Tag: tajfuni

  • Filipine, 18 të vdekur dhe dy të zhdukur nga tajfuni ‘Fung Wong’

    Filipine, 18 të vdekur dhe dy të zhdukur nga tajfuni ‘Fung Wong’

    Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni “Fung Wong” shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha në të gjithë Filipinet, duke detyruar evakuimin e më shumë se dy milionë banorëve, raportuan mediat lokale.

    Sipas “Inquirer”, mbi 2.4 milionë njerëz janë prekur në 15 rajone, përfshirë Luzonin qendror, rajonin autonom Bangsamoro në Mindanaon Muslimane (BARMM) dhe Visayas Perëndimore. Autoritetet lokale thanë se më shumë se 800 mijë njerëz të zhvendosur po strehohen në rreth 11.800 qendra evakuimi në të gjithë rajonet e prekura.

    Vdekjet e konfirmuara u raportuan në rajonin administrativ Cordillera, Luginën Cagayan, Bicol dhe Visayasin Perëndimor. Dy persona mbeten të zhdukur dhe 28 të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët.

    Përmbytjet janë përhapur në 267 zona me tetë rajone ende nën ujë. Rajoni Bicol regjistroi numrin më të lartë të zonave të përmbytura me 161, i ndjekur nga Calabarzon me 39 dhe Luzoni qendror me 36.

    Stuhia dëmtoi rrugë dhe ura ndërsa ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike dhe ujë vazhdojnë në dhjetëra qytete dhe qyteza. Tajfuni “Fung Wong”, i njohur në vend si tajfuni “Uwan” doli nga zona e përgjegjësisë e Filipineve herët të martën, por mund të rikthehet më vonë këtë javë, sipas Byrosë shtetërore të motit.

    Javën e kaluar, tajfuni “Kalmaegi” shkaktoi vdekjen e të paktën 224 personave ndërsa la të zhdukur 109 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në vend.

  • Video/ Të paktën dy të vdekur nga tajfuni Fung-wong në Filipine, shihni si tundet ura nga erërat e forta

    Video/ Të paktën dy të vdekur nga tajfuni Fung-wong në Filipine, shihni si tundet ura nga erërat e forta

    Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Filipine, ndërsa tajfuni Fung-wong ka goditur rajonet qendrore dhe lindore të vendit, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

    Pjesë të mëdha të rajonit Bicol kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa stuhia pritet të godasë më vonë Luzonin verior.
    Më shumë se një milion banorë janë larguar nga zonat e rrezikut në provincën Aurora, ku tajfuni pritet të zbarkojë të dielën në mbrëmje. Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë urdhrat e detyrueshëm të evakuimit.
    Sipas autoriteteve meteorologjike, erërat kanë arritur deri në 230 km/h, duke goditur tashmë disa zona të Luzonit, ishulli më i populluar i vendit.
    Alarm i lartë në shumicën e rajoneve
    Shumë zona në Luzon janë vendosur në nivelet e para dhe të dyta më të larta të alarmit, ndërsa kryeqyteti Manila vazhdon të jetë në nivelin 3. Të hënën, shkollat dhe ndërtesat publike do të mbeten të mbyllura në pjesën më të madhe të vendit. Rreth 300 fluturime janë anuluar.
    Një video e qarkulluar në rrjetet sociale tregon urën e varur në qytetin Camaligan, në provincën Camarines Sur, duke u lëkundur nga erërat e forta.

    HAPPENING NOW: Strong Winds Shake Camaligan’s Hanging Bridge.
    Strong gusts from Typhoon Fung-wong (#UwanPH) caused a famous hanging bridge in Camaligan, Camarines Sur, Philippines, to sway dangerously.
    Source: Richard Cecilio, DWIZ 95.1 South Luzon pic.twitter.com/z63SdyWuOd
    — Weather Monitor (@WeatherMonitors) November 9, 2025

    “Valët filluan të rriteshin rreth orës 07:00”, tha Edson Casarino, banor i ishullit Catanduanes, për AFP. “Kur godasin valëpritësin, e ndjej tokën të dridhet. Pikon shi me rrëmbim dhe era dëgjohet fort.”
    Agjencia meteorologjike paralajmëron se Catanduanes mund të goditet drejtpërdrejt nga tajfuni, pasi “syri” i tij është shumë afër zonës.

    UWAN IS COMING. Strong waves smash into the coastline of Dinapigue, Isabela on Sunday (Nov. 9, 2025), as Super Typhoon #UwanPH (Fung-wong) approaches the landmass of Luzon.
    The powerful cyclone is expected to make landfall in Aurora province tonight or early Monday (Nov. 10)… pic.twitter.com/AIjQiwgKPf
    — Philippine News Agency (@pnagovph) November 9, 2025

    Shtëpi të lidhura me litarë dhe kisha të përmbytura
    Të shtunën, disa banorë lidhën shtëpitë e tyre me litarë për t’i mbrojtur nga rrëzimi ose zhvendosja nga erërat e fuqishme.
    Në një video të verifikuar nga AFP, një kishë në qytetin Birac duket e rrethuar nga ujërat, të cilët kanë arritur deri në gjysmën e hyrjes së saj.
    Më në jug, në ishullin Mindanao, përmbytjet e para të lidhura me mbërritjen e Fung-wong shkaktuan vonesa të mëdha në qarkullim.
    Në provincën Sorsogon, në jug të Luzonit, shumë banorë u strehuan në një kishë. “Jam këtu sepse valët pranë shtëpisë sime janë bërë shumë të mëdha. Jetoj pranë bregdetit dhe erërat janë tepër të forta,” tregoi Maxine Dugan.
    Rreziqet e përmbytjeve masive
    Tajfuni pritet të sjellë mbi 200 mm shi, çka mund të shkaktojë përmbytje të përhapura, paralajmëroi zyrtari meteorologjik Benison Estarreja. Ai shtoi se është e mundur që pellgjet kryesore ujëmbledhës në vend të tejmbushen.
    Stuhia mbërrin vetëm pak ditë pas tajfunit Kalmagi, i cili shkaktoi më shumë se 224 të vdekur dhe u përshkrua si tajfuni më vdekjeprurës i vitit, sipas të dhënave të EM-DAT.
    Në provincën Cebu, e cila u godit rëndë nga Kalmagi, operacionet e shpëtimit u ndërprenë të dielën për shkak të afrimit të Fung-wong. “Nuk mund të vëmë në rrezik ekipet tona. Nuk duam që të bëhen viktimat e radhës,” tha Mira Daven, zyrtare rajonale e menaxhimit të emergjencave.
    Filipinet goditen nga rreth 20 stuhi tropikale dhe tajfune çdo vit. Zonat më të varfra janë zakonisht më të prekura. Shkencëtarët paralajmërojnë prej vitesh se ndryshimet klimatike po e bëjnë motin ekstrem më të shpeshtë, më vdekjeprurës dhe më shkatërrues.

    Top Channel

  • Tajfuni i fuqishëm “mbërthen” Vietnamin, autoritetet nën alarm, në Filipine të paktën 114 viktima

    Tajfuni i fuqishëm “mbërthen” Vietnamin, autoritetet nën alarm, në Filipine të paktën 114 viktima

    Tajfuni Kalmaegi ka goditur tashmë Vietnamin, pas një stuhie të shkatërrimtare që përmbyti Filipinet dhe vrau të paktën 114 persona.

    Tajfuni Kalmaegi godet Vietnamin, pasi la pas shkatërrim
    Erërat e fuqishme, që arrijnë deri në 149 km/orë (92 mph), kanë shpërthyer në plazhin Quy Nhon dhe në disa provinca të Vietnamit qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke vënë në rrezik jetën e qindra mijëra njerëzve.
    Përpjekjet e shpëtimit janë intensifikuar me shpalljen e gatishmërisë nga ushtria e Vietnamit, e cila ka dislokuar mbi 260,000 ushtarë dhe më shumë se 6,700 automjete për të ofruar ndihmë pas stuhisë. Aeroportet janë mbyllur dhe disa fluturime janë anuluar për shkak të kushteve ekstreme të motit.
    Kalmaegi arriti në Vietnam pas një kalimi shkatërrues në Filipine, ku më shumë se 114 persona humbën jetën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u evakuan nga zonat e prekura.
    Tajfuni shkaktoi përmbytje të papara, me reshje që arritën nivelin e një muaji shi në vetëm 24 orë. Në Cebu, ishulli i goditur më rëndë, makinat dhe rrugët u përmbytnin nga reshjet, dhe njerëzit ishin të detyruar të kërkonin strehë në vende më të larta, duke parë kontejnerët dhe autobusët që lëviznin në ujëra të tërbuara.
    Në Vietnam, autoritetet janë në gatishmëri dhe po realizojnë evakuime të detyrueshme në disa zona bregdetare.
    Kryeministri i Vietnamit, Pham Minh Chinh, ka zhvilluar një takim emergjent për të udhëhequr përpjekjet e shpëtimit, duke nënvizuar nevojën për të arritur në zonat e izoluara dhe për të siguruar furnizime të nevojshme për të mbijetuarit.

    Top Channel

  • VIDEO/ Katastrofa natyrore në Filipine, të paktën 140 të vdekur dhe 127 të zhdukur nga tajfuni “Kalmaegi”! “Nën kërcënim” edhe Vietnami..

    VIDEO/ Katastrofa natyrore në Filipine, të paktën 140 të vdekur dhe 127 të zhdukur nga tajfuni “Kalmaegi”! “Nën kërcënim” edhe Vietnami..

    Katastrofa natyrore ka goditur rëndë Filipinet dhe tani kërcënon Vietnanim. 
    Tajfuni “Kalmaegi” ka lënë të vdekur të paktën 140 persona, teksa 127 të tjerë konsiderohen të zhdukur pas përmbytjeve që u shkaktuan nga stuhia. Dëmet materiale gjithashtu në nivel shkatërrimi prej forcës së stuhisë, janë të jashtëzakonshme, informon BBC. 
    Tajfuni goditi Vietnamin me erëra që arritën deri në 149 kilometra në orë, tha Ministria e Mjedisit. 
    “Era është aq e fortë sa asgjë nuk i bën ballë”, tha për AFP-në banori i Vietnamit Vu Van Hao, 48 vjeç. 
    Pjesa qendrore e Vietnamit, që u godit nga tajfuni, veçse ishte përballur me vërshime një javë më herët që vranë të paktën 47 persona. 
    “Ky është një tajfun i madh me kapacitet të tmerrshëm shkatërrues”, tha zyrtari kryesor i provincës Gia Lai, Pham Anh Tuan. Mediat shtetërore thanë se në këtë provincë një natë më parë u evakuuan mbi 7000 persona. 
    Vietnami ndodhet në një nga rajonet më aktive në botë sa i përket cikloneve tropikale dhe zakonisht preket nga rreth dhjetë tajfune ose stuhi në vit, por Kalmaegi është stuhia e trembëdhjetë që godet këtë shtet gjatë vitit 2025. 
    Sipas të dhënave shkencore, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po bëjnë që ngjarje të motit ekstrem të jenë më të shpeshta dhe më shkatërruese, informon Kalmaegi goditi fuqishëm Filipinet të hënën, duke shkaktuar dëme në ishujt Cebu dhe Negros, përpara se të rikthej në det. 
    Stuhia shkaktoi vërshime të mëdha në Filipine, shtet që shpalli gjendje të fatkeqësisë kombëtare. Më shumë se 500.000 banorë në Filipine janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë. Vietnami, që ka një bregdet prej 3.200 kilometrash dhe një rrjet prej 2.300 lumenjsh, përballet me rrezik të madh të përmbytjeve. 
    Fatkeqësitë natyrore veçse kanë shkaktuar vdekjen ose zhdukjen e 279 personave gjatë këtij viti dhe kanë shkaktuar dëme në vlerë prej më shumë se 2 miliardë dollarësh, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të Vietnamit. 
     

  • Tajfuni ‘Kalmaegi’ arrin në Vietnam

    Tajfuni ‘Kalmaegi’ arrin në Vietnam

    Tajfuni “Kalmaegi” ka arritur në qendër të Vietnamit. Tajfuni ka sjellë erëra deri në 149 kilometra në orë, sipas raportimeve në gazetën online vietnameze VnExpress.

    Pemët kanë rënë në rrugët kryesore, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

    “Stuhia është në tokë, në provincat Dak Lak dhe Gia Lai”, tha ministria e mjedisit në një deklaratë të cituar nga media të ndryshme, përfshirë agjencinë e lajmeve AFP.

    Ushtria e Vietnamit ka vendosur më shumë se 260,000 ushtarë dhe personel, së bashku me mbi 6,700 automjete dhe pajisje, përfshirë gjashtë avionë, për të ndihmuar në përpjekjet e ndihmës pas stuhisë.

    Të gjitha njësitë janë në gatishmëri për operacionet e kërkim-shpëtimit në përgjigje të tajfunit.

  • Thellohet bilanci nga tajfuni “Kalmaegi” në Filipine, 114 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

    Thellohet bilanci nga tajfuni “Kalmaegi” në Filipine, 114 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

    Bilanci tragjik nga tajfuni “Kalmaegi” po rritet çdo orë në Filipinet qendrore.

    Autoritetet njoftojnë se të paktën 114 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Stuhia ka goditur më fort provincën turistike Cebu, duke e kthyer në një zonë shkatërrimi masiv.
    Pamjet nga ajri tregojnë rrugë të përmbytura, shtëpi të rrafshuara dhe makina të përmbysura. Banorët po përpiqen të gërmojnë mes baltës për të shpëtuar çfarë kanë mbetur nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra persona janë strehuar në shkolla e qendra emergjence.
    “Nuk kemi më shtëpi. Gjithçka u zhduk në pak minuta,” tha një banore e qytetit Talisay.
    Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shpallur gjendje katastrofe kombëtare dhe ka urdhëruar mobilizimin e forcave të shpëtimit.
    Ekspertët thonë se “Kalmaegi”, edhe pse nuk ishte tajfuni më i fuqishëm i vitit, u bë shkatërrues për shkak të reshjeve ekstreme dhe lëvizjes së ngadaltë që solli përmbytje të menjëhershme.
    Ndërkohë, stuhia po forcohet teksa lëviz mbi Detin e Kinës Jugore, duke kërcënuar Vietnamin qendror me erëra deri në 215 km/orë. Autoritetet vietnameze kanë urdhëruar evakuimin e qindra mijëra banorëve.
    Sipas ekspertëve të motit, ngrohja globale po i bën tajfunët gjithnjë e më të fortë dhe më të paparashikueshëm, duke shkaktuar reshje rekord dhe përmbytje shkatërruese në rajonin e Azisë Juglindore.

    Top Channel

  • Filipinet goditen nga tajfuni, shkon në 40 numri i viktimave

    Filipinet goditen nga tajfuni, shkon në 40 numri i viktimave

    Numri i personave që kanë humbur jetën nga tajfuni që goditi Filipinet ka shkuar në 40.

    Vendi  u përfshi në përmbytje të mëdha në rajonet qendrore të vendit. Shumë shtëpi u përmbytën dhe mijëra banorë u detyruan të evakuohen.

    Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit për çdo të mbijetuar.

  • Tajfuni Kalmaegi vret një person në Filipine, drejtohet drejt Vietnamit (PAMJE)

    Tajfuni Kalmaegi vret një person në Filipine, drejtohet drejt Vietnamit (PAMJE)

    Një person u vra kur tajfuni “Kalmaegi” goditi Filipinet qendrore të martën, tha agjencia kombëtare e katastrofave, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm, erërat e forta dhe stuhitë detyruan dhjetëra mijëra njerëz të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.
    Me erëra të qëndrueshme prej 150 km/orë, uragani Kalmaegi, i quajtur në vend Tino, parashikohet të lëvizë nëpër rajonin e ishujve Visayas dhe mbi Detin e Kinës Jugore deri të mërkurën.

    Dhjetëra mijëra banorë u evakuuan në të gjithë rajonin Visayas, duke përfshirë pjesë të Luzonit jugor dhe Mindanaos veriore.
    Agjencia shtetërore e motit PAGASA tha se “për shkak të ndërveprimit me terrenin, Tino mund të dobësohet pak gjatë kalimit të Visayas. Megjithatë, pritet të mbetet në intensitetin e tajfunit gjatë gjithë kalimit të tij mbi vend”.

    Më shumë se 160 fluturime për në dhe nga zonat e prekura janë anuluar, ndërsa atyre që janë në det u është këshilluar të shkojnë menjëherë në portin më të afërt të sigurt dhe të qëndrojnë në port.
    Qeveria vietnameze tha gjithashtu të martën se po përgatitej për skenarin më të keq, ndërsa përgatitej për ndikimin e Kalmaegi-t.

    Tajfuni parashikohet të godasë tokën të enjten në mbrëmje në rajonet qendrore të Vietnamit, të cilat kanë vuajtur tashmë nga përmbytje të mëdha që kanë vrarë të paktën 40 persona dhe kanë lënë 6 të tjerë të zhdukur gjatë javës së kaluar.

    “Ky është një tajfun shumë i fortë, i cili vazhdon të forcohet pasi hyri në Detin Lindor”, tha qeveria në një deklaratë, duke iu referuar Detit të Kinës Jugore.
    Kalmaegi vjen në një kohë kur Filipinet, të cilat goditen nga mesatarisht 20 stuhi tropikale çdo vit, po rimëkëmben nga një seri fatkeqësish, përfshirë tërmete dhe ngjarje të rënda meteorologjike në muajt e fundit.

  • Mbi 150 mijë persona evakuohen në Filipine, ndërsa tajfuni i fuqishëm Kalmaegi i afrohet brigjeve

    Mbi 150 mijë persona evakuohen në Filipine, ndërsa tajfuni i fuqishëm Kalmaegi i afrohet brigjeve

    Më shumë se 150 mijë persona janë evakuuar nga provincat bregdetare të Filipineve të hënën, ndërsa tajfuni i fuqishëm Kalmaegi po i afrohet rajonit, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

    Sipas agjencisë meteorologjike të vendit, tajfuni po avancon drejt arkipelagut Visayas me erëra të qëndrueshme deri në 140 km/orë dhe shpërthime që arrijnë 170 km/orë. Filipinet po përballen sërish me mot ekstrem, pas stuhive të fundit të mëdha dhe tërmeteve vdekjeprurëse.

    Zëvendësdrejtori i Zyrës së Mbrojtjes Civile, Rafaelito Alejandro, tha në një konferencë për shtyp se deri në orën 20:00, sipas orës lokale, “rreth 156 mijë persona” ishin evakuuar si masë paraprake, ndërsa tajfuni pritet të godasë pas mesnatës.

    Më herët, zyrtari i menaxhimit të fatkeqësive Roel Montesa deklaroi se evakuimet po zhvillohen në Palo dhe Tanauan, dy zona me rreth 140 mijë banorë që u goditën rëndë në vitin 2013 nga supertajfuni Haiyan, ku humbën jetën mbi 6 mijë persona.

    Në ishullin fqinj Samar, mijëra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga e diela, për shkak të frikës nga valë deri në 3 metra, njoftoi zyrtari i mbrojtjes civile Randy Nikart. Ndërkohë, në provincën e Ishujve Dinagat, rreth 10 deri në 15 mijë persona janë evakuuar në vende të sigurta, sipas guvernatorit Nilo Demerey.

    “Tani për tani ka shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta. Ne jemi ulur në shkallë dhe po lutemi, duke u përpjekur të vlerësojmë forcën e tajfunit,” tha për AFP Miriam Vargas, një 34-vjeçare me dy fëmijë nga Dinagat.

    “Era po fryn fort dhe dëgjojmë zhurmën e objekteve që bien. Energjia është ndërprerë prej më shumë se një ore dhe nuk mund të shohim asgjë,” shtoi ajo.

  • Tajfuni “Bualoi” godet Vietnamin, 8 të vdekur dhe 17 të zhdukur

    Tajfuni “Bualoi” godet Vietnamin, 8 të vdekur dhe 17 të zhdukur

    Tetë persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë raportohen të zhdukur pas tajfunit “Bualoi” që goditi Vietnamin.
    Shumë shtëpi janë të shkatërruara, ndërsa rrjetet elektrike kanë dalë jashtë funksionit. Si pasojë e rrugëve të përmbytura, banorët janë këshilluar që të mos lëvizin deri në përmirësimin e situatës.
    Para se të goditej nga tajfuni, autoritetet kishin evakuuar rreth 30 mijë persona, ndërsa qindra fluturime u anuluan.