Tag: tajvanit

  • Propagandë apo paralajmërim? Shfaqja tajvaneze imagjinon pushtimin kinez dhe kërcënimin e luftës

    Propagandë apo paralajmërim? Shfaqja tajvaneze imagjinon pushtimin kinez dhe kërcënimin e luftës

    “Një avion luftarak kinez përplaset në ujërat pranë brigjeve të Tajvanit, duke bërë që anijet luftarake kineze të bllokojnë ishullin për “kërkim dhe shpëtim”. Pasi kjo ndodh, ushtarët tajvanezë në ishullin Dadan, që ndodhet vetëm disa kilometra nga bregu kinez, fillojnë të zhduken në mënyrë misterioze. Një natë, një anije peshkimi mbërrin në Dadan, dhe një flakë sinjali ndriçon qiellin, duke zbuluar ushtarë kinezë që janë mbledhur në plazh.”

    Ky është skenari kryesor në “Zero Day Attack“, një shfaqje televizive tajvaneze që flet për një pushtim të mundshëm ushtarak të Kinës, i financuar pjesërisht nga qeveria tajvaneze, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për kërcënimin që paraqet Kina. Por kjo shfaqje ka shkaktuar gjithashtu një debat të ndezur, duke u konsideruar nga disa si një mënyrë për të ngritur frikën dhe ndarjet me Kinën, duke i dhënë një pasqyrë të frikshme të mundësisë së një lufte.
    Një Mesazh Që Ndjek Retorikën e DPP-së
    “Zero Day Attack” shpalos se si shoqëria tajvaneze mund të përballet me një pushtim të mundshëm, nga presidenti deri tek fshatarët, dhe shfaqet si një përpjekje për të paralajmëruar popullsinë për kërcënimin e mundshëm të Kinës. Shfaqja pasqyron skenarë të ndryshëm të mundshëm të pushtimit, të përgatitura nga ekspertët e mbrojtjes që janë konsultuar gjatë prodhimit. Ajo përfshin ndërprerjen e linjave të komunikimit të Tajvanit, fushata dezinformuese të Kinës, dhe përkrahës të mundshëm të Kinës brenda shoqërisë tajvaneze që mund të krijojnë trazira.
    Shumë i janë përgjigjur pozitivisht shfaqjes për mënyrën se si ajo tregon pasigurinë dhe shqetësimet që ndajnë qytetarët e Tajvanit, por të tjerë, përfshirë opozitën, e kritikojnë si një “shfaqje frike” që synon të nxisë ndarje politike dhe të krijojë një atmosferë tensioni me Kinën.
    Politika dhe kritikët e frikës
    Një nga kritikët e shfaqjes, Wang Hung-wei, ligjvënëse e partisë opozitare Kuomintang, e quajti “Zero Day Attack” si një mënyrë për të “shitur manga të thata”, një shprehje që nënkupton nxitjen e frikës pa arsye, duke i bërë njerëzit të shqetësohen për shkatërrimin e vendit të tyre. Ajo e akuzoi qeverinë për përdorimin e aparatit shtetëror për të arritur qëllime politike dhe për të nxitur shqetësimin mbi një luftë të mundshme.
    Pavarësisht kritikave, shfaqja ka arritur një audiencë të gjerë, duke u bërë një nga shfaqjet më të ndjekura në Tajvan pas premierës. Disa komentues e shohin atë si një pasqyrë të situatës aktuale politike, duke theksuar që ajo pasqyron tensionet e brendshme që po përjeton ishulli, si dhe frikën nga një mundësi përshkallëzimi të tensioneve me Kinën.
    Më shumë se kaq, “Zero Day Attack” ka nxitur pyetje mbi mundësinë e një pushtimi kinez. Në Tajvan, shumica e njerëzve nuk besojnë se Kina do të sulmojë menjëherë, por frika nga një përshkallëzim i mundshëm i tensioneve është rritur pas veprimeve të fundit të Kinës në “zonën gri” – përfshirë fluturimet dhe anijet kineze që hyjnë në hapësirën ajrore dhe ujërat e Tajvanit. Po ashtu, politika e Kinës për “ribashkimin paqësor” me Tajvanin është përdorur për të justifikuar një qëndrim të ashpër ndaj atyre që mbështesin pavarësinë e Tajvanit.
    Retorika e drejtuar nga këtë shfaqje
    Në reagim ndaj shfaqjes, Pekini ka akuzuar qeverinë e Tajvanit për përdorimin e saj si një mjet për të “nxitur anxiozitetin dhe provokuar luftën”, duke e quajtur të tillë një përpjekje për të krijuar një atmosferë luftënxjerrëse dhe të tensionuar. Megjithatë, Cheng Hsin-mei, drejtoresha e shfaqjes, ka theksuar se “Zero Day Attack” nuk është një shfaqje që synon të paraqesë Kinën si të keqe, por si një mënyrë për të treguar se si populli tajvanez mund të reagojë dhe të përballet me një pushtim të mundshëm.
    Pyetje të hapura: a ka rrezik për luftë?
    Në fund të fundit, “Zero Day Attack” ka sjellë një diskutim më të thellë dhe më të ndërlikuar për kërcënimin e mundshëm të një lufte me Kinën dhe strategjitë që Tajvani mund të ndjekë për të mbrojtur veten. A është kjo një përpjekje e nevojshme për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të përgatitur popullin për një mundësi të mundshme, apo thjesht një mënyrë për të nxit frikën dhe tensionet politike?
     

    Top Channel

  • Pamje dramatike: Kina i shkon te bregu Tajvanit, tanket amfibe e veshin detin me çelik

    Pamje dramatike: Kina i shkon te bregu Tajvanit, tanket amfibe e veshin detin me çelik

    Kina ka nisur stërvitje intensive me zjarr të vërtetë pranë brigjeve të Tajvanit, në një tjetër shfaqje force që rrit ndjeshëm tensionet në rajonin aziatik.
    Pamje dramatike të publikuara nga media shtetërore kineze tregojnë forcat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore duke lundruar në formacione të ngushta me tanke amfibe dhe automjete të blinduara, ndërsa kryenin simulime sulmesh detare pranë provincës Fujian, vetëm pak kilometra larg Tajvanit.
    Stërvitjet ndodhën njëkohësisht me manovrat më të mëdha ushtarake të mbajtura ndonjëherë nga Tajvani. Sipas zyrtarëve të mbrojtjes në Taipei, këto ushtrime përfshijnë decentralizimin e sistemeve të komandës dhe angazhimin e rreth 300 rezervistëve në stërvitje intensive me armë të ndryshme.
    Një tjetër video e publikuar të enjten tregon trupa të specializuara kineze nga Grupi i 73-të i ushtrisë duke praktikuar not të armatosur, luftime nënujore dhe infiltrime bregdetare në distanca të gjata, manovra këto që analistët e sigurisë i konsiderojnë sinjal të drejtpërdrejtë ndaj Tajvanit.

    Tensionet u nxitën më tej kur për herë të parë u pa në Detin Bohai një avion gjigant kinez, i njohur si “përbindëshi i detit”. Bëhet fjalë për një ekranoplan  me dizajn të ngjashëm me teknologjinë sovjetike nga Lufta e Ftohtë.
    Ky avion unik mund të shërbejë për misione furnizimi, transport të shpejtë bregdetar, apo operacione amfibe – dhe për ekspertët, është një mjet potencialisht i rrezikshëm në çdo ofensivë ndaj Tajvanit.
    Në muajt e fundit, satelitët kanë kapur pamje të reja që shtojnë shqetësimin. Tre barka kineze të specializuara, secila me dy krahë rruge, janë rreshtuar për të krijuar një urë të lundrueshme – një sinjal i qartë për aftësinë e mundshme të Kinës për të organizuar një zbarkim të shpejtë në ishull.

    Kina e konsideron Tajvanin pjesë të saj, pavarësisht se ishulli qeveriset në mënyrë demokratike që nga fundi i Luftës Civile Kineze. Presioni ushtarak ndaj Tajvanit është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë pesë viteve të fundit, me patrullime të vazhdueshme detare dhe ajrore pranë ishullit.
    Ndërsa të dyja palët vazhdojnë stërvitjet intensive, analistët paralajmërojnë se çdo incident i vogël mund të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm në rajon.

  • Kina dërgon 74 aeroplanë drejt Tajvanit

    Kina dërgon 74 aeroplanë drejt Tajvanit

    Tensionet në rajonin e Indo-Paqësorit janë përshkallëzuar sërish, pasi Kina ka dërguar 74 aeroplanë ushtarakë drejt Tajvanit nga e enjtja në mbrëmje deri të premten në mëngjes.
    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, 61 prej tyre kaluan “vijën qendrore” në Ngushticën e Tajvanit – një veprim që konsiderohet provokues dhe i pazakontë në përmasa të tilla. Aeroplanët u dërguan në dy grupe të ndara dhe u shoqëruan nga gjashtë anije luftarake kineze.

    Lëvizja ajrore e Kinës vjen menjëherë pasi anija patrulluese britanike HMS Spey kaloi përmes Ngushticës së Tajvanit, në një veprim të konfirmuar dhe mirëpritur nga Ministria e Jashtme e Tajvanit si demonstrim i lirisë së lundrimit në ujërat ndërkombëtare. Britania e Madhe theksoi se kalimi u krye sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.
    Autoritetet kineze reaguan ashpër ndaj lundrimit të anijes britanike, duke e cilësuar një provokim që “minon paqen dhe stabilitetin” në rajon, dhe konfirmuan se trupat e tyre ndoqën nga afër operacionin.
    Nuk dihet nëse vendimi i Kinës për të dërguar numër kaq të madh avionësh është një kundërpërgjigje ndaj kalimit të anijes britanike, por zhvillimet tregojnë një përshkallëzim të mundshëm të situatës në Ngushticën e Tajvanit.
     

  • Australia i kërkon llogari Kinës për rritjen ushtarake dhe mungesën e transparencës

    Australia i kërkon llogari Kinës për rritjen ushtarake dhe mungesën e transparencës

    Kina duhet të shpjegojë se pse po rrit në mënyrë të jashtëzakonshme forcën e saj ushtarake. Kërkesa e llogarisë vjen nga ministri i mbrojtjes së Australisë, Richard Marles.

    Në një dekalratë të dielënm ai theksoi se ndërtimi i kapaciteteve ushtarake nga Pekini po ndodh pa një qëllim të qartë strategjik dhe pa siguri për vendin e fqinjëve.

    ”Duam të shohim transparencë strategjike nga Kina, ashtu siç vepron Australia,” deklaroi ai gjatë samitit të mbrojtjes Shangri-La të mbajtur në Singapor.

    Ndërkohë edhe ministri i Mbrojtjes Filipinas, Gilberto Teodoro, e akuzon Kinën si të “të papërgjegjshme dhe të pamatur” në veprimet e saj në Detin e Kinës Jugore.

    Ai theksoi se sjellja agresive e Kinës është e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar dhe se vendet si Filipinet, Lituania dhe Letonia presin reagim nga SHBA-ja dhe aleatët evropianë sa i përket rendit ndërkombëtar.

    Përfaqësimi kinez në samit ishte më i dobët se zakonisht, me praninë e një fjalimi zyrtar dhe një delegacion më të ulët në rang.

    Në mungesë të një pranie të fortë kineze, dialogu është dominuar nga kritikat dhe pyetjet ndaj Pekinit të ngritura nga SHBA-të dhe aleatët e saj.

    Të shtunën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, paralajmëroi për kërcënimin “e afërt” të Kinës ndaj Tajvanit dhe akuzoi Pekinin se po bëhet një “fuqi hegjemonike” në rajon.

    Kina ka reaguar ashpër në një deklaratë të dielën duke ju përgjigjur fjalimeve të Hegseth. Në të thuhej se  Sekretari i Mbrojtjes i SHBA- e kishte drejtuar gishtin nga Kina me akuza shpifëse dhe e kishte quajtur në mënyrë të rreme Pekinin një ‘kërcënim’.

    Ndërkohë deklaratat e Macron, që kishte krahasuar mbrojtjen e Tajvanit me mbrojtjen e Ukrainës, Kina zyrtare e cilëson krahasimin si të papranueshëm pasi sipas tyre “çështja e Tajvanit është tërësisht çështje e Kinës”.

  • Tensionet rriten në Tajvan, 34 avionë dhe 9 anije kineze rrethojnë ishullin

    Tensionet rriten në Tajvan, 34 avionë dhe 9 anije kineze rrethojnë ishullin

    Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ka raportuar një tjetër valë ndërhyrjesh ushtarake nga Kina, duke zbuluar se brenda 24 orëve, janë identifikuar 34 avionë luftarakë dhe 9 anije luftarake kineze pranë ishullit.
    Sipas autoriteteve tajvaneze, të gjithë avionët e Forcave të Armatosura të Kinës kanë kaluar vijën ndarëse të ngushticës së Tajvanit dhe janë futur në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore (ADIZ) në sektorët verior, jugperëndimor dhe juglindor. Ky veprim përbën një shkelje të rregullave të paprekshmërisë së hapësirës ajrore që është respektuar për dekada.
    Për të reaguar ndaj këtij provokimi, forcat tajvaneze kanë ngritur në ajër avionët e tyre luftarakë, kanë vendosur anije patrullimi dhe kanë aktivizuar sistemet e mbrojtjes me raketa bregdetare për të monitoruar nga afër aktivitetet ushtarake të Pekinit.
    Kjo është një tjetër shfaqje e presionit të vazhdueshëm ushtarak që Kina ushtron ndaj Tajvanit, të cilin e konsideron provincë separatiste, ndërsa Tajvani mbrohet si shtet sovran. Incidentet e tilla janë intensifikuar sidomos pas vizitave të zyrtarëve të lartë perëndimorë në Taipei dhe bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të.
    Zyrtarët tajvanezë i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për vigjilencë dhe mbështetje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

  • Tarifat amerikane/ Si ndikon lufta tregtare në marrëdhënien mes Kinës dhe Tajvanit?

    Tarifat amerikane/ Si ndikon lufta tregtare në marrëdhënien mes Kinës dhe Tajvanit?

    Lufta tregtare përfshin edhe gjendjen e gjeopolitikës në rang global.

    Bllokimi i vazhdueshëm tarifor mund të ndikojë në marrëdhënien e tensionuar mes Kinës dhe Tajvanit.
    Sky News shkruan se kinezët po marrin një mundësi të madhe për të zgjidhur atë që ata e shohin si ‘çështja e Tajvanit’. Shkak është bërë lufta tregtare e ‘shpallur’ nga presidenti amerikan Donald Trump.
    “Mesazhi i tyre për Tajvanin është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i zhgënjejë dhe se kjo është koha më e mirë për të arritur një marrëveshje paqeje. Ata do të thonë ‘bëni një marrëveshje me ne tani sa mundeni, sepse pas disa vitesh ne thjesht do ta pushtojmë”, shkruan media britanike, duke cituar analistin Michael Clarke.

    Top Channel

  • Negociatat/ Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Tajvanit mbërrin në SHBA për bisedime

    Negociatat/ Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Tajvanit mbërrin në SHBA për bisedime

    Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Administratës Tajvaneze Joseph Wu është në Uashington për negociata me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, raportoi Financial Times, duke cituar burime.

    Negociatat do të zhvillohen përmes të ashtuquajturit “kanal sekret” ekzistues, vëren botimi.

    Kina i sheh kontaktet zyrtare midis Uashingtonit dhe Taipeit, si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, në kundërshtim me parimin kryesor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve për të njohur ekzistencën e një Kine. Nëpërmjet kontakteve të tilla, beson Pekini, Shtetet e Bashkuara mbështesin “pavarësinë e Tajvanit”.

    Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, gjatë seancës së NPC të mbajtur në mars, tha: “Përpjekjet për të frenuar Kinën duke luajtur kartën e Tajvanit, janë të dënuara të dështojnë. Ribashkimi i Atdheut është një prirje historike e pandalshme.”

    Në fillim të kësaj jave, ushtria kineze kreu stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, për të praktikuar afrimin e anijeve dhe avionëve drejt Tajvanit nga drejtime të ndryshme.

    Stërvitjet përfshinin forcat tokësore, forcat detare, forcat ajrore dhe forcat raketore; Patrullat luftarake u kryen me qëllim të fitimit të epërsisë gjithëpërfshirëse, sulmeve mbi objektivat detare dhe tokësore, masat dhe metodat për bllokimin e zonave dhe rrugëve detare më të rëndësishme, siç njoftoi më parë përfaqësuesi i Zonës Lindore të Komandës Luftarake të PLA, Shi Yi.

    Ai theksoi se stërvitja është “një paralajmërim i ashpër dhe frenim i fuqishëm i forcave separatiste që mbrojnë pavarësinë e Tajvanit, një veprim legjitim dhe i nevojshëm për të mbrojtur sovranitetin dhe unitetin kombëtar të Kinës”./ Interfax.

  • Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit: Ky është paralajmërim për presidentin tuaj parazit!

    Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit: Ky është paralajmërim për presidentin tuaj parazit!

    Kina filloi të martën stërvitje të përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe forcave raketore rreth Tajvanit si një “paralajmërim i ashpër kundër separatizmit” dhe e quajti presidentin tajvanez, Lai Ching-te, një “parazit”.

    Ndërkohë, Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për t’iu përgjigjur marinës kineze që iu afrua brigjeve.
    Stërvitjet përreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, vijnë pasi muajin e kaluar Lai e quajti Pekinin një “fuqi e huaj armiqësore”.
    Kina e konsideron Lain si një “separatist” dhe, në një video që shoqëronte njoftimin për stërvitjet, ai u paraqit si një insekt i mbajtur nga një palë shkopinj të ngrënies mbi një Tajvan në flakë, duke e quajtur atë në anglisht “një parazit”.
    “Fokusi është në ushtrime si patrullat e gatishmërisë luftarake në det dhe në ajër, marrja e kontrollit të gjithanshëm, goditja e objektivave detare dhe tokësorë, si dhe vendosja e kontrolleve bllokuese në zona dhe rrugë kyçe”, tha Komanda e Teatrit Lindor në një deklaratë.
    Qeveria e Tajvanit i dënoi stërvitjet, me zyrën presidenciale që tha se Kina ishte “e njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si një burim problemesh” dhe se qeveria ka besimin dhe aftësinë për t’u mbrojtur vetë.
    Qeveria tajvaneze i hodhi poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet, duke thënë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.
    Dy zyrtarë të lartë të Tajvanit i thanë Reuters se më shumë se dhjetë anije ushtarake kineze iu afruan zonës së afërt të Tajvanit dhe se Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për të reaguar.
    Tajvani dislokon anijet ushtarakeMinistria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se grupi i aeroplanmbajtëses kineze Shandong kishte hyrë në zonën e reagimit të ishullit të hënën, duke shtuar se kishte dërguar avionë dhe anije ushtarake dhe kishte aktivizuar sistemet raketore tokësore për t’iu përgjigjur.
    Stërvitjet u zhvilluan pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u largua nga rajoni pas vizitave në Japoni dhe Filipine, ku kritikoi Kinën dhe tha se Japonia ishte “e pazëvendësueshme” për përballimin e agresionit kinez.
    Një zyrtar i lartë i sigurisë në Tajvan i tha Reutersit, duke cituar vlerësime të brendshme, se Pekini kishte nevojë të shmangte çdo “përplasje të perceptuar” me Uashingtonin përpara bisedimeve tregtare SHBA-Kinë, dhe për këtë arsye Tajvani ishte bërë një pretekst.
    “Tajvani është justifikimi më i mirë për ta. Prandaj ata zgjodhën të nisin këto stërvitje ushtarake sapo sekretari amerikan i mbrojtjes u largua nga Azia”, tha zyrtari.
    Ambasada de facto e SHBA-së, Instituti Amerikan në Tajvan, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin ishullin.
    “Edhe një herë, Kina ka treguar se nuk është një aktor i përgjegjshëm dhe nuk ka problem të vërë në rrezik sigurinë dhe prosperitetin e rajonit”, tha një zëdhënës. /REL

    Top Channel

  • Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, e quan presidentin e vendit “parazit”

    Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, e quan presidentin e vendit “parazit”

    Kina filloi të martën stërvitje të përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe forcave raketore rreth Tajvanit si një “paralajmërim i ashpër kundër separatizmit” dhe e quajti presidentin tajvanez, Lai Ching-te, një “parazit”.
    Ndërkohë, Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për t’iu përgjigjur marinës kineze që iu afrua brigjeve.
    Stërvitjet përreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, vijnë pasi muajin e kaluar Lai e quajti Pekinin një “fuqi e huaj armiqësore”.
    Kina e konsideron Lain si një “separatist” dhe, në një video që shoqëronte njoftimin për stërvitjet, ai u paraqit si një insekt i mbajtur nga një palë shkopinj të ngrënies mbi një Tajvan në flakë, duke e quajtur atë në anglisht “një parazit”.
    “Fokusi është në ushtrime si patrullat e gatishmërisë luftarake në det dhe në ajër, marrja e kontrollit të gjithanshëm, goditja e objektivave detare dhe tokësorë, si dhe vendosja e kontrolleve bllokuese në zona dhe rrugë kyçe”, tha Komanda e Teatrit Lindor në një deklaratë.
    Qeveria e Tajvanit i dënoi stërvitjet, me zyrën presidenciale që tha se Kina ishte “e njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si një burim problemesh” dhe se qeveria ka besimin dhe aftësinë për t’u mbrojtur vetë.
    Qeveria tajvaneze i hodhi poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet, duke thënë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.
    Dy zyrtarë të lartë të Tajvanit i thanë Reuters se më shumë se dhjetë anije ushtarake kineze iu afruan zonës së afërt të Tajvanit dhe se Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për të reaguar.
    Tajvani dislokon anijet ushtarake
    Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se grupi i aeroplanmbajtëses kineze Shandong kishte hyrë në zonën e reagimit të ishullit të hënën, duke shtuar se kishte dërguar avionë dhe anije ushtarake dhe kishte aktivizuar sistemet raketore tokësore për t’iu përgjigjur.
    Stërvitjet u zhvilluan pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u largua nga rajoni pas vizitave në Japoni dhe Filipine, ku kritikoi Kinën dhe tha se Japonia ishte “e pazëvendësueshme” për përballimin e agresionit kinez.
    Një zyrtar i lartë i sigurisë në Tajvan i tha Reutersit, duke cituar vlerësime të brendshme, se Pekini kishte nevojë të shmangte çdo “përplasje të perceptuar” me Uashingtonin përpara bisedimeve tregtare SHBA-Kinë, dhe për këtë arsye Tajvani ishte bërë një pretekst.
    “Tajvani është justifikimi më i mirë për ta. Prandaj ata zgjodhën të nisin këto stërvitje ushtarake sapo sekretari amerikan i mbrojtjes u largua nga Azia”, tha zyrtari.
    Ambasada de facto e SHBA-së, Instituti Amerikan në Tajvan, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin ishullin.
    “Edhe një herë, Kina ka treguar se nuk është një aktor i përgjegjshëm dhe nuk ka problem të vërë në rrezik sigurinë dhe prosperitetin e rajonit”, tha një zëdhënës./REL

  • Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, quan presidentin e vendit “parazit”

    Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, quan presidentin e vendit “parazit”

    Bota E Martë, 1 Prill 2025 09:10
    Kina filloi të martën stërvitje të përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe forcave raketore rreth Tajvanit si një “paralajmërim i ashpër kundër separatizmit” dhe e quajti presidentin tajvanez, Lai Ching-te, një “parazit”.
    Ndërkohë, Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për t’iu përgjigjur marinës kineze që iu afrua brigjeve.

    Stërvitjet përreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, vijnë pasi muajin e kaluar Lai e quajti Pekinin një “fuqi e huaj armiqësore”.
    Kina e konsideron Lain si një “separatist” dhe, në një video që shoqëronte njoftimin për stërvitjet, ai u paraqit si një insekt i mbajtur nga një palë shkopinj të ngrënies mbi një Tajvan në flakë, duke e quajtur atë në anglisht “një parazit”.
    “Fokusi është në ushtrime si patrullat e gatishmërisë luftarake në det dhe në ajër, marrja e kontrollit të gjithanshëm, goditja e objektivave detare dhe tokësorë, si dhe vendosja e kontrolleve bllokuese në zona dhe rrugë kyçe”, tha Komanda e Teatrit Lindor në një deklaratë.
    Qeveria e Tajvanit i dënoi stërvitjet, me zyrën presidenciale që tha se Kina ishte “e njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si një burim problemesh” dhe se qeveria ka besimin dhe aftësinë për t’u mbrojtur vetë.
    Qeveria tajvaneze i hodhi poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet, duke thënë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.
    Dy zyrtarë të lartë të Tajvanit i thanë Reuters se më shumë se dhjetë anije ushtarake kineze iu afruan zonës së afërt të Tajvanit dhe se Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për të reaguar.
    Tajvani dislokon anijet ushtarake
    Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se grupi i aeroplanmbajtëses kineze Shandong kishte hyrë në zonën e reagimit të ishullit të hënën, duke shtuar se kishte dërguar avionë dhe anije ushtarake dhe kishte aktivizuar sistemet raketore tokësore për t’iu përgjigjur.
    Stërvitjet u zhvilluan pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u largua nga rajoni pas vizitave në Japoni dhe Filipine, ku kritikoi Kinën dhe tha se Japonia ishte “e pazëvendësueshme” për përballimin e agresionit kinez.
    Një zyrtar i lartë i sigurisë në Tajvan i tha Reutersit, duke cituar vlerësime të brendshme, se Pekini kishte nevojë të shmangte çdo “përplasje të perceptuar” me Uashingtonin përpara bisedimeve tregtare SHBA-Kinë, dhe për këtë arsye Tajvani ishte bërë një pretekst.
    “Tajvani është justifikimi më i mirë për ta. Prandaj ata zgjodhën të nisin këto stërvitje ushtarake sapo sekretari amerikan i mbrojtjes u largua nga Azia”, tha zyrtari.
    Ambasada de facto e SHBA-së, Instituti Amerikan në Tajvan, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin ishullin.“Edhe një herë, Kina ka treguar se nuk është një aktor i përgjegjshëm dhe nuk ka problem të vërë në rrezik sigurinë dhe prosperitetin e rajonit”, tha një zëdhënës.