Vora dhe Vllaznia u ndanë në paqe në stadiumin “Loro Boriçi”, duke mbyllur pa gola sfidën e javës së 14-të të Superiores.
Të dyja skuadrat krijuan raste, por asnjëra nuk arriti të shënojë. Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini vazhdon periudhën e vështirë, pasi fitorja mungon që prej duelit me Dinamon. Pas barazimit ndaj Partizanit dhe humbjes me Teutën, sot në Shkodër erdhi një tjetër rezultat zhgënjyes.
“Ajo që nuk shkon është rezultati, na duheshin 3 pikë. Djemtë duhën të lirohen, nuk duhet ta marrin si diçka të madhe, me vendin e parë 1 pikë na ndan. Jam i sigurtë që do rikthehemi si me lojë si me pikë në vend të parë. Kryesore janë dëmtimet që kanë ndikuar. Kishim Malon, Kastratin, Çaton, Muratajn. Bekimi ka ato problemet e veta. S’jemi mirë, por duhet të rikuperohen. Edhe në këtë gjendje jemi rrezik për këdo. Po të shohim edhe skuadrat e tjera, kanë marrë hapa fallso, ne do të mbledhim forcat dhe në 4 javë do rikthehemi tek pikët. Unë i njoh djemtë dhe ata kanë dëshirë të vijnë sa më parë në formë. Radhën tjeter jemi të qartë që luajmë me kryesimin e listës, Elbasani është ekip i mirë, por nuk na heq synimin për fitore. Për merkato nuk kemi menduar, momentalisht mendoj vetëm të rikthehemi në nivel të mirë”,- u shpreh Edi Martini, Trajner KF Vllaznia.
Nga ana tjetër, Vora largohet e kënaqur me një pikë të rëndësishme, që e mban në vendin e shtatë.
“Ne erdhëm në Shkoder të mos humbisnin. E dimë që Vllaznia lufton për kamoionat prandaj erdhëm me synimin të mos humbisnim. Nëse s’do ishim euforik edhe mund të kishim shënuar sepse kishim 4 raste. Të gjitha ndeshjet i kemi në transfertë dhe e kemi krijuar psikologjinë që luajmë jashtë dhe kjo na ka ndihmuar. Kemi bërë ndeshje të mira me të gjitha ekipet. Është shpejt të flasim për presion, me ndeshjet që kemi bërë jemi mirë. Superliga e veshtirë, por nuk na mungon diçka qe të jemi mirë. Krahasuar me ndeshjen e parë, Vllaznia kishte më shumë qarkullim herën e parë, sot kishte ndryshim krahasuar me ndeshjen e parë, por kjo nuk do të thotë që nuk ështe pretendente”,-tha Arjan Bellaj, Trajner KF Vora.
Skuadra e Arjan Bellajt vazhdon serinë pozitive, pas barazimit 1–1 në transfertë ndaj Flamurtarit.
Tag: synimin
-

Vora-Vllaznia mbyllet pa gola/ Trajnerët: Nuk na heq synimin për fitore
-

De Bruyne kryen me sukses operacionin në Belgjikë, pritet të mungojë 3-4 muaj
29 Tetor 2025
13:27
Alfred Lleshi
Kevin De Bruyne, i dëmtuar në ndeshjen kundër Interit, iu nënshtrua sot operacionit në Antwerp për të kuruar një lezion të rëndë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Sipas fizioterapistit të tij të besuar, Lieven Maesschalck, ndërhyrja “shkoi mirë, madje shkëlqyeshëm”. Megjithatë, mesfushori belg do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 3-4 muaj, me synimin për t’u rikthyer në fund të janarit 2026.
Kjo është goditje e madhe për Napolin dhe trajnerin Conte, që humb një nga lojtarët me më shumë cilësi dhe alternativë të rëndësishme taktike. Sipas mediave italiane, Conte mund të rikthehet te moduli 4-3-3 për të kompensuar mungesën e tij.
De Bruyne do të nisë që nesër fazën e parë të rikuperimit në Belgjikë, nën kujdesin e stafit mjekësor të Napolit, me synimin për t’u rikthyer në formë për pjesën e fundit të sezonit dhe Botërorin 2026.