka barë në zyrë të vet ai. Mos të filloi të numëroj unë, se hapet çështja nga e para. Ne i kemi këtu. Intervistën për çfarë e ka dhënë ai. Kisha dalë unë dhe ai doli bëri gabimin. Doli të më përgënjeshtronte mua dhe doli vetë.
    Pra takimet nuk kanë nevojë të shkojnë kaq larg. Se takimet mund te bëhen në New York, në Majemi. Po ti do të thuash se ati janë nën vëmendjen e agjencive amerikane dhe sigurisht që janë. Mendon që në Auruba nuk janë agjencitë amerikane. Ata e kanë vetë një valvul shkarkimi se aty të ruajnë më mirë. Është si puna e asaj, që të vesh në Dubai dhe mendon se aty je rahat. Jo aty je më i monitoruar. Ty të ka marrë retinën e syrit, fshihu ku të duash se nuk ke nga vete. Thjeshtë ata nuk të prekin, kanë rregulla, deri sa të vijë një urdhër i dytë që ndryshon rregullin.
    Dhe në rastin konkret që kemi ne. Thashë edhe për publikun kjo. Gazetari italian ka bërë me sa shof unë, një deduksion, një lidhje të shumë proceseve që kanë ndodhur të organizatave shqiptare në Itali dhe nëpërmjet atyre është përpjekur të shkojë tek ngjarja. Por ai nuk jep shumë detaje gjë që tregon se ai nuk e njef. Por po të shikoni qëndrimet e Savianos, janë më direkte, janë më konkrete. Edhe Savion e nuk e njef Shqipërinë me detaje, por ai njef mënyrën se si vepron krimi i organizuar. Në rastin konkret kur ai u pyet nga gazetarja jonë, thotë se këto të thëna janë të një hetimi që ka kryer antimafia. Ndërkohë që unë thashë që hetimin e kanë bërë belgët, dhe ata kanë futur dhe antimafia italiane ka marrë pjesën e vet. Tani unë bëj pyetjen, a ka marrë SPAK ndonjë gjë. Çfarë i duhet SPAK-ut të hyjë në këto punë, SPAKU ka halle të tjera.
    Tani vijmë tek pjesa. A ka ndodhur takimi? Po ka ndodhur. Edhe ne verifikimet që kam bërë unë. Ka ndodhur. Unë kam takuar dy nga njerëzit që kanë qenë në takim. Pra që kanë qenë në atë takim.
    Gazetari: Zyrtarë apo?
    Artan Hoxha: Jo, jo zyrtarë. Këta nuk kanë qenë zyrtarë. Kanë qenë sebebxhinj po themi. Ose njerëzit e interesuar për takimin. Tani pse i kam takuar. Sepse edhe ata ishin të shqetësuar për këtë gjë që kisha publikuar. Dhe me idenë që shiko se informacioni nuk është edhe aq i saktë. Pra kjo gjëja ka ndodhur, por nuk ka ndodhur kështu në këtë kontekst, se për çfarë do më takonte, se unë vërtet e kam mbiemrin Hoxha, por nuk jam Hoxhë ku ai do rrëfehej.
    Pra sigurisht, ai e bënë këtë gjë me idenë edhe të të sqarojë ty edhe të ruajë një pozicion, por edhe të tregojë ty se kush është. Nuk janë taksur tre çuna lagjeje atje. Pra fakti se atje ka shkuar një nga Amerika e Veriut, Amerika e Jugut nga Evropa dhe nga Ballkani është serioze kjo. Vetëm drekë të ketë qenë, kë një lloj serioziteti. Nuk është kaq e thjeshte sa e bëjmë. Pra takimi ka ndodhur. Është e vërtetë që autoritetet belge i kanë nxjerrë tre personazhe të rëndësishme sipas atyre, sepse ata kanë patur nën vëzhgim. Kanë nxjerre vëllezërit Osmani, nga Kosova, kanë nxjerrë Artur Shehun që është nga Vlora por që jeton në SHBA, dhe kjo e bën ngjarjen interesante. Sepse kemi të bëjmë me qytetar amerikanë. Është vërtet që ka biznese e prona në Shqipëri, ka projekte të mëdha dhe ato projektet e mëdha, patjetër që janë në vëmendjen e autoriteteve. Por është qytetar amerikan, dhe nuk është në kërkim dhe nuk është i arrestuar. Ka qene edhe një person me emrin Arben.
    Dhe në këtë takim pastaj ka patur ajo që quhet përfaqësues. Çfarë kuptojmë më termin përfaqësues. Është si puna a atyre që ne i quajmë konsuj në Amerikën latine. Pra konsulli është një njeri, një garant i një marrëveshje. Dhe aty ka vajtur dikush. Ideja ka qene për një aktivitet biznesi. Pra aty nuk është folur për lëvizje tonelatash në Aruba. Pra meqenëse kemi të bëjmë me njerëz që e njohin mirë, turizmin, lojërat e fatit ata kanë gjetur Arubën që ka edhe këtë pjesën e argëtimit brenda.
    Aty është biseduar për bizneset që do të ndërtohen në Shqipëri. Dhe këtu gazetari italian këtë që nxjerre, qëndron. Po është biseduar për të ndërtuar biznes në Shqipëri. Tani nëse ke një projekt të madh në Shqipëri që kalon 20 milionë euro por kur shkon edhe 1 miliardë, pra ky projekti nuk konfirmohet dot pa sherifin e qytetit. Pra që të ekzekutohet një projekt i madh duhet edhe një garant, tani ky garanti…nuk ka një fotografi por kur ta nxjerr librin do nxjerre me shume detaje.
    A është materializuar ky takim. Fakti që Belgët bënë një operacion të madh dëshmon se u ekspozua kjo gjë. Thelbi është a shohim ne të materializuar në terren pas këtyre takimeve. Por ne shohim sot vetëm vinça. Gazetarët e huaj i çoj në një kafe te një kullë e lartë dhe i pyes shikoni ndonjë ndryshim në Tiranë. Pra ky është një materializim…..

  • Trump mbledh udhëheqjen ushtarake, takohet të martën me 800 gjeneralët e Amerikës

    Trump mbledh udhëheqjen ushtarake, takohet të martën me 800 gjeneralët e Amerikës

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të marrë pjesë në një takim me gjeneralët dhe admiralët amerikanë në Quantico të Virxhinias të martën, një takim i rrallë i udhëheqjes ushtarake të vendit.
    Takimi i së martës vjen në një epokë tensionesh të larta mes NATO-s dhe Rusisë, por edhe kërcënimesh në rritje nga Kina dhe trazirash të brendshme në SHBA.
    Ishte Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth ai që thirri në mënyrë urgjente të gjithë gjeneralët dhe admiralët më të lartë të Forcave të Armatosura Amerikane, një takim i paparë prej dekadash, i organizuar me njoftim të shkurtër, pa shpjegim dhe jashtë protokolleve të zakonshme.
    Hegseth pritet të diskutojë nevojën për të ruajtur një “shpirt luftëtari” në të gjithë ushtrinë dhe mund të ngrejë çështje të tjera gjatë takimit, i cili do të zgjasë rreth një orë, thanë zyrtarët amerikanë për Reuters të premten.
    Kjo mbledhje e befasishme vjen menjëherë pas vendimeve tronditëse të Hegseth, përfshirë shkarkime masive në Pentagon, uljen me 20% të numrit të gjeneralëve, dhe një hap dramatik që ka ngritur vetullat kudo, pasi edhe Departamenti I Mbrojtjes do të riemërtohet në Departamentin e Luftës.
    SHBA-të kanë trupa në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vende të largëta si Koreja e Jugut, Japonia dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, forca ushtarake të komanduara nga gjeneralë dhe admiralë me dy, tre dhe katër yje.

  • SYRI TV/ Vijojnë negociatat e PD me partitë aleate, takim midis opozitës për kandidatin e Tiranës

    SYRI TV/ Vijojnë negociatat e PD me partitë aleate, takim midis opozitës për kandidatin e Tiranës

    Konsultimet për emrin e kandidatit të që do përfaqesojë opozitën në për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë kanë në fokus të takimit mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe homologut të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në mbylljet të takimit, Blushi u shpreh se kandidatura e opozitës do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e fokusuar në luftën kundër korrupsionit, ndërsa Noka deklaroi se emri do të shpallet së shpejti, pas konsultimeve që do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

    Partia Demokratike ka vijuar  konsultimet me partitë aletae për të përcaktuar kandidatin që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës.Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, zhvilloi nje takim me homologune  tij, në partinë e Lirisë, Tedi Blushin. Në takim u diskutuan kriteret që duhet të plotësojë kandidati që do të përballet me Ogerta Manastirliun, në garën për bashkinë e kryeqitetit. Në mbyllje të takimit,sekretari I përgjithshem I partisë së lirisë, Tedi Blushi theksoi se kandidatura e opozitës do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do te luftoje korrupsionin e insitaluar nga mazhoranca në bashkinë e kryeqytetit

    Sekretari I përgjithshëm I partisë demokratike, Flamur Noka, deklaroi se konsultimet do të vijojnë dhe brenda pak ditësh, opozita do të  zyrtarizojë, emrin e kandidatit te saj. Sink Noka

    Noka theksoi se Partia Demokratike është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha forcat opozitare parlamentare, duke përjashtuar vetëm Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorrit.

     

  • Begaj takon Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, një aleancë e pathyeshme

    Begaj takon Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, një aleancë e pathyeshme

    Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Presidentin amerikan Donald Trump. Takimi është shoqëruar edhe me një fotografi zyrtare, ku të dy liderët shfaqen së bashku me Zonjat e Para.
    Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka ndarë momentet nga ky takim, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
    “Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkruan presidenti Begaj.
    Ky takim ka ndodhur gjatë punimeve të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku Presidenti Bajram Begaj po ndjek nga afër punimet.
    Gjithashtu gjatë qëndrimit në Nju Jork, Begaj ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë, ku fokusi i bisedës ka qenë në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë.
    Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA vijojnë të jenë të ngushta të bazuara në bashkëpunim strategjik në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit rajonal.