Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në konferencën për shtyp pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet vendimtare ndaj Andorrës dhe Anglisë, shpjegoi zgjedhjet e tij.
“Po bëhen 3 vite që jemi këtu dhe po vjen një moment shumë i bukur, po mbyllet një vit e më pëlqen që të vij në grumbullimin e fundit në kushte për të konkurruar për një play-off. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Ne për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë, monitorojmë 40-45. Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne. Prej 3 vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni? Është Bajrami me 7 gola. Pastaj Asani me 6, Manaj me 4… Përtej kësaj, Bajrami më jep besim kur del në fushë”, tha Sylvinho.
“E vërtetë që nuk jam i kënaqur që nuk po luan, por unë duhet të arsyetoj rreth shifrave”, shtoi më tej trajneri i Kombëtares.
Në lidhje me Andorrës, Sylvinho u shpreh: “Unë e respektoj shumë Andorrën, herën e fundit kanë barazuar në miqësore dhe me Letoninë, kanë humbur në shtëpi me Serbinë, por që i mbajtën në barazim për një pjesë. E pashë ndeshjen, ishte e vështirë dhe Andorra kishte mundësi të qarta për të barazuar. Është ekip që nuk dorëzohet. Nuk pësojnë 5 apo 6 gola nga Anglia, unë e di dhe lojtarët e dinë që është një ndeshje e vështirë, luajnë me zemër e shpirt, mbrohen 90 minuta, japin 100%. Nuk do të jetë e thjeshtë për të fituar. Unë si trajner nuk e bëj këtë arsyetim, nuk është momenti. Kemi bërë rrugëtim të mirë deri tani, kemi humbur një ndeshje, deri këtu kemi mundësi të shkojmë në play-off. Unë pres ndeshje me intensitet loje, na pret një ndeshje e vështirë, ua them të gjithëve. Nuk mendoj për gjëra të tjera”.
Tag: sylvinho
-

Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia
-

‘Jemi të lumtur për Ismajlin dhe Tucin’, Sylvinho për listën: Manajn nuk e donin, por më pas u kthye në hero
Trajneri i Kombëtares Sylvinho, publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime, ku risia e vetme ishte Indrit Tuci.
Në konferencën përpara mediave, braziliani shpjegoi përzgjedhjet e tij dhe objektivat e Kombëtares.
“Sa më shumë të luajë Medon Berisha, aq më mirë për ne. Më pëlqen shumë si lojtar. E kemi marrë në Europian për të fituar eksperiencën dhe të ndihmojë Kombëtaren. Ka disa limite me ndryshimet gjatë ndeshjeve, madje edhe në miqësore. Është në një moment të mirë me klubin e tij. Gripshi më pëlqeu me Jordaninë. Është inteligjent dhe ka mundësi për të shënuar. Ai ka 15 ditë që është me pushime. Ne na duhen lojtarë që momentalisht po stërviten. Nuk kam kohë të mendojmë për grumbullimet e tjera, por vetëm për ndeshjet me Andorrën e Anglinë.
Rikthimi i Ismajlit, jam tepër i lumtur. Kishte një dëmtim, por tashmë e ka lënë pas. Sa i përket Tucit, është një lojtar që ka luajtur dy ndeshje në Nations League. Pati një transferim, por humbi kohë sepse ishte i dëmtuar. Është një lojtar që natyralisht është në rolin e trekuartistit, por transformohet në një sulmues qendre. Është një opsion ekstra sepse të jep mundësi të shënojë gol.
Kriteri ka qenë gjithmonë i tillë. Nuk grumbullojmë një lojtar që mund të luajë 10 ndeshje me Realin. Dua të bëj një paralelizëm me Rey Manajn. Ai humbi një penallti kundër Serbisë dhe të gjithë thanë që nuk duhej grumbulluar më. Pas 97 ditësh u kthye në hero. Ai është një lojtar shumë i mirë. Bajrami nuk luan por është golashënuesi më i mirë që kemi. Duhet të fusim lojtarë që e përfaqësojnë më së miri fanellën e Shqipërisë. Këta lojtarë na japin besim. Ky ka qenë kriteri. Kemi bërë disa ndryshime gjatë këtyre tre vite.
Ne na duhen lojtarë të cilët shënojnë gol dhe kanë kapacitet për të provuar në fazën ofensive. Broja për shembull që e ka bërë këtë. Asani gjithashtu. Muja ka më shumë karakteristika të një mesfushori. Ne na duhen lojtarë që shënojnë gol dhe ka karakteristika sulmuese. Broja dhe Uzuni i kanë këto karakteristika”, u shpreh Sylvinho. -

Në lojë faza “play-off” në Botëror, Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”
25 legjionarë për një qëllim, të sigurojnë për herë të parë prezencën në fazën “play-off” të një Botërori. Në nëntor, ndaj Andorrës dhe Anglisë, Shqipëria luan për të siguruar vendin e dytë në Grupin K, një objektiv që pritet të vendoset që më 13 nëntor, kur kuqezinjtë luajnë në transfertë përballë Andorrës, ku fitorja është detyrim, ndërsa Serbia udhëton në Angli, një fitore e mundshme e “Tre Luanëve” i dhuron matematikisht vendin e dytë Shqipërisë një xhiro përpara fundit.
Në kushte të tillë, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë fazës kualifikuese, trajneri i Sylvinho i ka besuar sërish të njëjtin grup, me dy ndryshime të vogla në raport me ndeshjet e tetorit, rikthehet në Kombëtare pas dëmtimit Ardian Ismajli, ndërsa një festë ka siguruar edhe Indrit Tuci, me sulmuesin që po kalon një moment të mirë në Turqi.Bie në sy mungesa e Marash Kumbullës, me qendërmbrojtësit që me sa duket nuk është rikuperuar plotësisht, vendin e tij e ka marrë sërish Klisman Cake, pjesa tjetër nuk ndryshon:
Lista
Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci
Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
() -

Kombëtarja mëson sot 25 ‘luftëtarët’ për Botërorin 2026/ Trajneri Sylvinho del para mediave
Kombëtarja shqiptare e futbollit këtë muaj mund të shkruajë një kapitull të rëndësishëm në historinë e saj. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho luajnë dy ndeshjet e fundit për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Më 13 nëntor Shqipëria përballet me Andorrën në udhëtim, ndërsa tre ditë më vonë në Tiranë vjen Anglia (e kualifikuar).
Sot trajneri brazilian do bëjë publike listën me 25 futbollistët e ftuar për këtu duele, ndërsa nuk pritet të ketë shumë ndryshime apo risi nga grumbullimi i një muaji më parë.
Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45. Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
Tanët mbajnë vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe kanë shanse reale për vendin e dytë që të dërgon në fazën play-off, nga ku do kërkohet një biletë për në finalet e Botërorit që verën e ardhshme do zhvillohet në Amerikën e Veriut. Kuqezinjtë janë të favorizuar pasi edhe rivalët direkt, Serbia, ka ndeshje kundër Anglisë në Londër dhe në rast të një humbje të serbëve, kombinuar me një fitore në Andorra të Shqipërisë, do i dërgonte tanët në play-off. -

Shqipëria gati të “prenotojë” biletën për Play Off të Botërorit, ja kur del lista e të ftuarve të Sylvinho
Shqipëria luan fatet e kualifikimit në play off të botërorit, në ndeshjet e këtij muaji. Me 13 nëntor kuqezinjtë përballen me Andorrën, ndërsa 3 ditë më pas presin Anglinë.
Për këto takime, trajneri Sylvinho, do të bëjë publike listën e të ftuarve me datën 7 nëntor. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë risie në listë, me numrin një të pankinës që siç ndodh zakonisht, do shpjegojë zgjedhjet e tij.Për sfidën me përfaqësuesen modeste, grumbullimi i kombëtares do të bëhet në Barcelonë.
Shqipëria synon që të mbyllë llogaritë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndaj Andorrës mjaftojnë 3 pikët për të “prenotuar” një biletë për në Play Off.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Gola për të bindur Sylvinho-n, Tuci, Çuni dhe Kristjan Shpendi protagonistë
Gola për të bindur Sylvinhon e për të fituar fanellën e kombtares shqiptare. Kështu mund të konsiderohen golat e ardhur një ditë më parë nga kuqezinjtë e rinj, që aspirojnë që një ditë të mund të jenë rregullisht pjesë e përfaqësuese shqiptare.
Kështu në Turqi, Indrit Tuci rikthehet të luajë si titullarë me ekipin e tij Kayserispor, teksa gjeti golin që në minutën e 3, duke i dhënë fitoren 1-0 vendasve dhe kualifikimin për më tej. Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares është i huazuar nga Sparta e Pragës te Kajserispor. Te klubi turk ai ka realizuar deri më tani dy gola.Në Serinë B derbi shqiptarësh në sfidën mes Empolit dhe Sampdorias, teksa përballë njëri tjetrit ishin Stiven Shpendi dhe Marvin Çuni. Ky i fundit ishte autori i golit për miqtë, që barazuan për shifrat përfundimtare 1-1.
Stiven nuk shënoi, por diçka të tillë e bënë vëllai i tij Kristian me skuadrën e Çesenës. Sulmuesi i thirrur vetëm një here nga tekniku Brazilian Sylvinho u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 34, në sfidën e fituar nga bardhezinjtë ndaj Carrareses me shifrat 2-1. Ky ishte goli i 4 sezonal për Kristjan Shpendin në 10 ndeshje këtë sezon në Serinë B me ekipin e Çesenës.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

I “harruar” nga Sylvinho, Anis Mehmeti realizon sërish në Championship
Anis Mehmeti ka gjetur golin e radhës me fanellën e Bristol City, teksa ndëshkoi Southampton në Championship.
Ishte minuta e 33-të, kur Mehmeti i shpëtoi mbrojtjes së Southampton. Në zonë nuk gaboi duke e bërë të pamundur për portierin kundërshtar.Mehmeti nuk ftohet te Kombëtarja shqiptare prej vitit 2023. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shprehur se duke pasur trafik lojtarësh në krahun e majtë, ftesa për të ka munguar.
24-vjeçari ndërkohë është në kuotën e pesë golave dhe tre asistimeve për këtë edicion të Championship. Kështu synon të thyejë rekordin e sezonit të kaluar ku në fund e mbyllte me 12 gola në kampionat.
© BalkanWeb -

Sylvinho nuk e ka fare në mendje, Anis Mehmeti e përshëndet me golin e radhës në Angli (video)
21 Tetor 2025
22:03
Telesport
Anis Mehmeti ka shënuar golin e 5-të me fanellën e Bristol City në Championship, në sfidën që ekipi i tij po barazon 1-1 në fushën e vetë ndaj Southampton. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Armstrong, ndërsa Bristol City barazoi shifrat me të zakonshmin Anis Mehmeti, tre minuta më pas.
Pas një topi të devijuar nga kundërshtari, Anis Mehmeti nuk “fal” dhe dërgon topin në rrjetë, duke treguar edhe njëherë tjetër që është i pagabueshëm para portës kundërshtare. SHIKOGOLIN
Edhe pse në super formë, Anis Mehmeti vazhdon të mos grumbullohet nga Sylvinho. Trajneri brazilian arsyetohet duke thënë se ka shumë lojtarë në pozicionin kua luan Mehmeti dhe nuk mund të thirren të gjithë. Kujtojmë që Mehmeti ka dhënë dhe 3 asiste këtë sezon. -

“Vazhdojmë me shpirt dhe zemër, forca Shqipëri”/ Trajneri Sylvinho shpreh entuziazmin për Kombëtaren: Periudhë e…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar pas dy fitoreve të fundit të kuqezinjve: 0-1 ndaj Serbisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe 4-2 ndaj Jordanisë në miqësoren e zhvilluar së fundmi në Tiranë.
Braziliani ka shprehur entuziazmin e tij për këtë periudhë pozitive të skuadrës dhe ka vlerësuar angazhimin e lojtarëve.
“Sapo kemi mbyllur një tjetër periudhë të shkëlqyer së bashku, me rezultate shumë pozitive. Jo vetëm për shkak të dy fitoreve të rëndësishme, por falë përpjekjes, performancës, përkushtimit dhe punës në skuadër të gjithsecilit,” shkroi Sylvinho në rrjetet sociale.
Me një mesazh të shkurtër, por domethënës, trajneri i kuqezinjve u shpreh i kënaqur me ecurinë dhe shpirtin luftarak të ekipit: “Vazhdojmë përpara kështu… gjithmonë me shpirt dhe zemër. Forca Shqipëri!”.
Fitorja në Beograd ndaj Serbisë ka qenë historike, ndërsa suksesi ndaj Jordanisë i dha mundësi Sylvinhos të testojë edhe alternativa të reja për ndeshjet e ardhshme, në prag të fazës përmbyllëse të eliminatoreve drejt Botërorit 2026. Kombëtarja shqiptare mbetet në formë dhe me moral të lartë për sfidat e radhës. -

Spektakël kuqezi, nga golat e shkëlqyer te rekordi i Hysajt, Shqipëria është “zjarr” pas Serbisë
Triumfi historik ndaj Serbisë bën me krah legjionarët kuqezi. Në “Air Albania”, ndaj Jordanisë zhvilluan një miqësore spektakolare, gjithçka shkoi në mënyrë perfektë, gola shumë të bukur, lojtarë që debutuan për herë të parë, Hysaj që vendos një rekord historik, praktikisht Sylvinho dhe të gjithë mbyllën një tetor të shkëlqyer duke ndezur edhe një herë ambientin rreth ekipit përfaqësues.
Ashtu siç pritej, Sylvinho bëri një rotacion thuajse të plotë, duke hedhur një fazë ofensive ndryshe, me Dakun në qendër i mbështetur nga dyshja Asani-Hoxha, por dhe një mesfushë të re ku Asllanit-Shehut iu bashku përpara edhe Bajrami. Pas një përgjumje në mbrojtje që solli golin e avantazhit të Jordanisë, në fundin e pjesës së parë, Bajrami gatoi golin e barazimit duke detyruar miqtë të devijonin në portën e tyre.Sylvinho nuk i ndali ndryshimet edhe në fraksionin e dytë ku u dhuroi debutimin me fanellën kuqezi dy lojtarëve, Gripshi dhe Klisman Cake. Në fushë nga minuta e 61-të zbriti edhe Broja. “Bomberi” kuqezi mori një assist me telekomandë nga Asllani duke finalizuar plot klas, një gol shumë i bukur që çliron sulmuesin kuqezi. Një super gol realizoi edhe Arbër Hoxha, me sulmuesin që me një predhë të vërtetë shënoni golin e tij të parë me fanellën kuqezi.
Shqipëria e kthehu në show pjesën e mbetur të këtij takimi, me Brojën që ftoi Bajramin që të kompletonte pokerin kuqezi. Sfidë historike edhe për Elseid Hysaj i cili shndërrohet në lojtarin me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi, 94 ndeshje, si askush tjetër më parë. Goli i Jordanisë në fund vlen thjesht për statistika, kjo ishte një ndeshje fantastike ku të gjithë e shijuan pafund.
()
© BalkanWeb