Tag: sylvinho

  • Serbët i mundim në shtëpi/ Sylvinho në konferencë: Jam krenar për lojtarët e mi

    Serbët i mundim në shtëpi/ Sylvinho në konferencë: Jam krenar për lojtarët e mi

    Trajneri i kombëtares, Sylvinho e ka cilësuar të rëndësishme fitoren e Shqipërisë në Serbi. Në konferencën për media pas ndeshjes, Sylvinho u shpreh krenarë për futbollistët e kombëtares. Brazilani shtoi se tanimë skuadra është më pranë kualifikimit.
    “Ka qenë javë e mirë pune, kjo ishte ndeshje deçizive. Fakti që fituam ,kalojmë te ndeshja e radhës. Jam krenar për lojtarët dhe shkojmë përpara”, theksoi ai.
    Një ndeshje të mirë, një hap të bukur, por ende nuk ka mbaruar thotë Sylvinho. Në Leskovac, trajtneri i Kombëtares kuq e zi vlerësoi lojtarët për minutat e luajtura në fushë.
    “Dua të bëjmë punën tonë. Jeta e një futbollisti është shumë e vështirë, një ditë është mirë një ditë jo. Ka shumë peshë, por është futboll, është jetë. Kemi bërë një hap shumë të bukur, ka ende shumë për të bërë, nuk ka mbaruar. Pas punës së një trajneri ka shumë momente qeë nuk dallohen, jam krenar me cfarë kanë bërë lojtarët. Jemi shumë të kënaqur për këtë ndeshje”, tha ai.
    Më tej Sylvinho u shpreh se skuadra është pjekur dhe shtoi se pas Europianit, lojtarët janë rritur.
    “Ky ekip ka pasur një rritje, Eksperienca që kemi pasur gjatë europianit, krijon një lloj rritje te lojtarët. Në futboll mund të ndodhë çdo gjë. Ndesdhjet e tilla të rrisin si lojtarë. Lojtarët janë përgjigjur shumë mirë.”, theksoi ai

  • Uzuni nga minuta e parë, Sylvinho vetëm me një befasi në formacionin zyrtar ndaj Serbisë (foto)

    Uzuni nga minuta e parë, Sylvinho vetëm me një befasi në formacionin zyrtar ndaj Serbisë (foto)

    11 Tetor 2025

    18:53

    Telesport

    Shqipëria luan sot ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë. Jo vetëm për shkak të historisë dhe marrëdhënies mes dy vendeve, por kjo ndeshje është bileta e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror.
    Në rast fitoreje sot, kjo ëndërr është një hap më afër realitetit, por në rast të një rezultati tjetër, merr fund njëherë e mirë ëndrra e gjithë shqiptarëve për t’u kualifikuar në Botëror.
    Sylvinho nuk ka lënë shumë vend për surpriza, duke rreshtuar nga minuta e parë këtë formacion titullar: Strakosha në portë, Gjimshiti-Ajeti në qendër të mbrojtjes, Mitaj dhe Hysaj në krahë, në mesfushë Shehu-Laçi dhe Asllani. Në sulm, në të majtë Uzuni, që mund të quhet edhe disi surprizë, në qendër Manaj dhe në të djathtë Broja.

  • Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

    Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

    Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026.
    Sipas asaj që mëson gazetari Endi Tufa, Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.
    Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.
    Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin live dhe ekskluzivisht në DigitAlb.

  • Nga dilemat në sulm te bastet, Shqipëria ritakim me historinë, ndaj Serbisë ndeshja e jetës

    Nga dilemat në sulm te bastet, Shqipëria ritakim me historinë, ndaj Serbisë ndeshja e jetës

    Serbi-Shqipëri nuk është kurrë një sfidë e radhës, është një super sfidë që “ndez” Ballkanin, një derbi i zjarrtë që sot më shumë se kurrë ka një peshë shumë specifike për fatet e Grupit K, në “valle” është vendi i dytë, në një kohë kur Anglia po zhvillon një fazë më vete. Me 8 pikë në 5 ndeshje, Shqipëria renditet në vendin e dytë, plus 1 pikë në raport me Serbinë, por me një ndeshje më shumë, për këtë arsye Sylvinho dhe djemtë e tij janë të detyruar të fitojnë për të qenë zot të fatit të tyre, në të kundërt, po kaq e rëndësishme është të mos humbasin, në të kundërt jemi jashtë.
    Në raport nga ndeshje e fundit me Serbinë, Shqipëria vjen në këtë derbi me 2 fitore dhe 1 një barazim, por kuqezinjtë kanë shfaqur probleme të theksuara në fazën sulmuese, një detaj për të cilin Sylvinho nuk shqetësohet, i bindur që goli do të vijë.

    Grupi K
    Nuk janë në kushte perfekte as Serbët, përkundrazi, presin Shqipërinë në momentin e tyre më të vështirë në vitet e fundit. Humbja e fundit 5-0 ndaj Anglisë ka tronditur në themel të gjithë ambientin rreth ekipit përfaqësues, me trajnerin Stojkovic që është në dyshim të fortë, por fati i tij, ashtu si fati i Grupit K, pritet të vendoset sot në Leskovac.
    Sylvinho udhëtoi në këtë transferte me disa mungesa të rëndësishme në mbrojtje, por shqetësimi i tij i madh mbetet faza sulmuese, aty ku ka edhe dilemat më të madh në lidhje me formacionin titullar.
    Bastet
    Në letër, kjo duket një transfertë shumë e vështirë për Shqipërinë, nuk besojnë shumë kompanitë e basteve pasi një sukses i mundshëm i kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 5,50, ndërsa në një sukses i Serbisë vlerësohet me 1,73.
    ()
    © BalkanWeb

  • Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj Champions si trajner

    Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj Champions si trajner

    5 Tetor 2025

    13:02

    Telesport

    Sylvinho beson se Shqipëria mund të fitojë në Serbi. Në një intervistë për “TV Klan”, trajneri i kombëtares shqiptare deklaroi se lojtarët do të japin gjithçka në përballjen ndaj serbëve.
    “Kualifikueset nuk janë kurrë të lehta. Serbia është kundërshtare e fortë, por kemi lojtarë cilësorë që japin 100% në fushë. Pres një ndeshje të madhe”.
    “Tani është momenti për analiza. Sigurisht, nuk është vetëm një ndeshje. Ka peshë të madhe për kualifikueset, për ne dhe për ata. Kemi 5-6 ditë për t’u përgatitur edhe të shohim përpara”.
    “Po të them një sekret. Një trajner e ndien kur diçka nuk shkon dhe flas për 23-24 lojtarë që kam. Ata janë të gjithë bashkë dhe jam këtu për t’i ndihmuar”.
    “Ëndërroj të kualifikohem me Shqipërinë në Botëror dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve si trajner klubi”, deklaroi ai.

  • Ismajli i pafat, starti i sezonit “traumatik” me fizikun: Sylvinho shpreson ende te rikuperimi por…

    Ismajli i pafat, starti i sezonit “traumatik” me fizikun: Sylvinho shpreson ende te rikuperimi por…

    3 Tetor 2025

    23:52

    Telesport

    Ardian Ismajli i pafat! Sezoni i tij ka nisur me probleme fizike te cilat po e shoqërojnë vazhdimisht. Mbrojtësi shqiptar kërkoi zëvendësim gjatë ndeshjes kundër Parmës për shkak të një tendosjeje të pjesshme të muskulit gjysmëtendinoz në kofshën e djathtë dhe aktualisht po i nënshtrohet rehabilitimit.
    Megjithatë, ai është thirrur në ekipin kombëtar të Shqipërisë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë: “Po presim raportet mjekësore për të kuptuar gjendjen e tij, presim një përgjigje të qartë pas fundjavës”, tha trajneri i ekipit kombëtar Sylvinho. Sigurisht, shpresa duket mjaft e vogël.
    Normalsht, kohët e rikuperimit për një tendosje ndryshojnë në varësi të ashpërsisë së dëmtimit dhe mund të variojnë nga disa javë (për dëmtimet e gradës I) deri në disa muaj (për dëmtimet e gradës III), duke kërkuar rehabilitim, fizioterapi ose, në raste të rënda, ndërhyrje kirurgjikale.
    Rimëkëmbja adekuate, duke përfshirë pushimin, fizioterapinë dhe një kthim gradual në aktivitet, është thelbësore për të parandaluar përsëritjen.

  • Sylvinho nuk e grumbulloi, Ernest Muçi “shfryn” në kampionatin turk! Dy pasime të arta brenda një aksioni (VIDEO)

    Sylvinho nuk e grumbulloi, Ernest Muçi “shfryn” në kampionatin turk! Dy pasime të arta brenda një aksioni (VIDEO)

    3 Tetor 2025

    23:10

    Telesport

    Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, në listën e publikuar mbi futbollistët që do të jenë në dispozicion për dy sfidat e tetorit, atë kualifikuese ndaj Serbisë në Leskovc dhe miqësoren ndaj Jordanisë në “Air Albania Stadium”, ka lënë jashtë disa emra, mes tyre edhe Ernest Muçin, që grumbullimet e tjera ishte thërritur.
    Sulmuesi në këtë merkato verore, ndryshoi ekip në fund, duke kaluar në formë huazimi me të drejtë blerje te Trazbonspor (10 mln euro) dhe fillimi nuk ishte i mirë. Për këtë arsye, trajneri e ka ulur në stol në ndeshjen që sonte skuadra e Trabzon fitoi 4-0 ndaj Kayerispor, por Muçi ka reaguar ashtu si duhet.
    Sulmuesit i mjaftuan rreth 20 minuta për të dhuruar spektakël. Rrezik konstant, shumë vrap dhe altruizëm, me 2 super pasime në një aksion në fund të takimit, edhe për për fat të keq shokët e ekipit nuk i kthyen dot në gola.
    Reagim i mirë nga 24-vjeçari, i cili dje mori edhe lajmin e lënies jashtë kombëtares shqiptare për ndeshjet e këtij muaji.
    VIDEO E RASTEVE