Tag: tajvanit

  • Ministri i Jashtëm kinez: Japonia po e kërcënon Kinën ushtarakisht, e papranueshme

    Ministri i Jashtëm kinez: Japonia po e kërcënon Kinën ushtarakisht, e papranueshme

    Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i ka thënë homologut të tij gjerman se Japonia po e kërcënon Kinën ushtarakisht, gjë që është “krejtësisht e papranueshme”, pasi Tokio tha se avionët luftarakë kinezë kishin drejtuar radarët e tyre drejt avionëve ushtarakë japonezë.

    Japonia e ka denoncuar përplasjen si një akt të rrezikshëm, megjithëse Kina e ka fajësuar Japoninë për dërgimin e avionëve që i janë afruar dhe prishur vazhdimisht marinën kineze, ndërsa ajo po kryente stërvitje fluturimi me bazë në aeroplanmbajtëse, të paralajmëruar më parë, në lindje të Ngushticës Miyako.

    Marrëdhëniet janë përkeqësuar muajin e kaluar, që kur kryeministri Sanae Takaichi paralajmëroi se Japonia mund t’i përgjigjet çdo veprimi ushtarak kinez kundër Tajvanit, nëse ky veprim kërcënon edhe sigurinë e Japonisë.

    Duke folur gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul në Pekin të hënën, Wang tha se duke qenë se ky vit është 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Japonia “si një komb” duhet të kishte vepruar me më shumë kujdes.

    “Megjithatë, tani, udhëheqësi i saj aktual po përpiqet të shfrytëzojë çështjen e Tajvanit, territorin që Japonia e kolonizoi për gjysmë shekulli, duke kryer krime të panumërta kundër popullit kinez, për të provokuar probleme dhe për të kërcënuar Kinën ushtarakisht. Kjo është plotësisht e papranueshme”, tha Wang.

    Wang tha se “udhëheqësi aktual i Japonisë kohët e fundit bëri vërejtje të pamatura mbi situata hipotetike në Tajvan”.

    “Statusi i Tajvanit si territor kinez është “pohuar në mënyrë të qartë dhe të pakthyeshme nga një sërë faktesh historike dhe ligjore të patundura”, shtoi ai.

    Qeveria e Tajvanit, e cila hedh poshtë pretendimet territoriale të Pekinit, e ka akuzuar vazhdimisht Kinën për keqinterpretim të historisë, duke thënë se Republika Popullore e Kinës nuk ekzistonte në vitin 1945. Republika e Kinës mbetet emri zyrtar i Tajvanit.

    Wang tha se, meqenëse Republika Popullore e Kinës ishte shteti pasardhës i Republikës së Kinës, ajo “natyrshëm” gëzon sovranitet mbi Tajvanin.

    Duke folur në Taipei, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Tajvanit, Hsiao Kuang-wei, tha se ishulli “absolutisht nuk ishte” pjesë e Republikës Popullore të Kinës dhe nuk është sunduar kurrë prej saj.

    “Vetëm qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike e Tajvanit mund të përfaqësojë 23 milionë banorët e Tajvanit në bashkësinë ndërkombëtare dhe në mjedise shumëpalëshe”, tha ai.

     

  • ‘Vija e kuqe’/ Kina i kërkon SHBA-së të ndërpresë kontaktet zyrtare me Tajvanin

    ‘Vija e kuqe’/ Kina i kërkon SHBA-së të ndërpresë kontaktet zyrtare me Tajvanin

    Kina kundërshton me vendosmëri çdo formë shkëmbimesh zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe rajonit të Tajvanit të Kinës dhe i kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndalojnë shkëmbimet zyrtare me Tajvanin dhe të përmbahen nga dërgimi i sinjaleve të gabuara forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”, tha të mërkurën një zëdhënës i ministrisë së jashtme.

    U raportua se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte nënshkruar një akt që i bënte thirrje Departamentit të Shtetit të rishikonte rregullisht ndërveprimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit dhe të kërkonte mënyra për të thelluar ndërveprimet me Tajvanin.

    Në përgjigje, zëdhënësi Lin Jian tha në një konferencë të rregullt për shtyp se Kina kundërshton me vendosmëri çdo formë shkëmbimi zyrtar midis Shteteve të Bashkuara dhe rajonit të Tajvanit të Kinës, dhe ky qëndrim është konsistent dhe i qartë. Çështja e Tajvanit është në thelb të interesave thelbësore të Kinës, dhe është vija e parë e kuqe që nuk mund të kalohet në marrëdhëniet Kinë-SHBA.

    Ai tha se parimi i një Kine është themeli politik i marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe qeveria amerikane mori një angazhim të qartë në komunikatën e përbashkët mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si qeverinë e vetme ligjore të Kinës. Brenda këtij konteksti, populli i Shteteve të Bashkuara do të mbajë marrëdhënie kulturore, tregtare dhe të tjera jozyrtare me popullin e Tajvanit”.

    Kina i kërkoi palës amerikane që t’i përmbahet me zell parimit të një Kine dhe tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA, ta trajtojë çështjen e Tajvanit me kujdes ekstrem, të ndalojë shkëmbimet zyrtare me Tajvanin dhe të ndalojë dërgimin e çdo sinjali të gabuar te forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”, tha Lin Jian./ Xinhua.

  • Pekini reagon përsëri ndaj Tokios

    Pekini reagon përsëri ndaj Tokios

    Pekini theksoi të mërkurën që pretendimi i Japonisë se qëndrimi i saj në çështjen e Tajvanit mbetet “i pandryshuar” është “shumë i pamjaftueshëm”, duke i kërkuar Tokios që të shprehet qartë nëse vazhdon të ndjekë ende parimin e “një Kinë” dhe të ndreqë komentet e saj të fundit .
    Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Mao Ning, i tha këto gjatë një konference të rregullt për shtypin, si përgjigje ndaj një deklarate të miratuar të mërkurën nga kabineti japonez.Në këtë deklaratë thuhet se komentet e fundit të kryeministres Sanae Takaichi në parlament nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e mbajtur prej kohësh nga Japonia, duke shtuar se Tokioja do të “vlerësonte në mënyrë tërësore të gjitha informacionet” në varësi të situatës dhe nuk shihte “nevojë për rishikim a studim të mëtejshëm” të qëndrimit të vet të tanishëm.
    Mao theksoi që Kina e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur qëndrimin e vet të palëkundur në lidhje me komentet e Takaichi-t, duke shtuar që këto komente shkelin seriozisht frymën e katër dokumenteve politike kinezo-japoneze, duke minuar themelin politik të marrëdhënieve dypalëshe dhe duke sfiduar rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore.
    Zëdhënësja e diplomacisë kineze vuri në dukje që komentet e Takaichi-t janë kritikuar si brenda Japonisë, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, duke theksuar që thjesht përsëritja se qëndrimi i Japonisë është i vendosur ose i pandryshuar nuk e trajton çështjen thelbësore.
    “Ajo që pala kineze dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të dinë, është: Çfarë është saktësisht ky ‘qëndrim i vendosur’ që pretendon Japonia se mban?” pyeti Mao. “A i përmbahet ende Japonia parimit të ‘një Kinë’? Japonia duhet të japë një sqarim të ndershëm, të saktë e të plotë për të ashtuquajturin ‘qëndrim të vendosur’ në çështjen e Tajvanit.”
    “Tajvani është Tajvani i Kinës. Se si zgjidhet çështja e Tajvanit dhe si arrihet rilindja kombëtare janë tërësisht punë të brendshme të Kinës,” tha Mao. “Japonia nuk ka të drejtë të bëjë komente të përgjegjshme, e aq më pak të ndërhyjë.”

  • Tajvani rrit buxhetin për mbrojtje për shkak të Kinës

    Tajvani rrit buxhetin për mbrojtje për shkak të Kinës

    Tajvani do të paraqesë një buxhet shtesë të mbrojtjes në vlerë prej 40 miliardë dollarësh për të theksuar vendosmërinë për t’u mbrojtur përballë kërcënimit në rritje nga Kina, tha presidenti Lai Ching-te më 26 nëntor.
    Kina, që e sheh ishullin vetëqeverisës të Tajvanit si pjesë të territorit të saj, ka rritur presionin ushtarak dhe politik gjatë pesë vjetëve të fundit për të forcuar pretendimet e saj territoriale, që Taipei i kundërshton.
    Teksa Tajvani përballet me thirrje nga Uashingtoni për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen e tij, Lai tha në gusht se ai shpresonte të rriste shpenzimet për mbrojtje deri në 5 për qind të GDP-së deri më 2030.

    Duke zbuluar paketën në vlerë prej 39.89 miliardë dollarësh, Lai tha se historia ka dëshmuar se përpjekjet për të bërë kompromise në dritë të agresionit nuk sjellin asgjë tjetër përveç se “skllavëri”.
    “Nuk ka vend për kompromis sa i përket sigurisë kombëtare”, tha ai gjatë një konference për media.
    “Sovraniteti kombëtar dhe vlerat themelore të lirisë dhe demokracisë janë vetë themeli i shtetit tonë”, shtoi ai.
    Lai, i cili fillimisht e prezantoi planin për rritjen e shpenzimeve përmes një shkrimi autorial të publikuar në Washington Post të martën, tha se Tajvani po tregon vendosmërinë për të mbrojtur veten.
    “Është një betejë mes mbrojtjes së Tajvanit demokratik dhe nënshtrimit për t’u bërë ‘Tajvani i Kinës’”, theksoi ai, duke shtuar se kjo nuk është thjesht një përplasje ideologjike apo mosmarrëveshje mbi “bashkimin kundrejt pavarësisë”.
    Lai edhe më herët kishte paralajmëruar për buxhet shtesë për mbrojtjen.
    Ambasadori de facto i SHBA-së në Taipei, Raymond Greene, shkroi në Facebook se Uashingtoni mbështet “përvetësimin e shpejtë nga Tajvanit të kapaciteteve kritike asimetrike”.
    “Njoftimi i sotëm është një hap i madh drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit duke forcuar fuqinë parandaluese”, shtoi ai.
    Tajvani është duke modernizuar forcat e tij të armatosura për të shtyrë përpara një qasje “asimetrike të luftës, në mënyrë që ushtria e tij – shumë më e vogël se ajo e Kinës – të jetë më e shkathët dhe të ketë aftësi për goditje më të fuqishme dhe më të shënjestruara.
    Për vitin 2026, Qeveria planifikon që këto shpenzime të arrijnë në 30.3 miliardë dollarë, duke u ngjitur në 3.32% të GDP-së, dhe duke kaluar pragun prej 3% për herë të parë që nga viti 2009, sipas të dhënave qeveritare.
    Duke folur më herët në Pekin, një zëdhënës i Zyrës kineze për Çështjet e Tajvanit tha se Tajvani po lejon “forcat e jashtme” t’i diktojnë vendimet e tij.
    “Ata shpërdorojnë fonde që mund të përdoreshin për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të zhvilluar ekonominë, duke blerë armë dhe duke u përkulur përpara fuqive të jashtme”, u tha gazetarëve zëdhënësi Peng Qingen. “Kjo vetëm sa do ta fusë Tajvanin në katastrofë”.
    Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me ligj që t’i sigurojnë Tajvanit mjetet për t’u mbrojtur, pavarësisht se të dyja shtetet nuk kanë raporte formale diplomatike./rel

  • Tajvani frikësohet nga një sulm i mundshëm kinez, nis plani gjigant i investimeve në raketa dhe armë

    Tajvani frikësohet nga një sulm i mundshëm kinez, nis plani gjigant i investimeve në raketa dhe armë

    Tajvani po shikon me shqetësim rritjen e presionit ushtarak nga Kina dhe po përgatitet për skenarin më të keq. Presidenti William Lai Ching-te deklaroi se Pekini po “përshpejton përgatitjet ushtarake” me synimin për të marrë kontrollin e ishullit me forcë. Në një konferencë për media, ai tha se ushtria tajvaneze synon të arrijë “një nivel të lartë gatishmërie” ndaj çdo veprimi të mundshëm ushtarak të Kinës deri në vitin 2027, në 100-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore të Çlirimit.
    Sipas presidentit Lai, qeveria do të punojë për të kundërshtuar çdo përpjekje për “shtypje” nga Kina dhe synon që në dy vitet e ardhshme të sigurojë një aftësi të lartë luftarake.
    Në këtë kuadër, kreu i shtetit ka njoftuar një buxhet special prej 40 miliardë dollarësh që do të përdoret për blerjen e armëve dhe zhvillimin e një projekti të quajtur “Taiwan Dome”, një sistem mbrojtjeje ajrore me aftësi të avancuara për zbulim dhe interceptim. Ky buxhet, që do të shtrihet nga viti 2026 deri më 2033, vjen edhe si përgjigje ndaj presionit të SHBA-ve që Tajvani të rrisë shpenzimet e mbrojtjes. Në një shkrim për Washington Post, Lai kishte paralajmëruar se fondet do të shërbenin për blerjet e armëve amerikane.
    Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit, Wellington Koo, sqaroi se 40 miliardë dollarët janë një shumë maksimale dhe do të përdoren për blerjen e raketave precize si dhe për zhvillimin dhe prodhimin e përbashkët të pajisjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara.
    Ndërkohë, Kina vazhdon presionin ushtarak rreth ishullit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, në 24 orët e fundit Pekini ka dërguar 20 avionë luftarakë dhe 5 anije pranë ujërave të Tajvanit. Që nga fillimi i nëntorit, janë regjistruar gjithsej 319 avionë dhe 156 anije kineze në ngushticën e Tajvanit, duke rritur më tej tensionet në rajon.

  • Telefonata Xi-Trump: Kthimi i Tajvanit është pjesë e rendit të pasluftës

    Telefonata Xi-Trump: Kthimi i Tajvanit është pjesë e rendit të pasluftës

    Presidenti kinez Xi Jinping i tha Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gjatë një telefonate të hënën se “kthimi i Tajvanit në Kinë” është një pjesë kyçe e rendit ndërkombëtar të pasluftës.
    “Kina dhe Shtetet e Bashkuara dikur luftuan krah për krah kundër fashizmit dhe militarizmit, dhe tani duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur rezultatet e Luftës së Dytë Botërore”, citohet të ketë thënë Xi nga Xinhua.
    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Trump dhe Xi kishin folur në telefon, por nuk dha detaje, shkruan A2.
    Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e tij, megjithëse qeveria e ishullit hedh poshtë pretendimin e Pekinit dhe thotë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e tij.
    Kina është e bllokuar në krizën e saj më të madhe diplomatike prej vitesh me Japoninë, pasi kryeministri japonez Sanae Takaichi tha këtë muaj se një sulm hipotetik kinez ndaj Tajvanit të qeverisur në mënyrë demokratike mund të shkaktojë një përgjigje ushtarake nga Tokio.Xi dhe Trump u takuan në Korenë e Jugut më 30 tetor pas muajsh tensionesh tregtare të shkaktuara nga politikat tarifore të Trump.
    Që atëherë, Kina ka rifilluar blerjet e sojës amerikane dhe ka ndaluar kufizimet e zgjeruara mbi eksportet e metaleve të rralla, ndërsa SHBA-të i ulën tarifat ndaj Kinës me 10%.
    Xi tha se lidhjet Kinë-SHBA janë stabilizuar dhe përmirësuar që nga takimi i tyre.
    “Faktet tregojnë përsëri se bashkëpunimi u sjell dobi të dyja palëve, ndërsa konfrontimi i dëmton të dyja”, i tha ai Trumpit, duke i nxitur të dy vendet të ruajnë vrullin pozitiv dhe të zgjerojnë bashkëpunimin.
    Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu luftën në Ukrainë, me Xi që përsëriti se Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në paqe, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të ngushtojnë dallimet e tyre.

  • “Bashkëpunimi sjell përfitime”/ Xi Jinping dhe Trump në bisedë telefonike, fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështja e Tajvanit

    “Bashkëpunimi sjell përfitime”/ Xi Jinping dhe Trump në bisedë telefonike, fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështja e Tajvanit

    Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte çështja e Tajvanit, për të cilën udhëheqësi kinez theksoi rëndësinë thelbësore që ka “kthimi” i ishullit për Kinën.

    Xi kujtoi se takimi i tyre i muajit të kaluar në Busan të Koresë së Jugut kishte prodhuar “konvergjenca të rëndësishme”, duke i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe dhe duke dërguar, sipas tij, një sinjal pozitiv për komunitetin ndërkombëtar. Ai tha se që nga ai moment, kontaktet midis dy vendeve kanë mbetur të qëndrueshme dhe në përmirësim.
    “Bashkëpunimi sjell përfitime për të dyja palët, ndërsa konfrontimi i dëmton të dyja,” deklaroi Xi, duke shtuar se progresi i ndërsjellë dhe prosperiteti i përbashkët mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë objekte të prekshme. Ai nënvizoi se të dyja vendet duhet të ruajnë momentin pozitiv, të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit dhe të menaxhojnë me kujdes mosmarrëveshjet.
    Në lidhje me Tajvanin, Xi Jinping përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Pekinit, duke e cilësuar “ribashkimin” si një element të rëndësishëm të rendit ndërkombëtar të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Ai kujtoi se Kina dhe SHBA dikur luftuan së bashku kundër fashizmit dhe militarizmit, dhe se sot duhet të punojnë njësoj për mbrojtjen e arritjeve të asaj fitoreje historike.
    Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Xi Jinping-un si “një udhëheqës të madh” dhe vlerësoi atmosferën pozitive të takimit të tyre në Busan. Ai tha se pajtohet me vlerësimet e Xi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe se të dyja palët po zbatojnë marrëveshjet e arritura atje. Trump theksoi gjithashtu se SHBA e kupton rëndësinë që çështja e Tajvanit ka për Kinën.
    Biseda u ndal edhe te situata në Ukrainë. Xi Jinping deklaroi se Kina mbështet çdo përpjekje që synon arritjen e paqes dhe shprehu shpresën se palët e përfshira do të punojnë për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe detyruese sa më shpejt të jetë e mundur.

    Top Channel

  • Xi – Trumpit: Kthimi i Tajvanit në Kinë, element kyç i rendit ndërkombëtar!

    Xi – Trumpit: Kthimi i Tajvanit në Kinë, element kyç i rendit ndërkombëtar!

    Kthimi i Tajvanit në Kinë është “një element kyç i rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore”.

    Kjo është ajo që tha Presidenti Xi Jinping në telefonatën e tij me homologun amerikan Donald Trump, duke sqaruar “qëndrimin parimor” të Pekinit mbi çështjen e Tajvanit.

    Kina dhe Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti nga televizioni shtetëror CCTV, “luftuan krah për krah kundër fashizmit dhe militarizmit: tani ato duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur fitimet e arritura nëpërmjet fitores në Luftën e Dytë Botërore” , citohet të jetë thënë në bisedën telefonike mes dy udhëheqësve, raporton ANSA.

    Kjo telefonatë vjen teksa ditët e fundit SHBA-të janë fokusuar në disa çështje me rëndësi, përfshirë edhe situatën e luftës në Ukrainë.

  • Kina gati të pushtojë Tajvanin, zbulohen imazhet që tregojnë strategjinë e Pekinit

    Kina gati të pushtojë Tajvanin, zbulohen imazhet që tregojnë strategjinë e Pekinit

    Kina po mobilizon një armatë anijesh civile që mund të ndihmojnë në një pushtim të Tajvanit – një mision që mund të tejkalojë zbarkimet në Normandi të Luftës së Dytë Botërore.
    Reuters përdori të dhëna për gjurmimin e anijeve dhe imazhe satelitore për të monitoruar rolin që luajtën anijet civile në ushtrimet detare kineze këtë verë. Stërvitjet zbuluan se Kina po harton plane konkrete pushtimi, thonë ekspertët e luftës detare, dhe po provon teknika të reja që synojnë përshpejtimin e zbarkimeve në plazh të trupave dhe pajisjeve në një përpjekje për të mposhtur mbrojtësit e Tajvanit.
    Më 17 gusht, 12 anije civile ndodhen në ujërat e tyre pranë bregdetit kinez. Anijet së shpejti do të nisen për në një plazh zbarkimi në Provincën Guangdong.
    Gjashtë janë tragete me rrota që përdoren për të transportuar automjete dhe pasagjerë përgjatë Detit Bohai në Kinën verilindore. Gjashtë janë anije mallrash në kuvertë që përdoren gjerësisht në Azi për të transportuar mallra të rënda si materiale ndërtimi. Sinjalet nga transponderët e anijeve tregojnë se ato ndalojnë në disa porte përgjatë rrugës për në plazhin e zbarkimit.
    Pak më shumë se një orë pas perëndimit të diellit, një nga gjashtë anijet e mallrave lëviz 40 kilometra në det të hapur nga një plazh pranë qytetit Jiesheng, në Guangdong, afër asaj që duket të jetë një bazë ushtarake. Gjatë gjashtë orëve të ardhshme, mbërrijnë 11 të tjerat. Nën mbulesën e errësirës, të gjitha lëvizin më afër bregut.
    Disa orë më vonë, tre nga anijet e mallrave i afrohen plazhit. Reuters punoi me ofruesin e të dhënave satelitore BlackSky Technology për të parë se çfarë ndodhi më pas.
    Imazhi i parë nga pesë imazhet e kapura midis orës 8:41 të mëngjesit dhe 12:44 të pasdites tregon një operacion zbarkimi në plazh që është duke u zhvilluar. Flota praktikon teknikat e zbarkimit, përfshirë një të treguar këtu për herë të parë.
    Këto anije janë të ngjashme me mjetet ushtarake zbarkuese të përdorura gjerësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që atëherë. Versionet civile, rreth 90 metra të gjata, janë të lira, të bollshme dhe përdoren gjerësisht nga transportuesit komercialë në Kinë.
    Ekspertët që ndjekin këtë marinë në hije kishin spekuluar në një raport të Kolegjit të Luftës Detare të SHBA-së të vitit 2025 se kishte probleme teknike me këtë sistem skelesh sepse nuk u pa pas vitit 2023. Imazhi tregon se është rikthyer në veprim.
    Përpjekja e Kinës për të pushtuar Tajvanin është në qendër të rivalitetit në rritje midis Pekinit dhe Uashingtonit për dominim në rajonin e Azi-Paqësorit. Më herët këtë muaj, Kina lëshoi një paralajmërim të fundit për rritjen e fuqisë së saj detare me vënien në punë të aeroplanmbajtëses së saj të tretë, Fujian 80,000 tonësh, një anije luftarake më e madhe dhe shumë më e përparuar se dy aeroplanmbajtëset që janë tashmë në shërbim, sipas ekspertëve detarë.
    Nga atolet e vogla thellë në Oqeanin Paqësor, deri te arkipelagu strategjik i Japonisë dhe Filipineve, Kina dhe SHBA-ja janë të angazhuara në përgatitje për një përballje potencialisht fatale.
    “Çështja e Tajvanit është thjesht një çështje e brendshme e Kinës, dhe mënyra se si do të zgjidhet është tërësisht një çështje që i përket popullit kinez”, tha ministria e jashtme në Pekin në përgjigje të pyetjeve. Kina është e gatshme “të ndjekë perspektivën e ribashkimit paqësor, por ne kurrë nuk do të lejojmë askënd ose asnjë forcë të ndajë Tajvanin nga Kina me asnjë mjet”, tha ministria.
    Ministria e mbrojtjes e Kinës nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
    Arsenali i armëve të ekspozuara gjatë paradës së Xi përfshinte automjete sulmi amfibe që do të ishin thelbësore për marrjen e kontrollit të Tajvanit. Reuters gjithashtu vëzhgoi anije civile që ngarkonin automjete të ngjashme sulmi amfibe në stërvitjet detare të këtij viti.
    Mënyra se si Kina përdori anije mallrash civile në stërvitjet e kësaj vere është “një lëvizje e konsiderueshme e gjilpërës” drejt të qenit në gjendje të transportojë trupa, pajisje dhe furnizime të mjaftueshme në plazhet e Tajvanit si pjesë e një pushtimi, tha Thomas Shugart, një ish-oficer nëndetësesh amerikane që ndjek nga afër flotën e Kinës.
    “Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm”, tha Shugart, duke iu referuar përdorimit të anijeve të mallrave nga Kina për të shkarkuar automjete direkt në plazh, për të cilën ai shkroi së fundmi në X. “Është një rritje e madhe në kapacitetin e tyre të valës së parë, në aftësinë e tyre për të çuar automjete të rënda direkt në plazh në një valë të parë”.

  • Kina paralajmëron qytetarët: Mos udhëtoni në Japoni, lekët e biletave të prenotuara do kthehen mbrapsht

    Kina paralajmëron qytetarët: Mos udhëtoni në Japoni, lekët e biletave të prenotuara do kthehen mbrapsht

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 18:49
    Kina ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Japoni, ndërsa përshkallëzon reagimet ndaj komenteve të kryeministrit të vendit në lidhje me ishullin e Tajvanit.
    CNN shkruan se kjo deklaratë është hakmarrja më substanciale e Pekinit deri më tani ndaj vërejtjeve të Sanae Takaichi-t. Edhe pse mund të jetë më simbolike se çdo gjë tjetër, kjo lëvizje lë të kuptohet se Pekini është i gatshëm të përdorë peshën e tij ekonomike për të nxitur pikat gjeopolitike, një libër strategjish i përdorur mirë.

    “Komentet e fundit provokuese ndaj Tajvanit kanë “dëmtuar më tej atmosferën për shkëmbimet njerëzore… duke krijuar rreziqe shtesë për sigurinë e qytetarëve kinezë në Japoni”, tha në një deklaratë të publikuar të premten Ministria e Jashtme kineze.

    Ministria dhe misionet e saj “u kujtojnë qytetarëve kinezë të përmbahen nga vizitat në Japoni për momentin”, thuhet më tej në deklaratë.

    Pas njoftimit, një numër linjash ajrore kineze, përfshirë Air China, China Eastern dhe China Southern, publikuan njoftime në faqet e tyre të internetit duke u ofruar klientëve rimbursime ose ndryshime falas për bileta të caktuara për në Japoni.
    Ky veprim i Pekinit është shfaqja e fundit e zemërimit në një debat gati njëjavor pasi Takaichi, në përgjigje të një pyetjeje në parlamentin e Japonisë, tha se një sulm kinez ndaj Tajvanit do të konsiderohej si “një situatë që kërcënon mbijetesën e Japonisë” dhe kështu mund të shkaktonte një përgjigje ushtarake nga Tokio.
    Pekini e sheh demokracinë vetëqeverisëse të Tajvanit si territorin e vet dhe është zotuar të marrë kontrollin e ishullit, me forcë nëse është e nevojshme. Për Pekinin, sovraniteti i Tajvanit është çështja më e ndjeshme në marrëdhëniet e tij me kombet e tjera, një “vijë e kuqe” që nuk duhet kaluar.
    Ministria e Mbrojtjes e Kinës paralajmëroi të premten se Japonia do të “pësonte një disfatë shkatërruese” nëse guxonte të ndërhynte ushtarakisht në Ngushticën e Tajvanit.
    Gati 7.5 milionë udhëtarë nga Kina vizituan Japoninë midis janarit dhe shtatorit të këtij viti, numri më i lartë i të gjitha vendeve apo rajoneve, sipas të dhënave zyrtare të cituara nga transmetuesi publik japonez NHK.