Përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka folur në konferencën e fundit për shtyp para sfidës ndaj Letonisë.
“Ndeshjet për t’u kualifikuar për në Botëror janë gjithmonë të vështira. Dy ditë më parë pamë se çfarë ndodhi në Letoni-Serbi, ku rezultati mund të ishte barazuar në fund.
Në futbollin e sotëm, futbollin modern, rezultate të thella si 6-0, ndodhin rrallë, shumë rrallë. Duhet pranuar që ne nuk jemi Spanja të fitojmë më rezultat të tillë, nuk jemi në atë nivel.
Sa i përket Letonisë, është një ekip fizik dhe i organizuar mirë. Janë gjithmonë aty për të luftuar për topin e tyre, një ekip i fort fizik. Jemi përgatitur për nesër, do të jetë e vështirë, por do të jetë një ndeshje kyçe për ne. Ndryshime në formacion do të ketë, 11-shen titullare do ta vendosë pas seancës së sotme stërvitore.
Përsa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, ishte hera e parë që disa lojtarë luanin bashkë dhe nuk mund të kërkosh të fitojnë 6-0”, tha Sylvinho.
Tag: sylvinho
-

“Shqipëria nuk është Spanja që të fitojë 6-0”, Sylvinho zbulon se do të ketë ndryshime në formacion
-

Gjimshiti në krah të Sylvinho-s ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët: Nesër do japim 100%, duam Botërorin
8 Shtator 2025
17:00
Telesport
Në konferencën e fundit për shtyp një ditë para sfidës ndaj Letonisë, në krah të trajnerit Sylvinho ishte edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i kuqezinjve iu premton tifozëve se nesër do japin 100% në fushë, për të shpresuar akoma tek ëndrra e madhe e Botërorit.
“Ndeshja që luajtëm ndaj Letonisë atje, nuk ishte ashtu si ne donim. Por, sot nuk është më si para disa vitesh, ku mund të fitosh lehtësisht ndaj kommbëtareve të vogla. Dje pashë Lituani-Holandë 2-3, dhe aty kupton që sa e vështirë është fitorja në këto kualifikuese. Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe. Na duhen me çdo kusht 3 pikët për të shpresuar te Botërori. E kemi ende vetë në dorë dhe kjo është e rëndësishme.
Mesazhi është që nesër do jemi gati, do japim gjithçka për ato tre pikë, do japim maksimumin 100%, të marrim pikët, të kënaqen dhe tifozët”, tha ndër të tjera Gjimshiti. -

Sylvinho largon “fantazmat”: Sa e vështirë ndaj Gjibraltarit, tifozët të na ndihmojnë me Letoninë
Sylvinho vlerësoi paraqitjen e ekipit tonë kuqezi në miqësoren ndaj Gjibraltarit, e fituar minimalisht me penalltinë e Asanit, duke theksuar debutimin e disa lojtarëve të rinj dhe rëndësinë e përgatitjes për ndeshjen vendimtare kundër Letonisë. Ai theksoi se atmosfera në grup është shumë pozitive dhe se Shqipëria do të japë maksimumin në fushë pas pak ditësh:
“Ishte një ndeshje e vështirë. E kam thënë se është gjithmonë e vështirë ta përgatitësh një miqësore para një ndeshje të rëndësishme zyrtare, siç është Letonia. Lojtarët kanë bërë shumë mirë, 3-4 prej tyre ishin të rinj, që luanin për herë të parë nga fillimi me ne.
Kanë bërë shumë mirë, nuk është e thjeshtë për ta. Mua më kujtohet që në përfaqësuesen e Brazilit, kur debutova, nuk më ka zënë gjumi natën. Jam i lumtur për ta, edhe për të tjerët. Kemi bërë një paraqitje të mirë, në një ndeshje të vështirë, nuk ishte e thjeshtë.
Kemi bërë diçka të rëndësishme, kemi eksperimentuar ndonjë lëvizje, por kaq, është gjithçka ende e hapur. Kemi 3-4 ditë stërvitje të mira për ta përgatitur shumë mirë ndeshjen tepër të rëndësishme për ne, ndaj Letonisë në fushën tonë. Do të punojmë në ditët në vijim, çdo gjë është e hapur.
Do të kthehemi në Tiranë, presim mbështetje nga publiku ynë. Tifozët mund të na japin një shtysë të mirë, sepse është ndeshje mjaft e rëndësishme. Duhet të japim gjithçka në fushë, duam atmosferë të mirë mes të gjithë neve, edhe futbollistëve”. -

“Ndeshje e vështirë”, Sylvinho pas sfidës me Gjibraltarin: Tani të mendojmë për Letoninë, koha të tregojmë forcën
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho analizoi fitoren 1-0 ndaj Gjibraltarit në miqësore.
“Një ndeshje e vështirë. E kam thënë që është gjithmonë e vështirë të përgatitësh një miqësore para një ndeshje të rëndësishme zyrtare siç është Letonia. Është shumë e vështirë. Por ata kanë bërë shumë mirë, 3-4 lojtarë të rinj, që luajnë për herë të parë nga fillimi me ne. Kanë bërë shumë mirë, nuk është e thjeshtë për ta. Mua më kujtohet që në përfaqësuesen e Brazilit, kur debutova, nuk më ka zënë gjumi natën. Jam i lumtur për ta. Edhe për të tjerët. Kemi bërë një paraqitje të mirë, në një ndeshje të vështirë, nuk ishte e thjeshtë.Kemi bërë diçka të rëndësishme, kemi parë ndonjë lëvizje, por kaq, është gjithçka ende e hapur. Kemi 3-4 ditë stërvitje të mira për të përgatitur shumë mirë një ndeshje shumë të rëndësishme për ne si ajo me Letoninë në shtëpi. Do punojmë në ditët në vijim dhe është çdo gjë e hapur.
Kemi bërë 3-4 ditë në këtë grumbullim, kemi parë se është një ambient shumë i mirë mes nesh. Do kthehemi në Tiranë nesër dhe të presim publikun tonë, që të mund të na japë një shtysë të mirë se është një ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të japim gjithçka në fushë, ajo që duam ne është një atmosferë e mirë mes të gjithë nesh, edhe futbollistëve”- tha ai. -

Gjibraltar-Shqipëri/ Shpërthen festa kuqezi, Asani shënon nga pika e bardhë e penalltisë
GJIBRALTAR – Sot në stadiumin ‘Europa Point’, duke nisur nga ora 18:00 filloi miqësorja mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë në futboll, e para mes tyre në histori. Trajneri Sylvinho do ketë mundësinë për të parë formën e lojtarëve të grumbulluar, kjo në funksion të përballjes kundër Letonisë më 9 shtator në Tiranë.
Komentet më të rëndësishme:
71′ Nedim Bajrami i bën vend Enis Çokajt.
69′ GOOL! Cristian Shpendi vepron bukur në zonë dhe Pozo e ndal me dorë. Penallti për tanët dhe nga 11 metra Jasir Asani nuk gabon. Kombëtarja merr kryesimin 0-1 në udhëtim.
61′ Mario Dajsinani i bën vend Simon Simonit në portë.
57′ Cristian Shpendi lëviz bukur në zonë dhe del i vetëm pa markim, goditja e tij pas pasimit të Asanit del jashtë stadiumit,
52′ Kuqezinjtë tundin rrjetën me Asanin pas një aksioni në qendër, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
49′ Kacurri ndërhyn keq në hyrje të zonës. Faull dhe karton i verdhë për mbrojtësin tonë, goditja e Scanlon bllokohet nga muri mbrojtës.
46′ Sylvinho e nis pjesën e dytë me tre zëvendësime. Në fushë Cristian Shpendi që debuton me ekipin A, Balliu, Hoxha. Në dhomat e zhveshjes kanë mbetur Hysaj, Daku dhe Broja. Nis pjesa e dytë.
45+3′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë. Pjesë e parë e vakët dhe për t’u harruar nga kuqezinjtë.
45′ Tre minuta shtesë.
43′ Medon Berisha sërish nga jashtë zone. Topi devijohet dhe godet traun e portës. Fantastik Berisha.
34′ Medon Berisha provon nga 25 metra, topi devijohet në këndore. Rasti më i mirë i ndeshjes.
33′ Jolley tension me Armando Brojën, arbitri i këshillon.
30′ Gjysmë ore për t’u harruar, asnjë rast konkret nga dy ekipet.
23′ Asnjë rast goli, skuadrat marrin një pushim të shkurtër për t’u freskuar nga temperaturat e larta.
20′ Del Rio bën goditjen e parë në kuadrat, ndal Dajsinani.
17′ Jasir Asani provon nga goditja e këndit, sfera del jashtë.
16′ Valerino i vendasve merr karton të verdhë.
8′ De Barr shkakton faull në dëm të Medon Berishës.
5′ Tanët kontrollojnë lojën.
1′ Nis ndeshja në ‘Europa Point’, Kombëtarja luan në udhëtim.
Pas pesë ditësh tanët kanë një përballje shumë delikate dhe më shumë se të rëndësishme, pasi dueli kundër Letonisë në Tiranë vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Trajneri Sylvinho nuk do ketë të gatshëm për këto ndeshje, të dëmtuarit Ylber Ramadani, Ernest Muçi dhe Elhan Kastrati, ndërsa goditja më e madhe ishte braktisja e Kombëtares nga Adrian Bajrami dhe kalimi i tij te Zvicra.
Për të zëvendësuar emrat më sipër, Sylvinho afroi në ekip Simon Simonin, Enis Çokajn, Maldini Kacurrin dhe Cristian Shpendin.
Arbitrat – Një treshe nga Uellsi, me kryesor Aaron Wyn Jones dhe ndihmësa Daniel Beckett e Harry Hendricks do jenë në fushë, ndërsa arbitër i katërt është vendosur Jason Barcelo nga Gjibraltari.
Formacioni – Me skemën 4-3-3, trajneri Sylvinho hedh për herë të parë në epokën e tij në fushë portierin Mario Dajsinani, gardianin që ka debutuar me kuqezinjtë në kohën e Edy Rejas (miqësore me Katarin në 2022). Ndërkohë debutim absolut si titullar për Maldini Kacurrin, qendërmbrojtësin e Arsenalit. Kapiten mbetet Hysaj, ekipi ynë luan me fanellën e bardhë.
Formacionet zyrtare:
Gjibraltari (skema 4-3-3): Banda; Jolley, Torrilla, Lopes, McClafferty; Scanlon, Valarino, Pozo; Richards, Del Rio, De Barr Trajner: Soctt Wiseman
Shqipëria (skema 4-3-3): Dajsinani; Hysaj, Kacurri, Kumbulla, Aliji; Pajaziti, Medon Berisha, Nedim Bajrami; Asani, Broja, Daku Trajner: Sylvinho
-

Sylvinho reagon për “tradhtinë” e Bajramit: E kam ndihmuar, por nuk ndihem fajtor pse iku
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur gjatë në konferencën e sotme për shtyp, një ditë para miqësores ndaj Gjibraltarit. Sigurisht që tema kryesore ishte “tradhtia” e Adrian Bajramit, i cili në mënyrë të befasishme la Shqipërinë dhe zgjodhi Zvicrën.
“Ai kishte shumë probleme te Benfica, nuk luante, por ne e afruam në kombëtare. Të shtunën kam folur 30 minuta me të në telefon, por përmbajtja e bisedës mbetet mes meje dhe tij.
Nuk ndihem fajtor në asnjë mënyrë për largimin e tij, nuk ka shans. I uroj më të mirën Bajramit, këto janë gjëra që ndodhin kudo. Mbaj mend që ka ndodhur edhe te Brazili, ku kishte lojtarë që ishin në dilemë të zgjidhnin Brazilin apo Italinë. E përsëris, i uroj më të mirën”, tha Sylvinho.
Më pas Sylvinho, u ndal edhe te çështje të tjera si ndeshja me Letoninë dhe te Armando Broja.
“Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shanse për Botërorin. Është kundërshtar i vështirë, skuadër fizike dhe shumë e organizuar. Por, nuk jemi në presion. Jemi mësuar me situata të tilla dhe do ta përgatisim ndeshjen shumë mirë”, u shpreh Sylvinho.
“Broja është mirë, nuk ka probleme. Ai e di që është e rëndësishme për të që duhet të vazhdojë të luajë. Është një lojtar i ri dhe është e rëndësishme që të futet në fushë, të luajë, të ndihmojë skuadrën, të fitojë sa më shumë eksperiencë”, shtoi Sylvinho.