Tag: tabela

  • Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë

    Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë

    Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka komentuar për herë të parë publikisht heqjen e tabelës në oborrin e Xhamisë “Ebu Bekr” nga policia vendore e Shkodrës.

    Gjatë një aktiviteti në Xhaminë e Rusit në Shkodër në përkujtim të Haxhi Fejzi Zaganjorit, Myftiu Sytari e cilësoi “një rrugaç me pushtet” drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Gentian Berberi.

    Ky i fundit udhëhoqi aksionin për heqjen e tabelës nga oborri i Xhamisë së Madhe në Shkodër.

    Kjo tabelë ishte rivendosur në oborrin e Xhamisë pasi më përpara ishte hequr nga policia bashkiake por në një vend tjetër, disa metra më tutje teksa ndodhej në trotuar.

    Tabela mbante mbishkrimin profetik “Kush grabit qoftë edhe një pëllëmbë tokë, Allahu në ditën e Kiametit ka për t’i varur në qafë shtatë palë tokë” dhe në të dy herët tabela qëndroi përballë kullës me 35 kate që ka nisur të ndërtohet tek hotel Turizmi në qendër të qytetit.

    Myftinia pretendon se ajo tokë po grabitet pasi është pronë e tyre, komunitetit ortodoks dhe familjes Laçej.

    Myftiu Sytari zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci duke ulur tensionet dhe duke gjetur rrugën e bashkëpunimit pas përplasjeve që nisën nga heqja e asaj tabele.

    Ndërsa me bashkinë kjo temë është mbyllur, Myftiu Sytari kritikoi ashpër veprimin e drejtorit të policisë vendore të Shkodrës Gentian Berberi i cili sëbashku me disa efektivë u futën me forcë duke hequr tabelën në oborrin e Xhamisë “Ebu Bekr” në qendër të qytetit në orët e mbrëmjes të 9 nëntorit.

    Në fjalën e tij Myftiu Sytari siguroi se ajo tabelë do të shumëfishohet dhe vendoset kudo dhe se askush nuk mund t’i ndalë.

  • “Shitet lulishtja”, tabela te “1 Maji” ‘çmend’ deputetin Braçe: Për atë Zot isha mirë në fshat!

    “Shitet lulishtja”, tabela te “1 Maji” ‘çmend’ deputetin Braçe: Për atë Zot isha mirë në fshat!

    erion brace dhe tabela

    TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka denoncuar një fenomen të çuditshëm të ndodhur në njësinë 5 në Tiranë, ku lulishtes te 1 Maji, i ka dalë pronari. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar një video, ku në mes të lulishtes, pronë publike, është vendosur tabela “Shitet toka”, së bashku me një numër kontakti. Deputeti socialist, duket se është penduar që ka kandiduar në listën e hapur të deputetëve në Tiranë, dhe si zonë të tij zgjedhore kishte pikërisht njësinë 5.
    Postimi i Braçes
    KY QYTET ESHTE ALUCINANT, NUK KA MUNDESI;
    KY KA NXJERRE NE SHITJE LULISHTEN-SHIHENI!
    LULISHTJA E VETME TEK “1 MAJI” DHE NJE NGA DY LULISHTET QE KANE MBETUR NE NJESINE 5,
    KA DALE NE SHITJE-E SHET KY NUMRI NE TABELE!
    Per ate zot isha mire ne fshat, atje kishte parashikueshmeri;
    Ketu cdo gje eshte e paparashikueshme, casti sjell gjithcka qe ti nuk e pret- SHITET LULISHTJA, eshte vene tani pasdite, ne mengjes kur kalova nuk ishte.
    Doni me?
    Ne NJESINE 5, ka ngelur dhe lulishtja ne krah te Presidentit, pas saj nuk ka me!
    I ftoj te gjithe banoret e lagjes dhe lagjeve rreth 1 MAJIT te bejme pelegrinazh neser dhe ta qajme me shume se shiu sot!
    Jane te ftuara institucione dhe media!

    /ZËRI 

  • Policia ndërhyn në Shkodër, hiqet tabela e Myftinisë përballë pallatit që po ngrihet në qendër

    Policia ndërhyn në Shkodër, hiqet tabela e Myftinisë përballë pallatit që po ngrihet në qendër

    Policia vendore e Shkodrës hoqi mbrëmë tabelën e vendosur brenda rrethimit të Xhamisë Ebu Bekr në qendër të qytetit.
    Pas heqjes së tabelës së parë nga policia bashkiake, Myftinia e rivendosi tabelën disa metra më tutje brenda rrethimit të Xhamisë Ebu Bekr në qendër të qytetit.
    Kjo tabelë është bërë shkak për një përplasje mes Myftinisë, bashkisë Shkodër dhe tashmë edhe policisë së shtetit.
    Tabela mbante mbishkrimin profetik “kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë, Allahu në ditën e Kiametit ka për t’i varur në qafë shtatë palë tokë”.
    Tabela të dy radhët ishte vendosur përballë hotel Turizmit ku po ndërtohet kulla me 35 kate dhe që Myftinia Shkodër pretendon se është pronë e saj, komunitetit ortodoks dhe familjes Laçej dhe e ka cilësuar një grabitje të pronës.

  • Renditja e superiores/ Ndryshon tabela

    Renditja e superiores/ Ndryshon tabela

    Sot u luajt ndeshja e vetme e programuar për raundin e 11-të të Superiores. Flamurtarit i mjaftoi goli i Maksutit, për të mposhtur Bylisin.
    Tashmë vlonjatët mbajnë vendin e parafundit në renditje. Me 2 pikë më pak është Tirana në fund. Rekordmenët e elitës sa i përket titujve kampion do të sfidojnë nesër Vorën.
    Bylisi mbetet në vendin e gjashtë me 12 pikë. Ekipi i Mirel Josës humbi pas dy fitoreve radhazi.
    RENDITJA E SUPERIORES

  • VIDEO-Tabela kundër kullës 35 katëshe në Shkodër përplas Myftininë me policinë bashkiake. Ja mesazhi që përmbante…

    VIDEO-Tabela kundër kullës 35 katëshe në Shkodër përplas Myftininë me policinë bashkiake. Ja mesazhi që përmbante…

    Përfaqësues të Myftinisë Shkodër dhe të bashkisë janë përplasur ditën e sotme lidhur me një tabelë të vendosur nga Myftinia në qendër të qytetit.

    Policia bashkiake e hoqi atë tabelë me pretendimin se është vendosur pa leje dhe zë hapësirën publike.

    Në tabelën përballë punimeve për kullën me 35 kate tabela shkruante: “Kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë në ditën e Kiametit, Allahu ka për t’i varur në qafë edhe shtatë palë tokë”.

    Myftinia pretendon se toka ku po ndërtohet kulla me 35 kate tek hotel “Turizmi” është pronë e saj, Kishës Ortodokse dhe familjes Laçej dhe e ka quajtur një grabitje që po i bëhet.

    Myftinia vendosi edhe tabelën përballë kullës, ndërsa bashkia Shkodër menjëherë ka ndërhyrë duke bërë të mundur heqjen e saj.

    Përfaqësuesit e Myftinisë u shprehën se kjo tabelë ka shumë vite që qëndron aty duke vendosur thënie të ndryshme të Pejgamberit Muhamed apo edhe hadithe siç ishte ky i fundit për grabitjen e tokës, por tabela u hoq pavarësisht kundërshtisë së Myftinisë.

  • Përplasje në Komisionin e Kulturës/Ina Zhupa: Projekti në Durrës rrezikon prishjen e banesave historike

    Përplasje në Komisionin e Kulturës/Ina Zhupa: Projekti në Durrës rrezikon prishjen e banesave historike

    Mbledhja e Komisionit të Kulturës u hap me një përplasje të fortë kur kryetarja e komisionit devijoi nga rendi i ditës për të adresuar një çështje procedurale nga mbledhja e kaluar.
    Ajo akuzoi deputetët e mazhorancës se kishin votuar kundër një propozimi për të mbajtur një seancë dëgjimore me banorët dhe institucionet përgjegjëse lidhur me një projekt zhvillimor në Durrës. Sipas Ina Zhupës, ky projekt rrezikon trashëgiminë kulturore duke parashikuar prishjen e banesave historike.
    Për të mbështetur argumentin e saj, kryetarja paraqiti një fotografi të një muri të periudhës osmane të vitit 1502 dhe tabelës përkatëse, duke pretenduar se tabela ishte hequr qëllimisht nga Bashkia Durrës për të justifikuar shkatërrimin.
    Ajo i bëri thirrje mazhorancës të reflektonte dhe të pranonte mbajtjen e dëgjesës, duke theksuar se qëllimi nuk është bllokimi i projektit, por sigurimi i transparencës dhe dëgjimi i zërit të ekspertëve dhe qytetarëve.
    “Përpara se të kalojmë në këtë pikë të rendit të ditës, kam diçka për procedurë. Dje, në mbyllje të mbledhjes së komisionit,ne e mbyllëm pa rënë dakord për kalendarin, duke votuar vetëm projektligjet dhe duke marrë kundërshtimin e deputetëve të mazhorancës për të futur në kalendar një dëgjesë me banorët e, me një përfaqësi të banorëve të Durrësit, me një përfaqësi të ADF-së, me një përfaqësi të Bashkisë së Durrësit dhe me një përfaqësi të Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
    Kjo dhe për t’u qartësuar, momentin që ne e mbyllëm, sepse nuk ishit ju dakord, se po të ishit ju dakord, do ishte futur në kalendar. Ta sqarojmë edhe këtë pjesë që e pa publiku. Dje në këtë komision kanë kaluar dhe disa të pavërteta, të cilat kanë lënduar qytetarët e Durrësit, që më janë drejtuar personalisht, e janë lënduar nga mënyra, sidomos kur e dëgjonin të thënë nga deputetë të Durrësit, që supozohet që e njohin Durrësin dhe jetojnë me sensibilitetet e banorëve të Durrësit.
    Dje është thënë, dhe e kërkuar dhe unë ndaj e kam marrë sot këtu,është thënë nga deputeti zoti Kume që nuk ka një mur të tillë të kësaj periudhe otomane, turke të vitit 1500. Në fakt është viti 1502. Mund të futeni dhe ju në
    Google Map, sepse Google nuk i heq tabelat siç i heq Bashkia Durrës. Bëjeni një kërkesë t’i ndryshojnë. Ky është muri, kjo ka qenë tabela, tabela thotë mur i periudhës turke, e ke edhe anglisht.
    “Wall of Turk Period”, e kanë shkruajtur këta. Në fakt duhet të ishte otomane. Viti është 1502 dhe viti është, kjo është tabela. E ka shkulur Bashkia Durrësit, e ka shkulur këtë tabelë vetëm që t’i shëmbi.”

  • Tabela, kamera në çdo cep…dhe nën kontrollin e IMT/ Publikohet rregullorja e re për kantieret e ndërtimit

    Tabela, kamera në çdo cep…dhe nën kontrollin e IMT/ Publikohet rregullorja e re për kantieret e ndërtimit

    Foto ilustruese

    TIRANË- Në mes të kullave që rriten çdo ditë në horizontin e qyteteve shqiptare, vjen më në fund një përpjekje për të vendosur rregull në kaos. Kantieret e ndërtimit – që shpesh kanë qenë sinonim i rrëmujës, zhurmës dhe mungesës së kontrollit – do të futen nën një regjim të ri disipline. Me një rregullore të re të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të paralajmëruar publikisht nga Kryeministri Edi Rama, ndërtuesit do të përballen me kushte më të rrepta, kontrolle më të shpeshta dhe penalitete të forta nëse cënojnë komunitetin përreth.
    Në një komunikim publik më 1 gusht 2025, kryeministri Edi Rama zbuloi se së shpejti do të miratohet një rregullore e re për kantieret e ndërtimit, me qëllim për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar rendin urban. Ai theksoi rëndësinë e eliminimit të zhurmave të ndërtimit dhe të ndërhyrjeve që shqetësojnë komunitetin përreth.

    “Kush ndërton pallat nuk mund të bëhet problemi i zonës. Qyteti nuk mund të jetë peng i betonit,”-tha Rama, duke paralajmëruar masa “drastike” ndaj atyre që shkelin rregullat
    Çfarë përmban rregullorja e re?
    Eliminimi i zhurmave të tejzgjatura: punime që kërkojnë zhurmë të madhe duhet të kryhen duke minimizuar ndikimin në banorët. Subjektet që nuk respektojnë rregulloren do të përballen me masa administrative dhe konfiskime. I publikuar në Fletoren Zyrtare, vendimi nr. 448, datë 31.7.2025 “Për miratimin e rregullores së zbatimit të punimeve të ndërtimit dhe të rregullave të kantierit” përcakton rregulla të reja dhe më të rrepta për mënyrën se si ngrihen, organizohen dhe monitorohen kantieret e ndërtimit në Shqipëri.
    Sipas rregullores së publikuar në Fletoren Zyrtare, kantieri konsiderohet i ngritur vetëm në momentin që është vendosur rrethimi, sinjalistika, kamerat dhe tabelat informuese për objektin dhe subjektin ndërtues. Kantieri duhet të jetë i rrethuar, të ketë të paktën katër kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit në pjesën ballore të tij, si dhe tabela me të dhënat për objektin që do të ndërtohet. Këto janë vetëm disa nga rregullat që duhet të zbatohen nga ndërtuesit e pallateve. Po ashtu, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të kenë gjithashtu akses te kamerat për të kontrolluar dhe inspektuarnëse projekti po zbatohet në përputhje me lejen e ndërtimit. Gjithashtu, të gjitha mjetet e kantierit do të jenë të pajisura me GPS funksional, në të cilat do të kenë akses IKMT dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Përveç lejes së ndërtimit, sipërfaqes, intensitetit dhe afatit të punimeve dhe gjithë detajeve pë rkompaninë që bën ndërtimet, në dokumentin e afishuar duhet edhe një numër telefoni për çdo kontakt.
    Ja pikat kryesore të këtij vendimi:
    Rregulla të reja për ngritjen e kantierit:
    Kantieri duhet të rrethohet me kamera sigurie (minimumi 4) në çdo kënd.
    Pamja e rrethimit ndryshon sipas zonës (blu për jugun bregdetar, jeshile për veriun).
    Duhet të vendoset tabela e identifikimit me të gjitha të dhënat e projektit dhe lejes.
    Rrethimi dhe tabela nuk konsiderohen si objekt reklamimi, pra nuk tatohen si tabela.
    Monitorimi elektronik:
    Kamerat e sigurisë dhe GPS-i i mjeteve të ndërtimit duhet të kenë akses të hapur për IKMT-në dhe AZHT-në, për të monitoruar projektin në kohë reale.
    Përveçse duhet të qëndrojë vetë me kohë të plotë në kantierin e ndërtimit, drejtuesi teknik do të pezullojë punën në rast se nuk garantohen masat mbrojtëse për punëtorët në kantier, ndërsa për defektet e vëna re në punime dhe kohën e korrigjimit të tyre, mbikëqyrësi i punimeve duhet të njoftojë zbatuesin.
    Detyrime për zbatuesin e punimeve:
    Zbatuesi duhet të njoftojë paraprakisht në sistemin e-leje për fillimin e punimeve dhe të dorëzojë dokumentacionin teknik.
    Është përgjegjës për: Sigurinë në punë; Cilësinë e materialeve; mbajtjen e dokumentacionit fotografik dhe video; por edhe për korrigjimin e dëmeve që mund të shkaktojë.
    Detyra të drejtuesit teknik:
    Duhet të jetë rezident me kohë të plotë në kantier, në raste projektesh mbi 30 milion lekë.
    Është përgjegjës për verifikimin dhe zbatimin korrekt të projektit.
    Mund të pezullojë punën dhe të largojë punonjës, nëse nuk respektohen masat e sigurisë./ZËRI
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Si u krijua legjenda e tabelës Ouija, që mundëson “komunikimin” me ata që ndërruan jetë

    Si u krijua legjenda e tabelës Ouija, që mundëson “komunikimin” me ata që ndërruan jetë

    Nga: Alexandra Dantzer

    Tabela Ouija, nuk ka ndryshuar shumë në pamje dhe popullaritetin e saj që nga shekulli XIX, kur edhe u shpik dhe deri më sot. Dallimi i vetëm, është se tabelat më të hershme prodhoheshin kryesisht prej druri. Ndërsa sot janë në dispozicion në një shumëllojshmëri materialesh të ndryshme, apo edhe si një version i printueshëm.

    Ouija, zë një vend të diskutueshëm në kulturën popullore  – e përqeshur nga shumë njerëz. Por e nderuar nga një sërë grupimesh spirutualiste – dhe kjo ka ndodhur gjatë 2 shekujve të fundit. Megjithatë, historia e saj nuk është tërësisht e njohur, madje është e mbushur me mister.

    Reklama më e hershme e njohur për një tabelë Ouija u shfaq në një gazetë të Nju-Jorkut, në shkurtin e vitit 1891. Sipas Smithsonian, tabela premtonte t’u përgjigjej pyetjeve “për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen me një saktësi të jashtëzakonshme”. Dhe për të krijuar një marrëdhënie “mes të njohurës dhe të panjohurës, materiales dhe jo-materiales”.

    Në reklamë, thuhej se pajisja ishte verifikuar nga Zyra e Patentave, para se të hidhej në treg. Gjë që pretendohet se është e vërtetë. Tabela Ouija, u krijua nga magjepsja e njerëzve të epokës viktoriane pas spiritualizmit. Nuk qe diçka e pazakontë që amerikanët e shekullit XIX-të, të përpiqeshin dhe të komunikonin me të vdekurit.

    Vdekja dhe bota shpirtërore, qenë përqafuar si një pjesë e jetës normale të përditshme, një qëndrim që miratohej dhe nga Kisha. Në vitin 1848 spiritualizmi lulëzoi me ndihmën e motrave të njohura Foks nga Nju Jorku, të cilat pretendonin të ishin në kontakt me sferën e të mbinatyrshmes.

    Lufta Civile, i nixiti njerëzit të kërkonin spiritualistët që t’i ndihmonin ata të mbanin kontakte me të afërmit e tyre të vdekur. Edhe Meri Tod Linkoln, bashkëshortja e presidentit amerikan, u përpoq të kontaktonte me djalin e saj të vdekur.

    Siç shpjegon historiani i Ouija, Robert Mërç:”Komunikimi me të vdekurit ishte i zakonshëm, nuk shihej si diçka e çuditshme. Është e vështirë të imagjinojmë që sot e shohim atë pajisje dhe mendojmë “Pse po hap portat e ferrit?”. Një nga metodat për të folur me të vdekurit, ishte duke recituar alfabetin. Dhe duke pritur një trokitje kur ishte gërma e duhur.

    Një bisedë e zhvilluar në këtë mënyrë, do të ishte tepër e gjatë dhe e ndërlikuar. “Kennard Novelty Company” që njihet për thjeshtimin e mjeteve të komunikimit, doli në treg me tabelën e vet Ouija. Besohet se emri “Ouija” është një përzierje e fjalëve franceze dhe gjermane që do të thotë “po”. Megjithatë, siç e tregon studimi i Mërç, krijimi i këtij emri është shumë më misterioz.

    Me sa duket ishte vetë tabela Ouija, ajo që u ofroi emrin krijuesve të saj. Helen Peters, kunata e Elijah Bondit dhe bashkë-themeluesja e “Kennard Novelty Co”, ishte një spiritualiste e mirënjohur që e pyeti atë se çfarë emri duhet të mbajë. Fjala e fshehtë, që i tha tabela, do të thotë “Fat i mirë”.

    Pas dizajnimit të Ouija-s, shpikësit vazhduan të patentonin produktin. Nëpunësi i parë në Zyrën e Patentave nuk e mori fillimisht me seriozitet këtë kërkesë. Derisa tabela shkruajti emrin e saj në një demonstrim. Patenta nuk ofroi ndonjë shpjegim se si funksionon tabela Ouija. Ajo vetëm deklaronte se kjo e bën produktin edhe më misterioz dhe të tregtueshëm.

    “Ata qenë biznesmenë shumë të zgjuar”- thotë Mërç kur flet për shpikësit. “Në fund të fundit, ishte një gjenerator i madh parash. Ata nuk u shqetësuan pse njerëzit mendonin se ajo funksiononte”. Shpikja e tabelës Ouija, shoqërohet me shumë histori të çuditshme të rrëfyera në gazetat amerikane, disa prej të cilave përfshinin krime.

    Kishte raste kur njerëzit, pohonin se shpirtrat i kishin shtyrë të kryenin krime, pasi përdorën tabelën Ouija, për të komunikuar dëshirën e tyre. Për shembull, në vitin 1930, “New York Times” botoi një artikull që shtjellonte si një film horror ngjarjen. “Mbrojtjen e dy grave nga Bufalo në Nju Jork në gjyq për vrasjen e një gruaje, ku sërish ishte tabela e veçantë ajo që ua kishte kërkuar aktin kriminal”.

    Tabelat Ouija janë popullore ende sot, dhe disa psikologë besojnë vërtet se ato lidhin të njohurën dhe të panjohurën. Por duke i ekspozuar mendimet e pandërgjegjshme të pjesëmarrësve, në vend se të marrin informacione nga bota e përtejme./VintageNews – Bota.al

    —————–

    Lexo edhe:

    Pesë qytete legjendare të humbura, që nuk janë gjetur kurrë

    ObserverKult

  • Siguri më e lartë/ KFOR vendos tabela të reja në kufirin Kosovë–Serbi

    Siguri më e lartë/ KFOR vendos tabela të reja në kufirin Kosovë–Serbi

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja përgjatë Vijës Kufitare Administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Në një njoftim për mediat, KFOR-i bëri të ditur se kjo masë ndërmerret për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e kalimeve aksidentale.“Ushtarët e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja aktualisht po veprojnë përgjatë Vijës Kufitare Administrative, brenda zonës së përgjegjësisë së KFOR-it, për të instaluar tabela të reja. Për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit, këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.KFOR-i njofton se vendosja e tabelave do të vazhdojë për disa javë.Misioni i NATO-s ka përsëritur angazhimin e tij për të vepruar në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 dhe për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.Aktivitetet e tij përfshijnë patrullime të rregullta në veri të Kosovës dhe përgjatë kufirit me Serbinë, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur stabilitetin në rajon.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja përgjatë Vijës Kufitare Administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Në një njoftim për mediat, KFOR-i bëri të ditur se kjo masë ndërmerret për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e kalimeve aksidentale.“Ushtarët e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja aktualisht po veprojnë përgjatë Vijës Kufitare Administrative, brenda zonës së përgjegjësisë së KFOR-it, për të instaluar tabela të reja. Për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit, këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.KFOR-i njofton se vendosja e tabelave do të vazhdojë për disa javë.Misioni i NATO-s ka përsëritur angazhimin e tij për të vepruar në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 dhe për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.Aktivitetet e tij përfshijnë patrullime të rregullta në veri të Kosovës dhe përgjatë kufirit me Serbinë, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur stabilitetin në rajon.

  • Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, eksperti: Shkak për aksidente automobilistike

    Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, eksperti: Shkak për aksidente automobilistike

    Vendosja e gabuar e sinjalistikave rrugore në vend ngre shqetësime për mbarëvajtjen e udhëtimit në rrugët e Shqipërisë, si dhe për mirëqënien e përdoruesve të rrugëve.
    Eksperti rrugor, Islam Qibini, i ftuar në “Përballë Lajmit” në Klan News, shprehet se kjo vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë është dhe burim aksidenti. Sipas tij, segmentet rrugore në vend, kryesisht ajo e “Elbasan-Rrogozhinë”, për të cilën u ngrit shqetësimi më herët, kanë tabela të mbingarkuara. Një faktor i tillë kontribuon në shtimin e aksidenteve, pasi është e pamundur që brenda disa metrash, drejtuesit e mjeteve të zbatojnë tabelën detyruese.
    “Po qe një segment rrugor i cili ka patur problematika sa i përket sigurisë rrugore për aksidentet automobilistike, është një segment rrugor me tabela të mbingarkuara, e shpesh herë të panevojshme. Për arsye se, para se të vendosësh një tabelë sinjalistike vertikale ose horizontale, duhet bërë auditimi i këtij segmenti rrugor, me qëllim që ajo tabelë të vendoset të jetë e përshtatshme dhe efektive për parandalimin e aksidenteve automobilistike. Duke vendosur për shembull tabelën “Kujdes”, “Kthesë e dyfishtë”, ose “degëzim rruge”, duhet të vendoset dhe tabela “kufizim shpejtësie”, por jo një kufizim shpejtësie e cila është e bezdisshme. Jo vetëm për drejtuesit e mjetëve, por realisht nuk respektohet. Konkrete, nëse është rrugë interurbane dytësore, ku shpejtësia e lejuar është 10 km/h, por duke vendosur tabelën 20 km/h, ai nuk mund të reduktojë shpejtësinë në mënyrë të menjëhershme kur ndodhet para kësaj tabele detyruese. Në rast se kemi një drejtues që e respekton këtë tabelë, ai duhet të frenojë në mënyrë të tillë që bëhet pengesë, krijon fluks për qarkullimin rrugor ose bëhet shkak për aksident automobilistik”, tha ai.
    Qibini bën thirrje që për mirëvendosjen e sinjalistikës rrugore, duhet të ketë më patjetër një bashkëpunim të ngushtë midis Policisë Rrugore dhe specialistëve të Sigurisë Rrugore në vend.
    “Duhet bërë auditimi i segmentit rrugor nga specialistë të segmentit rrugor. Duhet të ketë patjetër një bashkëpunim midis Policisë Rrugore, së bashku dhe me specialistë të Sigurisë Rrugore, të cilët kanë njohuritë e domosdoshme për të vendosur tabelat”, u shpreh ai.
    Eksperti rrugor sugjeron që në segmentin “Elbasan-Rrogozhinë”, të rivendosen tabelat vertikale e horizontale të përshtatshme, me qëllim shmangien e aksidentëve.
    “Në këtë segment rrugor duhet ndërhyre për të rivendosur tabelat vertikale e horizontale të përshtatshme, me qëllim sigurimin rrugor. Shpesh herë në këtë segment rrugor kemi pasur aksidente me pasoja të rënda për jetën e shëndetin e qytetarëve”, tha Qibini.
    Segmente problematike mbeten dhe “Elbasan-Prrenjas”, apo dhe në qarkun Durrës.
    “Kemi gjithashtu dhe segmentin rrugor midis Elbasanit dhe Prrenjasit. Një segment rrugor ky i mbingarkuar të sinjalistikave jo të përshtatshme për sa i përket kufijve të lejuara të shpejtësisë. Gjithashtu edhe Durrësi. E aty, pa vajtur tek Shëmbi i Kavajës, në anë të një karburanti ka një tabelë për 30 km/h, gjë që ajo tabelë nuk respektohet, nuk ka se si të respektohet. Aty mund të vendosesh tabelë për shembull, kujdes se ka karburant, ose kur del nga karburanti duhet vendosur patjetër tabela “Stop””, sqaron ai.