Tag: synojmë

  • “Ne nuk synojmë civilët”, Pakistani: Do të godasim vetëm objektivat ushtarake në Indi

    “Ne nuk synojmë civilët”, Pakistani: Do të godasim vetëm objektivat ushtarake në Indi

    Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, tha se Pakistani do të godasë vetëm objektiva ushtarake në Indi, jo civilë.

    “Ne kurrë nuk do të synojmë civilët”, tha ai në një intervistë në kanalin pakistanez të lajmeve Geo News kur u pyet për sulmin ndaj Indisë.
    “Ne do t’i përmbahemi ligjit ndërkombëtar. Ne do ta përmbajmë këtë konfrontim ndërkombëtar vetëm në objektivat ushtarake.”, theksoi ai.
    India tha se kreu sulme “precize” kundër “terroristëve” pas një sulmi në Kashmirin, e administruar nga India, dy javë më parë, kur u vranë 26 turistë hindu.
    India tha më herët se dy ose tre të dyshuar të atij sulmi ishin shtetas pakistanezë, por nuk dhanë detaje apo ndonjë dëshmi. Pakistani ka mohuar se është i përfshirë në këtë sulm.
    Ushtria pakistaneze tha se vetëm civilë u vranë gjatë sulmeve ajrore të 7 majit, duke shtuar se numri i viktimave është 26, ndërkaq 46 të tjerë janë plagosur.

    Top Channel

  • 11 Maji, Sako: Në Durrës synojmë 9 mandate, potencial i madh vota e diasporës

    11 Maji, Sako: Në Durrës synojmë 9 mandate, potencial i madh vota e diasporës

    Kryebashkiakja e Durrësit, njëkohësisht drejtuese politike e PS në të njëjtin qark, Emirjana Sako ka bërë me dije se Partia Socialiste synon të marrë 9 mandate në zgjedhjet e 11 majit, nga 14 që janë në total.
    E ftuar në studio e emisionit “Ngjarja Kryesore” në RTSH, Sako tha se për të arritur 9 mandate në qarkun e Durrësit, nevojitet që PS të marrë 18 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021, kur në këtë qark ishte në listën e kandidatëve për deputetë edhe kryeministri Edi Rama.
    Për të arritur këtë numër votash, Sako u shpreh se përveç mbështetjes brenda vendit, PS shpreson për një votëbesim të gjerë edhe nga diaspora, teksa shtoi se kjo forcë politike gëzon një mbështetje e 60% të atyre që do të votojnë në këtë qark.
    “Ne kemi një listë kandiatësh shumë konkurruese, kemi figura që kanë eksperiencën e të qenit në parlament, qoftë edhe pjesë e fushatës. Kemi edhe figura që kanë ardhur nga propozimet e strukturave të PS që kanë patur rezultate pozitive, kemi figura që vijnë nga platforma “Deputeti që duam”, por kemi zgjedhur edhe profesionistë të lirë, individë që vijnë nga bota e sipërmarrjes dhe biznesit. Ne synojmë 9 mandate dhe kjo kërkon që të kemi rritje të numrit të votave krahasuar me vitin 2021. Ne kemi bërë kalkulimet dhe duhen rreth 18 mijë vota plus nga viti 2021 dhe do i kemi nga votuesit që janë në Shqipëri, por kemi edhe një potencial shumë të madhe me votën e diasporës, ku kemi besim se do kemi një mbështetje diku te 60% të atyre që do votojnë për qarkun e Durrësit”, u shpreh Sako.

  • “Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë armësh”, Rama: Synojmë të rrisim pagat çdo vit për Forcat e Armatosura

    “Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë armësh”, Rama: Synojmë të rrisim pagat çdo vit për Forcat e Armatosura

    “Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe për eksport. Do të thotë një front i ri punësimi, se këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë e cila do të jetë e mirëpaguar dhe e treta shumë e rëndësishme, që duke zhvilluar këtë industri ne nuk rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare
    Synojmë të rrisim pagat çdo vit, kjo ka sjelle një rritje të interest për tu bërë pjesë e Forcat Armatosura. Kemi investuar në disa gjëra bazike por filozofia jonë tani është investojmë për të fituar dhe për të riinvestuar
    Dronë inteligjentë, fjala e fundit e shkencës dhe janë risia më e madhe sot në sektorin e mbrojtjes. Tjetra që është shumë e rëndësishme, këto qendra te industrisë ushtarake do jenë të ndara sipas kapaciteteve dhe profileve”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Rama nga Cërriku: Në 2030 synojmë pensionin minimal 200 euro

    Rama nga Cërriku: Në 2030 synojmë pensionin minimal 200 euro

    Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Cërrik për të zhvilluar një takim me fermerët e zonës.Gjatë fjalës së tij, ai ka folur për pensionet, teksa tha se në 2030, synojnë pensionin minimal 200 euro.
    “Sot ka pensionistë që për të njëjtën vite pune marrin pensione të ndryshme në varësi të reformës. Një nga politikat më kriminale, të kënetës, u bë një mbyllje masive e aseteve të Shqipërisë dhe u nxorën njerëzit në rrugë dhe që 40 vjeç u shpallën pensionistë. U nxor me një vendim që pensioni më i lartë ishte 200 mijë lek. Të tjerat ishin qesharake. Kjo krijoi një masë të madhe njerëzish që u shpallën pensionistë dhe puna e tyre nuk konsiderua dhe niveli i punës në të zezë katastrofik.Kjo situatë u mbajt deri në 2014 kur ne e hoqëm tavanin dhe thamë pensioni është ajo që ke kontribuar në vite. Na ra goja duke thënë, mos e hani karamelen që duket e ëmbël, të marrjes së pagave në dorë. Të duket sikur merr pak më shumë, do i bësh vetes gropën kur të dalësh në pension. Kjo ka sjellë të rritet në mënyrë të ndjeshme kontributi në sigurimet shoqërore. Në 2030, synojmë pensionin minimal 200 euro. Ajo që thatë ju. Ju që jeni këtu dhe ato që janë pranë pensionit, keni një kapacitet financiar, nuk e kanë pensionistët e qytetit. Keni kapacitet ekonomik. I them atyre që thonë po vdesin për bukë. Kush flet kështu nuk njeh fshatin, ata që janë aty punojnë fort. Ju punoni fort. Në të gjitha rastet duam një pension minimal, të jetë garanci”, tha Rama.

  • Kumbaro: Synojmë rezultatin 4 me 0 në Gjirokastër

    Kumbaro: Synojmë rezultatin 4 me 0 në Gjirokastër

    Partia Socialiste synon të fitojë të gjitha mandatet në qarkun e Gjirokastrës. Drejtuesja e PS në këtë qark, Mirela Kumbaro, tha në fjalën e saj në çeljen e fushatës së PS, se 3 mandate i kanë të siguruar, por synojnë mandatin e 4 për një rezultat historik 4 me 0.“Kemi 12 vjet që punojmë, por ndryshe nga fjalimet ne në qarkun e Gjirokastrës flasim me zemër, me këngë, pasion dhe sidomos me punë. Sepse nuk mund të jetë tjetër mbi Gjirokastrën me 7 bashkitë e veta që sot është modeli më i artë se çfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizioni i Kryeministrit Edi Rama. Çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët, kur ju jep dorën pikën e floririt ta kthejnë në mal. Do marrim më shumë se në 2021, më shumë se në 2023, kemi blinduar 3 mandate dhe synojmë mandatin e 4 për një mandat historik 4 me 0”, u shpreh Mirela Kumbaro.
    Më 11 Maj 2025, mbahen zgjedhjet parlamentare. PS synon mandatin e 4 qeverisës. Ndërsa qarku i Gjirokastrës prodhon 4 mandate deputetësh gjithsej.

  • Gjirokastra sot zemra e turizmit/ Kumbaro: Synojmë rezultat historik 4 me 0

    Gjirokastra sot zemra e turizmit/ Kumbaro: Synojmë rezultat historik 4 me 0

    Mirela Kumbaro, drejtuesja e qarkut të Gjirokastrës u shpreh në celje të fushatës se pa asnjë dilemë PS ne keto zgjedhje do te marrë më shumë vota se 2021 e 2023, po synojmë rezultat historik 4 me zero”.
    “Nga Gjirokastra ku ne si numri 5 i PS, jemi 5 shokë, me Anilën nga lugina e Përmetit, Shyqyriun nga Memaliaj, me Tërmet Pecin nga zemra e labërisë dhe Pirro Dhimën nga zemra e Lunxhërisë. Nuk ka asnjë dyshim se këtë këngë sot nuk e kemi bërë për këtë ditë, ka kohë që e këndojnë sepse kemi 12 vjet që punojmë. Ne në Gjirokastër flasim me zemër e pasion. Nuk mund të jetë tjetër, Gjirokastra modeli më i artë se cfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizioni i kryeministrit Rama. Gjirokastra sot zemra e turizmit. Pa asnjë dilemë do marrim më shumë vota se 2021 e 2023, po synojmë rezultat historik 4 me zero”,-përfundoi Kumbaro.

  • Rama në Durrës: Synojmë 1 milionë vota me 11 maj, ndërsa 9 mandate do ti fitojmë në këtë qark

    Rama në Durrës: Synojmë 1 milionë vota me 11 maj, ndërsa 9 mandate do ti fitojmë në këtë qark

    Kryeministri Edi Rama tha sot në Durrës se Partia Socialiste synon të marrë 1 milionë vota në zgjedhjet e 11 majit, përfshi edhe ato të emigrantëve.
    Rama gjatë një takimi në Durrës, theksoi se në këtë qark PS synon 9 mandate deputetësh. Ai shtoi se sot PS është në momentin dhe kohën e duhur, njëlloj si PD në mars të vitit 1992, kur u votua masivisht për të mbyllur 50 vite të komunizmit.

    ”Në vitin 1992, jo të gjithë ishin me PD, por e votuan masivisht pasi donin të mbyllnin atë faqe. Por në mars ’92 shqiptarët llogarinë me historinë e bënë si duhet dhe e votuan masivisht. Sot ne kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë një votë përtej mbështetësve natyralë dhe tradicionalë të PS. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë vota, por 1 milionë, duke përfshirë dhe emigrantët’‘, tha Rama.

  • Rama në takim me të rinjtë e Durrësit, sulmon opozitën: Nuk i kemi as përballë, janë mbrapa!

    Rama në takim me të rinjtë e Durrësit, sulmon opozitën: Nuk i kemi as përballë, janë mbrapa!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Partia Socialiste synon 1 milion vota në zgjedhjet e 11 Majit. Sakaq nuk munguan as sulmet ndaj opozitës, ku tha “ne nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa”.
    Pjesë nga fjala e Ramës:“Llogarinë do e bëjnë shqiptarët më 11 maj, ashtu siç duhet. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë, por n1 milion vota. Ai duhet të jetë limiti që ne duhet të synojmë. Duhet të dalim nga 11 maji me më shumë se 900 mijë vota. Është e lehtë ta thuash por e vështirë ta bësh.  Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e nëntë të deputetit në Durrës. Vëni çmosh që bashkëmoshatarët tuaj të vijnë të votojnë dhe të marrin pasaportën.
    Realisht nuk ia vlen të diskutojmë… nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa. Na gjurmojnë më britma dhe gërhima. Kam bindjen që ata maksimumi e mundshëm e morën në 2021 dhe nuk do arrijnë më shumë se ai rezultat. Ndërsa ne nuk e kemi marrë ende maksimumin. Uroj që siç ka ndodhur në të shkuarën, edhe në zgjedhjet që vijnë, Durrësi të jetë një shembull domethënës i fitores.”
     

  • “Më 11 maj të synojmë 1 mln vota”, Rama: Opozita maksimumin e  mori në 2021! Tani na gjurmojnë më britma dhe gërhima, por…

    “Më 11 maj të synojmë 1 mln vota”, Rama: Opozita maksimumin e mori në 2021! Tani na gjurmojnë më britma dhe gërhima, por…

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.
    Ai tha se PS synon 1 milion vota në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Sakaq nuk munguan as sulmet ndaj opozitës, ku tha “ne nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa”.
    Ndër të tjera kreu i qeverisë u bëri thirrje të rinjve të votojnë për të marrë pasaportën e BE.
    “Llogarinë do e bëjnë shqiptarët më 11 maj, ashtu siç duhet. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë, por 1 milion vota. Ai duhet të jetë limiti që ne duhet të synojmë. Duhet të dalim nga 11 maji me më shumë se 900 mijë vota. Është e lehtë ta thuash por e vështirë ta bësh. Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e nëntë të deputetit në Durrës. Bëni çmosh që bashkëmoshatarët tuaj të vijnë të votojnë dhe të marrin pasaportën. Realisht nuk ia vlen të diskutojmë… nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa. Na gjurmojnë më britma dhe gërhima. Kam bindjen që ata maksimumi e mundshëm e morën në 2021 dhe nuk do arrijnë më shumë se ai rezultat. Ndërsa ne nuk e kemi marrë ende maksimumin.
    Uroj që siç ka ndodhur në të shkuarën, edhe në zgjedhjet që vijnë, Durrësi të jetë një shembull domethënës i fitores.”, tha ai.

  • “Në 11 maj synojmë 1 mln vota”, Rama takim me të rinjtë e Durrësit, sulmon opozitën: Nuk i kemi as përballë, janë mbrapa!

    “Në 11 maj synojmë 1 mln vota”, Rama takim me të rinjtë e Durrësit, sulmon opozitën: Nuk i kemi as përballë, janë mbrapa!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.

    Ai tha se PS synon 1 milion vota në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Sakaq nuk munguan as sulmet ndaj opozitës, ku tha “ne nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa”.
    Ndër të tjera kreu i qeverisë u bëri thirrje të rinjve të votojnë për të marrë pasaportën e BE.
    “Llogarinë do e bëjnë shqiptarët më 11 maj, ashtu siç duhet. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë, por n1 milion vota. Ai duhet të jetë limiti që ne duhet të synojmë. Duhet të dalim nga 11 maji me më shumë se 900 mijë vota. Është e lehtë ta thuash por e vështirë ta bësh.  Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e nëntë të deputetit në Durrës. Vëni çmosh që bashkëmoshatarët tuaj të vijnë të votojnë dhe të marrin pasaportën. Realisht nuk ia vlen të diskutojmë… nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa. Na gjurmojnë më britma dhe gërhima. Kam bindjen që ata maksimumi e mundshëm e morën në 2021 dhe nuk do arrijnë më shumë se ai rezultat. Ndërsa ne nuk e kemi marrë ende maksimumin.
    Uroj që siç ka ndodhur në të shkuarën, edhe në zgjedhjet që vijnë, Durrësi të jetë një shembull domethënës i fitores.”, tha ai.

    Top Channel