Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin Mysliman në Shqipëri.
Sipas Tafanit, në këtë fushatë propagandistike regjimi iranin ndihmohet dhe nga Rusia përmes farmbots.
“Në Shqipëri është ndarë KMSH. Një pjesë është me Arabinë për një zgjidhje paqësore dhe një pjesë me Iranin që kërkon zhdukjen e izraelit. KMSH është sunit. Por propaganda që ka bërë Irani që unë zgjidh hallet. Irani bashkë me Rusinë. Operojnë në të gjithë botën. Propaganda bëhet me influencë me farmbote. Ai targeton Shqipërinë dhe shqipfolësit. 80% e informacionit në Evropë është e tillë. Kjo radikalizon njerëzit. Ti shikon vetëm lajme me fëmijë të vrarë”, tha Tafani.
Tag: tafani
-

“Shokon” politologu: Propaganda e Iranit i ka përçarë myslimanët në Shqipëri
-

Politologu: Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri
Endri Tafani thotë se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin Mysliman në Shqipëri. Për të në këtë fushatë propagandistike regjimi iranin ndihmohet dhe nga Rusia përmes farmbots.
“Në Shqipëri është ndarë KMSH. Një pjesë është me Arabinë për një zgjidhje paqësore dhe një pjesë me Iranin që kërkon zhdukjen e izraelit. KMSH është sunit. Propaganda që ka bërë Irani që unë zgjidh hallet.Irani bashkë me Rusinë. Operojnë në të gjithë botën. Propaganda bëhet me influencë me farmbote. Ai targeton Shqipërinë. 80% e informacionit në Evropë është e tillë. Kjo radikalizon njerëzit. Ti shikon vetëm lajme me fëmijë të vrarë”, tha Tafani në “A2cnn”.
-

Krahu i djathtë i Taullaut/ Kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje
Autoritetet britanike kanë arrestuar në Londër 47-vjeçarin Lorenc Lala, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të goditjes së grupit kriminal të Laert Haxhiut.
Lajmi konfirmohet nga Top Channel, i cili ka parë dokumentet e gjykatës së ekstradimeve, ku mes emrave me të cilin po kryen procedurat për t’u ekstraduar në Shqipëri është edhe Lorenc Lala.
Lorenc Lala akuzohet se ka porositur vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjoçaj të Peqinit, krim i kryer mëngjesin e 27 Dhjetorit të vitit 2021 dhe i rrëfyer nga i penduari i drejtësië Artan Tafani
Ky i fundit ka dëshmuar në GJKKO se vrasjen e Albi Bashaliut e kanë kryer për një pagesë prej 30 mijë eurosh, të cilat ua ka sjellë Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhiut, Lulzim Arapit dhe vetë Artan Tafanit.
I penduari i SPAK ka treguar se Laert Haxhiu u kishte kërkuar “kokën” e Bashaliut si nder për mikun e tij Lorenc Lala, që thirrej “Lili” dhe ky i fundit e donte për dy vëllezërit Xhahysa, ku njëri prej tyre quhej Enriko, të cilët pretendonin se ai u kishte vrarë babanë.
Tafani ka treguar me detaje edhe logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja. Ai tregoi se gjatë kohës që ndodhi vrasja ishte fshehur me Laertin në një banesë me qira në zonën e Astirit. Sipas tij banesa ishte marrë me qira në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit.
Ndërkohë, i pyetur mbi personazhin Lorenc Lala, Artan Tafani ka deklaruar në sallën e gjyqit se “Lili” është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, një personazh i krimit të organizuar në Lushnjë, i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Familja e Taullaut njihet si rivale e grupit të Aldo Bares në Lushnjë, teksa në vitin 2005 kanë ekzekutuar Baki Taullaun, vëllain e Saimir Taullaut.
DËSHMIA NË GJKKO
Prokurori Behar Dibra: Si ju ka prezantuar Laert Haxhiu viktimën Albi Bashaliu para vrasjes?
Artan Tafani: Pasi ka komunikuar me Lorenc Lalën, na e ka shpjeguar edhe ne që do i bënim nder “Lilit” (Lorencit). Ata ishin miq të Laertit.
Prokurori Behar Dibra: Mund të na e sqarosh kush janë cunat e vrarë?
Artan Tafani: Di që ishin dy çuna qe ishin vëllezër, Enriko Xhahysa dhe një tjetër. Më tha që më kanë vrarë babanë. Pasi ka folur Laerti me Lilin, Enriko na dërgoi një video të një Volkswagen të viktimës. Viktima shiste pula zogj. Enriko kishte një moni cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshtin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.
Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, pra Enrikon, në qendër të Rrogozhinës më priste Enriko që të më tregonte shtëpinë e viktimës. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Enriko kishte veshur një bluzë gri me kapuç, hyri në makinë u shtrri. U nisëm për në fshat më tregoi lokalin, shtëpinë, pak më lart kishte shtëpinë Enriko. Nuk kam pasur takime të tjera. Këtij djali i kishin vrarë të atin. Më herët kam qenë me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjoçaj për të parë vendin. Edhe atëherë ishim me një makinë me qira, që i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, të Erisiano Abedinit, ku mbanim një ‘Audi’ për punë, domethënë për vrasje
Prokurori Behar Dibra: Është përmendur emri i Laertit?
Artan Tafani: Emri i Laertit nuk është përmendur, Enriko më ka thenë që jam nipi i Lilit, që është Lorenc Lala.
Prokurori Behar Dibra: Lorenc Lala ka qenë emër i njohur për ty?
Artan Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit.
Artan Tafani: Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe Benzin gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati. Ka qenë ora 4 i mëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojes, se kam punë. Po mo, më tha. Pastaj ikim në Gjoncaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audin e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi. Kishim armë me silenciator, ma dha Bledar Berberi. Kishim dy armë, njëra TT, njëra me fisheke të veçkël fare, por njëra u përdor se tjetra nuk punoi. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi Me sa mbaj mend e kam shkrehur katër herë, dy herë në gjoks, dy herë në shpatull. U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 herë në gjoks e herët e tjera në kurriz.
Pasi mbaruam punë dhe u krye atentati, Audi nuk u ndez. Në makinë kishim dy bidona me benzinë dhe vendosa ta digjnim në vendin e ngjarjes për të eliminuar çdo gjurmë. Mora mjetin tjetër tip Benz gri me targa greke. Në kthim, kaluam nga Kavaja dhe armën e çmontuam dhe e hodhëm pjesë pjesë gjatë rrugës. Në Tiranë e lamë makinën dhe u larguam në këmbë
Prokurori Behar Dibra: Po makina benz nga ishte siguruar?
Artan Tafani: Benzi ishte me targa greke. E përdorte në Shqipëri e dashura e Erisjanos. E merr Larti dhe e mbajmë ne. Më pas Laerti e çon atë në Greqi.
Interpol Tirana bashkë me njësinë e të kërkuarve në NCA kanë prangosur një prej njerëzve të afërm të Leart Haxhiut.
Nga dokumentet e gjykatës së ekstradimeve parë nga Top Channel i arrestuari është Lorenc Lala, 47 vjeç.
Drejtësia shqiptare e kërkon për akuzën e konspiracionit për të realizuar vrasje.
Ai do të dalë përsëri përpara gjykatës të ekstradimeve më 24 Qershor.
Është lënë në paraburgim deri më këtë datë për vetë rrezikshmërinë dhe për pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.
Drejtësia shqiptare e kuron Lorenc Lalën për përfshirje në vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit, vrasje e kryer kundrejt 50 mijë eurove dhe pagesa sipas hetimeve është dhënë tek Laert Haxhiu nga Lorenc alias Kristian Lala.
Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun.
Shuma financiare është paguar nga Lala tek Laert Haxhiu i cili më pas ka mobilizuar grupin e tij për të kryer vrasjen.
-

“30 mijë euro për të vrarë për nder”, dëshmia e Artan Tafanit: Porositë i merrja nga Laert Haxhiu
Dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu në Gjykatën e Posaçme detaje të disa ngjarjeve kriminale të kryera nga grupi që drejtohej nga Laert Haxhiu. Para trupit gjykues ai tha se për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin kishte marrë 30 mijë euro dhe këto para ua kishte çuar babai i Lart Haxhiut, Qamili.
“Për vrasjen e Albi Bashaliut unë kam marrë 30 mijë euro. Lekët i ka paguar Lorenc Lala. Laerti na ka thënë që duhet ta bëjmë këtë punë për nder, për Lorenc Lalën. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit. Enriko na dërgoi një video të makinës së viktimës. Laerti na tha që të shkonim në fshatin Gjonçaj, ku jetonte viktima dhe vrasjen ta vënim atje. Armët i siguroj Bledar Berberi. Me vete kishim dy por vetëm njërën përdorëm. Tjetra nuk punoi. Qëlluam 6 herë, me sa kujtoj. Dy herë në gjoks dhe më pas në kurriz. Pas vrasjes u larguam me makinën e viktimës, e jona nuk po ndizej. Pasi mbërritën në vendin ku kishim lënë makinën tjetër, atë të viktimës e dogjëm. Çmontova edhe armën”, tha Tafani, shkruan A2.
Tafani rrëfeu më tej se së bashku me Lulëzim Arapi në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë për të vënë një sasi tritoli e cila më pas nuk shpërtheu. Porosinë thotë ai, e kishte marrë nga Laert Haxhiu, pasi ky i fundit pretendonte se njëri prej vëllezërve kishte strehuar Xhulio Shkurtin, kundërshtarin e Haxhiut: “Dy vëllezërve në Lushnjë afër spitalit i vumë tritol tek dera. Sipas Laertit, një nga këta kishte strehuar Xhulio Shkurtin dhe sipas Laertit duhet t’i vendosnim edhe për provë. E vura unë dhe Lulëzim Arapi. Na tha Laerti që t’ia vendosim tek dera e shtëpisë. Tritolin e vendosi Luli, por nuk shpërtheu, plasi vetëm kapsolla”.
Ndërsa për Kujtim Metën, dëshmitari i mbrojtur rrëfeu se do e vrisnin pasi kohë më parë ai kishte rrahur me grushte babanë e Laert Haxhiut: “Di që babai i Laertit ishte zënë me Kujtim Metën dhe donin që ta vrisnin. Në vëzhgim po e mbante Dorian Shurdhi. Ai nuk donte që ta vrisnim nga frika mos identifikohej. Doriani e shante Lartin, thoshte “do na kalbë në burg”. Më pas Laerti më dha informacion se Kujtimi ishte afër një lokali dhe më tha shko afrohu se e ke aty. Shkova i maskuar me maskë covidi, kapuç dhe një xhup të madh. Sapo qëllova drejt tij, ai lëviz me vrap nga karrigia. Unë qëlloja por ai ikte nëpër çimento dhe nuk e shënjestroja dot. Më mbaruan 8 fishekët që kisha dhe ika”.
Tafani dëshmoi se makinat e bukura që u pëlqenin i grabisnin në rrugë, duke u hequr si policë: “Makinat i mbanim në emrat e të dashurave. Laert Haxhiu na thotë që duhet të grabisim një makinë, dolëm për të parë në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Rrogozhinë. Ku të shikonim makina që na pëlqenin, ndalonim dhe e merrnim. Një makinë tip “Benz”, që na pëlqeu ishte e parkuar dhe brenda kishte një çift që rrinte mbrapa. I thamë: “Ndal, policia”! I thashë keni parkuar keq dhe duhet të dilni nga makina. Ai çuni e kuptoi që ne do i merrnim makinën dhe na tha sa lekë doni, pasi e kuptoi që ne nuk ishim policia, kurse vajza u tremb. Unë kisha pistoletën në dorë dhe i thashë dil jashtë dhe i dhashë një shpullë. Makinën më pas e parkuam në Astir”.
Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023 pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit dhe më pas mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke zbardhur krimet e bandës së Laert Haxhiun, Në këtë dosje janë marrë të pandehur 9 persona. -

‘30 mijë euro për të vrarë për nder’, dëshmia e Artan Tafanit: Porositë i merrja nga Laert Haxhiu
Dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu në Gjykatën e Posaçme detaje të disa ngjarjeve kriminale të kryera nga grupi që drejtohej nga Laert Haxhiu. Para trupit gjykues ai tha se për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin kishte marrë 30 mijë euro dhe këto para ua kishte çuar babai i Lart Haxhiut, Qamili.
“Për vrasjen e Albi Bashaliut unë kam marrë 30 mijë euro. Lekët i ka paguar Lorenc Lala. Laerti na ka thënë që duhet ta bëjmë këtë punë për nder, për Lorenc Lalën. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit. Enriko na dërgoi një video të makinës së viktimës. Laerti na tha që të shkonim në fshatin Gjonçaj, ku jetonte viktima dhe vrasjen ta vënim atje. Armët i siguroj Bledar Berberi. Me vete kishim dy por vetëm njërën përdorëm. Tjetra nuk punoi. Qëlluam 6 herë, me sa kujtoj. Dy herë në gjoks dhe më pas në kurriz. Pas vrasjes u larguam me makinën e viktimës, e jona nuk po ndizej. Pasi mbërritën në vendin ku kishim lënë makinën tjetër, atë të viktimës e dogjëm. Çmontova edhe armën”, tha Tafani.
Tafani rrëfeu më tej se së bashku me Lulëzim Arapi në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë për të vënë një sasi tritoli e cila më pas nuk shpërtheu. Porosinë thotë ai, e kishte marrë nga Laert Haxhiu, pasi ky i fundit pretendonte se njëri prej vëllezërve kishte strehuar Xhulio Shkurtin, kundërshtarin e Haxhiut: “Dy vëllezërve në Lushnjë afër spitalit i vumë tritol tek dera. Sipas Laertit, një nga këta kishte strehuar Xhulio Shkurtin dhe sipas Laertit duhet t’i vendosnim edhe për provë. E vura unë dhe Lulëzim Arapi. Na tha Laerti që t’ia vendosim tek dera e shtëpisë. Tritolin e vendosi Luli, por nuk shpërtheu, plasi vetëm kapsolla”.Ndërsa për Kujtim Metën, dëshmitari i mbrojtur rrëfeu se do e vrisnin pasi kohë më parë ai kishte rrahur me grushte babanë e Laert Haxhiut: “Di që babai i Laertit ishte zënë me Kujtim Metën dhe donin që ta vrisnin. Në vëzhgim po e mbante Dorian Shurdhi. Ai nuk donte që ta vrisnim nga frika mos identifikohej. Doriani e shante Lartin, thoshte “do na kalbë në burg”. Më pas Laerti më dha informacion se Kujtimi ishte afër një lokali dhe më tha shko afrohu se e ke aty. Shkova i maskuar me maskë covidi, kapuç dhe një xhup të madh. Sapo qëllova drejt tij, ai lëviz me vrap nga karrigia. Unë qëlloja por ai ikte nëpër çimento dhe nuk e shënjestroja dot. Më mbaruan 8 fishekët që kisha dhe ika”.Tafani dëshmoi se makinat e bukura që u pëlqenin i grabisnin në rrugë, duke u hequr si policë: “Makinat i mbanim në emrat e të dashurave. Laert Haxhiu na thotë që duhet të grabisim një makinë, dolëm për të parë në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Rrogozhinë. Ku të shikonim makina që na pëlqenin, ndalonim dhe e merrnim. Një makinë tip “Benz”, që na pëlqeu ishte e parkuar dhe brenda kishte një çift që rrinte mbrapa. I thamë: “Ndal, policia”! I thashë keni parkuar keq dhe duhet të dilni nga makina. Ai çuni e kuptoi që ne do i merrnim makinën dhe na tha sa lekë doni, pasi e kuptoi që ne nuk ishim policia, kurse vajza u tremb. Unë kisha pistoletën në dorë dhe i thashë dil jashtë dhe i dhashë një shpullë. Makinën më pas e parkuam në Astir”.
Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023 pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit dhe më pas mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke zbardhur krimet e bandës së Laert Haxhiun, Në këtë dosje janë marrë të pandehur 9 persona.
-

Vrasjet që urdhëroi Laert Haxhiu, i penduari Artan Tafani: U paguam me dhjetëra mijëra euro
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani në rrëfimin e tij të dytë për Gjykatën e Posaçme rrëfeu tre episode kriminale, që sipas tij ishin porositur nga kreu i bandës, Laert Haxhiu.
Për vrasjen e 35-vjeçarit, Albi Bashaliu në 27 dhjetor të 2021 në fshatin Gjonçaj të Peqinit, bashkëpunëtori Tafani tha se u bë për nder të shokut të Laert Haxhiut, Lorenc Lala që thirret Lili.
“Laerti më tha që duhet ta bëjmë këtë punë për Lorenc Lalën. Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut. Lili mbante lekët e këtyre, Laertit, Saimirit. Ka qenë ora 4 e mëngjesit, na kishte thënë Laerti ta bënim vrasjen në fshat. Kishim armë me silenciator, ma dha Bledar Berberi. Kishim dy armë, njëra TT, njëra me fisheke të veçkël fare, por njëra u përdor se tjetra nuk punoi. Me sa mbaj mend e kam shkrehur katër herë, dy herë në gjoks, dy herë në shpatull. U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Pasi mbaruam punën nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Kemi marrë një pjesë të lekëve të vrasjes së Albi Bashaliut fillimisht 30 mijë euro, mos gaboj m’i dha lekët babai i Laertit, Qamili. Në total morëm 50 mijë”, deklaroi Tafani.Për plagosjen e 44 vjeçarit, Kujtim Meta në Lushnje, ngjarje e prillit të tre viteve më parë, ai tha: E kishte hapur si muhabet babai i Laertit, Qamili. Edhe tha ta vrisnim. E kishte rrahur me grushte Kujtimi. Kërkonte ta vriste me thikë se po të ishte me plumb, do kuptohej që e kishte bërë Laerti. Kujtimi ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun përballë. Qëllova me armë drejt tij. Sapo godas unë, ky hidhet nga karrigia. Pastaj e qëllova prapë. 8 fishekë që kisha, i qëllova. Ky duke ikur nëpër çimento, unë e qëlloja, sa më mbaruan fishekët. E gjuajta dhe nga mbrapa. U mundova ta shënjestroj. Mesa dëgjova në lajme e kishte kapur në bark.
I mbrojturi i drejtësisë tregon se të dyja këto krime i ka kryer me të njëjtën armë dhe më të njëjtën makinë. Tronditëse është edhe sesi Tafani me anëtarët e grupit të Laert Haxhiut ia grabitën një çifti të rinjsh automjetin Benz nën kërcënimin e armëve, duke qenë të maskuar si policë. -

“Kisha 8 fishekë, i zbraza të gjithë”, rrëfim tronditës i Artan Tafanit për atentatin e dështuar: Kujtim Meta do vritej se rrahu babain e Laertit
I penduari i drejtësisë Artan Tafani vijon dëshminë e tij në GJKKO duke zbardhur së sërë ngjarjesh kriminale. Më 20 prill 2022 Kujtim Meta, 44 vjeç asokohe mbeti i plagosur me armë teksa ishte duke pirë kafe brenda një lokali në Lushnjë. Një person i maskuar me syze të errëta e me kapuç në kokë hyri brenda dhe qëlloi me pistoletë me silenciator.
Artan Tafani tregon se Kujtim Meta kishte rrahur me grushte babain e Laert Haxhiut, prandaj u vendos të vritej.
Sipas planit të Laert Haxhiut, ekzekutori do ishte pikërisht Artan Tafani. Ky i fundit ka sqaruar me detaje si ndodhi atentati i dështuar.Artan Tafani: E kishte hapur si muhabet babai i Laertit. Edhe tha ta vrisnim. E kishte rrahur me grushte babin e Laertit. Kërkonte ta vriste me thikë se po të ishte me plumb, do kuptohej që e kishte bërë Laerti. Kishte ardhur Dorian Shurdhi, një i njohur jonë, shoku i Laertit nga Belgjika. Doriani ruante makinën dhe komunikonte me Laertin. Laerti e kishte bërë planin, do shkoja unë ta godisja.
Do vinte Lulzimi me makinë nga Tirana, te Palma Nova, që të bënim punën e të niseshim për Tiranë. Por nuk e bëmë dot. S’e bëmë se nuk donte Dorian Shurdhi. Doriani e dinte që i shkonin direkt te shpia. E shante Laertin, Dorianin. Thoshte do na kalbë në burg.
E provuam prapë. Kishim armë zastava që na e kishte dhënë Bledar Berberi për të vrarë Albi Bashaliun.
Kujtimi, ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun përballë. Qëllova me armë drejt tij. Sapo godas unë, ky hidhet nga karrigia. Pastaj e qëllova prapë. 8 fishekë që kisha, i qëllova. Ky duke ikur nëpër çimento, unë e qëlloja, sa më mbaruan fishekët.
E gjuajta dhe nga mbrapa. Mbaruan fishekët, ika unë. U mundova ta shënjëstroj. Mesa dëgjova në lajme e kishte kapur në bark. Ika që aty, kalova shinat e trenit në këmbë. Aty mbrapa më priste Lulzimi.
GJKKO: Ishe i maskuar?
Artan Tafani: Kisha maskë covidi, kapuç dhe një xhup të madh. Dalim në autostradë kryesore, ndaluam në Çermë, na bëri me shenjë një patrullë. Nuk ndaluam neve. Gjatë rrugës, unë isha mbrapa, Lulzimi në timon.
Kalojmë Kavajën. Unë po flisja me Laertin, donte të dinte detajet. Po e pyesja se ku të hedhim armët. Më tha hidhini rrugës ku të mundeni, qëlloi që i hodha tek i njëjti vend ku kisha hedhur të Albi Bashaliut. -

“Djalin e qëlluam me dackë”/ Zbërthehet në gjykatë Artan Tafani
Në seancën e radhës së dosjes “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme po dëshmon këtë të mërkurë, Artan Tafani. Duke treguar rreth episodit të vrasjes se Albi Bashaliut, Tafani zbuloi detaje të ndryshme.
SPAK: Si ta ka prezantuar viktimën Laerti?
Tafani: Më tha që duhet ta bëjmë këtë punë për Lorenc Lalën. Ata ishin miq të Laertit. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit në burg. Pasi komunikoi Laerti me ta, Enriko na dërgoi një video të një Volkswagen të viktimës. Viktima shiste pula. Enriko kishte një Mini Cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshatin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.
SPAK: Lorenc Lala ka qenë emër i njohur për ty?
Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e këtyre, Laertit, Saimirit. Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe Benz-in gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati.
Ka qenë ora 4 iemëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojës, se kam punë. Pastaj ikim në Gjonçaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audin e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi.
Tafani ka folur edhe për mënyrën e blerjen së armës.
Tafani: Bledar Berberi siguroj armën. Kishim dy armë me vete për të kryer vrasje. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi. Por u përdor vetëm një armë pasi njëra nuk na punoj dhe nuk u përdor. U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 hetë në gjoks e herët e tjera në kurriz.
SPAK: Po makina Benz nga ishte siguruar?
Tafani: Benzi ishte me targa greke. E përdorte në Shqipëri e dashura e Erisjanos. E mer Larti dhe e mbajmë ne. Më pas Laerti e çon atë në Greqi.
Tafani po flet në Gjykatën e Posaçme edhe për ngjarjen tjetër atë të 2022 , në shtëpinë e Bujar Tukut.
Artan Tafani: Më ka thënë Laerti, sepse dyshonin që ai kishte mbajtur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Nuk plasi e lamë ashtu në vendngjarje dhe ikëm. Makinat i mbanim në emrat e të dashurave. E fundit ishte nga Gjirokastra. Dolëm me Laertin dhe brodhëm, kishim parkuar dhe ikëm te Palma Nova. Vajtëm i trokitëm në xham një makine. I thamë jemi policia, dil jashtë. Ajo goca që ishte në makinë u tremb. Ata dolën, ne u futëm. Kisha armë në dorë. Ai çuni kujtoi se ishim policia, pastaj më vonë e kapi. Djalin e qëlluam me dackë. E morëm makinën e parkuam në një parkim të hapur në Astir.

