LIVE/ “Ndeshje e rëndësishme, po jo definitive”, Sylvinho para Serbisë: Ja përse nuk grumbullova Gripshin, Mehmetin, Seferin dhe BerishënKombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj ndeshjen vendimtare me Serbinë, e vlefshme për Grupin K kualifikues për Botërorib 2026. Pas publikimit të listës me 25 lojtarë të thirrur nga tekniku Sylvinho, ku vihet re risia e grumbullimit për herë të parë të Klinsman Cakes dhe mu…
Tag: sylvinho
-

Befason Sylvinho, fton mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovës. Publikon listën për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.Braziliani kuqezi ka thirrur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në “Conference League”, e ka bindur trajnerin Sylvinho për ta ftuar në kombëtare.
Lista e plotë
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Grumbullimi i kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45. Ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00. -

“Shqiponjat” trembin Serbinë, “shpërthejnë” legjionarët, lum golash (VIDEO)
Serbia është sfida që vendos fatin e Shqipërisë, mbase edhe të trajnerit Sylvinho, një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht për të qëndruar në garë në kualifikueset e Botërorit. Rivali i përjetshëm me sa duket ka ndezur në maksimum legjionarët kuqezi të cilët po kalojnë një formë fantastike me ekipet respektive, mbi të gjitha reparti ofensivë. Ky është një lajm i shkëlqyer për Sylvinho-s pasi faza sulmuese ka qenë pikërisht reparti që ka hasur më shumë vështirë këtë periudhë.
Përjashto Brojën, i cili është shumë larg formës dhe emrit që përfaqëson, pjesa tjetër e repartin sulmues u treguan vendimtarë këtë fundjavë. Mirlind Daku vijon të shkëlqejë me ekipin e tij Rubin Kazan. “Bomberi” kuqezi realizoi një gol shumë të bukur këtë fundjave, i teti për të në 9-të ndeshje.Nuk ishte në dispozicion të Sylvinho-s për ndeshjes kundër Letonisë, për shkak të problemeve fizike, por Myrto Uzuni bën heroin për ekipin e tij Austin duke realizuar një gol 3-pikësh përballë Seattle Sounders, për më tepër një gol në minutën e 96-të.
“Shpërtheu” këtë fundjavë me një “dopietë” edhe Jasir Asani. “Sallaksi” kuqezi shfaqi një formë fantastike, ku fillimisht në fundin e pjesës së parë realizoi një gol tipik të tijin. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shmangur humbjen e Esteghlal.Pikërisht forma shumë e mirë e legjionarëve kuqezi mori edhe faqen e parë të Panorama Sport: “Kuqezinjtë, gola me shumicë përpara Serbisë”, shkruan e përditshmja më e madhe sportive në vend.
(BalkanWeb)© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

VIDEO/ Sylvinho, mos e harro për Serbinë! Ky lojtar është magji, shihni spektaklin në tokën angleze
Anis Mehmeti është padyshim një prej lojtarëve shqiptarë më në formë të momentit, për të mos thënë më i miri aktualisht. Mehmeti është pjesë e Bristolit në Championship në Angli dhe shënon gol ose jep asist thuajse në çdo ndeshje në këtë sezon të ri.
Ky futbollist është përmirësuar dukshëm në krahasim me të kaluarën e tij dhe pritet të ketë një të ardhme të madhe përpara. Por Sylvinho që e solli te Shqipëria para disa kohësh, duket se nuk është ende i bindur prej tij. Ajo që të gjithë tifozët urojnë është që Sylvinho të përgatis një surprizë të bukur dhe ta marrë Anis Mehmetin si një forcë shtesë për Leskovacin. Ndërkohë për ata që duan të shohin më shumë aftësitë e tij, iu ndihmon video më poshtë /Elio Hajdari-Sport Ekspres/Anis Mehmeti is the best player in the Championship in 25/26 ?? ? pic.twitter.com/EIkE90yBwJ
— james (@jamiepersonaI) September 18, 2025 -

Sylvinho e ka “harruar”, ylli shqiptar shkëlqen me gol dhe asist në Angli dhe vlerësohet sërish si më i miri i ndeshjes
Anis Mehmeti ishte protagonisti absolut në fitoren mbresëlënëse të Bristol City në transfertë ndaj Sheffield United, me rezultatin e pastër 0-3, në kuadër të javës së fundit të Championship.
Sulmuesi shqiptar jo vetëm që shënoi një gol dhe dhuroi një asist, por ishte vazhdimisht i rrezikshëm për mbrojtjen vendase, duke bërë që platforma “Sofascore” ta vlerësojë me notën më të lartë të ndeshjes – 8.0, më e larta në të gjithë takimin.
Mehmeti goditi drejt portës pesë herë, ndërsa në një rast tronditi edhe shtyllën. Dy nga pasimet e tij rezultuan kyçe në aksione të rrezikshme për ekipin e tij, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni.
Ky nuk është rasti i parë që 23-vjeçari shqiptar shkëlqen në Championship. Edhe sezonin e kaluar ai ishte një nga pikat më të forta të Bristol City, por këtë sezon duket se po ngjit një nivel tjetër në lojën e tij.
Gjithsesi, Mehmeti është ende në pritje të një ftesë nga Sylvinho, i cili nuk ka luajtur me Kombëtaren që nga vera e vitit 2023. -

Asist dhe gol, sulmuesi i harruar nga Sylvinho shkëlqen në Angli (Video)
Anis Mehmeti nuk është preferuar nga trajneri Silvinjo në grumbullimet e fundit, edhe pse futbollisti shqiptar po kalon një formë të jashtëzakonshme në Championshipin anglez me fanellën e Bristol Sitit.
Shqiptari nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 32-të, shënoi një gol me shumë klas duke vulosur rezulatin në 0-3.
Në këtë edicion Mehmeti ka realizuar 3 gola dhe 2 asist në vetëm 5 ndeshje.
© BalkanWeb -

3 gola dhe dy asiste në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni, por Anis Mehmeti vazhdon të injorohet nga Sylvinho (video)
13 Shtator 2025
17:49
Telesport
Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë me Bristol City në Championship. Mesfushori me tipare sulmuese dha një asist dhe shënoi golin e tretë për ekipin e tij në fitoren 0-3 në transfertë ndaj Sheffield Wed. (po luhen minutat e fundit të takimit)
Me këtë fitore, Bristol City ngjitet në vendin e tretë dhe është një nga ekipet pretendente për të siguruar në fund të sezonit biletën për në rikthimin në Premier League, pas disa sezonesh.
Në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni, Mehmeti ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë dy asiste, duke qenë kështu një nga lojtarët kryesor për Bristol City. Edhe pse ka ruajtur një formë të mirë të vazhdueshme, ai vazhdon të injorohet nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho. Arsyeja? Këtë e di vetëm Sylvinho… -

Kombëtarja kuqezi në avantazh, nis pjesa e dytë në Tiranë. Nuk ka ndryshime nga Sylvinho
Shqipëria luan “finalen” e parë për në Botërorin 2026 përballë Letonisë, me kuqezinjtë që kanë si detyrim vetëm fitoren.
49′ Shqipëria dominon lojën, Bajrami provon nga jashtë zone, sfera kalon ngjitur me shtyllën.46′ Nis pjesa e dytë. Savalnieks merr vendin e Melniks te Letonia. Sylvinho i beson zgjedhjeve të para.
-

Asani në stol, Sylvinho me tre sulmuesë nga minuta e parë. Formacionet zyrtare, Shqipëri-Letoni
9 Shtator 2025
19:30
Telesport
Shqipëria do të përballet sonte në “Air Albania” ndaj Letonisë, në sfidën që është bileta e fundit për të ëndërruar akoma për një vend për në Botëror.
Për kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho sot vlen vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër. Trajneri brazilian ka hedhur në fushë këtë formacion: Strakosha në portë, Ajeti dhe Gjimshiti në qendër të mbrojtjes. Në krahë do jenë Hysaj dhe Mitaj. Treshja e mesfushës nuk ndryshon, Laçi, Shehu dhe Asllani.
Në sulm, Broja do të luajë në të djathtë, Manaj në qendër dhe Bajrami në të majtë.
Letonia: Zviedris, Ciganiks, Balodis, Cernomordijs, Melniks, Jurkovskis, Zelenkovs, Vapne, Varslavans, Daskevics, Sits. -

Formacioni i mundshëm: Sylvinho do të hedhë në fushë 11 më të mirët
“Në fushë formacioni më i mirë i mundshëm”. Kështu u shpreh trajneri Sylvinho në konferencën për shtyp përballë gazetarevë.
Në ndryshim me ndeshjen ndaj Gjibraltarit, braziliani nuk do të bëjë eksperimente, por do të hedhë në fushë 11 titullarët më të mirë që ka në ekip, shkruan A2.
Në portë nuk ka dyshime se do të jetë gardiani Tomas Strakosha. Mbrojtja dilemën kryesore ka se kush do të jetë në qendër së bashku me Berat Gjimshitin, ndërsa krahët thuajse janë të sigurta me Mitaj në të majtë dhe Hysaj në të djathtë.
Në mesfushë është treshja Berisha-Shehu-Asllani që do të ndihmojnë qendrën e sulmit, njërin prej Manajt apo Dakut, ndërsa nga krahët me shumë gjasa do të jetë Hoxha në të majtë dhe Broja në të djathtë.
Grupi është besimplotë se do të bëjnë një paraqitje pozitive për t’i marrë maksimumin kësaj sfide.
