Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka reaguar zyrtarisht këtë të martë, duke deklaruar se prej një kohe të gjatë është bërë shënjestër e një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të cilat, sipas institucionit, synojnë dëmtimin e imazhit dhe pengimin e punës së tij.
Në njoftimin për mediat, AZHBR bën me dije se ka depozituar kërkesë pranë organeve kompetente, duke kërkuar që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet në mënyrë ligjore dhe përgjegjësit të mbajnë pasojat që parashikon ligji.
Institucioni thekson se mbetet i hapur për çdo qytetar, ekspert të fushës apo gazetar që kërkon informacion mbi aktivitetin dhe programet që menaxhon. Sipas AZHBR-së, transparenca dhe bashkëpunimi me publikun janë pjesë thelbësore e punës së përditshme.
“Do të vazhdojmë të veprojmë me integritet dhe profesionalizëm, duke çuar përpara misionin tonë në shërbim të komunitetit bujqësor dhe zhvillimit rural,” thuhet në deklaratë.
Tag: synojnë
-

“Fushatë e koordinuar sulmesh ndaj institucionit“/ AZHBR reagon pas akuzave: Synojnë dëmtimin e imazhit
-

Pretendentët për postin e kreut të BKH-së, dalin disa emra që synojnë vendin e Aida Hajnajt
Prej datës 6 qershor ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për drejtimin e BKH, ndërkohë burimet nxjerrin disa nga pretendentët kanë shfaqur interes.
Oficeri i karrierës në Polici Gentian Ndoi, i cili prej 25 vitesh në policinë shqiptare njihet për rekordet hetimore një ndër to drejtimi i OFL, ndërsa ka paraqitur interes minutat e fundit si pretendent.
Aktualisht Zoti Ndoi është pjesë e drejtorisë hetimore, departamenti i policisë kriminale në Policinë e Shtetit dhe siç pranohet nga Policia ai mban detyrën e drejtorit të Krimit ekonomiko Financiar.
Siç bëhet me dije pranë Spak zyrtari i policisë ka preferuar momentin e fundit për ta dorëzuar shprehjen e interesit për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, mbasi Aida Hajnajt po i përfundon mandati.
Ndërsa dy nga konkurrentët janë pjesë aktuale e BKH, si Joni Keta zv. drejtor aktual i BKH i cili së fundmi është shfaqur krah prokurorëve të posaçëm në konferencat me partnerët ndërkombëtare në mbyllje të dy operacioneve dhe Elton Kërluku hetues i BKH në sektorin e krimit ekonomiko financiar.
Kërluku nga burime të afërta pranë tij e kishte shprehur edhe më herët dëshirën për drejtimin e BKH që e siguroi zonja Hajnaj, por ishte tërhequr në momentin e fundit.
Të tjerë hetues të BKH me detyrë aktuale pritet të jenë futur në garë, por emrat e tyre janë të pakonfirmuar. Një ndër ta Z. Mentor Cuku oficer pranë BKH dhe me një karrierë të gjate në organet e drejtësisë mohoi të ketë dorëzuar kandidaturën.
Një tjetër garues është ish drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano, i cili ka pranuar për mediat se synon BKH.
Po ashtu në këtë listë është edhe emri i Marinela Pilincit, oficere e policisë gjyqësore në prokurorinë Korçë, me formim juriste.
Komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ka dalë ende me një njoftim publik për të treguar se kush tjetër është në listën e pretendentëve qe synojnë të drejtojnë BKH. -

Londra godet rëndë Kremlinin me 100 sanksione të reja, synohet ushtria dhe ekonomia
Britania ka njoftuar të martën sanksione të reja kundër Rusisë, që synojnë sektorët ushtarak, energjetik dhe financiar, duke rritur kështu presionin ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.
Sipas autoriteteve britanike, Reuters raporton se 100 sanksionet e reja vijnë pas sulmeve ruse me dron të fundjavës ndaj qyteteve ukrainase, që përbëjnë sulmin më të madh me dronë në këtë luftë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se masat e reja synojnë zinxhirët e furnizimit të sistemeve të armëve ruse, përfshirë raketat Iskander, operacionet e informacionit të financuara nga Kremlini, institucionet financiare që ndihmojnë në shmangien e sanksioneve si dhe anijet në të ashtuquajturën “flotë hije” të Rusisë për transportin e naftës.
“Ne i bëjmë thirrje presidentit rus Vladimir Putin të pranojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte menjëherë, në mënyrë që të ketë hapësirë për bisedime mbi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” ka deklaruar ministri i Jashtëm britanik David Lammy, duke shtuar se vendi ka qenë i qartë se vonesa ruse për përpjekje për paqe, “vetëm do ta forcojë vendosmërinë”.
“Ne kemi qenë të qartë se vonimi i përpjekjeve për paqe vetëm do të forcojë vendosmërinë tonë për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe për të përdorur sanksionet tona për të kufizuar makinerinë e luftës së Putinit,” është shprehur Lammy.
-

Rijetësimi i ish-Uzinës së Autotraktorëve, Kryeministri: Plotësojmë nevojat për FA, Policinë dhe zjarrfikësen
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë, i cilësoi spekulimet se do të jetë një vatër rreziku për njerëzit, një çmenduri. Kryeministri tha me projektet e reja synojnë që të rijetësojnë infrastrukturën e vjetër të mbetur jashtë funksionit. Rama tha se synojnë që të ndërtojnë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e Forcave të Armatosura, të forcave policore, zjarrfikësve, por edhe për eksport
“Bëhet fjalë për një zhvillim pozitiv për FA, për ekonominë tonë kombëtare dhe komunitetin këtu, pasi në kuadrin e Rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër të mbetur jashtë funksionit, si kjo këtu, apo siç ishte infrastruktura e kompleksit industrial të Rubikut apo të tjera, ku synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e FA, të Policisë, të zjarrfikëses por edhe për eksport. Kjo do të bëjë se rritja e përvitshme e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë kombëtare, përmes krijimit të këtyre hallkave të reja, të krijohen vende të reja pune të mirëpaguara për teknikë dhe ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisht që përmes këtij procesi të stimulojmë teknologjinë e inovacionit”, tha Rama. -

“Kësaj elite politike po i vjen fundi”, Minxhozi: Partitë e vogla, synojnë “të hanë në trupin” e PD!
Analisti Skënder Minxhori, komentoi fushatën elektorale, dhe zgjedhjet e 11 majit. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se qeveria po arrin të mbahet edhe këtë herë, dhe se kundërshtarin e ka shumë më të vogël. Ndërsa nënvizoi se partitë e vogla, sipas tij po synojnë të marrin nga PD.
“Unë them që ndodhemi në fundin e rrugës. Fundi i rrugës ka kohë që po shpërfaqet. Fundi i rrugës i kësaj elite politike…Fenomeni për shkaqe të kuptueshme nuk ka filluar në atë pjesë të shtëpisë që është në pushtet, por në atë pjesë së shtëpisë së vjetër që është në opozitë. Qeveria ende po mbahet edhe këtë radhë. Ka një pushtet të pakufishëm, kundërshtarin e ka shumë të vogël. Partitë të vogla që synojnë të hanë në trupin e PD. LSI që është avulluar komplet. Partitë e reja po gjejnë hapësira dhe vota të paktën për momentin”, tha Minxhozi. -

Plani i rritjes, 31 reformat e Shqipërisë
Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë deri në vitin 2027, për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në dispozicion të Shqipërisë janë 922 milionë euro në dy vitet në vijim, por kushtet për alokimin e tyre synojnë disa reforma që janë më të efektshme se sa…

