Tag: sylvinho

  • Mungesa e golit, Sylvinho: Jam i qetë, të shfrytëzojmë karakteristikat e lojtarëve

    Mungesa e golit, Sylvinho: Jam i qetë, të shfrytëzojmë karakteristikat e lojtarëve

    Mungesa e finalizimit ka qenë ndër vite një nga problemet kryesore të Shqipërisë. Për këtë temë ka dhënë mendimin e tij së fundmi trajneri Sylvinho, një ditë para sfidës ndaj Andorrës.
    “Mungesa e golit- Unë nuk jam i shqetësuar për lojtarët tanë. Të gjithë kanë ardhur në gjendje të mirë, janë dy ditë pune, por kanë punuar mirë dhe si e thashë, ne duhet të shfrytëzojmë karakteristikat e lojtarëve.

    Nuk dua të them emra, se janë 3-4-5 lojtarë që janë mësuar të shënojnë. Janë njerëz që në vitet e fundit me ne janë ata që kanë shënuar më shumë. Jam i qetë për lojtarët dhe jam i qartë kush mund të futet në fushë dhe të shënojë”.

  • “Ëndrra jonë është Botërori”, Gjimshiti: Sylvinho e ka të vështirë për të zgjedhur formacionin

    “Ëndrra jonë është Botërori”, Gjimshiti: Sylvinho e ka të vështirë për të zgjedhur formacionin

    Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli për mediet nga Andorra, aty ku nesër Shqipëria përballet me vendasit në orën 20:45.
    “Pritshmëritë janë të mëdha, keni marrë leksione nga ndeshjet e tyre kundër Anglisë dhe Serbië?
    Qëllimi ynë janë tri pikët, këto na nevojiten. Kemi parë ndeshjet e tyre në shtëpi, kanë vendosur në vështirësi Anglinë dhe Serbinë, por ne do luajmë ndeshjen tonë. Ne kemi respekt për rivalin, ndeshja do jetë e vështirë, por ne na duhen tri pikët për objektivat tanë.
    Kupa e Botës? Jam krenar që kam 300 ndeshje me Atalantën, ndeshja e radhës ka rëndësi. Para kemi Andorrën. Duhet të japim gjithçka për ëndrrën tonë në play-off. Besoj te mundësitë e ekipit dhe ato që futbolli të jep. Nuk e mendoja para dhjetë viteve se do isha në garë për Kupën e Botës.
    Një lider që po udhëheq ekipin, çfarë ka më shumë ky ekip se ai i Euro 2024?
    Kemi lojtarë me cilësi dhe emra të rinj shumë të talentuar. Sylvinho ka vështirësi për përzgjedhjen e formacionit. Kemi kualitet të rritur, por edhe grupin që bën të mundur çdo gjë dhe grupi është ai që ka rëndësi për ne.
    Nesër nuk duhet të pësojmë, do shënoni si me Armeninë?
    Si mbrojtës futem mos shënoj, por pse jo mes jem unë autori i golit. Kjo nuk ka rëndësi për mua, dua që të fitojë ekipi dhe të marrim një vend në play-off.
    Stadiumi nesër kuqezi në Andorra, një mesazh?
    Besoj si gjithmonë, kjo është një shtysë e madhe për ne dhe na japim më shumë mbështetje. Unë i falenderoj tifozët dhe ne do bëjmë maksimumin në fushë. Duam t’i bëjmë të lumtur dhe kam besim se do ia arrijmë”, tha Gjimshiti.

  • Sfida me Andorrën, Sylvinho: Luajmë për fitore! Jemi shumë afër kualifikimit në play off

    Sfida me Andorrën, Sylvinho: Luajmë për fitore! Jemi shumë afër kualifikimit në play off

    Në një konferencë për mediat, trajneri Sylvinho tha se ekipi ynë do të luaj për fitore në ndeshjen me Andorrën ditën e nesërme.
    Ai shtoi gjithashtu se skuadra e Andorrës është një skuadër e vështirë. Më tej, Sylvinho tha se ekipi ynë ka ardhur në rritje dhe se jemi shumë afër kualifikimit në play-off.
    Sylvinho: Trajneri i Andorrës njeh shumë mirë lojtarët, kanë një difensivë të mirë. Në ndeshje në Tiranë ishte në fillim e vështirë, ndërkohë i kemi parë dhe në ndeshjet e tjera, janë një ekip që luajnë për çdo centrimetër të fushës dhe shpresoj që t’ja dalim nesër për të fituar.

    Po rritemi shumë si federatë, shihet dhe në rezultate. Diferenca në futboll bëhet gjithmonë e më të vogla. Kur luan jashtë është më e vështirë sesa të luash në shtëpi, ne kemi pasur rezultate më të mira kur kemi luajtur në shtëpi. Jemi shumë afër kualifikimit për një play off. Shpresoj që nesër të kemi një hap shumë të mirë.
    /vizionplus.tv

  • Botërori 2026/ “Si asnjëherë në historinë e Kombëtares”, Sylvinho: Ndeshja me Andorrën e vështirë

    Botërori 2026/ “Si asnjëherë në historinë e Kombëtares”, Sylvinho: Ndeshja me Andorrën e vështirë

    Pas stërvitjes dy ditore në Barcelonë me grupin e plotë, kombëtarja kuqezi e futbollit mbërriti mesditën e të mërkurës në Andorra, aty ku nesër në orën 20:45 luhet sfida që vlen për raundin e parafundit kualifikues në Grupin K të Kupës së Botës 2026. 
    Nga stadiumi “Encamp” ku do luhet ndeshja, përpara mediave dolën trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti. Dyshja cekën rëndësinë e këtij dueli, që për tanët munud të jetë deçiziv. Një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do bënte që Kombëtarja kuqezi zyrtarisht të ishte në play-off e Kupës së Botës 2026 si e dyta e grupit, për të kërkuar një biletë në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut. 
    Sylvinho: Janë dy ndeshje të ndryshme. Trajneri i Andorrës që e njeh mirë ekipin e tij. Ka një anë mbrojtëse shumë të mirë. Nxjerr maksimumin nga lojtarët e tij. Është një ekip që pëson maksimumi 2 gola. Edhe në Tiranë ishte e vështirë, deri sa shënuam. Luajnë në çdo cep të fushës. Shpresoj që t’ia dalim të fitojmë. Në fakt po rritemi shumë si Federatë. Kur rritemi ne, të njëjtën gjë bëjnë edhe të tjerët. Kjo shihet edhe në rezultatet e arritura. Diferencat në futboll bëhen gjithnjë dhe më të vogla. Kur luan jashtë, është më e vështirë se në shtëpi. Ne kemi rezultate më të mira në shtëpi. Jemi në një situatë të mirë, nuk e kemi pasur më parë në historinë e Kombëtares. Shpresoj të kemi një rezultat të mirë ndaj Andorrës. Detyrimi për fitore, ka nisur nga ndeshja me Letoninë. Kemi një ekip të ekuilibruar. Do jetë ndeshje e vështirë. Do jetë i njëjti shpirt gare.
     
     

  • “Andorra nuk është e lehtë, mezi e mundi edhe Anglia”, Sylvinho: Ja kur do e vendos formacionin, nuk më shqetësojnë minutat e lojtarëve

    “Andorra nuk është e lehtë, mezi e mundi edhe Anglia”, Sylvinho: Ja kur do e vendos formacionin, nuk më shqetësojnë minutat e lojtarëve

    12 Nëntor 2025

    17:58

    Telesport

    Trajneri Sylvinho bashkë me kapitenin Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën e fundit për shtyp, para përballjes me Andorrën.
    Sylvinho vuri në dukje se Andorra nuk është një kundërshtar i lehtë, edhe pse shumë e mendojnë kështu. Ndër të tjera trajneri braziliani foli edhe për formacionin si dhe për çështjen e zakonshme që është minutat në klubet e tyre për lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.
    “Të tjerët mund të thonë që Andorra është një kundërshtar i lehtë në letër, por në fakt nuk është kështu. Serbia vuajti shumë ndaj tyre, Anglia mezi fitoi 0-1. Jemi të vetëdijshëm që nesër duan të marrin maksimumin nga ky takim.
    Formacioni ndaj Andorrës? Me siguri nesër në drekë do e kem të qartë në mendjen time. Më shumë se skema dhe moduli, fokusohem te karakteristikat e kundërshtarit që kam përballë. Andorra është një kundërshtar që ta bën lojën të vështirë, ndaj do aktivizohen lojtarë që krijojnë hapësira për të tjerët.
    Nuk jam i shqetësuar për minutat që lojtarët kanë në këmbët e tyre. Kemi 4-5 lojtarë që shënojnë”, tha Sylvinho.

  • LIVE/ Fati i Botërorit 2026 kalon nga Andorra, Sylvinho e Gjimshiti flasin para ndeshjes

    LIVE/ Fati i Botërorit 2026 kalon nga Andorra, Sylvinho e Gjimshiti flasin para ndeshjes

    Pas stërvitjes dy ditore në Barcelonë me grupin e plotë, kombëtarja kuqezi e futbollit mbërriti mesditën e të mërkurës në Andorra, aty ku nesër në orën 20:45 luhet sfida që vlen për raundin e parafundit kualifikues në Grupin K të Kupës së Botës 2026. 
    Nga stadiumi “Encamp” ku do luhet ndeshja, përpara mediave dolën trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti. Dyshja cekën rëndësinë e këtij dueli, që për tanët munud të jetë deçiziv. Një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do bënte që Kombëtarja kuqezi zyrtarisht të ishte në play-off e Kupës së Botës 2026 si e dyta e grupit, për të kërkuar një biletë në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut. 

  • Po shkëlqejnë te Lecce, Ramadani-Berisha, “hall” më vetë për Sylvinho-n

    Po shkëlqejnë te Lecce, Ramadani-Berisha, “hall” më vetë për Sylvinho-n

    Nuk është koha për të eksperimentuar, është koha për të marrë 3 pikët e plota ndaj Andorrës, për këtë është i qartë Sylvinho dhe të gjithë në radhët e ekipit përfaqësues. Më 13 nëntor, tekniku kuqezi pritet t’i besojë të njëjtët lojtarëve që shkruan historinë në Serbi, por brenda një muaji balancat kanë ndryshuar jo pak mbi të gjitha në mesfushë.
    Këtë periudhë Asllani po has shumë vështirësi te Torino, me mesfushorin kuqezi që ka humbur statusin e tij si titullar, por në të njëjtën kohë, në Serie A po bëjnë ligjin dy mesfushorë të tjerë shqiptar, Ramadani dhe Berisha. Dikur, në fillimet e Sylvinho-s, Ramadani ishte i paprekshëm në Kombëtare, por pak nga pak e humbi këtë status, me Sylvinhon që preferon Shehun dhe Laçin përkrah Asllanit.

    Ramadani është rikthyer në versionin e tij më të mirë këtë sezon në radhët e Lecce ku në 10 ndeshjet e fundit ka zbritur gjithnjë si titullar duke grumbulluar 874 minuta në total. Në 10 javët e para, Ramdani është lojtari që ka vrapuar më shumë në Serie A, plot 115,9 kilometra.
    Jo vetëm Ramadani, një formë fantastike po kalon edhe Medon Berisha, me këtë të fundit që u vlerësua nga mediat italiane si lojtari më i mirë i javës së 10-të në Serie A. Forma e dy lojtarëve të Lecce mund të sjell një ndryshim të rëndësishëm në skemat e Sylvinho-s në vigjilje të transfertës përballë Andorrës.
    ()

  • I harruar nga Sylvinho, Seferi realizon “dopietë”, notë e “frikshme” në Turqi (VIDEO)

    I harruar nga Sylvinho, Seferi realizon “dopietë”, notë e “frikshme” në Turqi (VIDEO)

    I harruar prej kohësh nga Sylvinho, por Taulant Seferi po kalon një formë të shkëlqyer. Brenda pak kohësh, nga titullar në skemat e tekniku kuqezi, Seferi e sheh veten jashtë, por sulmuesi i dërgoi një tjetër mesazh nga distanca, pikërisht në ditën kur Sylvinho publikoi listën për dy ndeshjet e fundit në fazën kualifikuese.
    Seferi realizoi një “dopietë” fantastike në javën e 13-të në Kategorinë e dytë në Turqi. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, me një goditje perfekte në kufijtë e zonës së rreptësisë, Seferi stampoi topin në rrjetë duke realizuar golin e dytë për ekipin e tij, Bodrumspor në ndeshjen përballë Instabulspor. Goli i dytë personal dhe i katërti për Bodrumspor ishte akoma më i bukur, me sulmuesin kuqezi që bëri gjithçka vetë, rrëmbeu një top në mesfushë për të finalizuar më pas me shumë klas.

    Ky ishte goli i tij i 9-të në 13 javë, plus 4 asiste, duke u renditur në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë në kampionat. Pas ndeshjes, të mbyllur me rezultatin e thellë 5-0, Seferi i vlerësua me notën 8,5 duke u shpallur edhe si lojtari më i mirë i këtij takimi.
    ()

  • VIDEO/ Nuk u grumbullua nga Sylvinho, Seferi “shfryn” në Turqi, realizon dopietë

    VIDEO/ Nuk u grumbullua nga Sylvinho, Seferi “shfryn” në Turqi, realizon dopietë

    Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi ishte protagonist në fitoren 5-0 të Bodrumspor ndaj Istanbulspor. Seferi realizoi dy gola, duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë sukses.
    Fillimisht, Seferi mposhti portierin me një goditje të bukur në fundin e pjesës së parë. Më pas, në pjesën e dytë, ai u tregua i saktë, me një gjuajtje tokazi.

    Taulant Seferi nuk u grumbullua nga Shqipëria, për ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
     

  • Sylvinho pa surpriza, rikthehet Tuçi, trajneri mbron lojtarët pa minuta me klubet: Me Andorran, e vështirë

    Sylvinho pa surpriza, rikthehet Tuçi, trajneri mbron lojtarët pa minuta me klubet: Me Andorran, e vështirë

    Trajneri i kombëtares Silvinjo publikoi listën me 25 lojtarë që do të ketë në dispozicion për dy takimet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë. Ndër emrat që janë ftuar nga trajneri brazilian i përfaqësues kuqezi bie në sy rikthimi i Ardian Ismajlit që është rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti jashtë në sfidat e muajit tetor. Risia e vetme, jo si debutues por si rikthim është Indrit Tuçi. Pas lëvizjes nga Çekia drejt kampionatit turk, sulmuesi po luan mirë dhe po shënon me Kaizerispor dhe trajneri e ka parë të arsyeshme ta ketë në grup për dy duelet e rëndësishme.  Jashtë vazhdon të mbetet për arsye dëmtimi mbrojtësi Marash Kumbulla e në vend të tij u konfirmua Klisman Cake, ndërsa Ernest Muçi konfirmohet një lojtar jo më i pëlqyer nga Silvinjo.  Ky i fundit e ka rrëzuar njëherë mirë standartin se ata që kanë më shumë minuta me klubet janë të favorizuar përballë atyre që nuk kanë fare skuadër.
    “E kam thënë që nuk është ende momenti që të marrim lojtarë që luajnë 100%. Kemi marrë lojtarë edhe jashtë ekipi, ne për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë, monitorojmë 40-45. Bajrami nuk luan me klube por ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne, është golashënuesi jonë me 7 gola, Bajrami më jep besim kur del në fushë. E vërtetë që nuk jam i kënaqur, as unë e as ai që nuk po luan, por unë duhet të arsyetoj rreth këtyre numrave”, tha Sylvinho .
    Më tej, një analizë të shpejte mbi çka e pret Shqipërinë kundër një rivali në dukje modest si Andorra.

     “Unë  respektoj shumë Andorrën, herën e fundit kanë barazuar në miqësore dhe me Letoninë, kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjesë. janë ekip që nuk dorëzohen. Nuk pësuan 4-5 apo 6 gola nga Anglia. Une e di dhe lojtarët e dinë që është një ndeshje e vështirë, luajnë me zemër e shpirt, mbrohen 90 minuta, bëjnë 100%. Nuk do të jetë e thjeshtë për të fituar”, deklaroi Sylvinho. 
    Shqipëria do të nisë grumbullimin të hënën në Barcelonë, vend që është afër nga Andorra ku do të luajmë ndeshjen e parë më 13 nëntor./vizionplus.tv