Tag: takaichi

  • A mund të ketë luftë midis Kinës dhe Japonisë?!

    A mund të ketë luftë midis Kinës dhe Japonisë?!

    Ashpërsohet retorika midis Kinës dhe Japonisë-a po përgatitet një front i dytë në Azinë Verilindore pas atij aktual në Evropë?
    Nga Eljanos Kasaj*
    Pekin, Kinë- Autoritetet kineze kanë filluar të ushtrojnë presion aktiv ndaj qeverisë së Japonisë, me kryeministren e re Sanae Takaichi që deklaroi se një konflikt i mundshëm ushtarak për shkak të situatës së tensionuar në ishullit të Tajvanit mund të nënkuptojë gjithashtu përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake të Tokios. Më 16 nëntor, Pekini dërgoi anije të rojes bregdetare në Ishujt e diskutueshëm Senkaku (të njohur si Diaoyu në kinezisht; aktualisht ato kontrollohen nga Japonia, por anijet kineze operojnë rregullisht aty pranë). Më 12 nëntor, sipas Tokios, një destroyer i tipit 055 i Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës kaloi pranë ishullit japonez të Kyushu, dhe nga 17 deri më 19 nëntor, Kina do të zhvillojë ushtrime ushtarake me zjarr të vërtetë në Detin e Verdhë, sipas Administratës së Sigurisë Detare të PLA-së.
    Në të njëjtën kohë, Pekini po rrit presionin diplomatik dhe ekonomik. Më 15 nëntor, Ministria e Punëve të Jashtme kineze u bëri thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet për në Japoni, pas së cilës linjat ajrore kryesore kineze, përfshirë “Air China”, “China Southern Airlines” dhe “China Eastern Airlines”, njoftuan rimbursime falas për fluturimet drejt qyteteve japoneze deri në fund të vitit. Sipas statistikave japoneze, nga janari deri në shtator 2025, gati 31.7 milionë turistë të huaj vizituan Japoninë, afërsisht një e katërta e të cilëve – 7.5 milionë – ishin shtetas kinezë.
    Gjatë debatit të saj të parë parlamentar si kryeministre më 7 nëntor, Sane Takaichi deklaroi se “nëse përdoren anije luftarake dhe një bllokadë detare përfshin përdorimin e forcës, unë besoj se sipas çdo standardi kjo do të përbënte një ‘situatë që kërcënon mbijetesën e Japonisë’” (cituar në “The Japan Times”). Kjo nënkuptonte se kjo do të përmbushte ligjërisht kriteret e vitit 2015 për mobilizimin e Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë dhe do të hapte derën për pjesëmarrjen e tyre në një konflikt ushtarak.
    Vlen të theksohet se Sanae Takaichi u bë kryeministrja e parë japoneze që bëri një koment të tillë në nivel politik, që prej kohës së okupimit japonez të Kinës në vitet 1930’.
    Më 10 nëntor, Sanae Takaichi sqaroi se këto ishin thjesht deklarata “hipotetike” rreth një skenari “më të keq”. Ajo premtoi të përmbahej nga bërja e deklaratave të ngjashme në të ardhmen, por nuk i tërhoqi ato mbrapsht, dhe Ministria e Punëve të Jashtme i hodhi poshtë komentet e saj si personale. Megjithatë, një reagim i ashpër nga Kina pasoi menjëherë: më 8 nëntor, Konsulli i Përgjithshëm i Kinës në Osaka, Xue Jian, shkroi në platformën sociale X: “ Kjo kokë e ndyrë, që kërkoi këtë, do të duhet të pritet pa hezitim. A jeni gati për këtë?” Qeveria japoneze protestoi, por Kina e hodhi poshtë  duke e quajtur postimin si një qëndrim personal dhe mesazhi u fshi më pas.
    Më 14 nëntor, siç raportohet nga media prestigjioze kineze “Xinhua”, zëvendësministri i jashtëm kinez Sun Weidong protestoi te ambasadori japonez në Kinë, Kenji Kanasugi, për shkak të vërejtjeve “provokuese” të Takaichi-t. Pekini beson se këto vërejtje shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e një Kine të vetme, minojnë rendin ndërkombëtar të pasluftës dhe “lëndojnë seriozisht ndjenjat e popullit kinez”.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kineze, Koloneli Jiang Bin, tha se nëse Japonia “guxon të përdorë forcën” për të ndërhyrë në çështjen e Tajvanit, ajo “do të pësojë një disfatë dërrmuese nga Ushtria Çlirimtare Popullore me vullnet të hekurt dhe do të paguajë një çmim të rëndë”. Gazeta “Renmin Ribao”, zëdhënësja kryesore e Partisë Komuniste të Kinës, beson se autoritetet japoneze kanë “lëshuar hapur një kërcënim ushtarak” kundër Kinës për herë të parë që nga viti 1945. Pekini kujtoi vizitat e mëparshme të përsëritura të Takaichi-t në Faltoren Yasukuni, e cila nderon kriminelët japonezë të luftës nga Lufta e Dytë Botërore, dhe mohimin e saj të Masakrës së Nankinit të vitit 1937 ose krimeve të kryera nga njesiti famëkeq “731”në Harbin.
    Ndërsa më 17 nëntor, mbëriti në Pekin Drejtori i përgjithshëm i Byrosë së Çështjeve Aziatike dhe Oqeanike të Ministrisë së Jashtme japoneze, Masaaki Kanai.
    Sipas të Televizionit Qëndror Kinez (“CCTV News”), të martën, Liu Jinsong, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Aziatike të Ministrisë së Jashtme kineze, u takua me Kanai në Ministrinë e Jashtme kineze. Rreth orës 14:00, Kanai dhe delegacioni i tij u larguan nga Ministria e Jashtme kineze. Rreth orës 15:30, mediat kineze vunë re në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit se zoti Kanai po largohej nga Kina, por duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat mbi eskalimin e mëtejshëm të krizës diplomatike midis Japonisë dhe Kinës.
    Ky eskalim i mardhënieve diplomatika midis dy superfuqive aziatike të Azisë Verilindore, vin pas retorikës kritike të Moskës ndaj Tokios gjatë fillimit të këtij muaji, mbi planet e kryeministres Sanae Takaichi për dislokimin e armëve taktike bërthamore amerikane në Japoni(një projekt ky i quajtur nga Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov si “një lojë e rrezikshme”) dhe mundësisë së rikthimit nën-sovranitetin japonez të Arkipelagut të Ishujve Kurile(aktualisht pjesë e Federatës Ruse, por të njohura prej Japonisë si “territore të okupuara”).
    *Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni
     
     

  • Kina shpreh shqetësim për lëvizjet e fundit ushtarake dhe të sigurisë të Japonisë

    Kina shpreh shqetësim për lëvizjet e fundit ushtarake dhe të sigurisë të Japonisë

    Kina është thellësisht e shqetësuar për lëvizjet e fundit ushtarake dhe të sigurisë të Japonisë, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.
    Lin i bëri komentet në një konferencë të rregullt për shtyp kur iu kërkua të komentonte mbi vërejtjet e kryeministres japoneze Sanae Takaichi në parlament, në lidhje me parimet e Japonisë për të mos poseduar, prodhuar ose futur armë bërthamore në territorin e saj.
    Takaichi mbeti e paqartë në qëndrimin e saj mbi Tre Parimet Jo-Bërthamore, duke lënë të kuptohet mundësia e braktisjes së tyre. Zyrtarë të lartë japonezë madje kanë pohuar se nuk e përjashtojnë futjen e nëndetëseve bërthamore, tha Lin. “Kjo ekspozon plotësisht ndryshimin e rëndësishëm dhe negativ të politikës së Japonisë dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm për bashkësinë ndërkombëtare.
    Kohët e fundit, Takaichi bëri vërejtje provokuese mbi çështjen e Tajvanit, duke nënkuptuar mundësinë e ndërhyrjes me armë në Ngushticën e Tajvanit, tha Lin.
    Lin i kërkoi palës japoneze të përmbahet në rrugën e zhvillimit paqësor, të ndalojë së kërkuari justifikime për zgjerimin e vet ushtarak dhe të fitojë besimin e fqinjëve të saj aziatikë dhe të bashkësisë ndërkombëtare me veprime konkrete.

  • SHBA-Japoni marrëveshje për mineralet, kryeministrja Sanae Takaichi: Do nominoj Trump për Nobelin e paqes

    SHBA-Japoni marrëveshje për mineralet, kryeministrja Sanae Takaichi: Do nominoj Trump për Nobelin e paqes

    Gjatë vizitës së udhëheqësit amerikan në Tokio, Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lavdëruan “epokën e artë” të raporteve mes vendeve. Ata nënshkruan një marrëveshje që synon t’i sigurojë Uashingtonit minerale të rralla.
    Takaichi, gruaja e parë kryeministre në Japoni lavdëroi Trumpin dhe njoftoi se do ta nominojë atë për Çmimin Nobel për Paqe, tha Shtëpia e Bardhë.
    Në këmbim, Trump, i cili u takua për herë të parë me Takaichin gjatë turneut të tij në Azi, tha se Uashingtoni është aleat “i nivelit më të fortë të mundshëm”.

    “Është një nder i madh të jem me ju, veçanërisht kaq herët në atë që mendoj se do të jetë një nga kryeministrat më të mirë,”  tha Donald Trump, president i SHBA-ve.
    Edhe kryeministrja japoneze e vuri theksin tek aleanca mes dy shteteve.
    “Do të doja të realizoja një epokë të re të artë të aleancës Japoni-SHBA, ku si Japonia ashtu edhe Shtetet e Bashkuara do të bëhen më të forta dhe më të begata,” tha Sanae Takaichi, kryeministre e Japonisë.
    Trump arriti në Japoni të hënën dhe gjatë turneut në Azi pritet të takohet edhe me homologun kinez, Xi Jinping, takim që mund të ndihmojë në tejkalimin e luftës tregtare mes dy vendeve.
    /vizionplus.tv

  • Biznesmen deri në fund, Trump në Japoni: Firmos ujdi për mineralet e rralla

    Biznesmen deri në fund, Trump në Japoni: Firmos ujdi për mineralet e rralla

    Donald Trump e ktheu në një mundësi të artë biznesi vizitën e tij në Japoni.

    Teksa lavdëroi së bashku me kryeministren e re Sanae Takaichi, “epokën e artë” të raporteve mes vendeve, dy liderët nënshkruan një marrëveshje që synon t’i sigurojë Uashingtonit minerale të rralla.
    Takaichi – gruaja e parë kryeministre në Japoni – lavdëroi Trumpin dhe njoftoi se do ta nominojë atë për Çmimin Nobel për Paqe, pohoi Shtëpia e Bardhë.
    Në këmbim, Trump, i cili u takua për herë të parë me Takaichin gjatë turneut të tij në Azi, tha se Uashingtoni është aleat “i nivelit më të fortë të mundshëm”.
    “Është një nder i madh të jem me ju, veçanërisht kaq herët në atë që mendoj se do të jetë një nga kryeministret më të mira”, i tha Trump Takaichit në pallatin shtetëror Akasaka.
    Marrëveshja mes dy palëve synon “forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së zinxhirëve të furnizimit me minerale kritike dhe elemente të rralla tokësore”, u tha në deklaratë.
    Pekini këtë muaj njoftoi kufizime të gjera në industrinë e elementeve të rralla, gjë që e shtyu Trumpin që të paralajmëronte se si kundërpërgjigje do t’i vendosë tarifë prej 100 për qind importeve nga Kina.
    Presidenti amerikan mbërriti në Japoni të hënë dhe gjatë turneut në Azi pritet të takohet edhe me homologun kinez, Xi Jinping, takim që mund të ndihmojë në tejkalimin e luftës tregtare mes dy vendeve.

    Top Channel

  • Trump bën ‘biznes’ në Japoni, firmos marrëveshje për blerjen e mineraleve të rralla

    Trump bën ‘biznes’ në Japoni, firmos marrëveshje për blerjen e mineraleve të rralla

    DONALD TRUMP DHE SANAE TAKAICHI

    JAPONI- Donald Trump e ktheu në një mundësi të artë biznesi vizitën e tij në Japoni.
    Teksa lavdëroi së bashku me kryeministren e re Sanae Takaichi, “epokën e artë” të raporteve mes vendeve, dy liderët nënshkruan një marrëveshje që synon t’i sigurojë Uashingtonit minerale të rralla.
    Takaichi – gruaja e parë kryeministre në Japoni – lavdëroi Trumpin dhe njoftoi se do ta nominojë atë për Çmimin Nobel për Paqe, pohoi Shtëpia e Bardhë.
    Në këmbim, Trump, i cili u takua për herë të parë me Takaichin gjatë turneut të tij në Azi, tha se Uashingtoni është aleat “i nivelit më të fortë të mundshëm”.
    “Është një nder i madh të jem me ju, veçanërisht kaq herët në atë që mendoj se do të jetë një nga kryeministret më të mira”, i tha Trump Takaichit në pallatin shtetëror Akasaka.
    Marrëveshja mes dy palëve synon “forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së zinxhirëve të furnizimit me minerale kritike dhe elemente të rralla tokësore”, u tha në deklaratë.
    Pekini këtë muaj njoftoi kufizime të gjera në industrinë e elementeve të rralla, gjë që e shtyu Trumpin që të paralajmëronte se si kundërpërgjigje do t’i vendosë tarifë prej 100 për qind importeve nga Kina.
    Presidenti amerikan mbërriti në Japoni të hënë dhe gjatë turneut në Azi pritet të takohet edhe me homologun kinez, Xi Jinping, takim që mund të ndihmojë në tejkalimin e luftës tregtare mes dy vendeve.

  • Telefonata e Trump dhe kryeministres japoneze/ President i SHBA-së viziton Japoninë të hënën

    Telefonata e Trump dhe kryeministres japoneze/ President i SHBA-së viziton Japoninë të hënën

    Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, në një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump ka thënë se forcimi i aleancës së vendeve të tyre është “prioriteti kryesor” i qeverisë së saj.

    Në telefonatën e tyre të pare, Takaichi thotë se  Japonia është “një partner i domosdoshëm” për sa i përket strategjive të SHBA-së ndaj Kinës dhe Indo-Paqësorit.

    “I përcolla Presidentit Trump se forcimi i Aleancës Japoni-SHBA është përparësia kryesore për politikën e jashtme dhe të sigurisë të administratës sime. Ne konfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për ta ngritur më tej Aleancën në nivele të reja.”

    Presidenti Donald Trump i cili dëshiron që Tokio dhe aleatët e tjerë të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake do të vizitojë Japoninë të hënën dhe do të mbajë një samit me Takaichi të martën.

    Trump e nisi telefonatën duke e uruar Takaichi-n për emërimin e saj të martën e kaluar si kryeministre, dhe të dy kujtuan gjithashtu ish-kryeministrin e ndjerë japonez Shinzo Abe, mentorin politik të Takaichi-t.

    Kryeministrja Takaichi bëhet kryeministrja e parë grua në Japoni, ku duket se e presin shumë çështje komplekse për të trajtuar në muajt në vijim duke përfshirë një ekonomi dhe popullsi në rënie.

    Në fjalimin e saj të parë mbi politikat, Takaichi i tha gjithashtu një parlamenti të trazuar se objektivi i shpenzimit të 2% të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen do të përshpejtohet me dy vjet.

    Objektivi i mëparshëm i Tokios ishte të shpenzonte 2% të PBB-së për mbrojtjen në vitin fiskal 2027-28, por Takaichi dëshiron që kjo të arrihet në vitin aktual tatimor.

     

  • Kush është Sanae Takaichi, gruaja e parë kryeministre e Japonisë

    Kush është Sanae Takaichi, gruaja e parë kryeministre e Japonisë

    Nga Gianluca Modolo, la Repubblica
    Sanae Takaichi ia doli. “Zonja e hekurt” është bërë gruaja e parë që merr postin e kryeministres në Japoni. Kjo është një thyerje simbolike e “kupolës prej xhami”, në një vend që renditet ndër më të fundit në botë për barazinë gjinore, por edhe një zhvendosje politike edhe më djathtas, për vendin e “Lindjes së Diellit”.
    Një ditë historike për Japoninë. Në Dhomën e Ulët të Parlamentit (më e rëndësishmja në sistemin japonez), Takaichi fitoi që në raundin e parë me 237 vota, ndërsa në Dhomën e Lartë mori 125 vota.
    Emërimi i saj do të bëhet zyrtar pas takimit me Perandorin Naruhito, që pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës. Ajo do të bëjë betimin si kryeministrja e 104-t, në mbrëmje.
    Sanae Takaichi, 64 vjeçe, e lindur në Nara, Takaichi përfaqëson krahun më konservator të Partisë Liberal-Demokratike (PLD), që ka qeverisur Japoninë pothuajse pa ndërprerje, që nga Lufta e Dytë Botërore.
    Ajo është një mbështetëse e palëkundur e ish-kryeministrit të ndjerë Shinzo Abe dhe një ultra-konservatore. Modeli i saj politik është ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher.
    Dikur bateriste në një grup heavy-metal dhe e pasionuar pas motorëve, Takaichi është një vizitore e rregullt e tempullit “Yasukuni”, simbol i militarizmit japonez, që vazhdimisht nxit reagime të ashpra nga Kina dhe Koreja e Jugut.
    Ajo është për një rishikim të Kushtetutës paqësore të Japonisë, me qëllim forcimin e qëndrimit ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut.
    Takaichi është e njohur për qëndrimet e saj tradicionale. Ajo është kundër mbajtjes së mbiemrit të vajzërisë për gratë e martuara, kundër martesave mes personave të së njëjtës gjini, dhe për ruajtjen e trashëgimisë perandorake vetëm për meshkujt.
    Po ashtu, kërkon ligje më të ashpra për emigracionin, rritje të shpenzimeve publike dhe ulje taksash për të mbrojtur konsumatorët nga inflacioni. Ka kritikuar edhe vendimin e Bankës së Japonisë për rritjen e normave të interesit.
    Ajo u zgjodh lidere e partisë më 4 tetor, pas dorëheqjes së kryeministrit Shigeru Ishiba. Vetëm gjashtë ditë më vonë, ajo humbi mbështetjen historike 26-vjeçare të partisë centriste “Komeito”.
    Kështu, për të siguruar votat për t’u bërë kryeministre, u detyrua të arrijë një marrëveshje me një tjetër parti të djathtë, “Nippon Ishin”, një koalicion i shpallur në minutën e fundit, në prag të votimit të sotëm.
    “Skifter” në politikën e jashtme dhe “pëllumb” në atë ekonomike, Takaichi do të ketë nevojë për mbështetjen e grupeve të tjera të opozitës për të qeverisur, sidomos për çështjet buxhetore.
    Duke qenë kryeministrja e pestë në po aq vite, ajo do të përballet me një situatë politike të brishtë, në një parti konservatore të përfshirë në skandale dhe sfida të mëdha ekonomike. Ndërkohë, axhenda ndërkombëtare është e ngarkuar. Javën e ardhshme, në Japoni pritet të arrijë aleati i saj, Donald Trump.

  • Japonia emëron kryeministren e parë grua, tregjet reagojnë me optimizëm

    Japonia emëron kryeministren e parë grua, tregjet reagojnë me optimizëm

    “Tregtia Takaichi” nxit optimizëm në tregje, me pritshmëri për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, ulje taksash dhe rihapje të centraleve bërthamore.Aksionet japoneze u rritën ndjeshëm pasi Sanae Takaichi u zgjodh nga parlamenti si kryeministrja e parë grua në historinë e vendit, ndërsa tregjet reaguan me optimizëm ndaj politikave të pritshme të qeverisë së saj.Indeksi referues Nikkei 225 u rrit me 1.5% të martën, duke arritur mbi 49,900 pikë, pranë nivelit rekord 50,000. Në total, indeksi është rritur me mbi 26% që prej fillimit të vitit.Takaichi mori 237 vota në Dhomën e Ulët të Parlamentit me 465 vende, pas marrëveshjes së arritur një ditë më parë mes Partisë Liberaldemokrate (LDP) dhe partisë reformiste Japan Innovation Party (JIP). Koalicioni i ri pritet të diskutojë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, ulje të mundshme taksash dhe riaktivizimin e centraleve bërthamore të ndaluara që prej katastrofës së Fukushimës në vitin 2011.Burime pranë LDP-së thanë se Takaichi, ish-prezantuese televizive dhe përkrahëse e politikave të Margaret Thatcher, pritet të emërojë Satsuki Katayama, ish-ministre e Rilindjes Ekonomike, si Ministren e parë të Financave grua në historinë e Japonisë. Ajo po ashtu planifikon të krijojë një kabinet me numrin më të madh të grave që vendi ka pasur ndonjëherë.Ndërkohë, jeni vazhdoi të dobësohej ndaj dollarit amerikan, duke rënë nën nivelin prej 151, për shkak të pritshmërive se Banka e Japonisë mund të shtyjë rritjen e normave të interesit në mbledhjen e ardhshme të politikës monetare.Euforia në tregun e aksioneve pasoi nënshkrimin e marrëveshjes së re të koalicionit midis LDP-së, që ka qeverisur Japoninë për pjesën më të madhe të 70 viteve të fundit, dhe JIP-it, një parti 15-vjeçare që ka fituar mbështetje të fortë në rajonin e Osakës.Hirofumi Yoshimura, guvernatori i Osakës dhe bashkëkryetar i JIP-it, deklaroi pas votimit se “dëshira e zjarrtë e kryeministres Takaichi për ta përmirësuar realisht Japoninë u ndje qartë.”Formimi i koalicionit LDP–JIP vjen pas shpërbërjes së aleancës 26-vjeçare të LDP-së me partinë Komeito, e cila, ndonëse ndante shumë objektiva të përbashkëta, shpesh pengonte iniciativat më të mëdha politike. JIP-i, sipas drejtuesve të tij, është më afër LDP-së në qëndrimet për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe rihapjen e reaktorëve bërthamorë, shumica e të cilëve qëndrojnë të mbyllur që prej vitit 2011.Neil Newman, strateg në Astris Advisory, tha se për shkak të interesit të lartë të investitorëve të huaj për aksionet japoneze, ai e ka rritur objektivin e tij të fundvitit për Nikkei 225 në 51,500 pikë.Zgjedhja e Sanae Takaichi shënon një moment historik për Japoninë, jo vetëm për faktin që vendi merr për herë të parë një grua në postin më të lartë politik, por edhe për pritshmëritë që kjo lëvizje do të sjellë ndryshime të thella në ekonominë, mbrojtjen dhe energjinë japoneze. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Historike/ Japonia zgjedh kryeministren e parë femër

    Historike/ Japonia zgjedh kryeministren e parë femër

    Sanae Takaichi ka hyrë në histori pasi u zgjodh kryeministrja e parë gru në Japoni. Ajo siguroi shumicën e votave votave në të dyja dhomat e parlamentit, në Dhomën e Ulët me 237 vota dhe në Dhomën e Lartë me 125 vota.
    Ky është një moment historik për vendin patriarkal ku si politika ashtu edhe vendet e punës dominohen nga burra të moshuar.
    Takaichi, përfaqësuese e Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet dhe e njohur si “Zonja e Hekurt” e Japonisë, ka qenë një bashkëpunëtore e ngushtë dhe e mbrojtura politike e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ajo njihet për qëndrimet e saj të forta konservatore dhe për qëndrimin e prerë në çështje të sigurisë kombëtare dhe rolit tradicional të familjes.

    Zgjedhja e saj shënon një moment historik për përfaqësimin e grave në politikën japoneze, një fushë ku barazia gjinore ka përparuar ngadalë.
    Megjithatë, shumë gra të reja japoneze janë skeptike nëse Takaichi do të çojë përpara të drejtat e tyre. “Nëse shikon bindjet e saj politike, ajo në fakt përjetëson sistemin patriarkal”, tha për BBC një prej tyre.
    Takaichi është kryeministrja e katërt që merr drejtimin e Japonisë brenda pesë viteve të fundit, në një kohë kur LDP po përballet me skandale politike dhe besim të ulët nga publiku.
    Pas votimit, pritet që të shpallet kabineti i ri. Anëtarët e tij do të marrin pjesë në një ceremoni zyrtare në pallatin perandorak, ku do të zhvillohet edhe mbledhja e parë e kabinetit të ri qeveritar./vizionplus.tv

  • “Zonja e Hekurt”-Për herë të parë në histori, Japonia zgjedh një grua si kryeministre

    “Zonja e Hekurt”-Për herë të parë në histori, Japonia zgjedh një grua si kryeministre

    Sanae Takaichi

    JAPONI- Sanae Takaichi ka shkruar histori duke u bërë kryeministrja e parë femër e Japonisë, pasi siguroi shumicën e votave nga Dhoma e Poshtme dhe e Sipërme e parlamentit. Takaichi, nga Partia Liberale Demokratike në pushtet, fitoi 237 vota në Dhomën e Ulët dhe 125 vota në Dhomën e Lartë – një shumicë e thjeshtë në të dyja dhomat.
    Fitorja e saj është e rëndësishme, duke pasur parasysh rekordin e dobët të Japonisë për barazinë gjinore. Konservatorja 64-vjeçare njihet si “Zonja e Hekurt” e Japonisë, një admiruese e ish-kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar Margaret Thatcher. Një ish-ministre e qeverisë, prezantuese televizive dhe bateriste e zjarrtë e heavy metal, ajo është një nga figurat më të njohura në politikën japoneze – dhe për më tepër një figurë kontroverse.
    Ajo i përket krahut të linjës së ashpër të LDP-së dhe është një e mbrojtur e ish-kryeministrit të ndjerë Shinzo Abe.Trump e kishte cilësuar më parë atë si një “person shumë të respektuar me mençuri të madhe”./ZËRI