Trajneri i Kombëtares, Sylvinho do të bëjë të ditur të hënën emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që do të luhen muajin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për sfidën kundër Serbisë më 7 qershor në Tiranë dhe ajo kundër Letonisë më 10 qershor në Riga.
Të dyja janë përballje të rëndësishme për ecurinë e “kuqezinjve” në synimin për të debutuar në Kupën e Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë.
Shqipëria ka 3 pikë pas 2 sfidave të para.
Tag: sylvinho
-

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
-

Mirlind Daku i dërgon “sms” Sylvinho-s para ndeshjes me Serbinë, 2 gola por dhe një penallti e humbur
17 Maj 2025
17:48
Telesport
Mirlind Daku vazhdon të jetë në një formë të mirë, duke i treguar trajnerit të Kombëtares, Sylvinho-s, që është gati dhe pret ftesën për dy ndeshjet eliminatore, atë ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor dhe tre ditë më pas ndaj Letonisë, ku do luajë si mysafir.
Daku shënoi 2 gola në humbjen e Rubin Kazan 3-2 ndaj Khimki. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë në minutën e 12-të duke barazuar përkohësisht shifrat 1-1, ndërsa në minutën e 43-të gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 58-të, Daku shënoi edhe golin e dytë personal dhe të avantazhit të përkohshëm të Rubin, ndërsa përmbysja e miqve erdhi pak minuta më vonë. Me dy golat e shënuar sot, Mirlind Daku është golashënuesi i dytë më i mirë për këtë sezon në Premierligën ruse, ku numëron 13 gola pas 28 javëve, 3 gola më pak se golashënuesi i vendit të parë.
SHIKOGOLIN -

Sylvinho ndjek nga afër Gjimshitin në “San Siro”, kapiteni largohet i dëmtuar
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me ndihmësin e tij Pablo Zabaleta, ishte mbrëmjen e së dielës në stadiumin “San Siro”, për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Milanit dhe Atalantës, që përfundoi me fitoren minimale 0-1 për miqtë.
Fokusi i stafit teknik ishte kapiteni i përfaqësueses, Berat Gjimshiti, i cili startoi si titullar për Atalantën. Mbrojtësi kuqezi u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi, duke shtuar shqetësimet në prag të përgatitjeve për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Përveç Gjimshitit, pak ditë më parë Sylvinho dhe stafi i tij kishin udhëtuar drejt Portugalisë, ku ndoqën paraqitjen e Enea Mihajt, kapitenit të ekipit të Famalicaos.
Vizitat në klubet evropiane do të vijojnë edhe në ditët në vijim, pasi stafi kuqezi po punon nga afër për të ndjekur formën e lojtarëve dhe për të zhvilluar biseda me ta, në funksion të përgatitjeve për sfidat e ardhshme eliminatore për Botërorin “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”. -

“Zoti bën mrekulli”, vajza e trajnerit Sylvinho pëson aksident, publikon pamjet nga spitali
Vajza e trajnerit të njohur Sylvinho ka ndarë një mesazh prekës në Instagram, duke treguar historinë e saj të shërimit pas një aksidenti tragjik që ndodhi një vit më parë. Ajo ka treguar se më 05/04/2024, kishte djegur të dyja këmbët me ujë të nxehtë dhe kishte qëndruar për 5 ditë në spital, me rrezik të madh për të nevojitur një transplant në këmbën e djathtë. Megjithatë, për fat të mirë, Zoti e shpëtoi dhe e ndihmoi të shërohej.
Një vit pas atij momenti të tmerrshëm, ajo ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën gjatë periudhës më të vështirë të jetës së saj.
“365 ditë më vonë, vazhdoj të jem dëshmi e gjallë se Zoti bën mrekulli.Më 05/04/2024, më digjën të dyja këmbët me ujë të nxehtë. Qëndrova e shtruar për 5 ditë, me rrezik shumë të lartë që të nevojitej një transplant në këmbën e djathtë, por Zoti nuk e deshi kështu.
Një vit më vonë, jam plotësisht e shëruar dhe me gati asnjë shenjë.
Zoti më dha një ekip të mrekullueshëm që më mbështeti në një nga momentet më të vështira të jetës sime. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për çdo person që më vizitoi, më telefonoi, u shqetësua për mua dhe bëri gjithçka që të më nxirrte një buzëqeshje.
Sot, jam e shëruar, e rinovuar dhe më e fortë se kurrë.💌
MOS PËRDORNI BORSA ME UJË TË NGROHTË, ATO SHPËRTHYHEN.“, shkruan ajo.
/vizionplus.tv -

VIDEO/ Nuk u aktivizua asnjë minutë nga Sylvinho në ndeshjet e marsit, Muçi tund rrjetën në Kupën e Turqisë
Ernest Muçi nuk mori asnjë minutë në ndeshjet e Kombëtares në mars, duke u lënë në stol nga trajneri Sylvinho.
Gjithsesi, ylli shqiptar është rikthyer në fushë me Besiktas dhe ka gjetur rrjetën në Kupën e Turqisë.
Përballë Goztepes, Muçit i mjaftuan 30 minuta për të kaluar në avantazh “Shqiponjat”, duke çuar në festë tifozët.Muçi🔥🔥🔥 pic.twitter.com/iCIF4ea9Xh
— Albanian football🇦🇱 (@ALBfootball) April 3, 2025Ky është goli numër 7 i 24-vjeçarit këtë sezon, i cili gjithashtu numëron dhe tre asiste.
Top Channel
-

“Të ëndërrosh se do shkosh në Botëror të jep energji”, Sylvinho pas shortit: Grup i vështirë, të gabojmë sa më pak
Eliminatoret e Botërorit “SHBA-Meksikë-Kanada 2026” kanë marrë formë, teksa ka përfunduar shorti i grupeve, me Shqipërinë që ka përfunduar në një grup “ferri” me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorra.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka komentuar këtë grup të vështirë, duke thënë se skuadra kuqezi duhet të gabojë sa më pak për të arritur ëndrrën “Botëror”.
“Fillimisht, e kam thënë më shumë se një herë, ambiente të tilla janë diçka e bukur. Nga vazoja e tretë ishte e parashikuar, dy skuadra shumë të forta, më pas ne në vazon e tretë dhe dy ekipe nga vazoja e katërt dhe e pestë. Është një grup i fortë dhe i vështirë. Sot futbolli nuk është i lehtë. Të gjitha skuadrat e njohin mirë njëra-tjetrën. Me teknologjinë, mund të shikosh gjithçka. Është një grup për t’u luajtur, për t’u luftuar dhe për të shkuar deri në fund, sepse është i bukur. Të ëndërrosh se mund të shkosh në Botëror të jep shumë energji.Gjithçka është shumë e shpejtë, nuk ka shumë kohë. Sa më pak të gabosh, aq më shumë shanse ke për të ecur përpara. Nga sot fillojmë nga zero. Të gjitha skuadrat mendojnë të shkojnë përpara, kjo është një ëndërr për shumë ekipe. Ne ëndërrojmë, por duhet të gabojmë sa më pak nëse duam të ecim përpara.
Mendimi i parë është ky, nëse gabon pak, ka mundësi të ecësh përpara, të arrish atje dhe pastaj, në tetor-nëntor, të kesh një mundësi për të shkuar në Botëror. Është një grup i vështirë, si shumë të tjerë, por duhet të luftojmë dhe të gabojmë sa më pak të jetë e mundur”, u shpreh Sylvinho në prononcimin e tij për FSHF.
