I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë një dëshmi të detajuar për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale të lidhura me grupin e strukturuar që dyshohet të jetë i drejtuar nga Laert Haxhiu. Në dëshminë e tij të siguruar nga A2 CNN, Tafani rrëfen se gjithçka nisi pas një takimi në Dajt, ku për herë të parë u përball me Laert Haxhiun dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV nëpër lajme, u nisëm për në Dajt. U ulëm tek një restorant. Laerti më mori jashtë, tha hajde flasim pak jashtë. Atë natë ndenjëm atje në Dajt morëm një tip suite. Unë u tremba në fakt se thashë pse më morën mua këta kur pashë Laert Haxhiun, më tha do të bëjmë ndonjë punë. Do te ndihmoj unë më ndonjë mall, por punë kështu transporti, punë të jashtëligjshme. Ai mesa duket e dinte që isha keq me lekët. Të nesërmen Laerti dhe Ligori ikën për në Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe me Lulzimin dhe ikëm në Lushnjë. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, 500 të tjera mi dhanë mbas nja 2-3 ditësh”, tha Tafani, raporton A2 CNN.
Ai tregon se më pas, i kërkuan që t’i vendosë tritol një personi që nuk u kishte dhënë lekët në Lushnjë për t’i bërë presion, pasi nuk u kishte dhënë lekët. Në dëshminë e tij Tafani tregon se kishte bërë edhe planin.
“Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnjë, pasi i kishin dhënë mall njërit dhe ky si kishte dhënë lekët, donin t’ia bënin në formë presioni. I thashë dakord, çfarë ti thoja? Që nga dita e parë që i takova kishte një lloj presioni mbi mua s’di si tua shpjegoj. Rrugës kur zbritëm Laerti më dha 100 euro për shpenzime nafte. Unë e kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit, nisem për Lushnje me vendos tritolin. Kisha bërë dhe planin”.
Tag: tafani
-

“Haxhiu më kërkoi të vendosja tritol në Lushnjë”, zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë
-

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, dha këtë të mërkurë shpjegimet e para në procesin gjyqësor ndaj një grupi kriminal të dyshuar si të drejtuar nga Laert Haxhiu.
39-vjeçari Tafani, pasi mori statusin e të penduarit të drejtësisë zbuloi për policinë 17 ngjarje kriminale të ndodhura midis viteve 2018-2021, mes të cilave 6 vrasje që dyshohet se janë realizuar nga grupi i Laert Haxhiut në Peqin, Korçë, Tepelenë dhe Athinë.
Tafani tregon se si jeta e tij kriminale ka nisur në Greqi, ku ka qenë edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe më pas kur është kthyer në vendlindje, në Lushnje, është përfshirë në ngjarje kriminale.
“Kam qenë emigrant në Greqi. Jam marrë me drogë atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri ku në vitin 2015 rashë në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike, e vuajta dënimin në burgun e Rrogozhinës dhe Kosovës në Lushnje. Kam qenë dhe përdorues droge, në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunarë dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël, kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojëra, lyerje. Në 2006 që erdha në Lushnje nga Greqia punova me xhaxhain punë ndërtimi dhe lyerje, lashë edhe drogën. Por më pas u ngatërrova prapë dhe rashë në burg në 2015. Vodha një Ëestern Union. Aty më dërgonin lekë njerëzit e afërm nga Greqia, pas disa muajsh me arrestuan dhe u dënova me 6 vite burg”, ka rrëfyer Tafani.
Në vijim të dëshmisë së tij, Tafani ka zbuluar se si është njohur me disa anëtarë të bandës së Laert Haxhiut në burgun e Rrogozhinës dhe atë të Kosovës së Lushnjes.
Sipas tij kontakti i parë erdhi pas masakrës së Lushnjes, së ndodhur në vitin 2017. Në këtë ngjarje kriminale u vra Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku, ndërsa shënjestra e ekzekutorëve ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.
“Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja. Erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenjur aty, pasi dola nga burgu e kam taku te një karburant i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu më çoi llaf Klajd Taullahu do të takoj Lulzimi, donte të bënim ndonjë punë me mall. Pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun. Ishte hera e parë që e takoja. Anterio Kaloshin e kisha në burg në Rrogozhinë. Unë vetë kam dhe emrin tjetër, Marius”, ka zbuluar ai.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2024 SPAK mbylli hetimet për nëntë persona të dyshuar si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, të akuzuar për 15 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje, të zbardhura pas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani. Referuar dëshmisë së të penduarit dhe provave të tjera të mbledhura nga organi i akuzës u zbardh vrasja e Alban Semakut, i njohur edhe si Etlon Mermali, ngjarje e ndodhur më 17 tetor 2021, pranë lumit Shkumbin në Peqin.
Po ashtu, është zbardhur ekzekutimi i Albi Bashaliut më 27 dhjetor 2021 brenda një lokali në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Rrëfimi i Tafanit ka hedhur dritë edhe mbi vrasjen e Fridmand Xhaferraj në Korçë, ndodhur më 13 qershor 2021.
Hetuesit po ashtu siguruan prova të mjaftueshme edhe për dokumentimin e autorëve të dy ekzekutimeve të shtetasve shqiptarë në Greqi, Lulzim Qorri dhe Dikens Halili. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 12 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim. -

Artan Tafani tregon detaje tronditëse të vrasjes së Çajup Selimit: Vrasja për nder të një mikut të Laertit
Artan Tafani ka rrëfyer për herë të parë detaje të rëndësishme në lidhje me vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur në Tepelenë, e cila tronditi opinionin publik.
Tafani ka zbuluar se vrasja e Selimit, e ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2022, ishte një akt hakmarrjeje dhe ndihmoi nderin e një shoku të Laertit, i cili jetonte në Greqi.
Në rrëfimin e tij, Tafani tregon se ishte takuar me Laertin dhe shokët e tij në një lokal në një fshat, ku kishte pasur muzikë dhe këngë.
Në bisedën e tyre, Laerti i kishte propozuar të merrte pjesë në një “punë”, duke i dhënë premtimin se do të bënte një nder për një mik të tij. Tafani shprehet se në atë moment nuk kishte menduar se bëhej fjalë për vrasje, por më vonë kuptoi se kishte të bënte me një plan për eliminimin e Çajup Selimit.
Laerti, pasi kishte vendosur se kush do të merrte pjesë në vrasje, kishte bërë gjithçka që Tafani të ndihmonte, duke e shtyrë në një situatë presioni të vazhdueshëm. Tafani pranon se kishte pasur frikë, por gjithashtu thotë se Ligori, shoku tjetër që ndihmoi, ishte aty për ta mbështetur gjatë gjithë procesit.
Për vrasjen e Çajup Selimit, Laerti i kishte thënë Artanit se do t’i jepnin 50 mijë euro për të bërë punën, me 25 mijë euro për Artanin dhe 25 mijë për Ligorin. Pas takimeve dhe diskutimeve, ata udhëtuan drejt Tepelenës, ku e panë viktimën dhe e identifikuan. Çajup Selimi ishte një biznesmen që kishte një dyqan dhe ishte i lidhur me Laertin, i cili kishte kërkuar hakmarrje për mikun e tij që jetonte në Greqi.
Vrasja e Selimit, që ndodhi në datën 16 dhjetor 2022, rezultoi të ishte një akt hakmarrjeje, dhe siç tregon Tafani, ka qenë një akt që ka pasur shumë ndikime dhe është realizuar nën një presion të madh nga Laerti dhe shokët e tij.
-

Artan Tafani “zbërthehet” edhe në gjyq: Ja si u njoha me Laert Haxhiun në burg
Laert Haxhiu dhe Artan Tafani
TIRANË- Për herë të parë, bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani ka nisur që të dëshmojë edhe në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në seancën e sotme, i riu nga Lushnja ka rrëfyer fillimisht jetën e tij. Rrëfimin e ka nisur nga fëmijëria ku zbuloi se në vitin 1997, i ishte vrarë i ati. Pas kësaj ngjarje, bashkë me nënën dhe motrën ishin zhvendosur në Greqi, ku edhe kishte krijuar edhe vetë familje. Por varësia nga droga e kishte përfshirë në botën e errët të krimit. Pasi u kap duke trafikuar drogë, Tafani zbuloi se erdhi në Shqipëri. Teksa në vitin 2015 bënte burg për një grabitje, tregon se në qeli kishte njohur për herë të parë edhe Leart Haxhiun.
“Para vitit 2015, para se te arrestohesha, kam qenë në Greqi me familje. Kam qenë i martuar, kam pasur një fëmijë. Jam kapur me drogë dhe jam kthyer në Shqipëri. Bëra një vjedhja për lekë se kam pas probleme. Kam bërë burg në Rrogozhinë dhe në Kosovë të Lushnjës. Kur ika në Greqi isha 15-16 vjeç. Kam qenë përdorues droge. Në vitin 1997 më kanë vrarë babain në Lushnjë, në Karbunar. Në atë kohë jetoja me nënën, motrën dhe babën. Në Lushnje merreshim me biznes familjar. Në Greqi kam bërë punë të ndryshme. Në 2006-ën erdha në Shqipëri, jam marrë me tregti me rroba, bojëra, etj.
Në 2015-ën rashë në burg për vjedhje, se vodha “ëester Union”. E bëra vetëm, mora ca lek i prisha dhe mbas 3-4 muajsh me kapën. Në paraburgim kam njohur më shumë lushnjarë, mbas ca kohësh Lulzim Arapi që kishte bërë një plagosje, se Laert Haxhiu kishte plagos nipin e Aldo Bares dhe me të njëjtën armë është gjetur te stani i babit të Laertit. Kemi pas dhomën ngjitur se ishim shumë lushnjar. Mbas Lulzimit ka ardhur dhe Qamil Haxhiu, se iu gjet një armë te stani. Pasi kam dalë nga burgu jam takuar rastësisht me Laertin te karburanti i Sajmir Taullaut. Më çon fjalë se do të të takoj Lulzimi se do të më takojë. Kisha probleme ekonomike për të punuar me mall. U takova me Lulzim Arapin, Ligor Romaçkan dhe Laert Haxhiun. Anterio Kaloshin e kam pas në Rrogozhinë, Dorjan Shurdhin,”-rrëfen Tafani. -

Hodhi “dritë” mbi 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Ja si e njoha Laert Haxhiun…
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, dha këtë të mërkurë shpjegimet e para në procesin gjyqësor ndaj një grupi kriminal të dyshuar si të drejtuar nga Laert Haxhiu.
39-vjeçari Tafani, pasi mori statusin e të penduarit të drejtësisë zbuloi për policinë 17 ngjarje kriminale të ndodhura midis viteve 2018-2021, mes të cilave 6 vrasje që dyshohet se janë realizuar nga grupi i Laert Haxhiut në Peqin, Korçë, Tepelenë dhe Athinë.
Tafani tregon se si jeta e tij kriminale ka nisur në Greqi, ku ka qenë edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe më pas kur është kthyer në vendlindje, në Lushnje, është përfshirë në ngjarje kriminale.
“Kam qenë emigrant në Greqi. Jam marrë me drogë atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri ku në vitin 2015 rashë në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike, e vuajta dënimin në burgun e Rrogozhinës dhe Kosovës në Lushnje. Kam qenë dhe përdorues droge, në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunarë dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël, kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojëra, lyerje. Në 2006 që erdha në Lushnje nga Greqia punova me xhaxhain punë ndërtimi dhe lyerje, lashë edhe drogën. Por më pas u ngatërrova prapë dhe rashë në burg në 2015. Vodha një Ëestern Union. Aty më dërgonin lekë njerëzit e afërm nga Greqia, pas disa muajsh me arrestuan dhe u dënova me 6 vite burg”, ka rrëfyer Tafani.
Në vijim të dëshmisë së tij, Tafani ka zbuluar se si është njohur me disa anëtarë të bandës së Laert Haxhiut në burgun e Rrogozhinës dhe atë të Kosovës së Lushnjes.
Sipas tij kontakti i parë erdhi pas masakrës së Lushnjes, së ndodhur në vitin 2017. Në këtë ngjarje kriminale u vra Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku, ndërsa shënjestra e ekzekutorëve ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.
“Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja. Erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenjur aty, pasi dola nga burgu e kam taku te një karburant i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu më çoi llaf Klajd Taullahu do të takoj Lulzimi, donte të bënim ndonjë punë me mall. Pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun. Ishte hera e parë që e takoja. Anterio Kaloshin e kisha në burg në Rrogozhinë. Unë vetë kam dhe emrin tjetër, Marius”, ka zbuluar ai.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2024 SPAK mbylli hetimet për nëntë persona të dyshuar si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, të akuzuar për 15 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje, të zbardhura pas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani. Referuar dëshmisë së të penduarit dhe provave të tjera të mbledhura nga organi i akuzës u zbardh vrasja e Alban Semakut, i njohur edhe si Etlon Mermali, ngjarje e ndodhur më 17 tetor 2021, pranë lumit Shkumbin në Peqin.
Po ashtu, është zbardhur ekzekutimi i Albi Bashaliut më 27 dhjetor 2021 brenda një lokali në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Rrëfimi i Tafanit ka hedhur dritë edhe mbi vrasjen e Fridmand Xhaferraj në Korçë, ndodhur më 13 qershor 2021.
Hetuesit po ashtu siguruan prova të mjaftueshme edhe për dokumentimin e autorëve të dy ekzekutimeve të shtetasve shqiptarë në Greqi, Lulzim Qorri dhe Dikens Halili. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 12 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim. -

Banda e Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmon për herë të parë bashkëpunëtori i drejtësisë
Për herë të parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK, duke rrëfyer 17 episode kriminale të lidhura me grupin e Laert Haxhiut.
Në këtë çështje, SPAK ka marrë të pandehur tetë persona, të akuzuar për një sërë veprash penale të kryera në qytete të ndryshme të vendit.
Artan Tafani u arrestua në shtator të vitit 2023, pas një grabitjeje me armë në një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit, në Tiranë.
Gjatë seancës dëgjimore në GJKKO, ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra. Tafani tregoi për jetën e tij dhe rrugën drejt përfshirjes në botën e krimit:
“Kam qenë emigrant në Greqi, ku jam marrë me drogë dhe pata probleme. U ktheva në Shqipëri dhe në vitin 2015 përfundova në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike. Dënimin e vuajta në burgun e Rrogozhinës dhe më pas në burgun e Kosovës, në Lushnjë.”
Ai rrëfeu se ishte përdorues droge dhe se në vitin 1997 i ishte vrarë babai në fshatin Karbunarë. Pas kësaj ngjarjeje, kishte emigruar me nënën në Greqi.
Artan Tafani
“Isha i vogël kur ika. Kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Në Greqi punova fillimisht në mënyrë të ndershme, me bojra dhe lyerje. Në vitin 2006 u ktheva në Lushnjë dhe punova me xhaxhain në ndërtim. E lashë drogën për një kohë, por më pas u përfshiva sërish në probleme. Në 2015 vodha një pikë ‘Western Union’-i, prej nga më dërgonin para të afërmit nga Greqia. U arrestova dhe u dënova me 6 vite burg.”
Tafani tregoi se gjatë qëndrimit në paraburgim ishte njohur me persona të përfshirë në grupe kriminale nga Lushnja. Ai përmendi takimet me Lulzim Spahiun, pas një ngjarjeje ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, dhe ku arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu.
“Pas daljes nga burgu, u takova me Lulzimin te një karburant i Saimir Taullahut. Më çoi llaf Klajdi Taullahu se donte të më takonte Lulzimi, për të bërë ndonjë ‘punë me mall’. Më pas, u takuam te ‘Palma Nova’ me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e shihja. Anterio Kaloshin e njihja nga burgu në Rrogozhinë. Unë kam përdorur edhe emrin tjetër: Marius,” tha ai.
Në paraburgim jam njohur me shumë çuna nga Lushnja. Lulzim Arapi mes tyre, kishte bërë një plagosje me Laert Haxhiun. Nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Lulzimi ka qenë i pranishëm me Laertin kur ka ndodhur plagosja. Pas Lulzimit ka ardhur edhe i ati i Laertit aty, Qamil Haxhiu, pasi te stani i tij u gjet arma e përdorur.
Pasi kam dal me leje, jam takuar rastësishz një herë me Lart Haxhiun. E takova pasi u lirova. Luli i ka çu fjalë, këtu nis njohja me Lart Haxhiun. Lulzimi më çon fjalë të takohem, arsyeja për të punuar me mall. Kisha probleme ekonomike, kisha 3 fëmijë. Pranova, u takova, e dija se do takoja Lulzimin, me Laert Haxhiun, Lulzim Arapin Ligor Amaçko.
Kam pasur në paraburgim Dorian Shurdhin, Anterio Kaloshin. Këta çunat i kishin folur për mua. Se dija fare me kë do takohesha, e dija për ndonjë mall. Kështu nisi. Marjus ma kanë vënë emrin prindërit, Artan e vura emrin pas 2006. Më duhej kur shkova në Greqi pasi u riktheva, se më kishin bërë apelias. Lulzim Arapin e njohim ndryshe me emrin Lulzim Spahija.
-

Asfalti elektoral në Belsh, kryebashkiaku bën të paditurin: S’dija gjë për punimet, “Vëllezërit Hysa” i bënë vetë
Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Elbasanit, për rastin e shtrimit të asfaltit elektoral në Belsh, kanë nxjerrë faktin se kompania e ndërtimit “Vëllezërit Hysa”, i paska kryer këto punime në rrugë me dëshirën e saj dhe askujt tjetër.
Këtë qëndrim zyrtar ka mbajtur në prokurori dhe kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi i hetimit, ka pohuar se
I pyetur rreth faktit se i kujt është detyrimi për të ndryshuar projektin, deklaruesi Arif Tafani, ka shpjeguar se ky është detyrim i mbikëqyrësit të punimeve dhe se ai nuk dinte detaje rreth azhurnimet të projektit.
Në vijim të deklarimit Arif Tafani, ka pohuar se rruga “Trojas”, ku “vëllezërit Hysa” po ndërtonin, nuk përfshihet në listën e fshatrave të kësaj kontrate.
Sipas dosjes hetimore kompania “Vëllezërit Hysa” në 10 shtator 2024 kanë lidhur një kontratë me bashkinë Belsh, për kryerjen e punimeve në disa rrugë, e më konkretisht tek rruga “Idriz”.
Mirëpo për shkak se kjo rrugë ishte shtruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në datën 19 Mars 2025, me kërkesë të kompanisë është bërë një amendim kontrate, duke çuar transferimin e punimeve në një segment tjetër i cili po ashtu ishte ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Më tej kompania “Vëllezërit Hysa” ka filluar pa u pajisur një leje ndërtimi dhe pa një kontratë shërbimi, në segmentin rrugor “Trojas” dhe “Shkëndie”.
“…unë nuk kam dijeni nëse janë kryer punime apo jo. Bashkia Belsh nuk ka projekt për ndërtimin e kësaj rruge dhe nuk është planifikuar në kontratën me subjektin “Vëllezërit Hysa” të vitit 2024, dhe aq më pak të paguhet një segment jashtë kontrate…”-ka treguar në prokurori kryetari i bashkisë Belsh, Arif Tafani.
Këto të dhëna hetimore, kanë dalë gati 1 muaj nga ndalimi i dy zyrtarëve të bashkisë Belsh dhe shpalljes në kërkim të dy biznesmenëve të kompanisë “Vëllezërit Hysa”, Besnik Hysa dhe Dhiogjen Kristo.
Të dhënat janë evidentuar në vendimin e Gjykatësit të Elbasanit, Elis Dine, i cili ka zbardhur argumentet dhe pretendimet e personave të proceduar dhe marrë në pyetje
Sipas dosjes hetimore kompania “Vëllezërit Hysa” kanë kryer ndërtim pa lejë, duke u lejuar nga funksionari i bashkisë Belsh, Fatjon Muça, kreu i IMT-së Belsh e Lorenc Hoxha është mbikëqyrës punimesh dhe administrator i “ZETACONSULT”. -

Asfalti elektoral në Belsh, dëshmia e kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa” i bënë vetë
Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Elbasanit, për rastin e shtrimit të asfaltit elektoral në Belsh, kanë nxjerrë faktin se kompania e ndërtimit “Vëllezërit Hysa”, i paska kryer këto punime në rrugë me dëshirën e saj dhe askujt tjetër.
Këtë qëndrim zyrtar ka mbajtur në prokurori dhe kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi i hetimit, ka pohuar se
I pyetur rreth faktit se i kujt është detyrimi për të ndryshuar projektin, deklaruesi Arif Tafani, ka shpjeguar se ky është detyrim i mbikëqyrësit të punimeve dhe se ai nuk dinte detaje rreth azhurnimet të projektit.
Në vijim të deklarimit Arif Tafani, ka pohuar se rruga “Trojas”, ku “vëllezërit Hysa” po ndërtonin, nuk përfshihet në listën e fshatrave të kësaj kontrate.
Sipas dosjes hetimore kompania “Vëllezërit Hysa” në 10 shtator 2024 kanë lidhur një kontratë me bashkinë Belsh, për kryerjen e punimeve në disa rrugë, e më konkretisht tek rruga “Idriz”.
Mirëpo për shkak se kjo rrugë ishte shtruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në datën 19 Mars 2025, me kërkesë të kompanisë është bërë një amendim kontrate, duke çuar transferimin e punimeve në një segment tjetër i cili po ashtu ishte ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Më tej kompania “Vëllezërit Hysa” ka filluar pa u pajisur një leje ndërtimi dhe pa një kontratë shërbimi, në segmentin rrugor “Trojas” dhe “Shkëndie”.
“…unë nuk kam dijeni nëse janë kryer punime apo jo. Bashkia Belsh nuk ka projekt për ndërtimin e kësaj rruge dhe nuk është planifikuar në kontratën me subjektin “Vëllezërit Hysa” të vitit 2024, dhe aq më pak të paguhet një segment jashtë kontrate…”-ka treguar në prokurori kryetari i bashkisë Belsh, Arif Tafani.
Këto të dhëna hetimore, kanë dalë gati 1 muaj nga ndalimi i dy zyrtarëve të bashkisë Belsh dhe shpalljes në kërkim të dy biznesmenëve të kompanisë “Vëllezërit Hysa”, Besnik Hysa dhe Dhiogjen Kristo.
Të dhënat janë evidentuar në vendimin e Gjykatësit të Elbasanit, Elis Dine, i cili ka zbardhur argumentet dhe pretendimet e personave të proceduar dhe marrë në pyetje
Sipas dosjes hetimore kompania “Vëllezërit Hysa” kanë kryer ndërtim pa lejë, duke u lejuar nga funksionari i bashkisë Belsh, Fatjon Muça, kreu i IMT-së Belsh e Lorenc Hoxha është mbikëqyrës punimesh dhe administrator i “ZETACONSULT”.