Tag: tafaj

  • Trajneri i ri i Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj: Do të punojmë për të ndërtuar një grup cilësor

    Trajneri i ri i Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj: Do të punojmë për të ndërtuar një grup cilësor

    Pas emërimit zyrtar në krye të Kombëtares U-17, trajneri Fatjon Tafaj ka dhënë intervistën e parë për fshf.org, ku ka ndarë emocionet e rikthimit në Federatën e Futbollit, këtë herë si trajner i parë. Ai ka folur për objektivat e punës me ekipin, rëndësinë e zhvillimit të lojtarëve të rinj dhe projektet që do të ndiqen në vijim. Tafaj ka komentuar edhe organizimin e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, duke e cilësuar një sukses të plotë, me ekipe cilësore dhe futboll të nivelit të lartë.
    Emocionet e rikthimit? – Është vlerësim për mua që rikthehem në Federatën Shqiptare të Futbollit, këtë herë si trajner i parë. Kjo është eksperienca ime e dytë, pas një eksperience me ekipin Kombëtar U-21 përkrah trajnerit Alban Bushi. Dua të falënderoj shumë FSHF-në, Presidentin Armand Duka dhe gjithashtu drejtorin Pea, që më dhanë mundësinë për të ardhur dhe për t’u bërë pjesë e shtëpisë së futbollit shqiptar.

    Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”? – I ndoqa pothuajse të gjitha ndeshjet. Organizimi ishte në perfeksion. Skuadrat ishin mjaft cilësore, u prodhua futboll, ndoqa edhe ekipin shqiptar. Ka elementë që janë goxha premtues. Sigurisht që ekipet ishin shumë të forta, pasi të luash kundër kundërshtarëve të tillë nuk është e lehtë, pavarësisht se ke edhe kualitetin brenda. Por ajo që unë pashë dhe që është shumë e rëndësishme, ka elementë goxha të mirë te Kombëtarja U-17.
    Objektivat? – Sigurisht, do të nisë me projektin “Step by Step”, ku do të fillojmë me pjesën e trajnimit të lojtarëve. Më pas kemi një projekt tjetër që lidhet më shumë me pjesën e zyrës. Do të ketë punë të madhe edhe me skautimin e lojtarëve, që do të realizohet në bashkëpunim me stafin e skautimit, drejtorin dhe të gjithë të tjerët për seleksionimin. Është shumë e rëndësishme ulja e marzhit të gabimit. E them këtë sepse shikoj që ka elementë shumë të mirë, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit. Qëllimi është të kemi sa më shumë lojtarë cilësorë.

  • Fatjon Tafaj merr drejtimin e kombëtares shqiptare U-17

    Fatjon Tafaj merr drejtimin e kombëtares shqiptare U-17

    8 Korrik 2025

    16:30

    Telesport

    Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Lajmim e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit që me anë të një postimi, njoftoi se ka arritur marrëveshjen me trajnerin 43-vjeçar.
    Tafaj është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Së fundmi, ai ka drejtuar ekipin e Kukësit, ndërsa më herët ka qenë trajner i Kamzës dhe zëvendës-trajner në ekipe si Dinamo, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia.
    Ndërkohë nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor të 2019-s, Fatjon Tafaj ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e zëvendës-trajnerit. 43-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe nis menjëherë punën me kuqezinjtë e vegjël për miqësoret e muajit shtator.

  • Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

    Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

    Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17.
    Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që sot në stolin kuqezi dhe do të drejtojë ekipin në ndeshjet e ardhshme zyrtare e miqësore.
    Tafaj ka një përvojë të gjatë dhe të vyer në fushën e trajningut. Së fundmi, ai ka drejtuar ekipin e Kukësit, ndërsa më herët ka qenë trajner i Kamzës dhe zëvendës-trajner në ekipe si Dinamo City, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia. Nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor të 2019-s, Fatjon Tafaj ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e zëvendës-trajnerit.
    Trajneri 43-vjeçar do të drejtojë ekipin kombëtar U-17 për dy vitet e ardhshme sipas kontratës së nënshkruar me FSHF.

  • Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U17

    Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U17

    Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17.

    Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që sot në stolin kuqezi dhe do të drejtojë ekipin në ndeshjet e ardhshme zyrtare e miqësore.

    Tafaj ka një përvojë të gjatë dhe të vyer në fushën e trajningut. Së fundmi, ai ka drejtuar ekipin e Kukësit, ndërsa më herët ka qenë trajner i Kamzës dhe zëvendës-trajner në ekipe si Dinamo City, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia. Nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor të 2019-s, Fatjon Tafaj ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e zëvendës-trajnerit.

    Trajneri 43-vjeçar do të drejtojë ekipin kombëtar U-17 për dy vitet e ardhshme sipas kontratës së nënshkruar me FSHF./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Departamenti i Edukimit mbyll një sezon të suksesshëm, Tafaj: Objektivat u realizuan, vlerësime maksimale nga UEFA

    Departamenti i Edukimit mbyll një sezon të suksesshëm, Tafaj: Objektivat u realizuan, vlerësime maksimale nga UEFA

    Departamenti i Edukimit në Federatën e Futbollit përmbylli një sezon shumë të suksesshëm, duke organizuar me sukses 22 kurse të ndryshme formimi të të gjitha niveleve, me gjithsej 684 të diplomuar.
    Në një prononcim për fshf.org, specialisti i Departamentit të Edukimit në FSHF, Alban Tafaj, tha se ishte një sezon me objektiva të realizuara dhe vlerësime shumë të mira nga UEFA.
    “Është një sezon goxha i suksesshëm. Po të llogarisim periudhën maj – qershor, kemi realizuar gati të gjithë objektivat. Kjo ishte një arritje nga ana jonë sepse gjatë këtij sezoni, me mbylljen e UEFA PRO, për 80 orë ndjekje nga tutori jonë që na ndjek nga kurset, anëtari i UEFA’s Jira Panel, Savvas Constantinou, dha përshtypjet e veta më të mira për zhvillimin e kursit UEFA Pro, të nivelit më të lartë”, – tha Tafaj, i cili nënvizoi edhe risitë e sezonit të kaluar dhe të sezonit të ardhshëm.
    “Risitë e këtij viti ishin goxha. Do ta cilësoja shumë të suksesshëm sepse për herë të parë kemi arritur të marrim dhe të përfitojmë licencat e niveleve të larta në dy disiplina të ndryshme: UEFA Goalkeeping A dhe UEFA B Fitness Coach. Të dyja ishin për herë të parë në listën e kurseve që zhvillon departamenti jonë. Risi tjetër është hapja e shkollave të tjera të licencimit të trajnerëve pranë zonave rajonale, siç është rasti i Gjirokastrës – UEFA C, i Korçës – UEFA B, Durrësit për herë të parë – UEFA C, Elbasanit – UEFA B. Pra, janë dy – tre zona që nga niveli C kanë arritur te B”.
    Sezoni i ri? – “Do ketë goxha risi sepse në kurset tona nacionale, përveç atij të Drejtorit Teknik, të skautit, videoanalistit dhe mjekësisë sportive, ne do t’i vazhdojmë edhe në sezonin e ardhshëm. Jemi duke përgatitur planin dhe të gjithë programin e detajuar. Besoj shumë shpejt brenda muajit korrik ne do të prezantojmë progamin e vitit 2025-2026”, – tha Alban Tafaj.

  • Departamenti i Edukimit mbyll një sezon të suksesshëm, Tafaj: vlerësime maksimale nga UEFA

    Departamenti i Edukimit mbyll një sezon të suksesshëm, Tafaj: vlerësime maksimale nga UEFA