Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse përpara togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, duke zbuluar detaje rreth atentatit ndaj Kujtim Metës.
Sipas rrëfimit të Tafanit, babai i Laert Haxhiut, kishte pasur një konflikt fizik me Metën. “E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit dhe donin ta vrisnin me thikë, për të mos u zbuluar,” tha Tafani, duke treguar se planifikimi kishte nisur me bashkëpunimin e një rrethi të gjerë personash.
Ai përmendi Dorian Shurdhin, mik i Laert Haxhiut nga Belgjika, i cili fillimisht e kundërshtoi vrasjen duke thënë: “Do na kalbë në burg”. Por më pas atentati u realizua në një lokal, ku Tafani qëlloi tetë herë me një armë të llojit Zastava.
“Ky ishte ulur në lokal. Qëllova menjëherë. U hodh nga karrigia, por e qëllova përsëri. Ika kur më mbaruan fishekët. Mesa dëgjova, e kishte kapur në bark”, tha Tafani.
Pas atentatit, Tafani tregoi se u largua në këmbë, kaloi shinat e trenit dhe u mor me makinë. Rruga e arratisë kaloi përmes Çermës dhe më tej drejt Tiranës. Ata nuk ndaluan kur u sinjalizuan nga një patrullë policie. Ndërkohë, armët u hodhën në të njëjtin vend ku ishte hedhur edhe arma e përdorur në vrasjen e Albi Bashaliut.
Tafani u shpreh se ishte i maskuar me kapuç, një xhup të madh dhe një maskë COVID-i gjatë atentatit, duke tentuar të shmangte identifikimin.
Dëshmia e tij është pjesë e një sërë rrëfimesh që po zbardhin rrjetin kriminal dhe urdhëruesit e vrasjeve që kanë tronditur opinionin publik.
Tag: tafani
-

“E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit, kërkoi që…
-

Artan Tafani: Albi Bashaliun e qëllova 2 herë në gjoks dhe 2 herë në shpatull
Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, dhe ushtar i bandës së Laert Haxhiut, ka rrëfyer të tjera krime në sallën e gjyqit.
Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Artan Tafani ka tregua se si e kreu vrasjen e Albi Bashaliut.
Albi Bashaliu është vrarë me 7 Dhjetor 2021 në Peqin.
Artan Tafani: Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën. Te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me vrap drejt rrugës kryesore. U nisëm per Tiranë, e lamë Benzin në Astir. Donim të shmangeshim nëpër lagje, ecnim në këmbë. E lamë makinën te rrethrrotullimi i Astirit. Kemi marrë një pjesë të lekëve të vrasjes së Albi Bashaliut, fillimisht 30 mijë Euro.
Mos gaboj, m’i dha lekët babai i Laertit, Qamili. Unë mora 20 mijë Euro. 20 mijë i mori Lulzimi, 10 mijë i mori Laerti. Morëm dy herë nga 10.
Kishim armë me silenciator, ma dha Bledar Berberi. Kishim dy armë, njëra TT, njëra me fishekë të veçkël fare, por njëra u përdor se tjetra nuk punoi. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi.
Me sa mbaj mend e kam shkrehur katër herë, dy herë në gjoks, dy herë në shpatull.
U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 herë në gjoks e herët e tjera në kurriz.
Prokurori i SPAK: Po makina Benz nga ishte siguruar?
Artan Tafani: Benzi ishte me targa greke. E përdorte në Shqipëri e dashura e Erisjanos. E merr Laerti dhe e mbajmë ne. Më pas Laerti e çon atë në Greqi.
Dëshmia për tritolin në shtëpinë e Bujar Turkut, 31 Dhjetor 2022
Artan Tafani: Më ka thënë Laerti, sepse dyshonin që ai kishte mbajtur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Nuk plasi, e lamë ashtu në vendngjarje dhe ikëm.
Makinat i mbanim në emrat e të dashurave. E fundit ishte nga Gjirokastra. Dolëm me Laertin dhe brodhëm, kishim parkuar dhe ikëm te ******.
Vajtëm i trokitëm në xham një makine. I thamë jemi policia, dil jashtë. Ajo goca që ishte në makinë u tremb. Ata dolën, ne u futëm. Kisha armë në dorë. Ai çuni kujtoi se ishim policia, pastaj më vonë e kapi. Djalin e qëlluam me dackë. E morëm makinën e parkuam në një parkim të hapur në Astir. -

“Vrasjen e Albi Bashaliut e bëmë për nder të Lorenc Lalës”, Tafani tregon direktivat që u jepte Laerti: Na tha ta ekzekutonim në fshat
Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut.
Tafani deklaroi se vrasja e Bashaliut u bë për “nder” për Lorenc Lalën.
Sipas dëshmisë së Tafanit, Laert Haxhiu i kërkoi ta vrisnin për Lorenc Lalën të cilin e kishte mik. Kjo pasi baba ii Albit kishte vrarë të atin e Lorencit në burg.Dëshmia:
SPAK: Si ta ka prezantuar viktimën Laerti?
Tafani: Më tha që duhet ta bëjmë këtë punë për Lorenc Lalën. Ata ishin miq të Laertit. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit në burg. Pasi komunikoi Laerti me ta, Enriko na dërgoi një video të një Volkswagen të viktimës. Viktima shiste pula. Enriko kishte një mini cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshtin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.
SPAK: Lorenc Lala, ka qenë emër i njohur për ty?
Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllanë banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit. Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe Benzin gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati. Ka qenë ora 4 e mëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojes, se kam punë. Po mo, më tha. Pastaj ikim në Gjonçaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audin e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi./vizionplus.tv -

Dëshmia e Tafanit: Albi Bashaliu u vra me kërkesë të “Lilit” dhe Enrikos, Laerti ua bëri si nder! Për motivin më thanë se…
Seanca e dëgjimit të dëhsmisë së të penduarit Artan tafani në GJKKO ka vijuar më tej edhe me një moment pyetje-përgjigjesh sqaruese për dinamikën, personat e përfshirë, porositësit, financuesit, urdhëruesit dhe takimet për vrasjen e Albi Bashaliut në Rrogozhinë.Prokurori Dibra kërkoi sqarime, kurse i penduari tha se Laerti e kërkoi si nder ‘kokën’ e Bashaliut për mikun e tij Lorenc Lala, që thirrej ‘Lili’ dhe ky i fundit e donte për dy vëllezërit Xhahysa, të cilët pretendonin se Bashaliu u kishte vrarë babanë, pra me motiv hakmarrjen.Prokuror Behar Dibra e pyeti të penduarin:
“Si ju ka prezantuar Laert Haxhiu viktimën Albi Bashaliu para vrasjes?”
Tafani u përgjigj:
“Pasi ka komunikuar me Lorenc Lalën, na e ka shpjeguar edhe ne që do i bënim nder “Lilit” (Lorencit)”.
Prokurori kërkoi sqarime:
“Mund të na e sqarosh kush janë cunat e vrarë?”
Tafani vijoi:
“Di që ishin dy çuna qe ishin vëllezër, Enriko Xhahysa dhe një tjetër. Më tha që më kanë vrarë babanë. Pasi ka folur Laerti me Lilin, pasi na ka çu një video Enriko, një makinë e cila ishte e viktimës. Pas videos kam takuar të zotin e hallit, pra Enrikon, në qendër të Rrogozhinës më priste Enriko që të më tregonte shtëpinë e viktimës. Enriko kishte veshur një bluzë gri me kapuç, hyri në makinë u shtrri. U nisëm për në fshat më tregoi lokalin, shtëpinë, pak më lart kishte shtëpinë Enriko. Nuk kam pasur takime të tjera”.
Prokurori bëri një pyetje tjetër:
“Është përmendur emri i Laertit?”
Tafani e mohoi:
“Emri i Laertit nuk është përmendur, Enriko më ka thenë që jam nipi i Lilit, që është Lorenc Lala”. -

Vrasja e Albi Bashaliut, Artan Tafani zbardh detaje: Kur mbaruam punë s’na ndizej makina, paratë na i dha babai i Laertit
Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani rrëfehet për të dytën herë para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme. Në vijim të dëshmisë së një jave më parë, Tafani tregon sesi kreu vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut.
Tafani tregoi se pas ekzekutimit, makina me të cilët kishin planifikuar të largoheshin nuk ndizej. Lekët për vrasjen i kanë marrë nga babai i Laert Haxhiut, Qamilit, sipas dëshmisë së tij.
Tafani: Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me vrap drejt rrugës kryesore. U nisëm per Tiranë, e lamë “Benzin” në Astir. Donim të shmangeshim nëpër lagje, ecnim në këmbë. E lamë makinën te rrethrrotullimi i Astirit. Kemi marrë një pjesë të lekëve të vrasjes së Albi Bashaliut fillimisht 30 mijë euro. Mos gaboj, m’i dha lekët babai i Laertit, Qamili. Unë mora 20 mijë euro. 20 mijë i mori Lulzimi, 10 mijë i mori Laerti. Morëm dy herë nga 10.Albi Bashaliu u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e 27 dhjetorit 2021 në Peqin. Ai u gjet i vrarë në rrugë nga të afërmit të cilët lajmëruan më pas autoritetet. Dëshmitarët, tregun asokohe se autorët dogjën makinë e tyre, morën çelësat e Bashaliut dhe u larguan me mjetin e tij (Tafani dëshmoi sot se makina e tyre nuk u ndez pas krimit).
/vizionplus.tv -

“Makinën e lamë në Astir, ecëm në këmbë nëpër lagje”, Artan Tafani zbulon se sa u pagua për vrasjen e Albi Bashaliut: Lekët na i dha babai i Laertit
Sot po mbahet disa e dytë e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, pjesë e grupit të Leart Haxhisë i cili po rrëfen ngjarjet kriminale.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha nën akuzë para Gjykatës së Posaçme janë të pandehur:
Lulzim Spahija (Arapi),
Artan (Marjus) Tafani, i penduar
Ligor Romacka,
Bledar Berberi,
Erisiano Abedini,
Mariglen Topuzi,
Enriko Xhahysa,
Bujar Abedini,
Idriz Manej.
Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani rrëfehet për të dytën herë për togat e zeza të Gjykatës së Posaçme. Në vijim të dëshmisë të nisur një javë më parë, Tafani po jep detaje se sa u pagua për vrasjen e Albi Bashaliut.
Tafani tha se ai mori 20 mijë euro, dhjetë mijë i ka marrë Laert Haxhia dhe 20 mijë Lulzimi.
“Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën. Te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me vrap drejt rrugës kryesore. U nisëm për Tiranë, e lamë Benzin në Astir. Donim të shmangeshim nëpër lagje, ecnim në këmbë.
E lamë makinën te rrethrrotullimi i Astirit. Kemi marrë një pjesë të lekëve të vrasjes së Albi Bashaliut fillimisht 30 mijë euro. Mos gaboj, m’i dha lekët babai i Laertit, Qamili. Babai i Laertit Qamili çdo dy tre muaj vinte tek ne. Dhjetëmijëshen e fundit prapë e solli Qamili. Babai i Laertit Qamili çdo dy-tre muaj vinte tek ne. Dhjetëditëshen e fundit prapë e solli Qamili”, tha Tafani.Top Channel
-

Tafani rrëfen vrasjen e Albi Bashaliut: Morëm 30 mijë euro, na i solli babai i Laertit
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur këtë të mërkurë seanca e dytë e dhënies së dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka rrëfyer përfshirjen e tij në një sërë krimesh të rënda, në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Në vijim të dëshmisë së dhënë një javë më parë, Tafani ka detajuar për gjykatën mënyrën sesi është organizuar dhe realizuar vrasja e Albi Bashaliut.
Rrëfimi në gjykatë:
Tafani: Pasi mbaruam punë, nuk na ndezi makina Audi që kishim. Mora një Benz gri me targa greke.
Pasi kaluam Kavajën, çmontova armën. Në atë kohë kalonin edhe makina të tjera dhe nuk duhej të na shikonin teksa hidhnim pjesë të armës. Kur erdhëm në Tiranë, kemi lënë Benzin në Astir dhe, për të humbur gjurmët, kemi ecur në këmbë. Kemi marrë 30 mijë euro; na i solli i ati i Laertit, Qamil Haxhiu. Ato 30 mijë i kemi ndarë në tri pjesë: unë, Lulzim Arapi dhe Laerti.
Këto lekë i ka dhënë një person që e thërrisnin “Limi”. Para ngjarjes, Laerti komunikonte me të.
Pas një muaji, erdhën edhe lekë të tjera, dy herë nga 10 mijë euro. Na i solli Qamili, babai i Laertit. I ati i Laertit, Qamili, një herë në dy-tre muaj vinte tek ne dhe qëndronte disa ditë.Prokurori Behar Dibra: Si jua ka prezantuar Laert Haxhiu viktimën, Albi Bashaliu, para vrasjes?
Tafani: Pasi ka komunikuar me Lorenc Lalën, na e ka shpjeguar edhe ne që do t’i bënim nder “Limit”.
Prokurori: Mund të na sqarosh kush janë çunat e vrarë?
Tafani: Di që ishin dy çuna që ishin vëllezër, Enriko Xhahysa dhe një tjetër. Më tha që i kishin vrarë babain.
Pasi ka folur Laerti me “Limit”, na ka çuar një video që kishte dërguar Enriko. Në video ishte një makinë, e cila ishte e viktimës. Pas videos, kam takuar Enrikon në qendër të Rrogozhinës, ku më priste që të më tregonte shtëpinë e viktimës.
Enriko kishte veshur një bluzë gri me kapuç. Hyri në makinë dhe u shtri.
U nisëm për në fshat, më tregoi lokalin, shtëpinë, dhe pak më lart kishte shtëpinë vetë Enriko. Nuk kam pasur takime të tjera.Prokurori: Është përmendur emri i Laertit?
Tafani: Emri i Laertit nuk është përmendur. Enriko më ka thënë që është nipi i “Limit”, që është Lorenc Lala.
Tafani: Për vrasjen përdorëm dy makina: një Audi të bardhë dhe një Mercedes-Benz.
Makinën Mercedes-Benz e lamë te një dyqan që shiste lule, në autostradë. Në Gjocaj, ku kishte banesën viktima, shkuam me Audin e bardhë. Pas vrasjes, u larguam me makinën e viktimës deri te makina tip Benz dhe u nisëm për në Tiranë.
Makinën e viktimës e dogjëm, ndërsa gjatë rrugës çmontova edhe armën.Tafani: Lili është krahu i djathtë i Sajmir Taullahut. Ai mbante lekët e të gjithëve – të Laertit, të Sajmirit, të gjithë të përfshirëve.
Audi i bardhë drejtohej nga Lulzimi, ndërsa unë kisha Benzin, derisa arritëm në Rrogozhinë. Më pas mora Audin, ndërsa Benzin e lamë aty që ta kishim për t’u kthyer.
Lulzimi kaloi pasagjer dhe unë isha në timon. Parkuam rreth 10 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Viktima ka ardhur rreth orës 8 të mëngjesit. Audi ndodhej te garazhi i Elisjano Abedinit, ndërsa targat ishin të vjedhura – i kishte marrë Lulzimi në Tiranë.
Prokurori: Pas ngjarjes, u kthyet përsëri te Benz-i?
Tafani: U rikthyem me makinën e viktimës. Lulzimi ndezi Benzin dhe më priste. Audi nuk ndezi dhe e dogjëm në vendngjarje. E dogjëm sepse ashtu mendova në atë moment – kishim në makinë dy bidona me benzinë. Djegia e Audit në vendngjarje nuk ishte planifikuar; do ta digjnim atje ku kishim lënë Benzin.
Tafani: Për vrasjen blemë një pistoletë tip TT, për 1 milion lekë, te Bledar Berberi. Kishim më parë edhe një armë tjetër me fishekë shumë të vegjël, por ajo nuk u përdor në vrasje.
Fishekët e TT-së i mbaruam. Në momentin kur doli pronari i lokalit, nxora armën e vogël, thjesht për ta trembur.Në drejtim të Bashaliut qëllova 6 herë. Mbaj mend që e qëllova dy herë në gjoks dhe katër herë në kurriz. /Raporton nga GJKKO – Fatjon Gjinaj
-

Vijon rrëfimi i Tafanit: Vrasjen e Albi Bashaliu e porositi Lili, unë, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi morëm nga 20 mijë euro
Laert Haxhiu dhe Artan Tafani
TIRANË- Vijon rrëfimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Sot, ai ka folur për vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur në Peqin. Sipas Tafanit, kanë qenë tre persona që kanë marrë pjesë në këtë vrasje, ai vetë, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të cilët kishin marrë nga 20 mijë euro secili. Urdhrin dhe pagesën për këtë vrasje e kishte bërë një person me emrin Limi, i cili sipas Tafanit, ka komunikuar vetëm me Haxhiu.
“Unë, Laert Haxhiu e Lulzim Arapi morëm nga 20 mijë € secili. Leket na i solli babai i Laert Haxhiut. Armën e çmontova dhe e hodha rrugës në Kavajë. Pagoi një person me emrin Lili (Lorenc Lala), me të fliste Laert Haxhiu,”- tha Tafani.
Kjo është hera e dytë që Tafani flet para gjykatës. Ai u vu në pranga pas një grabitjeje që bëri në zonën e Astirit ku dhe la gjurmë që çuan në identifikimin e tij. Artan Tafani ka zbardhur të paktën 17 krime të kryera nga banda e Laert Haxhiut. ‘Puna’ e parë që bëri për Laert Haxhiun ishte një vendosje tritoli. Artan Tafani ka rrëfyer dhe mënyrën se si është përfshirë në vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë, një krim që ai thotë se ishte ‘dhuratë’ për një mik të vjetër të Laert Haxhiut nga Greqia. Një tjetër episod i rrëfyer nga Tafani ka qenë edhe vrasja e Klisman Xhaferri, i riu që u ekzekutua në Korçë si dhe dinamika e vrasjes së Elton Mermalit. Ai treguar gjithashtu se Laert Haxhiu kishte planifikuar për të vrarë edhe persona të drejtësisë, përfshirë prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, atë të Lushnjës Merita Selimi si dhe për tentativën për të vrarë avokatin Adriatik Guri, të cilin Tafani e kishte dhe kushëri. -

Artan Tafani vijon dëshminë në GJKKO: Pas vrasjes së Bashaliut fshehëm armët, babai i Laert Haxhiut na solli 30 mijë euro në Tiranë
Gjykata e Posaçme zhvilloi sot seancën e radhës për një nga dosjet e bujshme që lidhet me bandën kriminale për të cilën akuzohet si drejtues Laert Haxhiu, i ekstraduar nga Greqia vitin e kaluar dhe njëkohësisht rival i Aldo Bares, kreut të “Bandës së Lushnjës”.
Sot ishte hera e dytë që Artan Tafani, i penduari i drejtësisë dhe SPAK, ka dhënë dëshminë e tij para palëve dhe të pandehurve të çështjes, për të gjithë sagën kriminale të organizatës, urdhrat, viktimat, atentatet, pjesëmarrësit dhe motivet.
Herën e kaluar ai rrëfeu për disa krime të rënda dhe vrasje të kryera me udhër të Haxhiut, me motive hakmarrjeje dhe rivaliteti, për shkak të sulmeve që kundërshtarët i kishin bërë ndër vite, duke i vrarë edhe të afërm të tij.
Tafani e nisi dëshminë aty ku e la seancën e kaluar, për vrasjen e Albi Bashaliut, dinamika pas atentatit, fshehja e armës pas çmontimit dhe pagesa 30 mijë euro që e solli në Tiranë babai i Laert Haxhiut:
“Pasi mbaruam punë nuk na ndezi makina “Audi” që kishim. Mora “Benzin” gri me targa greke. Pasi kaluan Kavajën, kam çmontuar armën, në atë kohë kalonin dhe makina të tjera që sduhet të na shikonin që hidhnim pjesë të armës. Kur errdhëm në Tiranë kemi lënë Benzin në Astir dhe për të humbur gjurmë, kemi ecur në këmbë. Kemi marrë 30 mijë euro, na ka sjellë i ati i Laertit, Qamil Haxhiu dhe atë 30 mijë i kemi ndarë në 3 pjesë; unë, Lulzim Arapi dhe Laerti. Këto lekët i ka dhënë një person që e thërrisnin Limi, me të cilin para ngjarjeve fliste Laerti me të”. -

I penduari Tafani rrëfen në GJKKO krimet e bandës së Laert Haxhiut: E vrau kushëririn, trupin ia hodhi në liqen
Dëshmon për herë të parë në GJKKO, i penduari i drejtësisë Artan Tafani, i cili zbardhi 17 krime të bandës së Laert Haxhiut. Tafani është përballur me pyetjet e prokurorit Behar Dibra, ku ka rrëfyer rrugëtimin e tij kriminal dhe lidhjet me emra të njohur të botës së krimit në Lushnjë.
Tafani ka treguar se prej vitesh kishte jetuar si emigrant në Greqi, ku ishte përfshirë në aktivitet të paligjshëm me drogë. “Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri, ku në vitin 2015 u arrestova për vjedhje”, tha Tafani ndërsa shtoi se ishte përdorues droge dhe kishte një histori të vështirë që nga fëmijëria, kur në vitin 1997 babai i tij u vra në fshatin Karbunarë dhe ai u largua së bashku me nënën në Greqi.
Aty familja kishte një biznes me materiale ndërtimi dhe ai punoi në mënyrë të ndershme në fillim. Megjithatë, më vonë u përfshi sërish në vepra kriminale dhe u arrestua për një vjedhje.
“Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer ne Shqipëri, ku në vitin 2015 u arrestova për vjedhje. Kisha probleme ekonomike, e vuajta dënimin ne burgun e Rrogozhinës dhe Kosovës në Lushnje. Kam qenë dhe përdorues droge. Në 1997 me vranë babanë në fshatin Karbunarë dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël, kishim një biznes familjarë me materiale ndërtimi. Fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojëra, lyerje. Në 2006 që erdha në Lushnje nga Greqia punova me xhaxhain punë ndërtim dhe lyerje, lash edhe drogën, por më pas u ngatërrova prapë dhe rashë në burg në 2015 sepse vodha një ëestern union. Aty me dërgonin lekë njerëzit e afërm nga Greqia. Pas disa muajsh më arrestuan dhe u dënova 6 vite burg”, tha Tafani.
Në paraburgim, Tafani tregon se u njoh me disa djem nga Lushnja, pas një ngjarjeje ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Sipas tij, arma e përdorur u gjet në stanin e babait të Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu. “Pas ngjarjes erdhi Lulzim Spahiu në paraburgim, më pas edhe Qamil Haxhiu. Me Lulzimin ndenjëm aty bashkë,” dëshmoi Tafani, ndërsa ka treguar edhe takimin e parë me Laert Haxhiun pasi doli nga qelia.
“Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja, erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenj aty, pasi dola nga burgu e kam takuar te një karburant, i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu me dërgoi fjalë Klajd Taullahu me tha do të të takojë Lulzimi. Donte të bënim ndonjë puna me mall, pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e takoja, Anterio Kaloshin e kisha në burg ne Rrogozhinë, un vetë kam dhe emrin tjetër Marius.
Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV, nëpër lajme. U nisëm për në Dajt dhe u ulëm në një restorant. Laerti më thirri jashtë dhe më tha: “Hajde flasim pak”. Atë natë ndenjëm aty në Dajt, morëm një tip suite. Unë u tremba në fakt, sepse thashë me vete: “Pse më morën mua këta?”, sidomos kur pashë që ishte Laert Haxhiu. Më tha: “Do bëjmë ndonjë punë, do të ndihmoj unë me ndonjë mall”, duke nënkuptuar punë të jashtëligjshme, transport ose diçka të ngjashme. Mesa duket ai e dinte që unë kisha vështirësi me lekët. Të nesërmen, Laerti dhe Ligori ikën për në Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe Lulzimin dhe më pas u nisëm për në Lushnjë. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, dhe 500 euro të tjera m’i dhanë pas 2-3 ditësh”, tha Tafani.
Tritolin e parë që vendosi ishte ndaj një borxhliu droge. Planin thotë se e bëri me Haxhiun. Megjithatë, para gjykatës tregon frikën dhe provën që Haxhiu ia kishte imponuar.
Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnjë, pasi i kishin dhënë mall njërit dhe ky s’i kishte dhënë lekët. I thashë dakord, çfarë t’i thoja? Që nga dita e parë që i takova kishte një lloj presioni mbi mua, s’di si t’ua shpjegoj.
Tafani rrëfeu një udhëtim në një hotel në Dardhë me Laertin dhe Ligor Romaçkën. Atë natë i tha se duhej të vriste Çajup Selimin në Tepelenë. Në këtë pikë i penduari nxjerr në pah autoritetin e fortë të Haxhiut.
Më thotë Laerti: “Do bëjmë një punë?” Aty hapet muhabeti i vrasjes së Çajup Selimit, në Tepelenë. S’e prisja. Që nga momenti i parë isha në presion, më tërhiqte në një cep, s’e di si ia arrinte. Zërin e gojës s’e nxirrnim kur fliste ai, rrinin pinc para tij. “Do ta bësh?”, më thotë mua. S’ma tha emrin atë natë. Emrin e mësova pasi u bë puna.
Tafani rrëfen në detaje për vrasjen e parë, atë të Çajup Selimit. Plani ishte që Ligor Romaçka do e ndihmonte të largohej, por nuk ndodhi. Pasi vrasja u krye, hodhi armën në Vjosë dhe u nis për në Tiranë për të takuar Laertin. Një gabim fillestari mund t’i kushtonte shtrenjtë dhe këtë Haxhiu ia bëri të qartë. “Unë ika në Tiranë te Laerti, në një hotel në Astir. Më bërtiti Laerti: “Pse more atë xhaxhain në celular, jo në WhatsApp?” Më ofendoi, më shante. Një gabim të bëje, ai e lëshonte gojën. Për vrasjen mora 25 mijë euro pas një jave, kurse Ligori nuk i mori, nuk ia dha ai Laerti.”
Një tjetër rrëfim tronditës u bë nga Tafani, kësaj here për vrasjen e kushëririt të Laert Haxhiut, Fridman Xhaferrit në Korçë.
“Ai lëvizte akoma, merrte frymë akoma. Pastaj i ramë me atë gomën. E lidhën me litar dhe e futën në rezervuar. E lidhën trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëherë e nxori në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë dhe e hodhën brenda”, rrëfeu Tafani.
Një vrasje tjetër është ajo e Elton Mermalit në Peqin, i cili njihej si “kinezi”. Sipas të penduarit, porosia dhe udhëzimet ishin të Haxhiut, pasi kishte bindjen se Elton Mermali ishte i përfshirë në vrasjen e djalit të xhaxhait të tij.
Artan Tafani foli edhe për tentativën për të vrarë avokatin Adriatik Doga, i cili sipas tij ishte kushëri i Haxhiut. Sipas dëshmisë, Laerti dyshonte se avokati po ndihmonte kundërshtarët e tij dhe për këtë arsye kishte vendosur ta eliminonte.
Për këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur 9 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit. Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023 pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit dhe më pas mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke zbardhur krimet e bandës së Laert Haxhiun, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi. Mes rrëfimit ishte dhe planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë, përfshirë prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe atë të Lushnjës, Merita Selimi.
Ky grup kriminal ndërmori disa vrasje ndaj personave të cilët i mendonte si pjesëtar të grupit të Aldo Bares në Lushnjë, rivali i Laert Haxhiu. Lufta mes bandave të Lushnjës ka nisur pasi njerëz të Aldo Bares i dogjën shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, duke pasuar një seri vrasjesh.
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu këtë të mërkurë para togave të zeza në GJKKO historikun e vrasjes së Albi Bashaliut, bashkë dhe Lulëzim Arapin, me urdhër të Laert Haxhisë, për nder të Lorenc Lalës.
Tafani: Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte policia. Morëm shtëpi me qira në Astir, në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit kemi bërë dhe vrasjen e Albi Bashaliut.
Tafani: Kjo vrasje sipas tyre do bëhej për nder për Lorenc Lalën. Ne dakord ishim, se po ishte ai dakord, çfarë të thoshte do bëhej (Laerti). Vrasja do bëhej në Peqin, do bëhej për të marrë hak çunat e tij. Viktima ishte me një makinë që shiste pula, zogj.
Tafani: Mora një makinë me qira te rruga e Elbasanit dhe shkova në Gjocaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit. Këtë djalin e mora në Rrogozhinë, do të tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku e pinte kafen. Këtij djalit i kishin varë të atin.
Tafani: Më herët isha dhe me Lulzimin dhe Laertin njëherë në fshatin Gjocaj për të parë vendin, prapë me makinë me qira. I merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir të Erisiano Abedinit ku mbanim një Audi për punë, vrasje dmth. E morëm atë, morëm dhe një Benz me targa greke dhe ikëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, Audin do e digjnim pas vrasjes. Shkuam me Lulzimin me armë me vete, një TT ja blemë Bledar Berberit 1 milion lekë. Shkuam tek lokali ku ishte ky, ishte herët, ora 4:30 e mëngjesit. Erdhi viktima nga ora 8. E kishim lënë si do vepronim. I gjuajta 2 plumba në gjoks, 4 në kurriz. Audi jonë nuk ndezi dhe u detyruam e dogjëm në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë, ku e dogjëm dhe morëm makinën tonë tjetër.
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu këtë të mërkurë para togave të zeza në GJKKO edhe zanafillën dhe dinamikën e vrasjes së Elton Mermalit, me urdhër të Laert Haxhiut.
Tafani thekson se vrasja e Elton Mermali, i njohur ndryshe dhe si “Kinezi”, u bë porosi dhe udhëzime të Laert Haxhiut, pasi ky i fundit kishte bindjen se Elton Mermali ishte i përfshirë në vrasjen e xhaxhait të tij.
Tafani: Laerti na tha që do më sillni Elton Mermalin. Ka qenë i bandës së Aldo Bares, donte ta vriste. Gjatë kohës që ishte në Greqi, thoshte për Mermalin se ai sapo kishte dalë nga burgu, ishte përdorues. Nuk ishte mirë ai, bridhte rrugëve. Unë e njihja, sepse e kam pasur në paraburgim atë çunin. Na tha Laerti: “Nisuni për Lushnjë, do presësh Elton Mermalin.” Na dha 300 euro, kanë qenë prerje 100, na i dha për rrugë. Mora Lulëzimin, u nisëm për Lushnjë. Kaluam për Peqin dhe do gjenim vend për ta vrarë, poshtë urave e gjithë andej. Për çdo gjë flisnim me Laertin, na thoshte ai çfarë do bënim. Lulëzimin e shkretë e mori që fëmijë, e la pa shkollë, pa familje, pa gjë. Ai foli me Lulëzimin në chat, email, dhe i tha të niseshim natën, të gjenim Mermalin. Ta impononte gjënë ai. E kërkoj unë Mermalin vërdallë, se gjej. Si përfundim, parkoj makinën dhe e gjej përpara shtëpisë së tij. Hajde, i them unë këtij, më ndiq nga mbrapa. Marr makinën unë dhe kthehem, më ndjek ky mua. Më hipën në makinë dhe ikëm te shtëpia ime. Lulëzimi ishte te shtëpia ime, më priste. I them unë këtij: “Marim Lulëzimin dhe një shokun tim dhe ikim, marrim mallin që të kam premtuar.” Lulëzimi u nis përpara, ne mbrapa, i thashë e kemi fshehur te ferrat. Sa mbërritëm aty, i gjuajta unë atij një tek plumb sa vajtëm dhe ika me vrap. Armën ma dha Lulzim Arapi, ishte me silenciator. I gjuajti me dy plumba të tjerë dhe Lulzim Arapi. Isha 5-10 metra afër kur i gjuajti Lulzimi. Hipëm në makinë dhe ikëm, unë isha në timon. “Mere armën,” i them unë, “dhe çmontoje,” sa dolëm në rrugë kryesore Peqin-Elbasan. Ky po i hiqte fishekët, se çfarë bëri një gabim dhe shkrepi armën, plagosi veten në këmbë, te gishti. I hyri plumbi tej për tej në mish. U panikosëm, u çorientuam dhe pastaj i them Laertit unë. Aty te ura e Rrogozhinës hodha silenciatorin dhe fishekët që ngelën dhe ika, se kisha këtë të plagosur në makinë. Po flisja me Laertin gjatë kësaj kohe dhe më tha: “Merr këto ilaçet për ta mjekuar.” E marr, e çoj te shtëpia, e mjekoj atje.
Tafani: Armën e hodha në Lushnjë, karikatorin e hodha veç, silenciatorin veç, armën veç. Nuk e gjetën armën për vrasjen e Elton Mermalit. E mora Lulëzimin, e çova në Tiranë pastaj dhe u ktheva në Lushnjë. Fola me Lulëzimin pastaj, më tha është gjet trupi i viktimës. Nisa për në Durrës nga rruga që ikën për Tiranë, nga Ndroqi. Në një restorant atje ishte Bledari me Laertin, po prisnin aty, bashkë me dy çuna të tjerë. Ishin policë ata, njëri ishte inspektor në Elbasan, po hanin drekë aty. Më sugjeruan një parkim për të çuar makinën time. Erdhi Laerti me Bledarin, ishin me Range Rover Sport, tipi i fundit, dhe më morën te TEG-u, ikëm te Deluxi.
Tafani: Elton Mermalin donte ta vriste Laerti, sepse thoshte ka marrë pjesë te vrasja e çunit të xhaxhait të Laertit. Ma ka shpjeguar përpara se të vritej. I pranishëm ka qenë Lulzim Arapi kur na e ka thënë këtë muhabet. Ka qenë prezent ai kur i kanë gjuajtur çunit të xhaxhait. Mermali nuk ishte mirë ai, ishte si me probleme. E kam njohur në Rrogozhinë në burg, aty ishte mirë ai, pastaj pinte ilaçe. Rrinte vetëm, mbante kokën nga qielli, nuk përmendej. Mamaja e tij kishte një kafene të vogël. Elton Mermali njihej si “Kinezi”. Edhe në burg kështu njihej. Njihej dhe si Alban Semaku.
I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbuluar në dëshminë e tij një tjetër plan vrasjeje të urdhëruar nga Laert Haxhiu, këtë herë ndaj avokatit Adriatik Guri, i cili sipas Tafanit, ishte edhe kushëri i tij. Sipas dëshmisë, Laerti dyshonte se avokati po ndihmonte kundërshtarët e tij dhe për këtë arsye kishte vendosur ta eliminonte. Por, Guri shpëtoi falë një fqinji.
Mora shtëpi me qira në Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri. E ruaja unë avokatin. Ndërkohë, unë e kam kushëri. Donte ta vriste Laerti, sepse sipas Laertit, ky ndihmonte hasmin e tij. Këta, njëkohësisht, kishin kamerat e policisë, kishin edhe kodin. Këta më ruanin edhe mua. Lulzim Arapi erdhi te shtëpia, solli një pistoletë “CZ” me dy silenciatorë. Vazhdonim ta ruanim avokatin. Unë rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati, dhe i thashë që nuk e bëj dot, se e kam kushëri. E lamë që do e bënte Lulzimi. Një natë na iku ai. Unë u përfshiva nga frika, jo për lekë. Tha ai (Laerti): “Do bëhet.”
Lulzimi ishte gati ta qëllonte. Ishim te hyrja e pallatit duke pritur. Në një moment, e dalloi një komshi aty dhe i tha: “Çfarë bën?” Fati i avokatit, e shpëtoi Zoti. Më pas, Laerti e anulloi, tha: “Nuk do e bëjmë avokatin.” Laerti ishte në Greqi, na urdhëronte nga andej.
gijotina.com/