Tag: tabelë

  • Nard Ndoka-Berishës: Na keni bërë tabelë qitje, ne jemi vota për PD, por po marrim më pak se sa na takon

    Nard Ndoka-Berishës: Na keni bërë tabelë qitje, ne jemi vota për PD, por po marrim më pak se sa na takon

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte një takim me aleatët e të djathtës.
    Qëllimi i takimit është gjetja e një ujdie të përbashkët për reformën zgjedhore dhe territoriale.
    “Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar. Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin“, tha Berisha.

    Por Nard Ndoka ka qenë një zë kritik në këtë takim. Ai i ka thënë Berishës, se aleatët janë përdorur gjithmonë si tabelë qitje për reformat që janë ndryshuar disa herë. Ai theksoi se ndonëse aleatët po i sjellin vota PD-së, ata janë parë gjithmonë si barrë dhe nuk u është dhënë aq sa meritojnë.
    “Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar“, tha Ndoka./vizionplus.tv

  • Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

    Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

    Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore.
    Ndoka kritikoi Berishën se i ka kthyer aletatët e Partisë Demokratike në tabelë qitjeje pas humbjes “sikur janë ato e keqja”. Ai i rikujton Berishë se aletatët janë vota për të dhe në fund kanë marrë më pak nga sa ju takon në bazë të peshës elektorale.
    “Do ishte e rëndësishme një konsultë para se të merrej nisma për ngritjen e këtyre dy komisioneve. Gjithë ne por edhe ata që na kanë mbështetur në këto zgjedhje, menduan se do ketë një kauzë për votën, me protesta, qëndrime parlamentare. Të gjithë e dimë sa të jetë Rama krye nuk do të ketë zgjedhje, por vërejmë se sa të jetë Rama krye ne ulemi dhe bëjmë prapë reformë me të. Kjo nxitje të lë pak shije të hidhur, për faktin që asnjëherë s’ka nis kuvendi me ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore, reforma është bërë pasi është marrë  raporti i ODIHR dhe është konsultuar e studiuar. E shoh të keqen e zgjedhjeve që kemi kaluar ndër vite tek kodi zgjedhor tek ndryshimi 2018-ës. Ka tjetërsuar realitetin e përfaqësimit politik, i ka dhënë goditje të rëndë pluralizmit, unë në atë kohë e kam kundërshtuar me grevë urie me metën dhe disa deputetë të kuvendit të Shqipërisë që kuptuam që po goditet pluralizmi, ju tentuar për interesat tuaj ta ktheni skenën politike në bipolare, në një kohë që Shqipëria kishte pak vite pluralizëm. Rama si ka bërë në mënyrë të njëanshme, ka pasur bashkëpunim për interesa të përbashkëta, qoftë edhe me Bashën, heqja e koalicioneve klasike i dha goditjen përfundimtar e pluralizmit. Kam dyshimet e mia që bash ai mbylli sytë se kishte interesat e tij për të goditur edhe LSI edhe Partinë Demokristiane.
    S’kemi fituar zgjedhje, si ka mundësi që se shohim të keqen tek sistemi. PD ne 2009, kemi marrë 70 mandate. Nuk e kemi kaluar pragun e 50%. Zgjedhje pas zgjedhjeve, Rama blen zgjedhje, bën presione, bashkëpunon me grupet kriminale,. Por kjo e thellon zgjedhore,. Fitoren bazë ja jep ky kod. Nuk duhet ta lejojmë Ramën, s’na falet ne të presim raportin e ODIHR, apo të tregojmë si na janë vjedhur zgjedhjet. E bllokojmë, s’e bojkotojmë, i kemi mundësitë ta bëjmë një gjë të tillë, nëse vendos rregulla në mënyrë të njëanshme.
    Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar”, tha Ndoka.
     

  • VIDEO-Tabela kundër kullës 35 katëshe në Shkodër përplas Myftininë me policinë bashkiake. Ja mesazhi që përmbante…

    VIDEO-Tabela kundër kullës 35 katëshe në Shkodër përplas Myftininë me policinë bashkiake. Ja mesazhi që përmbante…

    Përfaqësues të Myftinisë Shkodër dhe të bashkisë janë përplasur ditën e sotme lidhur me një tabelë të vendosur nga Myftinia në qendër të qytetit.

    Policia bashkiake e hoqi atë tabelë me pretendimin se është vendosur pa leje dhe zë hapësirën publike.

    Në tabelën përballë punimeve për kullën me 35 kate tabela shkruante: “Kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë në ditën e Kiametit, Allahu ka për t’i varur në qafë edhe shtatë palë tokë”.

    Myftinia pretendon se toka ku po ndërtohet kulla me 35 kate tek hotel “Turizmi” është pronë e saj, Kishës Ortodokse dhe familjes Laçej dhe e ka quajtur një grabitje që po i bëhet.

    Myftinia vendosi edhe tabelën përballë kullës, ndërsa bashkia Shkodër menjëherë ka ndërhyrë duke bërë të mundur heqjen e saj.

    Përfaqësuesit e Myftinisë u shprehën se kjo tabelë ka shumë vite që qëndron aty duke vendosur thënie të ndryshme të Pejgamberit Muhamed apo edhe hadithe siç ishte ky i fundit për grabitjen e tokës, por tabela u hoq pavarësisht kundërshtisë së Myftinisë.

  • “Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi”/ Olta Boka flet për muzikën dhe mëmësinë

    “Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi”/ Olta Boka flet për muzikën dhe mëmësinë

    Në një rrëfim për emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja e njohur Olta Boka, e cila prej kohësh ka qene e distancuar nga jeta publike, ka ndarë detaje të panjohura nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke folur me sinqeritet për ndryshimet që ka përjetuar ndër vite.
    Gjatë bisedës me Bieta Sulon, Olta rrëfeu se periudha e mëmësisë e ka bërë të shohë ndryshe jetën dhe veten.
    “Kam ndryshuar shumë. Tani e di saktësisht vendin tim dhe nuk lejoj më që të tjerët të më përcaktojnë kush jam,” tha ajo.
    Këngëtarja pranoi se në fillimet e karrierës është përballur me shumë vështirësi dhe paragjykime. “Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi,” u shpreh Olta, duke shtuar se me kalimin e kohës ka mësuar ta shoh çdo eksperiencë si mësim.
    Me humorin që e karakterizon, ajo zbuloi edhe një detaj interesant nga jeta familjare: gjatë shtatzënisë së saj të dytë, nuk i kishte treguar askujt, as familjarëve, as vjehrrit e vjehrrës. Arsyeja? Në të njëjtën periudhë, edhe kunata e saj ishte në pritje të ëmbël.
    “E lashë që ta shijonin gëzimin e parë të saj. Pastaj, në ditëlindjen time, ua plasa lajmin!” – tregoi Olta me të qeshur, duke rikthyer atmosferën e ngrohtë që e shoqëron zakonisht.

  • U gjet i varur në një tabelë Belgjikë, Bekim Halilajt i jepet lamtumira e fundit në Kukës

    U gjet i varur në një tabelë Belgjikë, Bekim Halilajt i jepet lamtumira e fundit në Kukës

    Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj.

    Pasditen e së premtes, 29-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit në vendlindje, ku u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit.

    Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika.

    Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë deri në katër persona.

    Emri i Halilajt ishte përmendur më herët në mediat britanike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku ndodhej në mënyrë të paligjshme, së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik kokaine. Për këtë çështje, ai ishte dënuar me shtatë vite burgim.

  • U gjet i varur në një tabelë në Belgjikë/ Familja Halilaj në Kukës hap dyert e mortit për 29-vjeçarin

    U gjet i varur në një tabelë në Belgjikë/ Familja Halilaj në Kukës hap dyert e mortit për 29-vjeçarin

    Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj.

    Pasditen e së premtes, 29-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit në vendlindje, ku u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit.
    Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika.
    Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë deri në katër persona.
    Emri i Halilajt ishte përmendur më herët në mediat britanike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku ndodhej në mënyrë të paligjshme, së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik kokaine. Për këtë çështje, ai ishte dënuar me shtatë vite burgim.

    Top Channel

  • Familja Halilaj hap dyert e mortit për 29-vjeçarin, u gjet i va*ur në një tabelë sinjalizimi rrugor në Belgjikë

    Familja Halilaj hap dyert e mortit për 29-vjeçarin, u gjet i va*ur në një tabelë sinjalizimi rrugor në Belgjikë

    Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit, këtë të premte hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj. 29-vjeçari u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit. Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika.
    Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë deri në katër persona.
    Emri i Halilajt ishte përmendur më herët në mediat britanike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku ndodhej në mënyrë të paligjshme, së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik kokaine. Për këtë çështje, ai ishte dënuar me shtatë vite burgim.

  • U gjet i vrarur në një tabelë në Belgjikë/ Familja Halilaj në Kukës hap dyert e mortit për 29-vjeçarin

    U gjet i vrarur në një tabelë në Belgjikë/ Familja Halilaj në Kukës hap dyert e mortit për 29-vjeçarin

    Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj.

    Pasditen e së premtes, 29-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit në vendlindje, ku u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit.
    Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika.
    Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë deri në katër persona.
    Emri i Halilajt ishte përmendur më herët në mediat britanike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku ndodhej në mënyrë të paligjshme, së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik kokaine. Për këtë çështje, ai ishte dënuar me shtatë vite burgim.

    Top Channel

  • “Emri im është përdorur si tabelë qitjeje për vëmendje”/ Parashqevi Simaku: Po më ulin dinjitetin për disa klikime

    “Emri im është përdorur si tabelë qitjeje për vëmendje”/ Parashqevi Simaku: Po më ulin dinjitetin për disa klikime

    Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në SHBA, në një postim në rrjetet sociale i është përgjigjur disa deklaratave të bëra kundër saj në media.
    Simaku shkruan se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave.
    “Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.”, thekson këngëtarja në postimin e saj.
    Më tej Simaku shton se vazhdon rrugën e saj me dinjitet sdhe të vërtetën në krah.
    Postimi i plotë i Parashqevi Simakut:
    Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
    Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.
    Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.
    Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.
    Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.

  • Nesho: Me një regjim të korruptuar, Shqipëria po bëhet ‘tabelë qitjeje’

    Nesho: Me një regjim të korruptuar, Shqipëria po bëhet ‘tabelë qitjeje’

    I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, ish-ambasadori Agim Nesho deklaroi se, sipas tij, Shqipëria po kthehet në një “tabelë qitjeje” për shkak të një regjimi të korruptuar dhe një klase politike që eksporton problemet e brendshme duke shmangur thelbin e krizës që po kalon vendi.

    “Me një regjim të tillë të korruptuar edhe mund të na bëjnë ‘tabelë qitjeje’ sepse nuk ka ndonjë ndryshim që edhe zoti Rama i drejtohet Faragit. 

    Është një politikë e gjithë partive kryesore që janë pretendente për të marr pushtetin. Secili nga këta ka tentuar në mënyrë të vazhdueshme, siç e bëri edhe kryeministri i fundit britanik që vajti dhe i tha në konferencën e shtypit, në vizitën e parë zyrtare që bëri në Shqipëri.
    Po konservatorët? E bëri më përpara, bile bëri dhe marëveshje për të ndërtuar në këmbim të burgjeve që do ti subvenciononin britanikët, ky të kthente shqiptarit, ku me të drejtë dhe zonja Zhulali tha që kanë ikur duke sakrifikuar jetën e tyre, duke u futur në ato ambalazhet e makinave pa marr frymë dhe ka qenë një luftë për ekzistencë të njerëzve që ka ndodhur vitet e fundit.

    Para se të themi disa të vërteta për këtë dhe mos ta shikojmë si diçka që zoti Rama është mjeshtër për të hequr vëmendjen nga ngjarjet e ditës, për të eksportuar problemet e tij sikur është një negociator për çdo gjë, në fakt ai është vetë problemi. Është problemi se ai ka pasur projektin e shpopullimit të Shqipërisë. Një milion shqiptarë kanë ikur në kohën e zotit Rama dhe mos bëj tani me atë partiotizëm falso që edhe Faragi i tha që ‘ti je një hipokrit për atë gjë që ke bërë edhe me Italinë’.

    Nga ky diskutim, mos shikojmë retorikën patriotike për të treguar atë që do të ndodhi”, u shpreh Nesho.