Tag: syrit

  • Përkeqësohet situata te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen mbi 500 turistë, nisen drejt zonës dy avionë “Canadair”

    Përkeqësohet situata te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen mbi 500 turistë, nisen drejt zonës dy avionë “Canadair”

    Situata në Parkun e Syrit të Kaltër është përkeqësuar pas përhapjes së flakëve.

    Mbi 500 turistë janë evakuuar nga zona, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e vatrës.
    Aktualisht po operon një helikopter “Black Hawk” me hedhje të vazhdueshme uji. Zona është e mbuluar me pisha, çka e bën rrezikun për përhapje edhe më të madhe.
    “Nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi, zjarri mund të marrë përmasa katastrofike për zonën tonë,” deklaroi nënprefekti i Vlorës, Kristaq Kiço. Ai tha se që prej mëngjesit forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencës janë angazhuar për të frenuar përhapjen e flakëve, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta.
    Dy avionë “Canadair” janë nisur nga Greqia për të ndihmuar në shuarjen e vatrave në Leshnicë dhe pranë Syrit të Kaltër.
    Për shkak të situatës, është vendosur sërish bllokimi i rrugës nacionale drejt Qafës së Muzinës dhe po bëhet largimi i vizitorëve nga parku i Syrit të Kaltër.
    Nga ana tjetër, rreziku për fshatin Dhrovjan është shmangur, ndërsa flakët janë drejtuar drejt lartësisë së malit.
    Autoritetet po marrin masa për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në drejtim të Bashkisë së Dropullit.
    Vendi ynë ndodhet prej javësh në luftë me flakët pasi temperaturat e larta dhe erërat në disa zona favorizojnë përhapjen e zjarreve. Situata është veçanërisht kritike në jug të vendit.

    Top Channel

  • Përkeqësohet situata te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen turistët, nisen drejt zonës dy avionë “Canadair”

    Përkeqësohet situata te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen turistët, nisen drejt zonës dy avionë “Canadair”

    Situata në Parkun e Syrit të Kaltër është përkeqësuar pas përhapjes së flakëve.

    Turistët janë evakuuar nga zona, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e vatrës.
    Rreziku për fshatin Dhrovjan është shmangur, ndërsa flakët janë drejtuar drejt lartësisë së malit.
    Autoritetet po marrin masa për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në drejtim të Bashkisë së Dropullit.
    Një tjetër vatër zjarri gjendet pranë Syrit të Kaltër, ku aktualisht po operon një helikopter “Black Hawk” me hedhje të vazhdueshme uji. Zona është e mbuluar me pisha, çka e bën rrezikun për përhapje edhe më të madh.
    “Nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi, zjarri mund të marrë përmasa katastrofike për zonën tonë,” deklaroi nënprefekti i Vlorës, Kristaq Kiço. Ai tha se që prej mëngjesit forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencës janë angazhuar për të frenuar përhapjen e flakëve, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta.
    Dy avionë “Canadair” janë nisur nga Greqia për të ndihmuar në shuarjen e vatrave në Leshnicë dhe pranë Syrit të Kaltër.
    Për shkak të situatës, është vendosur sërish bllokimi i rrugës nacionale drejt Qafës së Muzinës dhe po bëhet largimi i vizitorëve nga parku i Syrit të Kaltër.
    Vendi ynë ndodhet prej javësh në luftë me flakët pasi temperaturat e larta dhe erërat në disa zona favorizojnë përhapjen e zjarreve. Situata është veçanërisht kritike në jug të vendit.

    Top Channel

  • Alarm në Parkun e Syrit të Kaltër, nënprefekti Kiço: Po presim avionët Canadair, nga terreni e vështirë! Era në disfavor

    Alarm në Parkun e Syrit të Kaltër, nënprefekti Kiço: Po presim avionët Canadair, nga terreni e vështirë! Era në disfavor

    Alarmante është situata në Parkun Natyror të ”Syrit të Kaltër”. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Vizitorët janë evakuar të gjithë, teksa një helikopter ndërhyn nga ajri, por disfavor mbetet depërtimi nga terreni për shkak të dendësisë së bimësisë. Nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço, i gjendur në aksion, tha se nuk mbante mend një situatë të tillë në Park dhe kjo ishte hera e parë. Gjithashtu pritet ndërhyrja me avion Canadair nga ajri.
    “Situatë e pafavorshme edhe për shkak të erës. Situatë e paërjetuar edhe më parë, e shihni edhe vetë forcën e saj, teksa edhe flakët fluturojnë deri në distancë 200 metra nga forca e erës. Personalisht nuk e kam përjetuar ndonjëherë. Jemi përqëndruar në fshatin Krongj, me forca të dislokuara, si dhe sot me helikopter të forcave të armatosura. Por edhe pse u mendua se u shua, vatrat u riaktivizuan, situata mbetet problematike. Parku Syrit të Kaltër nuk mbaj mend të jetë përfshirë ndonjëherë nga flakët në këto përmasa”, u shpreh nënprefekti.

    Kurse për planin operacional dhe ndërhyrjen, ai tha se presin avionin që t’i bashkohet helikopterit ushtarak. ”Nuk mund të operohet me forca tokësore me atë dendësi bimësh e terreni. Deri tani ka operuar një helikopter dhe jemi në pritje të avionëve canadair që i presim nga çasti në çast. Problem është se janë disa vatra zjarri, madje ka edhe nga ato që riaktivizohen. Një perimetër prej 50 km të paktën. Shfaqet sa në Mesopotam, në një fshat tjetër. Duhet treguar kujdes maksimal, jemi në terren 24 orë, por kushtet atmosferike, era dhe temperaturat e larta i kemi në disfavor”, përfundoi Kiço.

  • Kaos nga zjarri tek Syri i Kaltër, evakuohen turistët

    Kaos nga zjarri tek Syri i Kaltër, evakuohen turistët

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pranë zonës së Syrit të Kaltër në jug të vendit, duke rrezikuar drejtpërdrejt këtë monument natyror të mbrojtur. Burime të besueshme bëjnë me dije se të gjithë turistët janë evakuuar me shpejtësi nga zona për shkak të përhapjes së flakëve.
    Aktualisht në terren ndodhen vetëm efektivët e MZSH Finiq, ndërsa mungon mbështetja nga ajri, çka e vështirëson ndjeshëm përballimin e situatës.
    Nëse nuk ndërhyhet urgjentisht me helikopterë ose avionë zjarrfikës, ekziston rreziku real që zjarri të prekë vetë burimin e Syrit të Kaltër dhe biodiversitetin përreth tij. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për gjendjen në terren.

  • Zjarr afër Syrit të Kaltër/ Evuakohen turistët, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

    Zjarr afër Syrit të Kaltër/ Evuakohen turistët, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

    Një vatër zjarri është aktivizuar afër Syrit të Kaltër në Sarandë.
    Mësohet se prej zjarrit, rrezikohet monumenti natyror.
    Turistët janë evakuuar, teksa në terren ndodhen vetëm zjarrfikësit e MZSH Finiq. Pa ndërhyrje nga ajri, shpëtimi i Syrit të Kaltër bëhet i pamundur.

  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, turistët evakuohen, në rrezik parku rreth burimit

    Zjarr pranë Syrit të Kaltër, turistët evakuohen, në rrezik parku rreth burimit

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pranë zonës së Syrit të Kaltër në jug të vendit, duke rrezikuar drejtpërdrejt këtë monument natyror të mbrojtur. Burime të besueshme bëjnë me dije se të gjithë turistët janë evakuuar me shpejtësi nga zona për shkak të përhapjes së flakëve.
    Aktualisht në terren ndodhen vetëm efektivët e MZSH Finiq, ndërsa mungon mbështetja nga ajri, çka e vështirëson ndjeshëm përballimin e situatës.
    Nëse nuk ndërhyhet urgjentisht me helikopterë ose avionë zjarrfikës, ekziston rreziku real që zjarri të prekë vetë burimin e Syrit të Kaltër dhe biodiversitetin përreth tij. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për gjendjen në terren.
    gijotina.com/

  • Bardhyl Oseku: Eja, i përgjërohej të dashurës…

    Bardhyl Oseku: Eja, i përgjërohej të dashurës…

    Poezi nga Bardhyl Oseku

    EjaI përgjërohej të dashurësEjaDhe në qerpikun e syrit timThure folenë e dashurisëSyri im i kaltër të bëhet qielli ytDiell dashurie do të jetë drita e syrit timShikimi im i ngrohtë të bëhet pranverë e zemrës sateLotët e mi të bëhen ujvarë e ëndrrave tuaEjaMos e bjerr kohën në shkurtësinë e kësaj jeteMos ua vër veshin fjalëve të predikuesve me fytyra e zemra të akulltaTa dishParajsa apo e kundërta e saj njerëzve në këtë botë u varet në qafë.

    ObserverKult

    ———————-

    Lexo edhe:

    MË DO, MË PUTH EDHE KUR FLE?… POEZI NGA BARDHYL OSEKU

    E dashuronte.Çdo natë, kur të dashurën e zinte gjumi,e priste hënën të zbriste në dritare.Nën rrezet e sajbutësisht ia puthte duart, sytë, tërë trupin.Një natë, për çudi,fshehtësia e dashurisë ia nxori gjumin.Më do, më puth edhe kur fle?

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

    Lexo edhe:

    BARDHYL OSEKU: KUR TI QAN

    Kur ti qanTë gjitha frutat kalben në degët e pemëveKur ti qanShterojnë të gjitha pusetKur ti qanAkrepat e orëve ndryshkenKur ti qanZogjtë harrojnë këngën dhe fluturimin…

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

  • Adoleshentja tentoi t’i jepte fund jetës – Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë

    Adoleshentja tentoi t’i jepte fund jetës – Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.
    Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit.

    Mësohet se e reja është nga një fshat i Vlorës dhe ka qenë tek gjyshërit në lagjen ‘Kushtrimi’, ku dhe është vetëplagosur me armë tip pistoletë.
    Sipas bluzave të bardha 17-vjeçaraja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma.
    Sipas mjekëve ka dy dëmtime në kokë një në pjesën e syrit afër temthit dhe një në pjesën sipër kokës ku dhe plumbi ka dalë.
    Sipas mjekëve 17-vjeçarja është e intubuar, ndërsa qëndrimi i saj ende në jetë është për shkak se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka hemorragji.
    Pritet dërgimi i saj drejt spitalit të Tiranës. Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje familjarët, e paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

  • Tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares

    Tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.

    Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
    Mësohet se e reja është nga një fshat i Vlorës dhe ka qenë tek gjyshërit në lagjen ‘Kushtrimi’, ku dhe është vetëplagosur me armë tip pistoletë.
    Sipas bluzave të bardha 17-vjeçaraja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma.
    Sipas mjekëve ka dy dëmtime në kokë një në pjesën e syrit afër temthit dhe një në pjesën sipër kokës ku dhe plumbi ka dalë.
    Sipas mjekëve 17-vjeçarja është e intubuar, ndërsa qëndrimi i saj ende në jetë është për shkak se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka hemorragji.
    Pritet dërgimi i saj drejt spitalit të Tiranës.
    Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje familjarët, e paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

    Top Channel