Tag: sylvinho

  • “Lojtarët u impenjuan më shumë”, Hicka: Askush nuk e besonte 8 muaj më parë se do të ishim në play-off të Botërorit

    “Lojtarët u impenjuan më shumë”, Hicka: Askush nuk e besonte 8 muaj më parë se do të ishim në play-off të Botërorit

    Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Envi Hicka, ka komentuar në emisionin “Log.” në News24 arritjen historike të Kombëtares shqiptare, e cila siguroi vendin e dytë në grupin kualifikues dhe të drejtën për të luajtur play-off për në Botërorin 2026.

    “Nëse 8 muaj më parë do të thoshim se në fund të kësaj fushate do të ishim në vend të dytë dhe në play-off, shumë njerëz do të thoshin se ishte e pamundur,” tha Hicka. “Unë personalisht nuk e kam menduar kurrë të pamundur, sepse Serbia kishte probleme të mëdha psikologjike dhe sportive. Nuk ishte një mision i pamundur. Ekipi ynë e ka bërë detyrën dhe ka arritur diçka vërtet të madhe, por ka ende punë përpara.”
    Duke folur për trajnerin Sylvinho, Hicka e përshkroi si një figurë që ka kaluar nëpër faza të ndryshme vlerësimi nga publiku shqiptar:
    “Sylvinho ka pasur disa cikle. Fillimisht periudha e mrekullisë në Euro 2024, pastaj kritikat pas tre ndeshjeve të vështira në fazën finale ku ndoshta mund të kishim marrë më shumë, më pas vështirësitë në Nations League dhe tani ribërja hero te kualifikueset e Botërorit. Në ndeshjet e fundit të Nations League lojtarët çeduan diku, e nënvlerësuan kompeticionin dhe nuk morëm maksimumin. Në kualifikueset e Botërorit u impenjuan maksimalisht. Sylvinho vetë nuk ka ndryshuar shumë, ka qenë i njëjti trajner, por angazhimi dhe përqendrimi i lojtarëve ka qenë ndryshe.”
    Hicka theksoi se kualifikimi në play-off është një arritje e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar dhe se tani fokusi duhet të jetë te përgatitja për ndeshjet vendimtare të marsit, ku Shqipëria do të kërkojë biletën historike për në Kampionatin Botëror.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Sylvinho e shkatërroi nga nervat”! Alliu flet për Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve

    “Sylvinho e shkatërroi nga nervat”! Alliu flet për Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve

    Shqipëria humbi në shifrat 0-2 kundër Anglisë në “Air Albania”, por skena më e trishtë ishte ajo kur Armando Broja la fushën i përlotur mes dhimbjeve. Një dëmtim i ri për sulmuesin shqiptar, ndërsa ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, e pa në këtë mënyrë situatën e lojtarit të Burnley teksa ishte i ftuar në “Mega Sport” në “A2 CNN”.
    “Ai është dëmtim që e rëndon moralisht, psikologjikisht, pavarësisht shkallës. Nuk është e lehtë të menaxhosh pritshmëritë e një kombi duke të parë si talentin më të madh të futbollit të prodhuar për sa kohë mbaj mend unë sport. Kapërcimi pastaj nga talent në futbollist të afirmuar është rrugë e gjatë.
    E para e dëmtoi dëmtimi i rëndë, pastaj fiziku i tij që është pak i brishtë dhe kur ka pasur nevojë për mbështetje morale, shumë ngjarje kanë ndodhur në të kundërt. Ajo që ndodhi javën e kaluar ndikon edhe te ky dëmtim, me sforco donte të bënte “mea culpan” e publikut. Kur nuk e do një lojtar dhe kërkon ta degjenerosh, ndërroi poziconin. Sylvinho po e shkatërron nga nervat një lojtar të dëmtuar, i ndërron dhe pozicion. Broja nuk është lojtar vrapues, mbrojtës që të përballoj duelet në mbrojtje, ka cilësi të tjera”, tha Ilir Alliu.

  • “Krenar për djemtë”, Sylvinho-Duka besojnë: Play-off jo i pamundur

    “Krenar për djemtë”, Sylvinho-Duka besojnë: Play-off jo i pamundur

    Anglia ishte një test luksi jo vetëm për Shqipërinë, por mbi të gjitha për Sylvinho, por tekniku kuqezi vërtetoi se objektivi i tij real ishin ndeshjet e “play-off”. Humbja 0-2 nuk i lë një shije të mirë Sylvinho-s, kjo për vetë faktin se ekipi i tij bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj një prej ekipeve më të forta të botë:
    “Në fakt, nuk ishte një rezultat i mirë, por mendoj se djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë ndaj një prej ekipeve më të fora të botë, favoritë për të fituar Botërorin. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi. Tani duhet të presin shortin, por çdo gjë është e mundur. Duhet të përgatitemi për atë që na pret në play-off”.

    Ashtu si Sylvinho, edhe presidenti Duka u shfaq shumë i lumtur pas ndeshjes kundër Anglisë, një sfidë e fortë ku lojtarët dhanë gjithçka:
    “Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati. Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre. Play-off-i është i yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit”
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Çfarë mëkati humbja ndaj Anglisë, nuk e merituam”, Sylvinho për Play Off: S’mendoj për rivalët, ky grup shkon larg

    “Çfarë mëkati humbja ndaj Anglisë, nuk e merituam”, Sylvinho për Play Off: S’mendoj për rivalët, ky grup shkon larg

    Në konferencë për shtyp, pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, trajneri i kombëtares, Sylvinho tregoi këndvështrimin e tij.
    “Sa i keqardhur jeni? Krenar për të gjithë futbollistët e mi. Luajtëm mirë ndaj një ekipi që synon gjysmëfinalen ose finalen e këtij kompeticioni. Është një skuadër e vështirë për t’u barazuar pas këtij momenti.

    Nga Anglia te Anglia, të dyja të humbura 2-0. Si është progresi i ekipit? Kemi përmirësuar të dyja ekipet. Një punë e madhe është bërë nga stafi dhe lojtarët. Edhe ekipi i Anglisë ka ndryshuar nga ndeshja e parë dhe është një skuadër që nuk ka pësuar gol.
    Pas golit skuadra nuk reagoi, e kishit ndarë mendjen për barazimin? Në fakt është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Nëse hap lojën pas një goli të bën që të pësosh më shumë.
    Keni ide se si do të luani? Me Kombëtaren nuk ka shumë kohë. Koha kalon shumë shpejt dhe shpresoj që futbollistët të kenë formën e duhur. Duhet të shikojmë shortin javën tjetër për të mësuar më shumë.
    Pritshmëritë shumë të larta? E vërtetë që kemi patur një moment të vështirë. Skuadra tashmë është e ndërtuar nga dora ime, e Zabaletës, Dorivas dhe Bulkut.
    Play –Off, Çekia, Sllovakia, Skocia dhe njëra mes Uellsit ose Islandës, i ke ndjekur? Do të shkojmë në Britaninë e Madhe. Nuk i njoh ekipet , deri tani kam analizuar ekipet që kam patur në këtë grup dhe nga java e tjetër do të mendoj për skuadrat e tjera.
    Broja? Asnjëherë lojtari nuk është problem, kur është në formë të mirë është një plus për skuadrën. Është dëmtuar dhe ende nuk kam folur me të dhe me mjekun dhe do të mësoj më shumë mbi dëmtimin e tij. Është mirë kur një lojtar është gati për të luajtur”, ka theksuar braziliani.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Humbëm, por jemi krenarë”, Sylvinho: Të presim shortin dhe të nisim përgatitjet për Play-Off

    “Humbëm, por jemi krenarë”, Sylvinho: Të presim shortin dhe të nisim përgatitjet për Play-Off

    Shqipëria u mund 0-2 nga Anglia në “Air Albania, duke mbyllur me humbje fushatën kualifikuese të Botërorit.
    Pas ndeshjes, trajneri doli në konferencë për shtyp ku e ciëlsoi këtë humbje si zhgënjyese pasi deri në momentin e golit të parë të Kane, gjithçka po fliste për Shqipërinë.
    “Duhet të kuptojmë se ata janë një ekip që kërkon jo vetëm fitoren në një ndeshje, por objektiv ka fitimin e Kupës së Botës.
    Ndaj ndihem krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe lojën e tyre, tani duhet të presim shortin javën e ardhshme”, u shpreh ndër të tjera tekniku brazilian i Shqipërisë.
    NDESHJA E SOTME
    Të kualifikuar për në fazën play-off të Botërorit, ndaj Anglisë, Sylvinho vërtetoi se e gjithë vëmendja e kuqezinjve është te sfidat e marsit, kjo u pa qartë edhe te formacioni titullarë ku kurseu 4 nga 5 lojtarët që rrezikonin sfidat e play-off. Ashtu siç pritej, Anglia e nisi sfidën në sulm, por pa kërcënuar seriozisht portën e Strakoshës.
    As Shqipëria nuk qendëroi pasive madje Hysaj tentoi edhe një gol për katalog, por goditja e tij përfundoi pak mbi traversë.
    Pa presion dhe me dëshirën për të vënë në jetë një tjetër arritje historike, Shqipëria vendosi në siklet Anglinë me disa zbritje të rrezikshme me Arbër Hoxhën.
    Të kualifikuar si kokë grupi, Anglia e mori me qetësi fraksionin e parë, ku rastin e parë të rrezikshëm e shënuan në minutën e 37-të ku goditja e Boue dhe Kuensa vunë në lëvizje portierin Strakosha. Pjesa e parë e këtij takimi luksi u mbyll në barazim pa gola.
    VIDEO/ Me mendjen tek goglat e Play-Off, Asllani: Tani presim emrin e kundërshtarit që do kemi në marsNë pjesën e dytë, ekipi i Tuchel realizoi dy herë me Kane. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për Shqipërinë, që bëri një ndeshje të mirë dhe tashmë do mendojë për Play Off e Botërorit. Anglia e mbyll pa pësuar gol, një rekord fantastik ky i “3 luanëve”.

  • ”Broja nuk është problem”, Sylvinho: Nuk kam studiuar asnjë nga kundërshtarët e mundshëm

    ”Broja nuk është problem”, Sylvinho: Nuk kam studiuar asnjë nga kundërshtarët e mundshëm

    Kuqezinjtë e kishin siguruar tashmë fazën play off, dhe sonte u mposht 0-2 nga Anglia në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese të Botërorit 2026. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho analizoi takimin dhe u shpreh se nuk ka studiuar asnjë nga kundërshtarët e mundshëm të play off-it.
    “Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Kemi bërë një ndeshje shumë të fortë ndaj një skuadre që synon finalen e Botërorit. Është një ekip i vështirë për t’u barazuar. Kemi përmirësuar ekipin. Është një punë e madhe e bërë nga stafi dhe lojtarët. Po të shohim, Anglia ka ndryshuar nga ndeshja e parë. Është një ekip që ende nuk ka pësuar asnjë gol.

    Është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Është një skuadër që nëse ti i hap lojën pas pësimit të një goli, mund të pësosh dhe tre të tjerë. Duket sikur s’ka shumë kohë me Kombëtaren, por koha ikën shumë shpejt. Ende nuk mendoj dot dhe duhet të shohim shortin këtë javë për të parë kundërshtarin që do të kemi.

    Është e vërtet që ka pasur momente të vështira. Skuadra që shohim tani është punë e imja, Dorivës dhe Zabaletës. Janë bërë edhe ndryshime të mëdha. Ka pasur ndryshime në pozicione dhe te lojtarët e rinj. Prandaj ka qenë një periudhë e vështirë.

    Nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të analizoj ekipet që kemi pasur punë në këtë grup. Broja? Jo, asnjëherë lojtari nuk është problem, por zgjidhje. Ende nuk kam folur me mjekët për gjendjen e tij. Gjithmonë është mirë kur lojtari kthehet me klubin e tij dhe aktivizohet”, tha Sylvinho.

  • “Broja nuk është problem…”, Sylvinho: Nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të…

    “Broja nuk është problem…”, Sylvinho: Nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të…

    16 Nëntor 2025

    21:04

    Telesport

    Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në një intervistë për Digitalb pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, ka vlerësuar kundërshtarin dhe është krenar për paraqitjen e kuqezinjve.
    “Anglia është një kundërshtar që nuk të lejon të reagosh. Është një skuadër që nëse ti i hap lojën pas pësimit të një goli, mund të pësosh dhe tre apo më shumë gola të tjerë.
    Nga ndeshja e parë ndaj Anglisë në “Wembley” te ajo e sotmja, sigurisht që skuadra jonë ka ndryshuar dhe është rritur shumë. Kjo ka ardhur falë punës sime, Dorivës dhe Zabaletës.
    Përsa i përket play-offit nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të analizoj ekipet që kemi pasur punë në këtë grup dhe nuk kam menduar për ekipet e tjera.
    Broja? Jo, asnjëherë lojtari nuk është problem, por zgjidhje. Ende nuk kam folur me mjekët për gjendjen e tij. Gjithmonë është mirë kur lojtari kthehet me klubin e tij dhe aktivizohet sa më shumë”, tha Sylvinho.

  • 5 lojtarë rrezikojnë fazën “play-off”, Sylvinho “sakrifikon” 2 titullarë, i dërgon në tribunë

    5 lojtarë rrezikojnë fazën “play-off”, Sylvinho “sakrifikon” 2 titullarë, i dërgon në tribunë

    Me kualifikimin në “xhep” për fazën “play-off”, Shqipëria pret e qetë Anglinë, një test luksi, prestigji, për kuqezinjtë e Sylvinho-s. Për teknikun kuqezi, Anglia nuk është një test për ndeshjet e fazës “play-off”, pasi bëhet fjalë për një rival që është favorit për të fituar Botërorin. Kjo është një ndeshje jo e lehtë për t’u përgatitur pasi Sylvinho duhet të llogaritë edhe me 5 lojtarë që rrezikojnë fazën “play-off” për shkak të numrit të kartonëve.
    Në rrezik janë titullarë si Rey Manaj, Juljan Shehu, Mario Mitaj, Bajrami dhe Arlind Ajeti. Për të minimizuar sa do pak rreziqet, Sylvinho ka vendosur që për ndeshjen me Anglinë të dërgojë në tribunë pikërisht 2 nga 5 lojtarët që rrezikojnë, bëhet fjalë për Juljan Shehun dhe Mario Mitajn, dy titullarë të paprekshëm në sytë e tij.
    Mbetet për t’u parë se çfarë plani ka për 3 lojtarët e tjerë pasi sigurisht Sylvinho nuk mund të bëjë një rotacion kaq të gjerë përballë një rivali si Anglia.

  • Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

    Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

    Pas konferencës për mediat ku trajneri Sylvinho u përpoq të sqaronte çështjen e Armando Brojës, djemtë kuqezi zbritën në fushë për seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së fundit në grup kundër Anglisë. Me playoff-in tashmë të siguruar, Shqipëria kërkon ta mbyllë sa më mirë këtë fazë, ndonëse kundër “3 Luanëve” duket se do të jetë gjithë mbrëmja malore.
    Grupi i lojtarëve duket në formë teksa merr këshillat e fundit nga Sylvinho në prag të sfidës mbyllëse te grupit, ndoshta me mendjen te kundërshtarët e mundshëm me të cilët do të përballemi në fazën playoff.

    Në fotot e publikuara nga seanca stërvitore vihet re një moment i bukur kur Myrto Uzuni ka kapur me të dy duart në qafë Armando Brojën e duket se i jep zemër para ndeshjes. Broja u bë protagonist negativ në sfidën e fundit me Andorrën, pasi mezi u ngrit nga stoli për të festuar me shokët dhe tifozët arritjen historike të kualifikimit për në playoff.
    Siç shpjegoi trajneri Sylvinho, sulmuesi i Burnley-t ishte i mërzitur se u zëvendësua pikërisht nga Uzuni kur kishin kaluar më pak se çerek ore nga nisja e pjesës së dytë. Uzuni do të jepte më pas asistin për golin vendimtar të Asllanit.
    “Fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Sylvinho në konferencën për mediat. “Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Por e zgjidhëm, nuk kemi probleme”.
    Mbetet për t’u parë se si ka qenë rezultati i kësaj bisede dhe nëse Broja do të jetë të dielën në fushë si titullar, apo do të ulet në stol.

  • “Të dielën do jetë një ndeshje e vështirë”/ Sylvinho deklaratë për mediat: Anglia, favorite për të fituar Botërorin

    “Të dielën do jetë një ndeshje e vështirë”/ Sylvinho deklaratë për mediat: Anglia, favorite për të fituar Botërorin

    Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti dolën para medieve nga stadiumi “Air Albania”. Të dielën (nesër) në orën 18:00 Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e fundit në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, me stadiumin ‘Air Albania’ që do ketë mbi 22 mijë tifozë, pasi të gjitha biletat janë të shitura.
    Sylvinho: Po flasim për Anglinë, e cila është favorite për të fituar botërorin. Kanë një trajner të mirë. Ne sigurisht për herë të parë do luajmë në play off, do jetë ndeshje e vështirë nesër. Anglia ka lojtarët që luajnë në ligën më të mirën e botës. Kanë shënuar 21 pikë dhe kanë pësuar zero gola.