Tag: sylvinho

  • Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

    Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

    Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, tha se ka folur personalisht me Armando Borojën dhe me gjithë skuadrën, pas sjelljes së tij në përfundim të ndeshjes Andorra-Shqipëri, ku sulmuesi duhet të merrej me zor nga Hysaj për të festuar me shokët kualifikimin për në playoff-et e Kupës së Botës.
    “Po, fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Sylvinho në një konferencë për mediat para ndeshjes Angli-Shqipëri, në program për të dielën në orën 18:00 në Tiranë, shkruan A2 CNN. “Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Por e zgjidhëm, nuk kemi probleme”.
    Sa i përket Anglisë, Sylvinho tha se nuk ka vend për shumë iluzione, pasi është një prej skuadrave favorite për të fituar Kupën e Botës. “Janë komplet nivel tjetër. Mos e ngatërroni me ekipin tonë.  Është ndeshje shumë e vështirë. Tuchel është një trajner i madh. Ai ka lojtarë të mëdhenj në skuadër. Nuk kanë pësuar asnjë gol në kualifikuese”, shtoi Sylvinho.

  • Kualifikimi i Shqipërisë në Play Off të Kupës së Botës, Sylvinho ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes

    Kualifikimi i Shqipërisë në Play Off të Kupës së Botës, Sylvinho ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes

    Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, ka arritur të kualifikohet në fazën Play Off të Kupës së Botës, pasi mposhti 1-0 Andorrën në transfertë, duke marrë tre pikë të arta.
    Ndeshja që u luajt mbrëmjen e djeshme, bëri jehonë përtej kufijëve ku flitet shqip.Lexo edhe :Related Posts
    Ai që është më i lumtur për këtë arritje është pikërisht trajneri Sylvinho, i cili ka postuar një video të festës së tij me futbollistët në dhomat e zhveshjes të shoqëruar me një mesazh në gjuhën portugeze dhe shqipe.

    “Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën e play off-it të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve dhe drejtueseve…të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse 3 vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për  këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruante trajneri Sylvinho në postimin e tij.
    “O sa mirë me ken shqiptarë”, dëgjohet të këndojnë në korr futbollistët e kombëtares shqiptare./vizionplus.tv

  • Sylvinho në “qiellin e shtatë”: Të lumtur për këtë sukses, ju tregoj situatën e Brojës

    Sylvinho në “qiellin e shtatë”: Të lumtur për këtë sukses, ju tregoj situatën e Brojës

    Sylvinho ka folur për mediat pas fitores me Andorrën. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj kundërshtarëve, me gol të Kristjan Asllanit.
    Një triumf i cili na siguroi edhe kualifikimin për herë të parë në histori në një “Play-Off” të Kupës së Botës. Pas sfidës ka theksuar se:
    “Situata me Brojën, çfarë folët në dhomat e zhveshjes? Një natë e mrekullueshme dhe historike për të shijuar arritjen në “Play-Off”. E pashë që ishte i mërzitur dhe kam folur vetëm pak me ekipin. Të gjithë kanë vuajtur ndaj Andorrës.
    Pasi fituam, u ndalëm për një moment për të kuptuar edhe rezultatin e sfidës tjetër (i referohet fitores së Anglisë 2-0 ndaj Serbisë) dhe më pas festuam. Është natë e madhe.
    A mund ta luajmë “Play-Off”-in siç duhet? Të gjithë duhet të festojnë për këtë sukses. Është një moment i bukur dhe historik. Do të telefonoj edhe Hamdi Salihun, pasi e dua fort dhe për këtë do të festojmë.
    Broja dhe energjia e tij? Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër dhe me ruajtjet e energjisë.
    Skoci, Çeki, Sllovaki dhe Hungari? Jam krenar për të gjithë futbollistët. Nuk mendoj për “PLkay-Off” pasi kemi dhe një ndeshje para. Më vjen keq për Pajazitin dhe Caken që ishin në tribunë. Tuci ishte një ndërrim taktik. Është një futbollist që na duhet dhe që krijon hapësirë. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët dhe ato të stolit”, ka përfunduar timonieri i kuqezinjëve.

  • GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL ASLLANIIIIIIIIIIIIIIIIII! Shqipëria çlirohet më në fund (video)

    GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL ASLLANIIIIIIIIIIIIIIIIII! Shqipëria çlirohet më në fund (video)

    13 Nëntor 2025

    22:12

    Telesport

    Duhej të kalonin mbi 65 minuta, që Shqipëria të zhbllokohej më në fund ndaj Andorrës. Pas një kundërsumi të shpejtë, Uzuni asiston për Asllanin dhe mesfushori elbasanas dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Sylvinho e nis pjesën e dytë me të njëjtin formacion, pa bërë asnjë ndryshim. Në minutën e 46′, Hoxha merr një pasim nga Asllani dhe ka një mundësi të mirë për të zhbllokuar shifrat, por ndalet në momentin e fundit.
    Në minutën e 51-të, Broja futet bukur brenda në zonë, godet Asllani, por portieri vendas tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 58-të, Manaj rrëzohet në zonë, por arbitri jep faull në favor të vendasve për prekje të topit me dorë nga sulmuesi kuqezi.
    Në minutën e 60-të, Sylvinho bën dy zëvendësimet e para: Dalin Broja dhe Laçi, në vendin e tyre futen Uzuni dhe Bajrami.

  • Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

    Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

    Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot përballë Andorrës ndeshjen e parafundit për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026.
    Në orën 20:45, e gjithë vëmendja është te kuqezinjtë, të cilët sot mund të sigurojnë matematikisht playoff-in e Botërorit.
    Sylvinho ka vendosur për titullarët, duke përsëritur formacionin që fitoi ndaj Serbisë, më përjashtim të Myrto Uzunit.

  • Formacioni zyrtar i Shqipërisë, vetëm një “surprizë” nga Sylvinho

    Formacioni zyrtar i Shqipërisë, vetëm një “surprizë” nga Sylvinho

    13 Nëntor 2025

    19:15

    Telesport

    Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Andorrë-Shqipëri. Sylvinho e nis me këtë formacion: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Broja, Hoxha, Manaj.
    Surpriza e vetme mund të quhet aktivizimi i Arbër Hoxhës që nga minuta e parë, i cili në fakt është në formën e tij më të mirë. Pjesa tjetër e formacionit është e zakonshme në ndeshjet e fundit.
    Për kuqezinjtë sot vlen vetëm fitorja dhe në rast se Serbia nuk fiton dot ndaj Anglisë, Shqipëria siguron matematikisht vendin e dytë dhe biletën për në play-off.

  • Me mision 3 pikët, Sylvinho me “artilerinë e rendë” ndaj Andorrës, dilema në mesfushë dhe sulm

    Me mision 3 pikët, Sylvinho me “artilerinë e rendë” ndaj Andorrës, dilema në mesfushë dhe sulm

    Me mision 3 pikët, Shqipëria është gati për takimin kundër Andorrës, një ndeshje e lehtë në letër, por jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Trajneri Sylvinho ka në dispozicion grupin e plotë, asnjë mungesë, një “luks” që fut në mendime tekniku kuqezi në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë nga minuta e parë.
    Rikthimi i Ismajlit pas dëmtimit, mund të sjell një balotazh në qendër të mbrojtjes, por në çdo rast, Sylvinho i ka besuar gjithnjë Ajetit, e ka bërë këtë në çdo moment të rëndësishëm. Pjesa tjetër e prapavijës nuk ndryshon, me Hysajn në të djathtë dhe Mitajn në të majtë.

    Nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha edhe në mesfushë, pavarësisht se Medon Berisha dhe Ylber Ramadani, dy lojtarët e Lecces, po kalojnë një formë të shkëlqyer. Tredhëmbëshi, Asllani-Juljan Shehu-Qazim Laçi nuk pritet të ndryshojë.
    Një dilemë e madhe ka të bëjë me sulmin, ku në balotazh për një fanellë titullari në krahun e majtë është Uzuni me Arbër Hoxhën, me këtë të fundit që shihet favorit. Rey Manaj do të zbres nga minuta e parë në majtë të sulmit, i mbështetur nga Armando Broja në të djathtë.
    Pavarësisht se kjo është një sfidë në transfertë, tifozët kuqezi pritet të jenë në dominues përballë Andorrës për të mbështetur djemtë e Sylvinhos në këtë transfertë shumë të rëndësishme.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Statistikat “ngrohin” Sylvinho-n, Shqipëria favorite absolute ndaj Andorrës

    Statistikat “ngrohin” Sylvinho-n, Shqipëria favorite absolute ndaj Andorrës

    Në letër, Andorra është një rival që nuk ngjall “frikë”, jo vetëm për pozicionin ku ndodhen në Grupin K, në vendin e fundit me vetëm 1 pikë, por Andorra është gjithashtu si një rival që Shqipëria e njeh mirë. Në të kaluarën jemi përballur 8 herë me shtetin e vogël me afro 81 mijë banorë. Shifrat janë në favor të kuqezinjve teksa kemi fituar 6 ndeshje, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, 4 gola të pësuar 14 të shënuar.

    Në përballjen e fundit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “FIFA2026”, Shqipëria triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ku Rey Manaj realizoi një “dopietë”.
    Ekipi i Sylvinho-s vjen në këtë përballje me moralin e lartë pasi në 4 sfidat e fundit kanë marrë 4 fitore, ku pa diskutim spikat suksesi ndaj Serbisë. Interesat është fakti që Andorra vjen në këtë takim pas 2 barazimeve dhe 1 humbje në 3 ndeshjet e fundit, diçka e rrallë për një përfaqësuese të vogël.

    Nuk kanë asnjë dyshim kompanitë e basteve në lidhje me suksesin e kuqezinjtë teksa një fitore e Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 1,22.

  • Andorra-Shqipëri, Sylvinho mendon për formacionin, ka dilema në mbrojtje dhe sulm

    Andorra-Shqipëri, Sylvinho mendon për formacionin, ka dilema në mbrojtje dhe sulm

    Faza play-off e Eliminatoreve të Botërorit 2026 është më afër se kurrë për Shqipërinë, e cila pas fitores në transfertë përballë Serbisë i duhet sot një tjetër tri pikësh larg “Air Alabania”-s.
    Këtë herë rivalja është Andorra, një ekip modest, por që bazon lojën në mbrojtje. Për këtë motiv formacioni i zgjedhur nga Sylvinho duhet që të jetë si i kujdesshëm në mbrojtje, por edhe i mprehtë në sulm për të gjetur sa më shpejt golin që do të zhbllokonte “këmbët” dhe emocionet e lojtarëve.
    Për këtë takim komisari teknik brazilian do të rreshtojë të tijtë me skemën 4-3-3. Në portë Strakosha është titullar i padiskutushëm ashtu siç janë edhe dy mbrojtësit e krahurt Hysaj dhe Mitaj. Ndërsa në qëndër Gjimshiti ende nuk di se kush do të jetë partneri i tij pasi Sylvinho është në dyshim mes Ajetit dhe Ismajlit.
    Mesfusha është një tjetër repart ku nuk priten ndryshime krahasaur me takimet e kaluara. Shehu, Asllani dhe Laçi rikonfimohen pas provës së madhe të treguar në Leskovac. Sa i përket sulmit Manaj duket i sigurt për vendin e tij në majën e repartit ashtu si edhe Broja, i cili do të aktivizohet në të djathtë. Ky repart do të plotësohet nga Uzuni ose Hoxha, të cilët janë në balotazh për një vend titullari.

  • Sot ndeshja kundër Andorrës, Sylvinho dërgon dy futbollistë në tribunë

    Sot ndeshja kundër Andorrës, Sylvinho dërgon dy futbollistë në tribunë

    Këtë të enjte në orën 20:45 Shqipëria e futbollit mund të shkruajë historinë, pasi për herë të parë kuqezinjtë me Sylvinhon në krye kanë shansin të sigurojnë një vend në play-off e Botërorit 2026.
    Një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do bënte që Kombëtarja kuqezi zyrtarisht të ishte në play-off e Kupës së Botës 2026 si e dyta e grupit, për të kërkuar një biletë në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut.
    Për duelin e sotëm, Sylvinho ka vendosur mos ketë të gatshëm mbrojtësin Klisman Cake dhe mesfushorin Adrion Pajaziti. Trajneri ka grumbulluar 25 futbollistë për këtë duel, por duke qenë se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të gatshëm, Sylvinho ka sakrifikuar Caken dhe Pajazitin.
    Sot të gjithë sytë e shqiptarëve do jenë në Andorra, me ndeshjen që fillon në orën 20:45.