Tag: synojmë

  • “Është koha të ngjitemi në katërshe dhe të synojmë një vend në Champions League sezonin tjetër”

    “Është koha të ngjitemi në katërshe dhe të synojmë një vend në Champions League sezonin tjetër”

    1 Dhjetor 2025

    15:20

    Telesport

    Mason Mount i ka sfiduar shokët e tij të ekipit të Manchester United të nisin ngritjen drejt majave pas fitores së tyre 2-1 ndaj Crystal Palace të dielën në Premier League.
    Mount shënoi golin e dytë të United për të siguruar të tre pikët dhe gjithashtu luajti 90 minutat e tij të para të plota në Premier League që kur u bashkua nga Chelsea në vitin 2023.
    “Jam ndjerë mirë gjatë gjithë sezonit. Pata një parasezon të mirë, kam punuar shumë në stërvitje çdo javë dhe jo vetëm unë, por si grup kemi qenë në këtë drejtim,” tha Mount.
    Më tej, ai shtoi: “Ka pasur ulje-ngritje, por jemi në një pozicion shumë më të mirë: unë personalisht dhe ne si grup. Vërtet duhet të nisim tani dhe të fitojmë më shumë ndeshje”.
    “Kjo është gjëja më e rëndësishme, të fitojmë. Sigurisht, ky kishte një rezultat i vështirë në ndeshjen e fundit, por të ktheheshim dhe të fitonim ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. Është koha të nisim vërtet tani dhe të synojmë atë pozicion në katër të parët“, tha Mount.

  • FIA rihapi titullin e Formula 1 duke e përjashtuar, Norris: Zhgënjyese, të humbasësh pikë kështu

    FIA rihapi titullin e Formula 1 duke e përjashtuar, Norris: Zhgënjyese, të humbasësh pikë kështu

    Lando Norris nuk e fshehu zhgënjimin pas skualifikimit në Las Vegas nga FIA. “Është frustruese të humbasësh kaq shumë pikë në këtë mënyrë. Si skuadër, ne synojmë gjithmonë të arrijmë performancën maksimale, dhe sot (dje) qartësisht nuk arritëm të gjenim ekuilibrin e duhur. Asgjë nga ato që mund të bëj tani nuk e ndryshon situatën, tashmë fokusi zhvendoset te Katari, ku do të synojmë të japim performancën më të mirë të mundshme në çdo sesion”, deklaroi piloti i MekLarenit, i cili komentoi edhe verdiktin e pistës.
    “Nuk ishte gara ime më e mirë, por s’kam asgjë për të thënë: nëse ai që fiton e mbyll garën me një avantazh prej njëzet sekondash, do të thotë se ka qenë më i miri”, tha ai.

  • “Vitin e ardhshëm synojmë mbylljen e kapitujve”, Rama për anëtarësimin në BE: Mbeten 5 të fundit

    “Vitin e ardhshëm synojmë mbylljen e kapitujve”, Rama për anëtarësimin në BE: Mbeten 5 të fundit

    “Shqipëria i la stafetën Danimarkës e cila organizoi Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku ne ishim përsëri aktiv në bisedime për të ardhmen e kontinentit. Të barabartë mes të barabartëve, teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka vazhdon në vazhdën rekord.
    Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe të disa bashkive të tjera do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues të atyre që u larguan për t’u bërë deputetë, apo për arsye të tjera. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale, ndërsa ato në Tiranë janë të jashtëzakonshme për disa arsye dhe jo thjesht se Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe lokomotiva e ekonomisë sonë.
    Tirana mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të lidhur me drejtësinë. Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, ku vazhdon të mbahet ende prej gati 8 muajsh, përmes një procesi me standarde që, për ta thënë butë, janë të dyshimta. Por ama, ndërkohë, Tirana nuk mund të presë dhe kush thotë të kundërtën thjesht nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë e Shqipërisë të ecë me ritmin e duhur“, tha Rama.

    Top Channel

  • Rama për anëtarësimin në BE: Vitin e ardhshëm synojmë mbylljen e kapitujve

    Rama për anëtarësimin në BE: Vitin e ardhshëm synojmë mbylljen e kapitujve

    “Shqipëria i la stafetën Danimarkës e cila organizoi Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku ne ishim përsëri aktiv në bisedime për të ardhmen e kontinentit. Të barabartë mes të barabartëve, teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka vazhdon në vazhdën rekord.
    Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe të disa bashkive të tjera do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues të atyre që u larguan për t’u bërë deputetë, apo për arsye të tjera. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale, ndërsa ato në Tiranë janë të jashtëzakonshme për disa arsye dhe jo thjesht se Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe lokomotiva e ekonomisë sonë.
    Tirana mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të lidhur me drejtësinë. Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, ku vazhdon të mbahet ende prej gati 8 muajsh, përmes një procesi me standarde që, për ta thënë butë, janë të dyshimta. Por ama, ndërkohë, Tirana nuk mund të presë dhe kush thotë të kundërtën thjesht nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë e Shqipërisë të ecë me ritmin e duhur“, tha Rama.

  • Dinamo, Dita para ndeshjes në Europë: Synojmë fitoren!

    Dinamo, Dita para ndeshjes në Europë: Synojmë fitoren!

    Bruno Dita, lojtari i Dinamos, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Atletic Descaldes në Conference League. “E vështirë të shihja nga stoli ndeshjen e parë? Të them të drejtën është e vështirë se të gjithë vitin ne luajmë për këto ndeshjet e Europës. Paraqitja në këto ndeshje është reklama më e mirë për çdo futbollist. […]

  • PS me 83 mandate, Peleshi: Rrezikohemi nga arroganca, të synojmë konsensusin

    PS me 83 mandate, Peleshi: Rrezikohemi nga arroganca, të synojmë konsensusin

    Në legjislaturën e re parlamentare mazhoranca socialiste rrezikon të bjerë pre e arrogancës së mandateve të veta. Këtë e pohon edhe kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi në një intervistë për A2CNN.
    83 deputetët socialistë, një votë larg shumicës të cilësuar, sipas tij, nuk duhet të miratojnë të vetëm ndryshimet që Kodin Elektoral.
    “Numrat e shumtë, 83 afër shumicës të cilësuar, të jep një siguri, por sfida kryesore si të shmangesh arrogancën e numrave. Ai është një rrezik që qëndron gjithmonë pranë nesh, kur e di se ke numrat për të miratuar edhe ligje që s’ta bënë të nevojshme t’i shtrish dorën opozitës. Unë do të uroja që ne duhet të synojmë të kemi konsesus edhe nga opozita për ndryshimet e kodeve zgjedhoreapo kodeve të tjera”, tha Peleshi.
    Por nëse vullneti për dialog politik shfrytëzohet nga kundërshtari për të penguar procesin e integrimit në BE, Peleshi mendon se mazhoranca duhet të miratojë çdo nismë, edhe e vetme, që e afron vendin me Brukselin, pavarësisht nëse do jetë dakord apo jo PD.
    “Ne do të synojmë që të kemi sa më shumë konsensus nga radhët e opozitës, kjo është e rëndësishme, por nuk është më e rëndësishme se sa mbajtja e ritmit të anëtarësimit, që do të thotë nëse nuk ka vullnet politik, nëse nuk ka bashkëpunim dhe nëse ne i kemi numrat, e thënë në mënyrë popullore, ne do të ecim përpara se nuk mund ta komprometojmë procesin e integrimit europian për shkak të axhendës së opozitës. Së pari përulemi përpara ëndrrës europiane”, shton Peleshi.
    Për këtë arsye sipas burimeve brenda grupit, socialistët po mendojnë që komisionin antikorrupsin të drejtuar nga Fatmir Xhafaj ta kthejnë në një mekanizëm të përhershëm parlamentar, për të evituar në këtë mënyrë edhe bojkotimin e opozitës. Në këtë valë ndryshimesh në Kuvend pritet të preken edhe komisione të tjera parlamentare. Vetë Peleshi nuk e konfirmon pavarësisht se do të ishte dakord për superkomisionin e kolegut Xhafaj.
    “Komisioni Antikorrupsion është i jashtëzakonshëm për nga rëndësia për ta çuar në një nivel tjetër atë që bëmë më reformën në drejtësi, për ta mbrotjur dhe për ta konsoliduar këtë reformë të paprekur. Dhe për ta plotësuar sepse  Antikorrupsioni nuk luftohet vetëm me represion, por edhe me modernizim, derregullim, me rishikim të procedurave. Na duhet të mbajmë gjithmonë një vështrim, si syri i këtij komisioni që mbase mund ta meritojë të jetë i përhershëm, por mos e merrni si lajm se nuk e kam për ta ndarë si lajm”, tha ai.
    Peleshi do të ketë në grup parlamentar 54 kolegë të rinj, disa prej të cilëve më të votuarit brenda radhëve të socialistëve. Ai i mbron përballë sulmeve politike për lidhje me grupet kriminale, por nuk e fsheh që mungesa e eksperiencës mund t’i përballë me sfida në jetën parlamentare.
    “Është një sfidë se kjo punë kërkon edhe eksperiencë, por lajmi i mirë është se të gjithë janë profesionisht. Kanë fituar absolutisht me meritë, nuk merr dot mbështetje popullore nëse nuk e meriton. Të gjithë të tjerat janë politikë, akuza, janë tym. Është krijuar një konotacion negativ për politikanët, duhet të gëlltitesh një gotë helmi para se të hysh në politikë në Shqipëri dhe jo vetëm”, deklaroi Peleshi.
    Pora do të jetë sërish ai në krye të formacionit të ri parlamentar të PS në shtator?
    “Nuk e di se si do të jetë vendimmarrja, por çdo detyrë që do të më ngarkohet e ndjej si borxh ndaj atyre që më kanë votuar për shumë vite për ta bërë sa më mirë”.
    I gjithë ekipi i mazhorancës qeverisë së mbetet në pritje të ndryshimeve të mundshme të shefit të tyre politik Edi Rama, nëse në Shtator disa prej tyre do të ruajnë pozicionet aktuale, do shpërblehen me poste të reja apo do të rrëzohen nga karrigia e pushtetit.

  • Samiti i NATO-s, ministri Hasani: Deri në 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë

    Samiti i NATO-s, ministri Hasani: Deri në 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në samitin e NATO-s në Hagë. Pas përfundimit të samitit, ministri Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale tha sot se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj NATO-s, duke kontribuar vazhdimisht si në aspektin politik, ashtu edhe në atë operacional për sigurinë kolektive të Aleancës.
    “Deri në vitin 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë një hap i rëndësishëm në përmbushjen e përgjegjësive tona kombëtare dhe forcimin e sigurisë së përbashkët”, shkruan Hasani teksa iu referuar deklaratës së përbashkët të të lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që morën pjesë në samit.

    Hasani nënvizoi se “vendimi për organizimin e Samitit të NATO-s për herë të parë në Tiranë në vitin 2027 është një nder i madh për Shqipërinë, dhe një dëshmi e angazhimit dhe e rolit tonë strategjik në Aleancë”.

  • “Synojmë hapjen e një grup kapitujsh me BE”, Rama: Nisim punën për samitin e NATO-s

    “Synojmë hapjen e një grup kapitujsh me BE”, Rama: Nisim punën për samitin e NATO-s

    Kryeministri Edi Rama ka kthyer rubrikën Sy m’Sy” duke komunikuar e drejtpërdrejt me qytetarët në rrjetet sociale. Në këtë episod të parë pas zgjedhjeve, kreu i qeverisë komentoi zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike të Shqipërisë.
    Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria po vijon me ritëm procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se së shpejti pritet të hapet një tjetër grup kapitujsh.
    Gjatë këtij komunikimi ai theksoi se qëllimi mbetet hapja e të gjithë kapitujve brenda një afati të arsyeshëm.
    Duke u ndalur te Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur së fundmi në kryeqytetin shqiptar, Rama e cilësoi atë si një sukses të jashtëzakonshëm, jehona e të cilit vazhdon ende në korridoret e politikës evropiane.
    Ndërkohë, kryeministri konfirmoi se ka nisur puna për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, një ngjarje që kërkon përgatitje shumëvjeçare. “Grupi i inspektimit nga NATO në Bruksel ka ardhur për të analizuar opsionet dhe për të inventarizuar kapacitetet tona logjistike dhe infrastrukturore,” tha Rama.

  • “Mbrojti” titullin e fituar vjet, mbrojtësi kroat feston edhe me Bayern: Synojmë të tjerë trofe në të ardhmen

    “Mbrojti” titullin e fituar vjet, mbrojtësi kroat feston edhe me Bayern: Synojmë të tjerë trofe në të ardhmen

    15 Maj 2025

    11:09

    Telesport

    Josip Stanisic është padyshim shumë i lumtur që fitoi titullin e kampionatit gjerman me Bayern Munich. Skuadra e Kompany ka ditë që ka nisur festën dhe një mbrojtësi ishte një nga protagonistët e këtij triumfi.
    “Të gjithë e dëshironin me padurim këtë titull. Mendoj se e ardhmja e këtij klubi është e ndritur. Patjetër që duam të synojmë më shumë tituj vitin e ardhshëm“, tha mbrojtësi 25-vjecar kroat.
    Për Stanisic kjo është një mbrojtje e titullit në aspektin personal, pasi sezonin e kaluar ai luajti si i huazuar te Leverkusen. Ndërsa tani e fiton sërish këtë trofe me skuadrën ku është rritur.
    Ndaj, në total, për të ky është tituli i pestë kampion që fiton në Bundesliga (4 me Bayern Munich dhe 1 me Bayer Leverkusen).

  • “Ne nuk synojmë civilët”,Pakistani: Do të godasim vetëm objektivat ushtarake në Indi

    “Ne nuk synojmë civilët”,Pakistani: Do të godasim vetëm objektivat ushtarake në Indi

    Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, tha se Pakistani do të godasë vetëm objektiva ushtarake në Indi, jo civilë.
    “Ne kurrë nuk do të synojmë civilët”, tha ai në një intervistë në kanalin pakistanez të lajmeve Geo News kur u pyet për sulmin ndaj Indisë.
    “Ne do t’i përmbahemi ligjit ndërkombëtar. Ne do ta përmbajmë këtë konfrontim ndërkombëtar vetëm në objektivat ushtarake.”, theksoi ai.
    India tha se kreu sulme “precize” kundër “terroristëve” pas një sulmi në Kashmirin, e administruar nga India, dy javë më parë, kur u vranë 26 turistë hindu.
    India tha më herët se dy ose tre të dyshuar të atij sulmi ishin shtetas pakistanezë, por nuk dhanë detaje apo ndonjë dëshmi. Pakistani ka mohuar se është i përfshirë në këtë sulm.
    Ushtria pakistaneze tha se vetëm civilë u vranë gjatë sulmeve ajrore të 7 majit, duke shtuar se numri i viktimave është 26, ndërkaq 46 të tjerë janë plagosur.